Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/28

Vrau për vdekje 67-vjeçaren në Kosovë, autorja pranon krimin!

 

E dyshuara për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash të Kosovës ka pranuar se ka kryer vrasjen duke përdorur mjete të ndryshme të forta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e të moshuarës në Dragash mëngjesin e së hënës së 26 dhjetorit, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e 67-vjeçares në Dragash.

Sipas policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur.

Lidhur me këtë rast Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme.

Njoftimi i plotë:

Me 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk,, KK Dragash ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare (S.D). Trupi pa jetë është gjet në shtëpinë e saj në fshatin Kuk.

Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazua dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes.

Në ora 12:30, mjeku kujdestar i QMF Brodosan, pas kontrollit dhe ekzamenit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se ne trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast “ Vdekje e dyshimtë”.

Sektori Rajonal i Hetimeve pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit kanë ri intervistuar kunatën e viktimës , të dyshuarën N. A e lindur në vitin 1958.

Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen. Këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur. Nga njësitit e forenzikës janë sekuestruar prova të reja. Me urdhër të Prokurorit te rastit e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë.

Vepra penale është ri kualifikuar si vepër “Vrasje e rëndë”.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të ndërmarrin të gjitha veprimet e mëtutjeshme të nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të martën se e ka arrestuar të dyshuaren për vdekjen e 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit.

Terroristi serb Dejan Pantic ,lirohet kryepolici serb, ishte në një nga kushtet e Listës serbe për heqjen e barrikadave

 

Njeriu i cili u bë shkak për ngritjen e barrikadave në veri, ish-zyrtari policor serb Dejan Pantic, i është zëvendësuar masa e sigurisë, nga ajo e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Avokati i tij, Nebojsha Vllaiç, tha se Policia (e Kosovës) është e detyruar tani që të transferojë Pantiç në adresën ku ai jeton.

Ndërsa në një reagim në rrjetet sociale djali i Dejan Pantiç, Predrag, i atribuon ndërrimin e masës presidentit serb,  Aleksandar Vuçiç.

“Faleminderit presidentit,  jemi shumë të gëzuar dhe ende në mosbesim sepse ngadalë humbëm shpresën se çfarë do të ndodhë me babanë tonë. Pak më parë na telefonoi një avokat dhe tha se ka marrë vendimin për arrest shtëpie. Po të mos kishte qenë populli, të mos ishte kaq i përfshirë shteti dhe presidenti Vuçiç, po të mos kishit qenë ju nga media, kushedi se çfarë do të kishte ndodhur me babin tim”, shkruan ai.

Pantiç u arrestua me 10 dhjetor nën dyshimet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo kohë në shenjë pakënaqësie për arrestimin e tij, grupe të serbëve lokalë vendosën  barrikada në rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut.

Lista Serbe kishte paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Zyrtarët serbë më herët kanë thënë se autoritetet në Kosovë nuk i kanë ofruar trajtimin e duhur shëndetësor Pantiçit, por Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar më 22 dhejtor se ai gëzon shëndet të mirë.

Barrikadat në veri, reagon kryeministri Albin Kurti: Koha e KFOR-it po mbaron!

 

Kosova i ka dhënë kohë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të veprojë për heqjen e barrikadave të veri të Kosovës të vendosura nga serbët lokalë.

Por, kryeministri Albin Kurti shprehu pakënaqësinë duke thënë se koha e KFOR po mbaron dhe misioni nuk po vepron.

“Vendosja e barrikadave në rrugë është veprim i paligjshëm, i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Në përputhje me vlerësimet e sigurisë ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht kjo kohë po shteron me shpejtësi. Ne kemi bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in, prandaj edhe kjo dhe hapësira e nevojshme i është dhënë KFOR-it. Por një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë dhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë“, tha Kurti.

Serbët lokalë ngritën barrikadat në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq. Kosova ka thënë se ai dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për barrikadat, Kosova ka fajësuar “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë, ndërkaq Beogradi ka thënë se barrikadat do të hiqen kur Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pas mbylljes së kufirit në Merdare, rritet fluksi i makinave në Dheun e Bardhë

 

Pas mbylljes së pikës kufitare në Merdare, është rritur fluksi i makinave në Dheun e Bardhë, pikën tjetër kufitare që lidh Kosovën me Serbinë.

Përveç automjeteve me udhëtarë, këtë pikë kufitare po e shfrytëzojnë edhe mjetet e rënda të transportit.

Disa qytetarë i thanë Radios Evropa e Lirë se po përdorin këtë pikë kufitare, pas mbylljes së Merdares.

Në mesin e personave që po e kalojnë kufrin Kosovë-Serbi ka edhe pjesëtarë të diasporës, që janë nisur drejt Kosovës për festat e fundvitit.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të mërkurën se mbështet dialogun ndërmjet të gjitha palëve për të zbutur tensionet në veri të vendit.

 

USA, Evropa, NATO- KFOR-i ,  Policia e Kosoves , Eulex-i nuk duhet ti tolerojnë bandat kriminale serbe në Veri të Kosovës

“Është e rëndësishme që të gjitha palët e përfshira të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, tha komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Angelo Michele Ristuccia.

“Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, shtoi ai.

Më 27 dhjetor, në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja. Gjithashtu një barrikadë u ngritë edhe në anën serbe të kufirit në Merdare.

Serbët lokalë që 19 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Avokati i tij, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar sot për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale në veri që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Që kur janë ngritur barrikadat, në veri të Kosovës janë shënuar një numër i incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Cak i sulmeve kanë qenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), patrulla të KFOR-it dhe gazetarët.

Qeveria e Kosovës tha më26 dhjetor se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat.

Serbia bllokon kufirin/ Në Merdare nuk kalojnë dot emigrantët që kthehen për festa

 Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e u ka bërë thirrje emigrantëve të përdorin pika të tjera. Rruga Prishtinë-Nish, që kalon përmes Merdares, përdoret për qarkullim nga diaspora e Kosovës, por edhe nga serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër.

Në ditën e 19-të nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, pikëkalimi kufitar në Merdare është mbyllur për shkak të vendosjes së barrikadave nga pala serbe.

Lajmin e njoftoi mbrëmjen e 27 dhjetorit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë.

“Pikë Kalimi Kufitar në Merdare është i mbyllur për Hyrje-Dalje për faktin se në Republiken e Serbisë janë vendosur barrikada rreth 2 kilometra nga Kufiri në Merdare. Deri në njoftim tjetër PKK Merdare do jetë e mbyllur. Të shfrytëzohen Pikë Kalimet Kufitare tjera!“, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë.


Për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, autoritetet në Kosovë, që nga 10 dhjetori janë mbyllur përkohësisht edhe dy pika të tjera kufitare me Serbinë, atë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Grupe të serbëve lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.


Kosova i ka dhënë kohë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të veprojë për heqjen e barrikadave të veri të Kosovës të vendosura nga serbët lokalë. Por, kryeministri Albin Kurti shprehu pakënaqësinë duke thënë se koha e KFOR po mbaron dhe misioni nuk po vepron.

“Vendosja e barrikadave në rrugë është veprim i paligjshëm, i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Në përputhje me vlerësimet e sigurisë ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht kjo kohë po shteron me shpejtësi. Ne kemi bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in, prandaj edhe kjo dhe hapësira e nevojshme i është dhënë KFOR-it. Por një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë dhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë“, tha Kurti.

Lirohet terroristi, krimineli serb Dejan Pantic,pas arrestimit të tij nisën barrikadat në Koosvën veriore

 

Shtetasi serb Dejan Pantiç është lënë në arrest shtëpie, pas arrestimit disa javë më parë.

Pas ndalimit të tij, serbët e veriut të shenjë proteste vendosën bllokada në pikat kryesore të qarkullimit në veri të Kosovës.

Prej javësh tashmë, serbët lokalë të veriut të Kosovës kanë bllokuar rrugët, duke kundërshtuar arrestimin e Dejan Pantiç, ish polic i Kosovës, i cili dyshohet se është përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe policisë.

Në ditën e 19-të nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, pikëkalimi kufitar në Merdare është mbyllur për shkak të vendosjes së barrikadave nga pala serbe.

 Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e u ka bërë thirrje emigrantëve të përdorin pika të tjera. Rruga Prishtinë-Nish, që kalon përmes Merdares, përdoret për qarkullim nga diaspora e Kosovës, por edhe nga serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër.

Kryeministri i Kosovës, Albion Kurti është shprehur i habitur me ndërrimin e masës së sigurisë për Pantiçin.

“Nuk e di çështjen gjyqësore të atij që është i pandehur, për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai e ka statusin e paraburgosurit, por është i pandehur për terrorizëm. Meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, që është e kuptueshme. Por a është e arsyeshme? E vendos gjyqësori. Kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak… jam kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës paraprak që e ka marrë këtë vendim”, tha ai.

Kurse djali i Dejan Pantiçit, Predrag Pantiç i atribuon ndërrimin e masës Aleksandar Vuçiç.

“Faleminderit popullit, faleminderit presidentit Vuçiç, na thirri tani, foli me nënën e tij, jemi shumë të gëzuar dhe ende në mosbesim sepse ngadalë humbëm shpresën se çfarë do të ndodhë me babanë tonë. Pak më parë na telefonoi një avokat dhe tha se ka marrë vendim për arrest shtëpie për të atin. Po te mos kishte qene populli, te mos ishte kaq i përfshirë shteti dhe presidenti Vuçiç, po të mos kishit qenë ju nga media, kushedi se çfarë do te kishte ndodhur me babin tim, nuk e di. Megjithatë shpresonim që një padrejtësi e tillë të mos i ndodhte. Ne presim të vijë gjatë ditës, nuk e di procedurën e saktë, por tani presim të vijë dhe gjithçka do të jetë më e lehtë tani”, tha ai.

Gjenerali amerikan Wesley Clark plot dinjitet, koherent dhe shumë i qartë

  Akademik Flori Bruqi Çfarë dëshmitari! Dhe çfarë qëndrimi; plot dinjitet, koherent dhe shumë i qartë në çdo fjalë. Argumentues, logjik, i ...