Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/11/16

Rrjetet e shërbimeve sekrete dhe ndikimi rus në Bullgari


Në Bullgari përpjekja për ballafaqimin me të kaluarën e sigurimit të shtetit komunist nuk ka sjellë thuajse asnjë rezultat. Klikat e vjetra vazhdojnë të kenë ende pushtet të madh. Ato u shërbejnë interesave ruse.


Ndikimi i shërbimeve sekrete ruse në Bullgari

Ndikimi i shërbimeve sekrete ruse në Bullgari

Edhe 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit fuqia e ish sigurimit të shtetit (DS - Darshawna Sigurnost) në Bullgari është ende e pathyeshme. Punonjësit e tij të dikurshëm kanë pozicione me ndikim në politikë, ekonomi dhe shkencë dhe ndërhyjnë me zell në politikën e këtij vendi anëtar të BE. Edhe pse qeveria i hapi arkivat e sigurimit të shtetit, kur vendi hyri në BE para 15 vjetësh, dhe e bëri të detyrueshëm shqyrtimin e kandidatëve për të gjitha postet e zgjedhura dhe të emëruara.

Ekaterina Bonçeva, anëtare e komisionit KOMDOS, duke folur për rishikimin e arkivave

Ekaterina Bonçeva, anëtare e komisionit KOMDOS, duke folur për rishikimin e arkivave

Ekaterina Bonçeva, anëtare e komisionit KOMDOS përgjegjës për arkivat dhe rishikimet, zgjedhur nga parlamenti që në vitin 2007, thotë për DW: "Kemi krijuar një arkiv me 16 kilometra dosje, të cilat janë në dispozicion për publikun. Kemi dhënë dëshmi, që i gjithë sigurimi i shtetit ka qenë një polici brutale politike. Dhe u kujdesëm që politika në prapaskenë dhe shantazhet me dosjet e fshehta të mernin fund”.

Megjithatë, thotë Bonçeva, pak ka ndryshuar. Ende ish-punonjësit e shërbimit sekret ndikojnë në politikën dhe shoqërinë bullgare - me ndihmën ruse. "Ata kurrë nuk i kanë shërbyer sigurisë kombëtare të Bullgarisë, por vetëm regjimit komunist dhe KGB-së”, thotë Bonçeva. Në fakt në vitin 1972 ministri i atëhershëm i brendshëm Dimitar Stojanov e pati cilësuar me krenari DS-në bullgare si një "degë rajonale të KGB-së". Prandaj edhe sot rrjetet ende aktive të ish agjentëve përbëjnë për Bullgarinë një problem lojaliteti.

Mosbesimi ndaj shërbimeve sekrete

Kjo u bë e qartë së fundmi me sulmin rus në Ukrainë. Qarqe qeveritare të mirëinformuara në Sofje, që kërkojnë nga DW t`u ruhet anonimiteti, thonë se analizat dhe parashikimet e shërbimeve sekrete në atë kohë kanë qenë shumë të fokusuara tek Rusia. Kështu që u mbivlerësua tërësisht potenciali i ushtrisë ruse. Duke nënvlerësuar vullnetin e Ukrainës për mbrojtje dhe aftësitë e ushtrisë së saj, u bënë vlerësime të pasakta. "Në fillim ata njoftuan se nuk do të kishte luftë, pastaj se gjithçka do të përfundonte brenda dy ditëve dhe se Bullgaria duhej të qëndronte më së miri neutrale". Në shkurt 2022 deputetë nga fraksionet e atëhershme të koalicionit qeveritar kërkuan hetime, për të sqaruar nëse shërbimet e kishin mashtruar qëllimisht qeverinë.

Spionage-Forscher Dr. Christopher Nehring in Sofia

Dr. Christopher Nehring studiues i spiunazhit

"Shërbimet e sigurisë duhet të jenë sistemi imunitar i një shteti. Por në shërbimet tona ndihet kudo ndikimi i fshehtë i Rusisë", thotë Hristo Ivanov, deputet dhe bashkëkryetar i aleancës, Bullgaria Demokratike (DB). Kjo mund të jetë edhe një arsye, përse shërbimet sekrete pengojnë verifikimin ligjor të personelit të tyre nga KOMDOS. Nga ata pak punonjës, të dhënat e të cilëve iu dorëzuan KOMDOS-it, rezultoi se rreth gjysma kishin spiunuar për sigurimin e shtetit komunist, shpesh me trajnime speciale në Moskë.

Spiunë dhe gjeneralë

Si në rastin e Ilija Iliev-it, i cili drejtonte një rrjet spiunazhi rus, që u zbulua vetëm në mars 2021. Ai kishte punuar që në vitet 1980-të për shërbimin e fshehtë të ushtrisë së atëhershme sovjetike, tani ruse GRU, ku kishte bërë edhe trajnim. Video-regjistrimet dhe bisedat e përgjuara tregojnë se për vite me radhë ai, së bashku me punonjës të tjerë të shërbimit sekret, të ministrisë së mbrojtjes dhe të parlamentit, u kishte shitur oficerëve të tij të lartë në ambasadën ruse dokumente top-sekret të NATO-s.

Valentin Zankov, u arrestua në mars 2022

Valentin Zankov, u arrestua në mars 2022

Rasti i Valentin Zankow. Gjenerali i rezervës u arrestua në mars 2022, vetëm disa javë pas sulmit rus në Ukrainë. Akuza: spiunazh për Rusinë. Që nga viti 1982 Zankov kishte punuar në shërbimin e zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm dhe ishte trajnuar po ashtu në Moskë. Kjo nuk e pengoi të bënte karrierë në Bullgarinë postkomuniste. Ai u ngrit deri në shef sektori në ministrinö e Mbrojtjes dhe u bë madje edhe atashe ushtarak në Londër dhe Uashington. Sipas aktakuzës Zankov i kishte dorëzuar sekretarit politik të ambasadës ruse në Sofje dokumente sekrete. "Valjo spiuni", siç quhej ai nën zë, nuk e fshihte simpatinë e tij për Rusinë. Ai jo vetëm kritikonte hapjen e arkivave komuniste, por paralajmëronte edhe për gjoja përgatitje të sulmeve të NATO-s kundër Rusisë.

Prandaj mosbesimi ndaj ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta është i rrënjosur thellë në shoqërinë dhe politikën bullgare. "Arsyet për këtë janë mungesa e reformave dhe fakti që punonjësit e inkriminuar nuk u larguan”, vlerëson Hristo Ivanov. Kështu që kuadrot e vjetër kanë patur mundësinë të përcjellin mendimin dhe mentalitetin e tyre tek brezi tjetër.

Nacionalizmi dhe politika e jashtme

Edhe në politikën e jashtme bullgare kuadrot e vjetër të sigurimit të shtetit janë aktivë prej dekadash dhe ofrojnë një portë për ndikimin rus. Në dhjetor 2021 për shembull ministrja e jashtme e atëhershme Teodora Gençovska donte të merrte në stafin e saj katër ish punonjës të DS-së. Por kjo u pengua nga kryeministri i atëhershëm reformator Kiril Petkov.

Që në vitin 2010 një verifikim i elitave të politikës së jashtme nga Komisioni KOMDOS arriti në një rezultat tronditës: 201 nga 593 zyrtarë të lartë dhe 205 nga 467 ambasadorë kishin punuar më heret për shërbimin sekret komunist.

201 nga 593 zyrtarë të lartë bullgarë kishin punuar dikur për shërbimin sekret komunist

201 nga 593 zyrtarë të lartë bullgarë kishin punuar dikur për shërbimin sekret komunist

Se si këto rrjete ndikojnë në politikën e jashtme bullgare dhe promovojnë kështu interesat ruse, e tregon grindja për historinë dhe identitetin me Maqedoninë e Veriut. Këtu nuk janë vetëm rrjetet e vjetra të DS në ministrinë e Jashtme dhe në rrethin e këshilltarëve të presidentit Rumen Radev, që qëndrojnë prapa bllokadës bullgare për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Edhe partitë nacionaliste bullgare, që nxisin vazhdimisht konfliktin, janë "të mbushura me kuadro të vjetër të sigurimit të shtetit dhe me grindjen me Maqedoninë e Veriut u shërbejnë interesave strategjike të Rusisë në Ballkan”, thotë Ekaterina Bonçeva.

Një shembull i tillë është ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, nacionalisti bullgar Krazimir Karakaçanov, i cili në vitet 1980 punonte për KGB-në si agjenti "Ivan". Pasi partia e tij VMRO u zvenit dhe ra në harresë, vendin e saj e zuri partia Rilindja, që arriti dhjetë përqind në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit 2022. Edhe ajo ndjek një politikë agresive nacionaliste, edhe ajo ka ish anëtarë të sigurimit të shtetit në radhët e veta dhe mban qëndrim të hapur pro-rus si në debatin për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për luftën në Ukrainë.

"Duhet ndryshuar mentaliteti"

Nuk është për t'u habitur, që përveç Partisë Socialiste Bullgare (BSP), janë kryesisht forcat nacionaliste ato të kërkojnë pa ndërprerje dhënien fund të verifikimit të punonjësve të vjetër të sigurimit dhe mbylljen e arkivave komuniste. "Unë nuk jam optimist për zbardhjen e së kaluarës”, thotë Hristo Ivanov. "Në krizën aktuale e të vazhdueshme politike është e vështirë të imagjinohen konstelacione qeverisëse, që dëshirojnë me të vërtetë të merren me këtë çështje.”

Propozimet, që duan ta bëjnë verifikimin e lidhjeve me shërbimet e vjetra sekrete komuniste pjesë obliguese të një kontrolli të tërësishëm për lojalitetin dhe sigurinë dhe që duan ta shndërrojnë komisionin KOMDOS në një institut të kujtesës kombëtare, bien prej vitesh në veshë të shurdhër. Megjithatë deputetja Ekaterina Bonçeva këmbëngul në rëndësinë e Komisionit KOMDOS dhe punën e tij edukative: "Kemi ndërtuar një institucion stabil dhe i kemi treguar publikut se kush ka pasur lidhje me DS-në. Këto zbulime duhet të vazhdojnë, nevojitet ndryshimi i mentalitetit të elitës politike!"

NATO: Shpërthimi në Poloni ishte rikoshet


Nuk është i nevojshëm aktivizimi i nenit 5 të Traktatit të NATO-s, por fajin e ka Rusia, bëhet e ditur pas mbledhjes së ambasadorëve të NATO-s

    
Polen mutmaßlich russischer Raketeneinschlag

*) NATO fajëson Rusinë për sulmin me raketa në Poloni, por e sheh shkakun në një rikoshet të një rakete ukrainase. "Ne nuk kemi asnjë provë se ky ishte një sulm i qëllimshëm," tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg pas një takimi urgjent të Këshillit të NATO-s, të mërkurën, në Bruksel. Por ajo që ne dimë është se arsyeja e vërtetë e incidentit është lufta ruse në Ukrainë”. Hetimet nuk janë përmbyllur, por ka shumë të ngjarë që të ketë qenë një raketë kundërajrore ukrainase që ka rënë aksidentalisht në territorin polak. "Por ky nuk është faji i Ukrainës”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg: Fajin e ka Rusia

Stoltenberg theksoi se ishte mjaft i shqetësuar për incidentin e së martës në mbrëmje. Por shtoi se është bërë gjithashtu e qartë se "NATO është e gatshme të veprojë me qetësi dhe vendosmëri.

Stoltenberg nuk donte të jepte asnjë detaj në lidhje me hetimin, për shembull nëse kishte qenë në atë moment edhe ndonjë raketë ruse afër vendit të ngjarjes. Por shtoi se në përgjithësi, incidenti tregon se lufta e agresionit rus krijon "situata të rrezikshme".

Por NATO është e përgatitur për incidente të tilla”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm. Goditja e raketës në territorin e shtetit të NATO-s të Polonisë fillimisht shkaktoi frikën se do të ishte nevoja e aktivizimit të nënti 5 të Traktatit të NATO-s. Në bazë të këtij neni, e gjithë aleanca ndihet e sulmuar nëse preket vetëm njëri nga 30 shtetet anëtare.

Gjermania i ofron ndihmë Polonisë

Siç bëri të ditur të mërkurën, 16.11. '22, në Berlin, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Christian Thiels, Gjermania i ka ofruar Polonisë ndihmë në vëzhgimin e hapësirës ajrore.  "Kjo mund të fillojë qysh nesër, nëse e dëshiron Polonia”, tha Thiels në Berlin në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë federale.

Christine Lambrecht, ministrja gjermane e mbrojtjes duke biseduar me anëtarë të kabinetit të saj.

Christine Lambrecht, ministrja gjermane e mbrojtjes duke biseduar me anëtarë të kabinetit të saj.

Ndihma synon të forcojë patrullimin ajror me avionë gjermanë Eurofighter:  "Avionët nuk duhet të zhvendosen në Poloni për këtë. Patrullat mund të kryhen nga bazat e forcave ajrore gjermane”, tha zëdhënësi i ministrisë.

Sipas presidentit lituanez Gitanas Nauseda, goditja e raketës në Poloni nuk e ndryshon nivelin e kërcënimit ushtarak. Por ai tregon se nevojitet sa më shpejt vendosja e sistemeve kundërajrore në krahun lindor të NATO-s. "Lituania do të mbështesë në mënyrë aktive përdorimin e mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit polako-ukrainas." Kjo vlen edhe për pjesën tjetër të krahut lindor.

Orhan Pamuk,Nobelisti i botës së tretë,përfaqëson njerëzit e botës së tretë “jo me realizëm magjik të sheqerosur, por me demonët, prapësitë dhe tmerret e tyre, që i bëri ata më pak viktima dhe më shumë njerëzorë”.

Akademik Flori Bruqi,PHD.


Stambolli ka një virtyt të veçantë për të përmbledhur më të mirat e Perëndimit dhe Lindjes. Një nga qytetet e pakta që unë di të jetë në gjendje të mbajë shpirtin e tij të paprekur për kënaqësinë e vizitorëve, por që nga ana e tij hapet për erërat e reja që vijnë nga ai kufi natyror midis Evropës dhe Azisë.

Duhet të jetë diçka e një karakteri tipik për istanbulin, sepse Orhan Pamuk  i cili  vepron si një shkrimtar me të njëjtën kapacitet simbiotik që përfundon të jetë absolutisht i dobishëm për letërsinë e tij. Tregime që i drejtohen traditës muslimane me respekt, por me një aspekt të caktuar kritik. Padyshim një autor shumë i nevojshëm për të ngritur këtë aleancë qytetërimesh, nëse është e mundur në një botë të ndyrë.

Sido që të jetë, kur dialogu nuk mbaron së punuari, ndoshta monologu i brendshëm tek i cili mund të të çojë një letërsi e përkushtuar, por kritike si ajo e Orhanit, mund të të ndihmojë shumë. Dhe atë që ky autor me narracionin mund të cilësohet si i rastësishëm, i angazhimit mbi atë profesional, siç e ka njohur vetë ai. Kindshtë si të dëshirosh të jesh shkrimtar për të treguar perspektivën tënde mbi botën. Dhe kjo nuk është njësoj si të shkruash sepse diçka të detyron ta bësh atë nga brenda .

Orhan Pamuk konsiderohet si një prej shkrimtarëve më të njohur në Turqi. Në romanet e tij ai ngre ura mes traditave të orientit dhe ndikimeve nga Evropa e pasqaruar

Shkrimtari Orhan Pamuk

Shkrimtari Orhan Pamuk

Kush ka një vitrinë libri në dhomën e pritjes me siguri që ka një apo disa libra të Orhan Pamukut. Libri 'Kështjella e bardhë' është një vepër e cila fillon si një roman avanturist:"Nga Venediku në Napoli udhëtimi jonë kaloi sikur të ishim dërguar me anijet turke. Ne ishim tre veta që po udhëtonim bashkë".

Burri, i cili flet këtu është një venecian i ri. Ai është marrë peng, dërgohet në Stamboll dhe i shitet një zotërieu otoman. Por skallvi arrin të bëj një karrierë në Stamboll sepse është i shkolluar. Duke punuas si mjek popullor ai shëron të sëmurët dhe shkëmben mendime intelektuale me zotërinë e tij; në fund nuk është më e qartë se kush është skllavi e kush zotëriu.

Aq sa duhet për librat e tij, po aq shumë Orhan Pamuk refuzohet nga qarqet nacionaliste. Ai nuk ka frikë nga kritika, ai përzihet gjithkund. Orhan Pamuk flet për tabutë: "Në këtë vend kishte më herët një numër të konsiderueshëm të qytetarëve jomyslimanë. Ata sot nuk ndodhen më këtu, a nuk duhet ne që të mos flasim për këtë? Më herët në këtë vend kanë jetuar 100 mijë armenë, ne duhet të kultivojmë një kulturë që na mundëson të flasim lirisht për këtë".

Për shkak të fjalive të tilla shpesh herë Pamuk është ndodhur me njërën këmbë në burg. Orhan Pamuk dhe politika. Por në radhë të parë Orhan Pamuk është shkrimtar, një shkrimtar i cili turqëve u flet nga shpirti, ai e përshkruan se si është këtu dhe si është para shkeujsh, këtu ku Evropa takohet me Azinë, ku përplasen ndikimet nga perëndimi dhe orienti: "200 vitet tona të fundit janë histori e urdhërave nga lart dhe e modernizimit të detyruar nga pushteti si dhe rezistenca ndaj tyre nga pjesa konservative e shoqërisë. Ne turqit jemi thelluar aq shumë në këtë dramatikë historike sa që nga ajo është krijuar një lojj i ri i romanit i cili është unikat. Ky është romani perëndimoro-lindor. Romani im 'Kështjella e bardhë' bën pjesë aty. Ajo çfarë sot bota e quan konflikt perëndim-lindje, bota turke e përjeton që 200 vjet pasi që ajo ndodhet në këtë pjesë, mes lindjes dhe perëndimit".

Orhan Pamuk para një viti është shpërblyer edhe me çmimin e paqës së librit të libarive gjermane ndërsa tani edhe me Çmimin Nobel për letërsi. Por ka diçka që ai ende e dëshiron nga zemra:"Përkundër gjuhës sime së parehatshme unë do të isha me dëshirë shkrimtari i parë turk që për këtë nuk do të duhet të shkoj në burg. Për këtë do të isha krenar".

NETËT E MURTAJËS

Çdo shkrimtar që respekton veten ka hetuar mundësitë e atyre që dikur ishin epidemi dhe tani, nëpër botën globale, janë gjithmonë pandemi. Për shkak të atyre sprovave të kohëve të largëta midis infeksioneve lokale, analizohet sot se çfarë shpërthen ky lloj viral që kërcënon të na çojë përpara. Nga më i vogli, ishulli Minguer në një planet të tërë u kthye në atë pikën e vogël ku gjithçka përqendrohet për mirë ose për keq...

Prill 1901. Një anije niset për në ishullin Minguer, perla e Mesdheut lindor. Në bord janë Princesha Pakize Sulltan, mbesa e Sulltan Abdülhamit II dhe bashkëshorti i saj i fundit, Dr. arriti në kontinent. Në rrugët e gjalla të kryeqytetit portual, askush nuk mund ta imagjinojë kërcënimin dhe as revolucionin që do të ndodhë.

Që në ditët tona, një historian na fton të shohim muajt më shqetësues që ndryshuan rrjedhën historike të këtij ishulli osman, të shënuar nga ekuilibri i brishtë mes të krishterëve dhe myslimanëve, në një histori që ndërthur historinë, letërsinë dhe legjendën.

Në këtë vepër të re Nobel, e destinuar të bëhet një nga klasikët më të mëdhenj të murtajës, Pamuk gërmohet në pandemitë e së kaluarës. Las noche de la peste është historia e mbijetesës dhe e luftës së disa protagonistëve që merren me ndalimet e karantinës dhe paqëndrueshmërisë politike: një histori epike emocionuese me një atmosferë mbytëse ku kryengritja dhe vrasja bashkëjetojnë me dëshirën për liri, dashuri dhe akte heroike.


Përmbledhje: Fatma, e shoqëruar nga xhuxhi Rexhep, djali i paligjshëm i burrit të saj të ndjerë, një mjek i dështuar, alkoolik dhe mendjehapur, ende jeton në shtëpinë ku ajo u transferua kur të dy vendosën të largoheshin nga Stambolli në fillim të revolucionit të vitit 1908 Fëmijët e tyre kanë vdekur, por ajo ka tre nipër e mbesa që e vizitojnë çdo verë.

Faruk, më i madhi, është një historian gruaja e të cilit është braktisur dhe që gjen në alkool një qetësues efektiv për mërzinë e tij; Nilgün, një grua e re ëndërrimtare dhe idealiste që dëshiron një revolucion shoqëror që nuk vjen dhe egërsia e së cilës do t'i sjellë asaj më shumë se një problem; dhe i riu Metin, një gjeni matematikor që dëshiron të emigrojë në Shtetet e Bashkuara për t'u pasuruar.Ajo që fillon si një aventurë e pafajshme dhe e papërmbajtur, së shpejti evolon në dashuri të pakufishme, dhe më vonë, kur Füsun zhduket, në një melankoli të thellë. Në mes të marramendjes që prodhojnë ndjenjat e tij, Kemalit nuk i duhet shumë kohë për të zbuluar efektin qetësues që kanë mbi të objektet që dikur kalonin nëpër duart e saj.

Kështu, sikur të ishte një terapi për sëmundjen që e mundon, Kemal merr të gjitha sendet personale të Füsun që i vihen në majë të gishtave. Muzeu i Pafajësisë është një katalog i trilluar në të cilin çdo objekt është një moment i asaj historie të madhe dashurie....Alsoshtë gjithashtu një turne udhëzues i ndryshimeve që kanë tronditur shoqërinë e Stambollit nga vitet XNUMX e deri më sot. Por mbi të gjitha, është një ekspozitë e talenteve nga një shkrimtar i cili, ashtu si personazhi i tij, ka kaluar vitet e fundit duke ndërtuar një muze kushtuar një prej historive më verbuese të dashurisë në letërsinë bashkëkohore.

SHTËPIA E HESHTJES

Një portret familjar dhe brezash për të rindërtuar vetë Stambollin. Motivet dhe rrethanat e disa personazheve që bëhen konfliktet më latente në kryeqytetin turk dhe lëvizjet e tyre mbrapsht nga tradita perëndimore në atë myslimane ...

 Fatma, e shoqëruar nga xhuxhi Rexhep, djali i paligjshëm i burrit të saj të ndjerë, një mjek i dështuar, alkoolik dhe mendjehapur, ende jeton në shtëpinë ku ajo u transferua kur të dy vendosën të largoheshin nga Stambolli në fillim të revolucionit të vitit 1908 Fëmijët e tyre kanë vdekur, por ajo ka tre nipër e mbesa që e vizitojnë çdo verë.

Faruk, më i madhi, është një historian gruaja e të cilit është braktisur dhe që gjen në alkool një qetësues efektiv për mërzinë e tij; Nilgün, një grua e re ëndërrimtare dhe idealiste që dëshiron një revolucion shoqëror që nuk vjen dhe egërsia e së cilës do t'i sjellë asaj më shumë se një problem; dhe i riu Metin, një gjeni matematikor që dëshiron të emigrojë në Shtetet e Bashkuara për t'u pasuruar.Të gjithë ata, për arsye të ndryshme, duan që gjyshja ta shesë shtëpinë. Përmes kujtimeve të Fatmës dhe mendimeve të nipërve, Pamuk na ofron njëqind vitet e fundit të historisë së popullit turk deri në shpalljen e Evrenit, ndërsa fliste për kërkimin e rrënjëve, nevojën për ndryshime shoqërore dhe balancën e vështirë midis traditës dhe asaj perëndimore. ndikim.

EMRI IM ËSHTË ROJO

Për shumë të tjerë ky roman është vepra e madhe e Pamuk. Një zhanër policie që flirton me historikun, një mister, një vrasje dhe rrethanat e veçanta të një Perandorie Osmane me një sulltanat që zgjati deri në mesin e shekullit të XNUMX -të.

Një roman që mund të të kapë nga karakteri i tij enigmatik, por që të tërheq edhe nga historia e dashurisë që rrëshqet mes faqeve të tij. Shtojmë intensitetin e seksualitetit, interstikat e pushtetit dhe luftën kundër të pamundurës dhe përfundojmë duke shijuar një roman total

Përmbledhje: Sulltani u ka kërkuar artistëve më të njohur të vendit një libër të mrekullueshëm që feston lavditë e mbretërisë së tij. Detyra juaj do të jetë të ndriçoni atë punë në stilin evropian. Por meqenëse arti figurativ mund të konsiderohet një shkelje e Islamit, komisioni bëhet qartë një propozim i rrezikshëm.

Elita qeverisëse nuk duhet të dijë qëllimin ose natyrën e atij projekti dhe paniku shpërthen kur një nga miniaturistët zhduket. E vetmja çelës për zgjidhjen e misterit - ndoshta një krim? - qëndron në miniaturat e papërfunduara.

      Një figurë polemike, shkrimtari britanik me origjinë indiane, çmimi “Nobel” për letërsi 2001, lindi më 17 gusht 1932. Tashmë dihet botërisht që Sir Vidia Naipaul ishte një shkrimtar i përsosur i fjalisë angleze, një mjeshtër i stilit dhe tregimtar me një sy të ftohtë dhe të qartë për ironitë, tragjeditë dhe vuajtjet e njerëzimit. Ai ishte njëherazi një nga autorët bashkëkohorë më të mëdhenj anglishtfolës dhe, pa dyshim, një nga më të diskutuarit. Një udhëtar i palodhur, autor i mbi tridhjetë veprave, që ndërthurin prozën letrare, ese ose vëzhgime, shkrimtari britanik me origjinë indiane ishte mbi të gjitha piktori i çrrënjosjes dhe shoqërive post-koloniale. Sipas mënyrës së vet, e cila shkonte kundër ideve të mësuara. Seksizmi, homofobia, islamofobia ishin disa nga pozicionet e tij tejet kontradiktore në rrugëtimin e gjatë letrar

Krenar dhe gjaknxehtë, politikisht dhe ideologjikisht i paklasifikueshëm, vrasës i imperializmit të botës së tretë, të Perëndimit dhe të islamit, ai kishte nxitur edhe shumë armiqësi. Mirëpo, kjo nuk e pengoi Akademinë Suedeze që t’i akordonte çimin “Nobel” në letësi në vitin 2001. Akademia vlerësoi kryesisht një letërsi “të pakorruptueshme”, e cila “na dënon të shohim praninë e historisë së shtypur”.

Unë jam shuma e librave të mi” – do të shprehej Naipaul gjatë marrjes së çmimit “Nobel”. Së pari, krijimtaria e tij u ndërtua mbi një plagë. Lindur në vitin 1932 në Inditë Britanike Perëndimore, në një familje emigrantësh indianë me shtatë fëmijë, V.S. Naipaul studioi për letërsi në universitetin e Oksfordit si student me bursë, përpara se të vendosej përgjithmonë në Angli në 1953. “U përpoqa të gjeja rrugën time, në një Angli që nuk më jepte asnjë vend dhe kishte idenë e vet, se çfarë ishte shkrimi”,  – shprehet ai.

Romanet e para: “Masazhisti mistik, “Vuajtja e Elvirës”, “Rruga Migel”, apo libri i tij i famshëm “Një shtëpi për z. Biswas”, i cili përshkruan vështirësinë e emigrantëve indianë të Karaibeve për t’u integruar në shoqëri, duke ruajtur rrënjët e tyre, menjëherë e shtyn në krye të letrave britanike.

Nëse çështja e origjinës dhe identitetit është në zemër të letërsisë së tij, është më mirë të shkëputeni prej saj dhe të refuzoni çdo përkatësi. Gjatë udhëtimeve në Indi, Afrikë apo Azi, ai do të krijonte një portret të pakompromis të shoqërive të dala nga perandoritë e lashta, në pamundësi për të çliruar veten nga sundimi i tyre i mëparshëm, përpara se të sulmonte islamin të akuzuar se dëshiron të asgjësojnë çdo kulturë tjetër. Pozicionet e tij ultra konservatore si disa nga deklaratat e tij maçiste dhe homofobike e kishin shndërruar në vendin e tij një personazh demoniak. Romanet dhe tregimet e shkurtra përbëjnë pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij, njëherazi ai boton edhe tregime dokumentare. Naipaul është një shkrimtar me të vërtetë kozmopolit, të cilin ai e shpjegon me mungesën e rrënjëve të tij: varfëria kulturore dhe shpirtërore e Trinidadit e prek atë, India është bërë e huaj për të dhe është e pamundur që ai t’i përmbahet vlerave tradicionale të ish-fuqisë koloniale britanike.

Në tregimet e udhëtimit dhe dokumentarët, Naipaul rrëfen përshtypjet për Indinë, atdheun e prindërve, për shembull, në: “India: një milion revolta” (1990) dhe gjithashtu jep një analizë kritike të fondamentalizmit mysliman në vendet joarabe si: Indonezia, Irani, Malajzia dhe Pakistani në “Perëndimi i islamit” (1981) dhe në “Deri në fund të besimit” (1998).

I dënuar të kërkonte në vlerat universale thelbin e qenies dhe, përmes saj, identitetin e tij, shkrimtari-filozof kishte vizituar Indinë, Afrikën, Amerikën, vendet muslimane të Azisë. Ky kërkim identiteti, qoftë individual apo kolektiv, ka frymëzuar pjesën më të madhe të veprave të tij, punime nga të cilat ai krijon identitetin e vet. “Unë jam shuma e librave të mi”, – deklaroi ai në fjalimin e marrjes së çmimit “Nobel”. Kjo pyetje rikthehej vazhdimisht në secilin prej shkrimeve të tij. “Librat e mi prehen mbi njëri-tjetrin. Ata kanë lindur nga njëri-tjetri. Pak rëndësi ka se cili nga librat e mi përmban një qelizë që është krijuar nga të gjitha qelizat e mëparshme”, –  shprehet autori.

“Ai ishte një gjigant në gjithçka që arriti dhe vdiq i rrethuar nga ata që e donin, pasi kishte jetuar një jetë të mbushur me kreativitet të mrekullueshëm dhe iniciativë”, – u shpreh zonja Naipaul, gjatë ceremonisë së varrimit në 

11 .08. 2018.

Naipaul e shihte veten si një vëzhgues i vetmuar, pa shtet; i shpenguar nga ideologjia, politika dhe iluzioni. Nga ana tjetër, për përkrahësit e tij, ai i kishte të paktë shokët.

Për shkrimtarin turk Orhan Pamuk, Naipaul përfaqësonte njerëzit e botës së tretë “jo me realizëm magjik të sheqerosur, por me demonët, prapësitë dhe tmerret e tyre, që i bëri ata më pak viktima dhe më shumë njerëzorë”.

Për kundërshtarët e tij, në thelb Naipaul ishte politik, duke dëshmuar kundër botës postkoloniale me shkrime të shkëlqyera, por të mbrojtura nga kritika në saje të të qenit “njëri prej tyre”.

V.S. Naipaul mori disa çmime letrare, përfshi çmimin “Booker” më 1971 dhe çmimin “T.S. Eliot” për “Krijimtarinë” më 1986. “Doctor honoris causa” në kolegjin “St Andrew”, në universitetin “Kolumbia”, Kemnbrixh, të Londrës dhe në Oksford, në vitin 1990, mbretëresha Elisabeth, i dha titullin “Sir”.

2022/11/15

Erika Bruçi nga Prishtina, një storie suksesi në Kanada!,





                                             Erika Bruçi 


Kjo u lind ne Kanada  dhe pikerisht eshte nga Vankuveri  , u formua ne Kosovë (shkollën fillore e kreu në Prishtinë,të mesmën dhe fakultetin në Vancuver) dhe sot luan filma ne vende te tjera (Kanda) fal aftësisë  së  profesionit  aktore dhe ingjiniere.



                            https://www.backstage.com/u/erika-bruci/

Ne foto eshte ashtu sepse e luajti rolin   e një filmi në kinematografinë kanadeze në Vankuverë.






Pse duhet të krenohem ne si  shqiptar qe lindin nëpër botë dhe  flasin shkëlqyeshëm gjuhën shqipe dhe angleze !



https://www.imdb.com/title/tt2709446/mediaviewer/rm256960513/


 Dhe këte duhët   vlerësuar!!! 






Erika.e fletë anglishtë n si shqipën    Është një aktore   që  ka luajt ne fillimin e karrjeres së sajë në Kosovë  dhe në Kanada, është shumë e re(2000) dhe sot sot ajo në botë  ka realizuar  2 filma të metrazhit të gjatë më  aktoret më më famë botërore( CanadaUnited States)



https://www.blogger.com/blog/post/edit/8422905568708046283/5257823380190840691?hl=en


Ajo shifet   në filma kandezë  si një Yll që po aktron në shumë  me rrole  të mira .



https://www.imdb.com/title/tt2709446/mediaviewer/rm491841537/


Erika, është e vecantë në llojin e vet i perket një gjenerate e brumosur më fisnikeri dhe karakter të fortë të gjenit shqiptar  qe e bënë  atë  fisnike  që do të përmendet  në dhjetë vjetshn e fundit në kinematografinë botërore si një artiste më famë botërore   shqiptaro-kanadezë...



https://www.imdb.com/title/tt2709446/mediaviewer/rm2580214017/

Filmi Psycho Intern :

Një grua menaxhere projekti punëson një praktikant të ri dhe kur ai fillon të qëndrojë  deri vonë  në zyrë për të ndihmuar, ata bijnë në dashuri   për një natë. Gruja e  turpëruar nga incidenti, i kërkon falje praktikantit dhe i ndërpret dashurickat  shpejt, por praktikanti nuk është ende gati ta lëshojë atë....

https://www.imdb.com/title/tt2709446/mediaviewer/rm3955945729/?ref_=tt_md_2



Asajë i urojmë suksese.!




Agjencioni "FloriPress"-Prishtinë



Autorja e dyshuar e sulmit me bombë në Stamboll gjatë marrjes në pyetje nga policia turke ka deklaruar se “ishte trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga organizata PKK/PYD/YPG dhe se kishte hyrë ilegalisht në Turqi përmes Afrin-Idlib për të kryer sulmin terrorist”, sipas mediave turke.


Ahlam Albahashir2

Shtetasja siriane Ahlam Albash u arrestua në një banesë dhe pas vendosjes së saj në pranga ministri Brendshëm, Suleyman Soylu tha: “Urdhri erdhi nga Kobani (qytet me shumicë kurde në Sirinë veriore). Ajo ka kaluar nëpër Afrin, për të hyrë në Turqi”.

Autorja e dyshuar u kap falë kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin kur ajo në çantat me bombë në një stol në sheshin Taksim në Stamoll rreth orës 16:13 dhe largohet nga aty. Pak minuta më vonë u dëgjua shpërthimi i fuqishëm që i ka marrë jetën deri më tani 8 personave.

Ahlam Albahashir3

U kontrolluan 1200 kamera sigurie

Për kapjen e terroristes që u largua pasi “braktisi” çantat me bombë në stol në rrugën Istiklal, janë kontrolluar 1200 kamera sigurie, përfshirë rrugët që të çojnë për në vendngjarje dhe kthim nga vendi i ngjarjes.

Është konstatuar se gruaja është larguar nga vendi ku ndodhi shpërthimi me taksi dhe ka shkuar në Esenler. Policia ka shkuar në 21 adresa që janë konstatuar se kanë pasur kontakt me gruan.

Gjatë operacionit u kapën dhe u ndaluan 46 persona. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve u zbulua se gruaja që vendosi bombën ka shkuar në një adresë në Küçükçekmece. Policia ka shkuar në adresën e dhënë rreth orës 02:50 dhe ka arrestuar shtetasen siriane Ahlam Albashir.

Ajo ka deklaruar se ka marrë urdhra selia e organizatës PKK/PYD/YPG në Kobani të Sirisë dhe është shprehur se sulmin terrorist e ka kryer rreth orës 16.20 të ditës së djeshme dhe është larguar.


Kadare në letrat e sotme franceze

 Viola Isufaj

Ky libër përbëhet nga dy pjesë, që, në pamje të parë, duket sikur nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në një pikëvështrim më të gjerë, të dy pjesët kanë të bëjnë me rrezatimin e veprës së shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare në botimet bashkëkohore në Francë, qoftë si rimarrje e një vepre të tij në vepra të tre autorëve të sotëm francezë, qoftë si shtjellim i romanit “Kush e solli Doruntinën” për nxënësit e kolegjeve të Francës.

Shtëpia e madhe botuese franceze “Hachette” ka botuar vitet e fundit serinë Remix, në të cilën lexuesi njihet me vepra të autorëve bashkëkohorë të frymëzuara nga shkrimtarë të tjerë, zakonisht më të njohur, francezë apo të huaj.

Në librin Remix 2, botim i vitit 2004, ndër autorët e huaj, vepra e të cilit është marrë si model, është Ismail Kadare me tregimin e tij “Përpara banjës”. Tre shkrimtarë të ditëve tona: Mathieu Riboulet, Vincent Brockvielle dhe Sophie Apert kanë shkruar dhe botuar tregimet e tyre nisur nga kjo vepër e autorit shqiptar.

Në tregimin e Kadaresë “Përpara banjës”,  bëhet një ritrajtim i vrasjes së Agamemnonit, kurse tri tekstet e francezëve zbërthejnë tregimin e Kadaresë, gjetjet e tij.

Seria Remix është më tepër se një përmbledhje tekstesh. Është një përpjekje për t’iu afruar ndryshe letërsisë. Franca dhe vende të tjera të përparuara kanë krijuar këtë përvojë të cilën e sjellim këtu për t’ua bërë të njohur lexuesve shqiptarë.

Tregimet e përkthyera të francezëve prandaj, shoqërohen në librin që keni tani në dorë, me një studim përcjellës, për të mundësuar njohjen me një lloj tjetër hapjeje të tekstit narrativ, jo përmes metodave dhe analizave shkencore, po përmes një teksti letrar, pra, artistikisht.

Rasti tjetër është ai i romanit “Kush e solli Doruntinën”, gjithashtu të Kadaresë, botuar nga shtëpia tjetër, e njohur dhe autoritare,” Larousse”, një degë e “Hachette Livre”.

Është pikërisht kjo shtëpi që në mënyrë tradicionale boton libra për shkollat e të gjitha niveleve, në rastin konkret, për kolegjet e Francës. Letërsia e propozuar prej saj synon bazën kulturoro-shpirtërore të një brezi të tërë.

Në studimin vijues janë trajtuar këto dy raste, si një dëshmi e qartë, ndonëse ende në fillimet e saj, e pranisë së letërsisë shqipe në familjen e letrave europiane.

E rëndësishme është se nuk kemi të bëjmë me vepra me interes lokal ekzotik, i cili mund te ketë nxitur zgjedhjen, por me motive universale, si vrasja e Agamemnonit, një burim i ndritshëm e i pashtershëm, trajtuar prej shekujve në letërsinë botërore.

Dy biseda me autorin shqiptar, njëra për tregimet remiks e tjetra për Doruntinën, u paraprijnë pjesëve përkatëse të studimit për të na sjellë sa më afër këtë përvojë.

Dhe duke dëshiruar që në çdo rast, që të gjitha rrugët të na çojnë me dashuri drejt letërsisë, dhe vetëm drejt letërsisë, urojmë më së fundmi që leximi të jetë i këndshëm.

 Fragment nga intervista e autores Isufaj me shkrimtarin Ismail Kadare

  1. I.- Agamemnoni shfaqet përsëri në universin kadarean. Flijimi i një Ifigjinie të kuqe tek dipiku “Vajza e Agamemnonit”; “Pasardhësi” hedh dritë mbi komplotin e familjeve rivale në pushtet dhe eliminimin e ish-kryeministrit Shehu, – një interpretim politik ky. Shpesh në veprën tuaj ka ndodhur shtegtimi i një personazhi nga një tregim tek tjetri, nga një roman tek tjetri, mirëpo këto dy rishfaqje të Agamemnonitjanë krejt të ndryshme. A mund të thuhet, megjithatë, se ky personazh arketip, kjo ide, ka shtegtuar nga tregimi në roman?

I.K.-Natyrisht që ka pasur një shtegtim. Por gjithashtu është veçanti e botës së letërsisë. Madje, siç dihet, në antikitet shtegtimi ka qenë shumë më i madh se në letrat e sotme. Ai ndodhte jo vetëm brenda veprës së një shkrimtari, por edhe nga një shkrimtar tek tjetri. Të njëjtat personazhe, si të ishin e njëjta trupë, i gjeje gjithkund: me dhjetëra Ulisë, Antigona, Filoktetë apo Agamemnonë në shkrimtarë të ndryshëm, madje, në kohëra të ndryshme.

Më vonë letërsia nisi të hiqte dorë nga kjo. Nuk e di nëse ka qenë një prirje e duhur pasuruese, apo e kundërta, varfëruese. Shembujt e rishfaqjes së personazheve të njëjta, sa vente bëheshin më të rrallë. Nga rastet më të njohura janë dy Faustët, njëri i Marlow-t, tjetri i Gëtes. Në kohët e sotme, kemi Makbethin e Joneskos. Do të ishte befasues një Hamlet tek Kafka, ose një Don Kishot i Balzakut. Në letërsinë tone është bërë një përpjekje jo fort e arrirë në vitet ’30. Disa herë e kam pranuar këtë tundim, si për shembull te ky tregim.

  1. I: – Mitet dhe arketipat e rishfaqur në veprën tuaj, interpretohen kryesisht nën dritën e aktualitetit politik. Kjo, lidhur me artikulimin artistik të politikës, (diktaturave, krimit) në veprën që keni krijuar. Në intervistat tuaja, në biseda të ndryshme, flitet për politikë po aq sa për letërsi, në mos edhe më shumë. Për asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk është shfaqur kurrë një valë e tillëkureshtiedhe interesimi sa u takon marrëdhënieve të artit me politikën. Përse, sipas jush, ndodh kjo?

I.K.–Është krejtësisht e kundërta e asaj që mund të mendohet se motivet politike në veprën time janë rrjedhojë e ndonjë pasioni tim për të. Po jua them thjesht dhe qartë: në këtë jetë të shkurtër njerëzore, e vetmja gjë që më ka tërhequr tërësisht dhe seriozisht ka qenë arti. Sa për politikën, si politikë, ajo është e fundmja. Ndërkaq, politika është pjesë e jetës njerëzore, ashtu si krimi, si ankthet, si intrigat e mëdha. Ju e dini se letërsia, qysh dy mijë e pesëqind vite më parë, është marrë me krimin dhe gjithë ata që i vijnë pas. Është marrë me to si vëzhguese, si dëshmitare, së fundmi si gjykatëse e pamëshirshme.

  1. I. – Për të mos i ikur mitit: ka shumë diskutime për mitet në Shqipëri, sidomos për mitet e reja, ato moderne, për figura e vlera të kombit të kthyera në mite…

I.K. –Përgjithësisht, diskutimi kohët e fundit për mitet në Shqipëri, ka qenë një garë ku kanë konkurruar gjerësisht padija më e padurueshme me mungesën e moralit, cilësi tepër të shpeshta te shqiptarët e sotëm.  Do të mjaftonte kjo për të mos u zgjatur, kur bie fjala për të…

  1. I. –Tek “Stinë e mërzitshme në Olymp”, duket sikur përmes miteve zbuloni rrezikun për të ardhmen apokaliptike të botës…ky ështëvetëm njëri nga motivet. Më bën përshtypje se aty keni krijuar një lloj “rezidence” të hyjnive. I jeni kthyer pa pushim kësaj “rezidence” hyjnish në krejt krijimtarinë tuaj. Çfarë, përpos të tjerash, në mënyrë kaq të pashtershme, keni parë të burojë prej aty?

I.K. – Ajo që thoni ju është, pa dyshim, një ndër motivet e dramës, por nuk mendoj se ka ndonjë peshë të veçantë në të. Në të vërtetë, po të më bëni pyetjen, për fat të keq të shpeshtë, dhe po aq të bezdisshme: përse e kam shkruar këtë dramë, sinqerisht, do ta kisha të vështirë të përgjigjesha.

Në shkrimet e mia kam gjetur kohë më parë shprehjen e një dëshire të hershme sa naive, aq dhe trillane (për të mos thënë megalomane), për të shkruar (ose riparuar!) ndonjë nga dramat e humbura antike!

Kjo ka qenë shtysa e vërtetë. Olimpi më ka tërhequr gjithmonë si lagje e hyjnive, në atë traditë të njohur që shkrimtarët e botës i kanë tërhequr gjithmonë kështjellat a pallatet ku intrigat, qirinjtë e festës, vrasjet pas darke, marrin atë mister të veçantë, aq të nevojshëm për letërsinë. Bota e komunizmit, ashtu siç nuk ishte larg rrathëve të Dantes, po aq ishte e familjarizuar me Olimpin (Kremlini për shembull, ishte njëri nga shëmbëllimet).

Nga ky këndvështrim, Olimpi ka qenë pjesë e botës sonë. Mund të thuhet se letërsia e kishte si lagjen e vet, prej së cilës u shkëput me njëfarë vështirësie. I jam kthyer disa herë, fare natyrshëm. Më ka pëlqyer ta përfytyroj në një stinë të rëndomtë vjeshte, në mërzinë e përditshme, kur hyjneshat, për shembull, si ato zonjat e mërzitura që presin burrat nga udhëtimi, presin kthimin e Zeusit e të Prometheut, që janë thirrur diku “atje lart” për të dhënë shpjegime për grindjen e tyre të fundit, atë që do të bëhej më pas aq e famshme.

Kjo është, në radhë të parë, e gjitha. Të tjerat janë rrjedhojë e vetë letërsisë. Ajo të ushqen natyrshëm, si qumështi i nënës. /Gazeta Liberale

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...