1 Hajnia, trimnia dhe dashnia*
2 Kultura është prodhim, plagjiatura “riprodhim”
Kultura është prodhim, plagjiatura “riprodhim”. Kultura është imponim, plagjiatura “imitim”. Kultura është serioze, plagjiatura aspak serioze dhe shumë xheloze. Kultura është lidhje e fortë, plagjiatura shumë e butë dhe shumë me tutë! Pa mbrojtje të mirë (&), rrjedh lirë.
3 Këndvështrim kulturor
Plagjiatura në muzikëMentori KandidatiMr. Arben Atashi Berat ArmagedoniPrishtinë 2009
4 Hajnia, trimnia dhe dashnia*
Njeriu që krijon kulturë nuk duhet të ketë kësi qëllimi, të vjedhë, të xhelozojë, pasi nëpërmjet saj sulmon kulturën, edhe ashtu intertekstuale! Këtij veprimi “kriminel” (hajnisë) nuk i frikësohet çdokush, por i beson sekush!Njerëzit kanë prirje të gjykojnë dhe të vlerësojnë. Ta ndajnë të mirën nga e keqja, shapin prej sheqeri. Ka disa që mjet më të fuqishëm të sulmit kanë gjuhën (taktikë diplomatike), të tjerët, atyre që u mungon kjo taktikë sa diplomatike e letrare, është shumë e natyrshme, krekosen me gjoks e grushte (taktikë fizike). Sido që të jetë, qëllimi i plagjiaturës është të rrënojë, t’ia humbë vlerën artit, të mirës, prandaj kur sulmohet kultura, dashamirësit e saj e mbrojnë - qoftë diplomatikisht, qoftë fizikisht!!!Adelina Ismaili e Leonora Jakupi, dy këngëtaret më seksi e më të heshturat hëpërhë në Kosovë, janë më të pavarurat për tekstet e këngëve e të spoteve të veta që kanë realizuar. Thjesht, këngëtare fisnike! Përpos tyre, sot nga muzika vëndese vlen të dëgjohen këngët e Sali e Feriz Krasniqit, Mujë Krasniqit, Augustin Ukajt, Hashim Shalës, Qamilit të vogël e disa rapsodëve të tjerë shqiptarë. E për moral të ulët e vjedhje të tmerrshme, mbase duhet të dëgjohen këngë e parë spote të: Genta Ismailit, Nora Istrefit, Rovena Stefës, Anila Mimamit, Bleros, Bertan Asllanit e Ramadan Krasniqit. Ka dhe të tjerë...
5 Hajni me“pelë për dore”
Hajnia, po bërë u zure me “pelë për dore”, siç thotë populli, ta merr fytyrën. Mirëpo, pa qenë trim, hajn i mirë s’mund të bëhesh! Dikush ka merak të vjedhë më shumë, dikush më pak, dikush më shpesh, dikush tjetër më rrallë, veçse, kur të vjedhë - vjedh shumë, nuk kursen; s’e merr me mend që të dëmton keq, të merr në qafë. E pra, qëllimi i hajnisë është: përfitimi!Në këtë punim do të zihet në gojë edhe një hajn i fshatit tim, Habibi, i cili, sa herë kapej për hajni, binte me dy duart mbi Kuran e bënte be, shumë seriozisht, rrejshëm! Feja thotë: lejohet të gënjesh kur të jesh shumë në zor, edhe Habibit ndoshta do t’i falet. Edhe ai zor më të madh në jetë nuk ka pasur kurrë sesa të vjedhë në dy pasmesnate, duke rrezikuar të marrë ose t’i japë ndonjë plumb të zotit të shtëpisë në të cilën vidhte. Atij nuk i mungonin as hajnia, as trimëria. Duke vjedhur e ushtroi zanatin e vjetër (denbabaden) për merak. U dashuru shumë në të, saqë, edhe kur vidhte, njerëzit nuk dyshonin më në të, veçse - thoshin: Nata s’është më dita e tij (pati marrë disa saçme në korriz duke dalë nga një shtëpi me një lop me kërpesh (litar) në dorë). Këtë heqje dyshimi të fshatarëve, mbase, e bëri, siç thonë sot politikanët, eksperienca (përvoja) e tij, e jo siç mendonin fshatarët, shëndeti i dobët i tij! Veçse ai kishte një të mirë, vidhte bukën e gojës, e kur s’e gjënte atë, vidhte për bukën e gojës! Nuk vidhte për të bërë famë, assesi! Edhe, megjithëse, për hajni do të përmendet nëpër fshat e atë rrethinë edhe nja 50 vjet.
6 “Hajnat” krenarë!Ai, pra, vidhte prej zori! Por çfarë zori kanë sot këngëtarët/et tanë/tona që vjedhin? Si t’i dënojmë e t’i klasifikojmë hajnitë e tyre? Me çfarë t’i gjuajmë, me pushkë gjuetie apo t’i versulemi me fjalë ironi?! Kujt t’i themi t’i ke vjedhur më shumë, ti më pak? A guxojmë femrave të bukura, Genta Ismailit, Nora Istrefit, Rovena Stefës, Soni Malajt, Arta Bajramit, Anila Mimanit, Bleona Qeretit, Miranda Hashanit, Mariza Ikonomit e ku ta dimë të tjerave t’u themi, sa herë shihemi në rrugë: sa të bukura këto hajneshat! Ose këngëtarët e ligë, Naim Krasniqin, Tingullin 3’nt, Bleron, Bertan Asllanin, Ramadan Krasniqin, Ardian Gaxhën, Shpat Kasapin e të tjerë t’i përshëndesim: shih shih hajnat si enden krenarë!Sekush prej këtyre ka vjedhur nga këngëtarë evropianë e botërorë - qoftë tekstet e këngëve të tyre qoftë skenografinë. Mjafton të shkruani në këngë të vjedhura. Menjëherë do t’ju shfaqet një katalog i gjatë i hajnave e i hajneshave të këngëve e spoteve të ndryshme mbarëbotërore!
7 U “dridh” vendi kur erdh Genta!
8 Gentina dhe MalinaGenta Ismaili na pati “lëkundur” vendin kur filloi të kërcejë për të parën herë në Kosovë! Pati dridhur muret e shtëpive me zërin e vet e këngën "Dridhem" të Viki Miljkoviqit! Ku hyje e ku dilje e shihje Gentën në te tre tv-të tanë duke promovuar spotin e dridhjet e veta të forta e të shpejta të trupit, por tekstin e këngës – të huaj.Ajo, pas hajnisë së parë, pushoi pak kohë, por një këngëtare bullgare i telefononte ndërkohë: Kthehu! Genta u kthye tek ajo, por, për fat të keq, prishi miqësinë. Pas një kohe erdhi këtu në Kosovë me këngë të vjedhur nga ajo.Natyrisht, s’u ndal me kaq! Nisi t’i pëlqejë muzika serbe, këngët e Jovanës, në të cilën u dashurua e nga e cila vodhi këngën Unë të dua, pastaj skenografinë e këngës Sa ilaçe nga një këngë e Jennifer Lopezit. E për t’i zvogëluar pak shpenzimet, pas bredhjes e gjahut anekënd botës, u ndal në Bullgari të pushojë. Aty filloi një aventurë të re (vodhi këngën S’je për aventurë (Leden sviat) të këngëtares bullgare Malina), të cilën e zhvendosi në Prishtinë. Pale se kur e ndërpret aventurën e lidhet seriozisht kjo Genta!
Për dallim prej të gjithë këtyre që vjedhin për vete, Naim Krasniqi është burrë më “patriot”! Ai ia nisi hajnisë për Vendin tim me një kor gazmor. Ai për t’i kontribuar foshnjës (Pavarësisë së Republikës së Kosovës), vodhi këngën Read my name nga Chris de Burgh, së cilës i vuri emrin Vendi im! I lumtë Krasniqit që është kujtuar të na “nderojë”! E moralshme do të ishte ta shpërblente Republika jonë me... dënim! Qorba e lirë, thuhet, t’i djegë buzët! Edhe Krasniqit ia ka prek gjuhën pak!
10 Ja një pjesë e tekstit të këngës së Chris de Burghit në anglisht, dhe një pjesë e këngës së Krasniqit, po në anglisht.My place nga KrasniqiThe everybody, borned hereHas the star in the skyAnd every people as though childA dream holds in breastRead my name nga Chris De BurghFor every child that has been born thereIs a chance to shineAnd everyone can have a dream until theend of time.
11 Përpos tekstit që është i vjedhur, Krasniqi muzikën e Chris de Burghit e konsideron të shenjtë, ashtu sikurse fjalët e Jezusit në Bibël. Atë e merr shabllon, si në kompozimin e Burghit, por pa lajmëruar se është i tij. Të lumtë Krasniq për këtë guxim shqiptar!Tashmë dimë se hajnia e Habibit të fshatit tim qenka për afërim! Ai kur vidhte e shfajësonte veten, përkulej mbi Kuran e bënte para 20 burrave. Por këta këngëtarët hajna, si të arsyetohen?! Vallë, i zbardhen apo i nxinë mushkëritë e kulturës sonë! Na rrofshin përjetë poshtë e lartë! Amin! Amen!(*Titulli është shkruar në këtë trajtë për bukurtingëllim)
132 Ja linçet ku mund t’i gjejmë disa këngë të vjedhura
(Genta Ismaili)(Naim Krasniqi / Krist Brugh)(Leonora Jakupi / Daniel Dokiq)(Genta Ismaili / Jovana)(Genta Ismaili / Nancy Ajram)(Labinot Thairi / I. L.)(Rovena Stefa / Song Stole)(Nora Istrefi / Elena Papariou)(Sinan Hoxha)(Duli)
13 E më tutje, e më tutje, e më tutje
E më tutje, e më tutje, e më tutje... S’ka të ndalur kjo listë e këngëve të vjedhura.Muzika, edhe pse të argeton, shpesheherë të mashtron!
14 Lista e disa këngëve të vjedhura
15 Mendimi i profesor Akil Kocit për…
This message is too wide to fit your screen. Show full messageYou're subscribed to this mailing list. Unsubscribe[Nga Akili…Sent:Monday, May 25, :20:55 AMTo:I nderuari Armagedon,Lexova në javën e kaluar në “Shqip” shkrimin tuaj Hajnia, trimnia dhe dashnia*, pra, para se të më dërgoni letrën në . Keni plotësisht të drejtë se kjo hajni është shumë e tepëruar, shumë e frikshme për kulturën e mirëfilltë. Kjo ndodh ngaqë si këngëtari, si kompozitori, si regjisori e çdokush tjetër, në mungesë të ideve të veta, të kreativitetit, merr këtë rrugë të pandershme – të bëjë për vete zëra të huaj. Në raste të tilla, siç i keni përmendur ju në atë shkrim, duhet të ndërhyjnë institucionet – Ministria juaj e Kulturës.Gjitha të mirat!
16 “Take” me dy këngëtaret
17 Alo Genta! Xhokeri: - Përshëndetje e bukura Genta! Genta: - Kush jeni?
Xhokeri: - Disa gazetarë të revistës “Xhokeri”.Genta: - Po...Xhokeri: - Duam t’ju pyesim pak për krijimtarinë tuaj. Keni kohë?Genta: - Po po, jam e lirë, po pi uisky (whisky).Xhokeri: - Ju bëftë mirë!Genta: O faleminderit!Xhokeri: - Deshëm të dimë për fillimin e karrierës suaj, për lidhjen e këngëve tuaja të para me ato të Viki Miljkoviqit, të Jovanës, të Malinës e…?Genta: - Thirr më vonë se tash jam e zënë! (Pastaj ka mbyllur telefonin e s’e ka hapur tërë ditën. Sa keq, mbase i kemi prishur shumë plane).
18 Alo Nora! - Qysh?! - A jeni ju Nora? - Po.
- Përshëndetje Nora, si po të ecë ora?!- Qysh?!- A jeni ju Nora?- Po.- Jemi disa gazetarë të revistës “Thundra”. Keni dëgjuar për këtë revistë?- Shumë mirë!- Duam t’ju pyesim pak për plagjiaturën në muzikë.- Për çka?- Për plagjiaturën. E dini çfarë është kjo?- Jo.- Në popull plagjiatura njihet si hajni ose za i zi.- Aha!- A e keni të qartë tash?- Po po... ju kuptova.- Mirë atëherë, ju pëlqejnë këngët e Helena Paparizous?- Hmmm... S’ju intereson me dit. Mos u merrni me punë t’mia.- Në rregull e dashura Nora, se na iku ora. Nuk ju bezidisim më. Mirudëgjofshim!
No comments:
Post a Comment