Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/01/15
PËRGJIGJE KRASITËSVE TË HISTORISË SHQIPTARE
Nga Prof.Dr. Fatmir Terziu
Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati. Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë populli: “Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të ‘dehurit’ historik apo më së shumti atijt të kudondodhurit elektronik sot, atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit ‘mik’ duhet “Guximi Shqiptar”. Ai ka firmën e Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin, Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën, astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese. Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”.
Që në titull duket kapërcimi i modestisë. Vetë modestia që “buron” nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi, kandidat i shkencave. Një modesti që shënon plot 25 libra. Një modesti që nuk tejkalohet, dhe as që nuk para-prezantohet. Mjë modesti që shtrydh fletushkat dhe ndrydh parcelizmat e digitalit dhe elektronikës në një sipërfaqe që as vet njeriu që e krijoi s’e kupton sa xhelozi prodhon. Ja se se shprehet vet Bruqi “Nacionalizmin neurotik serb e karakterizon resantimani, ose ndjenja e dinjitetit të nëpërkëmbur, bindja për humbje të padrejtë, mëria për tjetrin si pasojë e përbuzjes, apeli për hakmarrje, për qërim hesapesh, për riinterpretim të historisë, por edhe si xhelozi kundër të tjerëve që janë më të suksesshëm.”
Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati. Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë populli: “Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të ‘dehurit’ historik apo më së shumti atijt të kudondodhurit elektronik sot, atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit ‘mik’ duhet “Guximi Shqiptar”. Ai ka firmën e Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin, Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën, astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese. Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”.
Libri më i ri i Flori Bruqit tenton të paraqesë një dritare në këtë valëzim mjegullor, që ndeshet edhe në ditët me diell. Ai në fakt nuk është në rolin e pastruesit të xhamave të kësaj mjegulle, edhe pse fjala e tij e kreh atë mjegullnajë në heshtje dhe pa shumë bujë, teksa kalibrat makrometrik të parametrave leksikorë e sfumojnë paralizën kohore dhe detajojnë të sotmen, të shkuarën me të sotmen në alteracion dhe presupozojnë të ardhmen.
Prania shtjelluese e disa penave shqiptare tek “Guximi Shqiptar” e bën veprën e Bruqit t’i buzëqeshë të gjithë potencialit lexues. Aty gjendet përgigja për “A është Rifat Kukaj një thesar shqiptar?”, “Në vend të përkujtimit: Mehmet Kajtazi”, “Kush është Kolec Traboini?”, “Keze (Kozeta) Zylo”, “Kush është Gani Xhafolli?”, “Kush është Nehat S. Hoxha”, “Muxhahedinët si «Golden Boys»”, “Persekutimi komunist mbi vajzat e Bajram Currit”, “Polemikë pa dorashka”, “Gërmime në llagëme të pista”, “Letër e hapur organizatorëve dhe spektatorëve të koncertit të Goran Bregoviqit” e mjaft të tjera shkrime të kësaj kategorie.
Më tutje Bruqi thekson “Çuditërisht, askush nga deputetët nuk parashtroi pyetjen sesi ata do ta arrinin të menaxhonin, të dilnin në krye me një Kosovë forcërisht të aneksuar, me dy milionë shqiptarë të mllefosur dhe të armiqësuar me shtetin? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, së pari duhet të analizojmë natyrën e nacionalizmit serb, e cila prodhon aberracione ciklike të politikës serbe nga rrjedhat normale historike.” Duke iu rikthyer xhelozisë ai shton: “Mëria zakonisht ka prodhuar konflikte serbe me fqinjët, ndërkaq xhelozia ka prodhuar antievropianizmin fanatik. Kur filloi e gjitha kjo? Kur dhe kush e zbuloi mitin e Kosovës?”. Duke lexuar “Guximi Shqiptar” natyrshëm sqaron edhe detaje të tilla: “Kur nisi ky ortek i iracionalizmit? Zakonisht mendohet se etnologu serb, Vuk Karaxhiq, është prodhuesi i këtij miti, por misionin hulumtues atij ia besoi etnologu dhe linguisti i njohur slloven J. Kopitar, i cili bashkëpunonte ngushtë me Gëten. Shkrimtari gjerman kishte obsesion periudhën antike greke, kohën që sipas tij, në qenien e njeriut ka ekzistuar harmonia mes elementit apolonik (racional) dhe atij dioniziak (irracional, emotiv). Gëte mendonte se qytetërimi perëndimor lëngon nga ngadhënjimi i plotë i racionalizmit, që e vlerësonte si një shkarje të rrezikshme. Ai kishte shpresë të madhe se harmonia e dikurshme antike mund të gjendej ende në baladat e popujve të Ballkanit”. Po a mundet të shkruhet ndryshe historia? A mund të ndriçohet realiteti i saj? Përgjigja e Bruqit ndodhet në “Guximi Shqiptar…
Zbardhje e çështjes kombëtare
Libri a përmbledhja e studimeve “Guxim shqiptar“ e intelektualit, studiuesit dhe shkencëtarit Flori Bruqi konceptohet si një punim kompleks historiko-letraro-shkencor me vlera, përmasa dhe hapësira shumëdimensionale, të përfshira në tetë kapituj, me 45 tematika, dhe me 382 faqe; me materiale mjaft të zgjedhura dhe me interes, të studiuara dhe të përpunuara me kujdes të veçantë dhe të shkruara me vërtetësi reale, historike dhe kombëtare; në të cilën përmblidhet një game e gjerë dhe mjaft e larmishme e shumë fushave të jetës të së kaluarës dhe të së përditshmes, që kërkohen dhe janë të nevojshme të njihen, të mësohen dhe të përvetësohen nga gjithsecili,për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre në punë dhe në veprimtari.
Titulli i librit “Guxim shqiptar” përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit, shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie, të zgjojë dhe të ringjallë tek ai: kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-Iliro-shqiptar,legjendat e kahershme martire edhe të Mujës dhe Halilit, traditat zakonore, besën shqiptare, trimëritë heroike, të koduara në kanune dhe të trashëguara brez pas brezi si të shenjta dhe të paprekshme, duke u bërë simbol i vëllazërimit ballkanik, si është treguar gjatë historisë shekullore dhe të propaganduar nga të huajt.
Konsiderata më e veçantë e librit duhet të jetë përfundimi që do të nxjerrë lexuesi nga leximi i librit, i cili mendoj dhe konkludoj se do të përmblidhet në qëllimin që i ka përkushtuar vetes autori: në kontributin, mbështetjen dhe dashurinë që manifeston ai për Mëmëdheun, duke Ju përkushtuar në gjithçka dhe për çdo gjë, që qartazi shprehet dhe duket gati në çdo artikull që lexohet në libër, ku ndihet dhe konceptohet patriotizmi, ndjenja atdhetare, emri ilir, epirotas, arbëresh, shqiptar, që kudo e ndesh. Shkurt, nënkuptohet boshti ideor atdhetar, i pushtuar me brezin e kuq shqiptar mbarëkombëtar.
Ndërsa, vlera e vetë autorit Flori Bruqi duhet çmuar dhe admiruar me korrektësi dhe me modesti, përpara këtij punimi vëllimor, me tematikë të shumëllojshme, të profileve të ndryshme dhe me materiale të bollshme dhe me vështirësi interpretuese; të cilat janë paraqitur me mjeshtëri, me një mori njohjesh teknike, profesionale dhe artistike, të cilat i kanë dashur autorit kohë, mund, sakrifica dhe mjaft durim për t’i përballuar dhe për të arritur suksesin e merituar. Ato duhet ta gjejnë shpjegimin e vet të vlerësimit në përgatitjen e tij të lart profesionale, në njohjen mjaft të mirë të gjuhës shqipe, të pastërtisë dhe rrjedhshmërisë së saj, si dhe të shumë gjuhëve të huaja, të profesionit të vet; të vullnetit dhe durimit të një intelektuali të aftë, mjaft aktive dhe konsekuent për t’ia arritur qëllimit. Bindje për këtë mund të formosh nëse u referohesh punimeve dhe veprimtarisë letrare, artistike dhe shkencore që ka realizuar dhe kryer autori, në një kohë të shkurtër, ku brenda 11 vjetëve ka shkruar 24 vepra madhore të gjinive të ndryshme si dhe mjaft shkrime shkencore, që e kanë detyruar të bëjë “haram“ edhe gjumin.
Zbërthimi analitik që mund dhe duhet t’i bëhet librit “Guxim shqiptar”është shpërblimi më adekuat, më i pranueshëm dhe më i zakonshëm që kërkon dhe që duhet t’i jepet me të drejtë autorit, siç e meriton, me gjithë vështirësitë objektive dhe subjektive që hasen. Në kapitullin e parë mbi “Lashtësinë e historisë“ autori ka meritë se ka ditur të zgjedhë dhe të na përfaqësojë historinë tone në periudha kohe të ndryshme, duke përfshirë tërë territorin iliro-arbëror me tema të denja, historikisht dinjitoze, me mburrje kombëtare dhe me të kaluar heroike.
Shkrimi “Pirrua i Epirit”, kontribut i z. Sitky Jahjaj, i qëmtuar me vërtetësi nga autori Bruqi, është mjaft i qëlluar në këtë libër; se na njeh me sundimtarin më të shquar të Epirit, pasardhës i Akilit, i biri i Aiakidit dhe përfaqësues i denjë iliro-epirot dhe strateg i zoti, që diti të fitonte mbretërinë e humbur më 296 p.e.s. dhe që epirotët për trimërinë e tij e thërritnin ‘shqiponjë’ dhe ushtarët ai i quante ‘bij të shqipes’, duke krijuar më pas traditën shqiptare. Pirrua e rriti autoritetin e tij dhe të epirotasve, pellazgjiko-ilir me aftësi, trimëri dhe zgjuarsi, sa maqedonasit e shëmbëllyen me Aleksandrin e Madh dhe e ftuan për ta udhëhequr.
Pirrua ëndërronte perandori në perëndim. Ai i shkoi në ndihmë Tarantos kundër romakëve, që vërtet fitoi, por në histori ka hyrë me shprehjen “ fitore si e Pirros “. Ai, në Sicili, më 278 p.e.s. mundi kartagjenasit; por karriera e tij aq e lavdishme u shemb në muret e Argosit nga goditja e një gruaje.
Artikulli “Beteja e Kosovës 1389 dhe kontributi i shqiptarëve“ është një meritë tjetër e autorit, sepse evidencon rëndësinë e betejës së Kosovës si bashkim-unitet i ballkanasve kundër Perandorisë Osmane, si vendi i betejës së Fushë-Kosovës, të pjesëmarrjes së popullsisë masive të krahinës së Kosovës dhe vlerëson Milosh Kopiliqin si trim kosovar, i quajtur edhe princ arbëror, që Car Llazari, mbreti i Serbisë dhe komandanti i betejës së Kosovës, pranoi të zhvillonte një bisedë “kokë më kokë” me të si një komandant ushtrie, me historinë e një trimi që vrau sulltan Muratin II dhe ra si dëshmor, kurse popullsia kosovare e përjetësoi në këngë dhe e ktheu në legjendë të vërtetën e tij.
Në këtë betejë të koalicionit ballkanik, autori ka meritë se e pështjellon ngjarjen me korrektësi. Fakton bashkëpunimin e dhëndurëve të Car Llazarit, Gjergj Ballshajt dhe Vuk Brankoviçit me takimin e tij në 1388 për koalicion, se përmend luftëtarët e shquar shqiptarë, si: Gjergj Ballshaj, Theodhor II Muzakaj i Beratit, i cili u vra në betejë, për të cilët flasin edhe kronikat turke; se Beteja e Kosovës u mbështet nga një koalicion i gjerë, ku morën pjesë serbët, Vuk Brankoviç që drejtonte popullatën e Kosovës, shqiptarët dhe boshnjakët, duke iu kundërvënë historiografisë falsifikuese serbe, që mohon forcat e koalicionit,injoron historinë, ul vlerën e pjesëmarrjes së shqiptarëve dhe të boshnjakëve dhe akoma më keq, Milosh Kopiliqin e bëjnë serb dhe i shtrembërojnë mbiemrin. Këto konfirmohen nga vetë serbët, që u “zgjuan” vonë për ta njohur, besuar dhe për ta propaganduar betejën e Kosovës si mit në favor të tyre, kur etnologu VukKaraxhiq u kujtua dhe mblodhi disa rapsodi nga një i verbër rreth betejës së Kosovës, që më pas i besuan dhe ata vetë. Çudia vazhdoi edhe në ditët tona, shpjegon autori, kur Slobodan Millosheviç, për interesat e veta, të forcimit të pushtetit politik dhe moral, mitin e betejës së Kosovës e ktheu në thirrje për unitet, ku gjente edhe shkakun e humbjes së betejës dhe për jehonë organizoi 600-vjetorin e saj me pretekst për të rindërtuar apo dëbuar shqiptarët dhe për të luftuar kundër pavarësisë së Kosovës me terma të irredentizmit islamik, të terrorizmit, apo krimit të organizuar, të fabrikuar po nga ata vetë.
Mbrojta e Plavës dhe e Gucisë e viteve 1879-1880 është një dukuri tjetër e autorit, që dëshmon për atdhetarizëm, duke dokumentuar heroizmin dhe patriotizmin e pashoq të krahinë së Plavës dhe të Gucisë, të heroit të krahinës, Ali Pash Gucisë me shokë,të Kosovës , të Lidhjes së Prizrenit, të gjithë Shqipërisë, në mbrojtje të së drejtës dhe të tokave shqiptare, me vendosmëri,me luftë të pandërprerë, me gjakderdhje të pashoqe dhe me diplomaci kundër malazezëve, që sulmuan dy here në mënyrë të organizuar dhe me egërsi për të pushtuar Plavën dhe Gucinë në dhjetor 1879 dhe në janar 1880, por u sprapsën me trimëri,
me guxim nga forcat e organizuara shqiptare, edhe pse u përdor dredhia dhe përkrahja e Fuqive të Mëdha. Evropa e kuptoj më në fund se vendi atje ka zot shqiptarët.
Dëshmitë dhe faktet angleze mbi konfliktin shqiptaro-malazez rreth Plavës dhe Gucisë të viteve 1879-1880 të përmbledhura në librin e studiuesit Idris Lamaj botuar në Nju-Jork në 1999; konfirmojnë pa ekuivokë shkrimin e autorit Bruqi.
Në vazhdim përmendim artikullin” Skënderbeu dhe rëndësia e infrastrukturës logjistike për të udhëhequr luftën “që autori me të drejtë e paraqet si një aspekt të rëndësishëm dhe tepër të veçantë të epokës luftarake të Gjergj Kastriotit, që historiografia dhe Sesioni Shkencor i Akademisë tonë, kushtuar 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut e kishin mënjanuar atë, duke e kthyer në legjendë strategjinë dhe betejat e tij luftarake, të cilat mbeten si të fundit .Ky shkrim shfaq interes dhe ka vlerë se për herë të parë evidentohet një koncept i ri, një ekspozim i një faze përgatitore dhe një moment vendimtar që duhet t’i jepet rëndësi në arritjen e suksesit të fitores së betejave, të vlerësuara me të drejtë edhe nga vetë Skënderbeu, që del më se qartas në artikull. Sekreti i Gjergj Kastrioti –Skënderbeut, që i rezistoi Perandorisë Osman dhe fitoi, i dedikohet jo vetëm se ishte vërtet i zoti si strateg, por më tepër se ai iu kushtua dhe kuptoi rëndësinë e infrastrukturës logjistike për të udhëhequr luftën, duke u mbështetur nga suita e tij jofisnike, përbërë nga klerikë, e nga grupi i tij laik, që kryenin punën e diplomacisë, të legatave në qytetet e Italisë, të tregtisë, të lidhjes e bashkëpunimit me shtetet fqinje të Evropës Juglindore dhe Perëndimore nga ku siguronte paranë, armatimet, pagesën e mirë të ushtarëve,bazën financiare dhe organizimin. Në këtë shkrim del se si strategji të tij, Skënderbeu kishte Rodonin si kështjellën kryesore dhe se Lezha për të ishte udhë-lidhëse midis detit dhe malësisë .
Shkrim tjetër kureshtar, origjinal dhe me interes mbetet “Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët”, ku autori jep informacione, njoftime historiko-premtuese mbi origjinën autentike edhe të mbiemrit të Napoleonit, perandorit të Francës .Studimet e autorit hapin fushë veprimi, sjellin burime të besueshme, mendime dhe citime optimiste të mjaft autorëve autoritarë të huaj, që na konfirmojnë bindjen dhe konsideratën që kanë të huajt të pranojnë se heronjtë tyre kanë origjinë shqiptare dhe që meritojnë përgëzime. Shkrimi sjell citimin e R. Anzhelit, që i kujtonte botës se Napoleoni është po aq shqiptar sa edhe Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu, ku folklori popullor e ka rrënjosur në këngë: Ti shqipe ishe e Aleksandrit , zaptove botën dhe vajte deri në Indi. Me Pirron vajte kundra romakëve me Skënderbeun
përmbi osmanllinj. Na kujton dëshminë e Xhozefinës për prejardhjen nga Mali i Peloponezit të Napoleonit, thënien e vëllait të Napoleonit se kemi orgjinë arbëreshe, afrimi i Napoleonit me Ali pashë Tepelenën, dënimi nga ana e Napoleonit e gjeneralit të tij, që i theu në besë shqiptarët, si dhe supozimet se a dinte shqip Napoleoni, a i njihte zakonet shqiptare, na mbushin me krenari të ligjshme se trualli iliro-shqiptar ka rritur brezni trimash dhe burra të mëdhenj shteti, duke sjellë plot shembuj edhe nga historia.
Kapitulli i Dytë: Për Ramushin
I. “Dora e Zezë e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës” (Intervistë me Z. Adem Demaçi).
Intervista me z. A. Demaçin duket mjaft serioze, e bërë në kohë të përshtatshme, me përmbajtje shumë dinjitoze dhe përbën një thirrje për drejtësi, për patriotizëm dhe dinjitet
njerëzor. Përgjigjet janë parimore, mendimet janë të çiltra, realiste, burrërore, objektive dhe pa dorashka.
II. “Hero në luftë, hero në paqe - Ramush Haradinaj”Titullin e shkrimit e konsideroj mjaft të përshtatshëm, emrin shumë të merituar, ndërsa përshkrimi mendoj se duhet të ishte
më heroik, siç është, siç njihet dhe siç kërkohet të dihet për situatën dhe jo thjesht biografik. Akademia jonë në vitin 2005 ka reaguar me një letër ndaj Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë
në mbrojtje të Ramush Haradinajt me këtë tekst: Krimineli dhe viktima nuk mund të ulen në një bankë gjykimi.
III. Ramushi - viktim e situatës (neo) koloniale
Shkrimi mendoj se është një portretizim i denjë i figurës së Ramushit, ku përshkruhen kontributi dhe meritat e tij të padiskutueshme, puna dhe veprimtaria e tij prej një aktivisti, luftëtari dhe udhëheqësi trim dhe patriot. Atë e karakterizon burrëria e pashoq, guximi, zgjuarsia dhe drejtësia, për të përballuar padrejtësitë dhe akuzat e sajuara. Sugjeroj që figurës së Ramush Haradinit t’i jepet një vend më i merituar, më patriotik dhe më
dinjitoz siç e meriton dhe e do situata.
Kapitulli i tretë: Antropologjia .
“Jakov Milaj dhe raca shqiptare”.
Shkrimi është një kontribut i spikatur i autorit, që çmon librin “Raca Shqiptare” si një vepër dinjitoze, që nxjerr në pah për herë të parë dhe në mënyrë më të plotë, veçoritë antropologjike të shqiptarëve, duke i vlerësuar jo vetëm si një
komb i kulturuar, por e përcakton me një prejardhje gjenetike sui generis, duke e veçuar si një racë që vërteton origjinën dhe identitetin shqiptar.
Ai na e kujton racën shqiptare, për ta besuar vetveten shqiptari, për ta njohur atë, se populli i Arbrit ka një origjinë të vetme, të përbashkët dhe autentike, në të gjithë vendin ku banon, pa pasur ndryshime esenciale ndaj përkatësisë fetare, krahinore, toskë apo gegë; por ka nevojë për një politikë shoqërore, që të mbrojë figurën fizike të racës shqiptare.
Autori argumenton qartë dhe me fakte bindëse se vepra e Jakovit zë një vend të merituar në literaturën antropologjike shqiptare, se evidenton dukshëm cilësitë fizike, pasqyron filozofinë, shkencën dhe terminologjinë e kohës së vet dhe merr shumë informacione
të vyera, ku njihet me tipat fizikë në evolucionin e tyre, që e përcaktojnë shqiptarinë si race të veçantë. Flori Bruqi u kundërvihet me të drejtë, me argumente dhe fakte bindëse disa
“studiuesve modernë”, që duan t’i errësojnë vlerat e punimit shkencor të Jakov Milajt.
Kapitulli i Katërt. Politika
Arvanitasit, Çamëria , Epiri i Veriut dhe gjendja sot
Shkrimi evidenton me mjeshtëri, me hollësira, me dokumente dhe me fakte historike: 1. Djallëzitë e qarqeve greke ndaj popullit arvanitas, që i dha pavarësinë popullit grek, ku mbi 90 % e tyre me heronjtë legjendarë, si: Xhavellon, Boçarin, Bubulina etj.; u bënë therorë në luftë.
2. Gjenocidin e egër të shovinistëve grekë me Venizellon në krye ndaj popullit çam autokton, parahelenik në token e tyre, të cilët i shfarosën,i dëbuan mbi 30 mijë çamë dhe i persekutuan, duke a u marrë tokat dhe gjithë pasurinë në sy të Fuqive të Mëdha.
3. Agresivitetin dhe armiqësinë ndaj fqinjit të tyre Shqipërisë për pretendimet absurde dhe të padrejta për Vorio-Epirin, duke bërë vrasje, tortura, djegie dhe dëbime masive me dijeni të Evropës.
4. Padrejtësitë ndaj Shqipërisë, duke e copëtuar më dysh në 1913 si dhe pabesinë ndaj popujve fqinjë dhe dinakërinë që kanë treguar ndajë Fuqive të Mëdha.
Autori përmend me argumente qëndrimin agresiv të qarqeve greke, që mbajtën gjatë periudhës së demokracisë, ku dogjën shkolla, fshatra dhe bënë tortura dhe masakra që të kujtojnë periudhën e kaluar.
Dëshmi e qartë e dinakërisë dhe djallëzisë së tyre, që nuk njeh kufi, është dhe ardhja e Janullatosit si kryefetar i ortodoksëve shqiptar, për të sjellë ngatërresa ndërfetare.
Artikulli mbetet si një akt mbështetës, nxitës dhe si një dokument me rëndësi për popullin çam për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime, nëpërmjet të gjitha formave deri në
Strasburg, me anën e organizatës së tyre politike.
A ka intifadë shqiptare në Iliridë?
Artikulli është i parapëlqyer se nxjerr në dukje dhe merr më shumë në konsideratë përpjekjet
e shqiptarëve të Iliridës, për të fituar dhe konfirmuar me ligje dhe me kushtetutë të drejtat e mbi 40 % të shqiptarëve në shtetin maqedon. Ai mbështet miratimin e të drejtave të njeriut, gjuhën amtare, flamurin kombëtar, njohjen e identitetit dhe të zakoneve të popullit shqiptar, të padiskutueshëm për një komb.
Pushtetarët e kanë frikë heroin e demokracisë.
Shkrimi nxjerr në dritë një të vërtetë aktuale, që duhet të bëhet shembull i një veprimtarie të guximshme vetëmohuese dhe burrërore në mbrojtje të të drejtave të popullit të tij të shumëvuajtur dhe nxit rininë për t’u bërë flamurtare në interes të atdheut.
Nder, respekt dhe krenari është përcaktimi i Albin Kurtit, që mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë rininë kosovare.
Mirupafshim në Kosovën e lirë.
Përbën një përgjigje mjaft sfiduese, shumë kuptimplote dhe tepër korrekte për kërkesën absurde dhe të papërgjegjshme, që bën një pretendues që mban edhe petkun e zi të një kleriku, kur me dashje harron arkivat e Raguzës, të Gazullit, Buzukut etj.
A do të ketë një Nuremberg Shqiptar për komunistët dhe krimet e tyre?
E vlerësuar si një deklaratë që bënë jehonë dhe formulon një thirrje për drejtësi, ajo duhet të konsiderohet si nxitëse për të gjetur zgjidhje sa më objektive dhe në një kohë sa më të përshtatshme.
Kapitulli i pestë. Spiunazhi
Agjentura greke dhe Sigurimi i fshehtë i Shtetit Shqiptar.
Autori Flori Bruqi me të drejtë na njeh në libër me këtë material faktik, për të na vënë në dijeni më mirë edhe më tepër për ndërhyrjet, pabesitë, agresionin dhe spiunazhin grek ndaj Shqipërisë, popullit dhe kufijve të tij, të nisur prej kohësh qysh gjatë periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare. Aty evidentohen me fakte, dëshmi dhe me deklarata nga spiuni grek, të deponuar para seancave gjyqësore të gjykatës shqiptare, për grupet e spiunazhit, të rrjeteve organizuese dhe të çetave veri-epirote, që kryenin masakra, tortura dhe shkatërrime në dëm të popullit dhe të shtetit shqiptar.
Kush janë agjentët me influence në Kosovë?
Në shkrim njihemi me fakte dhe dokumente mjaft interesante të sigurimit të fshehtë,që kanë shërbyer si forcë lëvizëse në situata kritike, duke lozur rol vendimtar edhe më të fuqishëm se forca ushtarake apo diplomacia për të arritur fitoren. Për ta bërë më bindëse forcën e sigurimit, sillen fakte nga historia e sh. III p.e.s. të Sun Xus, që thoshte se spiuni është i domosdoshëm. Kujtohet mashtrimi i kalit të Trojës, apo aftësitë e spiunazhit rus të Zorkit në Japoni, ose lufta e spiunazhit midis KGB dhe CIA, që përmbysi pushtetin sovjetik si dhe së fundi terrorizmi i 11 shtatorit 2001, që kanë dëshmuar për forcën kolosale të sigurimit dhe të organizimit të fshehtë në arritjen e fitores. Në këtë aspekt, thuhet në shkrim, duhet parë agjentura e spiunazhit të fshehtë serb në Kosovë, që ka punuar dhe punon nga të gjithë krahët, duke rekrutuar kosovarë të gënjyer në bashkëpunim me mendjen e djallëzuar për të krijuar frontin e spiunazhit që e ka tronditur Kosovën. Agjentët më të rrezikshëm në Kosovë mbeten spiunazhi - sigurimi i fshehtë dhe organizmat klandestinë, që kanë vepruar në mënyra të fuqishme, të padukshme e mashtruese dhe të paraqitura si mjete më të fuqishme se çdo armë vepruese, që arrin të parashikojë dhe të paralajmërojë fitoren.
Kapitulli i gjashtë. Gjuhë, letërsi
Origjina e gjuhës shqipe.
Artikulli vlerësohet si një përshkrim, prezantim dhe studim i thellë dhe i përpunuar i historisë dhe shkencës së origjinës së gjuhës shqipe, e përcaktuar siç është e vetme në familjen paraindoevropiane, duke u përballuar me dy teza : të ilirishtes më të besueshme dhe të trakishtes; të denja dhe të dokumentuara nga albanologët e huaj dhe vendës. Gjuha shqipe autoktone në Ballkan, e pellazgëve me “figurë hënore“, që autori e nxjerr të shkruar nga viti 1462, por që dokumentet e fundit e sjellin edhe më herët rreth 1200, të zbuluar në Vatikan.; kurse logjika natyrisht të çon akoma më herët.
Ndjen kënaqësi dhe krenari kombëtare, kur njihesh me fakte historike nga të huajt, nga klerikët shqiptar dhe nga albanologët tanë mbi gjuhën shqipe të shkruar, mbi alfabetet e krijuara, të përpunuar në kongreset gjuhësore, të ngritur në gjuhë standarde, të njohur me veçoritë e gjuhës sonë, të elaboruar nga korifenjtë: K. Kristoforidhi, E. Çabej, A. Buda, M. Domi, I. Ajeti dhe nga arbëreshët me në krye J. De Rada dhe që kjo gjuhë e Naimit po flitet sot nga 15 milionë shqiptarë në botë dhe nga 7 milionë vendës në Ballkan, si dhe nga albanologë në shumë shtete, dhe po mësohet në shumë universitete të botës dhe ku gjen libra shqip në vendet më të zhvilluara të rruzullit tokësor. Rëndësia e këtij artikulli qëndron në faktin se aty gjendet gjithçka që duhet, e shkruar me kujdes, me vërtetësi, me hollësi
dhe në baza shkencore.
Censura dhe shterpësia letrare.
E konsideroj një diskutim filozofik me objektivitet real, gjetjen dhe shqyrtimin e vërtetësisë letrare atje ku nuk ka krijimtari të lire, të vërtetë, por të censuruar. Atje ku shkrimtari bëhet i vetëdijshëm se ai sheh, ndjen dhe mendon, por nuk mund t’i thotë, se të tjera është i shtrënguar të shpreh, edhe pse vetë nuk i beson. Kështu, ca heshtin, të tjerë mundohen të bëhen përkthyes dhe ndokush i fut shkrimet në sirtar, se kështu i duket më drejt për t’i ruajtur; duke konkluduar se censura censuron ata që pranojnë të censurohen – servilët e regjimit.
Materiali i autorit i shtjellon me hollësi dhe nxjerr si përfundim se censura të shpije në shterpësi letrare, që në regjimin totalitar, krijuesi dhe artisti arrijnë të kthehen në një zanatçi, të instrumentalizohen dhe të diktohen nga censuruesi, duke i dhënë tema të gatshme për të shkruar, për ta depersonalizuar; për të qenë pa personalitet, pa vullnet, pa dëshirë dhe pa dashuri.
Kjo ka sjell si konkluzion edhe boshllëkun që ekziston edhe në ditët e sotme në letërsi, që po kthehet në imitim të perëndimorëve. Autori diskuton edhe si dëm në letërsinë shqipe përkthimet e veprave të I. Kadaresë nga Jusuf Vrioni, në aspektin se janë përkthyer vepra shqip në gjuhë të huaj, që nuk sjellin aq vlera letrare, se sa përkthimet e letërsisë nga gjuhët e huaja në shqip, se kontribuojnë më shumë dhe krijojnë horizont më të gjerë letrar, duke detyruar disa shkrimtarë të heqin dorë nga të shkruarit në kohën e diktaturës.
Lavdi De Radës.
Kjo jehonë dhe thirrje evidenton personalitetin dhe autoritetin e figurës më të shquar letrare të letërsisë së re, që përfaqësoi me dinjitet iluminizmin e ndritur, që do të lindte dhe do të frymëzonte patriotizmin, idealizmin, traditat dhe heroizmin e popullit shqiptar. J. De Rada lëvroi me mjeshtëri, me zgjuarsi, me shumë kujdes dhe me aftësi profesionale rapsodinë shqiptare, duke sjellë një xhevahir të traditës gojore popullore, shpalljen e Milosaos në 1836 si kryevepër e parë shqiptare në botën shqiptare, duke i thurur lavdi trashëgimisë popullore dhe detyroi të zgjohej kureshtja e të huajve La Martin dhe Ygo, që ta admirojnë etj. Ai shkroi vargun e famshëm”Erdhi ditë e Arbrit”, duke dhënë kushtrimin se dy shtetet e veriut të Bushatllijve dhe e jugut të Ali pashës, nuk u varrosën, por janë ripërtërirë me idenë e re të çlirimit kombëtar.
Jetoi gjatë dhe prapë Arbërinë të lirë nuk e pa, por edhe kur u bë e përgjysmuar Shqipëria, atë nuk e njohu dot se ajo ishte analfabete.
Branko Merxhani. Ky emër i harruar i gazetarisë shqiptare
Përmendet me të drejtë si një nga penat më të spikatura dhe më të mprehta të viteve ‘30-të në Shqipëri, si gazetar, publicist dhe përkrahës i idesë së neoshqiptarizmit për një zhvillim kulturor jashtë politikës dhe u dallua si një aktivist i palodhur, për përhapjen e dijes dhe të atdhetarizmit, kudo ku punoi në Shqipëri, Athinë e në Turqi. Bashkëpunëtorët e tij, Nexhip Alpani dhe Petrua flasin me respekt për kontributin e vlefshëm dhënë në publicitet, ndërsa Flori Bruqi me konsideratë shprehet: figura e harruar e Branko Merxhanit duhet të nderohet, të respektohet dhe të vlerësohet me dinjitet në median e sotme.
Ismail Kadare. Në librin kronik në gurë, thotë autori, dëshiron të ndryshojë rrjedhën e romaneve si nga ana e paraqitjes dhe të ngjarjeve, megjithëse shfaqen edhe shumë mendime dhe alternativa komplekse; por duket se ajo po ndjek vazhdën e luftës, për të reflektuar dhe për t’i parë personazhet me syrin e një fëmije, të vetvetes, pa pasur ndonjë ndikim partishmërie, duke pasqyruar edhe vlerat e një rëndësie etnografike që Gjirokastra
e ka pasur traditë.
Klasikët e romanit postmodernë.
Është në nderin e autorit që në librin e tij diti të zgjedhë dhe të përfshijë tri personalitetet më të denja, më të kërkuara dhe më të zgjedhura, që kanë bërë emër dhe e kanë përfaqësuar me autoritet dhe me dinjitet epokën postmoderne me veprat e tyre. Le t’i përmendim për respekt: Valero Massino Manfredin me trilogjinë e Aleksandrit të Madh, Umberto Econ me Flakët misterioze të mbretëreshës Loana dhe Aleksander Bariccon me Novoçenton apo Legjendën e pianistit, të tre autorë, me tri histori dhe vetëm me tri romane, sollën imazhin
e tri epokave, duke pasur vetëm dy gjëra të përbashkëta: atdheun -Italinë dhe famën e tyre ndërkombëtare.
Homeri dhe Odisea nuk kthehen më në truallin grek.
Artikulli evidenton me hollësi dhe me fakte krizën dhe vështirësitë që po has letërsia greke për të kapërcyer izolimin kombëtar të literaturës së vendit, e cila u vu në dukje më së qarti në panairin e Frankfurtit në gjermani. Grekërit po përpiqen të mbijetojnë, nga mbiprodhimi i botimeve, që i sjellin në jetë më lehtë se fëmijët e tyre. Po përkthejnë sa më shumë në gjuhë të huaj, hoqën dorë nga fjalori mitologjikë grek dhe nga Homeri, që ishte krenaria e tyre, siç bëri Elitys, edhe sepse ishte formuar boshllëk i madh mbi dymijëvjeçar, nga lulëzimi helenik, që akuzohet se kishte vjedhur mite dhe legjenda nga lindja.
Në 60-vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Bardhosh Gërvalla.
I njohur si intelektual me merita, autori thekson se nuk duhet të harrohet, por të çmohet si shkrimtar me vlera të larta si poet, prozator, dramaturg, atdhetar, si një figurë poliedrike dhe simbol i kombit, mbasi mbetet edhe nga më prodhimtarët në trashëgiminë e dorëshkrimeve.
A është Rifat Kukaj një thesar shqiptar?
Vlerësohet si një veprimtar mjaft inkurajues, që ka shkruar mbi 40 vepra letrare, libra dhe romane dhe mbi 30 punime të dramatizuara, duke arritur një sukses të merituar në lëmin e letërsisë, ku spikatin proza dhe poezia, të vlerësuara edhe me shumë çmime. Kontribut të veçantë ka dhënë në edukimin e brezit të ri dhe në letërsinë e fëmijëve.
Në vend të përkujtimit: Mehmet Kajtazi.
Njihet si gazetar me kontribute të veçanta, por ka shkruar edhe vepra letrare në poezi dhe në dramë. Përmendet si aktivist dhe atdhetar dhe kujtohet me respekt dhe me nderim për dramën e tij “Një natë e fundit në Goli Otok”, që i kushtohet popullit të tij dhe përshkruan vuajtjet e torturat në këtë kamp internimi. Në kujtim të tij autori përmend shkrimin e tij”Kultura bashkon kombin”.
Kush është Kolec Traboini?
Autori me dashamirësi përgjigjet se është një shkrimtar, gazetar, publicist, që ka shkruar vepra letrare, prozë, poezi, skenarë, me tematika të ndryshme, të karakterit shoqëror, patriotik, erotik dhe dallohet për një stil të tij origjinal dhe për një humor të hollë me karakter konstruktiv dhe dashamirës. Ai ka drejtuar gazetën Egnatia me përgjegjësi dhe ka dhënë një kontribut të ndjeshëm me shkrimet e tij në hapësirën virtuale me të cilat mund të njiheni edhe në libër.
Kozeta Zylo
Prezantohet si një aktiviste e dalluar e komunitetit shqiptaro-amerikan e Nju-Jorkut, si një intelektuale dhe pedagoge e respektuar në institutin amerikan Globus në Bruklin, si një publiciste, letrare dhe poete, që po bën karrierë. Intervistat e shumë intelektualëve e vlerësojnë Kozetën si një poete me perspektivë dhe e komentojnë librin e saj poetik, Monumentin si një vepër me perspektivë. Ajo ka shkruar edhe një libër tjetër poetik, ku jepen përshtypje të mira.
Kush është Gani Xhafolli?
Njihet si shkrimtar. që ka publikuar mbi 20 vepra letrare, si poezi, romane dhe është vlerësuar me çmime. Ka ende shumë materiale në dorëshkrime, që presin radhën për t’u botuar. Nga poezitë më tepër i është çmuar libri poetik “Gjeometria e syrit”, për të cilën ka mjaft komentime interesante.
Kush është Nehat S. Hoxha?
Ka bërë emër si letrar, poet dhe përkthyes. Ka shkruar 5 libra artistikë dhe ka përkthyer mbi 18 vepra artistike nga anglishtja, me materiale të filmit artistik, arsimor dhe vizatimor. Ai ka bërë dhe mjaft adaptime për TV,radio, gazeta dhe për revista. Është një aktivist dhe organizator i palodhur dhe pjesëmarrës në delegacionet e huaja.
Muhaxhedinët si “Golden Boys”. Flitet për Bernald Henri Levyn, autor i librit “Kush e vrau Daniel Pearl”, që është një dokument, që bënë një analizë letraro-politike, me aspekte të
shumta moralo- kulturore e filozofike; që më shumë se çdo burim i mundshëm, të lehtëson udhëtimin në zemrën e Al-Kaidës dhe është një homazh për një gazetar që mizorisht ekzekutohet pse donte të zbulonte një të fshehtë të vërtetë.
Rekuiem për…
Aty njihemi me përshëndetje, konsiderata dhe alternativa të “përzemërta”!
Persekutimi komunist mbi vajzat e Bajram Currit.
Dëshiroj që artikullin ta parafrazoj me një nënkuptim të lartë për nder të Bacë Bajramit, duke shprehur për familjen: Konsideratë të veçantë, respekt, nder, admirim për fisnikërinë, atdhedashurinë, mirësjelljen, mikpritjen që kanë manifestuar pjesëtarët gjatë jetës së tyre me gjithë keqtrajtimet që kanë pësuar. Kjo bëhet edhe në përkushtim të kujtimit të të paharruarit Bajram Curri, heroit legjendar të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Polemikë pa dorashka. Klajd Kapinova.
Duke mos dashur të prononcohem ,të më falni; por për të mos qëndruar indiferent, do të dëshiroja të jepja disa mendime shoqërore: I konsideroj si replika të pakuptimta midis intelektualësh. Të pasinqerta midis shoqërisë. Me interpretime jomiqësore për jetën dhe pa baza morale për kohën.
Letër e hapur organizatorëve dhe spektatorëve të koncertit të Goran Bregoviçit. Argumenti: Analizë dhe koment
Konkluzioni që del nga artikulli është më se i qartë: një”akuzë”e drejtë, e ndershme dhe e sinqertë që u drejtohet organizatorëve, edhe pjesëmarrësve dhe një fyerje për popullin shqiptar e sidomos kosovar, që me dashje apo pa dashje ose të rënë në kurth, kanë lejuar një bashkëkombës serb të japë koncert në mes të Tiranës, duke u njohur si i padëshirueshëm, për të penguar pavarësinë e Kosovës me gjithë autoritetin e tij.
Kapitulli i shtatë. Psikanaliza, Astrologjia dhe Erotika
Ç’është psikologjia, psikanaliza dhe kush është Zigmund Frojd (Siegmund
Freud)?
Shkrimin e vlerësoj si një artikull shkencor, përshkruar me mjaft saktësi, me nocione shumë të qarta, korrekte, me karakter filozofik, që përbën një material mjaft të nevojshëm për çdo intelektual të çdo profile. Aty gjen të zbërthyer terminologjitë e nevojshme të psikologjisë, psikanalizës dhe të psikoterapisë. Nga leximi me kujdes i materialit del një kokluzion i madh: ne të gjithë kemi nevojë dhe duhet ta njohim më mirë vetveten, megjithëse
është e vështirë.
Figura e Zigmund Froidit jepet mjaft e qartë, me të gjitha atributet dhe veprimtaritë e tij prej një shkencëtari kolos, që krijoi psikanalizën duke filluar nga vetja e pastaj kaloi tek pacienti.
A duhet besuar Horoskopi?
Ai vlerësohet dhe konsiderohet si një art parashikues, me histori shumëshekullore, me ecuri
trashëgimore, me njohje dhe besueshmëri të shumë brezave, të kthyer në “mjet-art-parashikim”, “i besueshëm”, por edhe sfidues. Pra, a duhet besuar?
Shkenca i bie shkurt – JO, se s’ ka baza shkencore. Po a i mbush mendjen “botës”?!
Kjo kushtëzohet me shansin- fatin-ndikimin dhe besimin. Shumëkush e beson astrologjinë qiellore, sepse thuhet se horoskopi gjen gjithçka. Ndoshta!
Por, kjo vjen nga besimi i verbër dhe se mendja jonë gënjehet. Mirëpo, ato kanë marrë një përhapje kaq të madhe nëpërmjet shenjave të zodiakut, sa që profecia është kthyer si në një perëndi dhe megjithatë nuk duhet besuar.
Psikologjia erotike
Të dhënat e paraqitura, ndonëse me informacione të shkurta, dhe me materiale orientuese të sferës erotike, mendoj se nuk do ta justifikonin prezencën e tyre të qëndronin krahas materialit aq serioz historiko-letraro-shkencor që është parashtruar në libër me aq kompetencë dhe dinjitet.
Kapitulli i tetë. Çka janë sëmundjet ngjitëse seksuale?
Shkrimi është një literaturë shkencore – popullore mjaft e nevojshme , shumë e rekomandueshme dhe më se e domosdoshme për t’u njohur nga të gjithë, për të pasur dijeni për sëmundjet seksualisht ngjitëse, për t’u ruajtur, për t’u mbrojtur dhe më në fund edhe për t’u mjekuar.
Materiali është mjaft orientues, i asimilueshëm, i kuptueshëm, por ka nevojë edhe për plotësime,thuhet në recensionin e Sekretarit shkencor të Akademisë Shqiptaro-Amerikane , të Nju-Jork-ut, Akademik Prof.Dr. NAMIK M. SHEHU,
Himni Kombetar
Flori Bruqi
Në një vështrim të përgjithshëm, çështja e himneve kombëtare të vendeve të ndryshme është një problem i cili filloi të popullarizohej fillimisht në Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Në fakt, himne ka patur edhe përpara kësaj kohe, por rëndësia dhe kuptimi i tyre nuk ka qënë në këtë shkallë kaq të rëndësishme të cilës i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do të përfaqësonte një nga gjetjet gjeniale të të shprehurit të shpirtit të popujve. Muzikologjia daton si të parin himn atë të Holandës, himn i cili i përket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndërkohë, himni me fjalët më te vjetra në origjinë i përket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po në këtë arsyetim, himni më i gjatë në ekzekutim është “Marcha de la Patria”, i Argjentinës kompozuar nga Blas Parera në vitin 1813; ndërkaq himni kombëtar me më shumë vargje është ai i Greqisë etj. Pra siç e shohim, historia e formimit të himneve kombëtare është e ndryshme në vende të ndryshme. Me sa duket, në përcaktimin ose jo të një krijimi muziko-letrar si himn kombëtar, rol kryesor kanë luajtur edhe kontekste të caktuara, kryesisht historike në historinë e një vendi.
Por ka edhe shembuj të tjerë. Këtu gjej rastin të përmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u përcaktua në vitin 1949 me anë të një vendimi zyrtar të Selisë. Në bazë të himnit të Vatikanit qëndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi këtë muzikë në vitin 1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut të XI), muzikë e cila gati 100 vjet më vonë u vendos të ishte himn zyrtar i Selisë së Shenjtë. Dhe raste të tilla ka shumë.
Historiku i krijimit të himnit tonë kombëtar
Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: -…me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”.
Nga këto rradhë, por dhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë, vëmë re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashë mendjeje, që dikush të mendonte që në fillim të kishim himnin e pastaj të bënim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull “Kënga që s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Në përpjekje për ta zhvendosur titullin e poezisë nga konteksti i saj, do të shohim se ky emërtim qëndron fare mirë për të, nisur jo vetëm nga largësia nga data e krijimit të himnit, por dhe se shkrimet historike për gjenezën e himnit tonë, kanë shërbyer në të njëjtën kohë edhe si kronikë besnike e lindjes së tij, por dhe si alibi.
Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare rreth lëndës në fjalë, në librin “The Guinnes Book of Music”, është shkruar si më poshtë: himni “Rreth flamurit të përbashkuar” është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në vitin 1912, fjalët e himnit janë shkruar nga Asdreni, muzika e himnit është kompozuar nga Ciprian Porumbesku.
Duke i shqyrtuar një nga një për sa më sipër, e vëteta do që të theksohet fakti kuptimplotë, se përpara se himni të bëhej himn zyrtar i shtetit të ri shqiptar më 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.
Së dyti, lidhur me fjalët e himnit. Në asnjë vend të botës, nuk gjejmë një himn kombëtar i cili t’i kushtohet po një simboli tjetër kombëtar siç është flamuri, dhe që të dy së bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plotë e “Betimi mi flamur”-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni në vitin 1908:
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vënt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!
Lidhur me origjinalitetin e poezisë së himnit do të citonim përsëri Lasgushin i cili thotë se “…tituli “Betimi mi flamur”, që i ka vënë himnit Asdreni, është një koncept dhe një akt e fakt etnikërisht shqiptar”. Po të njëjtën gjë në koncept e pohon edhe Migjeni, qysh në vargun e parë të poezisë kushtuar Melodisë kombëtare: “U vodh kënga nga zemra e kombit”. Që të gjithë e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - “Nën hijen e tij qofshim dhe në dorën tonë valoftë”.
Së treti lidhur me muzikën e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojnë të paktën në karakterizimin e përgjithshëm të himnit tonë për nga përbërësi muzikor i tij. “Këngë a vaj? Çë je? Thuejma, zemër kombi! (Migjeni); “U bë Shqipëria! Po u bë duke vuajtur me buzëqeshje, duke u kurajuar me këngën e jetës dhe të vdekjes nër dhëmbe: me Himnin e saj Kombëtar Shqiptar” (Lasgushi).
Më tej, Prof. Sokoli thotë se “… motivi i këtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqë këngët e lartpërmendura (nga kjo traditë-shënimi ynë) janë më të hershme se kompozimi i Porumbeskut”. Edhe kompozitori i shquar bashkëkohor George Ligetti konstaton me të drejtë ngarkesën edhe origjinën internacionale të parakrijimit të Himnit Shqiptar të Flamurit. Pohimi i kësaj të dhëne është me rëndësi jo vetëm për faktin se krijimi i himnit tonë në pikëpamje muzikore ishte drejtuar përkah orientimit të përgjithshëm perëndimor, por dhe se në këtë mënyrë nuk ka arsye që ende të citohet Porumbescu si krijues i tij. Vetë krijimtaria muzikore e Purumbeskut ka një lidhje të fortë me traditën e shquar muzikore të Austrisë, vend ku ai studioi muzikë pranë konservatorit të Vienës. Tashmë njihet fakti, se në bazë të himnit të tij qëndron një nga meloditë më te njohura të rinisë austriake të gjysmës së dytë të shek. XIX. Në rastin e himnit të vjetër të Rumanisë “Pe al nostin steag”, të kompozuar nga C. Porumbescu me fjalë të A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, “… mjafton të krahasojmë fillimet e këtyre këngëve gjermane me fillimin e Himnit të Flamurit për të parë ngjashmërinë e madhe, ose pothuajse njëjtësinë e disa masave”.
Në Shqipëri në vitet 1900-1945, nga muzikologjia jonë konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave të para të muzikës profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor këngësh me origjinë vendase dhe internacionale, këngë të cilat këndoheshin në gjuhën shqipe. Kjo gjë u vu re si në aspektin e këngëve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe në fushën e këngëve patriotike e më pas atyre partizane. Pa u zgjatur këtu do të përmendja këngën “Të gjithë ne o djema”, me fjalë dhe muzikë nga Spiridon Ilo (1876-1950); këngën “Vlora-Vlora”, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; “Këngën e dëshmorëve të Shkodrës”, me fjalë dhe muzikë nga Kolë Jakova; “Këngën e Asim Zenelit” me fjalë nga Qamil Buxheli dhe muzikë nga Mustafa Krantja; “Bashkohi shokë me ne në çetë”, me fjalë dhe muzikë nga Kolë Jakova; “Shkrep me zjarr porsi rrufeja”, me fjalë nga A. Skali dhe muzikë nga Kristo Kono; këngët “Kushtrimi i lirisë”, “Britma e çlirimit”, “Hakmarrja” , “Ato maja rripa-rripa”, “Rini-Rini”, “Himni i ushtrisë” me muzikë të Dhora Lekës e shumë të tjera. E gjithë kjo krijimtari kishte bërë jetën e saj nga goja në gojë dhe vetëm gjatë viteve ’50, tek ne u bënë përpjekjet e para për të grumbulluar dhe notizuar këngët patriotike edhe partizane që ishin kënduar nga populli për vite me rradhë duke përfshirë këtu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para të kësaj fushe i përkasin vitit 1959 të përgatitura përkatësisht nga Gaqo Avrazi -“Këngë patriotike”, dhe nga Baki Kongoli - “Këngë partizane”.
Në materialet shoqëruese të tyre me të drejtë konstatohet se në përgjithësi për të gjithë këtë repertor vihet re se pjesërisht janë krijime me autor, pjesërisht të popullit dhe pjesërisht melodira të importuara që tashmë ato janë asimiluar në thesarin e muzikës sonë. Konstatimi vazhdon me faktin se populli këto këngë i ka bërë të tijat duke marrë formën shqiptare saqë po t’i krahasosh me origjinalin ndryshojnë mjaft njera nga tjetra. Dhe ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Në kulturën muzikore të ç’do vendi, në të gjitha kohërat gjendet një repertor i tërë muzikor i cili qarkullon pa ndërprerë, duke ndryshuar gjuhën si dhe stilemat muzikore të materialit fillestar. Kjo është një dukuri normale e shkëmbimit të kulturave.
Për sa më sipër, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund të quhet plagjaturë e për më tepër imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet të konsiderohet si një pamundësi kompozimi prej krijuesve shqiptarë. Pikërisht zgjedhja e kësaj melodie ndoshta mund të ketë qënë edhe e rastësishme, por ne mendojmë se parapëlqimi i saj synonte zgjedhjen e një gjuhe muzikore tepër të lexueshme e të qartë për të tjerët, për të kuptuar aspiratën e kombit shqiptar në ato vite të errëta të historisë së tij. Duke pasur dhe përdorur në ndërtimin e tij melodik, gjymtyrë të tëra pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore “rastësore”), pikërisht Europën. I krijuar në kohën e ripërtëritjes së ndërgjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zërin e njërit prej popujve të rilindur të Europës.
Rreth historisë së shkrim-notizimit të himnit kombëtar
Duhet theksuar se që nga krijimi i tij e deri në fund të viteve 40’ të shek. XX, himni ynë përveç se është kënduar dendur, ka bërë një jetë më së shumti gojë më gojë dhe pjesërisht është interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmëri pasi ai ishte i destinuar të luhej edhe në ceremoni të ndryshme të shtetit shqiptar jashtë vendit. Në një letër të dërguar nga Faik Konica, në atë kohë përfaqësues në legatën e Mbretërisë Shqiptare në Washington, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruhet shprehimisht se “… morra nga ministria e detit e Sh.B.A një letrë ku më luten t’u gjej një kopje për bandë t’avazit kombëtar të Shqipërisë…kuptova që avazi ynë ësht i vetëmi avaz kombëtar që nuk e kanë”.
Për herë të parë për partiturën e himnit flet Lasgushi kur përshkruan dërgimin e himnit në atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit në vitin 1908 me anë të Tashko Ilos dhe Hilë Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qëllim kasnecë, pasi ishin në të vërtetë mbartës të një mesazhi që fillimisht duhej kënduar. Që të dy erdhën në Korçë “… me partiturat e himnit të bëra imtësisht gati me fjalë shqip”, dhe prej këtu filloi mësimi dhe përhapja e himnit kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Po sipas Lasgushit “…përhapja parashikonte në krye të të gjithave mësimin e këngës”. Pikërisht për këtë arsye u zgjodh Hilë Mosi i cili kishte përveç formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.
Mendoj se përhapja e himnit në popull do të ketë pasur vështirësi serioze për dy arsye. E para lidhet me mungesën e mësimit të muzikës dhe të sistemit muzikor në Shqipëri në ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor të shqiptarit. Përhapja e himnit në një rrugë “gojë më gojë”, ndërmjet transmetuesve të tij (shpesh herë pa arsim muzikor), dhe bartësve të tij të ardhshëm , me siguri duhet ë ketë sjellë një rikrijim të mundshëm të tij. Së dyti, historia ka provuar se është tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që një populli si i yni t’i imponosh një melodi të huaj, aq më tepër melodinë që do të shndërrohej më pas në këngën kombëtare shqiptare.
Në një kohë me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos në Korçë, një shtytje mësimit të muzikës në përgjithësi dhe mësimit të himnit në veçanti i dha krijimi i “Bandës së Lirisë” themeluar më 1 tetor 1908. Qysh në formim banda përbëhej prej 25 muziktarësh me vegla të ndryshme. Fakt është se komuniteti i ri i muziktarëve në Korçë, pajtoi me pagesë një dirigjent italian të quajtur Pasquale i cili shërbeu si dirigjent i “Bandës së Lirisë”. Aq shumë u lidh ai me të sa më vonë edhe himnin e bandës së Lirisë e kompozoi ai vetë me fjalë të Hil Mosit. Pas kësaj periudhe, me gjallimin edhe të formacioneve të tjera muzikore nëpër qytetet e Shqipërisë si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, përhapja e himnit me nota u bë më e lehtë.
Mbi regjistrimet muzikore të himnit tonë kombëtar
Regjistrimi i parë muzikor në disk i himnit tonë kombëtar, është bërë nga shoqëria diskografike “Albanian Phonograph Records”. Kjo është shoqëria e parë diskografike shqiptare e shekullit të XX, e ideuar dhe themeluar në Amerikë në vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korça. Në një kontekst më të përgjithshëm, vlera e “A.P.R” është shumëplanëshe dhe lidhet me gjithë zhvillimin e kulturës dhe artit muzikor shqiptar të viteve ‘20-‘40. Himni ynë kombëtar është kënduar dhe regjistruar në disk nga vetë Spiridon Ilo së bashku me tenorin arbëresh Giuseppe Mauro. Vlen të theksohet se tenori arbëresh Giuseppe Mauro, në vitet 20’ të shek. XX ka qënë një ndër tenorët me famë botërore. Në kohën kur së bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonë kombëtar në diskun e prodhuar nga shoqëria diskografike “Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar në New York nga Metropolitan Opera për të interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me të njëjtin titull e Verdit.
Himni ynë ka njohur shumë versione të regjistruara në disqe duke filluar prej viteve ‘40 e deri në fund të viteve ’60. Ndër këto regjistrime në disqe, përmendim atë te regjistruar pranë “ODEONIT” me nr. Ab 56 me mbishkrimin: “Hymni i flamurit”, Një pjes e korit të shkollës Normale Femërore të Korçës drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu në diskun me nr. Ab 55 edhe “Hymnin Mbrentorë” etj. Regjistrimi më i mirë profesionalisht i himit tonë kombëtar, është ai i vitit 1995. Ky regjistrim është interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe është orkestruar posaçërisht për këtë orkestër nga kompozitori ynë i shquar Prof. Çesk Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizitës së Presidentit gjerman në Shqipëri.
Historiku i përpjekjeve për himne të tjera kombëtare
Na duhet të themi se mbas pëlqimit të përgjithshëm të “Rreth flamurit të përbashkuar” si himn kombëtar (1912), në mënyrë të vazhdueshme janë shkruar këngë apo qoftë edhe vetëm poezi për himn kombëtar. Poezi për himn kombëtar kanë shkruar At Gjergj Fishta më 1913, Ernest Koliqi më 1921 si fitues i vendit të parë në konkursin për himn kombëtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli më 14 nëntor 1926 me titull “Hymni i flamurit”, Mihal Grameno me titull “Kënga Kombëtare”, Hil Mosi “Himn i Bandës së Lirisë”. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci më 1933, të botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E përbashkëta e gjithë këtyre poezive është fakti se që të gjitha pothuajse i referohen përsëri simbolit të flamurit, gjë që është edhe në thelb të poezisë së Asdrenit.
Mbi njatë flamur Perëndia
me dorë t’vet Ai ka shkrue:
Për shqiptarët do t’jet Shqupnia.
At. Gjergj Fishta
O vend e vatër,
O nëne e babë.
Fan Stilian Noli
Një poezi të shkëlqyer përsa i përket references sonë lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja:
Flamuri shqiptar
S`i shihet n`horizont i dlirë shkëlqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat për fitore
Më nuk shartohet mbi lavdin njerëzore
Porsi një shenjë drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e përfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mërgimin dhe as ndalet fare
në një breg mikpritës n`siguri.
N`mëshirë të fatit përherë duke ndeshur
Intruga diplomatësh, n`hidhërim
Ç`do shpresë e ç`do premtim ngadalë i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgjë s`mbetet.
Më keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.
Qysh në vitin e parë të vendosjes së mbretërisë nga Ahmet Zogu, Shqipëria u bë edhe me himnin e mbretërisë. Në ndyshim nga himni “Betimi mi flamur”, himni i i ri mbretërisë i kushtohej tërësisht figurës së mbretit, një traditë e njohur kjo për të gjitha himnet e mbretërive, me muzikë të Thoma Nasit dhe me fjalë të Kristo Floqit. Një tjetër përpjhekje për himn mbretëror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti të njihej si i tillë. Një variant i himnit të mbretërisë është interpretuar dhe regjistruar në disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut në vitet ’20.
Në vitin 1922, Këshilli i Ministrave shpall konkursin për bërjen e “Himnit zyrtar kombëtar”. Për shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndër të tjera u përcaktua edhe masa e shpërblimit prej 1000 franga ari për vjershëtarin e himni dhe 3000 franga ari për kompozitorin e tij. Më tej, në vitin 1937, në përvjetorin e 25 pavarësisë, u organizua një konkurs, me qëllim bërjen e një himni tjetër kombëtar. Sipas arsyetimeve të Komisionit të ngritur për kremtimet e 25 vjetorit të vetqeverimit, “… hymni i sotëm i flamurit kombëtar asht fjalë për fjalë përkëthimi i një marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotë i muzikës rumune”.
Duke e konsideruar ekzistencën e këtij himni “… si një cen për ndërgjegjen kombëtare dhe për sedrën t`onë atdhetare”, komisioni i përbërë nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali në mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosën hartimin e një himni tjetër me frymë thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe një komison-juri, e cila do të vendoste për caktimin e krijimit artistik i cili do të ishte himni i ri kombëtar. Komisioni përbëhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashëri dhe Konstantin Cipo. Për hir të së vërtetës, Mid`hat Frashëri bën dorëheqjen nga kjo Juri, dorëheqje e bërë e ditur publikisht me letrën e tij të dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qëndror të kremtimeve të vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e përbërë nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallën fitues himnin e krijuar nga Beqir Çela[16]., i cili mbante pseudonimin “Osoja i Ri”.
O Flamur, yll i lirisë,
Valëvit me plot shkëlqim;
E prej qiellit t`Shqipërisë
Të dëgjohet në amëshim
Fakt është se ky konkurs për poezinë e himnit nuk u pasua edhe nga një tjetër konkurs i cili do t`i kushtohej muzikës së tij. Për këtë arsye, duke mbetur vetëm një tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillë u fshi nga qarkullimi, megjithëse pjesëmarrësit dhe krijimet e këtij konkursi u botuan në shtypin e kohës. Për variacion të temës së njohur të flamurit, edhe konkursi në fjalë u quajt “Tekstet për konkursin e Hymnit të Flamurit”. Më pas kemi edhe një konkurs për melodinë e himnit kombëtar. Në konkurs u shpall fitues një kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe për këtë nuk pati një vendim zyrtar të metëjshëm për ta zyrtarizuar si himnin tonë kombëtar. Krijime artistike mbi këtë temë, të konsideruara në vetvete të pavaruara (por me titullin “Hymni Mbretnor”), kemi të realizuar me vargje të Loni Logorecit dhe “muzikuar si e këndon Spiridon T. Ilo” në tonalitetin Fa +. Ky variant është botuar edhe me nota (facsimile e partiturës) dhe hapet me strofën:
Ardhi koha e bekuar
Për Shqipëri të lëftojmë
Mbretin tonë ta nderojmë
Dhe të vdesim të gëzuar
Në kopertinë të këtij botimi krahas titullit “Hymni Mbretnor”, gjejmë edhe foton e tenorit të shquar arbëresh Giuseppe Mauro dhe shënimin “… kënduar prej të dëgjuarit tenorit shqipëtar Zotit Giuseppe Mauro”.
Në këtë kohë, një përpjekje tjetër për të ndryshuar himnin ekzistues të flaumurit, u bë edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Në ndryshim nga sa më sipër, këta dy autorë e ruajtën të paprekur linjën melodike të “Himnit të Flamurit”, por synuan ndryshimin e vargjeve të tij. Me këtë rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi të parin klavir të himnit tonë kombëtar së bashku me harmonizimin përkatës
Pas pushtimit , në vitet 1942-43, në malet e Shqipërisë partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrisë çlirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrisë sonë, kjo krahas shumë himneve të brigadave partizane apo formacioneve të tjera luftarake etj. Pas çlirimit të vendit më 29 Nëndor 1944, rreth fundit të vitit 1945-fillimit të 1946, u organizua konkursi i parë shtetëror për himn kombëtar. Krahas shumë krijimeve të paraqitura, si krijimi më i mirë u shpall “Himni i Shqipërisë së re”, me poezi të Skënder Luarasit dhe muzikë të Kristo Konos, rezultat që u bë i ditur me shpalljen e Shqipërisë republikë më 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua që të zëvendësonte himnin ekzistues për arsye nga më të ndryshmet, megjithëse “Himni i Shqipërisë së re” (në ndonjë rast edhe me fjelë të tjera), pati interpretime të ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisë. Pas kësaj, përpjekjen tjetër serioze për të shkruar një himn, e kemi në fillim të viteve ’70. Nga Këshilli i ministrave të asaj kohe, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe kulturës si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë u shpall një konkurs për “Himnin e Republikës”. Në këtë konkurs morën pjesë ajka e krijuesve tanë, ndër ta Çesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, studiueses dhe kritikes së muzikës zj. Hamide Stringa konkursi pati një organizim shumë serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatorët. Më kujtohet se kemi bërë shumë takime për të parë materialet dhe për t’i seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit në dy variante. Në himnin e krijuar nga Çesk Zadeja dhe në atë të Nikolla Zoraqit me poezi të Fatos Arapit të titulluar “E lirë u ngrit toka jonë”. Pati mendime që të njihej si himn edhe kënga e Pjetër Gacit “Për ty atdhe”.
Historia e himneve vazhdon edhe më tej, por gjithësesi pa sjellë ndonjë rezultat i cili të ndikonte në ndryshimin e himnit tonë kombëtar. Në të gjithë këtë histori të himneve të tjera, ajo ç’ka duhet thënë është e lidhur me faktin se asnjë vendim nga cilido forum artistik apo shtetëror, nuk ka ndikuar në zëvendësimin apo ndryshimin e himnit ekzistues të flamurit, për arsyen e thjeshtë, se himni është ngulitur thellë me rëndësinë, peshën dhe domethënien e tij në memorien kolektive të shqiptarëve. Ndoshta gjithë ç’ka thamë më sipër mund të jenë një argument i mjaftë për të kuptuar, se pse kanë “dështuar” përpjekjet për të ribërë në himn të ri të Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se s’do të ketë përpjekje të tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni “Rreth flamurit të përbashkuar” të mos njihet më si himn zyrtar, shqiptarët kudo që të jenë do të vazhdojnë përsëri të këndojnë thjesht këngën “Rreth flamurit të përbashkuar”.
Së fundi
Ajo që duhet ritheksuar është fakti se ndryshe dhe si në asnjë himn tjetër të botës, himni ynë ekzistues është një me flamurin tonë kombëtar. Ky binom shprehet që në titullin e poezisë së himnit “Betimi mi flamur”, që siç e përsëritëm është një akt e fakt etnikërisht shqiptar. Nisur nga ky vështrim, himni është edhe kënga e flamurit dhe njëkohësisht edhe kënga jonë zyrtare. Për veçoritë e popullit tonë, popull i ndarë në katër shtete, faktor i bashkimit kombëtar, faktor i “prishjes” së kufijve artificialë, faktor i unifikimit etj, ka qënë edhe flamuri dhe himni ynë i njëjtë. Për sa më sipër, e udhës do të ishte që të presim kohë më të qeta, kohë gjakftohta të cilat do të na ndihmojnë që të rishikojmë të gjithë së bashku, me qetësinë dhe maturinë e duhur gjërat të cilat mund të ishin bërë ndryshe, ku një ndër gjërat mbase do të ishte edhe himni.
Deri atëhere, himni i vërtetë i shqiptarëve apo “Avazi ynë kombëtar”, siç shprehet Konica do të jetë ai që do të njihet, do të këndohet dhe do të respektohet nga të gjithë shqiptarët, ashtu siç është shkruar në nenin 14, pika 4 të Kushtetutës: Himni Kombëtar është “Rreth flamurit të përbashkuar”.
Enciklopedia shqiptare 321 -vjeçare
- “Illyricum Sacrum” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.
Dokumentet e arkivit zbardhin materialin e çmuar historik qindravjeçar, me rreth 5500 faqe, që do të publikohet së shpejti
Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkëvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zvajevikut: “Dëshiroj të përmbushësh një vizitë pastorale në trojet e Arbnisë. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkëvitë, ipeshkvitë, dioqezat dhe famullitë.
Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnisë dhe të besimtarëve… dhe më në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshe?”
Duke i shkruar ipeshkëvit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjtë, kryeipeshkëvi i Tivarit, Vinçec Zmajevik, kalon qytet më qytet e katund më katund duke plotësuar me përkushtim të thellë urdhrin e shenjtë të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës: “… ju solla dheut rreth e rreth, gjithëmbarë e pashë vuajtje shumë o Atë i shenjtë. Qytetet e lulëzuara ishin vënë nën haraç, pashë kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashë pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kërdinë. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa.”
Në fund, ipeshkëvi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: “Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndërmerreshin hapa të menjëhershëm për t’i ardhur në ndihmë popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë!”
Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Mërçi të Lezhës më 14 e 15 janar, 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshët e Italisë në Shën Mitër Koronë. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të parëve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar.
Ashtu si në vitin 1702, dhjetë vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarrë një ekspeditë të gjerë nëpër dheun e të parëve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin “Illyricum Sacrum”, të cilit Daniele Farlati do t’i kushtonte gjithë jetën e tij.
Farlati, një ilirolog i hershëm
Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjisë. Ai është më i madhi, përfaqësuesi më dinjitoz që njohim deri më sot.
Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurrojë me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para se të vinin sllavët në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehtë. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t’i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehtë t’i deshifrosh. Mendoni se ç’punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të metë mozaikun e ilirëve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë
do të ishte e dyshimtë, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhë kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për ilirët dhe historinë e shqiptarëve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.
Në Shqipëri tri nga shtatë vëllimet e Daniele Farlatit
Sot për sot, në Shqipëri gjenden tri vëllime të Daniele Farlatit, një vëllim që ndodhet në AQSH, një vëllim në Bibliotekën Kombëtare, dhe një vëllim që gjendet në Shkodër. Vëllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden në Vatikan, në Venedik, në Kroaci, në Muzeun e Vjenës etj. Edhe në këto vende, kopjet e “Illyricum Sacrum” janë të rralla. Me një iniciativë të marrë nga shtëpia botuese “ARBI” në Prishtinë, ashtu siç u veprua me “Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia” të Shuflait, pritet të veprohet edhe me nëntë vëllimet e Farlatit e Coletit për “Illyricum Sacrum”. Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet, do të kontribuojë Ministria e Kulturës së Kroacisë dhe Ministria e Kulturës së Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës së Unionit Serbi – Mali i Zi
as që mendohet të kontribuojë. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë, pasi në këtë vepër flitet për Shkupin ilirik të banuar nga shqiptarët. Kontribut nuk mund të japë as Ministria e Kulturës së Greqisë, sepse në “Illyricum Sacrum”, flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptarët.
Ja nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”
Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilirëve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit.
Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes së tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tetë e të nëntë të “Illyricum Sacrum”. Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga “ARBI” L.t.d, Prishtinë, një ndihmesë të madhe ka dhënë Drejtoria e Përgjithsme e Arkivave të Shqipërisë. Sipas z. Sinani, DPA, ka krijuar të gjitha lehtësitë e komunikimit me të gjitha institucionet që ka marrëveshje dypalëshe e që zotërojnë të nëntë vëllimet origjinale të “Illyricum Sacrum”. Pikërisht këto kopje do të shërbejnë si matricë e pastër për botimin fototipik. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka ndihmuar gjithashtu në përpunimin e lëndës, duke shfrytëzuar në mënyrë të frytshme marrëveshjet dypalëshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë jashtë
Shqipërisë për kërkime në bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjës etj., etj. Tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë po nxit institucionet shqiptare për t’u bërë palë në botimin e kësaj vepre monumentale.
Projekti për financimin e botimit të “Illyricum Sacrum”
Të parët dhe të fundit që duhet të kontribuonin për botimin luksoz e voluminoz të “Illyricum Sacrum” është Ministria e Kulturës së Shqipërisë. “Deri tani, thotë drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, prof.dr.Shaban Sinani, AQSH-ja ka një praktikë të tërë me Ministrinë e Kulturës. E kemi vënë në dijeni për këtë projekt, si dhe punën e bërë deri tani. Ne si arkiv, kemi dhënë gjithë ndihmesën tonë për këtë vepër. Kemi vënë në dispozicion të shtëpisë botuese “ARBI” çdo informacion. Kemi shfrytëzuar gjithë bashkëpunëtorët tanë jashtë shtetit, si dhe lidhjet tona zyrtare me Arkivin e Vatikanit, të Venedikut, Firences e Kroacisë për botimin e plotë të “Illyricum Sacrum”. E gjithë kjo punë është shumë pozitive, por nuk është e plotë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qenë
bashkëbotues duhet kontribuar”. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejtë të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhë buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etikën dhe protokollin, do t’i dërgojë Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri më sot të nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”. Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nëntë vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianët, por edhe studiuesit, intelektualët, akademikët e të tjerë t’i kenë më në fund të nëntë vëllimet e Farlatit. Është një rast i mirë që edhe presidenti i Republikës, kryeministri, ministri i Kulturës
etj. të kenë disa kopje në institucionin e tyre, në mënyrë që protokolli, sipas rastit, të ketë ç’tu dhurojë të huajve. A do të financojë Ministria e Kulturës për këtë vepër?
Vështirë të thuash po, pasi në atë institucion ndoshta, ende nuk ia dinë vlerën. Kur mendon se kjo ministri ka financuar Miss-e, koncerte e parada mode, thua se patjetër do e financojë edhe këtë vepër. Mirëpo, deri tani askush nuk e ka pohuar një gjë të tillë. ndoshta në Prishtinë shumë shpejt “Illyricum Sacrum” do ta shohë dritën e botimit, e në Shqipëri, askush nuk do ta marrë vesh. Në Kroaci, për shembull, të gjitha kopjet e destinuara për këtë vend janë blerë nga një shtëpi botuese. Por kontributin dhe ndihmën që ka dhënë DPA, shtëpia botuese “ARBI” është e gatshme ta pranojë si bashkëbotuese, por ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me një buxhet qoftë edhe modest. Preventivi i një vepre të tillë monumentale është mjaft i rënduar. Kontributi i institucioneve shqiptare mund të bëhet, edhe duke porositur, psh., njëqind kopje për të
nëntë vëllimet. Ato mund të përdoren nga kryeministri, nga Ministria e Kulturës, nga Ministria e Jashtme, nga Akademia e Shkencave dhe nga Biblioteka Kombëtare. Nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me buxhet, atëherë shtëpia botuese në Prishtinë, nuk do të pranojë asnjë institucion si bashkëbotues, qoftë ky edhe Arkivi i Shtetit që, faktikisht, ka kontribuar për plotësimin e kësaj vepre.
“Ne, deklaron Shaban Sinani, do të kishim shumë dëshirë që emri i DPA-së, pra emri i një institucioni shqiptar të njihej si bashkëbotues. “Illyricum Sacrum” përfaqëson monumentin më të rëndësishëm të burimologjisë së historisë të vendit tonë, nga Antikiteti deri në Mesjetë. Një vepër e tillë konkurron çdo arkiv institucional.
Flet prof.dr. Shaban Sinani, drejtori i përgjithshëm i Arkivave
"Arkivi i Kosovës është prioritet i pandryshueshëm"
Në mënyrë solemne, në prani të përfaqësuesve të arkivit slloven, kroat, turk, maqedonas e boshnjak, u nënshkrua në Prishtinë marrëveshja midis arkivit shqiptar dhe Arkivit të Kosovës. Kjo është marrëveshja e dytë midis dy arkivave. AQSH-ja ka qenë i pranishëm në Kosovë menjëherë pas hyrjes së trupave të NATO-s në këtë vend. Arkivi i Shtetit Shqiptar ka qenë ndër institucionet e para që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.
Zoti Sinani, ç’përfaqëson marrëveshja e dytë krahasuar me ato të periudhave të mëparshme?
Shumë më tepër! Edhe më parë, ne kemi bashkëpunuar intensivisht me Arkivin e Kosovës. Për shembull, çdo ekspozitë dokumentare që është hapur në Tiranë, është hapur edhe në Prishtinë. Kurset e kualifikimit për arkivistët e rinj të Kosovës, kanë qenë, ose të përbashkët, ose specialistët tanë kanë shkuar në Prishtinë. Marrëveshja e re ka pretendime të mëdha. AQSH-ja ka marrë kështu, të gjitha përgjegjësitë për t’iu ndodhur pranë Arkivit të Kosovës. Kjo do të thotë se ndihma ndaj Arkivit të Kosovës do të mbetet prioriteti ynë. Dokumentet e arkivit shqiptar fillojnë që nga shekulli VI kurse dokumentet e Arkivit të Kosovës janë grabitur qysh në vitin 1989. Ato janë çuar të gjitha në Beograd. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me arkivat e Sllovenisë, Kroacisë e
Bosnjës. Ju s’keni si ta dini, por nga Arkivi i Kosovës janë grabitur edhe regjistrat e gjendjes civile, regjistrat demografikë, regjistrat e pronave etj., etj. Mendoni se ç’telash i madh i hapet shoqërisë dhe ekonomisë së atij vendi. Arkivat e ish-federatës jugosllave janë në proces gjyqësor për ndarjen e pasurisë arkivore. Arkivi i Kosovës nuk mund të hapë ende një proces gjyqësor për këtë qëllim, pasi nuk janë përcaktuar raportet midis Prishtinës dhe Beogradit. Për të gjitha këto arsye, si dhe për faktin që arkivistët e Prishtinës janë në hapat e para, ndihma ndaj këtij arkivi do të mbetet prioriteti ynë.
Ç’parashikon marrëveshja e re?
Marrëveshja e re përmban shkëmbim literature profesionale, shkëmbim informacioni për fonde me interes të përbashkët, shërbim me fotokopje falas, shkëmbim burimesh që sigurohen nga arkiva të treta, shkëmbim specialistësh, njësim terminologjie etj. Marrëveshja e re përmban gjithashtu projekte për të rritur praninë e publikut në të dy arkivat, ekspozita, botime dhe promovime. Kuptohet që të gjitha këto do të jenë në radhë të parë përgjegjësi të AQSH-së, pasi, tani për tani, dihen mundësitë modeste që ka Arkivi i Kosovës. Kjo nënkupton edhe angazhimin e AQSH-së në planin ndërkombëtar, në dobi të Arkivit të Kosovës.
PAVARËSIA E KOSOVËS SHPREHJE E VULLNETIT TË POPULLIT TË SAJ
Të nderuar pjesëmarrës dhe përfaqësues të diasporas tone
Dr. Namik M. Shehu,akademik
Sekretar Shkencor i Akademisë shqiotaro-Amerikane, New York
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave, e shqetsuar për ngjarjet e fundit, për statusin e Kosovës , e ndjen për detyrë të organizoi këtë tubim të veçant, që të diskutoi me përgjegëjsi , të ngrej zërin e bashkësisë së diasporës tonë me të drejëtn e kombit, të shkencës dhe të ligjit të së drejtës ; për të miratuar një rezolutë në mbështetje t ë“ Pavarësiës dhe sovranitetit të Kosovës” si shtet i lirë dhe garanci për paqe në Ballkan.
Shtypi botror, media elektronike , përfaqësues të qarqeve të ndryshme dhe analistë të veçant po shkruajnë, flasin ,njoftojnë dhe komentojnë lajme dhe opinione nga më të larmishme, të pakontrolluara , bile dhe absurde, duke krijuar situata të ndera, të vështira , të pakuptueshme, të kthyer deri në një legjendë apo mister, çështjen e statusit të Kosovës.
Zëra po dëgjohen edhe nga zëdhënsat dhe autoritetet e shumë vendeve .Nga B E . Olli Rehn, Karl Lamers, Johan Ruke Bernard Fisher , Morek, Stefan Lehne, etj. Janë shprehur, që statusi i Kosovës të shpallet brenda vitit 2006 dhe të jetë në favor të popullit të Kosovës. Sh.B. të Amerikës me zëdhensit e tyre në Prishtinë dhe në shtyp , Frank Isner, Fred , Tom Casen, Sean Mc. Cormach etj. të mbështetur edhe nga Anglia me Xhafre Hum, kanë deklaruar për një zgjidhje sa më të shpejtë të statusit të Kosovës, brenda 2006 , në interes të popullit të Kosovës dhe të popujve të Ballkanit.
Grupi ndërkombtar i kontaktit dhe përfaqsuesi i O.K.B. Z. Marti Ahtisari janë shprehur se nuk ka ndarje të Kosovës dhe shpallja e statusit të saj, do të bëhet brenda vitit 2006.
Qeveria Serbe me presidentin Tadic dhe kryeministrin Kostunica insistojnë në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, duke arritur deri në absurditet, në përfshirjen e saj në kushtetutn e re të serbisë . A thua se e kanë përnjëmend ?
Populli dhe përfaqësuesit e kosovës e kanë përnjëmend, ku shprehin një alternativë të vetme dhe të drejtë: njohjen e pavarësisë dhe sovranitetin e Kosovës pa asnjë kusht..
Përpjekje janë bërë nga grupi i kontaktit dhe përfaqsuesi i O.K.B.për ti dhenë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët shqiptare dhe serbe, çështjes së Kosovës. Janë organizuar dhe konsumuar negociata, biseda dhe takime pafund, dhe me dështime nga ana e përfaqsuesve serb edhe pse ka pas mendime se nuk duhej të bëheshin bisedime me kriminelët dhe pushtuesit serb.
Ja si shprehet analisti i njohur Tim Judash: Asgjë s’është e njohur. Ç’do gjë ka mbetur për t’u luajtur. E ardhmja ngelet në rrezik dhe si konflik i ngrirë.
Nga politikanët serb konstatojmë edhe mendime konstruktive. Politikani Cedonin Jovanovic ka thënë: Kosova tashmë është e pavarur qysh prej 7 vjetësh. Ai do të jetë shteti me i ri i Ballkanit. Kurse ish kryeministri i sërbis Zoran Zhivkovic është shprehur: Kosova do të arrijë të jetë e pavarur plotsishtë dhe kjo është e qartë prej vitesh. Ndërsa Kasenen përfaqsuesi i Filandes ka deklaruar: Grupi ndërkombetar i kontaktit dhe Z. Ahtisari janë në dilemë, ta shpallin statusin e Kosovës në 2006 apo ta shtyjnë. Kurse ministri i jashtëm Rus Lavrov ka theksuar: nuk ka asnë kuptim që të merret një vendim që nuk ka për tu zbatuar dhe se nuk duhet të ketë në zgjidhje të imponuar.. Me tej ai kërkon të tremb edhe me të drejtën e vetos. A thua se edhe ai e ka përnjëmend..Keto ai i thotë jo aq për të mbrojtur sërbinë se sa për të fituar përkrahje për interes të tij , për problemet e “Kosovave “që ai ka. Amerikanët i kanë kundërshtuar kategorikisht këto që ndrime më 15 / 11 / 2006.
Propozimet për zgjidhjen e statusit të kososvës po derdhen” si lum” deri në absurditet:
Kosova të drejtohet me” rrotacion”: 6 muaj qeveria e Kosovës, 6 muaj ajo e sërbisë dhe 6 muaj ndërkombtart. Vërtet e pataksur. Të pritet një zgjidhje mbas zgjedhjeve në sërbi se kjo qeveri e tanishme nuk ka kretibilitet për të bërë një zgjidhje të drejtë. Kjo duket krejtë e pakuptimtë. Kosova do të lirohet nga sërbija por jo nga ndrëkombëtarët ! po deri kur ? Zëdhenësi sllovak Z.Rupel ka thënë: Statusi i kosovës duhet të imponohet nëse nuk zgidhet me negociata, të cilat janë bërë shumë të vështira. Ndryshe , po nuk u zgjidh statusi do të shpërthej dhuna. Grupi ndërkombtar i kontaktit dhe B.E. shprehen se zgjidhja të jetë e negociueshme ,me kompromise, e bazuar në rezolutën e O.K.B. Nr. 1244 , për të patur një zgjidhje” të butë “dhe graduale dhe pavarësi të izoluar dhe pa ulje në O.K.B.! Një propozim zvarritjeje pa fund.
Ndërsa O.K.B. si gjithnjë “ tolerante “, ka ndërment të nxjerrë një rezolutë të re, ku nuk do të përdoret fjala shtet i pavarur i Kosovës!. Nuk do të ketë futje automatike në Asamblenë e Pergjithshme! sepse do të duhen votat e 2/3 të antarëve. Po kujt i duhet kjo ? Ajo do të rekomandoi që shtetet ta njohin kosovën si shtet në mënyrë indviduale! Po a është e mundurkjo ?. A kanë këto një arsyetim të vërtetë edhe pse po i thotë OKB ? Më tej thuhet se O.K.B. do të përdor te drejtën e vetos,! për të ngrirë vendimin ; për një kohë të pacaktuar etj.
Këto na bëjnë të mendojmë se çeshta e kosovës po kamuflohet dhe siç po duket po kthehet në ‘ Pazar”.Si dhe sa ta shesim .! Në fillim u tha ti jepet autonomija e vitit 1988. Pas shpërnguljes etnike,kur u bë e qartë se Kosova nuk mund të kthehej më në sërbi, filloi dilema. U aplikuan standartet, natyrisht për fitim kohe, sepse ata e dinin që nuk mund të zbatoheshin plotësisht. Me tej u aludua për t’a shpallur kuvendi i Kosovës pavarësinë e saj, por pa ministër të jashtmë, pa ulje në O.K.B.! dhe nën sovranitetin e B E- s.;që duken me të vërtetë pa vend dhe abstrakte. Tani po nxjerrin preteksin ndoshta të fundit ! , zgjedhjet e sërbisë. Po më pas si do të vazhdoj loja? Të shohim.!
Po a është e vërtetë se çeshtja e statusit të Kosovës është enigmë? Dhe në se po pse? Apo shtiret si e tillë për interesa të mbrapshta ,të fshehta, të kurdisura me mistere interesash ?
Tashmë ka ardhur koha që ti thuhet hapur publikut, se popujt janë zgjuar dhe po jetojnë epokën e demokracisë kudo.
Mos vall Europës nuk i ka mjaftuar koha një shekullore, të nxerrë konkluzione për të korrigjuar gabimet e Konferencës së Londrës 1913, kur shqipëria u bë komb dhe nuk u “la të nuësroj “,por e coptuan si bisha të egra. Po sot që” mbreteron “ demokracia ,aq shumë e propoganduar nga europianët , pse po zvaritet problemi? Ku është organizata e të drejtave të njeriut që me korrektesi e ngreh zërin për të mbrojtur individin dhe lihet pa mbrojtur dhe mbështetur një shtet i tërë. Pse po diskutohet kaq gjatë dhe po bëhet tërkuz një e drejtë e legjetimuar historikisht dhe etnikisht për një popull 2 milion; kur u njihet e drejta si një shtet një krahine me një popullatë prej 2- 5 qindmijë në Europë( Lihtenshteinit, San Marinos, Luksenburgut ) dhe të një teritori të vogël në botë, në Indonezi. Pse të bëhet diskutim i stërgjatur me Dardanin mijëravjeçare, kur sërbia nuk ekzistonte fare. Pse bëhet moll sherri Kosova sot, me gjuhë, tradita dhe zakone të ndryshme nga sërbët?
Epoka e demokracisë ju dha të drejta popujve të fitojnë pavarësinë e tyre. U nda Çekija nga Sllovakija. Sllovenija. Kroacija, Mali i Zi, Maqedonija dhe Bosnja;fituan pavarësinë nga Sërbija me popull Sllav dhe me zakone të përafërta. Ndërsa paradoks po ndodh vetëm me Kosovën, që s’ka asgjë të prbashkët me Sërbinë. Çudi moj Europë.
Po O.K.B. si forumi më i lartë në botë,pse po e zgjat heshtjen e saj për të zgjidhur një çeshtje shumë të drejtë të Kosovës. Nuk i ka mjaftuar asaj 7-8 vjetë për të çdukur vuajtjet e një populli martir. çfar pret , që të ndizen gjakrat, të krijohet turbullirë në rajon ! , të shtohen torturat e popullit trim Kosovar? Vërtet O.K.B. nuk është e aftë , apo nuk ka mundsi ta zgjith statusin e Kosovs? Pyetje vërtet pa kuptim. Po këtu qndron edhe enigma !.O.K.B. ka shmbull e përvoi të hidhur kur zgjidhjet dipllomatike janë të padrejta, apo gjysmake, të vonuara apo të zgjatura, që arrijnë të shkaktojnë blokim, rreziqe, kriza dhe pasoja të rënda siç po ndodh në lindjen e mesme.Paralelizma me çshtjen e Kosovës nuk hiqen, mbasi për këtë ka mjaft arsye dhe fakte që janë në favor të çeshtjes së Kosovës.
Mbas kaq kohëzgjatjeje po ndodh edhe çudija !.
Pas deklaratave të përmendura më sipër , po vërshojnë të tjera pohime mjaft tronditse dhe të befasueshme si nga zyra e O.K.B. dhe nga përfaqësues autoritarë; që duken të pabesueshme , sepse shkojnë në kundërshtim me theniet e tyre të mëparshme.
Z. Kofi Annan deklaroi me një far pasiguri se shpallja e statust të Kosovës mund të shtyhet për vitin tjetër. Me pas një deklaratë e tillë erdhi nga Z. Marti Ahtisari në Vjenë, kur ai tha: shpallja e statusit të kosovës do të bëhet mbas zgjedhjeve të Sërbisë! Më tej ky pohim u pasua edhe nga grupi ndërkombtar i kontaktit. Tani vërtetë po duket se po luhet loje.
Thuhet se i madhi ka gjithnjë të drejtë ! Por jo në këtë rast. Reagimet qenë të gjithaneshme dhe nga të gjitha krahët. U gezua sërbia. Boris Tadic e ka quatur si vendim me vend,deklaratën e Ahtisarit. Kurse Kostunica si gjithnjë diplomat hileqar, është shprehur se ky vendim është dështim i Ahtisarit dhe ka kërkuar .që të hapen negociata të reja.
Populli i Kosovës u hidhërua. me të drejtë Ky ishte një lajm i hidhur ,dëshpërues , dekurajues jo korrekt dhe aspakt i drejtë. Ata theksojnë : Nuk duam pavarësi të izoluar, por pavarësi dhe sovranitet të intergruar. Me tej u shprehën se ne kemi besim tek Ahtisari dhe grupi ndërkombtar i kontaktit. dhe si gjithnjë mbetemi me shpresë dhe me besim të madh , tek mbrojtesi i yne i përhershëm, tek Sh.B.të Amerikës. Ne do të jemi të bashkuar, do të sigurojmë qetësinë në popull dhe do të plotsomë detytat tona edhe më mirë.
Koha e pavarësisë dhe e sovranitetit të Kosovës po afron, por kjo nuk mjafton. Po ç’ka më pas statusit a e dini porositi Z. Isner, përfaqsuesi i presidentit G. Bush Këtë bëjeni të ditur dhe të mendoni se çfar ka më pas..
Nuk ka më kohë për të humbur. As Kosova, as B E. as Sh.B. Amerikes.S’ka rëndësi kohëzgjatja kalendarike .Ne kemi pritur100 vjet.Rëndësi ka përmbajtja dhe realizimi i saj . Mesazhi i ardhshm duhet të jetë tashmë më se i qartë nga O.K.B.,nga grupi i kontaktit dhe nga Z.Ahtisari, i cili është shprehur se nuk do ë ketë më negociata të tjera. Zgjatje të mëtejshme mbas janarit 2007 nuk ka, e beri të ditur deklarata e Sh.B.A. me 14 / 11/ 2006. Popullit të Kosovës i duhet ti bëhet e qartë e ardhmja e tij.
Komandanti i NATOs Shejms Xhons shkoi në Kosovë dhe i solli atyre mesazhin e shpresës dhe i porositi të ruajnë qetësinë dhe sigurinë. Ndërsa presidenti Fatmir Sejdiu e ka dekoruar me medaljen e art. Kurse Gjenerali gjerman Claus Hard theksoi: është humbur shumë kohë , për të fituar mjaft kohë nga B E. dhe Sh.B.A. Nga partia e ardhmërisë së Koësovës , ka mendim që në kohë të përshtatshme , kuvendi i Kosovës të shpall pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ndërsa ndrëkombtarët porosisin, që të mos bëhet shpallja e pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës se do të rrezikohet statusi i vet .Kuvendi i Kosovës po prgatitet të hartoi statutin e saj brenda muait mars të vitit 2007. Është menduar gjithashtu edhe për simbolet e Kosovës, duke sugjeruar që të ketë një flamur kombtar dhe një shtetror.
Kryeadministratori i kosovës Joachim Rucker , mbas shtyrjes së afatit të shpalljes së statusit, është shprehur se pritja për shpalljen e vendimit nga M. Ahtisari t i vlejë UNMIK-ut dhe institucioneve të saj, të ruaj ,të siguroj qëtësinë dhe të shtyjë më përpara përgatitjet e standarteve.
Ambasadori Amerikan Morton Abramovic , në takimin në Nju-Jork me diasporën shqiptaro- amerikane u shpreh : jamë shumë i befasuar nga komuniteti ndërkombëtar, për tolerancën që po i bënë Kostunicës. Kurse për propozimin e Ahtisarit mendon se nuk do të jetë një zgjidhje më e mirë, por politikisht e pranueshme. Kurse zëdhëndësi i Sh.B. A.,Z. Frak Isner, po në Nju-Jork , në takimin me diasporn shqiptaro –amerikane është shprehur se ai e shikon shtyrjen as ndrprerje, as ndalim as edhe humbje kohe. Ndërsa Ju shqiptart duhet të ruani qetsinë dhe sigurinë.
Së fundi. Le të mbshtetemi tek një shprehje e popullit tonë që thotë “ Shumë mami e nxjerin çyryk fëminë”. Këtë fjali të urtë dua t’i a kujtoj të gjithëve dhe dëshëroj që t’a parafrazoj .. Le ti lëmë mënjanë të jashtmit dhe ti lihet popullit të vet; Kosovës që t’a përcaktoi fatin e tij, mbasi atij edhe i takon . Të vendoset të bëhet shpallja e pavarësisë me referendum si në Malin e Zi; për të përcaktuar statusin dhe vetvendosjen e vet, Kosova.. Në këtë mënyrë askujt nuk i ngelet hatëri dhe përgjegjësija. Kjo është edhe zgjidhja demokratike më e pëlqyeshme dhe më e drejtë, që do të pranohet nga të gjithë.
Ju faleminderit.
V.O. Fjala përshëndetëse e mbajtur nga Dr. Namik M. Shehu, në tubimin e veçant që organizoi Akademia shqiptaro-Amerikane e Shkencave me 18/11/2006 , në Institutin BRAMSON ORT COLLEGE. BROOKLYN , në NJU-JORK kushtuar Pavarësisë dhe Sovranitetit të Kosovës.
Postuar nga AGJENCIONI FLOART-PRESS në 5:31 e pasdites
Enciklopedia shqiptare 300-vjeçare
- “Illyricum Sacrum” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.
Dokumentet e arkivit zbardhin materialin e çmuar historik qindravjeçar, me rreth 5500 faqe, që do të publikohet së shpejti
Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkëvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zvajevikut: “Dëshiroj të përmbushësh një vizitë pastorale në trojet e Arbnisë. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkëvitë, ipeshkvitë, dioqezat dhe famullitë.
Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnisë dhe të besimtarëve… dhe më në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshe?”
Duke i shkruar ipeshkëvit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjtë, kryeipeshkëvi i Tivarit, Vinçec Zmajevik, kalon qytet më qytet e katund më katund duke plotësuar me përkushtim të thellë urdhrin e shenjtë të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës: “… ju solla dheut rreth e rreth, gjithëmbarë e pashë vuajtje shumë o Atë i shenjtë. Qytetet e lulëzuara ishin vënë nën haraç, pashë kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashë pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kërdinë. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa.”
Në fund, ipeshkëvi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: “Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndërmerreshin hapa të menjëhershëm për t’i ardhur në ndihmë popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë!”
Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Mërçi të Lezhës më 14 e 15 janar, 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshët e Italisë në Shën Mitër Koronë. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të parëve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar.
Ashtu si në vitin 1702, dhjetë vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarrë një ekspeditë të gjerë nëpër dheun e të parëve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin “Illyricum Sacrum”, të cilit Daniele Farlati do t’i kushtonte gjithë jetën e tij.
Farlati, një ilirolog i hershëm
Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjisë. Ai është më i madhi, përfaqësuesi më dinjitoz që njohim deri më sot.
Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurrojë me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para se të vinin sllavët në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehtë. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t’i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehtë t’i deshifrosh. Mendoni se ç’punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të metë mozaikun e ilirëve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë
do të ishte e dyshimtë, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhë kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për ilirët dhe historinë e shqiptarëve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.
Në Shqipëri tri nga shtatë vëllimet e Daniele Farlatit
Sot për sot, në Shqipëri gjenden tri vëllime të Daniele Farlatit, një vëllim që ndodhet në AQSH, një vëllim në Bibliotekën Kombëtare, dhe një vëllim që gjendet në Shkodër. Vëllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden në Vatikan, në Venedik, në Kroaci, në Muzeun e Vjenës etj. Edhe në këto vende, kopjet e “Illyricum Sacrum” janë të rralla. Me një iniciativë të marrë nga shtëpia botuese “ARBI” në Prishtinë, ashtu siç u veprua me “Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia” të Shuflait, pritet të veprohet edhe me nëntë vëllimet e Farlatit e Coletit për “Illyricum Sacrum”. Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet, do të kontribuojë Ministria e Kulturës së Kroacisë dhe Ministria e Kulturës së Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës së Unionit Serbi – Mali i Zi
as që mendohet të kontribuojë. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë, pasi në këtë vepër flitet për Shkupin ilirik të banuar nga shqiptarët. Kontribut nuk mund të japë as Ministria e Kulturës së Greqisë, sepse në “Illyricum Sacrum”, flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptarët.
Ja nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”
Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilirëve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit.
Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes së tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tetë e të nëntë të “Illyricum Sacrum”. Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga “ARBI” L.t.d, Prishtinë, një ndihmesë të madhe ka dhënë Drejtoria e Përgjithsme e Arkivave të Shqipërisë. Sipas z. Sinani, DPA, ka krijuar të gjitha lehtësitë e komunikimit me të gjitha institucionet që ka marrëveshje dypalëshe e që zotërojnë të nëntë vëllimet origjinale të “Illyricum Sacrum”. Pikërisht këto kopje do të shërbejnë si matricë e pastër për botimin fototipik. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka ndihmuar gjithashtu në përpunimin e lëndës, duke shfrytëzuar në mënyrë të frytshme marrëveshjet dypalëshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë jashtë
Shqipërisë për kërkime në bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjës etj., etj. Tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë po nxit institucionet shqiptare për t’u bërë palë në botimin e kësaj vepre monumentale.
Projekti për financimin e botimit të “Illyricum Sacrum”
Të parët dhe të fundit që duhet të kontribuonin për botimin luksoz e voluminoz të “Illyricum Sacrum” është Ministria e Kulturës së Shqipërisë. “Deri tani, thotë drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, prof.dr.Shaban Sinani, AQSH-ja ka një praktikë të tërë me Ministrinë e Kulturës. E kemi vënë në dijeni për këtë projekt, si dhe punën e bërë deri tani. Ne si arkiv, kemi dhënë gjithë ndihmesën tonë për këtë vepër. Kemi vënë në dispozicion të shtëpisë botuese “ARBI” çdo informacion. Kemi shfrytëzuar gjithë bashkëpunëtorët tanë jashtë shtetit, si dhe lidhjet tona zyrtare me Arkivin e Vatikanit, të Venedikut, Firences e Kroacisë për botimin e plotë të “Illyricum Sacrum”. E gjithë kjo punë është shumë pozitive, por nuk është e plotë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qenë
bashkëbotues duhet kontribuar”. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejtë të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhë buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etikën dhe protokollin, do t’i dërgojë Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri më sot të nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”. Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nëntë vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianët, por edhe studiuesit, intelektualët, akademikët e të tjerë t’i kenë më në fund të nëntë vëllimet e Farlatit. Është një rast i mirë që edhe presidenti i Republikës, kryeministri, ministri i Kulturës
etj. të kenë disa kopje në institucionin e tyre, në mënyrë që protokolli, sipas rastit, të ketë ç’tu dhurojë të huajve. A do të financojë Ministria e Kulturës për këtë vepër?
Vështirë të thuash po, pasi në atë institucion ndoshta, ende nuk ia dinë vlerën. Kur mendon se kjo ministri ka financuar Miss-e, koncerte e parada mode, thua se patjetër do e financojë edhe këtë vepër. Mirëpo, deri tani askush nuk e ka pohuar një gjë të tillë. ndoshta në Prishtinë shumë shpejt “Illyricum Sacrum” do ta shohë dritën e botimit, e në Shqipëri, askush nuk do ta marrë vesh. Në Kroaci, për shembull, të gjitha kopjet e destinuara për këtë vend janë blerë nga një shtëpi botuese. Por kontributin dhe ndihmën që ka dhënë DPA, shtëpia botuese “ARBI” është e gatshme ta pranojë si bashkëbotuese, por ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me një buxhet qoftë edhe modest. Preventivi i një vepre të tillë monumentale është mjaft i rënduar. Kontributi i institucioneve shqiptare mund të bëhet, edhe duke porositur, psh., njëqind kopje për të
nëntë vëllimet. Ato mund të përdoren nga kryeministri, nga Ministria e Kulturës, nga Ministria e Jashtme, nga Akademia e Shkencave dhe nga Biblioteka Kombëtare. Nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me buxhet, atëherë shtëpia botuese në Prishtinë, nuk do të pranojë asnjë institucion si bashkëbotues, qoftë ky edhe Arkivi i Shtetit që, faktikisht, ka kontribuar për plotësimin e kësaj vepre.
“Ne, deklaron Shaban Sinani, do të kishim shumë dëshirë që emri i DPA-së, pra emri i një institucioni shqiptar të njihej si bashkëbotues. “Illyricum Sacrum” përfaqëson monumentin më të rëndësishëm të burimologjisë së historisë të vendit tonë, nga Antikiteti deri në Mesjetë. Një vepër e tillë konkurron çdo arkiv institucional.
Flet prof.dr. Shaban Sinani, drejtori i përgjithshëm i Arkivave
"Arkivi i Kosovës është prioritet i pandryshueshëm"
Në mënyrë solemne, në prani të përfaqësuesve të arkivit slloven, kroat, turk, maqedonas e boshnjak, u nënshkrua në Prishtinë marrëveshja midis arkivit shqiptar dhe Arkivit të Kosovës. Kjo është marrëveshja e dytë midis dy arkivave. AQSH-ja ka qenë i pranishëm në Kosovë menjëherë pas hyrjes së trupave të NATO-s në këtë vend. Arkivi i Shtetit Shqiptar ka qenë ndër institucionet e para që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.
Zoti Sinani, ç’përfaqëson marrëveshja e dytë krahasuar me ato të periudhave të mëparshme?
Shumë më tepër! Edhe më parë, ne kemi bashkëpunuar intensivisht me Arkivin e Kosovës. Për shembull, çdo ekspozitë dokumentare që është hapur në Tiranë, është hapur edhe në Prishtinë. Kurset e kualifikimit për arkivistët e rinj të Kosovës, kanë qenë, ose të përbashkët, ose specialistët tanë kanë shkuar në Prishtinë. Marrëveshja e re ka pretendime të mëdha. AQSH-ja ka marrë kështu, të gjitha përgjegjësitë për t’iu ndodhur pranë Arkivit të Kosovës. Kjo do të thotë se ndihma ndaj Arkivit të Kosovës do të mbetet prioriteti ynë. Dokumentet e arkivit shqiptar fillojnë që nga shekulli VI kurse dokumentet e Arkivit të Kosovës janë grabitur qysh në vitin 1989. Ato janë çuar të gjitha në Beograd. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me arkivat e Sllovenisë, Kroacisë e
Bosnjës. Ju s’keni si ta dini, por nga Arkivi i Kosovës janë grabitur edhe regjistrat e gjendjes civile, regjistrat demografikë, regjistrat e pronave etj., etj. Mendoni se ç’telash i madh i hapet shoqërisë dhe ekonomisë së atij vendi. Arkivat e ish-federatës jugosllave janë në proces gjyqësor për ndarjen e pasurisë arkivore. Arkivi i Kosovës nuk mund të hapë ende një proces gjyqësor për këtë qëllim, pasi nuk janë përcaktuar raportet midis Prishtinës dhe Beogradit. Për të gjitha këto arsye, si dhe për faktin që arkivistët e Prishtinës janë në hapat e para, ndihma ndaj këtij arkivi do të mbetet prioriteti ynë.
Ç’parashikon marrëveshja e re?
Marrëveshja e re përmban shkëmbim literature profesionale, shkëmbim informacioni për fonde me interes të përbashkët, shërbim me fotokopje falas, shkëmbim burimesh që sigurohen nga arkiva të treta, shkëmbim specialistësh, njësim terminologjie etj. Marrëveshja e re përmban gjithashtu projekte për të rritur praninë e publikut në të dy arkivat, ekspozita, botime dhe promovime. Kuptohet që të gjitha këto do të jenë në radhë të parë përgjegjësi të AQSH-së, pasi, tani për tani, dihen mundësitë modeste që ka Arkivi i Kosovës. Kjo nënkupton edhe angazhimin e AQSH-së në planin ndërkombëtar, në dobi të Arkivit të Kosovës.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...