Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/06/10

Organizimi në Kosovë, shqiptarët, bashkë në Prizren për 144-vjetorin e lidhjes

 

KR LIDHJA frame 0 1280x720

Kryetarët e komunave dhe bashkive shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës janë mbledhur në Prizren për ta shënuar 144-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ata janë pritur i pari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të cilët së bashku ecën nëpër qytetin e Prizrenit për t’u ndalur në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku u mbajt edhe manifestimi qendror.

Në fjalimet e rastit ata vlerësuan se nevojitet krijimi i më shumë urave te bashkëpunimit në mes të vendeve dhe se ky takim duhet të shërbejë për lidhje të reja në mes të shqiptarëve.

Qytetarët e pranishëm ishin tepër entuziastë për këtë organizim. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj tha se ky takim duhet të shërbejë për intensifikim të marrëdhënieve në mes te komunave shqiptare me qëllim të përmirësimit të mirëqenies se qytetarëve.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se synohet rritja e bashkëpunimit në mes të shqiptarëve dhe mes komunave që përfaqësojnë.

Historianët sollën fakte rreth kësaj ngjarjeje që shënoi edhe kthesën e madhe të shqiptarëve për bashkim.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pati disa kërkesa për Shqipërinë, që të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike. Nga ana e tij kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi kërkoi interesim më të madh nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për shqiptarët e Luginës.

Scholz nis vizitën dyditore në Ballkan. Ndalesa e parë në Kosovë, takim me kryeministrin Kurti

 

11 PRILL 2022 RAMA SCHOLZ frame 20244 1280x720

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, nis sot vizitën e tij të parë në Ballkanin Perëndimor. Shteti i parë që do të vizitojë është Kosova, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Kancelari pritet të takojë edhe kontingjentin gjerman të trupave të KFOR-it.

Në fokus të vizitës, do të jetë perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Më 4 maj, kryeministri Kurti ishte në Gjermani për një vizitë zyrtare me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Në një konferencë të përbashkët pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, Scholz theksoi se çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen hap pas hapi, për të mundësuar paqe dhe stabilitet rajonal.

Mes të tjerash, Scholz pati theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe krijimit të një tregu të përbashkët rajonal brenda Procesit të Berlinit.  

Po të premten, kancelari gjerman do të vizitojë edhe Beogradin, ndërsa të shtunën do të ndalojë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor.

Scholz habit presidentin serb, Vuçiç: BE nuk na ka kërkuar kurrë njohje reciproke me Kosovën

 Pas Prishtinës, ndalesa e radhës e kancelarit gjerman ishte Beogradi. Olaf Scholz u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin pati një shkëmbim qëndrimesh mjaft të hapur dhe drejtpërdrejtë.

Vuçiç u shpreh i habitur nga deklaratat e Scholz në Prishtinë dhe tha se Bashkimi Europian nuk i ka kërkuar kurrë Serbisë njohje reciproke me Kosovën në procesin e dialogut.

“Askush nuk ka folur ndonjëherë për njohje reciproke, përveç amerikanëve që e miratuan atë doktrinë saktësisht tre vjet më parë”, tha presidenti serb.

Kancelari tha se qëndrimi i Gjermanisë për çështjen e Kosovës është i qartë dhe i njohur prej vitesh, teksa bëri thirrje që në dialog të ketë përparim.

“Hap pas hapi, të dyja palët duhet të kontribuojnë në të dhe janë përgjegjëse për të mos bllokuar asgjë”, u shpreh Scholz në Beograd.

Ai gjithashtu nxiti Serbinë që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për të dënuar luftën e saj në Ukrainë. Përgjigja e Vuçiç ishte e prerë: Serbia ka qëndrim tjetër për sanksionet ndaj Rusisë dhe nuk do të ndryshojë”.

Studiuesit anglezë propozojnë insekte dhe larva në mensat e shkollave fillore

 

Larvat e mizave, karkalecat, milingonat, krimbat e miellit dhe dy mijë lloje të tjera insektesh, në vend të mishit dhe sojës. Një ekip profesorësh nga Universiteti i Cardiff dhe Uwe i Bristolit po përfundon një studim mbi burimet e mundshme të proteinave, për të plotësuar ose zëvendësuar ato shtazore me bimore, në mensat e shkollave fillore në Mbretërinë e Bashkuar.

Qëllimi i tyre është për një dietë të re që është më shumë e qëndrueshme dhe ekologjike. Ndër propozimet, ushqimet e bazuara në insekte, si krimbat e mëndafshit dhe larvat e skuqura, dhe Vexo, një lloj salce që kombinon insektet dhe proteinat bimore. Këto gatime do të mund të hyjnë në shkollat ​​angleze në një të ardhme jo shumë të largët.

“Ne duam që fëmijët të mendojnë për proteinat alternative si gjëra reale – thotë dr. Christopher Bear i Universitetit të Cardiff-it – insektet e ngrënshme tani janë pjesë e dietës së rreth dy miliardë njerëzve në mbarë botën dhe i përkasin traditave të kuzhinës prej shumë kohësh.”

Njihuni me liqenin më të ndotur në botë, ku është e pamundur të mos sëmuresh

 


Në qoftë se ujërat e liqenit pranë shtëpisë tuaj nuk ju duken të volitshme, duhet të njiheni me liqenin më të ndotur në botë, madje ndoshta në përgjithësi me pikën më të ndotur të planetit.

Jemi në Rusinë qendrore, mijëra kilometra larg nga kryeqyteti Moska, po relativisht afër nga Yekaterinburg, një nga qytetet më të rëndësishme dhe të përparuara të Rusisë.

Por pak më në jug se metropoli me gati 1 milion e gjysmë banorë, ndodhet një zonë që deri në vitet 90 ka qenë totalisht e mistershme, dhe ku vetëm pak të autorizuar mund të aksesonin.

Është qyteti i Ozersk, aty ku Moska vendosi në vitet 40 të prodhojë lëndën që i duhej për prodhimin e arsenaleve bërthamore, veçanërisht plutoni që prodhohej pikërisht në centralin bërthamor të Mayak.

Në afërsi të centralit ndodhej një liqen mesatar me emër Karachay, një vend ku punëtorët aty e përdornin për relaksim. Por në 1957, një aksident i tmerrshëm, për disa edhe më i madh se ai i Çernobilit 30 vjet më vonë mbushi liqenin me tonelata pluton dhe mbetje radiokative.

Gjatë viteve, uji radioaktiv u shpërnda në ujërat përreth, ndërkohë qe ndotja dhe thatësira zvogëluan ndjeshëm dimensionet, aq sa sot liqeni praktikisht është zhdukur.

Niveli i radioaktivitetit aty cilësohet si 200 mijë herë më i madh se ai normal, aq sa do të mjaftonte më pak se një orë aty për të gjetur vdekjen.

Banorët që për punë ose pamundësi ekonomike jetojnë ende përreth asaj zone, kanë 21% më shumë të marrin një tumor sesa mesatarja ruse, 25% me shumë mundësi për deformime të të porsalindurit dhe raste të dyfishuara leucemie.

“Serbia të hapet ndaj Kosovës”, Kurti: Nuk ka “Ballkan të Hapur” pa trajtim të barabartë

 

KR KURTI OPEN SERBIA frame 1827 1280x720

Kosova refuzon ftesën për nismën “Ballkani i Hapur”. “Është Serbia që duhet të hapet ndaj Kosovës”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë një eventi në Prishtinë.

Kreu i qeverisë shprehu edhe njëherë qëndrimin kundër, duke zbuluar si e lexoi ai mesazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në samitin e Ohrit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë thënë shumë qartë se pa qenë gjashtë shtetet aty, nuk ka themelim të ashtuquajturit ‘Ballkan të Hapur’. Ballkani është i hapur ndaj Bashkimit Europian, duhet të jetë plotësisht i hapur edhe ndaj NATO-s, pasi nuk është i hapur ndaj NATO-s për shkak të qëndrimit të fqinjit tonë verior dhe Republikës serbe në Bosnje, të cilët po e mbështesin Kremlinin në agresionin ushtarak ndaj Ukrainës”, tha Kurti.

Nisma e vetme që mbështet Kurti është ajo e Procesit të Berlinit, teksa për ta rigjallëruar atë po angazhohet vetë kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili gjatë të premtes do vizitojë Kosovën.

“Një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit, ku jemi të gjithë të barabartë dhe ku përshpejtohet anëtarësimi i të gjitha vendeve, duke u bazuar në respektimin e sundimit të ligjit, demokratizmit, luftimit të korrupsionit dhe ballafaqimit me të kaluarën”, shtoi kryeministri.

Përgjigje pati edhe për ofertën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për këmbimin e qymyrit me energji elektrike.

“Kjo është një përpjekje e presidentit autoritar të Serbisë që të kalojë nga projekti i dështuar i shkëmbimit të territoreve, në këtë të shkëmbimit të qymyrit. Pra në vend të territorit të Kosovës, po kërkon qymyr nga Kosova, por ai duhet që të njoh pavarësinë e Kosovës, t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës nga regjimi i Millosheviçit në Kosovë dhe duhet të distancohet nga presidenti despotik, Putin, përveçse nga Millosheviçi, ministër i të cilit ka qenë atëherë”, përfundoi kreu i qeverisë së Kosovë.

Kurti adresoi dhe akuzat e opozitës se nuk është veteran i vërtetë lufte, duke saktësuar se ka punuar në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi.

Albin Kurti: NATO të qëndrojë në Kosovë, derisa Kosova të futet në NATO

 

KURTI LIVE frame 10117 1280x720

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë, për të ruajtur sigurinë e shtetit, sidomos me klimën e krijuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Duke pasur parasysh lidhjet e Serbisë me Rusinë, konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Kemi nevojë për NATO-n në Kosovë, deri atëherë kur Kosova të futet në NATO. Nuk mund të krijohet vakum paqeje dhe sigurie”, tha Kurti në një konferencë të përbashkët për mediat me Kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili vizitoi këtë të premte Prishtinën.

Kurti i kërkoi Kancelarit gjerman, që të udhëheqë vendet e Ballkanit Perëndimor në vijimin e Procesit të Berlinit. Kurti, i cili është shprehur disa herë kundër Ballkanit të Hapur, theksoi edhe një herë se qeveria e tij është e përqendruar vetëm Procesi i Berlinit. “Kancelarin e njoftova për rëndësinë që Kosova i kushton Procesit të Berlinit, si mundësia më e mirë e integrimit të rajonit në BE. Nxisim çdo vend që të angazhohet për tregun e përbashkët europian. Kosova u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të nënshkruajnë marrëveshjet nga të cilat do të përfitojnë qytetarët. Presim që Procesi i Berlinit të vijojë nën udhëheqjen tuaj. Në këtë kohë të pasigurisë, mbështetja gjermane do të na ndihmonte edhe më shumë në prezantimin e mundësive për investitorët e huaj”, tha Kurti.

Kurti sulmoi edhe një herë Serbinë, duke e akuzuar se po pengon vijimin e dialogut. “Serbia fatkeqësisht po vazhdon të bllokojë zgjidhjet që ne i ofrojmë, edhe në marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit”, tha Kurti.

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...