Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/04/24

Ndre Mjeda(20.11.1866-01.08.1937)

 


Pas kthimit te Zogut, tërhiqet nga jeta politike dhe punoi si prift në Kukël.






 Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe ndërroi jetë në këtë qytet më 1 gusht 1937.Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër dhe është ndarë nga jeta më 1 gusht 1937. 





Ai është ndër poetët më të spikatur të Rilindjes Kombëtare. Veç veprimtarisë së tij si poet, Mjeda vlerësohet për kontributet në miratimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Mësuesia dhe meshtaria ishin dy prej aktiviteteve që i ushtroi gjatë gjithë jetës së tij.









Më 20 nëntor 1866 lind në Shkodrë Ndre Mjeda. Ai studioi për teologji dhe më pas ka punuar si mësues dhe shërbeu famullitar në fshatra të ndryshme, periudhë kur lidhet me lëvizjen patriotike.






Poema e tij me e njohur është “Vaji i bylbylit”, e cila përshkohet nga thirrja për liri. 






Më 1901, themelon shoqërinë “Agimi”; krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtarinë e tij patriotike autoritetet osmane e arrestojnë.




Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes; më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda merr pjesë në jetën politike dhe u zgjidhet deputet.




Ndre Mjeda shkroi relativisht pak, por vepra e tij letrare mbetet ndër më të rëndësishmet e letërsisë sonë. Ajo dëshmon se ndodhemi para një atdhetari të flaktë që, lirinë e Shqipërisë e të ardhmen e saj e të popullit shqiptar, e ka vendosur në qendër të veprimtarisë së tij atdhetare e letrare. Ky vëllim përfshin veprën e zgjedhur të poetit atdhetar, si Juvenilia, Andrra e jetës, vjersha e poema të tjera, si edhe disa përkthime të tij. Libri plotëson bibliotekën e nxënësve e studentëve dhe është shumë i nevojshëm për nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe shkollës së mesme.





Në këtë poemë shoqërore - psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Poema, "Andrra e jetës", është vazhdim, shtjellim i përgjithshëm i motiveve nga jeta e fshatarëve të varfër, që e shqetësonin Mjedën dhe njëkohësisht pasqyrë e mendimeve të tij për jetën njerëzore dhe lumturinë.

Flori Bruqi


2022/04/22

Të ndarë përballë Vuçiçit. Kurti denoncon lidhjet me Putinin. – Rama e justifikon Vucicin për qëndrimin ndaj Ukrainës




ryeministri kosovar e quajti Aleksandër Vuçiçin, një president despotik që e urren NATO-n.









Në një intervistë për median britanike Sky News, Albin Kurti ka lëshuar një arsenal akuzash kundër Serbisë me fokus lidhjet që ky shtet ka me Rusinë dhe shanset për destabilizim të Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka shfrytëzuar vëmëndjen negative që mori Serbia kur nuk iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë, megjithëse është një vend kandidat për Bashkimin Europian.

Kryeministri kosovar e quajti Vuçiçin, një president despotik që e urren NATO-n.

“Ballkani s’është imun nga efektet e situatës në Ukrainë, sepse në Ballkan kemi një shtet që s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe s’është rreshtuar me BE-në për ta dënuar agresionin rus dhe ajo është Serbia. Serbia s’e njeh Kosovën. Rusia me Serbinë kanë lidhje të forta dhe këto lidhje janë kulturore dhe ushtarake e ekonomike. Serbia ka 14 aeroplanë luftarakë Mig29, donacione nga Rusia dhe Bjellorusia. Të gjitha kompanitë ruse kanë degët e tyre në Serbi, dhe qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar që presidenti despotik Vladimir Putin do të provojë ta transferojë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor për ta shdërruar në betejë të tij me demokracitë perëndimore”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka shprehur edhe njëherë dëshirën që vendi i tij të anëtarësohet sa më shpejt në BE dhe NATO pas zhvillimeve të fundit.

Për ta konkretizuar më tej idenë e lidhjeve të forta Rus-Serbi, Kurti solli edhe një herë në vëmëndje takimin Putin-Vuçiç nëntorin e kaluar, ku të dy vunë para një hartë të Kosovës.

“Presidenti Putin në nëntorin e kaluar ka pritur presidentin e Serbisë, Vuçic në Soçi, dhe i ka shfaqur një hartë të Kosovës të përqëndruar në veriun e Kosovës sepse aty ka struktura ilegale që operojnë atje praktikisht janë në koordinim të afërt për atë kryeqytetet e BE-së duhet të kërkojnë nga Beogradi ta dënojnë agresionin e Rusisë në Ukrainë. Për këtë BE dhe NATO duhet të angazhohen më shumë në Ballkanin Perëndimor. Prandaj unë ju bëj thirrje 5 shteteve mosnjohëse të BE-së që ta njohin Kosovën dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë në paqe, stabilitet dhe siguri”, tha ai.

Por kur dëgjon të flasë kryeministrin e Kosovës dhe akuzat që ai bën ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka se si të mos bjerë në sy kontrasti i lartë në qëndrimin që mbajti kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

Edvin Kristaq Rama  më "vëllaun" e tij serb Aleksandër Vucic

Gjatë një konference për mediat, Rama e trajtoi qëndrimin e Vuçiçit si një temë dytësore, ndërsa zgjodhi të mos i bashkohet presionit diplomatik, duke thënë se:

“Në informacionin paraprak që kam marrë, – nuk kam lexuar të gjithë qëndrimet, – Presidenti i Serbisë është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës, pra një qëndrim i dyjëzuar tipik për politikën e jashtme serbe” u shpreh Rama në konferencën e datës 25 shkurt.

Deklarata u bë pak pasi Vuçiç kishte refuzuar sanksionet ndaj Rusisë.

Diferenca mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë për Vuçiçin është e qartë. Njëri denoncon lidhjen e ngushtë të Vuçiçit me Putinin, tjetri e relativizon duke e quajtur “të dyzuar” dhe “tipike për politikën e jashtme serbe”.

Ndarja mes Kurtit dhe Ramës nuk vjen surprizë. Pavarësisht se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe shpesh ka provokuar tensione në kufirin verior të saj, qeveria shqiptare është e angazhuar intensivisht në projektin e Ballkanit të Hapur dhe sot ka hequr kufijtë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Presidenti rus Vlladimir Putin në “fazën e kriminelit serb Sllobodan Millosheviçit”.



Janë bërë gati tetë vjet prejse Rusia ka ndërhyrë në Ukrainë dhe ka aneksuar Gadishullin e Krimesë – gjë që ka nxitur një sërë sanksionesh ndërkombëtare kundër saj.

Sot, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë e gjejnë sërish veten duke u përpjekur të kuptojnë se si ta pengojnë presidentin rus, Vladimir Putin, nga pushtimi eventual i Ukrainës.

“Sigurisht se duhet shqetësuar nëse pushton një fuqi bërthamore. Nëse Putin pushton, kjo do të ishte hera e parë nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Rusia, tash e sa javë, ka vendosur pranë kufijve me Ukrainën mbi 100,000 trupa të saj, bashkë me armatim të rëndë. Sipas informacioneve të inteligjencës perëndimore, trupat ndodhen në distancë sulmi.

Rusia i mohon planet për pushtim dhe thotë se NATO-ja është ajo që paraqet kërcënim për sigurinë e saj. Rusia kërkon garanci nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin drejt lindjes dhe se nuk do të pranojë në radhët e saj vendet ish-sovjetike, përfshirë Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara – fuqia më e madhe në NATO – kanë refuzuar në një letër me shkrim kërkesat ruse për zgjerimin e aleancës, por kanë ofruar rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës.

“Ne jemi të hapur për dialog, ne preferojmë diplomacinë dhe jemi të përgatitur të ecim përpara aty ku ka mundësi komunikimi dhe bashkëpunimi, nëse Rusia ndal agresionin ndaj Ukrainës, nëse ndal retorikën nxitëse dhe diskuton për të ardhmen e sigurisë në Evropë në frymën e reciprocitetit”, ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se SHBA-ja nuk i ka marrë parasysh shqetësimet e Rusisë për sigurinë, por ka theksuar se ka hapësirë për të vazhduar dialogun me SHBA-në për këtë çështje.

Në një deklaratë më herët, Lavrov ka thënë se nëse Perëndimi nuk u përgjigjet kërkesave ruse, Kremlini do t’i marrë masat e duhura, por nuk ka specifikuar se cilat mund të jenë ato.

Po, përse Rusia është kaq shumë e fokusuar te Ukraina? Kur në vitin 1991 është shpërbërë Bashkimi Sovjetik, Rusia ka humbur kontrollin e 14 republikave që i ka dominuar më parë. Humbja e Ukrainës, megjithatë, ka qenë më e dhimbshme për të, marrë parasysh lidhjet e gjata midis dy vendeve.

Ukraina, me shekuj, ka qenë pjesë e perandorisë ruse, përpara se të bëhej republikë sovjetike. Vendi tani është duke lëvizur gjithnjë e më shumë kah Perëndimi.

Disa vende perëndimore, përfshirë SHBA-në, Britaninë dhe Kanadanë, janë duke furnizuar Ukrainën me armë mbrojtëse. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk e ka ndërmend të dërgojë trupa në Ukrainë, por ka paralajmëruar se Rusia do të goditet me “sanksione të papara” nëse e sulmon Ukrainën. Ngjashëm kanë paralajmëruar edhe disa aleatë evropianë të SHBA-së.

Dikush mund të vërë në dyshim efektivitetin e sanksioneve, marrë parasysh se Rusia është përballur me masa të tilla edhe pas aneksimit të Krimesë, edhe pas nxitjes së konfliktit separatist në lindje të Ukrainës

dhe këto sanksione nuk e kanë penguar të shkaktojë krizën e tanishme. Megjithatë, kanë pasur ndikim në ekonominë ruse.

Sipas një analize të Këshillit Atlantik, ekonomia ruse nga viti 2014 është rritur mesatarisht për 0.3 për qind në vit, ndërsa mesatarja globale ka qenë 2.3 për qind në vit.

Ekspertët thonë se duhet të ketë unitet dhe koordinim më të madh, nëse paraqitet nevoja për sanksione të reja. Sipas tyre, Rusia vërtet mund të goditet rëndë.

“Flasim për sanksione që vërtet do t’i shkaktonin dëme të jashtëzakonshme ekonomisë ruse, sidomos popullit rus. Do të ishte një goditje e madhe nëse i ndalohet qasja në dollarin amerikan. Ju e dini se shumë rusë i mbajnë paratë e tyre në dollarë, shumë firma ruse operojnë me dollarë”, ka thënë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Olga Oliker, drejtore e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Sipas Saarah Pagung, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, duhet goditur aty ku dhemb. Si cak të sanksioneve ajo përmend: transaksionet financiare, bankat, eksportet dhe teknologjinë e mbrojtjes.

“Kemi parë në vitet 2013, 2014, se shumë evropianë dhe amerikanë e kanë mbivlerësuar logjikën ekonomike mbi atë politike, duke menduar se Rusia nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, sepse kostoja do të jetë shumë e lartë. Ka rrezik që ky skenar në Rusi të përsëritet, andaj nuk jam 100% e sigurt se sanksionet vërtet do ta pengojnë Rusinë. Por, nëse dizajnohen me kujdes, ato mund të kenë ndikim ekstrem në ekonominë ruse, sidomos në sistemin financiar rus”, ka thënë Pagung për Exposenë.

Por, nëse vendosen sanksione të tilla, a do të ketë kundërpasoja për Perëndimin? Për Exposenë është përgjigjur Constanze Stelzenmuller, eksperte e politikave të sigurisë në Institutin Brookings në Uashington:

“Po, rusët mund të na lënë të mërdhijmë në dimër, nëse i mbyllin rubinetat e gazit. Ky do të ishte problem. Do të ishte një gjë shumë e komplikuar dhe e shtrenjtë për t’u zëvendësuar. Do ta rriste po ashtu inflacionin. Por, është e paimagjinueshme të mos i përgjigjemi agresionit ushtarak kundër Ukrainës me sanksione jashtëzakonisht të ashpra”.

Sipas Stelzenmuller, rreziku i luftës është shumë i lartë e, rrjedhimisht, edhe i pasojave shkatërruese. Spas saj, presidenti rus, Vladimir Putin, mund ta ketë humbur lidhjen me realitetin.

“Unë dyshoj se ai është në një situatë të ngjashme siç ka qenë Millosheviç në Serbi. I fiksuar pas armiqësive historike, i fiksuar pas inateve dhe nevojës për hakmarrje. Ai nuk është në gjendje për t’i lexuar homologët e tij perëndimorë dhe nuk është i rrethuar më nga njerëz që e kanë guximin t’i japin këshilla, të cilat nuk i pëlqejnë t’i dëgjojë. Dhe kjo është ajo që në fund e ka sjellë Millosheviçin para Tribunalit për Krime Lufte”.

“Për fat të keq, lufta civile në Jugosllavi ka zgjatur gati një dekadë dhe ka marrë jetën e qindra mijëra njerëzve. Andaj, shpresoj që udhëheqësit perëndimorë ia kanë bërë të qartë Putinit se cili do të jetë çmimi për Kremlinin dhe për të personalisht”, ka thënë Stelzenmuller.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shprehur shqetësimin se pushtimi eventual i Ukrainës edhe mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shtrihet në vendet e NATO-s, që janë në kufi.

NATO-ja ka rreth 4,000 trupa në batalione shumëkombëshe në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni.

“Jam shumë i shqetësuar. Shikoni, e vetmja luftë që është më e keqe se lufta e qëllimshme, është ajo që bëhet pa qëllim. Jam i shqetësuar se kjo mund të dalë jashtë kontrollit shumë lehtë”, ka thënë presidenti amerikan, Biden.

Do të ishte joracionale prej Rusisë nëse do të lejonte që pushtimi eventual i Ukrainës të rrëshqiste edhe në vende të tjera të Evropës, ka thënë Constanze Stelzenmuller, nga Instituti Brookings.

“Mendoj se rusët do të jenë krejtësisht të pamend nëse e zhvendosin agresionin ushtarak kundër një vendi anëtar të NATO-s. Ky do të ishte një rast për Nenin 5 të Traktatit të NATO-s dhe ne do të ndërhynim të gjithë kundër tyre. Atëherë, rusët do të jenë në shumë telashe”, ka thënë ajo.

Neni 5 i Traktatit të NATO-s thotë se sulmi kundër një vendi anëtar, nënkupton sulm kundër gjithë aleancës.

NATO-ja u është përgjigjur gjithashtu me shkrim kërkesave të Rusisë. Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, nuk ka dhënë shumë detaje, por ka thënë se beson në zgjidhje politike të krizës. Megjithatë, ka theksuar se aleatët mbeten të përgatitur për më të keqën.

“NATO beson fuqishëm se tensionet dhe mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dialog dhe diplomaci, jo me forcë ose kërcënim të forcës”, ka thënë Stoltenberg.

Në gjithë këtë vorbull ngjarjesh, deklaratash e paralajmërimesh, nga vetë Kievi – që është cak i dikujt, e shqetësim i të tjerëve – janë bërë thirrje kundër panikut.

“Mbrojeni trupin tuaj nga viruset, trurin nga gënjeshtrat dhe zemrën nga paniku”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në një mesazh drejtuar popullit, më 25 janar.

Lufta në Ukrainë, paralajmërimi i Borrel: Të kemi kujdes Ballkanin

 

Lufta në Ukrainë, 


Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrel ka shprehur hapur shqetësimin e Bashkimit Europian për rrjedhojat e krizës së agresionit rus në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor.

Borrel është shprehur gjatë konferencës përmbyllëse për shtyp në Bruksel në përfunrim të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, se BE-ja i frikesohet impaktit në Ballkanin Perëndimor që mund të ketë agresioni rus në Ukrainë.

Borrel është shprehur se BE-ja frikësohet se Rusia nuk do të ndalet në Ukraine.” Influenca e Rusisë mund të ketë rrjedhoja në vendet si Moldavia dhe Gjeorgjia dhe mund të ketë impakt në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për rrjedhjen e ngjarjeve atje.

Do të kryej një vizitë në Moldavi, siç kreva në Ukrainë. Dhe ne duhet të jemi vigjilentë për imaktin e krizës në Balkanin Perëndimor dhe të shohim qëndrimet e vendeve kandidate nëse ato e njehsojnë qëndrimin e tyre me politikën e jashtme të Bashkimin Europian” është shprehur Borrel.

Gazetari rus ‘kërcënon’ Perëndimin: – Nuk na frikësoni, kemi fuqinë të shkatërrojmë NATO-n dhe SHBA-në.


“… Nëndetëset tona (Ruse) janë të afta të lëshojnë mbi 500 raketa bërthamore, gjë që garanton shkatërrimin e SHBA dhe të gjitha vendeve të NATO-s”.




Gjatë programit të tij të mbrëmjes sonte, prezantuesi i televizionit shtetëror rus Dmitry Kiselyov mbajti një monolog në të cilin shtroi pyetjen: “Pse na duhet një botë nëse Rusia nuk është në të?”

Ai po merrte në konsideratë njoftimin e Presidentit Putin sot se ai po vendos forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë.

“Në total, nëndetëset tona janë të afta të lëshojnë mbi 500 raketa bërthamore, gjë që garanton shkatërrimin e SHBA dhe të gjitha vendeve të NATO-s,” tha ai në emisionin e tij Vesti Nedeli.

“Kjo është sipas parimit ‘pse na duhet një botë nëse Rusia nuk është në të?’ Armët bërthamore të Rusisë shpërndahen gjithashtu nga bombarduesit strategjikë më të shpejtë në botë. Ne nuk do të flasim as për Forcat tona Strategjike të Raketave. Në total, aftësia bërthamore e Rusisë është më e fuqishmja në botë. Tani e gjithë treshja bërthamore e Rusisë është vënë në gatishmëri speciale. Putini i paralajmëroi ata. Mos u përpiqni ta frikësoni Rusinë.”


Rusia Teston raketën bërthamore që Putin e quan ‘më të mirën në botë’

 





Putini kërcënoi me armë bërthamore. –  Shtëpia e Bardhë: E kemi parë shpesh herë ta bëjë një gjë të tillë, por Rusia…


Ukraina ka rënë dakord të mbajë bisedime me Rusinë në kufirin bjellorus, ndërkohë që presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat parandaluese bërthamore ruse në gatishmëri të lartë.

Mes rritjes së tensioneve me Perëndimin lidhur me agresionin rus kundër Ukrainës, zoti Putin i tha të dielën ministrit rus të mbrojtjes që të vendosë forcat bërthamore në një “status të posaçëm të gatishmërisë luftarake” për shkak të “deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës”.

Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se urdhri i Presidentit Vladimir Putin për të vënë forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë është pjesë e modelit të sajimit të kërcënimeve nga Moska për të justifikuar agresionin.

“Ne e kemi parë shpesh atë ta bëjë një gjë të tillë. Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, Rusia nuk ka qenë nën kërcënimin e Ukrainës”, tha të dielën tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki për programin “This Week” të televizionit ABC.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes u tha gazetarëve se vendimi i Rusisë për të vënë në gatishmëri të lartë mekanizmin e saj të frenimit bërthamor ishte “i panevojshëm” dhe “përshkallëzues”.

“Ne kemi bindjen se kemi aftësinë për të mbrojtur atdheun dhe për të mbrojtur aleatët dhe partnerët tanë, përfshirë përmes parandalimit strategjik,” tha zyrtari ndërsa nuk pranoi të diskutonte më tej në detaje se cilat ishin këto aftësi të frenimit bërthamor .

Ndërkohë, presidenti ukrainas Vlodimir Zelenski ra dakord të dërgojë një delegacion në kufirin bjellorus për të filluar bisedimet e paqes me Rusinë pa parakushte.

“Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat,” tha zyra e tij në një deklaratë.

Më herët, zoti Zelenski kishte thënë se do të hynte në bisedimet e paqes me Rusinë, por përjashtoi mundësinë e një takimi brenda Bjellorusisë, pasi Rusia e ka përdorur territprin e këtij vendi për të ndërmarrë sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, theksoi se qeveria ishte e gatshme për bisedime paqeje, por jo e gatshme të dorëzohej, duke shtuar se qeveria ukrainase kishte ngritur padi kundër Rusisë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë.

“Ata po përdorin raketa dhe artileri të rëndë dhe trupa anembanë vendit për të vënë në shënjestër në thelb infrastrukturën civile, spitalet; dhe madje edhe kopshtet e fëmijëve. Dua të them se ata nuk po përjashtojnë asgjë,” tha zonja Markarova për televizionin ABC.


Në një shfaqje fuqie dy muaj pas sulmit të saj ndaj Ukrainës, Rusia testoi një raketë të re balistike ndërkontinentale me aftësi bërthamore, për të cilën presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se do t’i bënte armiqtë e Moskës të ndalonin dhe të mendonin.

Putini u shfaq në TV duke iu thënë nga ushtria se raketa e shumëpritur Sarmat ishte lëshuar për herë të parë në provë nga Plesetsk në Rusinë veriperëndimore dhe goditi objektivat në gadishullin Kamchatka, gati 6,000 km (3,700 milje) larg.

Prova e Sarmatit, në zhvillim prej vitesh, nuk e befasoi Perëndimin, por erdhi në një moment tensioni ekstrem gjeopolitik. Rusia nuk ka marrë ende asnjë qytet të madh që kur dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

“Kompleksi i ri ka karakteristikat më të larta taktike dhe teknike dhe është i aftë të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes kundër raketave. Ai nuk ka analoge në botë dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë. Kjo armë me të vërtetë unike do të forcojë potencialin luftarak të forcave tona të armatosura, do të sigurojë me siguri sigurinë e Rusisë nga kërcënimet e jashtme dhe do të sigurojë ushqim për mendim për ata që, në vapën e retorikës së furishme agresive, përpiqen të kërcënojnë vendin tonë.

Duke shpallur pushtimin tetë javë më parë, Putin bëri një referencë të mprehtë për forcat bërthamore të Rusisë dhe paralajmëroi Perëndimin se çdo përpjekje për të penguar rrugën e tij “do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni hasur kurrë në historinë tuaj”, tha Putin.

Ditë më vonë, ai urdhëroi që forcat bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë.







“Perspektiva e konfliktit bërthamor, dikur e paimagjinueshme, tani është kthyer në sferën e mundësisë,” tha muajin e kaluar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.

Forcat bërthamore të Rusisë do të fillojnë të marrin raketën e re “në vjeshtën e këtij viti” pasi të ketë përfunduar testimi, citoi Tass Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë hapësinore Roscosmos, të thoshte të mërkurën.

Douglas Barrie, bashkëpunëtor i lartë për hapësirën ajrore ushtarake në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se nisja ishte një moment historik i rëndësishëm pas viteve të vonesave të shkaktuara nga çështjet e financimit dhe sfidat e projektimit.

Ai tha se do të nevojiteshin më shumë teste përpara se Rusia të mund ta vendoste atë në vend të raketave të vjetra SS-18 dhe SS-19 që kishin “kaluar shumë nga data e shitjes”.

“I ka krahët e ngrohta deri në 2029”, Edmond Tupja zbulon marrëveshjen e Ramës me SHBA: – Do na bëhen me pasaportë amerikane dhe qentë e macet

 




Edmond Tupja Edi Rama

“I ka krahët e ngrohta deri në 2029”, Edmond Tupja zbulon marrëveshjen e Ramës me SHBA: – Do na bëhen me pasaportë amerikane dhe qentë e macet

21 Prill 2022


Publicisti Edmond Tupja parashikon se kryeministri Edi Rama do ta mbyllë karrierëne  tij si President i Republikës pas ezaurimit të këtij mandati 4-vjeçar si Kryeministër.

I ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma ai thotë se si Kryemninistër i ka krahët e ngrohta pasi ka SHBA pas.

Edmond Tupja: Më vjen turp kur më pyesin sa e ke pensionin, si ti them komshiut me 10 mijë lekë që marr 4-5 fishin e tij

Duke hedhur paralele me Porto Rikon, Tupja nuk e konsideron surprizë faktin se në të ardhmen do të mund të kemi të gjithë pasaporta amerikane.

Tupe: Qeveria Rama i ka krahët e ngrohta. Është bërë marrëveshja me SHBA që këtu është zonë gjeopolitike dhe strategjike, amerikanët mund ta konsiderojnë veten si vendin e tyre. Më kujtohet historia e Porto Rikos, në fund të shekullit XIX-të Spanja, fuqi kolonialiste, jashtëqitje amerikane. SHBA me ta marrë pajisën gjithë banorët e këtij ishulli me psaportë amerikane. Porto Riko u quajt shtet ortak i SHBA. Mos u habitni kur një ditë të shpallemi shtet ortak i SHBA dhe me qitje të largët të bëhemi shteti i 51-të.

Do të kishim të gjithë pasaportë amerikane ndoshta, edhe qentë dhe macet shtëpiake. Por duke lënë mënjanën ironinë, shpërblet ai që qëlloi në atë moment kur u bë kjo marrëveshje, erdhi baza. Rama nuk lëviz nga pushteti. Ka përmendur dy herë në fjalët e tij jo rastësisht vitin 2029. Këtë mandat do ta mbarojë deri në 2025 dhe pastaj do jetë President nëse nuk është aq i babëzitur sa të bëhet përsëri Kryeministër. Dhe pastaj do të shkojë të merret me pikturë siç e ka deklaruar dhe vetë dikur në Francë.Kjo është marrëveshja që është bërë kështu që ai ndihet i sigurt deri në 2029.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...