Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/10

Ore ambasador! Kush është fajtori i vërtetë?!

 

Akademik Eshref Ymeri,PHD



Në Portalin “Fjala e Lirë” të datës 08 dhjetor, lexova artikullin me titull “Ambasadori shqiptar, Qirjako Qirko, godet “fushatën e diskriminimit” të shqiptarëve”.

          Në atë artikull lexova disa gjëra të pakëndshme që nuk ia ngrenë autoritetin ambasadorit Qirko në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ishte ftuar nga deputetë britanikë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve lidhur me shtimin e fluksit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin e Lamanshit. Ajo që binte në sy në takimin me ata deputetë, ishte shmangia e tij pothuajse tërësore nga përgjigjja për pyetjet që i qenë drejtuar. Është shumë e çuditshme për lexuesin se si ka mundësi që ambasadori të deklarojë se vetë ai dhe qeveria që ai përfaqëson, nuk kanë informacion për shtimin e numrit në rritje të shqiptarëve që emigrojnë drejt Britanisë së Madhe. Po ata shqiptarë të gjorë nuk zbresin nga Hëna, ata largohen përmes pikave kufitare të vendit tonë, duke filluar nga aeroporti i Rinasit.  

Për të tjera pyetje që iu drejtuan, ambasadori vazhdoi po me të njëjtin avaz: nuk e di, nuk është problemi im, nuk dua të komentoj, nuk më lejohet të komentoj, nuk është përgjegjësi e qeverisë shqiptare, nuk kam detaje”. Atëherë rezulton se ai qenka jo ambasador, por thjesht një figurant-kukull në Mbretërinë e Bashkuar. Por më befasuese në atë takim me deputetët britanikë, ishte deklarata e tij:

          Shqipëria është një vend i sigurt”.

          Vajmedet! Po atëherë cilat na qenkan arsyet, kush është fajtori që shqiptarët e shkretë braktisin vendin dhe nisen marrafrymas drejt Britanisë, se dihet që Evropa brukseliane është raciste në qëndrimin ndaj tyre? Po si qenka e mundur që Shqipëria të jetë një “vend i sigurt”, kurse njerëzit të largohen prej saj si djalli prej vetëtimës? Vallë mund të jetë i sigurt një vend, ku shumicën  dërrmuese të banorëve të saj e ka pllakosur varfëria, një vend, ku gjenocidi ekonomik që qeveria antikombëtare e Ramës ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtrojë pa mëshirë gjatë këtyre më shumë se nëntë vjetëve që kanë kaluar? Pra, sipas ambasadorit Qirko, rezulton se shqiptarët e braktiskan vendin  e vet, si një “vend i sigurt”, jo për shkak të varfërisë, por thjesht për një “turizëm të përhershëm”.

Analizën mjaft tronditëse, me titull “Të gjithë duam të ikim. Reportazhi i “The Guardian”: Varfëria, jo krimi, nxit dëshirën për të ikur nga Shqipëria”, të botuar në Portalin “Fjala e Lirë” më 07 nëntor 2022, një analizë kjo tepër demaskuese për Ramën  dhe për rrethin e puthadorëve të qeverisë së tij, a nuk do të ishte mirë që ambasadori Qirko ta vendoste në një kornizë të posaçme dhe ta varte në kabinetin e vet në selinë e ambasadës?

Sipas analizës së lartpërmendur, Dr Ilir Gëdeshi, eksperti kryesor i migracionit në vend, i frikësohet një ikjeje të paparë truri”. “Të gjithë duan të ikin”, - thotë Arta Jorgi, e cila është 47 vjeç, flet tri gjuhë dhe ka tri diploma, por aktualisht, tundohet në operacionet mjekësore. “Korrupsioni është si kanceri këtu”, thotë ajo.

Ja, pra, kjo është ajo Shqipëria, “vend i sigurt”, sipas ambasadorit Qirko, i cili u përcjell deputetëve britanikë një informacion të rremë, një gënjeshtër me bisht. Domosdo, imiton  Ramën. Se dihet ajo punë: kur gënjen prindi, fëmija infektohet menjëherë nga gënjeshtrat e tij. Kur gënjen ai që është në krye të vendit, vartësit e tij e pasurojnë edhe më shumë arsenalin e gënjeshtrave.

          Një analist i njohur shkruante dikur për gënjeshtrat e Ramës në periudha fushatash zgjedhore:

          Ia nis përherë me rrena të stërmëdha, pastaj me ironi që këto kohë bëjnë veç atë për të qeshur…” (Citohet sipas: Agim Xhafka. “Rama si “Nevojtore” shëtitëse”. Faqja e internetit “Syri.net”. 28 qershor 2019).

Ja një rrenë e stërmadhe e Ramës, të cilën ia pati shprehur opinionit publik gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013:

“Ju do të merrni mbrapsht shërbimin shëndetësor falas brenda katër viteve të para të qeverisjes sonë… Shkoni shikoni spitalet, shkoni. Shkoni hapni sytë atje, si janë spitalet. Dhe kemi dëgjuar shumë nëpër lajme, media dhe kudo që shëndetësia është falas. Ku kujdesi shëndetësor ofrohet falas për të gjithë! Unë do t’ju jap këtë kopje të programit që unë po jua jap si kujtim nga kjo ditë dhe ju keni të drejtën që, pas katër vitesh, të vini të ma tundni dhe të thoni ku i ke, s’i ke mbajtur” (Citohet sipas: “Gënjeshtra e Edi Ramës”. Facebook. 13 janar 2021).

Pas katër vjetësh, askush nuk shkoi t’ia përplaste Ramës në fytyrë atë programin plot me gënjeshtra edhe për mjekësinë “falas”. Sigurisht, askush nuk mund të shkonte se dihet historikisht që populli dhe përgjithësisht mbarë kombi ynë, nuk ka pasur aftësi vetorganizuese.

Ambasadori Qirko shpreh pakënaqësinë e vet për “fushatën  e diskriminimit” të shqiptarëve në Britani. Po Rama si reagoi ndaj asaj “fushate”? Rama “e krahasoi retorikën e qeverisë britanike me “ulërimat nga një çmendinë”” (Citohet sipas reportazhit të përmendur më lart të gazetës “The Guardian”). Pra, Rama, pa pikë turpi, i përcolli qeverisë britanike një fyerje shumë të rëndë. Pas kësaj fyerjeje të Ramës në adresë të qeverisë britanike, do të kishte qenë fantastike sikur ambasadori Qirko të shfaqte burrërinë, guximin dhe vendosmërinë e vet, duke dhënë dorëheqjen nga mandate i ambasadorit.         Normalisht, një ambasador me dinjitet të lartë personal dhe diplomatik, do të jepte dorëheqjen menjëherë, se do ta ndiente veten shumë ngushtë jo vetëm para qeverisë britanike, por edhe para krejt opinionit publik britanik. Do të më kujtonte burrërinë, guximin dhe vendosmërinë e atyre ambasadorëve, të cilët, në mbrojtje të dinjitetit të tyre personal, në mbrojtje të  bindjeve të tyre të patundura në shërbim të popullit të vet, kanë dhënë dorëheqjen pa hezitimin më të vogël.

Gjatë viteve 2017-2018 patën dhënë dorëheqjen ambasadorët amerikanë në Moskë, në Panama, në Estoni dhe i ngarkuari me punë në Kinë. Ata i lanë mandatet diplomatike për shkak të mospranimit të vendimeve politike të Presidentit Tramp. Në vitin 2020 dha dorëheqjen ambasadori i Bjellorusisë në Sllovaki, për shkak se nuk pajtohej kurrsesi me qëndrimin e Llukashenkos ndaj protestave që patën shpërthyer për shkak të manipulimit të zgjedhjeve presidenciale, zgjedhje, të cilat ai i ka manipuluar vazhdimisht, duke përjetësuar postin e presidentit që prej vitit 1994. Dhe  ambasadori, duke mbajtur  një qëndrim  burrëror, braktisi mandatin dhe doli në përkrahje të protestuesve.

Rama s’mund të reagonte ndryshe, se fyerjet i përdor gjithmonë si një metodë argëtimi, paçka se të tjerët i poshtëron në një mënyrë tejet skandaloze. Leksiku vulgar që përdor në raste të tilla është karakteristikë për rrugaçë të regjur. Për qëndrimin që Rama mban ndaj kundërshtarëve të vet, analisti Agim Xhafka, në analizën e sipërcituar, ia ka dhënë shuplakën paq. Kundërshtarët e vet Rama i quan derdimenë, dylqinja, noc rrokër, të hani atë që s’thuhet, iu zëntë në grykë, të na rruani l..., jeni trapa, do vrisni veten, do ju burgos, do ju izoloj, s’keni shpëtim... Nëse nuk je shqiptar, më e pakta, e merr për ndonjë aktor që luan role të caktuara kafshësh. Se ai qesh si dhelpër, këlthet si qen, ulëret si ari, shfryn si hipopotam. Por nëse e njeh, i fut frazën klishe: na doli prapë ky trapi!” (po aty).

Duhet pasur parasysh se Rama “e kishte një arsye madhore” për një fyerje të tillë për qeverinë britanike: si kalorës i helenizmit dhe si mik i kriminelit të popullit të Dardanisë, Vuçiçit, ai ka më shumë se nëntë vjet që po punon intensivisht për shpopullimin e Shqipërisë, Pikërisht ky është synimi i tij kryesor, kurse qeveria britanike i bëhet pengesë në arritjen e atij synimi. Dhe faktet janë tronditëse deri tani: për shkak të lakut të varfërisë që Rama, gjatë qeverisjes së tij antikombëtare, i ka hedhur në qafë shumicës dërrmuese të njerëzve që prej vitit 2013, vendin e ka braktisur më shumë se 25% e popullsisë. Sipas të dhënave statistikore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të cilat ambasadori Qirko është plotësisht në dijeni, “popullsia shqiptare rrezikon të katandiset me 860 mijë banorë deri në vitin  2100” (Faqja e internetit “Gazeta Si”. 09 maj 2022).

Nëse Shqipëria do të ishte “një vend i sigurt”, siç shtrembëron të vërtetën ambasadori Qirko në deklaratën e vet para deputetëve britanikë, ajo nuk do të shpopullohej në një mënyrë kaq katastrofike. Por ai deklaron asisoj se ashtu ia do puna, se është i detyruar të mos dalë nga hullia e mashtrimeve të agait të vet Rama. Një vend, ku shumicën dërrmuese të popullsisë, Rama dhe qeveria e tij e kanë mbërthyer në darën e varfërisë, nuk mund jetë absolutisht i sigurt për jetesën e njerëzve. Prandaj ambasadori Qirko le të ketë guximin burrëror dhe ta pranojë publikisht se fajtori kryesor për fluksin e emigrantëve shqiptarë në Kanalin e Lamanshit e ka Rama dhe vetëm Rama me tufën e tij qeverisëse, që nuk e çajnë kokën absolutisht për fatet dhe mirëqenien e popullit, por mendojnë vetëm për vetëpasurim. Presidenti i Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Franklin Ruzvelt (Franklin Roosevelt - 1882-1945), ka thënë:

“Progresi ynë verifikohet jo me shtimin e bollëkut tek ata që tashmë zotërojnë shumë pasuri, por me aftësinë tonë nëse jemi në gjendje t’i sigurojmë në një mënyrë të mjaftueshme ata që kanë shumë pak pasuri”.

 Pikërisht politikanët oligarkë, me Ramën në krye, janë varrmihësit më të pamëshirshëm të vlerave morale të njeriut në vendin tonë. Me babëzinë dhe makutërinë që i ka karakterizuar dhe që vazhdon t’i karakterizojë, ata kanë kultivuar me shumë kujdes praktika mëkatare në mjedisin shqiptar dhe madje e kanë infektuar kaq rëndë mbarë popullin, saqë jo pak njerëz, për shkak të varfërisë që i ka pllakosur, i kanë shndërruar në mercenarë fort të rëndomtë, saqë, gjatë zhvillimit të fushatave zgjedhore, janë katandisur ta shesin veten për një thes miell, kurse pjesa tjetër ka marrë rrugët e emigrimit nëpër botë.

Kaliforni, 10 dhjetor 2022

 

 

 

 

 

REZOLUTA 1244 E KOMBEVE TË BASHKUARA

 


United Nations Security Council
 

S/RES/1244 (1999)

10 Qershor 1999 

REZOLUTA 1244 (1999)

Miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e vet të 4011-të, më 10 qershor 1999.

Këshilli i Sigurimit,

Duke pasur parasysh qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe përgjegjësinë primare të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare,

Duke rikujtuar rezolutat 1160 (1998) të datës 31 mars 1998, 1199 (1998) të datës 23 shtator 1998, 1203 (1998) të datës 24 tetor 1998 dhe 1239 (1999) të datës 14 maj 1999,

Duke shprehur keqardhje që kërkesat e këtyre rezolutave nuk janë zbatuar plotësisht,

I vendosur për ta zgjidhur situatën e rëndë humanitare në Kosovë, Republika Federale e Jugosllavisë, dhe për ta siguruar kthimin e lirë dhe të sigurt të të gjithë refugjatëve dhe të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre,

Duke dënuar të gjitha aktet e dhunës kundër popullit të Kosovës si dhe të gjitha aktet terroriste nga cilado palë,

Duke rikujtuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të datës 9 prill 1999, në të cilën shprehej brengosje për tragjedinë humanitare që po ndodhte në Kosovë,

Duke ripohuar të drejtën e të gjithë refugjatëve dhe të personave të zhvendosur për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në siguri,

Duke rikujtuar juridiksionin dhe mandatin e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë,

Duke mirëpritur parimet e përgjithshme për një zgjidhje politike të krizës së Kosovës, të miratuara më 6 maj 1999 (S/1999/516, aneksi 1 i kësaj Rezolute) dhe duke mirëpritur gjithashtu pranimin nga ana e Republikës Federale të Jugosllavisë të parimeve të parashtruara në pikat 1 deri 9 të dokumentit të paraqitur në Beograd më 2 qershor 1999 (S/1999/649, aneksi 2 i kësaj Rezolute), si dhe pajtimin e RFJ-së për atë dokument,

Duke ripohuar zotimin e të gjitha shteteve anëtare për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të RFJ-së dhe të shteteve të tjera në rajon, siç është parashtruar në Aktin Përfundimtar të Helsinkit dhe në aneksin 2,

Duke ripohuar thirrjen në rezolutat e mëparshme për një autonomi përmbajtësore dhe për vetadministrim domethënës për Kosovën,

Duke përcaktuar se gjendja në rajon vazhdon të paraqesë kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,

I vendosur për ta garantuar sigurinë e personelit ndërkombëtar dhe zbatimin nga të gjitha palët e përfshira

- të përgjegjësive të tyre në bazë të kësaj Rezolute, dhe duke vepruar për këto qëllime sipas Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara

1.      Vendos që zgjidhja politike e krizës së Kosovës të bazohet në parimet e përgjithshme në aneksin 1 dhe siç shtjellohet më tutje në parimet dhe elementet e tjera që kërkohen në aneksin 2;

2.      Mirëpret pranimin nga ana e RFJ-së të parimeve dhe të elementeve të tjera të cekura në paragrafin 1 më sipër, dhe kërkon bashkëpunimin e plotë të RFJ-së për zbatimin e tyre të shpejtë;

3.      Kërkon në veçanti që RFJ t’i japë fund menjëherë dhe në mënyrë të verifikueshme dhunës dhe represionit në Kosovë, dhe të fillojë tërheqjen e plotë dhe të verifikueshme sipas fazave të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në bazë të një orari të caktuar, me të cilin do të sinkronizohet vendosja e pranisë ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë;

4.      Vërteton se pas tërheqjes do t’i lejohet kthimi një numri të personelit ushtarak dhe policor jugosllav dhe serb në Kosovë për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2;

5.      Vendos për dërgimin në Kosovë, nën mbikëqyrjen e OKB-së, të një pranie civile ndërkombëtare dhe të sigurisë, me pajisjet përkatëse dhe personelin e kërkuar, dhe mirëpret pajtimin e RFJ-së për një prani të tillë;

6.      Kërkon që Sekretari i Përgjithshëm ta caktojë, në konsultim me Këshillin e Sigurimit, një përfaqësues special për ta kontrolluar zbatimin e pranisë civile, dhe kërkon më tej që Sekretari i Përgjithshëm ta udhëzojë Përfaqësuesin e tij Special që të bashkëpunojë ngushtë me praninë ndërkombëtare të sigurisë në mënyrë që të sigurojë se të dy palët do të veprojnë për të njëjtat qëllime dhe do ta përkrahin njëra-tjetrën në mënyrë reciproke;

7.      Autorizon shtetet anëtare dhe organizatat relevante ndërkombëtare për të vendosur një prani ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, siç parashihet në pikën 4 të aneksit 2, me të gjitha mjetet e nevojshme për t’i përmbushur përgjegjësitë e veta të parashtruara në paragrafin 9 më poshtë;

8.      Pohon nevojën për vendosjen e hershme dhe të shpejtë të një pranie efektive ndërkombëtare civile dhe të sigurisë në Kosovë dhe kërkon që palët të bashkëpunojnë plotësisht në vendosjen e tyre;

9.      Vendos që përgjegjësitë e pranisë ndërkombëtare të sigurisë që do të vendoset dhe do të veprojë në Kosovë të përfshijnë:

a) Pengimin e ripërtëritjes së armiqësive, ruajtjen dhe, atje ku është e nevojshme imponimin e  armëpushimit, si dhe sigurimin e tërheqjes dhe parandalimin e kthimit në Kosovë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare të Federatës dhe të Republikës, përveç siç është paraparë në pikën 6 të aneksit 2;

b) Demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të grupeve të tjera të armatosura të shqiptarëve të Kosovës siç kërkohet në paragrafin 15 më poshtë;

 c) Krijimin e një ambienti të sigurisë në të cilin refugjatët dhe personat e zhvendosur mund të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre, ku mund të funksionojë prania civile ndërkombëtare, ku mund të krijohet një administratë kalimtare, dhe ku mund të shpërndahen ndihmat humanitare;

                                          d) Garantimin e sigurisë dhe të rendit publik derisa prania civile ndërkombëtare të mund ta marrë përgjegjësinë për këtë detyrë;

                                         e) Mbikëqyrjen e procesit të çminimit derisa prania civile ndërkombëtare të mund ta marrë përgjegjësinë për këtë detyrë;

f) Përkrahjen, si të shihet e përshtatshme, dhe bashkëpunimin e ngushtë me punën e pranisë civile ndërkombëtare;

                                         g) Kryerjen e detyrave vëzhguese në kufi siç kërkohet;

                                         h) Sigurimin e mbrojtjes dhe të lirisë së lëvizjes për vete, praninë civile ndërkombëtare dhe për organizatat e tjera ndërkombëtare;

 

10. Autorizon Sekretarin e Përgjithshëm, që me ndihmën e organizatave të tjera relevante ndërkombëtare, ta krijojë një prani civile ndërkombëtare në Kosovë në mënyrë që të vendosë një administratë të përkohshme për Kosovën nën të cilën populli i Kosovës mund të gëzojë autonomi përmbajtësore në kuadër të RFJ-së, dhe e cila do të sigurojë administrim kalimtar gjersa themelon dhe mbikëqyrë zhvillimin e institucioneve të përkohshme demokratike vetëqeverisëse për të siguruar kushte për një jetë normale dhe të qetë për të gjithë banorët e Kosovës;

11. Vendos që përgjegjësitë kryesore të pranisë civile ndërkombëtare të përfshijnë:

a) Përkrahjen për krijimin e një autonomie dhe vetëqeverisjeje përmbajtësore në Kosovë deri në zgjidhjen përfundimtare, duke marrë tërësisht parasysh aneksin 2 dhe marrëveshjet e Rambujesë (S/1999/648);

b) Kryerjen e funksioneve themelore civile administrative aty ku ka nevojë dhe për aq kohë sa kërkohet;

c) Organizimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të institucioneve të përkohshme për vetëqeverisje demokratike dhe autonome deri në zgjidhjen politike, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e zgjedhjeve;

d) Bartjen e përgjegjësive të veta administrative institucioneve që do të themelohen, duke mbikëqyrur dhe përkrahur konsolidimin e institucioneve të përkohshme lokale të Kosovës dhe të aktiviteteve të tjera për ndërtimin e paqes;

e) Të ndihmohet një proces politik me qëllim të përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, duke marrë parasysh marrëveshjet e Rambujesë (S/1999/648);

f) Në një fazë përfundimtare, mbikëqyrjen e kalimit të pushtetit nga institucionet e përkohshme të Kosovës tek institucionet e themeluara me marrëveshje politike;

g) Përkrahjen për rindërtimin e infrastrukturës kyçe dhe për rindërtimin tjetër ekonomik;

h) Përkrahjen, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare humanitare, për ndihmën humanitare dhe ndihmën në raste të fatkeqësive;

i) Ruajtjen e ligjit dhe të rendit, përfshirë këtu themelimin e forcave policore lokale, dhe ndërkohë përmes vendosjes së personelit policor ndërkombëtar që të shërbejë në Kosovë;

j) Mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut;

k) Garantimin e kthimit të shpejtë dhe të papenguar të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre në Kosovë;

12. Thekson nevojën për operacione të koordinuara të ndihmave humanitare, dhe që RFJ-ja të lejojë hyrjen e papenguar në Kosovë të organizatave për ndihma humanitare, si dhe të bashkëpunojë me organizata të tilla në mënyrë që të sigurohet shpërndarja e shpejtë dhe efektive e ndihmave ndërkombëtare;

13. Inkurajon të gjitha shtetet anëtare dhe organizatat ndërkombëtare që t’i kontribuojnë rindërtimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe kthimit të sigurt të refugjatëve dhe të personave të zhvendosur, dhe në këtë kontekst thekson rëndësinë për thirrjen e një konference ndërkombëtare të donatorëve, posaçërisht për qëllimet e cekura në paragrafin 11 (g) më lartë, dhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur;

14. Kërkon bashkëpunim të plotë nga të gjitha palët, duke përfshirë edhe praninë ndërkombëtare të sigurisë, me Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë;

15. Kërkon që UÇK-ja dhe grupet e tjera të armatosura të shqiptarëve të Kosovës t’i ndalin menjëherë të gjitha aksionet sulmuese dhe t’i përmbushin kërkesat për demilitarizim, siç është paraparë nga kryesuesi i pranisë ndërkombëtare të sigurisë në konsultim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm;

16. Vendos që ndalimet e parapara me paragrafin 8 të Rezolutës 1160 (1998) nuk do të zbatohen për armët dhe pajisjet përkatëse që përdoren nga prania civile ndërkombëtare dhe e sigurisë;

17. Mirëpret punën e Bashkimit Evropian dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare për të zhvilluar një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin ekonomik dhe stabilizimin e rajonit të prekur nga kriza e Kosovës, duke përfshirë zbatimin e një Pakti të Stabilitetit për Evropën Juglindore me pjesëmarrje të madhe ndërkombëtare, në mënyrë që më tutje të zhvillohen demokracia, përparimi ekonomik, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal;

18. Kërkon që të gjitha shtetet në rajon të bashkëpunojnë tërësisht në zbatimin e të gjitha aspekteve të kësaj rezolute;

19. Vendos që prania civile ndërkombëtare dhe e sigurisë, e cila është themeluar për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, të vazhdojë me punë edhe pas kësaj periudhe pos nëse Këshilli i Sigurimit vendos ndryshe;

20. Kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm që t’i raportojë Këshillit në intervale të rregullta për zbatimin e kësaj rezolute, përfshirë këtu raportet nga udhëheqësit e pranisë civile ndërkombëtare dhe të sigurisë, dhe që raportet e para të dorëzohen 30 ditë pas miratimit të kësaj rezolute;

21. Vendos të mbetet aktivisht i angazhuar në këtë çështje.

 

Aneksi I

Deklaratë e Kryetarit mbi përfundimin e mbledhjes së ministrave të punëve të jashtme të Grupit G-8 të mbajtur në Qendrën Petersburg më 6 maj 1999

Ministrat e punëve të jashtme të grupit G-8 miratuan parimet e përgjithshme vijuese për zgjidhjen politike të krizës së Kosovës:

- Ndalja e menjëhershme dhe e verifikueshme e dhunës dhe represionit në Kosovë;

- Tërheqja e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare nga Kosova;

- Vendosja në Kosovë e një pranie efektive civile ndërkombëtare dhe të sigurisë, e mbështetur dhe e miratuar nga Kombet e Bashkuara, e aftë për të garantuar arritjen e qëllimeve të përbashkëta;

- Krijimi i një administrate të përkohshme për Kosovën që do të vendoset nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të siguruar kushte për një jetë në paqe dhe normale për të gjithë banorët në Kosovë;

- Kthimi i sigurt dhe i lirë i të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe ardhja e papenguar në Kosovë e organizatave për ndihma humanitare;

- Një proces politik drejt krijimit të një marrëveshjeje të përkohshme politike që mundëson për një vetëqeverisje përmbajtësore për Kosovën, duke marrë në tërësi parasysh marrëveshjet e Rambujesë dhe parimet e sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të RFJ-së dhe të vendeve të tjera në rajon, si dhe demilitarizimin e UÇK-së;

 - Qasje të gjithanshme zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit të rajonit të përfshirë nga kriza.
 

Aneksi 2

Marrëveshja duhet të arrihet në bazë të parimeve të mëposhtme për të shkuar drejt zgjidhjes së krizës së Kosovës:

1. Ndalja e menjëhershme dhe e verifikueshme e dhunës dhe represionit në Kosovë.

2. Tërheqja e verifikueshme e të gjitha forcave ushtarake, policore dhe paramilitare nga Kosova sipas një orari të shpejtë.

3. Vendosja në Kosovë e një pranie efektive civile ndërkombëtare dhe të sigurisë nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, që do të veprojë sipas kapitullit VII të Kartës së KB-ve, e aftë për të garantuar arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

4. Prania ndërkombëtare e sigurisë, e cila do të ketë pjesëmarrje të konsiderueshme të forcave të NATO-së, duhet të vendoset nën një komandë dhe kontroll unik dhe të autorizohet për ta krijuar një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe ta lehtësojë kthimin e sigurt të të gjithë refugjatëve dhe të personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

5. Krijimi i një administrate të përkohshme për Kosovën si pjesë e një pranie civile ndërkombëtare, nën të cilën populli i Kosovës mund të gëzojë autonomi përmbajtësore në kuadër të RFJ-së, do të vendoset nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Administrata e përkohshme duhet të sigurojë administrimin kalimtar gjersa krijon dhe mbikëqyrë zhvillimin e institucioneve përkohshme demokratike vetëqeverisëse për të siguruar kushte për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës.

6. Pas tërheqjes, një numri të caktuar të personelit serb dhe jugosllav do t’i lejohet kthimi në Kosovë për t’i kryer funksionet e mëposhtme:

- Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë;

- Shënjimi/pastrimi i fushave të minuara;

- Mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe;

- Mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

7. Kthimi i lirë dhe i sigurt i të gjithë refugjatëve dhe i personave të zhvendosur, nën mbikëqyrjen e Zyrës së Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) dhe ardhja e papenguar në Kosovë e organizatave për ndihmë humanitare.

8. Një proces politik drejt krijimit të një marrëveshjeje të përkohshme politike që mundëson vetëqeverisje përmbajtësore për Kosovën, duke marrë në tërësi parasysh marrëveshjet e Rambujesë dhe parimet e sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të RFJ-së dhe të vendeve të tjera në rajon, si dhe demilitarizimin e UÇK-së. Negociatat ndërmjet palëve për arritjen e një zgjidhjeje nuk do të duhej ta vononin apo pengonin krijimin e institucioneve demokratike vetëqeverisëse.

9. Qasje të gjithanshme zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit të rajonit të përfshirë nga kriza. Kjo do të përfshijë zbatimin e një pakti të stabilitetit për Evropën Juglindore me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare në mënyrë që më tutje të zhvillohen demokracia, përparimi ekonomik, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.

10. Pezullimi i aktiviteteve ushtarake do të kërkojë pranimin e parimeve të cekura më lartë përveç marrëveshjes për elemente të tjera të kërkuara, të caktuara më parë, të cilat janë saktësuar në fusnotën e mëposhtme.1[1]] Më vonë do të përfundohet me shpejtësi një marrëveshje ushtarake-teknike, e cila do t’i përcaktojë, ndër të tjera, modalitetet plotësuese, duke përfshirë rolet dhe funksionet e personelit jugosllav/serb në Kosovë:

 

Tërheqja

- Procedurat për tërheqje, përfshirë këtu orarin e detajuar dhe në faza, dhe përcaktimin e zonës neutrale në Serbi përtej së cilës forcat do të tërhiqen;

Personeli që do të kthehet

- Pajisjet lidhur me personelin që do të kthehet;

- Kushtet e përgjithshme të përgjegjësive të tyre funksionale;

- Orari i kthimit të tyre;

- Përcaktimi i zonave gjeografike të veprimit të tyre;

- Përcaktimi i rregullave të marrëdhënieve të tyre me praninë e sigurisë ndërkombëtare dhe misionin civil ndërkombëtar.
 

Shënime

1[1] Elemente të tjera të kërkuara:

- Një orar i shpejtë dhe preciz për tërheqje, që nënkupton p.sh. 7 ditë për tërheqje të plotë, dhe 48 orë për tërheqje të armëve për mbrojtje kundërajrore në një zonë reciproke të sigurisë prej 25 km;

- Kthimi i personelit për t’i kryer të katër funksionet e specifikuara më lartë do të bëhet nën mbikëqyrjen e pranisë ndërkombëtare të sigurisë dhe numri i tyre do të jetë i kufizuar (qindra, jo mijëra); - Pezullimi i aktiviteteve ushtarake do të bëhet pas fillimit të verifikueshëm të tërheqjeve;

- Diskutimi dhe arritja e një marrëveshjeje ushtarake-teknike nuk do ta zgjasin kohën e përcaktuar më parë për përfundimin e tërheqjeve.

Ish presidenti serb prof.dr.Borislav Tadiq: Brnabiq dhe Petkoviq po gënjejnë, Rezoluta 1244 nuk parasheh kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

 

Prof.dr.Borislav Ljubomir Tadic 
Rezoluta: https://unmik.unmissions.org/sq/rezoluta-1244-e-kombeve-t%C3%AB-bashkuara

Ish –presidenti serb, profesori i psikologjisë Dr.sci. Borislav (Ljubomir)  Tadiq, ka thënë se Rezoluta 1244 nuk parashikon praninë e ushtrisë apo policisë serbe në veri apo në ndonjë vend tjetër të Kosovës, siç thonë Ana Brnabiq dhe Petar Petkoviq.

Tadiq, kryetar aktual i Partisë Socialdemokrate (SD) ka deklaruar për portalin serb “Vreme” se kryeministrja Ana Brnabiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Petar Petkoviq po “mashtrojnë opinionin” kur flasin për mundësinë që Serbi të kthejë një numër të caktuar të forcave serbe në veri të Kosovës, siç tha Brnabiq, pra “deri në një mijë pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë”, siç paralajmëroi Petkoviq.

Tadiq ia përkujton kryeminsitres serbe dhe Petkoviqit se Rezoluta 1244 e OKB-së, aneksi 2, pika 6 “nuk përmend ushtrinë serbe, por personelin jugosllav dhe serb. Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë trupë ushtarake dhe policore siç thonë Brnabiq dhe Petkoviq”, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se teksti i pikës 6 të Rezolutës 1244 është si vijon: “Pas tërheqjes, një numër i rënë dakord i personelit jugosllav dhe serb do të lejohet të kthehet dhe të kryejë funksionet e mëposhtme: ndërlidhje me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënimi/pastrimi i fushave të minuar; ruajtja e pranisë në vendet e trashëgimisë kulturore serbe; ruajtja e pranisë në pikat kryesore kufitare”.

Boris Tadiq, i cili ishte ministër i Mbrojtjes në kohën kur u miratua Rezoluta 1244, thotë se në atë kohë kishte thënë se njerëzit tanë në Kosovë do të ishin “pëllumba balte” dhe shpjegon pse mendonte se nuk e kishin vend atje.

“Në një bisedë me komandantin e KFOR-it, thashë se do të ishte e tmerrshme të pajtohesha që njerëzit tanë të pastrojnë fushat e minuara, ose që ata të jenë në pjesë të Kosovës ku dominon popullata shqiptare, si p.sh. në kufirin me Shqipërinë dhe Maqedonisë, dhe përreth manastireve. Me përjashtim të Graçanicës, përreth manastireve tona të tjera pothuajse nuk ka popullatë serbe”, shpjegon Boris Tadiq dhe potencon se “në Deçan jeton një familje serbe”.

“Nuk kam qenë për dërgimin e dikujt në një zonë me popullsi që është armiqësore ndaj Serbisë”.

“Sa i përket pikës së parë, dërgimi i personelit si ndërlidhës me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë, këta do të ishin oficerë ndërlidhës. Dhe këta nuk janë trupat apo forcat ushtarake për të cilat Brnabiq dhe Petkoviq u flasin njerëzve”, vlerëson Tadiq.

“Me pak fjalë, Rezoluta 1244 nuk parasheh praninë e ushtrisë apo policisë serbe në veri apo në ndonjë vend tjetër të Kosovës”, përfundon Boris Tadiq.

Serbia ka vazhduar me avazin e vjetër të kërcënimeve e shantazheve ndaj Kosovës dhe sigurisë në rajon.

Deri tash kërcënimet kanë qenë kryesisht me deklarata politike e duke lobuar kundër ç’njohjeve të Kosovës, por që nga dje shteti i Serbisë ka kërcënuar edhe ushtarakisht.

Petar Petkoviq, shef i zyrës  për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, mes tjerash dje ka deklaruar se shteti i tij do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë në Kosovë.

Edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se Serbia synon të kërkojë kthimin e një numri të caktuar trupash në Kosovë.

Gjatë një deklarimi për media nga aeroporti “Nikola Telsa” në Beograd, Bërnabiq tha se veprimet e homologut të saj kosovar, Albin Kurti, “na sollën në prag të konfliktit të armatosur”.

“Në këto rrethana, Serbia ka të drejtën dhe synimin, sipas rezolutës 1244, të kthejë një numër të caktuar trupash në Kosovë”, theksoi Brnabiq.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar sot ndaj kërcënimeve të politikanëve të Serbisë ndaj Kosovës, të cilët kanë thënë se do të shqyrtojnë dërgimin e 1.000 forcave të sigurisë në Kosovë.

Osmani në një posotim në Facebook shkruan se kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste, ndërsa shtoi se në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë. 



Boris Tadić: Rezolucija 1244 ne pominje vojsku već osoblje 2

Brnabić i Petković obmanjuju narod: Boris Tadić

Foto: arhiva Vremena

9. 12. 2022. / 17.47

Boris Tadić: Rezolucija 1244 ne pominje vojsku već osoblje

Rezolucija 1244 ne predviđa prisustvo srpske vojske ili policije na severu niti na bilo kom drugom mestu KiM kao što govore Brnabić i Petković, kaže Boris Tadić koji je, kao tadašnji ministar odbrane, smatrao da naši ljudi ne treba da čiste minska polja i budu glineni golubovi

Boris Tadić, predsednik Socijaldemokratske stranke i bivši predsednik Srbije, kaže za portal "Vremena“ da premijerka Ana Brnabić i direktor Kancelarije za KiM Petar Petković "obmanjuju javnost“ kad govore o mogućnosti Srbije da na sever Kosova vrati određeni broj "naših snaga“, kako je rekla Brnabić, odnosno "do hiljadu pripadnika vojske i policije“, kako je najavio Petković.

Tadić podseća da se u Rezoluciji 1244 UN, aneks 2, tačka 6 "ne pominje nikakva srpska vojska već jugoslovensko i srpsko osoblje. Znači ne radi se ni o kakvim vojnim i policijskim trupama kao što pričaju Brnabić i Petković“.

Tekst tačke 6 Rezolucije 1244 je sledeći: "Nakon povlačenja, dogovorenom broju jugoslovenskog i srpskog osoblja biće dozvoljeno da se vrati i obavlja funkcije: vezu sa međunarodnom civilnom misijom i međunarodnim bezbednosnim prisustvom; obeležavanje /čišćenje minskog polja; održavanje prisustva na mestima srpske kulturne baštine; održavanje prisustva na glavnim graničnim prelazima.“

Boris Tadić je u vreme donošenja Rezolucije 1244 bio ministar odbrane. Kaže da tada jeste rekao da bi naši ljudi na KiM bili "glineni golubovi“ i objašnjava zašto je smatrao da im tamo nije mesto.

"U usmenom razgovoru sa komandantom Kfora rekao sam da bi bilo jezivo da pristanem da naši ljudi čiste minska polja, ili da budu u delovima KiM gde dominira albansko stanovništvo, kao što je na granici sa Albanijom i Makedonijom, i oko manastira. Izuzev Gračanice, oko ostalih naših manastira gotovo da nema srpskog stanovništva“, objašnjava Boris Tadić i napominje da u "Dečanima živi jedna srpska porodica“.

"Nisam bio za to da se bilo ko šalje na područje sa stanovništvom koje je neprijateljski nastrojeno prema Srbiji“.

"Što se tiče prve stavke, slanje osoblja kao vezu sa međunarodnom civilnom misijom i međunarodnim bezbednosnim prisustvom, to bi bili oficiri za vezu. A to nisu nikakve trupe niti vojne snage o kojima pričaju narodu Brnabić i Petković“, ocenjuje Tadić.

"Ukratko, Rezolucija 1244 ne predviđa prisustvo  srpske vojske ili policije na severu niti na bilo kom drugom mestu KiM“, zaključuje Boris Tadić.

 

Čitajte dnevne vesti, analize, komentare i intervjue na www.vreme.com

 

Rrugëtimi i shkenctarit,prof.dr. Sadik Zekaj, nëpër kohë...

 Kohë më parë doli nga shtypi libri monografikë i Prfof.Dr.sci.Sadik Zekaj"Rrugëtimi im arsimor,profesional dhe shkencor"(Botues "Olymp",Prishtinë 2022,recensent Akademik Prof.dr.Isuf Dedushaj,Redaktor Dr.Drita Berisha,Prof.dr.Emrush Kryeziu,Eronida Ismajli.Libri ka 222 faqe, është i ilustruar më ngjyra.ISBN:978-9951-795-29-6.






Profesor dr.sci.Sadik Zekaj(1953) është mjek, internist, gastroentereolog, doktor i shkencave mjekësore, profesor.

Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishinë (1976).





Pas diplomimit punësohet në Drenas.Për disa mandate ishte drejtor i Shtëpisë së Shëndetit.Specializimin nga Mjekësia Interne e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Zagreb si dhe studimet posdiplomike më 1984 në Zagreb. Në vitin 1985  në Qendren Klinike Universitare të Lubjanës përfundojë trajnimin dhe subspecializimin nga Endoskopia digjestive.Tezën e doktoraturës e mbon në Univeritetin e Zagrebit më 1988. Më pas vijon trajnimin për Ehosonographi të abdomnit dhe indeve të buta në Universitetin e Beogradit. 




Prej diplomimit e derinnë vitin 1999 ka punuar në Shtëpinë e Shëndetit në Dreans.Pas Luftës çlirimtare të Kosovës kalon më punë në Klinikën interne të QKUK-së.Në vitin 2006 zgjidhet prof.dr.në Fakultetin e Mjekësë për lëndë mësimore"Mjekësi interne".Qysh si student,ai ishte zgjedhur  demonstrator për lëndën mësimore "Anatomi e njeriut"tek profesori i mirnjohur i kësaj lënde në ish Jugosllavi prof.dr.Marjan Boshkoviq.

Prof.dr. Sadik Zekaj ka botuar një numër të madh  punimesh shkencore më impakt faktorë në lëmin e Gastroenterologjise në vend dhe botë.Ka qenë mentor ne udhëheqjën e temave të magjistraturës nga lëmia e gastroenterologjisë , internës etj. 

Profesorit Zekaj i urojmë shëndet të mirë dhe shumë suksese në krijimtarinë shkencore nga lëmia e Internes.


Flori Bruqi

2022/12/09

Dy fjalë për pasuesin e Yuri K

 



Nga Ylli Manjani 

Nuk kam asnjë iluzion që ai apo ajo që pason Yuri Kim do të jetë më mirë. Ndoshta ndonjë dallim një stil e formë, por thelbi do të jetë njësoj.

Prej vitesh, që nga koha e Obamës, administratat amerikane e njohin Shqipërinë në sajë të lobistëve. Këta të fundit prezantojnë atje klientët e tyre, pra individët dhe jo Shqipërinë dhe hallet e saj.

Udhëheqësit politikë në Shqipëri gjithnjë kanë rendur të gjejnë lobistin e duhur për të marrë vëmendje personale në administratën politike në Amerikë.

Edi Rama, qartësisht ka qenë më i suksesshmi. Ka pasur dhe ka lobistin e duhur dhe ka marrë vëmendjen më të madhe në administratat amerikane. E nisi me rolin e "gruas së Bilalit" dhe vijon të jetë "i preferuari" i tyre për shkak se ka lobistin e mirë.

Pra, mënyra e komunikimit ndërshtetëror ka qenë lobimi, që në në shqip e njohim si formë korrupsioni ose ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Në këto kushte, kur administrata amerikane na njeh si ca njerëz që meritojnë sundimin e Ed Ramës, nuk ka sesi ambasadorët e saj të jenë të mandatuar për ne. Jo, ata mandatohen për t'i qenë në krah, Ramës.

Kjo shpjegon edhe faktin që administratat amerikanë nuk shohin as korrupsionin, as drogën, as keqqeverisjen e as shkatërrimin e demokracisë, sepse janë lobuar për të parë vetëm atë që qeveris.

Natyrisht, ka disa interesa pak më afatgjata sesa karriera e Ramës dhe e të tjerëve. Por ato nuk vihen në diskutim nga askush këtu. Nga ana tjetër, interesat strategjike nuk janë meritë e asnjë individi, sado dollarë lobim/korrupsioni të harxhojë.

Ndaj, kur thonë se ambasadorët bëjnë ç'u thonë shefat e tyre, nuk çuditem. Megjithëse hapësira, për të luajtur lojë personale, e tyre, është e madhe, prapë ata janë brenda linjës së lobuar/korruptuar të prezantimit të politikës sonë.

Ndaj nuk kam asnjë iluzion. Ç'del nga macja, minj do gjuajë - thonë këtej nga ne.

Shoh të vetmen zgjidhje ndaj këtij fenomeni, dialogun dhe dakortësinë e politikës sonë për t'i mbyllur nëpër ambasadat e tyre, të gjithë ambasadorët pa përjashtim. Ashtu siç ndodh kudo në botë.

U mor në mbrojtje nga UNESCO, studiuesi Jaho Brahaj ngre alarmin për ndërhyrjet në xhubletë

 


Xhubleta shqiptare është marrë nën mbrojtjen e Unescos. E megjithë gëzimin për përfshirjen e kësaj pasurie në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, studiuesi Jaho Brahaj ngre alarmin për ndërhyrjet në xhubletë. Sipas Brahajt edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në ditën kur dha lajmin e shumëpritur nga Rabiti i Marokut kishte veshur një xhubletë të modifikuar.

“Më e keqja, edhe që duhet të vëmë jë alarm, ne po vëmë dorë mbi xhubletën. Edhe ministrja e Kulturës  kur dha lajmin kishte veshur të modifikuar, të stilizuar atë që ajo donte ta quante xhubletë, por në fakt nuk ishte një objekt xhubletë” u shpreh Brahaj.


Studiuesi thotë se është detyrë e institucioneve shtetërore ruajtja, ripërtërirja dhe popullarizimi i xhubletës.










“Xhubleta u pranua si objekt i trashëgimnisë në rrezik. Nëqoftëse neve shqiptarët në këto momente nuk fillojmë të punojmë për ruajtjen e saj, konservimin, për ripërtëritjen e teknikave të punimit të saj në mënyrë tradicionale dhe nuk do ta popullarizojmë dhe nuk do ta bëjmë të njohur në radhë të parë tëk ne shqiptarët atëherë kjo është kambana e fundit e alarmit SOS”

Problem për studiuesin e njohur është mungesa e një muzeu etnografik kombëtar.

“Jemi shteti i vetëm në Ballkan që nuk kemi një muze etnografik kombëtar. Ne edhe sot e kësaj dite vazhdojmë, që nga institucionet qëndrore dhe aktivitetet e tyre, të theni kjo është  xhubleta autoktone e trashëguar nga të parët tanë, dhe në fakt paraqesim në xhubletë të përccudnuar. Zëvëndësimi i pjesëve të ndryshme të xhubletës me pjesë të tjera ose me pjesë që nuk i përshtaten dhe nuk kanë lidhje me xhubletën, ai quhet falsifikim” shtoi Brahaj.

Xhubleta, veshja tipike e grave me ornamente zbukuruese që rrezikon të zhduket e harrohet është një nga vlerat më të mëdha të trashëgimisë kulturore, pa të cilën historia e Shqipërisë nuk do të ishte e njëjtë.


Xhubleta shqiptare është marrë nën mbrojtjen e UNESCO-s. E megjithë gëzimin për përfshirjen e kësaj pasurie në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, studiuesi Jaho Brahaj ngre alarmin për ndërhyrjet në xhubletë. Sipas Brahajt edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në ditën kur dha lajmin e shumëpritur nga Rabiti i Marokut kishte veshur një xhubletë të modifikuar.

Etnologu thotë se është detyrë e institucioneve shtetërore ruajtja, ripërtërirja dhe popullarizimi i xhubletës.

Problem për studiuesin e njohur është mungesa e një muzeu etnografik kombëtar.

Xhubleta, veshja tipike e grave me ornamente zbukuruese që rrezikon të zhduket e harrohet është një nga vlerat më të mëdha të trashëgimisë kulturore, pa të cilën historia e Shqipërisë nuk do të ishte e njëjtë.




 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...