Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/11/15

Flori Bruqi : Letërsia indiane


Rabindranath Tagore

 Letërsi indiane  është më të vjetrat në botë. Vlen të përmendet se letërsia indiane përbëhet nga shkrime në gjuhë të ndryshme si hindisht, urdu, sanskritisht, marathi, bengalisht, kanada, anglisht, ndër të tjera. Shumë nga veprat më të rëndësishme të Indisë janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës, dhe disa prej tyre janë bërë në shfaqje dhe drama indiane. Historia e letërsisë indiane daton që nga shkrimet e shenjta sanskrite dhe vedat.

Sot Floripreess do të botojë disa të dhëna për disa  shkrimtarë  më të mëdhenj të shtetit indianë..

 Le të fillojmë duke treguar Rabindranath Tagore, shkrimtar  nga Bengali i cili la një trashëgimi të madhe të tregimeve, romaneve dhe pjesëve, por edhe kompozimeve muzikore. 

Disa nga veprat më të famshme të Tagores janë Gitanjali, Gora, Chaturanga, Shesher Kobita, Char Odhay, Noukadubi, Ghare Baire dhe Kaabooliwala. Vlen të përmendet se Tagore fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në 1913, duke u bërë kështu aziati i parë që mori çmimin.

Ne gjithashtu duhet të përmendim Dhanpat Rai Srivastav i njohur më mirë si paraprakisht, shkrimtari i lindur në Uttar Pradesh konsiderohet si një nga autorët më të shquar të letërsisë në Hindustan. 

Veprat e tij përfshijnë më shumë se një duzinë romanesh, rreth 250 tregime të shkurtra, ese të ndryshme dhe përkthime të një numri të veprave letrare të huaja në hindisht. 


Disa nga veprat e tij më të famshme janë: Panch Parameshvar, Idgah, Nashaa, Shatranj ke Khiladi, Poos ki raat, Kafan, Dikri Ke Rupai, Udhar Ki Ghadi, Sevasadan dhe Godaan.

Rasipuram Krishnaswami Iyer Narayanaswami i njohur më mirë si RK Narayan Ai ishte një shkrimtar indian, i cili shkroi libra trillimi dhe jo-trillues. Disa nga veprat e tij më të famshme janë: Swami dhe miqtë e tij, Hamish Hamilton, Bachelor i Arteve, Dhoma e Errët, Eksperti Financiar, Duke pritur Mahatmën, ndër të tjera.

"Pranë çdo burri të suksesshëm qëndron një grua"

 



                Shkruan:Akademik Flori Bruqi,PH.D.



Tetori njihet si muaji i letërsisë dhe për faktin se është muaji kur ndahen çmimet "Nobel", ku përfshihet dhe letërsia. 


Republika e Kinës  si një vend me kulturë të lashtë dhe letërsi po aq të lashtë dhe bashkëkohore ka historinë e saj të çmimeve "Nobel".

Në vitin 2012 shkrimtari kinez Mo Yan u bë i pari përfaqësues i letërsisë kineze i cili fitoi çmimin "Nobel"




                                      Bei Dao


Edhe poeti i njohur kinez Bei Dao u nominua më  çmim"Nobel" për letërsi.




Bei Dao është emri i shkrimtarit kinezo-amerikan Zhao Zhenkai. Ndër poetët më të njohur kinezë të brezit të tij, ai shpesh konsiderohet si kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi. Përveç poezisë, ai është autor i veprave të shkurtra artistike, eseistike dhe një kujtimore.





Si  evolojë  ndër vite përvoja e autorëve kinezë me çmimin Nobel?

Mo Yan


Përpara shkrimtarit kinez  Mo Yan, shkrimtari kinez Shen Congwen iu afrua Nobelit në vitin 1988, duke u nominuar në 5 pretendentët për çmimin prestigjioz, por vdekja e tij e pengoi në marrjen e çmimit "Nobel".





Shen Congwen 




Veprat e Mo Yan-it janë romane historiko-epike që karakterizohen nga realizmi halucinat  , dhe të cilat përmbajnë elemente të humorit të zi. Ndër temat kryesore në veprat e Mo Yanit është pandryshueshmëria e lakmisë dhe korrupsionit të natyrës njerëzore, përkundër ndikimit të ideologjive. Ngjarjet e shumë tregimeve të tij ai i vendos në qytetin e lindjes Gaomin verilindor në provincën Shandong, të Republikës Popullore të Kinës, dhe ai përdor imazhe verbuese, komplekse dhe shpeshherë të dhunshme. Mo Yan thotë se e kuptoi se mund ti bënte "anëtarët e familjes, të njohurit, fashatarët..." personazhe të romaneve të tij, pas leximit të romanit The Sound and the Fury të shkrimtarit amerikan Wiliam Faulkner  . Mo Yan satirizon me zhanrin letrar të Realizmit socialist Kinez duke i vendosur punëtorët dhe burokratët në situata absurde.

Shkrimet e Mo Yanit shquhen për dallimet e turbullta mes "të shkuarës dhe të ardhmes, të vdekurve dhe të gjallëve, si dhe të mirës dhe të keqes". Mo Yan shfaqet në romanet e tij si personazh gjysmë-autobiografik që ritregon dhe modifikon rrëfimet tjera të autorit. Personazhet femërore shpesh rebelohen ndaj roleve gjinore që i përcakton tradita si p.sh. në romanin "Gjinj të mëdhenj, vithe të gjera", nëna e familjes Shangguan pasi dështon që t'i bëjë burrit djem, fillon ta tradhtojë me burra tjerë, duke mbetur shtatzënë me një misionar suedez, një ushtar japonez etj. Pushteti i meshkujve poashtu paraqitet në mënyrë cinike në po të njëjtin roman, ku ka vetëm një hero mashkull.

Më 11 tetor 2012,Akademia Suedeze   e shpalli Mo Yanin laureat të Çmimit Nobel Për Letërsi me motivimin "me anë të realizmit halucionant i bën bashkë përrallat popullore, historinë dhe të tashmen". Kur e fitoi çmimin në moshën 57 vjeçare, më 2012, ai u bë laureati i 109-të i tij, dhe i pari shtetas i Republikës Popullore të Kinës që e fitoi. Per Wästberg, anëtar i akademisë suedeze, në fjalimin e tij shpjegoi: "Mo Yan është poet që i shkul posterat stereotipikë të propagandës, duke e nxjerrë në pah individin nga një masë anonime e njerëzve. Me anë të talljes dhe sarkazmës, Mo Yan sulmon historinë dhe falsifikimet e saj, si dhe deprivimin dhe histerinë politike

Kreu i Akademisë Suedeze, Peter Englund tha në mënyrë më pak zyrtare: "Ai ka një stil tepër të veçantë të të shkruarit. Nëse lexon një gjysmë faqe nga Mo Yani, e njeh menjëherë se është e atij"

Në rregulloren suedeze  të çmimit" Nobel", çmimi nuk jepet autorëve pas vdekjes.

Librat e botuar të shkrimtarit kinez Mo Yani(Guan Moye)janë disa:

  • Klani i sorgumit të kuq (1986)
  • 《天堂蒜薹之歌》 Baladat e hudhrave (1988)
  • 《十三步》 Trembëdhjetë hapa (1988)
  • 《食草家族》 Familja ime bimëngrënëse (1993)
  • 《酒国》 Republika e verës: Një roman (1993)
  • 《丰乳肥臀》 Gjinj të mëdhenj & vithe të gjera (1995)
  • 《红树林》 Pylli i kuq (1999)
  • 《四十一炮》 Pow! (2003)
  • 《生死疲劳》 Jeta dhe vdekja po më lodhin (2006)
  • 《檀香刑》 Vdekja dru sandali (2008)
  • 《蛙》 Bretkosa (2009).
  • Në gjuhën shqipe janë përkthyer romanet:

    Bretkosa (2013) 

    Romani 'Bretkosa' është romani i parë i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze në gjuhën shqipe.

  • Ndryshime (2014)

  •  •Klani i Sorgumit të kuq(2017)

  • Shkrimtari Guan  (lindi më 17 .02.1955)  i njohur me psudonimin Mo Yan, është shkrimtar kinez fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 2012. Mo Yan është një shkrimtar shumë i popullarizuar, të cilin kritiku Donald Morrison   , në revistën" TIME" e përshkruan si “njëri ndër më të nohurit, shpeshherë i ndaluar, dhe përgjithsisht në grupin e shkrimtarëve kinez të piratizuar”, ndërsa JIM LEACH   e përshkruan si versioni kinez i FRANC KAFKËS  dhe i JOSEPH HELLERIT . Për publikun perëndimor është bërë i njohur me romanin "Klani i sigurimit të kuq" botuar më 1986  në Kinë, i cili u adaptua edhe në verzionin filmik. Akademia Suedeze  e cila Yanit ia ndau Nobelin në vitin 2012, e përshkruan Yanin si shkrimtar "I cili, me realizmin e vet magjik, i lidh tregimet popullore, historinë dhe të sotmen moderne."


LU XUN



Akademia suedeze e çmimeve Nobel ka vlerësuar kontributin e shkrimtarit Lu Xun në letërsinë kineze dhe e ka njoftuar atë nëse do të dëshironte të nominohej për këtë çmim në vitin 1927.

 Përgjigja e tij ishte se "Liang Qichao nuk do ta pranonte këtë çmim ndaj as unë nuk jam i gatshëm për të përfituar këtë shumë parash". 


Lu Xun ( Tradicionale: 魯迅, e Thjeshtësuar: 鲁迅, Pinyin: Lǔ Xùn), ishte pseudonimi i Zhou Shuren ( Tradicional: 周樹人, i Thjeshtësuar: 周树人, Pinyin: Zhōu Shùrén) ( 25.9.1881-19.19.10.1936)ishte një nga shkrimtarët   më të mëdhenj së Kinës së shekullit XX. I konsideruar nga disa si themeluesi i letërsisë moderne kineze, ai shkruante në stilin baihua  (白話) dhe në kinezishten klasike.

Punimet e Lu Xun-it u influencuan nga Lëvizja e 4 majit  në atë pikë sa që u aklamua nga regjimi komunist mbas 1949. 


Sipas tij Akademia suedeze e Nobelit, nuk duhet ta japë çmimin thjesht për të favorizuar Kinën, pasi kështu populli kinez do të ndjehej i fyer.


Lao She



Lidhur me popullaritetin e Lao She, mësohet se i biri Shu Yi ka deklaruar se shkrimtari Lao She duhet të ishte nderuar me çmim në vitin 1968, por Akademia Suedeze e çmimeve Nobel nuk arriti të komunikonte me të, pasi kishte ndërruar jetë në vitin 1966.


Shu Yi



 Çmimi i atij viti iu dha shkrimatrit  japonez Yasunari Kawabata.


Yasunari Kawabata.



Kjell Espmark





 Në vitet e mëvonshme, njëri nga anëtarët e Komitetit të Çmimeve Nobel, pikërisht Kjell Espmark ka deklaruar se Akademia i kishte kërkuar shkrimtarit kinez nëse pranonte të nominohej për çmimin prestigjioz, por ai falë modestisë nuk kishte pranuar.




Kjell Erik Espmark ishte një shkrimtar suedez, historian i letërsisë, anëtar i Akademisë Suedeze dhe profesor i Historisë së Letërsisë në Universitetin e Stokholmit. Ai u zgjodh në Akademinë Suedeze më 5 mars 1981 dhe u pranua më 20 dhjetor 1981. Kjell Espmark pasoi gjuhëtarin Elias Wessén në vendin nr.16.

Lin Yutangu



Në vitin 1975, Lin Yutangu zgjodh zëvendëspresident i PEN International dhe të gjithë anëtarët ishin dakord të rekomandonin kandidaturën e tij për çmimin Nobel në emër të kësaj organizate. Ai u nominua por nuk arriti të përzgjidhej si fitues i Nobelit.


Në vitin 2000 Akademia suedeze e çmimit Nobel përzgjodhi Ba Jin për çmimin e vitit 2001. 


Ai konsiderohej si një nga shkrimtarët më të shquar në letërsinë moderne kineze, pasi veprimtaria e tij letrare gjysmë shekullore kishte lënë gjurmë të mëdha në rrethet artistike. 


Por vetë shkrimtari nuk pranoi ti jepej çmimi Nobel.


Mo Yan mbetet fituesi i vetëm i këtij çmimi deri me tash.


Në këtë kronologji të çmimeve "Nobel" për letërsinë dhe autorëve kinezë vërehet modestia e shumë shkrimtarëve kinezë ndër vite, të cilët kanë refuzuar çmimin, por dhe ndarja e dy prej tyre nga jeta, pa mundur që pas nominimit të merrnin çmimin e njohur.


Letërsia kineze bashkëkohore ka mjaft autorë veprat e të cilëve janë përkthyer në shumë gjuhë të botës letrare kineze po njihet dita-ditës nga lexuesit kudo dhe me siguri autorët kinezë do të jenë pjesë e listës së shkrimtarëve fitues të çmimit të Akademisë Suedeze "Nobel".


"Pranë çdo burri të suksesshëm qëndron një grua"


Një fjalë thotë se "Pranë çdo burri të suksesshëm qëndron një grua". 


                            Thomas Christian  Sudolf


Kjo shprehje lidhet me Thomas Christian  Sudolf  profesor i Universitetit amerikan të Standfordit, i cili ka fituar çmimin Nobel në vitin 2013 për fiziologjinë qelizore dhe molekurale.



Chen Lu



 Kur mori çmimin ai ja dedikoi bashkëshortes kineze Chen Lu, profesore e asociuar e neurokirurgjisë, psikiatrisë dhe shkencave sociale pranë Universitetit amerikan të Standfordit. 


Zoti Sudhof tha se "Bashkëshortja ime është një shkencëtare e mrekullueshme e cila më ka këshilluar gjatë gjithë karrierës sime shkencore dhe kjo ndihmë ka qenë vendimtare për mua."

Sudhof është anëtar i bordit të Akademisë Kineze të Shkencave, pranë Institutit të Biofizikës në Pekin dhe shpesh udhëton në Kinë për shkëmbime akademike.


Zbulimi i profesorit Sudhof në fushën molekulare pritet të ndikojë pozitivisht në studimet e ndryshme të sëmundjeve nervore,ndër të cilat autizmi dhe skizofrenia.


 E shoqja kineze, njëherësh akademike pranë Universitetit prestigjioz të Standfordit ka një kontribut të veçantë në nderimin e këtij shkencëtari me çmimin "Nobel".


Në një intervistë ekskluzive për median kineze "Global Times" ajo ka treguar se ata si çift shkencëtarësh kurrë nuk i kanë dhënë rëndësi reklamimit në media të punës së tyre. 


Për ta rëndësi të veçantë ka përgjegjësia shkencore ndaj publikut. 


Ajo shton se komuniteti shkencor në SHBA vlerëson potencialin shkencor të Kinës, investimet e jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të shkencës si dhe arritjet e shkencëtarëve kinezë.


Ndërsa nobelisti amerikan Sudhof shpreh besimin se shumë shpejt ndonjë shkencëtar kinez do të jetë fitues i Nobelit. 


Ai e mbështet këtë besim në përvojën e tij të bashkëpunimit me institucionet kërkimore dhe shkencore të Kinës si dhe me arritjet e shumë prej shkencëtarëve kinezë në arenën ndërkombëtare.(E.Merepeza)



2022/11/13

AGU E FRESKON BALLIN NË KROJET POETIKE TË FLORI BRUQI

 




ballina

 

 

AGU E FRESKON BALLIN NË KROJET POETIKE TË FLORI BRUQI

( Referuar tek Vepra Letrare ” Diademë Letrare” ) 

 

 

nga Zef  PËRGEGA

DETROID

 

 

Kohë më parë një mik i imi në Tiranë, fisnik deri në thelb të shpirtit,  penë e zgjuar dhe e talentuar e fjalës shqipe, më shkruante: “Të lutem  falënderoje mikun tënd Flori Bruqi, për shkrimet që më dërgon.  Nëpërmjet tij i them çdo ditë mirëmengjes Kosovës, i them poezisë së  tij, më flladitë dhe më çelë sytë, i them përkushtimit të tij, se ku e merr  këtë vullnet kaq të fortë…!” Sa më tepër kalojnë vitet mbi rrudhat e ballit të njeriut, krojet e shpirtit  gurrojnë dhe e ndezin motivin për të parë gurët e trojeve të të parëve. E
mbi të gjitha, për t’i rënë në gjunjë lotit të gurit, që vajton pa britma . Kështu më ndodhi në vitin 1998, ku pashë muret e rrënuara të kalasë .   “Bassania” të stërgjyshit të lisit të fshatit tim. Ishte koha kur të rinjtë e fshatit luanin me simite të bardha të demokracisë e shkullonin coca cola e mua më duhej me detyrim të dhunshëm të largohesha për në  Amerikë. Lumi i fshatit nënqeshi dhe guri heshti, kur ia ktheva shpinën  Kodrës “Pleshe”, ku i ka themelet kalaja e njëhershme me Lissusit e  lashtë. Prej olimpit të një guri të madh me mbishkrime të quditshme  u ngrit një fjalë e moçme e më lëshoj zë, kur po freskohesha në ujin e  kthjellët të lumit Mat. “Në rrënojat e thella të gurëve, kërko se aty ka  kroje të bardha dhe kyçen me shekujt e ndryshkur pavionet e lashta të  historisë tonë!”

 

 

flori bruqi

 

         Flori Bruqi

 

Më tingëlloi kjo fjalë, sikur donte të thoshte se nuk  duhej t’ua ktheja shpinën.  Thonë se edhe pisha e ka shtatin e drejtë se me rrënjët e thella të saj në  nëndheun e tokës kërkon burime, por Maxhun Bruqi, i cili në pëllëmbën  e Shqipërisë Etnike dhe në folenë e gurëve të rëndë e shqiti dritën, që  venitej nën pushtetin e territ të thundrave të shkelësit. 

Ai, kur rëndi  gjeografisë së vendit të tij me kalin e bardhë të zanave, mbolli kudo  filiza të njomë dhe i vishte me shajakun e kostumit tonë kombëtar, që  t’i mbronte nga baroti djegës.

 Ata janë shenjat e tokës së vet në vend të  piramidave.  Poeti i lirisë së tokës martire të Kosovës, Naim Kelmendi në prag të 101  vjetorit të pavarësisë më dërgon një kartolinë. Në pasqyrën e saj janë disa njerëz që mbajnë mbiemrin e një trungu. 

Të duket një legjendë e  kohës së re, që dritën e të vjetrës e përcjellë mes gjetheve të gjelbërimit,  e Maxhuni i ka rrethur me dejet e pemës, anëtarët e familjes Bruqi. 

Në rrënjët e tyre ka një buzëqeshje familjare, por ka edhe kroje vargjesh,  të cilat Flori Bruqi i ka mbledhur në kuvendin e madh të shekullit të  shqiptarëve me shaminë e një ore mali, që e takoi për herë të parë në  një krua të fshatit, kur vashat e tjera ishin larguar, e ajo e kishte pritur… ndaj familja e tij është e nderuar në gurin e fisit shqiptar. 

Flori Bruqi vjen në letërsine tonë kombëtare me krojet e kulluara të flirtit  të shpirtit të tij.

 Kam vënë re se ai nuk bën kompromis me askënd që  ka vënë firmën në balada, në mite, në legjenda, për t’u dukur baloz mbi  detin e fjalës shqipe të valës tonë të kripur ëmbëlsisht, as me heronjtë  e shpallur rrejshëm nëpër podiume, por ai si misionari i fjalës së lotit  të qiririt, i pashuar dhe i patretur e ka projeksionin lart në qiellin e lirë  në vlerën e të vërtetës. Aty poeti Bruqi frymëzohet, për njeriun, për  nderimin, si dorë e besës së bashkimit, e në penën e tij, rrjedh krijimi  me një shporte dhuratash me metafora. E lexova me ëndje , si çdo krijim tjetër, librin e ri në botim të Flori  Bruqit “Diademë Letrare”,-(kritikë, gjuhësi, pikëpamje, poezi…)e  shumë më shumë se kaq. 

Në krojet poetike të Flori Bruqit agu i parë e  freskon ballin, për t’ia gëzuar ditën njeriut. Në këtë libër autori Bruqi  shfaqet si vreshtar me shumëllojshmëri drurësh frurore, që i krasit në  mënyrë tradicionale, që shëndeti t’u kalojë mesazheve poetike.

 Flori  është një aristokrat i kulturuar në kancelarinë e tij të studimeve, të denja  për referenca shkencore, në krahasime e analiza të ndryshme. Shpirti i  guximit të Flori Bruqit i shtron rrugët e së resë, duke rritur krenarisht  gjeneratat që vijnë pas, për t’u përfshirë pa hezitim në maratonën  krijuese. 

Një libër që na vjen në dorë e të mahnit me logjikën dhe argumentin  shkencor, që e zbukuron kurorën e festës së letrave shqipe. Shembull  pozitiv, bre bac, i lëmë për llogore mbrojtëse të kombit të tij dhe  njëherësh i gatshëm dhe me zë të fortë të jetë tribun në katedrën e  kulturës…e bash të afërt i ka Naimët aty ku këmba e ditës së re prek  shqimet. 

S’ ka më bukur, kur librin Flori ia kushton babait, kopshtarit të  gjeografisë, duke na kujtuar se bota e vargut rrotullohet rreth vetes dhe  kurorës së shenjtë të kombit.

TË RINJTË DHE LETËRSIA : Letërsia e të rinjve pas vitit 1990. Vendi që zë në letërsinë bashkëkohore

 


Para vititit 1990-ës, metoda e realizmit socialist, pati krijimin e mitit të njeriut të ri. Ky tentim e largoi shumë letërsinë prej njeriut si individ, prej subjektit; duke çuar në një ikonografizëm sundues dhe në një kodifikim tërësor të karaktereve.

Koha është treguesi më i saktë i jetimit të shkrimtarit, ajo të pluhuros, të ringjall, ose në të paktën e herës të mban në krye të listës. Tentimi më i rëndësishëm i letërsisë është të krijojë. Para 1990-ës, metoda e realizmit socialist, pati krijimin e mitit të njeriut të ri.


 Ky tentim e largoi shumë letërsinë prej njeriut si individ, prej subjektit; duke çuar në një ikonografizëm sundues dhe në një kodifikim tërësor të karaktereve. 


“Njeriu i ri socialist”, ishte projekti më kontradiktor që njohu historia politike e njerëzimit në modelimin, përshtatjen, kontrollin, kodifikimin dhe programimin e subjektit, si dhe progresin e shoqërisë në funksion të interesave të paracaktuara.


Pas 1990 – ës, njeriu i tranzicionit, udhëtonte mes së vjetrës dhe së resë, etja për liri tematike, lirinë e të shprehurit, lirinë e përqafimit të së ndaluarës, sollën letërsinë e një brezi të ri si pjesë e një gjedheje të panjohur paradigmatike, si: “ideologji e re”, “rend i ri”, “familje e re”, “art i lirë”, “realitet politik në tranzicion”, “shoqëri në liri”, “moral të ri”. 


Historia politike e totalitarizmit njohu dhe njeh heroin e bindur në epërsinë e vet misionare. “Njeriu i ri”, edhe për aq sa u shfaq në letërsinë shqipe të asaj periudhe, ishte si një outsider, i ardhur në realitetin e dytë prej një mjedisi krejt tjetër, si një “banor” i propagandës dhe mbeti një shembullzim i saj. Njeriu i programuar që duhej të bashkonte në një arketip gjithë heronjtë e letërsisë së realizmit socialist, rezultoi një projekt i pakryer, ashtu siç mbeti dhe në jetën e shoqërisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. 


Po në letërsinë e shekullit të 21-të, ka gjithfarë tentimesh të reja, që duken sikur kanë lidhje me traditën të mëparshme apo me ndonjë manifest zhvillimesh të tjera letrare brenda dhe jashtë vendit . 


Të rinjtë e pas19 90-ës, edhe mund të bëheshin rrëfyes identitarë te realitetit të ri me të cilën u përballën, duke përzgjedhur tema të mëdha, por në poezitë e pafundme të tyre ke heroin e realizmit shqiptar që mbahet peng i së shkuarës edhe pse i kushtohet së ardhmes, përballë kantierit të djeshëm ke emigrimin, reparti ka përballë shkatërrimin, kolektivizimi ka individualizmin, kazma e pushka ka përballë etjen e shformimin, mali e kështjellës  ka përballë urat, piramida e kufirit ka lirinë, pranvera e dielli kanë zymtësinë e kotësinë.


 Dje shumica e veprave të Ismail  Kadaresë, por edhe të disa shkrimtarëve të tjerë, ishin të mbrujtura me mite , sot po sundon një mit i ri, miti i urbanizimit të letërsisë. Letërsia e një kombi pasqyron psiken e tij, ajo mbetet një domen real i fizionomisë së një kombi, ajo kuptohet e vlerësohet si shkalla më universale e identifikimit të një kombi, ku ndërthuret shpirti e identiteti nacional. Njëkohësisht ajo ndërthur kohë, ideale, kontradikta, perceptime për botën në trajtën e shkrimit fiksional. Si e tillë, letërsia jo gjithherë është kuptuar drejt, në shoqëri tranzicionale ka qenë e mbetet arena më përshtatshme për tu  manipuluar. 


Një tekst duhet kuptuar si një veprimtari, si një përpjekje e marrësit (receptuesit), larg së qeni nga subjekti pasiv, dhe që luan rol të dorës së parë në ecurinë e komunikimit. Është receptuesi ai që i jep kuptim një teksti.


Kështu çdo vepër i nënshtrohet horizontit të pritjes , në të cilin ndërhyn niveli i veprës, kuptuar si tërësi e tipareve që e bëjnë atë të lexueshme dhe ai i publikut që duhet kuptuar si tërësi kriteresh, të përvetësuara nga lexuesi e që parashihen prej tij të gjenden në një vepër të re.


Prodhimtaria krijuese e të rinjve të pas 90-ës vërteton se letërsia është zanat dhe zanati mësohet po t’i dedikosh shpirtin, kohën dhe vëmendjen e duhur. E tanishmja e kulturës është pasqyrë e kohës, prandaj është i nevojshëm dallimi dhe vlerësimi i asaj që çdo epokë, jo vetëm prodhon, riaktualizon dhe importon, por edhe përjashton. E gjitha kjo ndodh duke e vëzhguar në brendi krijimet e tërthorta (transversale), që ngjiten, zbresin, apo shfaqen të qëndrueshme, pa të cilat çdo kulturë do humbiste pjellorinë.


“Letërsia” ekziston, por është e vështirë ta përcaktosh; që “Letërsia” mund të hidhet poshtë nga një teori e cila më pas do të zëvendësojë problemet aktuale dhe në të ardhmen do të thjeshtonin lundrimin në studimet letrare, dhe kjo është vetëm një pyetje e gjetjes së një teorie të saktë, në fiksimin e kritereve të përcaktuara. Gjithsesi kjo nuk është se si teoria funksionon. Nuk është çështja se teoria njeh një objekt ose koncept para - ekzistues dhe vazhdon të formulojë saktë (ose, të paktën, në koherencë) përshkrimin e atij objekti. Përkundrazi, objekti ose koncepti në kuptimin e vërtetë është i ndërtuar nga Teoria. Pra, “Letërsia” është një entitet i ndryshëm i varur në atë se si teoria ndërton konceptin, pavarësisht se “ajo” është teorizuar nga Roman Jakobson, nga Northrop Frye, apo Wolfgang Iser, dhe kështu me radhë”.


Ne nuk përpiqemi të shpjegojmë se ku i ka pikat e dobëta kjo letërsi nxitëse dhe e prodhuar nga poetë a shkrimtarë që gjenerojnë transmodelim të letërsisë bashkëkohore, duke riaktivizuar  krijuesin e vërtetë. Kjo jo për natyrën abstrakte të krijuesve të rinj, por më tepër për mungesën e së vërtetës, për mungesën e një komunikimi të lirë.


 Letërsia e krijuesve të rinj më së tepërmi vazhdon të vuajë nga klanet dhe oportunismi i botuesve si dhe mosleximi, të cilët sot realisht janë pengesa më e rrezikshme e letërsisë shqipe. Ata i shërbejnë klaneve, i shërbejnë antikulturës, jo vlerave, i shërbejnë fragmentimit, izolimit të saj. 


Një letërsia e klanizuar në emra të përzgjedhur nga e djeshmja dhe botuesit  është e njëjtë me letërsia dhe jo vlerat. 


Është pikërisht kjo gjendje e mjerë, që e pengon letërsinë e ditëve të sotme të ketë një vend të vetin në letërsinë shqipe, si një sistem vlerash universale, atë e pengon komunikimi i natyrshëm, i mungon shija për të kultivuar art. Klanizimi në të gjitha fushat e jetës e bën letërsinë të jetë e fragmentare, jashtkomunikuese dhe e diktuar politikisht nga vetë shkrimtarët, (Ben Blushi, Blendi Fejvziu etj.) Autori bëhet i “madh” nëse struket pas një banke favorizuesish në portale, pas  klaneve dhe grupeve të caktuara, duke harruar se arti e vlera universale e tij, nuk ka nevoje për mburoja. Ndërsa autori i vërtetë  si Ridvan  Dibra, V. Graci, Fatmir . Kongoli, L. Lleshanaku, Ag Apolloni, Nam Kelmendi,Ledia Dushi, B. Mustafaraj, E. Dones, shkrimtarë që vërtet përfaqësojnë vlera të njëmenda, e kanë të vështirë t’i ofrohen lexuesit shqiptar, të molepsur nga imazhi i reklamës, nuk arrijnë as ti afrohen nivelit mesatar te shkrimtarit perëndimor.


I shoqëruar nga kriza e leximit dhe kriza e vlerave, shkrimtari i vërtetë përballet me krizën letrare dhe çorientimin e vlerave, lexueshmëria e librit sot është një tregues i frikshëm.


Letërsia e krijuesve të rinj është në krizë, ashtu sikurse e gjithë shoqëria, letërsia, në shumë tregues qëndron në majën e deformimeve, ku shija artistike është kapluar dhe shkrimtari s’është asgjë tjetër veçse një kopje e shëmtuar  e shkrimtarit real, ajo vetëkënaqet pafundësisht me një promovim me 70 miq, është e pa orientuar, mbetet brenda një rrethi vicioz, nuk i tejkalon kufijtë letrar të kryeqendrave, dhe aty me atë promovim në të shumtën e herës vdes. 


Ndërsa në krye të kësaj letërsie vazhdon të qëndrojnë të vjetërit si: Dritero Agolli, Xhevahir  Spahija e Ismail Kadareja që mundën të krijojnë kryevepra letrare si brenda realizmit socialist ashtu dhe jashtë saj.


 Suksesi i tyre është guximi krijues, për të kërkuar rrugë të reja në paraqitjen e botës shqiptare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...