Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/04

L. M. Montgomery : Emilia në kërkim të lumturisë 2015

 FLORI BRUQI


Lucy Maud Montgomery e lindur me 30 Nentor 1874 – vdiq me 24 Prill, 1942),e njohur si L. M. Montgomery, ka qene nje shkrimtare me origjine nga Kanadaja e njohur per serin e saj me novela ne fillim te vitit 1908 me Anne of Green Gables. Libri pati nje sukses te menjehershem . Personazhi kryesor, Anne Shirley, nje vajze jetime e beri Montgomery shume te famshme ne jete dhe i dha nje sukses nderkombetare . Pas librit te pare ajo shkroi nje seri me vazhdimin e historise ku personazhi kryesor mbeti po i njejti.
Montgomery ka publikuar 20 novela dhe 530 tregime te shkurtrame 500 poema , 30 ese




Gjimnazi ka mbaruar dhe Emili Stari është gati për të gjetur fatin e vet.. por ajo nuk ështe dhe aq e gatshme për të lënë sigurinë e fermës "Hëna e re” . Ajo e di që nuk i nevojitet Nju-Jorku ose vende të tjera ekzotike për ta ndihmuar që të bëhet një shkrimtare e famshme. Dhe, ndërsa të gjithë miqtë e saj largohen për të ndjekur synimet e tyre në vende interesante, ajo pyet me vete nëse ka bërë zgjedhjen e duhur.Ajo kalon një sëmundje shkatërruese, ndërkohë që merr njoftime refuzuese nga botuesit e shumtë. Ka dy gjëra për të cilat Emili Starri është e sigurt: ajo do të bëhet një shkrimtare e madhe dhe bashkë me Tedin do të pushtojnë boëen. Por, kur Tedi largohet nga shtëpia për të ndjekur qëllimin e tij që të bëhet piktor në Shkollën e Dizajnit në Montreal bota e Emilisë shembet. Pas largohet Tedi, Emilia pranon të martohet me një burrë që nuk e do dhe përpiqet t'i dëbojë të gjitha mendimet për të. E mërzitur por e vendosur për të fshehur ndjenjat e veta, ajo perkushtohet tërësisht perfundimit të romanit të vet Ajo duhet të rrëmojë në zemrën e vet për të kuptuar se çdo të thotë të jesh një shkrimtare e vërtetë dhe e kupton se kërkimi nga ana e saj dashurisë dhe e lumturisë nuk ka mbaruar ende

Lisa Grunwald: Kohë pas kohe 2020

 NGA FLORI BRUQI



Nora shpresonte që Xhoja të vinte ta shihte tek largohej dhe kishte shpresuar që dielli do ta verbonte aq sa ajo të përkulej e të dilte në një rrugë anësore, jashtë rrezes së Manhatanhenxhit. ...

Treni shkëlqente nga boja e zezë e freskët dhe përçinat e shndritshme të vendosura në një distancë të përsosur. “Të gjithë në bord”, thirri faturinoja dhe Nora shtrëngoi kolonën. Në të njëjtën kohë, byzylyku i saj me hajmali rrëshqiti poshtë kyçit, atij kyçi që ishte po aq i zbehtë dhe i lëmuar sa ç’kishte qenë në mëngjesin e 5 dhjetorit të 1925-ës. Me kokën varur dhe lotët që i rrëshqisnin butë, ajo i tha vetes se pas çdo muaji që kalonte, do ishte gjithnjë e më e sigurt se kishte bërë gjënë e duhur duke u siguruar që Xhoja qe nisur—dhe sërish po bënte gjënë e duhur që nuk e kishte thirrur atë përsëri... Ndonjë ditë mund të kishte një dashuri tjetër në jetën e saj, një jetë të cilës do t’i jepte fund pasi të kishte shijuar çdo pikëz gëzimi që mund të gjente në të. Por askush nuk do krahasohej dot me Xhonë. Nuk mund të ekzistonte një burrë tjetër me atë kombinimin e tij të rrallë e të mrekullueshëm të dashamirësisë dhe forcës. Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të Manhatanhenxhit që do ta zgjidhte vetë, kur të kapërcente pragun e dhimbjes në atë që supozonte se do të ishte ose errësirë e plotë ose ndonjë lloj tjetër drite.

Agron Tufa: Aty te portat Skee 2021


NGA FLORI BRUQI





Aty te portat Skëe është libri im i parë, i botuar para 25 vjetësh nga shtëpia botuese "Onufri", që asokohe ishte në Elbasan. Me të nis rishtaria e rrugëtimit tim letrar. Më 1996, kur doli libri, unë isha student i institutit të letërsisë botërore "A. M. Gorki". Librin e botuar ma dërgoi botuesi, z. Bujar Hudhri, në Moskë, me anë të Olga Kollpakovës, ish-atashe e kulturës në ambasadën ruse në Tiranë. Nuk mund ta harroj kurrë atë emocion, një përzierje midis gëzimit të madh, shqetësimit, parehatisë, madje edhe njëfarë frike. Mezi prita të shkëputesha për t'u mbyllur në dhomë. E kam lexuar i përqendruar, duke u dridhur si në ethe deri në vargun e fundit. Kur mbylla kapakun, thashë me vete: "Po, ky është libri im!" Nuk mund ta banalizoj me asgjë tjetër të krahasueshme atë ndjenjë galdimi e lehtësimi njëherësh. Vëllimi përmbledh krijimet e mia poetike të periudhës 1990-1994, një fazë kur unë kisha kapërcyer sprovat e hershme dhe të mundimshme me vargjet në kërkim të një forme shprehëse sa më individuale. Mund të jenë grisur disa libra, dorëshkrime të mëparshme, për të mbërritur te ky vëllim. Kisha botuar disa cikle poezish në shtypin letrar qendror nga viti 1989 e në vijim. Kisha fituar disa çmime poetike kombëtare, disa konkurse, ndër to konkursin letrar prestigjioz "Migjeni". Periudha e shkrimit të këtyre poezive ka qenë koha e përmbysjeve epokale, e rënies së diktaturës, që për mua dhe shoqërinë e poetëve të grupimit letrar "E përshtatshme" në Fakultetin Filologjik ishte, para së gjithash, koha e shijimit të lirisë krijuese. Tani, pas çerek shekulli, duke rilexuar poezitë e këtij vëllimi nga lartësia e sotme, kuptoj se nuk do t'i kisha shkruar më mirë. Ndaj ribotimi nuk paraqet asnjë ndryshim me versionin e botimit të parë origjinal, me përjashtim të një korrektimi të kujdesshëm.

Zija Çela : Thika pa gjak 2021

NGA FLORI BRUQI'






“Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin. Thika pa gjak është një libër i shkëlqyer, i atillë që dinë të bëjnë mjeshtërit e prozës dhe të shkrimit letrar.” -Mehmet KRAJA “Ka shumë mënyra për të lexuar një libër. Vëllimin e Zija Çelës e kam lexuar si shkrimtar dhe më ka befasuar bukuria e rrëfimit, larmia e subjekteve, natyrshmëria, ritmi, muzikaliteti dhe ngjyrimet e fjalës, trilli dhe lakonizmi, veçori të pranishme në secilin prej tregimeve. Një koleksion rrëfimesh sa shqiptare po aq universale, ngjizur me fantazi të pashtershme kreative dhe të harmonizuara në një libër të strukturuar gjithë origjinalitet. Thika pa gjak dëshmon sërish nivelin e lartë të këtij mjeshtri të denjë të prozës së shkurtër, që edhe në letërsinë botërore nuk janë shumë.” -Lazër STANI

Ridvan Dibra:Gruaja që deshe 2021

 FLORI  BRUQI







Kur mbaron së lexuari tekstin Gruaja që deshe, një trishtim i lehtë si puhizë vjeshte t'i mbulon sytë në mbllje, ngase pas një ngjarjeje të veçantë, e cila ia del ta thyejë përditshmërinë, i kthehesh prapë asaj, me pezmin e mbledhur në grykë që nga tash sërish gjithçka është njëlloj. Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të kesh ftohtë, ndihet flaka e oxhakut e cila e shkrin e të ngroh. Ja kështu e gjithë struktura, ndërtuar mbi vetën e dytë, çka e kthen lexuesin në bashkautor. Kam përshtypjen se një tekst i tillë, kaq i pasur me emocione, tejet ndjellës në përfytyrime e ëndërrime, herë mbas here mund të rrezikojë me i përngja prozës poetike. Por jo! Gruaja... mbetet prozë e panjollë, e patëmetë dhe sigurisht, e patëdytë. Çka lexojmë, brenda nesh kthehet në një materie të patrajtë që endet e endet për të njohur veten eprofilizuar aty ku vërtet i takon, në vendin të cilit i përket. Ndaj edhe në mua, sapo Vajza u bë pjesë, qysh në faqet e para kujtesa uli portën (që për hir të së vërtetës i përngjan asaj të kështjellave mesjetare, të cilat të mbyllura shërbenin si porta, ndërsa të çelura si ura) dhe la të lirë Vajzën time të hynte në tekst e të fshihej pas Vajzës së tij. Herë dilte kur ajo lexonte poezitë, herë kur ulte kokën, herë kur takohej, herë kur buzëqeshte, sidomos kur buzëqeshte, më e ndritshme se kurrë kur buzëqeshte.

Alki Zei : Kostandina 2020

Flori  Bruqi





“I shkruar me humor të zgjedhur e të hollë, me ndjenjën delikate të Iumturisë së veçantë e të padjallëzuar, që na shoqëron në fëmijëri, një ndjenjë që bëhet edhe më e prekshme në kufijtë e një bote që po shkërmoqet...” -NEW YORK TIMES “Një libër që lexohet menjëherë, i shkruar me një stil zbavitës dhe me humor. Ndër librat më të mirë për të rinj.” -THE OBSERVER “I mahnitshëm, shprehës dhe që të përfshin. Romani më interesant për fëmijë dhe të rinj i Alki Zeit.” -LE MONDE Vajza trembëdhjetëvjeçare, Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka i kthehet kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot. Tina, siç e thërrasin shokët, duhet të lërë dhomën e saj të ngrohtë, miqtë dhe shkollën, e cila i pëlqen pa masë, e të ndryhet në dhomëzën që i ka bërë gati Farmuri, gjyshja e saj e çuditshme. Janë armike të betuara: gjyshja që nuk e lë rehat një çast e flet vetëm për të shkuarën dhe Tina që nuk ia vë veshin kurrë. Por tanimë nuk i bëhet vonë për asgjë: një shok i ka dhënë atë kokrrën në ngjyrë të kaltër, që bën çudira, e cila ia zgjidh të gjitha telashet. Ia zgjidh vërtet? Kjo është historia e një adoleshenteje, që dalëngadalë rrëshqet drejt drogës. Por është edhe historia e dy brezave, që nuk duan ta pranojnë se, me gjithë mosmarrëveshjet, janë edhe të ngjashëm. Alki Zei ka aftësinë të vëzhgojë dhe të përshkruajë gjithçka përreth me stilin e saj të mrekullueshëm dhe me gjuhën e mistershme.

Malorie Blackman: Në Teh të Thikës 2019

 Nga FLori Bruqi





Askush nuk mund ta merrte me mend urrejtjen që ndieja për Sefi Hadlejn dhe gjithë Krosët e tjerë. Por mbi të gjitha për Sefi Hadlejn. Çdo gjë zuri fill me të dhe tim villa. E kështu ka për të mbaruar. Kallumi nuk ishte më. Sefi do të paguante deri më një. Shkatërrimi i saj ishte misioni dhe motivi i jetes sime. Ambicia ime e gjithefuqishme dhe e pandalshme.
 KUR E VËRTETA DHE E DREJTA NUK JANE MË ÇËSHTJE TË BARDHËSH DHE TË ZINJSH... 
Ku ka pasur dashuri, tani ka urrejtje. 
Dy familje janë shkatërruar nga shoqëria e ndarë dhe e dhunshme, në të cilën jetojnë. Sefi është një vajzë Kros, me ngjyrë, në një shoqëri të sunduar nga zezakët, që i trajtojnë qerosët, të bardhët, si qytetarë të dorës së dytë. Xhudi është Kros, vëllai i Kallumit, babai i bijës së sapolindur të Sefit. Pikëllimi për Kallumin e ha përbrenda Xhudin, që fajëson Sefin për humbjet e tmerrshme që ka pësuar familja e tij. Dhe është i vendosur ta detyrojë Sefi Hadlejn, edhe një herë, të mbajë njërën anë dhe të shkatërrojë jetën e saj, pikërisht ashtu siç ajo e shkatërroi të tijën. Tani Xhudi jeton në teh të thikës. Votuar si një nga librat më të dashur në Britaninë e Madhe, seria E BARDHA DHE E ZEZA e Malorie Blackmanit është një vepër klasike dhe vërtet moderne për të rinjtë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...