Akademik Prof.dr.Abdullah Mehmeti,AAAS
Agjencioni floripress.blogspot.com
2022/12/13
MBI ORIGJINËN E SERBËVE
Armiqët historik i kemi në shtëpi
Prejardhja e serbëve në Kosovë individualisht është vështirë të përcaktohet.
Vendbanimet e tyre që kanë pasur në Serbi deri më tani saktësisht nuk dihen por supozohet se vijnë nga pjesë të ndryshme të Ballkanit. Disa nga serbët e Kosovës kane jetuar për shume breza në Kosovë.
"Nga dokumentet e Vatikanit shihet qartë veprimi i klerit ortodoksë serb në sllavizmin e shqiptarëve dhe në uzurpimin e kishave katolike, sidomos në Prizren, në Mitrovicë, Novobërd, në Mal të Zi etj., për çka edhe papa ka intervenuar pranë autoriteteve serbe"..
Terrori i Kishës ortodokse serbe ndaj shqiptarëve
katolikë dhe ortodoksë, për t’i asimiluar, ka qenë në vazhdimësi i madh.
Taksat e rënda kishtare e shtetërore, dhe detyrimet e tjera materiale e shpirtërore, siç ka qenë imponimi i klerit serb që edhe shqiptarët katolikë t’i pagëzojnë fëmijët e tyre në kishën ortodokse serbe me emra sllavë, kanë bërë që shumë shqiptarë kanë humbur përkatësinë fetare katolike dhe kombësinë e tyre shqiptare.
Mirëpor shumica e tyre janë anëtarë të familjeve, të cilat kanë marrur tokën e shqiptarve të dhuruar nga organet e qeverisë Serbe të bazuara në Doktrinën e shejt serbe në atë kohë (1927) e që në Kosovë thuhej se bëhen "Reforma agrare".
Si do që të jetë, numri i te ardhurve serbë nga territori i tashëm 2006 i Serbisë, ndër vite nuk mund të dihet saktësisht për shkak të pengesave politike në institucionet dhe entet e Serbisë, të cilat kanë mbledhur më parë (sikurse gjatë luftës së fundit ) të gjithë regjistrat, që kanë të bëjnë me te ardhurit dhe me Kosovën.
Si do që të jetë, nga ato pak shënime studiuesit janë të mendimit se "Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 - 1924 si dhe atyre 1934 - 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave"
Për sa i përket statistikave, punimi Reforma agrare dhe kolonizimi i Kosovës na jepë shënime të detaluara sa i përket veprimeve të instutucioneve serbe.
Dr. Skender Rizaj pyet dhe jep përgjigje: “Po serbët kush janë”?! “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”.Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia etj., në përgjithësi te popujt etj.
“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën në krahun e djathtë të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian, dhe si mercenarë edhe erdhën këndej parit. Ky status i këtyre kalorësve-avar në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. ”
“ Sipas studimeve të historianëve rus Artamanovit dhe Pletnjevit si dhe atyre serb Jovan Deretiqit ,Mihajlo Stanishiqit ; disa fise shqiptare ,dikur në mes të shekullit 8 -të e 9-të ,pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u larguan nga nga territori i tyre i lindjës në brigjet e Liqenit Kaspik( në Azerbaixhanin e sotëm dhe në Dagestan) ,me anën e Arabëve mbërrijtën n jugun e Italisë. ” Këto fliten nga serbët për ne. Ne gjëja se erdhëm nga ato anë.
Një gjë që gjatë studimeve të mia për serbet e kam konstatuar është se e tërë ” historia ”e tyre e shkruar nga ata dhe miqtë e tyre nuk është gjë tjetër vetëm se një histori e vjedhur nga ne ,ndërrim emrash dhe përshtatje për mbulimin e zbrastirës së tyre histore me diçka që kurrë s`ka qenë e tyre.
“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fiset turko-avare” e të nisur nga tokat e Persisë , Iranit të sotëm. Mjete moderne të kohës na e bëjnë të mundur që të arrijmë në përfundime spektakolare për prejardhjen e serbëve, të vetquajtur ”popull hujnor” . Në konferencen e quajtur ”Elementet Etnik paraslavik në Ballkan dhe etnogjeneza e sllavëve të Jugut ” (1968) arrihet në përfundim se” deri ne ditet e sotit arkeologjia nuk ka mundesi te na jep një dokument për një ardhje masive të sllavëve ne siujdhesen ballkanike gjatë shek.6 -të .Por ata ishin thjeshtë turko-avar.
” Sot sllovenët , kroatët ,boshnjakët dhe serbët , janë përfundimisht vetëm folës të gjuhëve sllave , por për të parët e tyre mund të pyetet se çka ishin :avar ,turq bullgar apo diëka tjetër (Denis Bašić The roots of the religious, Ethnic and Natioanl Identity of S.S.B.H)
” Civilizimi i Persisë ka lënë gjurmë të thella në në kulturën dhe idenë e serbëve..Fiset e tyre jetonin në kuaj ,kurse vendbanimi i tyre ishte qerrja e tërjequr nga buajt. Sipas veshmbathjës , zakoneve , kulturës nuk dalloheshi nga fiset nomade Persiane. Nga kapuçi i tyre e ka prejardhjen edhe e kapuçi i famshëm serb – šajkača ( shajkaqa)”( Miodrag Milanović : Srpski stari vek- etnogeneza Srba). Ndryshimi në mes të serbëve të sotit dhe” serbëve të dikurshëm” është shumë i madh thot në librin e tij ” Srbi u srednjon veku”.historiani serb Sima Çirkoviç.
Një ngjashmëri apo një origjinë e serbëve me fisin e sotëm Kashkai të Iranit.?
Fiset e Azisë Qendrore të shtyrë nga luftërat, zënka ndërfisnore dhe përmbytjet kanë qenë të detyruar që t`i lëshojnë stepat e tyre në mënyrë që të kërkojnë toka të “|reja” pë ta., sikur se hunët vizigotët ,parabullgarët duke pushtuar Indinë dhe Europën. Racat turke duke i braktisur vendët e tyre ku me shekuj ishin rritur filluan herët të lëvizin në mes të Maleve Altai dhe Kaspikut. Një kashkajas shkruan : “ Ne jemi racë turke dhe të gjuhës turke ; disa thonë që jemi pasardhës të fisit turk Ogur, të njohur nga ashpërsia e tyre dhe sjellja prej bishe , dhe emri i ynë Kashkai rrjedhë nga Kashka Turke që do të thotë” Kali me yllin e bardhë në ballë” Ne jemi të ardhur nga Kashgari “
Janë të njohur për rrobat e tyre prej leshi.
Çdo rrjedhë historike , në mënyrë të vet është një dëshmi e jo vetëm zhvillimit dhe fatit të vet , por edhe rrjedhës së civilizimit të tij dhe rrymimeve nëpër të cilat ka kaluar një popull; e njejtë me te edhe veshmbathja e tij.” Ashtu edhe shajkaqa e cila në veshjet popullore serbe e ka vendin e vet ,dhe për serbët vlenë si diçka kombëtare me theks të posaçëm pë historinë të cilën e ka kaluar dhe në të njetën kohë si përkujtues i historisë dhe fatit të një populli dhe të njejtë kohë si sinonim për Serbin (Mile Nedeljković ŠAJKAČA poreklo i značaj srpske kape )”
“”Kur serbet si vullnetarë iu bashkuan ushtrisë së krishterë austriake në luftë kundër Islamit , në të njetën kohë kohë duke e ëndërruar çlirimin e vendit të tyre nga Turqit (Mile Nedeljković, po aty)’ atëherë serbët morrën falas uniformën e përgatitur nga austo-hungarezët. Në këtë me rëndësi të posaçme ishte kapuçi “ shajkaqa” që ushtria serbe e barti në kokë në luftërat 1876-1878.””. PseAustria kur e dezenjoi uniformën e ushtarit serb e parapau edhe shajkaqen ? Për t`iu treguar prejardhjen e tyre apo diçka tjetër.?
Publicisti i njohur shqiptar nga Gjakova Ing. Fahri Xharra , thotë : "Nga studimet për shajkaqën shihen dilema në mendimet e historianëve serb për “krenarinë “ serbe.
Në këto toka nuk pajtohen që dikush t`u nxjerrë në pah të kaluarën e tyre si dhe prejardhjen e vërtetë.
Ka shumë gjëra që të japin fakte për origjinën e tyre turko -avare ,por duhet studjuar. Natyra e shkrimit tim të sotëm nuk më lejon të zgjerohem shumë ,por ja edhe një shembull” Emri serb “Gospodar ” për “Zotëriun” rrjedhë nga Altaikët t cilët fjalën e kishi huazuar nga persishtja ”Gospanddar ” që thoshte dikur “pronar i deleve”.
Serbët u konvertuan në Krishtërimin ortodoks me urdhërin e Herakliusit , në mënyrë që me anën e fesë të zbutë kaosin të cilën e sollën avaro-turko-sllavët në tokat e Ilirikumit.
( Librat që e tregojnë prejardhjen turko-avare të serbëve ” Balkan worlds: the first and lastEurope”
Traian Stoianovich; “The Cambridge Medieval History Series “volumes 1-5 By J.B. Bury; “The Roots of the Religious, Ethnic, and National Identity of the Bosnian … Denis Bašić; “In Search of the Lost Tribe: The Origins and Making of the Croation Nation “ Osman Karatay etj. etj.)
Testi i DNK dhe pa kujtuar fare, je greke!

Nga kureshtja B. e kishte bërë testin e DNA dhe e priste rezultatin.Përafërsisht pas një muaji e mori shkresën e mbyllur me rezultatin. Nuk i ngutej ta hapte zarfin, sepse ishte fort e bindur në identitetin e saj dhe nuk priste befasi. Testin e kishte bërë vetëm nga kureshtja.
Prindërit i kam shqiptar nga Kosova, prandaj testi vetëm duhej ta vërtetonte këtë, mendoi B. Prindërit e mi mes vete komunikojnë në gjuhën shqipe. Ne si fëmijët e tyre po ashtu e kishim mësuar shqipen, kuptohet me theks të huaj, por ne me prindërit tanë komunikonim në mënyrë të çuditshme : ata na flasin shqip, kurse ne ua kthenim në gjuhën „tonë” në të cilën ishim shkolluar, pra bëhej një mishmash i gjuhëve.
Menjëherë iu drejtua prindërve: më duhet ndihma e juaj, ma sqaroni këtë ju lutem. Ne e marrim veten për shqiptar, flasim shqip, komunikojmë shqip, mendojmë shqip, thithim ajër shqip, ushqehemi shqip, jetojmë shqip dhe DNA - ja më thotë se jam greke.
Edhe prindërit e saj i vuri në hall. As ata nuk kishin shpjegim për këtë dhe nuk mund të besonin. Duhet të ishte gabim, i thanë. Duke lexuar më poshtë i vërejtën personat me emër e mbiemër, të afërmit e gjakut. Ishin po ashtu shqiptar.
Prindërit e saj për një qastë mbetën pa fjalë. Ata filluan të diskutonin mes vete dhe e kujtuan një intervistë të historianes Elena Kocaqit kur kishte deklaruar: nuk ka popull grek, po vetëm shqiptar. Grekët janë komb artificial i krijuar nga Evropa, kishte deklaruar ajo. Grekët janë kushërinjtë tanë, kishte thënë. Sipas deklaratës së historianes sonë kuptohet se të dy popujt, grekët dhe shqiptarët kanë prejardhje të përbashkët pellazgo – ilire prandaj sot DNA na del e tillë çfarë e kemi.
Derisa kombi grek është i krijuar me urdhër të evropianëve, Greqia Antike është afirmuar, duke e lënë nën hije kulturën pellazgo – ilire, me të cilën sot identifikohen shqiptarët. Pra lartësimi i kulturës greke në njërën anë dhe mohimi i identitetit pellazgo - ilir, nxjerr në pah sot identitetin e tillë të DNA, prandaj edhe ne pa pritur na quajnë grek.
Ne mundohemi të sqarojmë dhe të kërkojmë zgjidhje për çështjen çame, kurse po ashtu e dimë se Greqia jo që s’do t´ia dijë për këtë, por ka edhe pretendime për Jugun e Shqipërisë.
Apo si mund të shpjegohet sot historia e Butrintit, kur e viziton je i impresionuar, por kur t´i lexosh sqarimet para çdo monumenti mbetesh i zhgënjyer, sepse sipas atyre shënimeve Butrinti na del si trashëgimi greke. Me të drejtë pyesim: pse mungojnë të dhënat mbi kulturën Pellazgo – Ilire në qytetin e Butrintit. A është kjo trashëgimi pellazgo – ilire, apo qenka trashëgimi greke.
Në anën tjetër po ashtu Turqia ka probleme të drejtpërdrejta me Greqinë shkaku i Qipros, por edhe të ishujve që shtrihen pothuaj deri në brigjet e Turqisë, për të cilët ajo pretendon se i takojnë asaj.Ashtu siç ekziston sot rivaliteti shqiptaro – grek, e kemi vështirë të përcaktohemi: ta mbajmë anën e Greqisë apo të Turqisë.
Nëse jemi kushërinj të gjakut do të ishte mirë që të ulemi dhe t´i zgjidhim problemet e përbashkëta, po gatishmëria greke është baras me zero.
Kjo u vërtetua edhe këto ditë me vizitën e Ministrit Dendias në Shqipëri, i cili u kërcënua me bllokimin e hapjes së bisedimeve të Shqipërisë në EU, nëse e hapni çështjen e pa ekzistuar çame, tha ai. Në anën tjetër i kanë planet e gatshme derisa Rama të jetë në pushtet, të na rrëmbejnë edhe detin.
Shqiptarët pra në hall, të rreshtohen krah Greqisë e cila kishte bërë masakra ndaj shqiptarëve në Çamëri, duke ua rrëmbyer edhe pronat, apo të rreshtohen krah Turqisë e cila i kërcënohet vazhdimisht Greqisë, shkaku i Qipros dhe ishujve afër brigjeve të saj.
"Skandali, katolikët shqiptarë paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët”
Shkruan Flori Bruqi,PHD
Kohë më parë publicisti shqiptar nga Prishtina ka reaguar publikisht lidhur me " formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale, në aktakuzën e së cilës kundër krerëve të UÇK-së, katolikët paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët."
Publicisti Ndue Tomë Ukaj thekson:
"Si shqiptar katolik dhe si qytetar i këtij vendi ndjehem tmerrësisht i fyer dhe i ofenduar nga formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale, në aktakuzën e së cilës kundër krerëve të UÇK-së, katolikët paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët.
Një formulim i tillë është i marrë, puro politik dhe përbën një mega skandal, prandaj edhe duhet t’a shqetësojë secilin shqiptar, e veçanërisht shqiptarët katolikë.
E vërteta është se shqiptarët – katolikë, myslimanë, protestanë dhe të pafe – së bashku kanë zhvilluar luftë për liri, pavarësi dhe demokraci, në atdheun e tyre autokton, ku janë shtypur e vrarë nga regjimi barbar i Serbisë."
Një tendencë e tillë qartësisht ka prapavijë të rrezikshme politike nga Gjkata dhe Prokuroria Speciale e Hagës .
Ndue (Tomë) Ukaj u lind në vitin 1977 në Stubëll të Epërme të komunës së Vitisë(Kosovë) . Është shkrimtar, kritik letrar dhe publicist.
Vepra letrare:
Diskursi biblik në letërsinë shqipe"- studim, AIKD, 2004, Prishtinë.
"Ujëvarat e metaforave", poezi, Botimet M&B, 2008 Tiranë.
"Ithaca of the word ", poezi, përkthyer nga Peter Tase dhe botuar në Shtetet e Bashkuara, nga botimet Lulu Enterprises.
"Godo nuk vjen", poezi në shqip, anglisht dhe spanjisht, me përkthim të Peter Tases dhe të botuar në Lulu Enterprises.
"Arka e shpëtimit", poezi, "Drita", 2012, Prishtinë.
"Gjithmonë diçka mungon", poezi, OM, 2017, Prishtinë.
"Krijimi i dashurisë", përzgjedhje poetike, botuar nga Festivali Ndërkombëtar 'Ditët e Naimit, 2017, Tetovë,
"Ismail Kadare: Kryqëzime letrare dhe kulturore", Onufri, 2019
"Mbretëria e ëndrrave", Onufri, tregime, 2021
Është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe dhe të huaja.
Poezia e tij është përkthyer në anglisht, rumanisht, spanjisht, italisht, suedisht, finlandisht, turqisht, kinezisht.
Në vitin 2010, me librin "Godo nuk vjen " Ukaj ka fituar Çmimin “Azem Shkreli” për librin më të mirë në poezi, çmim ky që jepet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.
Në Festivalin Ndërkombëtar te Poezisë, "Ditët e Naimit", më 2010, ka fituar çmimin për poezinë më të mirë.
Revista letrare The International Poetry Transation And Research Centre, që botohet në Kinë, më 2014, e ka vlerësuar Ukajn një nga poetët më të mirë të botuar në vitin 2013 në këtë revistë.
Në vitin 2016 është nderuar me çmimin "Creativity prize" nga Naji Naaman’s Literary Prizes 2016.
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...