Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/28

“SHBA, BE dhe NATO pranga kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq”


Rexhep TorteNGA REXHEP TORTE 
Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminmelit Sllobodan Millosheviq, moti e kanë stërmbushur dosjen e tyre kriminale dhe duhet të burgosen në Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë.

Në trupin dhe mendjen e këtyre dy kriminelëve qarkullon vetëm gjak krimineli, që ushqehet me vrasje dhe masakra ndaj shqiptarëve autoktonë dhe paqedashës.

Aleksandër Vuçiq - Presidenti i Serbisë dhe Ivica Daçiq - ministër i Jashtëm i Serbisë po e përsërisin pikë për pikë doktrinën e ish kriminelit Sllobodan Millosheviq për krijimin e “Botës serbe”.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, aso kohe ministër për informacion, deklaronte se, “për çdo ushtar serb të vrarë të vriten 100 civilë të pafajshëm”.

Ivica Daçiq në vitin 2020, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë kriminale, i kërcënonte publikisht serbët që të mos e tregojnë vend ndodhjen e varrezave masive ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovës e të transportuar dhe varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

I kam lexuar personalisht grafitet serbe nëpër muret e shkollave dhe të kopshteve të fëmijëve në Beograd, ku shkruhej, “Kosova është fshat i Serbisë, do të gëzohemi të gjithë” (Kosovo je srpsko selo, bitçe veselo), apo “Në Kosovë do të ndodh toka e djegur” ( Na Kosovu ima da gori opanak).

Në Parlamentin e Serbisë aso kohe, Momçillo Trajkoviq - koordinatori i deputetëve nga Kosova, i kërcënonte dhe i shantazhonte hapur deputëtët shqiptarë nga Kosova, të cilët në diskutimet e tyre i kundërshtonin qëndrimet e Serbisë, me përjashtim të deputetëve servilë Gani Ajetit dhe Sejdo Bajramoviqit.

Krimineli Sllobodan Millosheviq, në mënyrë identike siç po vepron sot krimineli Aleksandër Vuçiq, i detyronte natën serbët që t’i thyejnë varret serbe, dhe me kërcënime i detyronte që të shkojnë në Beograd e të protestojnë se gjoja ato varre i kanë thyer shqiptarët.

Gjorgje Martinoviq, pederasti serb kur e futi shishen e birrës në anusin e tij, ish krimineli Sllobodan Millosheviq, i fajësoi shqiptarët e Kosovës, dhe i organizoi serbët e Kosovës që edhe për këtë rast banal, të shkojnë e të protëstojnë kundër shqiptarëve në Beograd.

Atëherë ish krimineli Sllobodan Millosheviq po i armatoste serbët e Kosovës, se gjoja janë të rrezikuar nga shqiptarët, në mënyrë identike siç po vepron sot krimineli Aleksandër Vuçiq në veri të Kosovës.

Kjo i parapriu suprimimit të institucioneve në Kosovë, që nga admninistrata, arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe e të gjitha strukturave tjera, duke e bërë Kosovën aparthejd të Serbisë.

Pas kësaj në vitet 1998/99 Serbia kriminale kreu agresion gjenocidal për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova, të cilin siç dihet botërisht e ndërpreu NATO më bombardimet ajrore 75 ditëshe të caqeve serbe në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi.

Aftësia dhe largpamësia e Bill Clintonit - ish Presidentit të SHBA-ve, Madeleine Albright - ish Sekretares së shtetit të SHBA-ve, Richard Holbruk - ish diplomatit të SHBA-ve dhe Vesley Clark- gjeneralit të NATO-s, ia caktun diagnozën dhe ilaçin Serbisë kriminale duke e detyruar me forcë që të largohet nga Kosova.

SHBA, BE dhe NATO duhet të jenë rigorozë ndaj Serbisë kriminale

Historia ka treguar e Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës. Edhe sikur në Rusinë kriminale të mbetet qoftë edhe një ushtar rus, për Serbinë kriminale ky ushtar i vetëm rus, do të jetë më i rëndësishëm sesa joshja që bëjnë Perëndimi dhe NATO.

Po e përsëris edhe njëherë se unë do t’ia vë flakën vetes në mes të Prishtinës, po qe se SHBA, BE dhe NATO arrinë që m ledhatime e tolerime ta bindin Serbinë kriminale të shkëputet nga Rusia.

Serbia kriminale është kancer i Ballkanit, dhe dihet se kanceri hiqet me sukses vetëm me ndërhyrje të thellë kirurgjike, sepse mehlemet e metaztazojnë dhe nuk e shërojne kancerin.

Situata e tensionuar në veri të Kosovës shpërfaq pavendosmërinë e BE-së, SHBA-ve dhe NATO-s, që t’i thonë stop politikës agresive, luftënxitëse dhe ekspansioniste të Serbisë kriminale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq, që është vënë kryesisht në anën e Rusisë kriminale.

BE-ja me pro serbët Joseph Borell - Shef për politikë të Jashtme në BE, dhe Miroslav Lajçak - emisar i BE-së në dilogun Kosovë-Serbi, nuk kanë asfarë gatishmërie, kredibilitet dhe moral diplomatik për ta zgjidhur në mënyrë të drejtë dhe efektive problemin Kosovë-Serbi.

SHBA-të nëpërmjet pro serbëve Gabriel Escobar - i dërguar special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Christopher Hill - ambasadorit të SHBA-ve në Beograd dhe Jeffrey Hanevier - ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë, bazuar në deklaratat e tyre pro serbe lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, u dëshmun se nuk kanë dëshirë për zgjidhjen e këtij problemi.

Gabriel Escobar deklai se, “Asociacioni jo vetëm se duhet të bëhet, por edhe do të bëhet”.

Jeffrey Hanovier - ambasdori i SHBA-ve në Prishtinë, deklaroi se, “Kërkojmë që me urgjencë të fillojnë negociatat për Asociacionin”.

Christopher Hill - amabasori i SHBA-ve në Beograd, deklaroi se, “Të jeni të sigurtë e nuk do të ketë marrëveshje tjera pa e zgjidhur Asociacionin”.

Daniel Server - Pof. Universitar nga SHBA-të e njohësi i situatës në Kosovë dhe në Ballkan, theksoi se, “Kosova përkundër insistimit të SHBA-ve, nuk duhet ta themelojë Asociacionin para njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi. Sepse kjo do ta rrezikonte sovranitetin dhe integritetin e Koovës”.

Absurditeti i veprimit të këtyre tre diplomatëve të SHBA-ve dëshmohet me vetë faktin se nuk flasin mbi bazën e argumenteve e fakteve, por flasin mbi bazën e epërsisë diplomatike burokratike.

Këta tre diplomatë përkundër faktit se Serbia në veri të Kosovës i ka instaluar strukturat e saj paralele, i ka instaluar grupet e armatosura kriminale serbe i ka instaluar agjentët serbë dhe rusë dhe ka vendosur edhe ushtarë të Vagner-it

Përkundër fakteve se pakica serbe është më e sigurtë të jetojë në Kosovë sesa në Serbi, përkundër fakteve se kjo pakicë serbe nuk është e kërcënuar nga shqiptarët por vetëm nga Beogradi, që po dëshmohet me kindapimet që i bëjnë persona të maskuar në veri të Kosovës, të serbëve që konsiderohen si dëshmitarë të krimeve serbe në veri të Kosovës.

Përkundër fakteve se barrikdimin e rrugëve në Veri të Kosovës e bëjnë grupet kriminale serbë për ta mbrojtur krimin e bandave kriminale serbe dhe kontrabandën mafioze serbe.

Keta tre diplomatë të SHBA-ve, në vend që ta fajësojnë Serbinë kriminale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq për tensionimin e situatës në Veri të Kosovcës, po e fajësojnë Kosovën demokratike, e cila dëshiron që zbatimin e Kushtetutës së saj demokratike ta shtrijë në tërë territorin e Kosovës në të mirë të tërë banorëve të saj.

Arroganca diplomatike dhe kërkesa e këtyre tre ambasadorëve që Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, tregon hapur se këta tre diplomat të SHBA-ve nuk janë të denjë as për Kosovën, as për demokracinë botërore dhe as për sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në Ballkan.

Këtë e dëshmon më së miri edhe taktizimi llidhur me heqjen e barrikadave në Veri të Kosovës, taktizimi më zhbërjen e strukturave paralele, të grupeve kriminale serbe, të agjentëve serbë dhe rusë dhe të ushtarëve Vagner-it në Veri të Kosovës, që është e vetmja mënyrë për normalizimin e situatës në Veri të Kosovës dhe për dhënien fund të synimeve hegjemoniste serbo-ruse ndaj Kosovës.

Infiltrimi i një hetuesi të fshehtë, rrezikimi nga zbulimi dhe nga goditja fatale në konflikt me policinë



Shkruan Besnik Gjaka


Për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe veprave të tjera të rënda penale, duhet të zbatohen masa dhe veprime që, për nga kushtet dhe mënyrat e zbatimit, si dhe normat pozitive juridike, të jenë dukshëm të ndryshme nga masat e tjera të zbatuara në parandalimin dhe luftimin e krimit në përgjithësi. Krahas masave dhe veprimeve të zakonshme, gjegjësisht operativo-taktike dhe hetimore (provuese), punonjësit e policisë mund të zbatojnë veprime të veçanta dëshmuese edhe në rastet e parashikuara me ligj, d.m.th. metodat speciale të hetimit.

Nga pikëpamja e rrezikimit të sigurisë së punonjësve të policisë, angazhimi i tyre si hetues të fshehtë është veçanërisht i rëndësishëm. Policja e parë femër e Houston-it u vra ndërsa ishte me rroba civile si agjente e fshehtë në një rast droge. Viktima, një punonjëse policie, është vrarë nga një punonjëse policie me uniformë, derisa ishte në detyrë në atë zonë, teksa ka qenë duke blerë dhe shitur drogë me një tregtar si “blerës”. Punësimi i punonjësve të policisë si hetues të fshehtë mbart rreziqe të shumta duke rrezikuar sigurinë e tyre, por shtron nevojën e formave specifike të mbrojtjes së tyre.

Thelbi i angazhimit të një hetuesi të fshehtë është mbledhja dhe paraqitja e provave të duhura kundër anëtarëve të dyshuar të grupit ose organizatës që ai është infiltruar dhe, nëse është e nevojshme, të dëshmojë për këtë në gjykatë. Hetues i fshehtë është punonjësi i policisë, punonjësi i një organi tjetër shtetëror ose personi me identitet të ndryshuar-legjendar, i cili, brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndërmerr në mënyrë të fshehtë veprimtari të legalizuara proceduralisht me vendim gjykate, në mënyrë të pavarur ose si anëtar i një grup të organizuar kriminal, me qëllim të zbulimit, mbledhjes, përcaktimit, regjistrimit, riprodhimit dhe paraqitjes së të dhënave për një grup të organizuar kriminal, strukturën dhe format e tij të funksionimit, d.m.th. të mbledhë dhe të sigurojë prova për veprat penale të kryera ose veprat penale që do të përsëriten dhe kryerësit e tyre.

Angazhimi i një hetuesi të fshehtë hap pyetje të shumta në lidhje me rrezikimin dhe mbrojtjen e sigurisë së personave që do të depërtojnë në mjedisin kriminal. Në rast të zbulimit, rreziku më i madh për hetuesit e fshehtë është nga kriminelët e dyshuar - anëtarë të një grupi të caktuar, por edhe nga pjesëtarët e tjerë të policisë të cilët nuk janë në gjendje të dallojnë një hetues të fshehtë nga kriminelët e tjerë.

Për të mbrojtur sigurinë e hetuesve të fshehtë, është e nevojshme të kryhen veprime përgatitore të hollësishme dhe serioze, domethënë planifikimi i një operacioni sekret në të cilin është i përfshirë një person i caktuar. Gjatë përgatitjes dhe hartimit të një skenari për angazhimin e një hetuesi të fshehtë, është e nevojshme t'i kushtohet vëmendje e veçantë ekzekutimit të sigurt të operacionit. Siguria e hetuesit të fshehtë është një parakusht themelor për realizimin e këtij veprimi. Kur e planifikoni, duhet të merrni parasysh të gjitha aspektet e veprimeve të agjentit sekret në një situatë specifike dhe burimet e mundshme të rrezikut që mund të kërcënojnë jetën ose shëndetin e tij.

Gjithashtu, përzgjedhja dhe trajnimi i hetuesve të fshehtë janë disa nga faktorët kryesorë nga të cilët varet rezultati i një operacioni të fshehtë. Përzgjedhja dhe trajnimi i hetuesve të fshehtë përfshin aktivitete specifike që përfshijnë nivele të ndryshme të vlerësimit personal, hulumtim të detajuar të të dhënave biografike, profilizimin e personalitetit, intervistimin dhe ekzaminimin mjekësor.

I gjithë procesi fillon me një intervistë me një kandidat të mundshëm, e cila ndërmerret për të përcaktuar gjendjen aktuale psikologjike dhe shëndetësore, përvojën e mëparshme të punës dhe aftësitë profesionale.

Në fazat vijuese, bëhet një kontroll operacional-sigurie, teste psikologjike dhe një rast studimi - një lojë me role, ku kontrollohen aftësitë përballuese të një personi në një situatë të caktuar, të imagjinuar. Pas këtyre fazave, një hetues potencial i fshehtë kalon nëpër trajnime bazë dhe të avancuara. Niveli bazë i trajnimit bazohet në zotërimin e rregullave ligjore në një fushë të caktuar, njohjen e natyrës së provave dhe të kuptuarit se çfarë mund të jetë provë në procedurën penale në përgjithësi, trajnimi në trajtimin e pajisjeve të dokumentacionit, etj.

Një nivel më i lartë trajnimi kërkon punë më profesionale dhe komplekse me personin, me shembuj dhe situata specifike. Angazhimi i një hetuesi të fshehtë, si veprim i posaçëm dëshmues, i paraparë në Kodin e Procedurës Penale. Gjegjësisht, Kodi parasheh se ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale mund të përcaktohen veprime të veçanta dëshmuese. të Kodit, dhe provat për ndjekje penale nuk mund të mblidhen në mënyrë tjetër, ose mbledhja e tyre do të ishte dukshëm më e vështirë.

  Veprimet e posaçme dëshmuese, përjashtimisht mund të urdhërohen kundër personit për të cilin ekziston dyshimi se po përgatit një nga veprat e tilla penale dhe rrethanat e rastit tregojnë se në të kundërtën vepra penale nuk mund të zbulohej, parandalohej ose vërtetohej, ose se do të shkaktonte vështirësi joproporcionale ose rrezik të madh. Me rastin e vendosjes për përcaktimin dhe kohëzgjatjen e veprimeve të veçanta dëshmuese, organi procedues posaçërisht do të vlerësojë nëse i njëjti rezultat mund të arrihet në mënyrë që më pak të kufizohen të drejtat e qytetarëve.

Një hetues i fshehtë mund të angazhohet vetëm për veprat penale për të cilat me ligj të veçantë ku është caktuar një prokurori special. Nëse plotësohen kushtet e parapara, gjykata mund të urdhërojë angazhimin e hetuesit të fshehtë me propozimin e arsyetuar të prokurorit, nëse provat për ndjekje penale nuk mund të mblidhen duke përdorur veprime të tjera të veçanta dëshmuese ose mbledhja e tyre do të ishte dukshëm më e vështirë. Angazhimi i një hetuesi të fshehtë përcaktohet nga gjyqtari i procedures paraprake me një urdhër të arsyetuar, i cili përmban të dhëna për personat dhe grupin sipas të cilit zbatohet, përshkrimin e veprave të mundshme kriminale, mënyrën, shtrirjen, vendin dhe kohëzgjatja e veprimit të posaçëm dëshmues.

Urdhri mund të parashikojë që hetuesi i fshehtë mund të përdorë mjete teknike për fotografim ose audio, regjistrim optik ose elektronik. Angazhimi  i një hetuesi të fshehtë zgjat për aq kohë sa duhet për të mbledhur prova, dhe maksimumi një vit. Angazhimi i një hetuesi të fshehtë ndërpritet sapo të pushojnë arsyet e aplikimit të tij. Një hetues i fshehtë me pseudonim ose kod përcaktohet nga personi përgjegjës.

Hetues i fshehtë është, si rregull, zyrtar i autorizuar i organit të punëve të brendshme, Agjencisë së Sigurisë-Informacionit ose Agjencisë së Sigurisë Ushtarake, dhe nëse rrethanat e veçanta të rastit e kërkojnë, një person tjetër, i cili mund të jetë shtetas i huaj. Për të mbrojtur identitetin e hetuesit të fshehtë, autoritetet kompetente mund të ndryshojnë të dhënat në bazat e të dhënave dhe të lëshojnë dokumente personale me të dhënat e ndryshuara.

Gjatë angazhimit, hetuesi i fshehtë i paraqet raporte periodike eprorit të tij të drejtpërdrejtë, i cili pas përfundimit të angazhimit të hetuesit të fshehtë dorëzon fotografi, regjistrime optike, audio ose elektronike, dokumentacionin e mbledhur, të gjitha provat e marra dhe një raport që përmban: kohen e fillimit dhe e përfundimit të angazhimit të hetuesit të fshehtë; kodi ose pseudonimi i hetuesit të fshehtë; përshkrimin e procedurave të aplikuara dhe mjeteve teknike; të dhëna për personat e përfshirë në veprimin e posaçëm provues dhe një përshkrim të rezultateve të arritura. Hetuesi i fshehtë mund të merret në pyetje me kod ose me pseudonim në procedurë penale si dëshmitar, në mënyrë të tillë që palëve dhe mbrojtjes të mos u zbulohet identiteti i hetuesit të fshehtë. Megjithatë, Kodi përcakton se një vendim gjyqësor nuk mund të bazohet ekskluzivisht ose në një masë vendimtare në dëshminë e një hetuesi të fshehtë.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, është e ndaluar dhe e dënueshme që një hetues i fshehtë të nxisë kryerjen e një vepre penale, pra të veprojë si agjent provokator. Nëse vepron në kundërshtim me ndalimin e lartpërmendur dhe merr rolin e agjentit provokator, hetuesi i fshehtë nuk do të mbulohet nga mbrojtja penale, d.m.th. do të jetë përgjegjës për nxitjen si një formë bashkëpunimi. Në rastet kur një hetues i fshehtë nxit një person të kryejë një vepër penale, do të ketë përgjegjësi penale për shkak se duke tejkaluar autoritetin e tij ka shkelur ndalimin e parashikuar me ligj, pavarësisht se veprimtaria e tij legalizohet me vendim gjykate.  Disa autorë arrijnë në përfundimin se një oficer policie që është në detyrën e një hetuesi të fshehtë, por në të njëjtën kohë është një agjent-provokator, nuk mbulohet nga asnjë mbrojtje ligjore penale,  dhe përgjegjësia e tij për nxitje si formë e bashkëpunimit nuk përjashtohet.

Duke pasur parasysh se nxitja përfshin çdo veprim që provokon ose përforcon me dashje vendimin e një personi tjetër për kryerjen e një vepre penale, kur vlerëson një nxitje të mundshme (dhe formën e saj), gjykata duhet të marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat, dhe në veçanti: 1) nëse hetuesi i fshehtë, si pjesë e veprimtarisë së tij, e ka çuar të dyshuarin në kryerjen e veprës penale që ndryshe nuk do ta kryente; 2) cila është natyra e nxitjes; 3) çfarë lloji të veprës penale është përfshirë në rastin konkret; 4) cila është shkalla e predispozicionit kriminal të kryesit në lidhje me veprën penale të kryer; 5) nëse kryesi është dënuar më parë për llojin e njëjtë apo të ngjashëm të veprës penale dhe 6) cili është konteksti i rolit aktiv ose pasiv të hetuesit të fshehtë në mbledhjen e provave të caktuara dhe veprën penale të kryer.

Kodi i Procedurës Penale shprehimisht ndalon dhe dënon nxitjen për kryerjen e një vepre penale, ndërsa përgjegjësia e hetuesit të fshehtë për një vepër penale të kryer nuk parashikohet shprehimisht. Nëse një hetues i fshehtë kryen drejtpërdrejt një vepër penale ose merr pjesë në kryerjen e saj si bashkëpunëtor, lind pyetja për shkallën e përgjegjësisë së tij. Në literaturë theksohet se punonjësi i policisë nuk do të përgjigjet për disa veprime të kryera në cilësinë e hetuesit të fshehtë, si p.sh. përdorimi i dokumenteve personale false për qëllime “legjendizimi” apo shoqërimi me qëllim kryerjen e veprave penale. Një hetues i fshehtë, megjithatë, nuk guxon të marrë pjesë në kryerjen e veprave të tjera penale, sepse sipas legjislacionit penal, për të zbatohen edhe rregullat e përgjithshme për përgjegjësinë penale.

Interpretime të ndryshme të përgjegjësisë së hetuesit të fshehtë janë grupuar nga autorë individualë si më poshtë: 1) hetuesi i fshehtë nuk përgjigjet për veprën penale që e kryen si pjesë e grupit të organizuar kriminal, sepse ajo buron nga natyra dhe thelbi i përfshirjes së tij, d.m.th. angazhimi dhe infiltrimi i tij në mjedisin kriminal nënkupton kryerjen e veprave penale; 2) përgjegjësia penale e hetuesit të fshehtë ekziston, por përjashtohet me aplikimin e institutit të mundësisë së fundit, d.m.th. nëse një hetues i fshehtë kryen një vepër penale që nuk lidhet me veprimtarinë e tij, atëherë përgjegjësia e tij përcaktohet në përputhje me rregullat e përgjithshme për përgjegjësinë penale dhe 3) hetuesi i fshehtë është përgjegjës për veprën penale të kryer gjatë punës së tij, por përgjegjësia kushtëzohet nga lloji dhe pesha e veprës së kryer.

Si një nga zgjidhjet e mundshme të situatës kontestuese të përgjegjësisë penale të hetuesit të fshehtë, evidentohet përcaktimi ligjor i veprimeve (që paraqesin thelbin e veprës penale) që mund të kryejë hetuesi i fshehtë gjatë punësimit të tij. Veprimi i hetuesit të fshehtë është i padiskutueshëm vetëm kur masat dhe veprimet që synojnë vërtetimin dhe zbulimin e veprës penale kryhen pa hyrë në zonën e dënueshme, pra pa veprimin e tij si nxitës ose ekzekutues.

Autori është njohës i kriminalistikës dhe krimit të organizuar.

Luftë në Kosovë? Flet eksperti amerikan dhe lëshon paralajmërimin: Ky politikan e ka kontrollin e bandave


Naile EjupiNGA NAILE EJUPI 
Eksperti amerikan për Ballkanin dhe ish-diplomati Daniel Serwer

Eksperti amerikan për Ballkanin dhe ish-diplomati Daniel Serwer thotë në intervistën ekskluzive për gazetën “Bota sot”, se kriminelët që kryejnë operacione në veri janë nën kontrollin e Beogradit.

Eksperti amerikan Server ka folur edhe rreth mundësisë së një luftë të re në Ballkan, për propozimin franko-gjerman dhe asociacionin.

close
volume_off

Serwer flet edhe për iniciativën e krerëve të shtetit për anëtarësim në Bashkim Evropian, duke e quajtur gjest të rëndësishëm simbolik.

Daniel Serwer: Ky është Vuçiqi që ndjek ambicien e tij për "botën serbe". Kriminelët që kryejnë këto operacione në veri të Kosovës janë nën kontrollin e Beogradit.

“Bota Sot”: Kosova ka shtyrë zgjedhjet në veri të vendit, shkas këto që filluan fillimisht sulmet në veri, por Serbia ende vazhdon ta bllokojë atë pjesë. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje që të hiqen barrikadat, çfarë përpiqet të arrijë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq?

Daniel Serwer: Ai tashmë ka kontroll de facto mbi veriun. Ai po përpiqet të sigurojë mosndëshkimin për bandat e tij kriminale dhe kontrollin e vazhdueshëm të Beogradit në veri.

“Bota Sot”: Presidenti serb, Aleksandër Vuciq ka kërcënuar me dërgimin e ushtrisë serbe në atë pjesë të Kosovës, pse Serbia vazhdon të përkëdhelet nga ndërkombëtarët dhe nuk i kundërpërgjigjen për veprimet e saj?

“Bota Sot”: Ambasada ruse në Tiranë, ka përkrahur Serbinë për këto veprime, a kemi rrezik të një lufte tjetër?

Daniel Serwer: Jo një luftë tjetër, por një destabilitet serioz. Rusia ka vetëm disa trupa në Serbi dhe ushtria serbe nuk do të dëshirojë të hyjë në asnjë pjesë të Kosovës me shumicë shqiptare. Por, forcat serbe të sigurisë ekzistojnë në të gjitha komunat me shumicë serbe, veçanërisht në veri. Mund të shkaktojnë shumë telashe.

“Bota Sot”: I dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, të martën është takuar me kryeministrin Kurti dhe ka kërkuar implementimin e asociacionit të komunave me shbumicë serbe, si zhbllokim të situatës. Asociacioni i komunave me shumicë, sipas marrëveshjeve të nënshkruara bie ndesh me 23 pika të Kushtetutës së Kosovës, si duhet të veprojë Kosova?

“Bota Sot”: Propozimi franko-gjerman, fillimisht i papranueshëm për Serbinë, tani me përmirësime. Ende nuk dihet saktësisht çka përmban, por raportohet se është një ndër arsyet tjera që situata në veri është tensionuar, si e vlerësoni këtë propozim?

Daniel Serwer: E kam të vështirë të vlerësoj diçka që nuk e kam parë. Një version i mëhershëm i publikuar nuk ishte aq i keq nga këndvështrimi i Kosovës. Ai nuk përfshinte asociacionin apo njohjen.

“Bota Sot”: Para se të ndodhte situata në veri, kryeministri Kurti deklaronte për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë në mars të vitit 2023, a mund të ketë një zgjidhje ky dialog dhe cila do të ishte zgjidhja më e mirë?

“Bota Sot”: Liderët e Kosovës kanë dorëzuar dokumentin për anëtarësim në BE, si e shihni këtë veprim dhe sa mbështetje do të ketë Kosova në këtë rrugë?

Daniel Serwer: Është një gjest i rëndësishëm simbolik që pasqyron ambiciet reale të qytetarëve të Kosovës. Mbështetja për Kosovën do të varet nga dy gjëra: Prishtina të iniciojë reformat e nevojshme dhe t'i bindë shtetet aktuale anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe ato që nuk e njohin, se BE-ja do të jetë më mirë me Kosovën sesa pa të. Këto janë porosi të larta.

“Bota Sot”: Si e vlerësoni qeverisjen e kryeministrit Kurti dhe presidentit Osmani, çfarë duhet të bëjnë më shumë për Kosovën?

Daniel Serwer: Nuk më takon mua të vlerësoj qeverisjen e tyre. Këtë do ta bëjnë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. Por, dy gjërat që sapo përmenda do të jenë faktorë të rëndësishëm në atë vlerësim: reformat dhe diplomacia brenda BE-së.

Kosova është e çliruar nga USA , NATO dhe vendet e BE-së,Anglia si dhe Ushtria Clirimtare e Kosovës , ose do të mbetet shtet sovran evropian, ashtu siç ishte kur u sulmua Serbia nga NATO, ose vendi ynë do të ndahet.

 Opinion 


Në aferën për shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe faljen e Kosovës veriore   Serbisë fashiste, janë të ndërlidhura edhe partitë e inkriminuara të Kosovës, veçanërisht nënshkrueset e “Zajednicës” si dhe sivëllai i Aleksandër Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama, qëllimi i të cilit, është që ndarjen e Kosovës, ta përdor si karrem për ndarjen e jugut të greqizuar të Shqipërisë Jugore dhe falë atë shtetit Grek”.

 Kosova është  e çliruar nga USA , NATO dhe vendet e BE-së,Anglia si  dhe Ushtria Clirimtare e Kosovës ,  ose do të mbetet shtet sovran  evropian, ashtu siç ishte kur u sulmua Serbia nga NATO, ose vendi ynë do të ndahet. 

Kështu, pjesët më vitale të tokave të vendit tonë, do ti kalojë Serbisë, me arsyetimin, për frikë nga vërshimi i ekstremizmit islamik edhe në pjesën veriore të Kosovës.  

Kështu që udhëheqja shtetërore, inteligjenca e varfër kosovare dhe partitë e inkriminuara politike, ose duhet ti japin fund turko-arabizimit, hiperxhamizimit dhe erdoganizmit të mëtejmë të vendit, me dokument zyrtar, ose shteti ynë, së shpejti mund të ndahet e asgjësohet tërësisht dhe bëhet përgjithmonë i paqenë.  

Në vend se të tërhiqet nga aktet e rënda destabilizuese, përveçse vazhdon të nxis dhe përforcojë barrikadimin në veri, ajo ka vendosur edhe trupat e saj në rreshtim luftarak në kufijtë verior dhe kërcënon me intervenim të hapur ushtarak, për okupimin e veriut të Kosovës me dhunë”, por kjo nuk do të ndodhë sa të frymojnë shqiptaret e Dardanisë martire si dhe shqiptaret kudo që janë në botë.

Prokuroria Speciale: Masa ndaj terroristit serb Dejan Pantiqit u ndryshua për shkak të shëndetit të tij

 


 

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndryshuar masën ndaj ish-policit, Dejan Pantiq, për shkak të problemeve shëndetësore që ai ka pasur.

Sipas njoftimit për media nga Specialja, edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.

“Pas vizitave të ekipeve mjekësore të EULEX-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se “Prokuroria Speciale e Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasi që i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzojë të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”.

Ndryshimi i masës së sigurisë për ish terroristin --policin serb, Këshilli Gjyqësor i Kosovës reagon ndaj ‘ndërhyrjes së Kurtit’

 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shprehur shqetësim për “kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u informuar me emrin e gjyqtarit”, i cili ka marrë vendim ligjor për ndërrimin e masës së ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

“Rikujtojmë kryeministrin se gjyqtarët janë dhe duhet të jenë të pavarur gjatë ushtrimit të detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, ndërsa tendencat për ndërhyrje janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë fuqishëm”, thuhet në reagimin e KGJK-së.

Në këtë reagim thuhet se “Këshilli Gjyqësor publikisht e informon kryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marrë këtë vendim quhet Gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë”.

Kurti gjatë një konference për media më 28 dhjetor tha se është “shumë kureshtar të kuptoj se cili është ai prokuror që bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”.

Kundër vendimit për Pantiçin u shpreh edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi si “aktin më të rëndë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues”.

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmoi të mërkurën se Pantiçit i është ndryshuar masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak, dhe tha se ky ndryshim u bë për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-policit serb.

Arrestimi i Pantiqit, nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat u vendosën nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka paraqitur disa kushte për largimin e barrikadave, dhe njëra ndër to ka thënë se është edhe lirimi i serbëve të arrestuar.

Erdhi koha për të fjetur…nata e parë për herë të dytë në burgun e Nishit e ëndrrat për Lirinë tonë ndërronin vetëm shtratin dhe qytetin, por një ditë edhe këto ëndrra do të bëhen realitet.

                          Nga akademik PHD.  Flori Bruqi Me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve në burgun e Dubravës, Hasani i përshkuan at...