Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/09

Për demokracinë e vërtetë sot luftojnë ata që janë kundër Sali Berishës.


Për demokracinë e vërtetë sot luftojnë ata që

Këto ditë u largua nga PD Grida Duma. Pas saj priten  të largohen dhe të tjerë, përveç, Alfred  Rushajt. Në fjalën e saj të lamtumirës, përveç disa pikave  lot që derdhën dy kolegë të saj, askush nuk e mori vesh pse u largua Grida. Po kështu nuk mund të besohet as lënia e mandatit  nga Rushaj “për angazhime personale!” Dorëzimi i mandatit të deputetit bëhet për dy arsye, ose kur të ofrohet një punë me rrogë më të lartë, ose kur familja politike ku bën pjesë, të bën presion që t’u nënshtrohesh rregullave që janë kundër ndërgjegjes  sate. Nuk e dimë, se cila arsye qëndron pas veprimit  enigmatik  të Gridës?  Grida, për vetë  egon e saj politike  që ka, nuk largohet nga politika aq kollaj, sado e madhe qoftë rroga që i ofrohet. Atëherë mbetet arsyeja e dytë, presioni i papërballueshëm nga brenda PD, kur dihet se PD është Berisha. Grida ka kaq kohë që militon në radhët e PD dhe  ka pranuar sfida më të mëdha se sa “ndonjë sulm që mund t’i jetë  bërë asaj nën brez.” Ajo e la njëherë  mandatin e deputetes dhe kandidoi për kryetare  bashkie, por pas humbjes, u rikthye dinjitoze  të  militonte përsëri në radhët e PD. Po ashtu Grida përballoi bashkë me disa kolegë të saj, sulmin e egër të Berishës ndaj selisë së PD më 8 janar. Ajo, atë ditë me sy të përlotur nga gazi , u qante hallin kolegëve të saj dhe sidomos, “nënave shtatzëna”qw u helmatiswn  dhe drejtoi gishtin kundër fajtorit, që dihej kush  ishte. Por më pas Grida, sikur e harroi shpejt autorin e sulmit të 8 janarit dhe filloi ta dredhë, duke u munduar të hiqej si e paanshme  se gjoja “ luftonte  për mirëkuptimin  e  bashkimin e  PD, dhe se po “ i jepte  edhe një herë shansin e fundit Lulzim Bashës.”  Por për çudi Grida, edhe pse Luli u largua nga PD, duke pranuar përgjegjësitë e tij, filloi  t’i zgjasë dorën Berishës,  si  e pishmanuar për qëndrimin e saj dhe Berisha nuk vonoi ta epitetonte atë  si “Nora e Kelmendit.” Çudi kaq shpejt u dorëzua  Nora e Kelmendit!? Mos Grida  priste kryet e qoshes, dhe për këtë u  vetzhgënjye  nga Berisha ? Apo është diçka më e madhe !? Të gjithë ata deputetë  që largohen ,”për arsye personale” nga partia e tyre, pasi e kanë mjelë  mirë atë, nuk i shërbejnë demokracisë, përkundrazi i sjellin dëme të mëdha asaj. Demokracia  vendoset duke luftuar brenda partisë prirjet autoritare të drejtuesit  tënd. Dhe sot në Shqipëri antidemokrati më i madh është Sali Berisha. E pse, tani u kujtua Grida se  “se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në kahje me fatet e njerëzve!” Veprimet e këtyre  ikanakëve  të përlotur, të kujtojnë ndonjë  ish deputet  të  PS, të cilin pasi  shefi i partisë  nuk i rikandidoi,  “falenderonin  partinë  për vlerësimin që u kishte dhënë , dhe  se do të vazhdonin të jepnin  kontributin e tyre në shërbim të partisë”, por pasi ia shtrydhën të mirat asaj, nuk u panë më në dyert e PS. Intelektualët e vërtetë , me ose pa parti, duhet të jenë opozitarë  konseguentë  të padrejtësive, ndryshe demokracia tek ne do të mbetet  gjithmonë  embrionale. Nëse Grida dhe të tjerë  që pretendojnë se luftojnë për demokracinë e vërtetë,  nuk  e kanë kuptuar se sot lufta kundër Berishës është lufta për demokracinë e vërtetë, janë jasht çdo situate. Pse e them këtë? Së pari Sali Berisha, sikur të ketë zbritur sot nga olimpi i demokracisë, bredh nëpër Shqipëri e mundohet t’u mbushë mendjen atyre që s’kanë mend, se ai  lufton për  votën e lirë, duke tundur  “flamurin e primareve.”   Se sa fallco është kjo  luftë e tregon zhvillimi i primareve, ku  pak kandidatë  që duhet  të garojnë për kryetar bashkie , i janë afruar atij, ndaj  është detyruar  t’i  shtyjë dy herë  ato. Le të thotë Grida nëse ka parë një fije demokracie në  foltoret e Berishës, në organizimin e zgjedhjeve brenda  PD dhe mbajtjen e dy kuvendeve  “të demokracisë së madhe”, dhe në  primaret  që ka nisur ai në tërë vendin. Mos vallë, edhe pse me vonesë , Grida e kuptoi këtë farsë? Të jesh kundra Sali Berishës sot, dotë thotë të forcosh opozitarizmin në Shqipëri  dhe  të shpejtosh rotacionin e pushtetit. Katandisja  e turpshme e opozitës dhe opozitarizmit në Shqipëri, është krejtësisht për faj të Berishës, që gjithmonë ka mbjellë presion, diktat e përçarje. Si mund  të jetë i angazhuar për votën e lirë e demokracinë e vërtetë  një  politikan  që është hapur kundër demokracisë  perendimore!? Demokracia shqiptare  vërtet  zvarritet, por kjo jo  vetëm prej keqqeverisjes së mazhorancës, por në radhe  të parë prej Berishës, që ka eliminuar opozitarizmin në këtë vend. Ata që e deshën dhe luftuan për demokracinë e vërtetë , Berisha ca i largoi në emigrim, ca i persekutoi  dhe ca i eliminoi  fizikisht. Sa kohë  ka qenë në pushtet Berisha , “demokracia” e tij ka qenë dhuna, manipulimi i votës, presioni  dhe vrasjet. Rruga e pushtetarit  Berisha sintetizohet sinqerisht me thënien e Volterit ,se  “Një formë ideale e qeverisë,  është demokracia e mbrojtur me vrasjen.”  Berisha nuk ka ndërtuar asnjëherë parti, por një grup idhtarësh të verbër pa ideale, që e shenjtërojnë  atë me urimet “je perendia në tokë”,”ne japim jetën për  ty” ,” të dua më shumë se fëmijët e mij”, madje i kërkojnë dhe armë që të vrasin Edi Ramën! Çdo shqiptar duhet ta kuptojë  mirë, se gjendjen në këtë vend, nuk e rregullojnë  as mashtrimet e Berishës dhe as kërcënimet e Metës, sepse  ata  e kritikon ashpër qeverinë, për ata  pisllëqe, që i manifestuan dhe aplikuan me arrogancë të plotë, sa kohë  ishin të veshur vetë me pushtet. “Unë preferoj - thotë një filozof - të votoj për mashtruesit që janë në pushtet, se sa për ata që bëhen mashtrues  pasi  ta marrin pushtetin”. Shumë e  saktë! Aq më keq, kur  Sali Berisha është provuar dy herë se sa  mashturues  është  sjellë  me pushtetin.

Pse e humbi qetësinë Sali Berisha?

 


1 NËNTOR 2022, 19:19EDITORIALMero Baze

Sapo përfaqësuesit zyrtarë të Partisë Demokratike deklaruan fundin e bisedimeve me Sali Berishën dhe grupin e tij, për t’u bashkuar rreth kandidatëve në zgjedhje, Sali Berisha e humbi qetësinë. Deklarata e tij kundër grupit të deputetve të PD është shumë më e egër dhe më e rëndë se çdo kërcenim rutinë që ai bën ndaj Edi Ramës dhe qeverisë. Madje për ta trashur zërin i kishte futur dhe këta në shënjestrën e 12 nëntorit. Duhet të gjenin dhe këta vrimë të futeshin atë ditë.

I alarmuar se dështimi i lojës së tij me bisedime, në fakt i pret gjunjët turravrapit të tij, ai tani ka vendosur t’i kërcënojë me jetë deputetët kundërshtarë, duke i akuzuar “për prekje të flamurit” të PD, të atij flamuri që më 8 janar e përdhosi me banditët “non grata” të Londrës, në mes të Tiranës.

Përpjekja e tij për të ngritur stekën tek “flamuri”, tek simbolet dhe tek “misioni” i tij, në të vërtetë është e gjitha një humbje qetësie, pasi nuk i funksionoi loja për poshtërimin e tyre dhe nënshtrimin ndaj tij.

Po përse i kërcënon me jetë a vdekje Berisha kundërshtarët e vet? Çfarë po i bëjnë keq ata Partisë Demokratike, përveçse duan t’i heqin asaj njollën e turpit që i ka vendosur Sali Berisha dhe familja e tij në shpinë historisë së saj?

Asgjë tjetër përveç kësaj. Sali Berisha dhe familjarët e tij, që realisht drejtojnë PD, janë nën sanksione ndërkombëtare si hajdutë. Thjesht si hajdutë dhe minues të demokracisë. Partia Demokratike nuk e pranon këtë përdhunim që kjo familje po përpiqet t’i bëjë historisë së saj dhe kërkon që Sali Berisha të mos ketë punë me të ardhmen e kësaj partie.

Vetëm për kaq ky njeri kërcënon me vrasje, me vdekje, me kryengritje, me “vrima” ku do fshihen njerëzit më 12 nëntor prej tij.

Përveçse qesharak, ky shpërthim i tij, në të vërtetë i fakton gjithë kauzat që i janë bërë deri më sot nga faktori ndërkombëtar. I provon akuzën se është një minues i demokracisë, se është dhunues i kundërshtarëve me një gjuhë dhune, dhe mbi të gjitha, është një hajdut që përpiqet të mbrohet politikisht përballë drejtësisë.

E kuptoj se shpërthimi i tij është pak dhe psiqik. Në të vërtetë, deklarata e sotme i ka fikur llambën dhe e bën të pashpresë çdo kandidat të tij në këto zgjedhje, por kjo do të ndodhte dhe pa këtë qëndrim.

Njësoj si më 7 korrik, ai po përpiqet ta përdorë 12 nëntorin si protestë kundër Lulzim Bashës, duke kërcënuar tanimë hapur me vrasje dhe vdekje kundërshtarët e vet brenda PD. 

Kjo në fakt e kthen betejën mes tyre në jetë a vdekje, dhe vetëm sa ua legjitimon atyre betejën për ta shkulur Sali Berishën nga PD. 

Por përtej kësaj, ajo  që sot duhet të bëjë drejtësia, është t’i regjistrojë këto deklarata për dhunë dhe kërcënime fizike të bëra publikisht dhe të mos thotë nesër që nuk ka fakte për minimin e demokracisë dhe korrupsionin madhor prej tij dhe familjes së tij.

Në çdo vend të botës, retorika e kërcimit me vdekje të kritikëve dhe kundërshtarëve, është objekt i drejtësisë. Por pavarësisht kërcënimeve të  dhunshme,  mirë është të mos e arrestojnë deri në datë 12 nëntor, se duhet ta shikojë me sytë e vet fundin që e pret. Që në datën 13 të mos justifikohet se nuk e lanë t’i “vriste”. Është më mirë  të shikojë se si e lanë të vetëvritej.

Si dhe cilët e thurën skenarin e atentatit ndaj Sali Berishës

 



Enver BytyçiNGA Prof.Dr.Enver BytyCi  
Sali Berisha pas sulmit të martën në protestë

Atë ditë kur nisi bashkëpunimin me njeriun që e njihte më mirë se kushdo tjetër Sali Berishën, Edi Rama ishte shumë i lumtur. Kanë kaluar gati 20 vite nga ajo kohë. Të dy kishin të njëjtën armiqësi dhe kërkonin hakmarrje kundër tij. Të dy u bënë bashkë, sepse udhëhiqen nga e njëjta kauzë e përçarjes kombëtare! Lufta kundër Berishës është e gjatë, me intensitetin më të lartë që ka njohur ndonjëherë një konflikt politik e përtej politikës në Shqipëri e në rajon. Është një luftë e projektuar me urrejtje dhe hakmarrje, me ndarje dhe përçarje, megjithëse këtyre njerëzve Berisha iu ka dhënë njëmijë herë më shumë sesa ka marrë prej tyre. E them publikisht: - Ata që nuk kanë marrë prej Berishës, nuk e kanë tradhtuar asnjë ditë atë! Edhe nëse e kanë kritikuar, kanë dashur që ta shohin atë dhe Shqipërinë gjithnjë e më mirë! Dhe këta janë idealistët, njerëzit me parime, me rregulla dhe me kode të forta morale e familjare!

U përpoqën të rekrutojnë ndonjë verior

Por, le të kthehemi te çështja! Kush e projektoi atentatin kundër Sali Berishës të martën e shkuar? Pa asnjë dyshim që e projektuan ata që lobuan fort për ta shpallur atë non grata. Ndër ta dhe një gazetar i përkushtuar ndaj kryeministrit që kur më takon në rrugë më thotë se “Ti ishe komunist në rini dhe unë u bëra në pleqëri”! Është gjithashtu vetë Edi Rama!

close
volume_off

Çfarë ndodhi konkretisht? Le ta përshkruajmë skenarin e hartuar pikë për pikë. Që në fillim po ju them se ky skenar që do ua prezantoj është real ose shumë, shumë afër reales, sepse unë kam shembuj tjerë të njohur për fabrikime, trillime dhe falsifikime me linçime nga ana e bashkëpunëtorit të ngushtë të Ramës, me të cilin i bashkon përkatësia e zonës operative dhe armiqësia kundër Sali Berishës!

Këta të dy hodhën në letër disa variante. U përpoqën të rekrutojnë ndonjë verior, mundësisht tropojan dhe në stilin e Fatos Klosit, ta shisnin atentatin si konflikt midis familjeve maloke bazuar në kodin e kanunit. Ka qenë dhe është objeksion i Edi Ramës që gjithçka ta kryejë me dorën e veriorëve kundër Sali Berishës. Edhe partitë politike të dala si fraksione të PD-së i donte dhe i dëshiron me personazhe nga veriu. E bëri këtë me Kreshnik Spahiun dhe Bamir Topin. Nuk e di nëse Josefina ra viktimë apo jo e kësaj skeme. Por, Lulzim Bashën e ushqen me idenë e përçarjes së PD-së ngaqë është nga veriu. Vetëm veriorët mund ta dobësojnë Partinë Demokratike, sipas pikëpamjes së Edi Ramës! Në rastin e atentatit në fjalë duket se nuk kanë gjetur asnjë kamikaz të tillë. Jo se nuk ka njerëz që nuk e duan Berishën në veri të vendit, por se askush nuk rriskon kaq shumë. Duke qenë se koha ishte e shkurtër, bashkëpunëtori-gazetar i Ramës ka propozuar emrin e një njeriu, të cilin ai e ka njohur prej kohësh. Jo thjesht se e ka nga ana e tij!

E dinte se atentatori do ta kryente detyrën me përpikëri. Dhe pikërisht këtë person ia rekomandoi shefave! Pasi bien dakord, ata bënë gjithashtu llogaritë për diskreditimin e protestës e të opozitës. Kishin besim të padiskutueshëm në atë që projektuan. Donin që Berisha të dëmtohej fizikisht në atë masë sa të mos kishte mundësi të dilte para protestuesve. Madje besonin se lideri demokrat nuk do të dilte para tyre edhe me plagë në fytyrë, sepse siç e paragjykojnë skenaristët “ai nuk pranon të paraqitet para tyre i lënduar”! Por ndodhi e kundërta!

Nëse Berisha nuk do të dilte para protestuesve, fusha do të ishte e lirë për spekulime. Ishin përgatitur plane për të përhapur thashetheme në masën e tyre, edhe përmes ndonjë portali të Fugës e këshilltarëve të Ramës, se “Berisha ishte në gjendje të rëndë në spital”, ose se “ai kishte ndërruar jetë”! Qëllimi themelor ishte irritimi i demokratëve dhe shtytja e tyre në dhunë. Gazetari, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, e argumentoi këtë variant me shembullin e reagimit kur u vra Azem Hajdari. Dhe Rama e besoi plotësisht këtë variant të diskreditimit të opozitës dhe kreut të saj, Sali Berisha. Prej gati 20 vitesh bashkëpunëtori anti-Berishë i Ramës i ka shkëputur lidhjet me Doktorin dhe ai, për fatin e keq të tij, e projekton atë si të kohëve të viteve 1990. Nuk mund ta besojë faktin se sot Rama ka përballë një Berishë krejt tjetër. Të urtë dhe vigjilent deri në detaje për të vlerësuar ngjarjet dhe provokimet!

Irritimi i masës së njerëzve në protestë ishte synimi themelor i këtij atentati. Përmes irritimit vinte diskreditimi dhe deklaratat e dënimit të dhunës edhe nga Këshilli i Europës. Skenari është shumë i qartë, por dështoi. Dështoi kryesisht për shkak të pjekurisë, mençurisë dhe maturisë politike të Sali Berishës! Dështoi se ai nuk lejoi as të ushtrohet dhunë fatale ndaj atentatorit, gjë që po e prisnin me padurim organizatorët e tij!

Ata janë goditur në identitet dhe në trashëgiminë e tyre

Dështoi ish-bashkëpunëtori i Berishës, tani bashkëpunëtor besnik i Ramës, sepse ka shkëputur lidhjet me Berishën e sotëm. Ka humbur nuhatjen e evoluimit të tij! Ka krijuar në kokën e vet e të Edi Ramës shabllone, sipas të cilave “njeriu nuk ndryshon”!

Personi në fjalë është paguar nga kompania që paguan me porosi të Ramës edhe bashkëpunëtorin në komplote e intriga të kryeministrit të Shqipërisë. Gazetari komplotist ishte autor u qypit me guraleca, autor i mandateve fiktive të tërheqjes së dollarëve nga PS në Bankën e Kursimeve të parave të firmave piramidale dhe njëmijë falsifikimeve të tjera. Deri te koka e Gramoz Ruçit mbi trupin e Prokop Murrës! Kurthet, intrigat komplotet dhe skenarët e tmerrit shumëfishohen kur bashkohen njerëz me të njëjtin karakter dhe me të njëjtën mendësi urrejtjeje ndaj Sali Berishës! Aq më tepër njerëz me pushtet e të kalibrit të Edi Ramës!

Me të njëjtin skenar e nga të njëjtët persona është hartuar edhe projekti i dezinformimit për shpalljen e Sali Berishës non grata. Për mua që nuk jam shkëputur asnjë ditë nga dinamika e ngjarjeve të 32 viteve të fundit, kjo është një e vërtetë e padiskutueshme! Megjithatë atentati kundër liderit demokrat të opozitës si çdo e keqe pati disa efekte pozitive: - Mediat botërore e konfirmuan Sali Berishën si kryetar të opozitës, pavarësisht përpjekjeve për emërimin e kësaj opozite nga Edi Rama. Bota demokratike pa se nuk është e vërtetë që “Berisha është destruktiv”, siç asaj i ka thënë me lobingje e pa lobingje Edi Rama! Demokratët e dyzuar brenda opozitës janë bashkuar tashmë me PD-në. Mobilizimi e motivimi i demokratëve dhe shqiptarëve për ta rrëzuar këtë regjim është shumë më i madh!

Por, atentati ndaj Doktor Berishës është gjithashtu paralajmërim se mafia në pushtet e në të gjithë infrastrukturën e Shqipërisë përbën rrezik serioz për jetën e tij dhe të ardhmen e Shqipërisë. Dështimi I Edi Ramës nuk do ta bëjë kryeministrin më paqësor e më human. Përkundrazi, ai si kapobanda mafioze e këtij vendi, do të projektojë atentate të tjera kundër opozitës, kundër demokracisë dhe kundër Shqipërisë. Opozita duhet ta dijë se nuk ka përballë një regjim pa asnjë kacidhe në arkën e shtetit, si në vitin 1991. Por, ajo përballet me një regjim që përdor taksat e shqiptarëve dhe asetet e mafies për ta dhunuar e denigruar atë!

Shkrova këto rreshta për të diagnostikuar të keqen që po kap Shqipërinë dhe jo vetëm opozitën. Për të paralajmëruar se skenarë të tjerë do të ketë kundër opozitës dhe kundër Shqipërisë. Por këto shpjegime të miat kanë gjithashtu për qëllim që të nxisin edhe më tej për maturi e gjakftohtësi. Rama dhe bashkëpunëtorët e tij tmerrohen kur nuk funksionon kurtha që ai ngre! Atentati ndaj Sali Berishës është provokim i rëndë i demokratëve. Ata janë goditur në identitet dhe në trashëgiminë e tyre, jo vetëm në të sotmen e të ardhmen që synojnë. Por ky atentat duhet të jetë mësim për ta! Lufta është veçse politike. Dhe me asnjë njeri tjetër, përveçse kundër Edi Ramës. Ai është regjisori, skenaristi, sponsori dhe porositësi i të gjitha atentateve kundër opozitës dhe kreut të saj, Doktor Berishës! Mbrojeni opozitën, mbrojeni Sali Berishën nga këto kurthe. Dhe bashkohuni që ta çoni për skrap Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij të ndyrë!

2022/12/08

GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU NË RRJEDHËT E SHEKUJVE, NË LETËRSI DHE HISTORIOGRAFI .

 Sipas studiuesit të njohur shqiptar Prof.dr. Shaban Sinani , më  datën 01 dhe 02 .12. 2005Napoli , të Italisë u zhvillua Konferenca shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në histori dhe në letërsi”


Konferenca u organizua nga Departamenti i Studimeve për Europën Lindore dhe Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit “L’Orientale” të Napolit, me rastin e 600-vjetorit. 

Komiteti shtetëror për pakicat etno-gjuhësore në Itali mbështeti veprimtarinë. 

Morën pjesë studiues vendës dhe të ftuar nga disa qendra akademike dhe universitare albanologjike e ballkanistike në Europë; specialistë të historisë dhe të letërsisë së mesjetës, albanologë, orientalistë. 

Ishin të ftuar gjithashtu punonjës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, si institucion bashkëpunues prej shumë vitesh. Konferenca pati si qëllim të çmojë rolin historik-kulturor të figurës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut përmes burime letrare dhe historiografike   si dhe të ndriçojë epokën në të cilën u zhvillua veprimtaria e tij.

Gjatë punimeve të Konferencës referuan 25 kumtues. Në referimet e mbajtura u paraqit kryesisht vështrimi i shkencës perëndimore dhe i asaj ballkanike për historinë e qendresës shqiptare në fund të mesjetës dhe vendin e saj në kujtesën e shkruar dhe atë gojore të shqiptarëve, të popujve të Ballkanit dhe të botës europiane.

Drejtori i Departamentit të Studimeve për Europën Lindore Italo Costante Fortino, duke vlerësuar punimet e Konferencës, theksoi dy prirje themelore konvergjente të saj: vështrimin filologjik-fetar dhe atë filologjik-laik. 

Këto dy prirje, u tha në përfundimet, ndihmuan shkëlqyeshëm njëra-tjetrën për të paraqitur cilësitë më të rëndësishme të Gjergj Kastriotit dhe të epokës së tij, rolin që luajti për bashkimin e krerëve të Shqipërisë në një konventë të gjithë parësisë arbërore; po ashtu dhe rolin si mbrojtës i qytetërimit europian, i traditës dhe kulturës së të parëve të vet e të gjithë kontinentit. 

Pikërisht ky rol e ka kthyer atë në një mit historik jo vetëm të shqiptarëve, por dhe të shumë popujve të tjerë, që e kanë bërë të pavdekshëm në veprat e tyre letrare. Konferencës iu paraqitën burime të reja arkivore dhe historike që e theksojnë këtë përfundim.

U pohua se, në një edicion tjetër të kësaj Konference, që mund të mbahet pas dy vjetësh, edhe kjo nga Universiteti “L’Orientale”, duhet të bëhen më shumë përpjekje që të sigurohet prania e përfaqësuesve të shkencës bashkëkohore osmane, nga institucione kërkimore-studimore turke ose qendra të tjera të orientalistikës në Europë e në Ballkan. Konferenca e ardhshme do të zhvillohet në titullin “Perandoria osmane dhe Ballkani në histori e në letërsi”.

Punimet e Konferencës u hapën me një fjalë përshëndetëse nga Rektori i Universitetit “L’Orientale” Pasquale Ciriello dhe përfaqësues të institucioneve të tjera bashkorganizatore.

Në vijim, në katër seanca, u paraqitën kumtesat e pjesëmarrësve.

Sergio Bertolissi (Universiteti “L’Orientale” i Napolit), mbajti kumtesën “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe strategjia e tij për bashkimin e Shqipërisë”, në të cilën u theksua se në studimet historike kjo figurë paraqitet kryesisht si udhëheqës ushtarak dhe kondotier i rezistencës antiosmane, duke u kushtuar më pak vëmendje vështirësive që iu desh të kalonte deri në njësimin e qëndrimeve të krerëve dhe prijësve arbër, duke u bërë figura e parë historike që arriti bashkimin e tyre.

Giovanna Motta (Universiteti “La Sapienza” i Romës) u përqendrua në temën Perandoria Osmane, Mesdheu dhe Europa”, në të cilën u vunë në dukje ekuilibrat delikate politike dhe ekonomike të periudhës kur jetoi e veproi Gjergj Kastrioti; veçmas roli i Adriatikut në këto ekuilibre.

Adriano Papo (Universiteti i Udine-s) mbajti kumtesën “Janosh Huniadi dhe Gjergj Kastriot Senderbeu  - aleatë të qendresës antiosmane”, në të cilën u përmendën burime arkivore që lidhen me betejën e Moravës, ku protagonisti i rezistencës shqiptare braktisi përgjithnjë shërbimin ndaj ish-Perandorisë Osmane dhe u kthye për të organizuar rezistencën në vendlindje. Studiuesi theksoi se aleanca midis dy prijësve fillimisht u zhvillua si një përputhje interesash strategjike të tyre kundër të njëjtave ushtri pushtuese, derisa më 1448, me rastin e fillimit të një fushate të përbashkët antiosmane, dëshmohet që ajo të ketë marrë formën e një traktati me shkrim. Nga studiuesi u fol për një letër të mbretit Vladislao të Polonisë drejtuar Skënderbeut në kërkim të një aleance më të gjerë, që u kurorëzua me betejën e famshme të Varnës.

Gaetano Platania (Universiteti i Viterbo-s) kumtoi rreth temës “Lidhja ndërkishtare, lufta antiosmane dhe ideja e një kryqëzate në fundin e mesjetës: roli i kardinalit grek Bessarione (Visarion) të Nikeas, një thuajse bashkëkohës i Gjergj Kastriotit”. Në këtë kumtesë u vu në dukje se qëllimet e kardinalit Visarion për të organizuar një kryqëzatë ndërkishtare në rajonin e Ballkanit, me qëllim çlirimin e Kostantinopojës dhe mbrojtjen e vlerave kulturore tradicionale nga shkatërrimi prej pushtuesve të Bizantit, e bënë atë “një burrë të denjë për një kujtim të pavdekshëm”, sipas një shprehjeje të Enea Piccolomini-t, njëkohësisht një figurë të humanizmi evropian  , sikurse Gjergj Kastrioti.

Pastaj Marko Jačov (Universiteti i Lecce-s) mbajti kumtesën “Skënderbeu në botime historiografike të shekullit të 16-të dhe të 17-të”. Kumtuesi theksoi se Gjergj Kastrioti, në vështrimin e historiografisë perëndimore të kësaj periudhe, cilësohet “princ i Epirit, që sundoi në zotërimet e të atit, Gjon Kastrioti, në atë pjesë të Shqipërisë që gjendet midis Matit dhe Tumenstit (?); si dhe në ato të trashëguara nga nëna, Vojsava, bijë e një fisniku nga Pollogu”. Ai u ndal më gjerësisht në veprën “Commentario delle cose de Turchi” Paolo Giovio-s, botuar në Venezia më 1541.

Studiuesi rumun Turcuş Şerban (Universiteti i Cluj-it , Rumani) foli për temën “Historiografia rumune për raportet midis Skënderbeut dhe Ianu de Hunedoara”. Kumtuesi përmendi se prijësi i rezistencës hungareze Janosh Huniadi, duke qenë rumun (transilvan) me origjinë, ndikoi për të bashkuar në një aleancë me Gjergj Kastriotin edhe prijës të tjerë rumunë e transilvanë, si Stefani i Madh ose Vlad Tepeş. I vetmi aleat nën Danub për krerët e rezistencës rumune antiosmane ishte Gjergj Kastrioti. Midis studiuesve rumunë që kanë përshkruar këto aleanca janë: Costantino Marinescu, Francisc Pall, Camil Mureşanu.

Në kumtesën e tij Shaban Sinani (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë - Tiranë) u përqendrua në temën “Tipare të një figure të Rilindjes Europiane në figurën e Gjergj Kastriotit”. Sipas studiuesit, përcaktimi i tipologjisë së kësaj figure ka ndryshuar përgjatë rrjedhave të historisë. Më shumë është zhvilluar pikëpamja etnocentriste dhe më pak janë spikatur cilësitë që e bëjnë atë një figurë të Rilindjes Europiane. Sipas autorit, nëse kjo figurë në veprën e Barletit përfaqëson një hero tipik të letërsisë së periudhës së humanizmit, atëherë duhet shtruar pyetja nëse ishte i tillë dhe si protagonist i historisë. Në vijim nga autori u paraqitën burime të reja që dëshmojnë se Gjergj Kastrioti gjendet në lidhje e bashkëveprim me një yllësi personazhesh historike, të brendshme dhe të jashtme, që e bëjnë atë një figurë të humanizmit europian para dhe pa Barletin. Studiuesi theksoi se për të kuptuar përmasën europiane të figurës së Skënderbeut Rilindja Europiane duhet kuptuar jo si nocion i gjeografisë kulturore, por si një lëvizje e përgjithshme e popujve, në të cilën pati ndihmesa të përveçme.



Pietro De Leo (Universiteti i Kalabrisë) kumtoi rreth temës “Skënderbeu në historiografinë “contra turcos”. Ai përmendi se figura e Skënderbeut në botimet kushtuar qëndresës antiosmane gjendet e pranishme në mbi 300 vepra, nga të cilat 53 të shtypura në Venecia (gjithësej 92 të botuara në Itali). Sipas autorit, fjala çelës për të kuptuar personalitetin e Gjergj Kastriotit është lufta “contra turcos” ose “fryma e kryqëzatës”.

Studiuesishqiptar  Willy Gjon Kamsi, ish-ambasador i Shqipërisë në Vatikan, mbajti kumtesën “Vokacioni i krishterë dhe evropian i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Autori theksoi se formimi i krishterë i Skënderbeut u bë në një kohë ekspansoni të ushtrive osmane në Ballkan dhe në Shqipëri. Ky formim shpjegon edhe kthimin e tij në vendlindje dhe më pas rritjen e vëmendjes së autoriteteve të rëndësishëm të kishës ndaj tij. Fryma europiane e kësaj figure shprehet në orientimin e tij drejt aleancash të tilla, si ajo me republikën e Raguzës, me Huniadin dhe të tjerë.

Në kumtesën e tij Ivan Biliarsky (Universiteti i Sofjes) paraqiti të dhëna të hartografisë bullgare të shekullit të 13-të “Mbi kuptimin e “tokave shqiptare” në sistemin administrativ të perandorisë së dytë bullgare”. Harta ku tokat shqiptare përkufizohen sipas etnonimit të banuesve të tyre gjendet në “Privilegium per i ragusiani” lëshuar në emër të car Ivan Asenit II (1230).

Antonello Biagini (Universiteti “La Sapienza” i Romës) foli për temën “Diaspora shqiptare në rrjedhë të shekujve”. Në këtë kumtesë u shpjeguan rrethanat e mërgimit të shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut dhe roli i mitit të heroit kombëtar në mbijetesën e vetëdijes arbëreshe. Sipas autorit, procesi i islamizimit, që ishte i pjesshëm, duhet kuptuar në mënyrë relative,  duke e dalluar prej konceptit të otomanizimit, që ishte i përgjithshëm. Po ashtu ai theksoi idenë se, qoftë dhe për arsye pragmatiste (sepse një “milet” duhej të paguante më shumë taksa, që të privilegjohej një “milet” tjetër), absolutizimi i tezës së islamizimit të dhunshëm të popullsisë së Ballkanit do të çonte në një shtrembërim të së vërtetës. Studiuesi theksoi se figura e Gjergj Kastriotit nuk mund të kuptohet pa njohur ndikimin e gjeografisë politike mbi historinë dhe anasjelltas.

Studiuesi shqiptar Zef Mirdita (Universiteti i Zagrebit), mbajti kumtesën “Lidhja Shqiptare ose Lidhja e Lezhës”, në të cilën u përshkrua fati historik i hapësirës shqiptare prej pushtimit anzhuin deri në kthimin e Gjergj Kastriotit; u parashtruan fakte rreth raporteve të vështira midis princërve shqiptarë, duke përfshirë dhe ndikimin përdallues të dy kishave, faktorë që e bënin të ndërlikuar rrugën deri tek e para aleancë politike-ushtarake e shqiptarëve.



Ignazio Parrino (Universiteti i Palermo-s) kumtoi për temën “Skënderbeu dhe Bessarione (Visarioni) në traditën social-politike e kulturore të greko-shqiptarëve të Italisë”. Autori përmendi fakte që lidhen me heraldikën, historinë kishtare dhe atë laike për lidhjet midis kardinalit Visarion dhe shqiptarëve të vendosur në jug të Italisë, me veprimtarinë e manastirit të shën Salvatorit të Messina-s në përkrahje të tyre. Kumtuesi theksoi se, nën ndikimin e Visarionit, të Costantino Lascaris dhe të figurave të tjera, u arrit që të ruhej riti bizantin dhe kultura klasike në ngulimet e të shpërngulurve, deri në lindjen e aspiratës për një union të kishës greke dhe asaj romane.

Kumtesa e Attilio Vaccaro-s (Universiteti i Kalabrisë) titullohej “Rruga e zhvillimit të studimeve për Gjergj Kastriotin”. Autori i solli audiencës një vështrim informues panoramik të arritjeve më të rëndësishme të këtyre studimeve prej periudhës klasike deri në ditët tona në Shqipëri dhe në qendra albanologjike në botë.

Studiuesi shqiptar Imri Badallaj (Universiteti i Prishtinës) foli rreth temës “Figura e Skënderbeut në revistën “Ekskluzive”.

Në vijim Amedeo Di Francesko   (Universiteti “L’Orientale” i Napolit) mbajti kumtesën “Një këngë historike hungareze e shekullit të 16-të për Gjergj Kastriotin”, në të cilën autori përshkroi historinë e përgatitjes dhe të botimit të kësaj poeme, me autor Miklós Bogáti Fazakas, klerik me origjinë italiane që shërbente në Transilvani. Poema është shkruajtur hungarisht dhe është botuar për herë të parë më 1579 dhe për herë të dytë më 1587. Në botimin e parë Skënderbeu cilësohet si “heroi që jetoi në kohën e Janosh Huniadit”, kurse në botimin e dytë ai cilësohet “aleat i Huniadit”. Si burim bazë ka shërbyer “Historia e Skënderbeut” e Barletit. Sipas autorit, poema, për të cilën Akademia Hungareze e Shkencave po përgatitet një botim kritik, ka rëndësi për mesazhin historik dhe ideologjinë që përcjell, për teknikën e ndërthurjes së oralitetit me traditën e shkruar, si dhe për mundësitë krahasuese që ofron për të sqaruar raportet hungaro-shqiptare dhe evolucionin e tyre gjatë epokës së Skënderbeut.

Ndërsa Pierfranco Bruni (Ministria e Kulturës) trajtoi temën “Përfytyrimi i Skënderbeut nga një shkrimtar”, në të cilën ai veçoi dy vlera historike të figurës së Gjergj Kastriotit që e bëjnë atë tërheqëse për letërsinë: mundësia për të shërbyer si model historik për një personazh letrar, për shkak të historisë, fatit dhe aventurës, nga njëra anë; si dhe ngjashmërinë me personazhe me karakter universal në letërsinë mesdhetare, duke filluar prej Aleksandrit të Madh deri te heronjtë letrarë të Homerit e të Virgjilit. Një krahasim më i detajuar u bë nga studiuesi midis modelit që ofron figura e Skënderbeut dhe modelit të trashëguar përmes personazhit të Eneas. Përgjithësisht raporti Lindje-Perëndim, ikje-kthim dhe të tjera cilësi e bëjnë këtë ngjashmëri më të dukshme.

Kumtesa e Jorgo Bulos (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë -Tiranë) titullohej “Për një tipologji të eposit për Skënderbeun në letërsinë shqiptare të romantizmit”. Autori theksoi se kujtimi i rezistencës arbërore të shekullit të 15-të me kohë jo vetëm u bë pjesë e ndërgjegjes historike të shqiptarëve, por edhe faktor për zhvillimin e kulturës së re të tyre. Në vijim ai u ndal në shqetësimin e romantikëve shqiptarë për një epope që duhej t’i ishte kushtuar kësaj rezistence. Ky shqetësim, që u shpreh në përpjekjet për rindërtimin e një epopeje në traditën popullore, shfaqet edhe te shkrimtarët rilindës të Shqipërisë, edhe tek ata të arbëreshëve të Italisë. Studiuesi dalloi dy tipe të poemës epike kombëtare të krijuar në këtë periudhë: poema me individin në qendër, e prirur nga zhvillimi romanesk  ,sikurse vërehet në veprën e De Radës; dhe poema me bashkësinë etnike në qendër, që përfaqësohet nga “Historia e Skënderbeut” e Naim Frashërit. Për të parin veprimi parësor është drama shpirtërore e njeriut, kurse për të dytin - drama e një populli që vuan.



Prof.Dr.Ymer Jaka (Universiteti i Prishtinës) mbajti kumtesën “Skënderbeu në letërsinë frënge”, duke u ndalur në poemën e Pierre de Ronsard (1576), në veprën e Lavardin-it, në poemën “Les Tragiques” të Agrippa d’Aubigne” dhe në veprën “Les Essais” të shkrimtarit Michel de Montaigne.

Kumtesa e Edmond Çalit (Universiteti “L’Orientale” i Napolit) titullohej “Figura e Skënderbeut në “Histori e skënderbeut” të N. Frashërit”. Përkundër një mendimi tradicional për vlerat estetike të kësaj poeme, që u shkruajt kryesisht me funksione patriotike dhe për komunikim gojor, autori shprehu mendimin se mjete të tilla si rikthimi, përsëritjet, vonesat, nuk janë mangësi të veprës, por procedime të mirëfillta letrare. Për këtë autori iu referua koncepteve të U. Ecco-s. Më pas ai paraqiti aplikimin analog të këtyre koncepteve edhe në disa vepra të I. Kadaresë.



Costantino Nikas (Universiteti “L’Orientale” i Napolit) foli për temën “Gjergj Kastrioti në veprën e Kritobulit të Imbros (Michele Critobulos)”. Vepra e këtij peshkopi kronikan u shkrua në Malin e Athosit në vitin 1470 dhe u referohet viteve 1450-1467. Autori theksoi rëndësinë burimologjike të veprës “Histori” në pesë pjesë të kronikanit, duke pasur në konsideratë se ai ishte bashkëkohës i Skënderbeut, kishte parë vetë pushtimin e Kostantinopojës dhe ishte i shqetësuar për fatin e Ballkanit të krishterë.

Pastaj Agostino Giordano  (drejtor i së përkohshmes “Jeta arbëreshe”) kumtoi rreth temës “Variante të “Shpata e Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë” të B. Bilotta-s”, në të cilën ai përshkroi evolucionin e kësaj vepre në katër botimet e njohura, nga të cilat tri të pjesshme. Sipas autorit, redaktimi i herëpashershëm i kësaj vepre nga Billota dëshmon se cila ishte rëndësia që ai i jepte asaj. Ai përmendi se botimi përfundimtar i kësaj poeme nga vetë autori (1890) ka njohur edhe një botim jointegral në Tiranë më 1968, nën kujdesin e Emanuele Giordano-s, në 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.



Përkujdesësi shkencor i gjithë veprimtarisë Italo Costante Fortino (Universiteti “L’Orientale” i Napolit) kumtoi rreth temës së titulluar “Një poemë e pabotuar e G. A. Nociti-t për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Autori theksoi se ka shumë vepra të autorëve arbëreshë që kanë mbetur të pabotuara deri në kohën e sotme, pa folur për arkivat, të cilat përmbajnë burime me vlerë të jashtëzakonshme për historinë e qëndresës shqiptare në periudhën e Gjergj Kastriotit. Një nga këto vepra, pjesë përbërëse e një dorëshkrimi heterogjen (miscellanea), është libri me kalimere “Rrëmenxa t’arbresha” (“Rime albanesi”) i Giuseppe Angelo Nociti-t (1832-1899), si dhe poema “Ndihmja e Krojës” (“Mbrojtja e Krujës”) shkruar më 1857 dhe e përbërë nga tri këngë në vargje 12-rrokëshe. Botimi kritik i këtyre veprave është një përgjegjësi parësore e studiuesve filologë. Pasurimi i burimeve, tha autori   , që është gjithashtu botuesi i parë i “Rrëmenxa t’arbresha”, do të bëjë të mundur që vendi i figurës së Gjergj Kastriotit në letërsi dhe histori të kuptohet më mirë. Në përfundim ai theksoi nevojën që në konferenca të tilla të mundësohet përfaqësimi i të gjitha pikëpamjeve dhe qëndrimeve shkencore, duke përshirë ato të “palës tjetër”, që ka interes jo vetëm të dëgjohet, por edhe të mirëkuptohet.

Flori Bruqi

2022/12/07

UNË, STUDENT POLITIK I MAO CE DUNIT, ZAJEBNICA NUK KALON!

 


Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Zgjedhjet në veri të Kosovës dhe Hamami i Hyrës: Në veri të Kosovës është një anarki jashtëzakonisht e organizuar mirë dhe e menaxhuar nga Aleksandër Vuçiq, Zot i Veriut dhe pronar i vullnetit politik të serbëve të Kosovës. E gjithë kjo bëhet me përkrahjen e heshtur të bashkësisë ndërkombëtare e cila Serbinë e konsideron si partner ndërsa Kosovën si vartës. Vuçiqi, të cilin po e shajnë gjithë ditën, po i shkojnë në shtrat natën. E luajti lojën me targa ilegale dhe me dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri duke kërcënuar se i njëjti skenar mund të përdoret edhe në pjesët e tjera të Kosovës ku jetojnë serbët. Në të njëjtën kohë kryeministri Kurti po i viziton muzetë e famshme botërore, së fundi edhe Muzeun Prado në Madrid ku i mbajti ligjëratë spanjollëve për artin dhe kulturën spanjolle. Dhe kujt, një ish-politikani, tani në një gjendje të hibernacionit (gjumit), mendor, Havier Solanës. I ka mbetur vetëm edhe të shkojë dhe ta bëjë një përmirësim, përkatësisht ta mohojë se Pablo Pikaso është autor i Guernikes në kohën kur autori i vërtetë është kryeministri ynë artistik! Nuk e kam të ditur nëse e ka vizituar Muzeun e famshëm botëror të antikuiteteve si është Skala në Milano, Shtëpinë e famshme Operistike Luvr në Paris, pistat e famshme botërore ku mbahen garat e Formulës 1 në Koloseum të Romës apo shtigjet për gara të hipizmit (gara me kuaj) në Monca. Apo amfiteatrin ku ligjërohet për Kantin, Sokratin dhe Platonin në Las Vegas apo Atlantic City. Sikur edhe Shtëpinë e njohur për bixhoz në Metropolitan të Nju Jorkut. Po në këtë kohë Vuçiqi punonte dhe konsolidonte ushtrimin e pushtetit në Veri të Kosovës. Si shtet i fuqishëm që jemi, me një qeveri që kurrë dhe asnjëherë nuk bënë kompromise dhe se që nuk di se çka është presioni ndërkombëtar sepse, edhe nëse ekziston edhe si terminologji gjuhësore, në fjalorin e veprimit të qeverisë nuk ekziston sepse Zajebnica nuk kalon. Kjo është qëndresë, këto janë parime ndonëse ka mungesë kronike të koçeve!

Institucionet tona janë jashtëzakonisht të përkushtuara për integrimin e serbëve dhe, duhet të pranohet se kanë sukses të plotë, në vend të qindra dhe mijëra serbëve “të Vuçiqit” që u larguan nga puna integruan dy serbë “të Albinit”, Nenad Rashiq dhe Radmilla Trajkoviq. Rashiqi, me njohuritë gjuhësore të gjuhës shqipe mund të punojë se lektorë për përmirësimin e teksteve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe politikanëve kosovarë kurse Rada Trajkoviq, mund t’ia mprehë lapsin Rashiqit gjatë korrigjimit të teksteve. Ne, si shtet serioz dhe me sovranitet të plotë që e kemi, menjëherë i organizuam zgjedhjet në veri të Kosovës dhe i certifikuam kandidatët. Dikush hodhi disa bomba e që për ne nuk paraqesin asnjë shqetësim për faktin se, edhe ashtu jemi në fund të vitit dhe duhet të kontribuojmë për krijimin e një atmosfere festive. Së fundi, për zgjedhjet në veri u   deklarua anëtari  i KQZ-së. Zoti Hovenier me një shqetësim të vogël: “sa keq që në veri nuk u krijuan kushtet për mbajtje të zgjedhjeve…”. Megjithatë, fjalën kryesore do ta ketë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zoti Gabriell (Xhebrail) Eskobar, ditën e hëne. Gojëkëqijtë po flasin se këtë do ta kundërshtojë me vendosmëri nacionalisti i madh shqiptar dhe luftëtari i palakueshëm për bashkim me Shqipërinë, Alim Rama! Jam në ethe dhe po brengosem shumë për z. Hovenier dhe Eskobar, kur të përballen me Alimin! Kryeministri Kurti deklaroi se për shkak të seriozitetit të situatës do të dërgohen forca të shtuara policore në veri. Lexova diku se në opinion po qarkullon një udhëzues për Njësinë Speciale me këtë përmbajtje: “Gjatë rrugës për në veri të Kosovës, mos këndoni këngë patriotike se na qihet nëna …”. Ministri: Filan Fisteku:

Samiti në Tiranë: Edhe këtu Vuçiqi ua luajti lojën praktikantëve në politikë. Si shenjë “kundërshtimi” ndaj vendimeve të kryeministrit Kurti i futi në një thes Kurtin, Trajkoviçkën dhe Nenad Rashiqin duke deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Tiranës. Një ditë para Samitit pati një takim me rrencin e certifikuar të  BE-së, Mirosllav Lajçak i cili, kinse e luti të marrë pjesë në Samit. Po në të njëjtën kohë, burri më i fortë në qeverinë e Serbisë, Ana Bërnabiq doli me një sugjerim që Vuçiq duhet të marrë pjesë në këtë Samit duke i siguruar alibi dalës nga premtimi i “fortë” se nuk do të marrë pjesë në këtë Samit. Në fund, deklaratën e përbashkët me marrëveshjet e dakorduara nuk u nënshkrua vetëm nga Aleksandër Vuçiqi për faktin se ishte një zotim se të gjitha shtetet nënshkruese detyrohen t’i fusin sanksionet ekonomike dhe të tjera Rusisë dhe ai këtë nuk e bënë. Cilat ishin “pasojat” për Serbinë dhe favoret për Kosovën? Ua rikujtojë lexues të nderuar se Kosova, ndonëse askush nuk e kërkoi nga ne, ishte vendi që i pari ia futi sanksionet Rusisë, duke e dëmtuar jashtëzakonisht shumë ekonominë ruse, që nga bllokimi i tregjeve financiare, aseteve materiale, mallrave të ndryshëm e deri te embargo për armët bërthamore dhe furnizim me dronë që Rusia i kërkonte nga Kosova, duke mos pyetur për çmimin që duhet paguar. Kosova, si furnizuesi më i madh në botë me gaz rus dhe naftën e papërfunduar, i pari ndërpreu të gjitha kontratat duke i falimentuar rafineritë e shumta në Kosovë. Krejt falë meritës, syçeltësisë dhe largpamësisë se kryeministrit Kurti, presidentes Vojsa Osmani dhe mashtruesit shëtitës, Besnik Muçiverces. Madje, në planin politik, as Kombet e Bashkuara dhe BE-ja nuk e kanë dëmtuar më shumë politikën ruse se trojka e lartpërmendur kosovare. Prodhues të pordhëve, me mbushje atomike! Ndërkaq Serbia u dënua shumë rëndë me vazhdimin e përdorimit të targave ilegale, mospagesën e rrymës elektrike dhe shërbimeve tjera, pagat për 100 e më shumë serbë që kurrë nuk kanë punuar as edhe një minutë të vetme, shndërrimin e institucioneve të Kosovës në Bahçe të Babës, kur iu çohet dalin nga to, kur duan kthehen në to, me jetësimin e Zajebnicës, me federalizimin e Kosovës dhe, së fundi me një dokument në formë të propozimit franko-gjerman, ku ka Zajebnicë por nuk ka njohje në kohën kur njohja parashihet të ndodhë në njërin nga dhjetëvjeçaret e ardhshëm për faktin se, me zhvillimin e shkencës do të arrihet që shelnja të bëjë rrush. Atëherë do të kemi njohje reciproke. Për politikanë që e duan shtetin, edhe pa bashkim kombëtar që, në asnjë mënyrë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës, propozimi franko-gjerman përmes riciklimit të letrës së këtij propozimi do të fitohej një letër tualeti i përshtatshëm për prapanicën e Mirrosllav Lajçakut. Këta tanët po thonë që është bazë e mirë që, pas një kohe, kur të bëjë shelnja rrush, Kosova të afrohet me Serbinë duke shtyrë njohjen reciproke për ndonjë dhjetëvjetësh tjetër. Çfarë mashtrimi andaj nuk e bëjnë publik, deri të na fusin kepën! Sa të pamoralshëm dhe sa të panjerëzishëm!

Granit Xhaka dhe xhakalinjtë tjerë: Dueli midis Serbisë dhe Zvicrës në futboll u shndërrua në luftë politike, vazhdim i luftës midis dhunuesit – Serbisë dhe viktimës – Kosovës që përfaqësoheshin nga Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari, që bartnin fanellën e reprezentacionit të Zvicrës. Ishte krijuar një trysni e madhe psikologjike. Zvicra fitoi dhe, edhe një betejë mbaroi me fitoren e shqiptarëve. Granit Xhaka, djali i vogël i Ragip Xhakës shkëlqeu, bashkë me Xherdanin. Gjatë lojës, Granit Xhaka demonstroi njohuri të mira nga anatomia duke bërë përpjekje që këtë njohuri ta bartë te studentët serbë të Vojisllav Sheshelit që, tërë kohën, bashkë me absolventin e Sheshelit, trajnerin e Serbisë, në vend që të luanin  futboll, merreshin me nënat shqiptare thuaja se po iu duken pak se gjatë luftës së fundit kanë dhunuar 20,000 nëna, motra, vajza, gra, madje edhe të moshuara shqiptare! Kriminelë ishin, kriminelë janë dhe kriminelë mbesin.

Pas reagimit të Xhakës, nga qarqe të fuqishme “intelektuale”, me kredibilitet moral dhe ndikim të madh në vetëdijen e injorantëve, ky veprim u cilësua si rrugaçëri ndërsa pati edhe asi (v) lladika që deklaronin se Granit Xhaka nuk e ka lexuar as edhe një libër të vetme duke injoruar faktin se Granit Xhaka e ka lexuar Enciklopedinë e Jetës shkruar mbi vuajtjet, viktimat dhe luftës shekullore të shqiptarëve për Liri, Çlirim dhe Bashkim – Kombëtar! Identifikuesit e rrugaçërisë nuk e njohin këtë Enciklopedi Jetësore të cilën me krenari e lexon Granit Xhaka për faktin se prindërit e tyre ose familjarët e tyre nuk kanë pshurrë gjak, në vend të shurrës nga torturat e këtyre dhe paraardhësve të cilëve Graniti ua tregojë aletin. Këta nuk kanë asnjë rast që familjarët e tyre kanë dalë pa dhëmbë, pa sy, pa veshkë dhe, ndoshta edhe pa mend nga torturat e këtyre me të cilët u përballë Granit Xhaka. Fëmijët e të ish-burgosurve politikë shqiptarë në ish-Jugosllavi janë rritur pa prindër, të cilët, nëse kanë pasur fat i kanë takuar në moshë të një burri ndërsa, në jo pak raste asnjëherë nuk i kanë takuar. Këta janë rritur me ëndrrat se si duket prindi i tyre, babai ose nëna, pa gjëra elementare të jetës dhe historia e tyre është historia e prindërve të tyre dhe atyre që luftuan për liri të cilën këta, pameritueshëm e gëzojnë duke e shpërdoruar atë. Granit Xhaka, është biri i Ragip Xhakës e jo i Rrahman Morinës. Granit Xhaka e ka trashëguar një krenari gjenetike nga babai i tij dhe axha i tij, po çka kanë trashëguar sharësit e tij përveç privilegjeve materiale dhe turpit për faktin se paraardhësit e tyre kanë kontribuar në burgosjen dhe dënimin e Ragip Xhakës dhe të gjithë patriotëve shqiptarë sikur që ishin babai dhe axha i Granit dhe Taulant Xhakës. Çfarë keni pritur të reagojë ndryshe Granit Xhaka në atë situatë?! Të thirret në trashëgimin “kombëtare” dhe politike të Ali Shukrisë, Sinan Hasanit, Kolë Shirokës, Sejdo Bajramoviqit, Selim Broshës. Gazmend Maliqit, Sahit Ismaljit, Rrahman Morinës, Buba Morinës, Sllobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit!

Gjaku nuk bëhet ujë! Granit Xhaka ka me çka të krenohet, sharësit e tij kanë me çka të turpërohen! Granit Xhaka u kritikua pse e barti fanellën me mbiemrin Jashari duke aluduar në mbiemrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari nga i cili, përveç se distancohen, për shkak të rikthimit të vëllazërim – bashkimit, edhe ndjehen të turpëruar! Edhe çifti i tyre e gëzojnë lirinë, nëse e konsiderojnë këtë liri, si liri! Po ta bartte Granit Xhaka një fanellë me mbiemrin e Rrahman Morinës, cili do të ishte reagimi, ju të pandjenja dhe të paprovuar me atë që ka kaluar Ragip Xhaka dhe të gjithë ragipët në burgjet e ish-Jugosllavisë, në me krye Kuptimin, Inspiruesin dhe Përmabjetjen e Luftës për Pavarësi dhe Bashkim Kombëtar, të Pavdekshmin, Bacë Adem Demaçi! Ju  që keni dalë nga kotilla e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë nuk e kuptoni këtë. Më është bërë shumë qejfi që Maroko e nxori nga loja Spanjën e që është thuaja një histori e ngjashme sikur ajo e Kosovës me Serbinë. Katalonasi që e kundërshton egërsisht  pavarësinë e Katalonjës, Rrahman Morina i Katalonjës, dhe dhunuesi i pavarësisë së Kosovës, Joseph Borrell sigurisht se ndjehet i pikëlluar për këtë eliminim. Asgjë nuk mbetet pa u paguar në këtë botë!

Gënjeshtare kronike, jo vetëm në politikë:  Një valltare ekzotike e Humanistit të Madh dhe Aktivistit për të Drejtat e Njeriut, Moamer el Gadafi, në shenjë respekti dhe kujtimi për njërin nga padronët e shumtë, bëri në vizitë në Gjykatën Raciste Speciale për të vizituar patriotin Rexhep Selimi. Është për çdo admirim kjo sakrificë e saj. Veprimin edhe më të mirë bëri kur nuk pranoi t’i vizitojë tradhtarët si Hashim Thaçi, Kadri, Veseli, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala të cilët, çuditërisht ishin në po të njëjtin burg me Rexhën, të akuzuar për të njëjtën vepër, si udhëheqës ushtarakë dhe politikë të Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës dhe posteve më të larta shtetërore, me një fjalë që luftuan, bashkë me Rexhën për këtë liri që Vallëzueses së Gadafit gjithmonë i siguroi një grazhd për të mos mbetur e uritur dhe për të pushuar! Vallëzueset ekzotike kanë luajtur rol vendimtar gjatë disa proceseve historike siç ishte puna e Mata Harit që, për arritjen e qëllimeve vetëm e luante rolin e vallëzueses ekzotike ndonëse nuk ishte se merrte shumë vesh nga ky vallëzim.

Po kjo Mata Hari e Kosovës që ka dy fytyra, njërën si vallëzuese ekzotike, pra Mata Hari dhe tjetra si predikuese politike (fetare) sikur që e bënte Sekti Hari Krishna! E pabesueshme deri ku mbërrin urrejtja dhe mosdurimi ndaj atyre që e kanë ushqyer me poste dhe të tjera!

Studenti politik i Adem Demaçit dhe studenti politik i Vojisllav Sheshelit: Kohëve të fundit, në mungesë të veprimit dhe guximit politik, qarkullonin informata se Albin Kurti, edhe vet ka deklaruar është student politik i Adem Demaçit kurse Aleksandër Vuçiqi është student politik i Vojisllav Sheshelit. Për një gjë jam shumë i sigurt; Aleksandër Vuçiq ka qenë student politik i Vojisllav Shesheli. Pikë. Adem Demaçi i ka pasur koç… e elefantit. Pikë.

A besojnë botuesit serbë, kroatë, maqedonas, malazezë, boshnjakë, sllovenë apo grekë e më gjerë se prej autorëve shqiptarë mund të vijnë vepra me cilësi të lartë letrare?

 

FLORI BRUQI,PH.D.




Në mënyrë paradoksale “letërsitë e largëta” nuk janë të panjohura mes tyre. Përkundrazi. Ato komunikojnë. Letërsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, letërsia e Kanadasë, letërsia që vjen prej Australisë, letërsia ruse, letërsia kineze apo edhe ajo që mbërrin nga Japonia, njihen edhe në vende të vegjël i Shqipëri.


Të panjohura mes tyre mbeten vetëm “letërsitë e vogla” të fqinjëve. Qëllon që t’i kemi në kufi, por nuk ua njohim autorët, siç nuk u njohim as jetën letrare, as botuesit, as çmimet letrare, as revistat kulturore, siç nuk dimë se kur i zhvillojnë panairet.


Ekziston një padije e plotë për atë që ndodh sot në letërsinë ballkanike dhe si janë rrjedhat e bashkëkohësisë. Mjaftohemi me nga një autor për çdo shtet dhe kaq duket se i kemi përmbushur detyrimet.

Por kaq nuk mjafton. Letërsia e një vendi nuk është thjesht një emër në hartë. Letërsia e secilit vend ka të kaluarën e vet, traditën letrare, por ka apo duhet të ketë sigurisht edhe një të sotme, një bashkëkohore dhe prej këtej duhet të ketë edhe të ardhme. Po cili është përfytyrimi ynë për shkrimtarin ballkanik?

Një nga stereotipat më të zhvilluara sot në rajonin ballkanik është ai i mosbesimit. Zor se besojmë se nga letërsitë “e vogla” të rajonit tonë mund të priten zhvillime pozitive letrare. Zot se mund të pranojmë se nga letërsitë e fqinjëve mund të vijnë kryevepra të reja. Në qendër janë vetëm emrat e mëdhenj, vetëm klasikët letrarë. Duket sikur porta është mbyllur për letërsinë bashkëkohore.

Dy janë format më të shpeshta të paragjykimit, që ndeshen kur flitet për letërsinë e fqinjëve në Ballkan. Pyetjet mund të shtrohen kështu: a besojnë dhe a janë të gatshëm botuesit serbë, kroatë, maqedonas, malazezë, boshnjakë, sllovenë apo edhe më gjerë bullgarë, rumunë apo grekë, të besojnë se prej autorëve shqiptarë mund të vijnë vepra me cilësi të lartë letrare?

Apo paragjykimi i tyre ndaj kësaj “letërsie të vogël” dhe “të re” është ende në veprim? A kanë botuesit e kësaj zone dijeni se çfarë po ndodh sot në arenën letrare shqiptare? Apo edhe atyre u mjaftojnë vetëm klasikët dhe nuk duan të ecin mbi akull dhe të zbulojnë emra ende të konfirmuar nga “autoritetet”. A janë në kontakt këta botues me botuesit shqiptarë? A ndikojnë tek botuesit e huaj çmimet letrare që jepen në Shqipëri? Kanë botuar ata letërsi shqiptare apo askush nuk dëshiron të rrezikojë dhe ta sfodojë rendin e vendosur letrar?

Ana tjetër e pamjes është përjetimi ynë. Edhe prej Shqipërisë vjen i njëjti mosbesim ndaj letërsisë së re të fqinjëve. Duket se edhe botuesit shqiptarë dhe prej botuesve edhe lexuesit e tyre, mendojnë se kryeveprat e fqinjëve janë shkruar dikur dhe se sot prodhohet diçka që nuk mund të krahasohet me mjeshtrit e letërsisë.

Pak janë në Shqipëri ata që besojnë se letërsia që shkruhet sot në Ballkan ka të njëjtën përmasë, vlerë dhe rëndësi me letërsinë e paraardhësve letrarë.

Besohet se rekordet janë vendosur dikur dhe gjithë sa shkruhet sot nga autorët bashkëkohorë nuk matet dot me kryeveprat e Boris Pahor, Vladimir Bartol, Mirko Kovać, Ivo Andrić, David Albahari, Meša Selimović, Danilo Kiš, Luan Starova, Drago Jančar, Blaze Koneski, Odisea Elitis, Niko Kazanzaqis, Mircea Eliade,  Lucian Blaga,  Nikolay Haytov, Valeri Petrov, Ismail Kadare, etj.

Ky është pakashumë muri i pakalueshëm “bukurisë klasike” me të cilin ushqehen stereotipet e botuesit dhe lexuesit shqiptar. Nëse shkimtarët e rinj të rajonit nuk ngjasojnë me “dinozaurët letrarë” dhe nëse më të rinjtë nuk shkruajnë stilistikisht si ata, duke iu drejtuar temave të tyre “të mëdha universale e kombëtare, letërsia e tyre nuk vlen dhe nuk meriton vëmedje.

Por a është i vetëmjaftueshëm “klasicizmi ballkanik” për kohërat në të cilat jetojmë? A mund të mbulojë kjo letërsi edhe ato që ndodhën pas shpërbërjes ish-Jugosllavisë? A janë aty luftërat e reja të shteteve të rinj ballkanikë gjatë fundishekullit XX? Po zhvillimet, krisjet dhe thyerjet që ndodhën në shoqërinë dhe në kulturën shqiptare pas vitit 1990 janë aty? Po rizgjimi i urrejtjes, i nacionalizmave a janë të pranishme në të ashtuquajturën letërsi klasike tonën dhe të fqinjëve?

Sigurisht që jo. Përtej vlerave të tyre të pamohueshme e të gjithkohshme, bukuria klasike e letërisë ballkanase e ka të pamundur t’i përgjigjet çdo ndryshimi që ka ndodhur në stukturën sociale, shpirtërore dhe kulturore të ballkanasve të shekullit XXI.

Atëherë sytë duhen kthyer nga letërsia më e re. Po çfarë ofron sot ajo? A meritojnë shkrimtarët bashkëkohorë të Ballkanit më shumë vëmendje dhe promovim?

Sigurisht që po. Këtë e dëshmojnë suskeset ndërkombëtare të mjaft shkrimtarëve më të rinj nga Ballkani, që po publikohen nga botues seriozë në Gjermani, Francë, Itali, Britani, Spanjë.

Gjendemi në një zonë ku letërsia më e re nga rajoni ynë po zë vend krahas traditës letrare. Por a kemi hyrë edhe ne, me editorinë shqiptare në rrjedhat e letrave moderne dhe bashkëkohësinë ballkanike?

Me gjithë disa zhvillime, duket se ende jo. Jemi ende peng i klisheve dhe paragjykimeve tona. Luajmë me atë që është më e sigurt. Nuk guxojmë. Po a janë edhe vetë të bindur ata që rekomandojnë letërsinë se midis prurjeve të bujshme të letërsisë nga Ballkani, mund të qëmtojnë vlera të larta letrare? Jo. Këtë e dëshmon mosngrrimi i publikimeve të klasikëve dhe stepja ndaj emrave më të rinj, të cilët i gjen fare rrallë në katalogët e shtëpive botuese shqiptare.

Kam vërejtur me kënaqësi një statistikë të botuar KOHë Më  më parë, në mars të vitit 2018, se pjesën më të  qenësishme të autorëve që u shpallën si më të mirët me librat e e botuar nga viti 2000 në hapësirën e ish-Jugosllavisë, janë sjellë në shqip nga “Botimet Poeteka” dhe ndonjë botues tjetër që ka pasur kureshtje dhe guxim.

Mes tyre ka emra të padyshimtë, si Tomaz Salamun, Daša Drndič, Aleksandar Hemon, Miljenko Jergović, por ka edhe më të rinj, si Andrej Nikolaidis, Georgi Gospodinov, Srdjan Valjarević, Nikola Madzirov, Faruk Šehić, Emir Imamović Pirke, Renato Baretić apo Lejla Kalamujić, të cilë janë botuar nga “Poeteka”.

Madje disa prej tyre, si Daša Drndič, Andrej Nikolaidis, Nikola Madzirov, Emir Imamović Pirke, Renato Baretić apo Lejla Kalamujić, kanë ardhur dhe kanë qëndruar në Tiranë të ftuar në festivalin e letërsisë apo në rezidencën letrare.

Falë festivalit “Poeteka” apo falë rezidencës letrare “Poeteka – Tirana in between”, që sot numëron vitin e vet të gjashtë të themelimit dhe që në saje të bashkëpunimit me institucione të rëndësishme, si Ministria e Kulturës, Traduki, Creative Europe, Ambasada e Austrisë, Ambasada e Gjermanisë Instituti Goethe apo së fundi edhe Programit “Reading Balkans”, ka mundur të sjelle me qëndrim një mujor në Tiranë 35 shkrimtarë nga rajoni dhe Europa, të cilët kanë lënë mbi 400 faqe krijimtari, ditare, poezi apo vepra të nënshkruara në Rezidencën e Tiranës, pranë rrugës “Dërhemi”, që tashmë ka filluar të jetë një destinacion.  

Sigurisht që një ndihmesë dhe një gjendje të veçantë në afrimin mes kulturave letrare të fqinjëve ka dhënë dhe vazhdon të japë “Rezidenca europiane te shkrimtareve dhe e përkthyesve letrarë “Poeteka-Tirana in Between”.

Në këtë gjerësi dhe vale është edhe revista “Poeteka”, partnere me Eurozine, e cila sapo ka botuar numrin e vet të 47 në 13 vjet qëndrueshmëri në skenën kulturore shqiptare.

Këto janë vetëm disa shenja të mira se letërsia bashkëkohore nga Ballkani ka mbërritur, se përkthyesit dhe botuesit e kanë filluar ta bëjnë pak më mirë punën e tyre.

Ajo që pritet është vëmendja më e madhe nga ata që kanë marrë përsipër të rekomandojnë letërsinë e mirë. Pritet përkrahje edhe nga lexuesi shqiptar, i cili shpesh nuk ka besim në letërsisë më të re ballkanike.

I duhet të guxojë më shumë dhe letërsinë e mirë nuk duhet ta kërkojë vetëm nga vendet e largëta, por edhe nga vendet fqinjë, prej të cilëve mund të mbërrijnë, siç tanimë edhe kanë mbëritur, disa kryevepra letrare, që për fat dhe falë disa përkthyesve të përkusjtuar i kemi sot edhe në gjuhën shqipe.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...