Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/20

"Hajnia, trimnia dhe dashnia*'

 


1 Hajnia, trimnia dhe dashnia*

2 Kultura është prodhim, plagjiatura “riprodhim”
Kultura është prodhim, plagjiatura “riprodhim”. Kultura është imponim, plagjiatura “imitim”. Kultura është serioze, plagjiatura aspak serioze dhe shumë xheloze. Kultura është lidhje e fortë, plagjiatura shumë e butë dhe shumë me tutë! Pa mbrojtje të mirë (&), rrjedh lirë.

3 Këndvështrim kulturor
Plagjiatura në muzikëMentori KandidatiMr. Arben Atashi Berat ArmagedoniPrishtinë 2009

4 Hajnia, trimnia dhe dashnia*
Njeriu që krijon kulturë nuk duhet të ketë kësi qëllimi, të vjedhë, të xhelozojë, pasi nëpërmjet saj sulmon kulturën, edhe ashtu intertekstuale! Këtij veprimi “kriminel” (hajnisë) nuk i frikësohet çdokush, por i beson sekush!Njerëzit kanë prirje të gjykojnë dhe të vlerësojnë. Ta ndajnë të mirën nga e keqja, shapin prej sheqeri. Ka disa që mjet më të fuqishëm të sulmit kanë gjuhën (taktikë diplomatike), të tjerët, atyre që u mungon kjo taktikë sa diplomatike e letrare, është shumë e natyrshme, krekosen me gjoks e grushte (taktikë fizike). Sido që të jetë, qëllimi i plagjiaturës është të rrënojë, t’ia humbë vlerën artit, të mirës, prandaj kur sulmohet kultura, dashamirësit e saj e mbrojnë - qoftë diplomatikisht, qoftë fizikisht!!!Adelina Ismaili e Leonora Jakupi, dy këngëtaret më seksi e më të heshturat hëpërhë në Kosovë, janë më të pavarurat për tekstet e këngëve e të spoteve të veta që kanë realizuar. Thjesht, këngëtare fisnike! Përpos tyre, sot nga muzika vëndese vlen të dëgjohen këngët e Sali e Feriz Krasniqit, Mujë Krasniqit, Augustin Ukajt, Hashim Shalës, Qamilit të vogël e disa rapsodëve të tjerë shqiptarë. E për moral të ulët e vjedhje të tmerrshme, mbase duhet të dëgjohen këngë e parë spote të: Genta Ismailit, Nora Istrefit, Rovena Stefës, Anila Mimamit, Bleros, Bertan Asllanit e Ramadan Krasniqit. Ka dhe të tjerë...

5 Hajni me“pelë për dore”
Hajnia, po bërë u zure me “pelë për dore”, siç thotë populli, ta merr fytyrën. Mirëpo, pa qenë trim, hajn i mirë s’mund të bëhesh! Dikush ka merak të vjedhë më shumë, dikush më pak, dikush më shpesh, dikush tjetër më rrallë, veçse, kur të vjedhë - vjedh shumë, nuk kursen; s’e merr me mend që të dëmton keq, të merr në qafë. E pra, qëllimi i hajnisë është: përfitimi!Në këtë punim do të zihet në gojë edhe një hajn i fshatit tim, Habibi, i cili, sa herë kapej për hajni, binte me dy duart mbi Kuran e bënte be, shumë seriozisht, rrejshëm! Feja thotë: lejohet të gënjesh kur të jesh shumë në zor, edhe Habibit ndoshta do t’i falet. Edhe ai zor më të madh në jetë nuk ka pasur kurrë sesa të vjedhë në dy pasmesnate, duke rrezikuar të marrë ose t’i japë ndonjë plumb të zotit të shtëpisë në të cilën vidhte. Atij nuk i mungonin as hajnia, as trimëria. Duke vjedhur e ushtroi zanatin e vjetër (denbabaden) për merak. U dashuru shumë në të, saqë, edhe kur vidhte, njerëzit nuk dyshonin më në të, veçse - thoshin: Nata s’është më dita e tij (pati marrë disa saçme në korriz duke dalë nga një shtëpi me një lop me kërpesh (litar) në dorë). Këtë heqje dyshimi të fshatarëve, mbase, e bëri, siç thonë sot politikanët, eksperienca (përvoja) e tij, e jo siç mendonin fshatarët, shëndeti i dobët i tij! Veçse ai kishte një të mirë, vidhte bukën e gojës, e kur s’e gjënte atë, vidhte për bukën e gojës! Nuk vidhte për të bërë famë, assesi! Edhe, megjithëse, për hajni do të përmendet nëpër fshat e atë rrethinë edhe nja 50 vjet.

6 “Hajnat” krenarë!Ai, pra, vidhte prej zori! Por çfarë zori kanë sot këngëtarët/et tanë/tona që vjedhin? Si t’i dënojmë e t’i klasifikojmë hajnitë e tyre? Me çfarë t’i gjuajmë, me pushkë gjuetie apo t’i versulemi me fjalë ironi?! Kujt t’i themi t’i ke vjedhur më shumë, ti më pak? A guxojmë femrave të bukura, Genta Ismailit, Nora Istrefit, Rovena Stefës, Soni Malajt, Arta Bajramit, Anila Mimanit, Bleona Qeretit, Miranda Hashanit, Mariza Ikonomit e ku ta dimë të tjerave t’u themi, sa herë shihemi në rrugë: sa të bukura këto hajneshat! Ose këngëtarët e ligë, Naim Krasniqin, Tingullin 3’nt, Bleron, Bertan Asllanin, Ramadan Krasniqin, Ardian Gaxhën, Shpat Kasapin e të tjerë t’i përshëndesim: shih shih hajnat si enden krenarë!Sekush prej këtyre ka vjedhur nga këngëtarë evropianë e botërorë - qoftë tekstet e këngëve të tyre qoftë skenografinë. Mjafton të shkruani në këngë të vjedhura. Menjëherë do t’ju shfaqet një katalog i gjatë i hajnave e i hajneshave të këngëve e spoteve të ndryshme mbarëbotërore!

7 U “dridh” vendi kur erdh Genta!

8 Gentina dhe MalinaGenta Ismaili na pati “lëkundur” vendin kur filloi të kërcejë për të parën herë në Kosovë! Pati dridhur muret e shtëpive me zërin e vet e këngën "Dridhem" të Viki Miljkoviqit! Ku hyje e ku dilje e shihje Gentën në te tre tv-të tanë duke promovuar spotin e dridhjet e veta të forta e të shpejta të trupit, por tekstin e këngës – të huaj.Ajo, pas hajnisë së parë, pushoi pak kohë, por një këngëtare bullgare i telefononte ndërkohë: Kthehu! Genta u kthye tek ajo, por, për fat të keq, prishi miqësinë. Pas një kohe erdhi këtu në Kosovë me këngë të vjedhur nga ajo.Natyrisht, s’u ndal me kaq! Nisi t’i pëlqejë muzika serbe, këngët e Jovanës, në të cilën u dashurua e nga e cila vodhi këngën Unë të dua, pastaj skenografinë e këngës Sa ilaçe nga një këngë e Jennifer Lopezit. E për t’i zvogëluar pak shpenzimet, pas bredhjes e gjahut anekënd botës, u ndal në Bullgari të pushojë. Aty filloi një aventurë të re (vodhi këngën S’je për aventurë (Leden sviat) të këngëtares bullgare Malina), të cilën e zhvendosi në Prishtinë. Pale se kur e ndërpret aventurën e lidhet seriozisht kjo Genta!



9 Nderi i Krasniqit

Për dallim prej të gjithë këtyre që vjedhin për vete, Naim Krasniqi është burrë më “patriot”! Ai ia nisi hajnisë për Vendin tim me një kor gazmor. Ai për t’i kontribuar foshnjës (Pavarësisë së Republikës së Kosovës), vodhi këngën Read my name nga Chris de Burgh, së cilës i vuri emrin Vendi im! I lumtë Krasniqit që është kujtuar të na “nderojë”! E moralshme do të ishte ta shpërblente Republika jonë me... dënim! Qorba e lirë, thuhet, t’i djegë buzët! Edhe Krasniqit ia ka prek gjuhën pak!

10 Ja një pjesë e tekstit të këngës së Chris de Burghit në anglisht, dhe një pjesë e këngës së Krasniqit, po në anglisht.My place nga KrasniqiThe everybody, borned hereHas the star in the skyAnd every people as though childA dream holds in breastRead my name nga Chris De BurghFor every child that has been born thereIs a chance to shineAnd everyone can have a dream until theend of time.

11 Përpos tekstit që është i vjedhur, Krasniqi muzikën e Chris de Burghit e konsideron të shenjtë, ashtu sikurse fjalët e Jezusit në Bibël. Atë e merr shabllon, si në kompozimin e Burghit, por pa lajmëruar se është i tij. Të lumtë Krasniq për këtë guxim shqiptar!Tashmë dimë se hajnia e Habibit të fshatit tim qenka për afërim! Ai kur vidhte e shfajësonte veten, përkulej mbi Kuran e bënte para 20 burrave. Por këta këngëtarët hajna, si të arsyetohen?! Vallë, i zbardhen apo i nxinë mushkëritë e kulturës sonë! Na rrofshin përjetë poshtë e lartë! Amin! Amen!(*Titulli është shkruar në këtë trajtë për bukurtingëllim)

132 Ja linçet ku mund t’i gjejmë disa këngë të vjedhura
(Genta Ismaili)(Naim Krasniqi / Krist Brugh)(Leonora Jakupi / Daniel Dokiq)(Genta Ismaili / Jovana)(Genta Ismaili / Nancy Ajram)(Labinot Thairi / I. L.)(Rovena Stefa / Song Stole)(Nora Istrefi / Elena Papariou)(Sinan Hoxha)(Duli)

13 E më tutje, e më tutje, e më tutje
E më tutje, e më tutje, e më tutje... S’ka të ndalur kjo listë e këngëve të vjedhura.Muzika, edhe pse të argeton, shpesheherë të mashtron!

14 Lista e disa këngëve të vjedhura

15 Mendimi i profesor Akil Kocit për…
This message is too wide to fit your screen. Show full messageYou're subscribed to this mailing list. Unsubscribe[Nga Akili…‏Sent:Monday, May 25, :20:55 AMTo:I nderuari Armagedon,Lexova në javën e kaluar në “Shqip” shkrimin tuaj Hajnia, trimnia dhe dashnia*, pra, para se të më dërgoni letrën në . Keni plotësisht të drejtë se kjo hajni është shumë e tepëruar, shumë e frikshme për kulturën e mirëfilltë. Kjo ndodh ngaqë si këngëtari, si kompozitori, si regjisori e çdokush tjetër, në mungesë të ideve të veta, të kreativitetit, merr këtë rrugë të pandershme – të bëjë për vete zëra të huaj. Në raste të tilla, siç i keni përmendur ju në atë shkrim, duhet të ndërhyjnë institucionet – Ministria juaj e Kulturës.Gjitha të mirat!

16 “Take” me dy këngëtaret

17 Alo Genta! Xhokeri: - Përshëndetje e bukura Genta! Genta: - Kush jeni?
Xhokeri: - Disa gazetarë të revistës “Xhokeri”.Genta: - Po...Xhokeri: - Duam t’ju pyesim pak për krijimtarinë tuaj. Keni kohë?Genta: - Po po, jam e lirë, po pi uisky (whisky).Xhokeri: - Ju bëftë mirë!Genta: O faleminderit!Xhokeri: - Deshëm të dimë për fillimin e karrierës suaj, për lidhjen e këngëve tuaja të para me ato të Viki Miljkoviqit, të Jovanës, të Malinës e…?Genta: - Thirr më vonë se tash jam e zënë! (Pastaj ka mbyllur telefonin e s’e ka hapur tërë ditën. Sa keq, mbase i kemi prishur shumë plane).

18 Alo Nora! - Qysh?! - A jeni ju Nora? - Po.
- Përshëndetje Nora, si po të ecë ora?!- Qysh?!- A jeni ju Nora?- Po.- Jemi disa gazetarë të revistës “Thundra”. Keni dëgjuar për këtë revistë?- Shumë mirë!- Duam t’ju pyesim pak për plagjiaturën në muzikë.- Për çka?- Për plagjiaturën. E dini çfarë është kjo?- Jo.- Në popull plagjiatura njihet si hajni ose za i zi.- Aha!- A e keni të qartë tash?- Po po... ju kuptova.- Mirë atëherë, ju pëlqejnë këngët e Helena Paparizous?- Hmmm... S’ju intereson me dit. Mos u merrni me punë t’mia.- Në rregull e dashura Nora, se na iku ora. Nuk ju bezidisim më. Mirudëgjofshim!


Mos vidhni, o artistë!

 



IProf.dr.lir Muharremi

Artistët tanë vjedhin, vjedhin shumë, por jo vetëm artistët tanë, të gjithë vjedhin ngaqë asgjë nuk vjen nga asgjëja. Hajdutët e artit gabojnë kur nuk i theksojnë referencat ose nuk i qesin në dritë burimet. A mbetet ende diçka origjinale e pa krijuar? Çdo gjë që duhet krijuar, deri më tash është krijuar, ka shumë që nuk e kanë dëgjuar, ajo krijohet përsëri. Pastaj, ajo ngjanë dhe s’mund t’i shmangemi ndikimit dhe të jemi krejtësisht origjinal. Si mund të jetë njeriu një art i ri dhe forcë e re? Ose ndonjë fillim i lëvizjes, apo rrotë që vetërrotullohet? Vetëm nëse lartësohet mbi ndikimet duke kërkuar origjinalitetin. Lakmi për majat! Këtë nuk e kanë artistët tanë plagjiatorë. Nuk janë ambicioz, nuk janë të lirë, veprat e tyre janë si ato tullumbacet që fluturojnë dhe e lënë bosh ashtu siç vërtetë ishte “artisti”. Kur mbeten pranë vetes së tyre, shohin poshtërsinë e tyre, dhe bërtasin “gjithçka çfarë bëra është mashtrim”. Po ku e kanë këtë ndërgjegje këta majmunë mashtrues të artit? Këta vetëplagjiatorë, maniakë, vetëavokat të lodhur, e ku ta dijë se çfarë më. Ku dinë këta për vetminë e për ato ndjena që shpesh edhe e vrasin vetmitarin. Si mund të jenë të drejtë me të tjerët, kur janë të padrejtë me vetveten. Ata i përfillin shumë sulmet e dashurisë ndaj vetvetes, Narcis janë, bëjnë atë çfarë do prej tyre vetëm për të arritur qëllimet, por ku mbetet ndërgjegjja? Sa lehtë degradohen këta mashtrues dhe rrëzohen për toke përballë artit të tyre. Nuk u duhet dhënë dora dhe mos pini verë nga kupa e tyre, ngaqë edhe ju mund të bëheni mashtrues si ata. Janë mashtrues, heretik, shpirtligë, shtrigë, magjistar, palaço, të ndyrë dhe shumë e shumë të ligë.


Si të jesh origjinal? Djege përbrenda vetes flakën tënde, bëhu si hi, pastaj krijoju, mos u riprodho, iki kësaj, edhe pse interneti s’të lë rahat. Izolohu, jo nga bota, por nga interneti nganjëherë edhe nga vetvetja. Me lotët e tua ndiqe vetmin, e kuptoj se vështirë është të krijosh mbi veten, së paku bëhu origjinal. Shkatërroji tabelat e vjetra, o mik. Nëse i lë hapësirë vjedhjes, ose të shkuarës, apo riprodhimit, demoni do të ndërtojë urë në formë rrethore dhe ne vetëm do sillemi si budallenj. A jemi budallenj? Natyrisht që jo dhe është për tu vlerësuar mendimi i njerëzve të thjeshtë përmes rrjeteve sociale që reaguan ndaj vjedhjeve të artistëve, konkretisht me rastin e parafundit, përzgjedhjen e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës: Njerëzit e morën me shqetësim krijimin e logos për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të krijuar nga dy artist: Arbër Racaj dhe Egzon Çaka. Kjo logo padyshim erdhi me ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës, poashtu me tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. Logoja ishte vjedhje, padyshim, dhe duhet të shqetësohemi sepse radhitet te vjedhjet e këqija dhe këta çuna vodhën idenë, por është e ditur se idetë e mira gjithmonë vidhen, atëherë, pasi që vidhen është mirë që artistët t’i imponojnë ato. Kjo logo u vjedh nga logoja e kompanisë turistike gjermane “Schauinsland reisen”. Është fyese një logo e pavarësisë me një logo e agjencisë turistike.

Rasti i fundit është shumë i dhimbshëm, tepër diçka. Pasi u anulua logoja plagjiat, tash fitoi logo tjetër vetëplagjiaturë. Artisti përsërit logon e vitit 2015 të punuar në Maqedoni. Kjo i bije të paguhej për të njëjtën punë dy herë. Koncepti është i njëjtë: 6 yje i kanë të dyja logot, vetëm ndërron pak mënyra e dizajnimit edhe numri 10 është në të njëjtën mënyrë. Thjeshtë, autori dy herë e ka shit mallin e njëjtë. Kjo është turp i madh! Këtë s’mund ta quajmë plagjiaturë, natyrisht sepse janë të krijuara nga i njëjti autor. Por, autori është dashur të krijoj diçka unike gjithmonë duke respektuar stilin e tij dhe si avancim të punës së më hershme unë nuk e shohë, por përsëritje, dhe përsëritje monotone. Kjo vepër më shumë po duket si një tregti si mall i njëjtë për t’u shitur sesa kreativitet unik dhe enkas i punuar për 10 vjetorin e pavarësisë. Ndoshta edhe artisti nuk e kishte kohën e mjaftuar sepse dy ditë më parë njëra logo u anulua dhe si për shpejt është dashur të zgjidhet një tjetër. Vetëm ka nxjerrë nga arkivi dhe ka modifikuar shumë pak logon e vjetër. Këta magjistar të neveritshëm, në vetvete më nuk ju mbetet as gënjeshtra e as dredhia, pranë vetëdijes ju doli shpejt boja. Këta vetëavokat, i besojnë edhe mashtrimeve të vetvetes. Tash në këtë kohë është vështirë të gënjesh sepse del qesharak dhe rrëzohesh përballë veprës tënde. Këta janë falsifikator ideal. Mos vidhni, mos vidhni, o “artist”, sepse po e shkatërroni veten dhe vendin.
Edhe portretin e Gjergj Kastriotit artistët kosovarë e riprodhojnë mbas versionit të Odhise Paskalit. Asnjë version tjetër nuk e përdorin, por sa është i saktë edhe ky version kur eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikolla në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq. Për t’u ditur saktë pamja e tij, duhet marrë eshtrat dhe mbas versionit tredimensional të montohet mishi dhe në saktësi do dimë çdo gjymtyrë, artistët kështu do ta riprodhonin origjinalin e jo imagjinatën e Paskalit. Shumë artist e pikturuan portretin e tij si: Italian, Gjerman, Holandez, por portreti më i përafërt me pamjen origjinale të tij mendohet të jetë i artistit italian Gjentile Belini. Por, ende pamja e tij mbetet imagjinatave mbas artistëve dhe kjo s’mund të ofrojë saktësi. Mos vidhni, mos vidhni nga Paskali, o artist.

A mund t’i ikim plagjiaturës dhe vetëplagjiaturës?
Plagjiatura përmes internetit është më e theksuar, sepse tashmë është bërë shumë e thjeshtë, dhe aty artistët vjedhin vepra nga artistët tjerë. Por, ku do i merrnin ata idetë nëse nuk do i vidhnin? Ne librin “Vidhni si artist” te Austin Kleon shkruan: ” Nga ju vijnë idetë? Artisti i ndershëm përgjigjet: Unë i vjedh.” Të gjithë e bëjnë këtë dhe nuk është shumë për t’u befasuar nga kjo. E thjeshtë është shumë ngaqë ekzistojnë në botë gjëra të cilat ja vlen t’i vjedhim dhe gjëra që fare nuk ja vlen t’i vjedhim. “Arti është vjedhje”, shënonte Pablo Picasso. Ai mendonte për mjeshtri të vjedhjes ngaqë vet idetë janë vjedhje. Ai mendonte gjithmonë për vjedhje të mirë sepse kjo vjedhje është studim, ka merita dhe transformim. P.sh pikturimi i natyrës është vjedhje sepse artisti vetëm e riprodhon. Por, ka edhe vjedhje të keqe ajo që është degradim, aty njerëzit i marrin vetëm majat, marrin vetëm nga një person (artist), plagjiaturë, imitim, grabitje….
Artistët duhet ta pranojnë se çdo ide e re është thjeshtë përzierje apo ribërje e shumë ideve të mëparshme. A mund ta mohojmë këtë? Natyrisht që jo, por mund t’i ikim plagjiaturës. P.sh artisti Austin Kleon në librin e tij shpjegon se nëse marrim një copë letër dhe i vizatojmë dy vija paralele dhe pyesim se sa vija qëndrojnë aty? Është vija e parë, e dyta, por ndodhet edhe njëra midis tyre, ajo me ngjyrë të bardh (hapësira). Por, kjo nuk është kopje, por ngjashmëri që lind nga vijat e mëparshme. Kjo falet, por logoja në fjalë është kopje e qëllimshme dhe nuk i shkon këtij shembulli me arsye se ajo hapësira e bardh e cila nxjerrë vet linjën, nga këta dy artist do ta kishte linjën origjinale me ato linjat e mëparshme. Atëherë, bëhet fjalë për plagjiaturë e jo për ndikim. Ose tjetra, shtrirja e vijave paralele dhe ajo në mes dy vijave paksa e shkurtuar, prapë është plagjiaturë edhe nëse i hiqen majat.

Nëse artistët vjedhin nga frymëzimi i tyre dhe kjo më tej i jep krahë imagjinatës, atëherë është normale, kurse logoja stagnon dhe përsërit realizimin e njëjtë. Sikur artisti ta shtrinte në ekran duke i gllabëruar shumë logo, ide, piktura, fotografi, libra, ëndrra, dritë dhe hije, do të ishte më ndryshe. Ai u fokusuan vetëm në njërën: autoplagjiaturën. “Zgjidhni për të vjedhur, vetëm ato gjëra që i flasin drejtpërdrejtë shpirtit tuaj”, shkruan Jim Jarmusch. Nëse arrihet kjo, puna (vjedhja) është autentike. Nëse artisti do krijonte pemën (veprën) nga disa kombinime, atëherë ai do të niste edhe degën e tij, pra “origjinalitetin”. Ai zgjodhi sindromën e mashtruesit dhe kjo është fenomen psikologjik, ngaqë pas mashtrimit, përdori mbrojtjen dhe natyrisht shfajësimin. Por, krijuesit e mirë të cilët gjithmonë thonë të vërtetën nuk mund ta dinë se nga ju vijnë idetë e mira, ata thjeshtë bëjnë çdo ditë punën. E respektoj shtirjen sepse vetë Shekspiri e thotë: “E gjithë bota është një skenë, dhe të gjithë burrat dhe gratë janë thjeshtë aktorë, ata luajnë shumë role”. Kjo është e nënkuptueshme.

Mos të harrojmë, duhet ndarë plagjiaturën nga autoplagjiatura, kopja është kur njeriu lind me stilin e tij individual dhe mëson duke kopjuar, ndërsa autoplagjiatura është akt apo proces i kopjimit të veprës së vet. Kështu shënon në fjalor. Edhe kjo është e dënueshme.

Edhe alfabetin e mësojmë ta shkruajmë duke e kopjuar.”Piktorët mësojnë duke riprodhuar kryeveprat e pikturës”, shënon Kleon. Këto janë të lejuara derisa plagjiatura dhe autoplagjiatura dënohet me ligj. Kopjimi na shkarkon ndaj ndëshkimit me ligj dhe vetë grupi The Beatles konkretisht Paul McCartney ka thënë: “Unë imitoja Buddy Holly, Little Richard, Jerry Lee Leëis, Elvis. Të gjithë kështu bënim”. Edhe Salvador Dali ka thënë: “Ata që nuk duan të imitojnë asgjë, nuk krijojnë asgjë”. Të gjitha këto lejohen përjashtuar plagjiaturën dhe vetëplagjiaturën. Gary Panter ka thënë: “Nëse ju ndikoheni vetëm nga një person, të gjithë do t’ju thonë: je një pasardhës i radhës. Por, nëse kopjoni nga njëqind njerëz, të gjithë do t’ju thonë: sa origjinal jeni”. Atëherë, artist të nderuar mos vidhni vetëm stilin, por mundësin pas tij, kjo është më e lejueshme.


Paul Gauguin ka thënë: 
“Arti është ose plagjiaturë ose revolucion”. Kjo e dyta është më e vështirë, por prapë më e pranueshme se e para derisa të parën 99 % e artistëve tonë shqiptar e aplikojnë. Kurse, Picasso shton: “Artistët e këqij kopjojnë, ndërsa gjenitë vjedhin”. Bëhet fjalë për vjedhje jo direkte nga një produkt, por nga shumë produkte. Edhe Karl Kraus në librin e tij “Pro domo et mundo” shkruan se “ E fshehta është në zemër të plagjiaturës. Edhe në art i varfëri nuk mund t’i marrë asgjë të pasurit, ndërsa i pasuri i merr gjithçka të varfrit”. Ku me ditë sa vepra tjera janë plagjiatë, sa piktura, dizajne, romane, poezi, shfaqje teatrale, muzikë…. Pothuajse në Kosovë të gjitha krijimet mbajnë vetëm një emër “Plagjiaturë” dhe tash na doli autoplagjiatura si origjinalitet artistik. Cirk dhe humor, por rrëzim për toke, dhe unë të isha në një gjendje të tillë do tërhiqesha në tentim të krijuarit një vepër vërtetë origjinale. Ose vetë shteti duhet të anulojë të rishpallë konkurs e të përzgjedh një logo origjinale. Mos ndoshta kemi frikë nga origjinaliteti? Ose s’jemi kreativ dhe vuajmë nga ky sindrom? Artist mos vidhni, mos vidhni.

Plagjiaturat: Rasti që nuk po merr epilog, të gjitha rrugët çojnë në UT por ajo hesht

 

Fisnik Xhelili 


Kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga kur revista “Veritas” publikoi rastin e plagjiaturave të profesorëve nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, por ky rast ende nuk po merr epilog. Inspektorati i Arsimit, Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës thonë se nuk janë kompetent për të vërtetuar nëse profesorët kanë bërë plagjiat për punimet shkencore. Rasti është dashur që të paraqitet në Polici ose Prokurori, por kjo deri më tani nuk është bërë. Të gjitha rrugët çojnë në Universitetin e Tetovës, por nga atje vazhdojnë të heshtin për këtë rast, shkruan Portalb.mk.

Kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga kur disa profesorë të Fakultetit të Mjekësisë në UT u akuzuan se kanë kryer veprën penale – plagjiaturë. Përderisa qytetarët vazhdojnë të presin zbardhjen e rastit, ende nuk ka një konkluzion për të, sepse Universiteti i Tetovës vazhdon të hesht për këtë rast duke mos informuar publikun.

“Dokumentet” për plagjiaturat e mundshme janë shëtitur në dyert e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Ministrisë së Kulturës të cilët thonë se nuk janë kompetente për të vërtetuar në qoftë se një vepër shkencore është apo jo plagjiaturë. Megjithatë, dokumentet është dashur të dërgohen në Polici ose Prokurori.

Avokati Valentin Pepeljugovski, potencoi se Universiteti përkatës është dashur që rastin menjëherë ta dërgojë në Prokurorinë Publike.

Valentin Pepeljugovski, avokat.
Valentin Pepeljugovski, avokat.

“Në qoftë se një Universitet apo fakultet ka informacion se është kryer çfarëdo shkelje e të drejtës të autorit – plagjiaturë, ka obligim që të njëjtën ta paraqesë te Prokuroria Publike. Megjithatë, për mbrojtje të të drejtave morale dhe këmbim të dëmit shkohet përmes ankesës private, edhe atë civile dhe penale. Gjegjësisht, të drejtën e pronës intelektuale, përfshirë edhe ato autoriale dhe që janë të lidhura me atë janë të drejta private dhe për këtë autorët dhe bartësit e të drejtës janë të obliguar që të kujdesen për ata.” tha Valentin Pepeljugovski.

Avokati shtoi se kompetencë veprimi në raste të tilla ka policia dhe Prokuroria Publike, pas denoncimit nga ana e Universitetit, ndërkaq pas mbylljes së rastit dhe vendimit të plotfuqishëm gjyqësor, sipas Pepeljuvoskit, ngelet në dorën e Këshillit Mësimor Shkencor të fakultetit përkatës të veprojë. Ai shtoi se nuk është patjetër të jetë vërtetuar plagjiatura në mënyrë që institucionet e lartpërmendura të veprojnë, shtoi se ata mund të ndërmarrin masa edhe kur ka indice për diçka të tillë ndërkaq në fund kompetente është gjykata përkatëse.

“Institucionet nuk e kanë të ndaluar në momentin kur do të dyshojnë për diçka të tillë të ndërmarrin vetiniciativë. Megjithatë, kur do të ketë aktgjykim të plotfuqishëm me të cilën vërtetohet ekzistimi i plagjiaturës ata patjetër e kanë të veprojnë sipas ligjit. Përndryshe, për të vërtetuar në qoftë se një vepër është plagjiaturë, kompetente janë gjykatat.” tha Pepeljugovski.

Rasti i plagjiatëve nuk është dorëzuar në Polici apo Prokurori

Nga Policia për Portalb.mk njoftojnë se nuk ka pasur asnjë raportim për plagjiaturë gjatë këtij viti dhe atij të kaluarit.

“Në rajonin e SPB Tetovë gjatë këtij viti, si dhe vitin e kaluar nuk ka pasur asnjë raportim për plagjiaturë të punimeve për master apo doktoratë, nga individ apo institucion tjetër arsimor. Edhe në rastin e profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë askush asgjë nuk ka denoncuar.” thanë nga SPB Tetovë.

Edhe nga Prokuroria Themelore Publike për Portalb.mk thanë se në Prokurorinë Themelore në Tetovë nuk ka të raportuar diçka të tillë.

Kjo deri tani nga Inspektorati i Arsimit nuk është bërë pasi në bazë të ligjit për të drejtat autoriale, autorët e punimeve vet duhet të denoncojnë rastin në prokurori.

Ndërsa Universiteti i Tetovës vazhdon të hesht për këtë rast edhe përkundër insistimeve të Portalb.mk për të marrë përgjigje.

Inspektorati i Arsimit pati hetim disa ditor në Universitetin e Tetovës. Sipas hetimit, u konstatua se vetëm për dy profesorë ka bazë juridike për hetim të mëtutjeshëm. Megjithatë më pas, u shprehën se edhe këta profesorë nuk janë plotësisht me faj sepse nuk kanë përfituar juridikisht (d.m.th. se i njëjti nuk e ka shfrytëzuar atë punim shkencor për t’u zgjedhë profesor i gradës më të lartë apo për të mbrojtur temën e doktoratës dhe kështu me radhë.) nga punimet për të cilat akuzohen se i kanë vjedhur. Nga Inspektorati deklarohen se nuk janë kompetent për të kontrolluar plagjiaturat.

Ardian Musliu, drejtor i Inspektoratit të Arsimit.
Ardian Musliu, drejtor i Inspektoratit të Arsimit.

“ISHA nuk ka kompetenca për verifikim të atyre punimeve përderisa nuk ka përfitime juridike dhe nuk e kanë kaluar fazën e kontrollit në bazën e plagjiaturave. Por me udhëzim të ISHA është formuar komision për verifikim të punimeve në kuadër të Fakultetit. Sa i përket punimeve shkencore të profesorëve edhe ato punime nuk janë përdorur për përfitime juridike dhe në bazë të ligjit për të drejtat autoriale, autorët e punimeve vet duhet të denoncojnë rastin në prokurori.” tha Ardian Musliu, drejtor i Inspektoratit të Arsimit.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për Portalb.mk thanë se sipas Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, të gjitha tezat master, specializimit dhe punimet seminarike të studentëve duhet të futen në sistemin plagijati.mk nga mentori, pra profesori. Kjo krijon një bazë të dhënash qendrore të këtyre punimeve, e cila më pas mund të përdoret për të zbuluar plagjiaturën. Nga ku pasi të vendoset një punim në sistemin “plagijati.mk” dhe të gjenerohet raport, mentori në mënyrë të pavarur vendos nëse është plagjiaturë.

“Në rastin konkret të Universitetit të Tetovës, bëhet fjalë për punime shkencore të kuadrit mësimor-shkencor që nuk i nënshtrohen verifikimit të sistemit plagijati.mk dhe për të cilat dyshohet se kanë shkelur disa të drejta autoriale. Dhe mbrojtja e të drejtës së autorit rregullohet me Ligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, që është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës.” thanë nga Ministria e Arsimit.

Nga Inspektorati i Arsimit nuk përgjigjen në qoftë se mund të shpallet e mbyllur kjo lëndë dhe profesorët e akuzuar të amnistohen pa u ngritur një procedurë konkrete kundrejt tyre si dhe në qoftë se ata si inspektorat ndjejnë përgjegjësi për këtë.

Prej te Inspektorati dhe Ministria e Arsimit, te Ministria e Kulturës

Irena Stefoska
Irena Stefoska

Humbja e kohës për zbardhjen e këtij rasti vazhdoi me dërgimin e punimeve të dyshimta në Ministrinë e Kulturës, nga ku rezultoi se as kjo e fundit nuk është kompetente. Nga Ministria e Kulturës për Portalb.mk konfirmuan se me datë 6 prill nga Inspektorati i Arsimit kanë pranuar një kërkesë të tillë, megjithatë, potencuan se ata nuk janë kompetent për të vërtetuar origjinalitetin e një punimi shkencor as dhe kur kërkesa për këtë vjen nga një institucion tjetër.

Nga kjo ministri, në një përgjigje me shkrim, duke cituar nene të Ligjit për të drejtat autoriale dhe Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore treguan se nuk janë kompetentë për punime shkencore por për akte të tjera.

Të gjitha rrugët çojnë në UT, por UT hesht

Hera e parë dhe e fundit kur UT është deklaruar për këtë rast ishte me 17 mars, ku sipas tyre këto publikime janë thjeshtë tentativa për të njollosur këtë institucion nga botues anonim, revista pa adresë dhe persona me agjenda të dyshimta. Nga atje thanë se hulumtimet shkencore në Universitetin e Tetovës janë në përputhje me të gjitha kriteret dhe kushtet.

Arafat Shabani, foto nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Zëvendës-ministri i Arsimit, Arafat Shabani për Portalb.mk tha se si ministri nuk janë kompetent për këtë çështje, ai theksoi që sipas autonomisë që e ka universiteti, ato vetë i shqyrtojnë dhe kanë organet dhe sistemin e vet që nëse zbulojnë diçka duhet ta eliminojnë prej procedurave/rregullave të veta.

“Nëse ka përmasa tjera, duhet ta dorëzojnë në prokurori, këto informata faktikisht duhet prej UT-së ti merrni. Ne nuk kemi diçka oficialisht që na ka informuar Prokuroria dhe UT-ja.” tha Arafat Shabani.

Portalb.mk ka tentuar disa herë të merr përgjigje për shumë pyetje nga UT, në lidhje me rastin e plagjiatëve të Fakultetit të Mjekësisë, por të njëjtit vazhdimisht kanë heshtur si në emaile po ashtu edhe në thirrje. Të premten (22 tetor) Portalb.mk dërgoi edhe kërkesë me disa pyetje për rastin në fjalë, nëpërmjet ligjit për qasje të lire për informata me karakter publik, dhe nga UT obligohen që të na kthejnë përgjigje për të njëjtat. Gjithashtu kemi njoftuar edhe rektorin, sekretarin gjeneral dhe zyrën për informim por askush prej tyre nuk përgjigjet.

Në ueb-faqen e UT-së mungon edhe statuti i këtij universiteti, të cilin edhe e kemi kërkuar në kërkesën tonë. Këto janë pyetjet për të cilat Portalb.mk kërkon përgjigje nga UT:

Kërkesa me pyetje e Portalb.mk ndaj UT-së
Kërkesa me pyetje e Portalb.mk ndaj UT-së
  1. A i keni dorëzuar rastet e plagjiaturave në Prokurorinë Publike ose polici, nëse jo pse? Nëse po, deri në cilën fazë është ky proces?
  2. Pse nuk janë marrë masa ndëshkimi për profesorët e akuzuar për plagjiaturë?
  3. Cilat janë vendimet e këshillit mësimor shkencor për rastin e plagjiaturave? Pse nuk kanë marrë hapa konkret për rastin në fjalë?
  4. Kush janë në këshillin mësimor shkencor dhe çfarë duhet të bëjnë?
  5. A është formuar komisioni adekuat i cili do të përpilojë raport adekuat për temat e doktoratës të kandidatëve të akuzuar për plagjiaturë?
  6. Cila është politika e universitetit kundër plagjiaturave?
  7. Pse statuti i UT-së nuk gjendet në ueb-faqe?
  8. Na siguroni statutin e UT-së si dokument ju lutemi.
  9. Pse rasti i plagjiaturave po kalon në heshtje nga UT, kur opinioni duhet të informohet me këtë rast?

Çka thonë statutet e universiteteve tjera për plagjiaturën?

Siç u theksua, statuti i UT-së mungon në ueb faqen e të njëjtës, andaj analizuam statutet e disa universiteteve tjera se çfarë thonë për plagjiaturën.

Në statutin e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” plagjiatura përmendet te llojet e shkeljeve disiplinore.

  • Në Nenin 39 pika 4, në shkeljet e renda disiplinore përfshihet: plagjiatura në formën e transferimit të punimit seminarik, detyrave të shtëpisë dhe esesë akademike të dikujt tjetër e cila do të duhej të punohej vetë në mënyrë të pavarur ose në grup, në emër të vetin.

Në statutin e Universitetit “Nënë Tereza” plagjiatura përmendet te llojet e shkeljeve disiplinore.

  • Në Nenin 313 pika 5, në shkeljet e rënda disiplinore përfshihet: plagjiatura në formën e transferimit të punimit seminarik të dikujt tjetër ose esesë akademike në emër të vetin.

Në statutin e Universitetit të Evropës Juglindore, plagjiatura përmendet te llojet e shkeljeve disiplinore.

  • Në Nenin 68, pika 2, në shkeljet e rënda disiplinore përfshihet plagjiatura në çfarëdo lloj forme.

Si dënohet plagjiatura në Kosovë? 

Sipas nenit 130 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, një kandidati mund t’i revokohet titulli akademik Doktor shkence, ndër të tjerash nëse dëshmohet se punimi i tij/saj është plagjiat apo shkelje e të drejtës së autorit.

Po ashtu, një bartësi mund t’i hiqet titulli akademik nga Senati, me arsye dhe argument të fortë si dhe rekomandim të rektorit. Arsye apo argument i fortë, sipas nenit 134, përbën:

  • Falsifikimi apo mashtrimi gjatë vlerësimit ose provimit;
  • Plagjiatura apo shkelja e të drejtës së autorit në përgatitjen e diplomës apo të punimit tjetër me shkrim;
  • Ndonjë praktikë tjetër joetike.

Të njëjtat masa parashihen edhe sipas Statutit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

 LEXO NË MËNYRË KRONOLOGJIKE TË GJITHË LAJMET PËR RASTIN E PLAGJIATURAVE NGA PROFESORËT E UT-SË:

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...