2022/04/22

A jane shqiptaret aq te vjeter sa mendojne ata? Ja citimet e te huajve...

 


A jane shqiptaret aq te vjeter sa mendojne ata? Ja citimet e te huajve...

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

Nikolla Jorga: “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Maximilian Lambertz: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.

Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.

Gjusepe Katapangu: “Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!

Agostino Ribeco: “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

Braisllav Nusic: “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.

Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Edvin Jasques: “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

Edvin Pears: “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

Maks Myle: “Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”

Fanulla Papazogllu: “Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.

Gos Xhen: “Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.

Gustav Majer: “Shqiptarët janë Ilir të rinj”.

Georg Hahn: “Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
-Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.

Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.

Henri Braisford: “Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”

Johan Georg Fon Han: “Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Jovan Cvijiq: “Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”.

Konstandin Paparigopulos: “Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”./konica/


Muzika e magjishme e sazeve shqiptare ne emisionin legjendar britanik

 


Muzika e magjishme e sazeve shqiptare ne emisionin legjendar britanik

Ansambli shqiptar “Saz’Iso”, performoi për herë të parë në një prej emisioneve televizive legjendare britanike “Later with Jools Holland”.

 

“Ishte një eksperiencë emocionuese të ishim mbrëmjen e kaluar në “Later With Jools Holland”, ku për herë të parë në 25 vjet program u luajt muzikë shqiptare”, shkruhet në rrjetin social Facebook të ansamblit shqiptar.

 

Ndërsa drejtuesi i emisionit Jools Holland është shprehur “dhe nëse keni imagjinuar ndonjëherë që të dëgjoni muzikë popullore shqiptare, atëherë jeni me fat. Sazi’Iso luan një përzierje hipnotike vaji që do t’ju çojë në një natë të magjishme në Gadishullin Ballkanik. Nëse jeni dakord. Albumi i tyre ka një titull brilant ”At Least Wave Your Handkerchief at Me”.

 

Ansambli “Saz’Iso”, prej 9 instrumentistësh dhe këngëtarësh, i krijuar nga producenti i njohur, 70 vjeçari, Joe Boyd, i cili ka bashkëpunuar dikur edhe me Pink Flloyd, është grupi i parë muzikor shqiptar, që e zhvillojë një turne zyrtar në Britani.

 

Turneu u nis nga Kardifi në Uells për të vazhduar në Cambdridge, Bristol, York, Sheffield e deri ne Londër. 

Për shfaqjen e Londrës në të famshmen, qendrën e shfaqjeve, Barbican janë shitur të gjitha biletat.

 

Artistët pjesëtarë të këtij grupi muzikor janë: Donika Pecallari, këngëtare, Adrianna Thanou, këngëtare, Robert Tralo, këngëtar, Aurel Qirjo, violinë dhe këngëtar, Telando Feto, klarinetë, Agron Murat, lahutë, Agron Nasi, dajre dhe Pëllumb Meta, fyell dhe këngëtar.

 

BBC solli në muajin shtator edhe një artikull të shoqëruar me video kushtuar muzikës së mrekullueshme të sazeve shqiptare. “Saz’Iso” interpretuan këngë dhe melodi tradicionale nga qytetet e Shqipërisë Jugore.

 

 

 

“Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”

Zgjedhjet per kreun e Akademise se Shkencave hapen nje debat ne te cilin u perfshi edhe vete kryeministri Rama pas letres se akademikut Artan Fuga.


Por Akademia e Shkencave  ka publikuar  kohë më parë amanetin e fundit të Dritëro Agollit ku ndër të tjera ky i fundit shprehet se: “Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”.

Letra e plotë

Amaneti i funditAmaneti i fundit i akademikut Dritero AGOLLI për Akademinë e Shkencave.“Akademia e shkencave nuk është çështje qeveritare, ajo është çështje kombëtare”.Akademia e Shkencave është një institucion që duhet të forcohet, jo të dobësohet. Është e gabuar të mendohet se Akademia jonë është një trashëgimi e së shkuarës. Ajo u themelua nga dijetarë të mëdhenj, që ishin formuar në universitete me emër.
 
Akademia e Shkencave gjithnjë ka pasur njerëz të zotë, të ditur e të mençëm. Çdo diskutim, çdo reformë, është me vend vetëm nëse merret për ta bërë Akademinë e Shkencave më të mirë, më të suksesshme.

Shihni çfarë po bëjnë vendet fqinje.A po e dobësojnë apo po e fuqizojnë akademinë e tyre të shkencave maqedonasit, grekët, serbët, malazezët? Edhe Kosova po e fuqizon akademinë e vet dhe mirë bën.Popujt që nuk e kanë bërë ende të njohur plotësisht veten në Europë e në botë akademitë detyrimisht duhet t’i ruajnë e t’i forcojnë.

Po të më pyesnin mua, unë do të thoja se Akademia e Shkencave jo vetëm duhet të bëhet më e suksesshme, por duhet ngarkuar me detyra.Ka shumë pyetje të cilave qeveria nuk mund t’u japë vetë përgjigje. Atëherë kujt do t’ia kërkojë përgjigjen?Reforma është çështje mendimi dhe projekti, jo çështje numrash. Unë besoj se Akademia e Shkencave ka njerëz me mend që mund ta bëjnë vetë reformën, prandaj duhen dëgjuar si thonë ata, sepse ata e dinë më mirë si mund të ndryshojë gjendja dhe si mund të jetë më e dobishme për vendin.

Duhet një reformë që të kemi një akademi më dinjitoze. Dhe kur them kështu kuptoj se Akademia është mpakur e rrudhur më shumë për shkak të qendrimeve të pamençme në reformat politike, se për fajin e vet. Sigurisht Akademia duhet të lëvizë, duhet të bëhet më e gjallë, më energjike, por më parë të bëjmë pyetjen pse nuk është ashtu si e duam.Pse është zvogëluar Akademia jonë?

Floripress

Pse himariotet flasin greqisht?



AKADEMIK KRISTO FRASHËRI 


Në gjirin e shtatë fshatrave të Himarës ka një dallim në një pikë të rëndësishme. Tre nga vendbanimet e krahinës – Palasa, Himara dhe Dhërmiu – flasin brenda dhe jashtë shtëpisë shqip dhe greqisht. Katër fshatrat e tjerë, brenda dhe jashtë shtëpisë flasin vetëm shqip. Duhet patur parasysh se tre fshatrat e përmendura i kanë banesat e tyre afër detit. Për këtë arsye, ato merreshin kryesisht me lundrim, kurse kopshtarinë dhe blegtorinë e kishin si ekonomi ndihmëse.


Pothuajse çdo familje kishte mjetin e saj të lundrimit, dikush anije, dikush varkë, sipas fuqisë ekonomike. Banorët e katër fshatrave të tjerë (Vuno, Qeparo, Kudhës dhe Pilur) me banesat e tyre në kodrina, larg buzës së detit, nuk merreshin, me ndonjë përjashtim, me detari, pra nuk kishin mjete lundrimi.

Ata merreshin me kopshtari, blegtori dhe me emigracion. Si rrjedhim, sa herë që krahina e Himarës bëhej pre e fushatave ushtarake osmane, familjet e fshatrave kodrinore ngarkonin mbi kuaj teshat e shtëpisë dhe së bashku me familjet dhe bagëtitë e tyre strehoheshin përkohësisht në krahinën e Kurveleshit.

Përkundrazi, banorët e tre fshatrave të buzëdetit, meqenëse nuk i merrnin dot anijet në krah, pasi ngarkonin mbi to familjet dhe orenditë e domosdoshme, lundronin në viset që nuk ndodheshin nën sundimin turk – në ishujt greke Jonianë (Korfuz) ose në brigjet italiane të Puljes dhe riatdhesoheshin, nganjëherë edhe pas disa vitesh, kur largohej rreziku turk….

Këto largime të përkohshme do të na shpjegojnë depërtimin e greqishtes (dikur, sikurse e pohojnë vetë krerët himariotë në një letër të tyren të vitit 1759, edhe të italishtes) tek banorët e tyre…. Sot në përgjithësi edhe historiografia shqiptare pranon se banorët e këtyre tre fshatrave, ndonëse jo të gjithë, e njohin greqishten.

Por origjinën e saj, historianët shqiptarë e shpjegojnë me ndikimin që ka ushtruar kisha greko-fanariote në Shqipëri dhe pjesërisht me kontaktet tregtare, që këto fshatra kanë patur me qendra tregtare të afërta greke, kryesisht me Korfuzin dhe me ishujt e tjerë joniane….

Midis historianëve shqiptarë dhe atyre grekë ka pikëpamje të kundërta në tre drejtime. Sipas të parëve, banorët e këtyre tre fshatrave i përkasin kombësisë shqiptare dhe e kanë greqishten si gjuhë të dytë, sipas shkrimtarëve helenë ata i përkasin kombësisë greke dhe e kane shqipen si gjuhë të dytë.

E dyta, sipas të parëve idioma greqishte e këtyre tre fshatrave ka depërtuar nga jashtë në kohët e vona, sipas te dytëve ajo është me origjinë mesjetare, madje antike. Historianët shqiptarë e besojnë konstatimin e vëzhguesit të mprehtë anglez E. M. Leake, i cili pasi vizitoi Himarën më 1804 thotë: “Pothuajse të gjithë burrat dinë greqisht dhe ata që kanë qenë në kurbet, flasin edhe italisht; por gratë përgjithësisht s’dinë asnjë gjuhë tjetër veçse shqipes”.

Të dytët, nuk e kanë kundërshtuar me argumente pohimin e M. Leake, i cili e thotë shkoqur se greqishtja në kohën e tij nuk ishte gjuhë familjare.

Mihal Luarasi Pse nuk u vune ne skene dramat qe Fadil Pacrami shkroi ne burg

 


Mihal Luarasi: Pse nuk u vune ne skene dramat qe Fadil Pacrami shkroi ne burg
Përveç atyre dramave që u vunë në skenë në kohën e komunizmit, Paçrami ka lënë mbi 50 drama në dorëshkrim. Pjesën më të madhe i shkroi në burg, teksa vuante dënimin për shfaqje liberaliste. Vetëm 4 a 5 i shkroi pas 90-s. I biri, Agimi, ka botuar disa prej tyre, por edhe këto të pavëna në skenë

Personazh i njohur para viteve ’90, Fadil Paçrami zgjodhi të jetojë në heshtje vitet që i kishin mbetur. Këtë vit do të kishte mbushur 90 vjeç. Ndonëse në fillim familjarët kishin menduar që këtë përvjetor ta kujtonin përmes krijimtarisë së tij, dramave të shumta që shkroi, në fund vendosën që gjithçka të mbetej modeste. E tillë qe edhe përcjellja e tij në vitin 2008.

Përveç atyre dramave që u vunë në skenë në kohën e komunizmit, Paçrami ka lënë mbi 50 drama në dorëshkrim. Pjesën më të madhe i shkroi në burg, teksa vuante dënimin për shfaqje liberaliste. Vetëm 4 a 5 i shkroi pas 90-s. I biri, Agimi, ka botuar disa prej tyre, por edhe këto të pavëna në skenë. Regjisori Mihal Luarasi, i cili e ka njohur nga afër Paçramin kur punuan për vënien në skenë të dramës “Çështja e inxhinier Saimirit”, shprehet se fati i dramave të Paçramit është edhe ai i dramaturgëve të tjerë shqiptarë, të cilët u shpërfillën pas viteve ’90 nga etja për dramat e huaja të ndaluara. Sipas tij, është koha që të ketë një proces vlerësimi.

Si e kujtoni ju Fadil Paçramin?

Unë e kujtoj si të gjithë njerëzit e artit e veçanërisht të teatrit për shkak të atyre që pësoi dhe faktit që u kthye në simbol të liberalizmit në vitet ‘70-’80. E kujtoj si një dramaturg, si njeri përparimtar brenda ideologjisë së atëhershme, si njeri që e donte teatrin dhe artin dhe bëri mjaft në atë kohë për teatrin dhe për dramaturgjinë shqiptare.

Ju keni bashkëpunuar me të para viteve ’90. A reflektonin dramat e tij atë prirje liberaliste për të cilën u burgos?

Unë e ndaj në tre grupe dramaturgjinë e Fadil Paçramit. Të parat janë dramat mirëfilli të realizmit socialist, të cilat në pikëpamje dramaturgjike, edhe brenda asaj ideologjie që përfaqësonte atëherë, ishin vepra të mira. Kujtoj kryesisht “Ngjarje në fabrikë” dhe “Shtëpia në bulevard”. Ky ishte grupi i dramave i vënë në skenë nga Kujtim Spahivogli. Grupi i dytë ishin dramat e shkruara në atë kohë, por që dilnin jashtë kanoneve të partisë dhe realizmit socialist. Të tilla ishin pak, por kujtoj “Çështja e inxhinier Saimirit” që e vura unë në skenë në teatrin e Durrësit dhe “Nuk kam mall për vjetërsirat”, e botuar në revistën “Nëndori”, por e paluajtur në skenë. Në këto dy drama u kuptua se cila ishte mendësia e vërtetë e Fadil Paçramit, të cilën iu desh ta kamuflonte e ta fshihte.

Ishte pikërisht periudha dymujore e punës për vënien e kësaj drame që më bëri ta njihja më mirë Paçramin. Unë isha në fazën time të fundit në teatrin e Korçës dhe me kërkesë të tij, pranova që ta vija në skenë “Çështja e inxhinier Saimirit”. Gjatë kësaj kohe e kuptova që Fadili kishte dalë jashtë kanoneve të realizmit socialist dhe parimeve të Partisë. Partia mendonte se edhe kur ka probleme “brenda nesh”, siç thuhej në atë kohë, këto nuk mund të jenë probleme që kthehen në konflikt antagonist. Mirëpo, inxhinier Saimirin e hedhin në gjyq për një gabim tekniko-artistik. Kjo nënkuptonte dënimin e krijimtarisë artistike. Ky ishte një guxim i madh nga ana e Fadilit. Shfaqja u prit me shumë sukses për aq sa u shfaq, sepse filloi të goditej dhe u ndalua. Arritëm ta shfaqnim njëherë edhe në Tiranë dhe kujtoj se pas shfaqjes, u bë një debat me studentët e Gjuhë-Letërsisë, të cilët dhanë mendimet e tyre si pro ashtu edhe kundër.

Kjo ishte një tentativë hapjeje për të kuptuar dhe hulumtuar se deri ku shkonin të rinjtë, a dinin të gjykonin me kokën e tyre. Fadili e vlerësoi shumë këtë takim në bisedat që bëmë më pas. Grupi i tretë janë dramat që Fadili ka shkruar në burg, rreth 53 të tilla. Nuk kam arritur t’i lexoj të gjitha, por disa po. Në fund të 90-s unë ika në Hungari për arsye shëndetësore dhe qëndrova atje. Fadili më dërgoi disa drama që i kishte shkruar në burg, por edhe nga ato që nisi të shkruante pas ‘90-s. Ishte i pasionuar pas dramaturgjisë dhe punonte më orë të gjata. Këto drama nuk e kanë parë dritën e skenës. Pas ndërrimit të sistemit, ishte një fazë shumë e keqe për dramaturgjinë shqiptare. Drejtorët e teatrove dhe regjisorët, sapo u hap drita jeshile, u vërsulën pas asaj pjese të dramaturgjisë së huaj që nuk lejohej në kohën e diktaturës dhe u la pas dore krejtësisht dramaturgjia vendase. Prandaj veprat e Fadilit nuk patën fatin në atë kohë të vihen në skenë. Kur u ktheva përfundimisht në Tiranë në vitin 2001, takoheshim me Fadilin te kafe “Europa”, por gjendja e tij shëndetësore nuk ishte shumë mirë. E kishte merak se çfarë mund të vihej në skenë. Disa herë unë tentova për ndonjë dramë të tijën, por ishte e pamundur.

Duke qenë se Paçrami ka qenë edhe një personazh politik i kohës së diktaturës, ka ndikuar kjo e shkuar në fatin e veprave të tij pas ‘90-s?

Nuk besoj. Faza e fundit e Fadil Paçramit si politikan dhe sidomos përfundimi i tij në burg, ishin të mjaftueshme për t’i bërë hesapet me të shkuarën edhe nëse do të kishte pasur ndonjë gjë. Ne i kemi të gjallë politikanët e tjerë të asaj kohe, disa ende në pushtet e nuk kanë pësuar asgjë. Ai ishte kritik ndaj asaj kohe, pavarësisht se punoi për të, por punonte ndryshe. Unë nuk harroj një fazë të punës së tij në politikë, kur ishte sekretar i dytë në Komitetin e Partisë së Tiranës. Donte ta modernizonte Tiranës, të bënte diçka që të merrte një pamje më të qytetëruar dhe filloi të bënte reklama tregtare, vinte tabela, tituj me drita. Filloi të komunikojë me këtë formë të quajtur kapitaliste. Tentoi të bënte, por derisa ishte e mundur se pastaj i ranë kokës. Po të lexosh materialet e Plenumit IV, si Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami u dënuan për liberalizëm. Sigurisht, në akuzat e Enver Hoxhës kishte ekzagjerime, por në të vërtetë ata ishin liberalë. Brenda parimeve të përgjithshme të komunizmit ata donin të kishin një frymëmarrje tjetër dhe për këtë arsye nuk mund të ndëshkohen. Ndaj nuk e besoj që të jetë e shkuara e tij shkak për mosvënien në skenë të dramave pas ‘90-s.

A është i nevojshëm një proces njohjeje i këtyre dramave?

Mendoj se në shumësinë e dramave të Fadil Paçramit ka pjesë të mira të krijimtarisë së tij. Ky proces duhet të ndodhë jo vetëm për Fadilin, por edhe për dramaturgë të tjerë që janë lënë pas dore në ato vite. Janë disa faza të dramaturgjisë shqiptare, që nga nisja e saj në pjesën e tretë të shek 19, që nuk janë shqyrtuar fare. Në librin tim “Teatri Kombëtar në udhëkryq” unë i përmend këto drama dhe fazat që kanë mbetur në heshtje. Siç duket, me këto mendje që kanë drejtuesit e teatrove tona, do të mbesin sërish në heshtje. Ne kemi një të shkuar të shkruar të dramaturgjisë sonë, por jo një historik skene. Unë di që djali i Fadil Paçramit, Agimi, ka botuar disa drama të tij vitet e fundit. I mbetet familjes të bëjë një përpjekje për botimin e tyre, ndoshta shoqëruar edhe me një redaktim të specialistëve. O. Lila

FLORIPRESS

Kush ishte Fadil Paçrami dhe si i tha Bilal Xhaferrit armik

 Fadil Paçrami (Shkodër25 maj 1922 - Tiranë15 janar 2008) ka qenë nëpunës, ministër dhe dramaturg shqiptar. në Shkodër më 25 maj 1922.


 Ndoqi gjimnazin e Shkodrës ndër vitet 1935 - 1938, më 1937 u anëtarësua në Grupin Komunist të Korçës

Studimet e larta i vijoi për mjekësi në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku ndoqi vetëm vitin e parë akademik (1941-'42).


 Më 1943 u anëtarësua në Partinë Komuniste Shqiptare, dhe po atë vit u emërua anëtar i Komitetit Qarkor të Rinisë në Tiranë. Në shkurt të 1944 u zgjodh anëtar i Komitetit të Partisë për Tiranën.

Më 1945 u zgjodh anëtar i sekretariatit të Frontit. Më 1946 - 1947 shërbeu si zëvendësministër i arsimit. Nga janari i 1947 deri në nëntor të 1948 qe drejtor i muzeut arkeologjik.



 Në nëntor të 1948 deri në 19 qershor 1958 qe kryeredaktor i gazetës "Zëri i Popullit". Nga viti 1952 e deri më 1973 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës.


 Më 1958 deri më 15 dhjetor 1960 student në shkollën e partisë në Moskë. Më 1960 - 1965 qe drejtor i propagandës i Komitetit Qendror të PP-së. Më 1965 - 1966 qe ministër i Kulturës dhe Arteve. 


Më 1966 deri më 11 prill 1973 sekretar i Komitetit të PP-së, ndërkohë më 1970 - 1973 qe edhe kryetar i Kuvendit Popullor.


Shkarkohet nga të gjitha funksionet për liberalizëm, më 26 - 28 qershor 1973 pleniumi i 4-t e përjashtoi nga partia.

 Iu hoq mandati i deputeti që e kishte nga 1947 dhe nuk pranoi që të jepte llogari para zgjedhësve të tij. 

Më 15 shtator 1973 Kuvendi Popullor e shkarkoi nga detyra e kryetarit të tij. 

U arrestua më 20 tetor 1975 si "armik i popullit" dhe u dënua për agjitacion e propagandë, burgimi i tij zgjati deri më 17 mars 1991.

 Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit dhe në atë të Kosovës së Madhe në afërsi të Elbasanit. 

U lirua më 17 mars të vitit 1991, dy javë përpara zgjedhjeve të para pluraliste.


Vdiq në Tiranë më 15 janar 2008.



Shkruan Kolec Traboini


Për ta kuptuar se kush ishte Fadil Paçrami, mjafton të rikujtoni mbledhjen e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve kur diskutohej romani i soc-realizmit skematik “Dasma”, kur duke marrë në mbrojtje autorin, në mes të mbledhjes së hapur, ju vërsul shkrimtarit Bilal Xhaferri me këto fjalë:

Të kemi pushkatuar babanë. Edhe ti je armik!”.

Kjo shprehje e tij cinike, e egër, vrastare, ti thuash të birit të kemi pushkatuar atin, aty nga presidiumi ku tundej e shkundej si aga, e tregon më së miri çfarë njeriu i ulët e megalloman ka qenë Fadil Paçrami. Asnjë mëshirë njerëzore nuk kish në shpirtin e tij. Ai veç artist e shkrimtar nuk mund të ishte. Sepse arti fjalës nuk ka të bëjë në asgjë me hanxharin e kasapit.

E kam takuar rastësisht në Minierën e Tuçit, ku kisha shkuar për një shkrim në gazetën “Zëri i Rinisë” se e kisha punë praktike gazetarie në kohën që isha student në Universitetin e Tiranës. Mbaj mend te kem takuar aty teknikun Mitro Qeparoi me të cilin më pas do të ndanim fatin e emigrantit në Greqi.   Fadil Paçrami ishte tek gryka tunelit ku seleksiononte mineral. Më pa, po jo në sy. Mua afrua me një gur në dorë e më tha se çfarë kualiteti i mirë ishte minerali.

Mu zunë sytë kur mu kujtua Bilal Xhaferri, por nuk fola asnjë fjalë. Librin e Bilalit që ma kishte dhuruar bashkëstudentja Zenepe Çekrezi (Luka), i kisha grisur kapakun dhe emrin e Bilal Xhaferrit dhe e ruaja të fshehur në një valixhe druri të kyçur poshtë krevatit në Qytetin “Studenti” të cilën ma kishte punuar një komshi në Shkodër, Zefi, vëllai i Don Nikoll Mazrrekut, i njohur me pseudonimin e famshëm Nik Barcolla. Për mua që shkruaja tregime ishte një manual artistik për mënyrën se si duhej kërkuar e gjetur e bukura në jetë e si duhej mishëruar në art. E dija se po t’ma gjenin do të më përjashtonin nga Universiteti e madje punët do të venin keq e më keq.

Po vazhdoja ta ruaja si një relikë e çmuar. Ishte ushqimi im i përditshëm shpirtëror ashtu si “Vërshimet e lumenjve të Konstandin Paustovskit dhe tregimet me shi të Minelaos Ludemis. Atë çast kisha parasysh librin e fshehtë të Bilal Xhaferrit të arratisur në Amerikë. Kisha parasysh edhe persekutorin e atij që e adhuroja si shkrimtar. E kisha urryer kur anatemonte si të ishte një Zeus shkrimtarin Bilal Xhaferri, i rritur jetim e me sakrifica, talentin e madh, shpresën për një art të lirë e sublime që dilte nga shpirti.

Po të më zinte ky Fadil Paçrami në kohën e studimeve të mia universitare me librin me tregime të Bilal Xhaferrit në dorë, me siguri do të përfundoja në Spaç. Kaq fanatik komunist ishte.

 Tani ai, Fadil Paçrami, gjëmëmadhi, ishte kthyer në një grusht njeri në pritje të fatit të vet të gremisur. Atë çast e mëshirova shpirtvogëlsinë e tij sepse tashmë edhe ai ishte asgjë më shumë veç një viktimë e makinës shtypëse komuniste, të asaj monstre e cila, meqë nuk u ngop me gjakun e popullit, kishte nisur të hante edhe bijtë e vet.

I ktheva krahët Fadil Paçramit dhe ika. Ish kthyer në kufomë e gjallë ky njeri që kërkonte ti kthente në kufoma të tjerët.


 E pse duhet që për hir te faktit se “morën çfarë deshën” siç thotë Bukowski në një poezi, ne tani të thurim ditirambe nëpër portale e gazeta neokomuniste për Fadil Paçramin e banditë te tjerë bolshevikë si ai, këta persekutorë të shkrimtarëve.

Ky pra ishte intelektuali komunist Fadil Paçrami. Lyejeni me bojë sa të doni.

I harruar qoftë kujtimi i tij!

18 gusht 2017

2022/04/10

Ilir Levonja: Grafomani publik dhe mjerë ju që e keni

 

































































Publikisht u thotë shqiptarëve se, kanabisi do legalizohet pasi duan shqiptarët. Pastaj po publikisht u thotë po shqiptarëve se, presidenti nuk mund të zgjidhet nga populli pasi unë jam kundër kësaj ideje. Ndërkohë kërcënon po publikisht Spak-un përse nuk arreston Sali Berishën kur ai ka prova dhe se po t'ia kërkojnë prokurorët ai është gati t'ua dorëzoj ato... Ndërkaq po publikisht kërcënon të vetët se askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia dhe se përgjëgjesia është personale. Me një fjalë, kushdo rreth tij që vjedh ka përgjegjësi personale. Që dmth, qoftë ky ministër a drejtor dikasteri, qoftë ky administrator a shpërndarës fondesh, ka bërë gjithçka me kokë të vet dhe jo me atë të shefit. E gjithë kjo zigzage nuk është asgjë tjetër por absurdideti i një kryeministri të dështuar.

1) Nëse duhet vërtetë që kanabisi të legalizohet, dakort, veç bë apo mbaj një referendum me votë. Jo me programe kompjuterike ku vota as nuk shihet, as nuk lexohet, as nuk tregon realitetin. Verdikti qytetar nuk del përmes pyetësoreve apo programeve këshilluese etj., midis koridoreve të qeverisë dhe qytetarit virtual, por përmes referendumit. Kjo është metoda më demokratike dhe kaq.

2) Për presidentin, këtë pozitë kushtetuese komplet të dështuar deri më sot, nga mënyra se si zgjidhet, nuk ka rëndësi nëse duan apo ajo shqiptarët. Ky zgafello është totalisht kundër. Për kanabisin gjoja po i pyet shqiptarët, për presidentin as që e merr mundimin, pasi ky është kundërt. Pra nuk rëndësi se çfarë thonë shqiptarët kur ky nuk do. Demokracia, është forca e demosit, e popullit, kësisoj ky po dëshmon se është ky, jo populli.

4) Po ta vini re, në këto show-t e tij publike me metoda one man rules, (një burrë ivetëm qeveris) a këto kongrese kashte, publikon emra me vulën se janë më të mirët. Kur kapen nga drejtësia, ai, nuk ka asnjë përgjegjësi. Megjithëse në politikë, përgjegjësia është totalisht e këtij lloj njëshi, pasi është pikërisht ai që zgjedh dhe jo forumet.

5) Kur thotë publikisht se ka prova dhe se po t'ia kërkojnë prokurorët është gati t'ua japi, pra provat për kokat e krimit, bën atë gabimin trashanik të bylmezes, e gjen vet rrugën për të rënë në gropë. E thjeshtë fare, kur nuk denoncon në organet e ligjit ai, shefi i qeverisë, çfarë prisni nga një qytetar i thjeshtë. Por ai nuk e bën pasi është veprim taktik, është propogandë. Larje duarsh nga gjithçka. Me një fjalë, ky nuk mban përgjegjësi për asgjë, sikur edhe gjithë vendi të digjet, ky nuk ka asnjë përgjegjësi. Kur në fakt duhet arrestuar në vend. Thjesht për vepren penale minimale, mos kallëzimin tek organet përkatëse

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...