Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/21

Akademik prof.dr.Ibrahim Rugova Kultivues i Modernitetit

  

 

flori-1

Nga     Akad. Flori Bruqi,PHD

 

Shkrimet e para në letërsi Akademik Prof.dr. Ibrahim Rugova i filloi me poezi, ashtu siç veprojnë të thuash të gjithë shkrimtarët, kur fillojnë të merren me letërsi. 

Ai botoi nja njëzetë poezi , të cilat ishin në nivelin e poezive që botoheshin në atë kohë. Por shumë shpejt e braktisi këtë gjini për t’iu kushtuar studimit të letërsisë, veçmas kritikës letrare. Madje qysh në përmbledhjen e tij te parë të shkrimeve në këtë lëmi, në atë “Prekje lirike’’ 1971, dëshmoi për një prirje drejt letërsisë se avancuar perëndimore duke e iu shmangur asaj të realizmit socialist, që kishte përfshi një pjesë të letërsisë së kampit të ashtuquajtur socialist, trevë kjo së cilës i takonte edhe Shqipëria por edhe Kosova si pjesë përbërëse e Jugosllavisë së atëhershme.

Të shtojmë se punimet e këtij libri se pari u botuan në të përkohshmen ‘’Fjala’’ me mbititull “Zenite letrare’’, ku shihej orientimi i tij që të merrej me kulmet e letërsisë, kryesisht asaj botërore. Në këtë kontekst duhet shikuar edhe përpjekjet e këtij krijuesi që të lirohet nga dogmat e realizmit socialist,që e kishin kapluar letërsinë që krijohej në atë kohë, veçmas atë që krijohej në Shqipëri e që në njëfarë mënyrë ndikonte edhe në krijimtarinë letrare që krijohej në trojet e ish Jugosllavisë, ku jetonin dhe vepronin shqiptarët. Është thënë dhe shkruar se Ibrahim Rugova ishte ndër të parët që e kundërshtoi këtë drejtim letrar me shkrimet e tij të botuara në shtypin e kohës. Në të vërtetë që në shkrimet e botuara në librin e tij paralajmëronte orientimin e tij që synonte nga kulmet e letërsisë botërore, të asaj pjesë më progresive të kësaj letërsie. Këtë orientim të tij ai do ta përsosë pas qëndrimit disa muajsh në Paris të Francës. Madje mund të thuhet lirisht se krijimtaria e tij lidhet me modernitetin në kulturën shqiptare, me modernitetin e kritikës letrare dhe shkencore, jo vetëm të asaj që krijohej në trojet e ish Jugosllavisë, ku jetonin shqiptarët, por në të gjitha rasone botërore, ku flitet e shkruhet shqipja. Në këtë mënyrë veprat e tij bëhen fanar që ndriçojnë aspekte të ndryshme të letërsisë, shikuar nga aspekte që deri më atëherë nuk ishin kultivuar në letrat shqipe.

 

 

ibrahim rugova

Akademik Dr. Ibrahim Rugova

 

Në ndërkohë Akademik prof.dr.Ibrahim Rugova botoi edhe veprat tjera

 ‘’Kah teoria’’ – 1971, 

’’Strategjia e kuptimit’’- 1980, 

’’Vepra e Bogdanit 1675-1685’’ – 1982,

 ’’Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’- 1983,

 ’’Refuzimi estetik’’ – 1987

si dhe është koautor i dy veprave të tjera:

 “Kritika letrare’’(bashkë me Sabri Hamitin) – 1979,

 si dhe 

“Bibliografia e kritikës letrare shqiptare, ‘44-‘74” (bashkë me Prof.dr.Isak Shemën) – 1976.

 Shtëpia botuese ‘’Faik Konica’’ e Prishtinës e botoi kompletin e veprave të tij për të dëshmuar kështu vlerat e pakontestueshme me të cilat disponon kjo krijimtari e që nuk e kanë humbur aktualitetin as sot e kësaj dite. 

Në të gjitha këto vepra hetohet mprehtësia e tij për t’i kapë gjerat, për të shqyrtuar me mjeshtri dhe aftësi të rrallë çështje që i shtron në këto punime. 

Në të gjitha këto vepra duket qartë prirja e tij për të ndriçuar sa më mirë çështjet për të cilat shkruan, duke i qëndruar besnik orientimit të tij primar, që veprën ta analizojë nga aspekte e artit dhe të rolit të saj në zhvillimin e dijes. 

Akademik prof.dr. Ibrahim Rugova ka bërë zgjedhjen dhe përgatitjen për shtyp të vjershave të zgjedhura të poetëve bashkëkohorë, si Din Mehmeti, Ali Podrimja, Beqir Musliu etj, të cilat i shoqëronte me parathënie, që në realitet janë analiza të thukta të vlerave të këtyre veprave.

Dy janë veprat më të çmuara të këtij krijuesi, e që me duket se janë kryeveprat e Akademikut tonë të mirënjohur Prof.Dr.

Ibrahim Rugovës dhe ato “Vepra e Bogdanit 1675-1685’’ dhe “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’. 

Derisa në të parën ai do merret me studimin e gjithanshëm të veprës së këtij humanisti dhe shkrimtari, në të dytën Rugova do të merret me rrugët e zhvillimit të kritikës letrare në letërsinë shqipe. 

Sipas tij mendimi kritik për veprat e artit të fjalës së shkruar në letrar shqipe është shumë i hershëm, madje ai zë fill me paraqitjen e shkrimeve të para të shkrimtarëve shqiptarë. Kështu, për shembull, ai ka shkruar edhe këta rreshta: ’’Po ashtu në vijën e humanizmit kemi edhe poetin dhe filozofin Mikel Maruli (1453-1500), i cili shkruante poezi në frymën e elegjive të Katulit dhe bënte interpretimin poetik të botës sipas Lukrecit. 

Më 1497 botonte dy vepra të njohura «Epigrame» dhe «Himnet e natyrës», si dhe la në dorëshkrim veprën «Mbi edukimin princëror». 


Duke vepruar kështu ai dëshmonte për përkushtimin e tij që të gjurmojë dhe të gjejë elemente të mendimit kritik për vepra letrare, edhe në vende të tjera e ndër popuj të tjerë, që ishin të botuara më herët.

Në vazhdim të këtij studimi Ibrahim Rugova do të përqëndrohet në vlerësimet që janë dhënë për letërsinë dhe për veprat letrare në kohë dhe në hapësira të ndryshme. 

Një vend të rëndësishëm në veprën e tij zë mendimi kritik i shkrimtarëve të Rilindjes kombëtare dhe kontributi i çmuar i shkrimtarëve të kësaj periode, të cilët kishin botuar vepra të shumta në poezi, prozë apo edhe gjini të tjera të krijimtarisë artistike, por që kishin dhëne edhe vlerësime për veprat e botuara, në mesin e të cilëve ai do të përmendë Jeronim De Radën, mandej Faik Konicën, të cilin e radhiste në mesin e kritikëve më të çmuar të mendimit estetik në letrat shqipe, i cili që në shkrimin e tij në “Kohëtoren e letrave shqipe’’ dëshmonte për një vetëdije të lartë për nevojën e kritikës letrare shqipe, si pjesë e letërsisë, të cilën edhe e ndihmon në zhvillimin e saj .

Mund të themi lirisht se Faik Konica çmohet si njëri ndër kritikët më të mprehte dhe një ndër ata që i ndihmoi zhvillimit të mendimit kritik në letërsinë shqipe.

Në këtë vazhdë duhet përmendur edhe shumë bashkëkohanikë të Konicës, në mesin e të cilëve po përmendim Fan S. Nolin, i cili veprat e përkthyera nga gjuhët e ndryshme në shqip i shoqëroi me introduksione, andaj edhe kritikat e tij ai i quan kritika introduktore. 


Pa dyshim se këto interpretime të Nolit janë një thesar i çmuar në zhvillimi dhe rritjen mendimit kritik e estetik në letrat shqipe.

Si do që të jetë konsolidimi i kritikës letrare shqiptare fillon më mjaft vonesë. Ai nis të zhvillohet dhe të kultivohet pas fillimit të botimit të shumë revistave letrare në gjuhën shqipe, qoftë në Shqipëri apo edhe në diasporë.

 Në këto gazeta e revista fillojnë të botojmë shkrimet e tyre shumë penda që më vonë do të bëhen të njohura , duke i ndihmuar kështu kultivimit të kritikës letrare si pjesë përbërëse e letërsisë. 

Kjo ndodh në vitet ’20 dhe të ’30 të shekullit të kaluar kur edhe fillojnë të botohen revistat “Djalëria’’, ’’Shqipëria e re’’, ’’Minerva’’, Illyria’’, ’’Hylli i Dritës’’ etj. 

Në faqet e tyre do të gjejmë shkrimet e Akademik prof.dr.Eqrem Çabejt, Justin Rrotës, Mitrush Kutelit, Krist Malokit, por edhe ato të Akademik prof.dr.Dhimitër Shuteriqit, Atë Gjergj Fishtës e shumë e shumë emrave të njohur të letërsisë shqiptare.


 Një pjesë të mirë e studimeve të Akademik prof.dr.Ibrahim Rugovës i kushtohet kritikës bashkëkohore, veç asaj që u krijua në Shqipëri e veç asaj që u krijua në Kosovë, gjegjësisht në ish Jugosllavi.

 Autori i veprës në shqyrtim ka sjellë analiza të hollësishme për orientimet dhe vlerat e kritikëve bashkëkohor, qofshin ata që punimet e veta i botuan në shtypin e Shqipërisë apo edhe të Kosovës, bashkë me orientimet e tyre në këtë lëmi të krijimtarisë.

Vepra e veta Ibrahim Rugova i ka përcjellë me metodologji hulumtuese  shkencore, duke cituar fusnotat për burimet e shfrytëzuara të referencave , ashtu siç ka vepruar edhe me numërimin e literaturës së shfrytëzuar, treguesin historik të termave, treguesin e emrave e të ngjajshme me këto.

 Në dy veprat tjera, në njërën ai e ka botuar edhe listën e përmbledhjeve të poezive bashkë me vlerësimin e shkurtër për secilën veç e veç, kurse në tjetrën, në atë të fundit “Refuzimi estetik’’ i ka numëruar romanet e botuara nga viti 1949 deri në vitin 1986, pra vetëm një vit para botimit të veprës në fjalë. 

Të gjitha këto e bëjnë veprën e tij me vlera të larta jo vetëm estetike,etike  por edhe  më taban shkencorë.

Mesjeta shqiptare dhe mesjeta evropiane

Studimi i  Akademik Prof.dr.Ibrahim Rugovës, “Vepra e Bogdanit”, e studjuar në mënyrë integrale vepra e njërit ndër krijuesit më të mëdhenj të mesjetës shqiptare, Pjetër Bogdani, bënë pjesë në ato arritje kulturore përgjithësisht, e shkencore veçanërisht, që pos të tjerash, ngjallin respekt edhe për objektin e studimit.


 Njeriut të kohës sonë, të kësaj ngutie e hutie sikur nuk i mbetet kohë të merret edhe me trashëgiminë kulturore, shkencore, filozofike dhe letrare të stërgjyshërve. 

Kjo mund të jetë edhe pasojë e mentalitetit tonë se gjoja çdo gjë fillon me ne ose së paku ka arritur zhvillimin e lakmushëm me ne. 

Andaj, vështruar nga ky kënd, studimi i  Akademik Prof.dr.Ibrahim Rugovës hap dritare të reja të dijes, duke shpaluar në këtë mënyrë errësirën shekullore, sidomos të Mesjetës, ku edhe si faktografi, ende nuk dihet për gjithë thesarin e trashëgimisë sonë shpirtërore. 

Më tutje, “Vepra e Bogdanit” heq, pos të tjerash, edhe napën e mosnjohjës së trashëgimisë, e që është burim dialektitk i njohjës së drejtë edhe të së tashmes, që bën të mundur të gjenden rrugë për perspektivat e ardhmërisë.

Studimi i Ibrahim Rugovës insiston me ngulm në këtë çështje.

Çështjet që ka bërë përpjekje t’i ngrisë në nivel interesimi e interpretimi, t’i analizojë e t’i zgjidhë janë çështje të mëdha, që dalin para studiuesit, e në të njëjtën kohë janë edhe pjesë e trashëgimisë sonë shpirtërore, por edhe të mira shpirtërore, në fondin e arritjeve kulturore europiane. Duke u marrë me veprën e Pjetër Bogdanit, autori i studimit ka hetuar vlerat madhore të saj në fusha të ndryshme të dijes, në plane të ndryshme të dijes dhe në plane të ndryshme të arritjeve të mendjes njerëzore.

Vepra e Bogdanit “Cuneus Prophetarum”, e botuar për herë të parë në vitin 1685, në Padovë, në shtypshkronjën e " Kardinal Barbarigos", është dëshmia më e mirë e zhvillimit të artit, të shkencës e të filozofisë mesjetare shqiptare. 

Duke e vështruar këtë çështje, autori   ka hetuar pararendësit shqiptarë dhe pararendësit europianë, për të krijuar hallkat e kontinuitetit të këtij zhvillimi. 

Në planin europian ky zhvillim është moshatar i mendjeve të ngritura të Dekartit, Mellbranshit, Spinozës, Paskalit. 

Në planin e zhvillimit nacional, është pjellë e arritjeve dhe e përpjekjeve të  Marin Barletit, Buzukut, Pjetër Budit e Frang  Bardhit.

Në studimin “Vepra e Bogdanit” është ndjekur një metodologji e ngultë shkencore, që e ka kushtëzuar edhe objekti i studimit.

 Të dhënat e shumta historiografike, që i ofrohen lexuesit të sotëm, mund të duket se e rëndojnë studimin, por kjo është e domosdoshme për veprat e lartësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet ai kontinuitet i mundshëm ndërmjet nivelit që i ofron objektit, i cili shqyrtohet në nivelin e arritjeve të mendimit shkencor në kohën e sotme.

Studimi “Vepra e Bogdanit”, hiq “shtojcat”, ndahet në dy pjesë. 

Në pjesën e parë autori është marrë me gjenezën e veprës, kurse në pjesën e dytë me analitikën e veprës së Pjetër Bogdanit.

 Këto ndarje kryesore i shqërojnë pastaj nëndarjet e shumta të mëpastajme, që theksojnë çështje të shumta të planeve të veprës. Në pjesën e parë janë trajtuar çështje që janë kushtëzuar nga rruga e mundimshme e deri te krijimi i veprës së parë origjinale kombëtare “Cuneus Prophetarum”. 

Autorit të studimi i është dashur të merret edhe me çështjet e përkufizimit të letërsisë së vjetër shqipe, do të thotë me probleme të sistematizimit të letërsisë. 

Më tutje, me klasifikimin e zhanreve dhe të formave që janë zhvilluar brenda letërsisë së vjetër, edhe me biografinë e autorit, vepra e të cilit është bërë objekt studimi.

 Për të hetuar kohën e tij, rrethanat shoqërore dhe kulturore të asaj kohe, është marrë edhe me anë të tjera jashtë natyrës së veprës, për të kompletuar kësisoji jo vetëm kërshërinë shkencore, por edhe kërkesën e opinionit kulturor të kohës sonë.

 Sepse, siç ka thënë Shekspiri, e që e ka cituar edhe autori, “t’i kthehemi të vjetrës (antikës) se do të jetë një progres”.

Më poshtë autori ka dhënë të gjashtë botimet që ka pasur vepra e Bogdanit duke filluar nga viti 1685 e deri më 1977.

Deri sot dihet se me veprën e Bogdanit nuk janë marrë shumë njerëz, mendojmë në mënyrë studimore, edhe pse vepra nuk ka pushuar të jetë objekt i interesimeve të ndryshme që nga botimi, 1685, e deri në ditët tona. 

Vepër e veçantë që dihet deri sot mbi Bogdanin dhe veprën e tij është ajo e Matteto Sciambra me titull “Bogdanica” II, botuar në Bolonjë më 1965, ku janë dhënë shumë dokumente të reja për Bogdanin, kurse analizon aspektin gjuhësor dhe aspektin filozofik të veprës së Bogdanit. 

Mirëpo, si objekt i interesimeve të ndryshme, vepra e Bogdanit ishte përherë në qendër të vëmendjes.

 Sipas autorit të studimit “Vepra e Bogdanit”, ndër studjuesit e shumtë mund të veçohen disa prej tyre: Mark Harapi, i cili transkripton dhe e pajisë me shënime pjesën e parë të Cunesit, të cilën e boton në Shkodër më 1940-43. 

Duhet përmendur pastaj kontributi i Prof. Alberto Sratigonit, Anton Santorit, Zef Jubanit, Sami Frashërit, Faik Konicës, Gaetano Potrotta, Eqrem Çabejt, Justin Rrotës, Injac Zamputit, i studiuesit serb Radoniqit, ku janë me interes fotografia e pasur rreth Bogdanit dhe familjës së tij. 

Studimi i Jovan Radoniqit, më sa duket, është rezultat i polemikës që pati me Çedomir Mijatoviqin rreth origjinës së Bogdanit dhe familjës së tij, të cilën Mijatoviqi bëntë përpjekje ta nxirrte me origjinë serbe.

Në pjesën e e dytë janë trajtuar çështje të shumta që dalin nga struktura e veprës.

 Kjo strukturë, siç del nga studimi i Ibrahim Rugovës, nis që me organizimin e jashtëm e formal të veprës “Cuneus Prophetarum” (Çeta e Profetëve) e që i shëmbëllen organizimit të Bibiliotekës, duke shkuar deri te ndarja në shkallë e rrathë të veprës, për ta interpretuar, analizuar e vlerësuar pastaj veprën e Bogdanit.

Për të hetuar të gjitha këto aspekte të vlerave të veprës së Pjetër Bogdanit, autori ka përcaktuar drejt edhe shtrirjen brenda kontekstit kohor, kur është krijuar ajo. 

Ky kontekst ka dy kahe: Mesjetën europiane dhe traditën nacionale. Siç shihet, plani krahasues ka qenë i pashmangshëm, sepse ai ka bërë të mundshme që të kuptohet drejt, dhe jo vetëm çështja e krijimit të veprës, por edhe niveli shkencor, filozofik e artistik i saj. 

Këto dhe çështje të tjera, të analizuara e të interpretuara me njohuri nga Ibrahim Rugova, e bëjnë studimin e tij ndër ato vepra që vëjnë bazat e studimit të trashëgimisë sonë shpirtërore. 

Duke hulumtuar shtresimet e vlerave të veprës, autori ka trajtuar çështje të estetikës e të poetikës, të retorikës e të semiotikës, të semantikës e të poetikës, të retorikës e të semiotikës, të semantikës e të etikës. 

Të gjitha këto janë të shoqëruara me argumente të mbështetura, në radhë të parë në vlerat burimore që i ka ofruar Vepra e Bogdanit.

Në traditën e shkrimit dhe të botimit të Mesjetës, dihet se brenda botimeve të natyrave të ndryshme janë futur edhe shkrimet në poezi. 

Autori i studimit poezinë që është botuar në Cuneus e quan praktikë poetike.

Në këtë rrafsh autori ka folur edhe për stilin, për figurat, kurse në tërësinë e veprës edhe për tipa të ligjeratës e që, sipas tij, janë dy: ligjërimi shkencor dhe ligjërimi artistik.

 Këto dhe plane të tjera të vështruara në veprën e Pjetër Bogdanit kanë bërë të mundshme shpalimin e këndeve të ndryshme të vlerave, që kanë kushtëzuar gjallërimin e saj nga Mesjeta deri në ditët tona. 

Autorit të studimit, duke mos iu mbushur mendja se ka prekur të gjitha rrafshet e Cuneus-it, në fund sjell një ese. 

Me këtë vepër, autori ka bërë përpjekje ta shqyrtojë praninë kreative të veprës së Bogdanit në krijimtarinë e mëvonshme të krijuesve tanë. 

Këtë interesim e nis me Jeronim De Radën e Naim FRashërin  dhe vazhdon me  Fan S. Nolin dhe Lasgush Poradecin , e vjen deri në ditët e vona, me  Akademik Prof.dr.Sabri Hamitin e ndonjë tjetër.

 Edhe pse këtë prani e quan si një punë që duhet të hulumtohet, del fakti se madhështia e Veprës së Botimit, me praninë e saj nuk ishte fiktive, por kreative.

(Botuar në librin e autorit Engjël Koliqi”Dr.Ibrahim Rugova Arkitekti i Dardanisë se re-Republika e Kosovës”,Botues “Rugova Art”,Prishtinë,maj 2011,fq.55 deri fq.60).

Rikthehet frikshëm Sars -Covid-19, janë 2.8 milionë raste të reja dhe 13 mijë vdekje për 7 ditë January 20, 2023

 


2.8 milionë raste të reja janë shënuar nga Covid-19 dhe më shumë se 13,000 vdekje u raportuan në mbarë botën gjatë javës 9-15 janar. Në 28 ditët e fundit janë shënuar 13 milionë raste dhe gati 53 mijë vdekje.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë deri më 15 janar 2023, ka pasur mbi 662 milionë raste me Covid-19 dhe mbi 6.7 milionë vdekje.

Numri i rasteve të reja javore të raportuara u rrit vetëm në rajonin e Mesdheut Lindor të OBSH-së ndërsa u ul ose mbeti i qëndrueshëm në Afrikë, Evropë, Azinë Juglindore, Amerikë.

Në mbarë botën, numri më i lartë i rasteve të reja javore u raportua nga Japonia me 1,025,321 raste të reja, Shtetet e Bashkuara me 415,864 dhe Republika e Koresë me 286,291.


Shumë raste ka edhe në Kosovë.

Servilët e Kadaresë janë si fara e gramit

 

Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri 


...Në njërën nga faqet e internetit, pata lexuar analizën me titull: “Lubonja hap debatin: Cilat janë shkaqet, që kryehetuesi i regjimit mbron Kadarenë?” (Faqja e internetit “tpz.al”. 09 shtator 2020).

 Siç janë në dijeni lexuesit, si shkak për hapjen e këtij debati, pati shërbyer botimi i librit “Dritëhijet e kohës”. 

Libri është hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Neraida” dhe ka për autor ish-kryehetuesin e diktaturës komuniste Qemal Lame (1949). 

Analisti dhe publicisti i njohur Fatos Lubonja, atij libri i ka bërë një “rezonancë të shkëlqyer magnetike”, duke nxjerrë në pah lakuriq mashtrimin e madh të autorit, që është munduar ta reklamojë Kadarenë si një “hero” kundër diktaturës, e cila, demek, na paskej vendosur ta arrestonte me urdhër të kryediktatorit, por që “trimi guximtar” Qemal Lame na e paskej kundërshtuar, “duke i 2 deklaruar” kryediktatorit se nuk kishte argumente për arrestimin e tij. 

Analizën e Lubonjës e lexova me shumë kërshëri, duke krijuar bindjen e plotë se fjalën e tij ai e kishte thënë me shumë profesionalizëm dhe gjithçka rreth idesë kryesore të librit të Qemal Lames, siç u theksua më lart, ai e kishte parashtruar në një mënyrë shteruese.

 Dy ditë më parë, duke shtegtuar rastësisht nëpër faqet e internetit, hasa në youtube në emisionin televiziv“Real Story” në News 24, të transmetuar më 17 shtator. 

Emisioni titullohej ““Po shpëlani trurin e shqiptarëve”, Demalia: Kadare ka thënë se Gjergj Fishta bënte letërsi dekadente”.

 Pra, emisioni ishte vazhdim i debatit që Lubonja kishte hapur në shtyp lidhur me librin e Qemal Lames. 

Drejtuesi i emisionit, për debat në studio, kishte ftuar Fatos Lubonjën dhe në skaip (skype) intelektualin e njohur shqiptaro-amerikan Ilir Demalia.

 Përballë tyre ishin drejtuesi i emisionit me dy zonja dhe një zotëri. 

E ndoqa emisionin me shumë vëmendje. Gjatë transmetimit të debatit, vura re se Lubonja dhe Demalia kishin përballë katër servilë të Kadaresë, të cilët mundoheshin ta anashkalonin idenë kryesore të librit të Qemal Lames, si kryeshërbëtor i diktaturës komuniste dhe si kryeservil i Kadaresë, një kryeservil ky që shtrembëron të vërtetën historike rreth servilizmit të Kadaresë ndaj kryediktatorit. 

Të katër servilëve të Kadaresë u shkoi mundimi huq, “dyluftimin” në studio e fituan Lubonja dhe Demalia. 

 3


Duke ndjekur emisionin, përjetova një zhgënjim të thellë me veten time, kur mes të ftuarve në studio vura re botuesen e gazetës “Liberale”, zonjën Alda Bardhyli. 

Zhgënjimin tim po e shtjelloj në vijim.

 Përkthyesja dhe shkrimtarja e shquar Mira Meksi, me të cilën jam njohur në vitin 1984, kur ajo qe emëruar përkthyese e spanjishtes në Redaksinë e botimeve politike në gjuhë të huaja në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, ku unë isha përgjegjës i asaj redaksie, më 27 shtator do të festonte 60-vjetorin e lindjes.

 Me këtë rast, disa ditë më parë, në nderim të saj, kisha përgatur një Homazh, me titull “Një përvjetor i shënuar i një shkrimtareje të shquar”. 

Fillimisht iu drejtova pronarit të një gazete për ta botuar, duke i theksuar kushtin tim që në artikull nuk duhet të preket as edhe një presje. 

Ai nuk e botoi, pa më kthyer asnjë përgjigje. Me sa duket, nuk e kishte pranuar kushtin tim. 

Në të njëjtën kohë, me kërkesën për botim iu drejtova edhe zonjës Alda Bardhyli. 

Ajo e mirëpriti kërkesën time të parë dhe më njoftonte t’ia dërgoja. 

Në kërkesën e dytë i theksova se artikulli zinte 5 faqe kompjuteri me shkronja 12-she dhe isha në mëdyshje nëse duhej t’ia dërgoja ose jo me këtë vëllim, duke nënvizuar kushtin që në artikull të mos ndërhyhet absolutisht. 

Zonja Alda më ktheu përgjigje me një fjalë të vetme: “dërgojeni”. 

Ia dërgova. Por.., çuditërisht, në gazetën “Liberale” të datës 28 shtator, zonja Alda e kishte botuar artikullin të masakruar. 

 4 



Së pari, ajo kishte masakruar në një mënyrë skandaloze titullin e artikullit, duke e shmangur tërësisht dhe duke vendosur një titull krejt tjetër: “Mira Meksi, një jetë në kërkim të fjalës”, një titull ky paradoksal fund e krye, i cili shmangte qëllimisht idenë themelore të artikullit: përvjetorin e shënuar në jetën e Zonjës Mira, 60-vjetorin e lindjes. 

Së dyti, në një mënyrë sa skandaloze, aq edhe të pahijshme, ajo kishte shkurtuar tre paragrafët e fundit dhe sidomos paragrafin më të rëndësishëm, në të cilin theksoja se Zonja Mira Meksi nuk mundi ta priste 60- vjetorin e lindjes ashtu siç e dëshironte dhe siç e meritonte, meqenëse më 18 gusht ndërroi jetë nëna e saj e dashur, Mami Nora e shtrenjtë, e cila pati luajtur një rol të jashtëzakoshëm për t’i futur asaj në gjak dashurinë për gjuhën shqipe.

 Njërin nga ata paragrafë, zonja Alda Bardhyli e ka masakruar në atë mënyrë, saqë mua më pati vënë në një pozitë shumë të vështirë para lexuesve të gazetës “Liberale”. 

Ja paragrafi i masakruar: “Mira e meriton plotësisht ta festojë datëlindjen me një ngazëllim të jashtëzakonshëm, pikërisht për sukseset e arritura në krijimtarinë artistike, për jetën publike që përmenda më lart, për vlerësimet e larta që i janë bërë”. Vetvetiu lexuesve u lind pyetja: për çfarë ditëlindjeje të shkrimtares e paska fjalën autori, se në artikull nuk na thotë asgjë se kur e paska pasur ditëlindjen?”. 

Sigurisht, se zonja Alda Bardhyli e kishte anashkaluar qëllimisht 5 ditëlindjen e Zonjës Mira që në titullin që kishte ndryshuar sipas tekave të veta. 

Artikullin zonja Alda Bardhylli ma masakroi në një mënyrë shumë të pabesë, megjishëse unë ia pata bërë të njohur paraprakisht kushtin tim për të mos hequr asnjë presje. 

Pra, më tha t’i dërgoja dhe më preu në besë. 

Me sa duket, ajo nuk mund ta lejonte atë titull të artikullit, nuk mund të lejonte të bëheshin publike të gjitha epitetet e mia vlerësuese për Zonjën Mira Meksi, sepse, sipas servilizmit të saj të kultivuar ndaj Kadaresë, Shqipëria paska vetëm një shkrimtar të shquar. 

Duke marrë përsipër rolin e redaktorit të dikurshëm të tribunës së mashtrimit me emrin “Zëri i Popullit”, i cili artikujt e ardhur nga korrespondentë të ndryshëm i masakronte asisoj, që t’i vinin sa më shumë në osh kryediktatorit, zonja Alda Bardhyli as u skuq dhe as u zvedh para se të merrte vendimin për t’i vënë gërshërën artikullit tim. 

Si mbartëse e psikologjisë së redaktorit të tribunës së mashtrimit që përmenda më lartë, autorët e artikujve që i dërgohen për gazetën e saj, zonja Alda Bardhyli i trajtuaka si vartës të saj. 

Prandaj artikujve të tyre mund t’u vërë gërshërën sipas tekave të veta, çka është shfaqje e theksuar e mendjemadhësisë. 

Shkrimtari francez Labryjer (La Bruyère – 1645- 1696), një mjeshtër ky i publicistikës aforistike, thotë: “Mendjemadhësia është i vetmi shkak që na bën ta mbajmë hundën aq përpjetë para atyre që janë poshtë 6 nesh dhe të zvarritemi aq paturpësisht para atyre që janë sipër nesh”. 

Ajo mund të mos e kishte botuar absolutisht artikullin tim dhe unë nuk do të kisha kurrfarë qejfmbetjeje me të, ashtu siç nuk pata fare me pronarin e asaj gazetës tjetër.

 Por ishte filozofia e servilizmit të saj, ishte filozofia e nënshtrimit të saj para agait Kadare që e detyroi të mbante atë qëndrim masakrues ndaj artikullit tim, të cilin e botuan 16 portale, pa prekur as edhe një presje të vetme.

 I shkrova një letër zonjës Alda Bardhyli, ku e pyesja se pse ma kishte masakruar artikullin, pse më kishte fyer? 

Ajo nuk më ktheu përgjigje. 

Kjo është punë etike intelektuale, nëse çdo intelektual e ka një etikë të tillë, dhe secili e di vetë se në ç’masë, kur dhe në raport me kë e reflekton. 

Në varësi të respektimit të etikës intelektuale, mund të gjykohet për këdo nëse dallohet për korrektesë intelektuale apo për mjerim intelektual. 

Me këtë rast, e quajta të arsyeshme të ndalem pak në “artin” e servilizmit të idhujtarëve të Kadaresë. 

Servilizmi i regjur ndaj Kadaresë i të katër servilëve në emisionin “Real Story, përballë Fatos Lubonjës, Ilir Demalisë dhe i të tjerëve jashtë asaj studioje, më kujton një roman të shkrimtares dhe filozofes amerikane Ain Rend (Ayn Rand – 1905-1982), të botuar në vitin 1957. 

Romani titullohet “Atlanti mblodhi supet” (Atlas Shrugged), dhe është vlerësuar si vepra më kryesore në karrierën e saj letrare.

 Aty ajo shkruan:

 7

 “Forma më e ulët e vetëposhtërimit dhe e vetëshkatërrimit, është nënshtrimi i arsyes tënde para arsyes së tjetrit, pranimi i një autoriteti mbi trurin tënd, pranimi i pohimeve të tij si fakte, pranimi i thënieve të tij si të vërteta, pranimi i tekave të tij si ndërmjetëse mes ndërgjegjes dhe ekzistencës tënde”. 

Servilizmi i zonjës Alda Bardhyli ndaj Kadaresë të kujton pikërisht atë servilizmin që Balzaku e fshikullon aq mrekullisht me fjalët e tij të arta: “Servilizmi nuk buron anjëherë nga shpirtra të mëdhenj, ai është risk i shpirtrave të vegjël, që kanë aftësinë të bëhen edhe më të vegjël, vetëm e vetëm që të përfshihen në sferën e jetës së një personi të rëndësishëm, të cilit kanë qejf t’i lëpihen”.

 Është me të vërtet e çuditshme se si ka mundësi që këtyre katër intelektualëve nuk u ka bërë absolutisht pështypje servilizmi shembullor i Kadaresë ndaj kryediktatorit?

 Ndoshta kjo shpjegohet me arsyen se servilizmi ndaj Kadaresë është rrënjosur kaq thellë në vetëdijen e tyre, saqë mund t’u ketë cenuar edhe psikikën sadopak.

 Vallë të mos jenë në dijeni ata për korpusin poetik që Kadarea i pati kushtuar kryediktatorit, një korpus ky, të cilin arkitekti, poeti dhe përkthyesi i talentuar Petraq Kolevica e ka analizuar fare mirë në përmbledhjen kritike me titull “Autobiografia e Kadaresë në vargje”, që e pati nxjerrë nga shtypi Shtëpia Botuese “Marin Barleti”. Tiranë, 2002?

 Por servilët e Kadaresë, të cilët, ashtu si fara e gramit dhe e egjrës që “u zë 8 frymën” kulturave bujqësore, nuk ndenjën të qetë para botimit të asaj përmbledhjeje.

 Kjo për arsye se, sipas psikologjisë së tyre prej kurrizshtruarish para Kadaresë, u duhej zënë fryma të vërtetave që Petraq Kolevica shpaloste për servilizmin e pështirë të Kadaresë ndaj kryediktatorit. Asokohe, një intelektual shkodran shkruante: “Nuk është e rastit që një libër i tillë, u nda vetëm në disa kopje dorazi dhe u zhduk nga shtypshkronjat apo libraritë”. 

(Citohet sipas: Blerti Delia. “Kadare ose shembja e idhujve”. Shkodër, 2004. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 11 qershor 2009). 

Këtyre katër servilëve të Kadaresë vallë të mos u kenë bërë fare përshtypje ca gjëra të tjera fare flagrante për servilizmin e idhullit të tyre ndaj kryediktatorit? 

Në vijim po rendit disa prej tyre sa për kujtesë. Së pari, Petraq Kolevica shkruan: “Kështu, në librin “Kohë barbare”, f. 17, bashkëbiseduesi Denis Fernandez-Recetala, që duket sikur kërkon ta ngacmojë pak Kadarenë, thotë: “Disa shkrimtarë e kanë mbështetur regjimin…” dhe Kadarea përgjigjet: “Nuk e mohoj.

 Ata kanë përhapur slloganet e Partisë. Ata u sollën, pa diskutim, si qen roje të regjimit. 

Por askush nuk i detyroi ta bënin këtë” (Citohet sipas: Petraq Kolevica. 

“Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje”. Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, Tiranë 2002, f. 59). 

 9 

Me fjalët e pakontrolluara që lëshonte përmes kësaj deklarate, Kadarea i fyente rëndë dhe pa të drejtë kolegët e vet shkrimtarë, duke anashkaluar servilizmin e vet shembullor ndaj kryediktatorit.

 Aq më tepër kur ai, siç del nga libri i Petraq Kolevicës, ka qenë vetë “qen roje” i regjimit komunist. Së dyti, në poezinë “Në mesditë Byroja politike u mblodh”, a nuk del vallë në pah servilizmi i Kadaresë, një servilëm ky i përmasave skandaloze ndaj kryediktatorit, çka bëri që edhe vetë kryediktatorit t’i vinte pështirë? Së treti, duke folur për suksesin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të botuar fillimisht në Francë në vitin 1970, Kadarea ka pasë deklaruar: “… pavarësisht se regjimi ishte i çmendur, unë po krijoja letërsi normale. 

Pavarësisht se Shqipëria ishte burg, kjo letërsi që dilte prej saj ishte e lirë. Ndryshe ajo s’kishte përse të pritej me aq dashamirësi në Perëndim” (Citohet sipas: “Kadare: Gjykimet e mia për Fishtën dikur, të gabuara”. Faqja e internetit e gazetës “Shqip”. 27 dhjetor 2015).

 A ia kanë shtruar ndonjëherë vetes pyetjen servilët e Kadaresë, nëse me këtë deklaratë ai po thoshte një të vërtetë apo një gënjeshtër? Pra, sipas Kadaresë, në Shqipëri letërsia u krijuakej lirisht dhe lirisht dilkej edhe nga Shqipëria! Po pjesë e letërsisë ishin edhe pamfletet politike që i drejtoheshin kryediktatorit, por autorët e tyre e patën paguar shumë 10 shtrenjtë. 

Kështu, nacionalisti i shquar Edip Tërshana, i dënuar me vdekje, më 22 nëntor 1947, i pati dëguar kryediktatorit pamfletin e shquar politik, ku i çirrte maskën për tradhtinë e rëndë që po kryente me shndërrimin e Shqipërisë në koloni të Jugosllavisë. 

Kasem Trebeshina, në vitin 1953, i pati dërguar kryediktatorit pamfletin e guximshëm politik për prapësitë që po bënte në Shqipëri, por e pagoi me një burgim shumë të gjatë. 

Poeti i talentuar ushtarak Trifon Xhagjika, autor i poezisë emblematike “E pashë atdheun lakuriq”, kishte bërë letërsi të lirë, por u pushkatua në fund të dhjetorit të vitit 1963.

 Në sallën e gjyqit komunist të kryediktatorit, ai pati shpërthyer i rebeluar: “Po të më jepni një top, do të qëlloja mbi regjimin tuaj!” Atë Pjetër Mëshkalla, më 05 prill 1967, bashkëpunëtorit të ngushtë të kryediktatorit, Mehmet Shehut, i pati dërguar pamfletin politik fshikullues kundër diktaturës komuniste, por e pagoi me një burgim shumëvjeçar.

 Më 17 korrik të vitit 1977, regjimi kriminal i kryediktatorit pushkatoi dy poetët e talentuar nga Librazhdi, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, sepse në poezitë e veta ata kishin bërë letërsi të lirë, i kishin lejuar vetes të ishin të dëshpëruar, çka ndalohej rreptësisht në kushtet e diktaturës komuniste. 

Më 17 gusht 1988, pasardhësit besnikë të kryediktatorit, po aq kriminelë sa edhe ai, poetin e 11 talentuar Havzi Nela, i cili kishte bërë letërsi të lirë, e varën në litar në mes të qytetit të Kukësit. Është me të vërtetë për të lënë mendjen. 

Kadarea kaq të paditur i vlerësonte shqiptarët, saqë ata të mos ishin në gjendje ta kuptonin se ajo letërsia e lirë që ai krijonte dhe botohej në Perëndim, kalonte fillimisht nëpër filtrën e kryediktatorit? A mund të ishte përkthyer dhe botuar në Perëndim romani “Dimri i Madh”, sikur diktatori të mos kishte thënë se ajo vepër ishte e mirë? 

Shkrimtari, gazetari dhe publicisti anglez Xhorxh Oruelli (George Orwell – 1903-1950), në veprën e vet me titull “1984” (Nineteen Eighty-Four), të botuar në vitin 1949, një roman ky antiutopi (pasqyrim i një rendi shoqëror ose i një bashkësie, që i përfytyrohet shkrimtarit ose kritikut si diçka e padëshirueshme, neveritëse ose frikësuese), shkruan: “Çdo shkrimtar që radhitet nën flamujt partiakë, herët ose vonë do të gjendet para alternativës: ose të pranojë nënshtrimin, ose të pranojë heshtjen”. 

Jam i bindur që askush nuk ka pasë dëshiruar që Kadarea t’i kundërvihej diktatorit, se do të pësonte fatin e të gjithë atyre që u përmendën më lart. 

Heshtja atij nuk i pëlqente. Prandaj ai zgjodhi alternativën e nënshtrimit. Megjithatë, ai nuk duhej t’i kishte lejuar vetes të ngjitej deri në nivele aq të larta servilizmi ndaj kryediktatorit. 

Unë nuk jam marrë kurrë me analizën e veprave të Kadaresë, se ajo është zeje e specialistëve të kritikës letrare.

 Por të deklarosh që, nga Shqipëria, në kohën e 12 diktaturës, dilte një letërsi që na qenkej e lirë, tingëllon më shumë se marrëzi. Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” vërtet pati sukses në Perëndim. 

Por arsyet e vërteta të atij suksesi i ka trajtuar mjaft gjerësisht dhe me shumë profesionalizëm analisti i njohur Kastriot Myftaraj në esenë me titull “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, apologji e paradigmës izolacioniste antiperëndimore të Enver Hoxhës. Gjyqi intelektual i Kadaresë”.

 Faqja e internetit “Shkupi Press”. 23 nëntor 2012. 

Këtu unë po përmend vetëm një hollësi “të vogël” nga analiza bukur e argumentuar e zotërisë Kastriot Myftaraj për romanin e Kadaresë. 

Në një dialog të gjeneralit me priftin, ku si ide kryesore del në pah zhdukja e shqiptarëve, gjenerali i thotë priftit: “- Domethënë me armë ose pa armë ky popull është i destinuar të zhduket”. 

Kjo ideja e zhdukjes së shqiptarëve, Perëndimit evropian i ka pasë ardhur shumë në osh që asokohe, kur, për shkak të pazotësisë së vetë shqiptarëve të përçarë kashtë e koqe, ai mori vendimin për copëtimin e trojeve tona etnike në vitin 1878, e vazhdoi copëtimin në vitin 1913, deri në zhdukjen nga harta e Evropës me vendimin e Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915. 

Kjo ide i pati ardhur shumë në osh serbosllavizmit, i cili romanin e Kadaresë e përktheu dhe e botoi në vitin 1963, sepse ideja e dialogut të priftit me gjeneralin për zhdukjen e shqiptarëve, vinte në harmoni të plotë me idenë themelore 13 të shkrimtarit shovinist serb Ivo Andriç, të parashtruar në Elaboratin e tij famëkeq të vitit 1939, në të cilin shpalosej doktrina shtetërore serbe për zhdukjen e popullit shqiptar. 

Po ashtu, politika franceze e vlerësoi përmbajtjen e romanit të Kadaresë si një dhuratë të zbritur nga qielli. 

Sepse, me sa më kujtohet, në vitet ’60, kinematografia italiane kishte nxjerrë në ekran filmin me titull “Beteja e Algjerit”, në të cilin pasqyroheshin krimet e kolonizatorëve francezë në Algjeri, çka bëri që populli të ngrihej më këmbë dhe të rrëmbente armët që sollën pavarësinë. Sigurisht që francezët e patën ndier veten të lënduar nga ai film. 

Prandaj botimi i romanit të Kadaresë ishte si një hakmarrje ndaj italianëve. Servilët e Kadaresë, në heshtjen e tyre, si ata të katër që përmenda më lart dhe plot të tjetër, le të çlirohen për një çast nga gravitacioni i fuqishëm i servilizmit të tyre dhe t’i shtrojnë vetes ca pyetje si më poshtë: 

A është penduar Kadarea për servilizmin e tij proverbial ndaj kryediktatorit, të mishëruar në korpusin poetik që i pati kushtuar, i cili përfaqëson pasaportën e tij politike në marrëdhëniet me diktaturën?

 A është penduar Kadarea për sulmet e egra që pati ndërmarrë kundër Gjergj Fishtës, simbolit të kulturës sonë kombëtare dhe të dinjitetit tonë kombëtar, sulme që qenë sinkronizuar plotësisht me sulmet e kryediktatorit, si argat i regjur i serbosllavizmit?

 Në një intervistë për gazetën “Korrieri” të datës 06 janar 2002, Kadarea sikur gjoja qenkej penduar për sulmet kundër Gjergj Fishtës, të cilat i 14 pati ndërmarrë me egërsinë më të madhe në faqet e tribunës së mashtrimit “Zëri i Popullit” të datës 13 janar 1974, por që, çuditërisht, i pati përsëritur po me të njëjtën egërsi edhe në librin e vet me titull “Ardhja e Migjenit në letërsi”, të botuar në vitin 1991, gjashtë vjet tashmë pas largimit të kryediktatorit për në botën e përtejme, çka e rëndon edhe shumë më tepër fajin e tij në qëndrimin ndaj Fishtës. 


Në heshtje, a nuk duhej të reflektonte Kadarea për vendimin mizor të kryediktatorit për zhvarrimin e eshtrave të Gjergj Fishtës dhe flakjen e tyre në lumë, një akt ky i përbindshëm i tij, i paparë në historinë e një vendi evropian, dhe t’u vinte fre sulmeve të egra kundër atij poeti dhe nacionalisti të shquar? 

Të gjithë trashëgimtarët e të persekutuarve politikë, që u masakruan egërsisht me armën e urisë dhe të punëve të rënda nëpër burgje dhe kampe përqendrimi, ku patën mbetur eshtrat e njerëzve të tyre më të dashur, pas zëvendësimit të sistemit komunist, nuk menduan kurrën e kurrës që, në shenjë hakmarrjeje, të turreshin drejt varrezave të Sharrës për zhvarrosjen e eshtrave të kryediktatorit dhe flakjen e tyre në lumë. 

Dhe vepruan shumë mirë se, me prejardhjen e tyre nga dyer fisnike, dëshmuan më së miri se ç’edukatë të shkëlqyer kishin trashëguar, duke qenë të bindur plotësisht se edhe krimineli duhet ta ketë një çikë vend për prehjen e eshtrave të veta.

 Servilëve të Kadaresë u rekomandoj të lexojnë me vëmendje esenë e intelektualit Indrit Bardhi, me titull “Kadarea i ka borxh Gjeniut të letrave At Gjergj Fishtës 15 një pendesë të besueshme”.

 Faqja e internetit “Proletari.com”. 25 shtator 2015. 

A është penduar Kadarea për qëndrimin fyes, deri në përbuzje, ndaj të persekutuarve politikë dhe, përgjithësisht, ndaj klasës së përmbysur? 

Qëndrimi i Kadaresë ndaj tyre ka qenë në harmoni të plotë me qëndrimin e kryediktatorit në kuadrin e fushatave të luftës së klasave. 

Ky qëndrim del më së miri në pah në korpusin e tij poetik në shërbim të kryediktatorit, sidomos te poezia “Në mesditë Byroja politike u mblodh” (Mos lëvizën klasat e përmbysura,.. 

Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj) dhe te poezia “Terrori i bardhë” (“Njerëzit, pavarësisht nga klasat, buzëqeshin, / 

Dhe duke buzëqeshur, unë shpesh ju kam parë. /
 Por veç kur kam shkruar diçka që veçanërisht ju ka prekur, / Mes smaltit të dhëmbëve tuaj ka ndritur terrori i bardhë”.

Vepra letrare, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1981, Vëll. 1, f. 331). A është penduar Kadarea për esenë politike “Një botë në rënie”, të cilën e pati botuar në vitin 1971 në “Zërin e Popullit” pas kthimit nga Nju Jorku, ku pati marrë pjesë si anëtar i një delgacioni rinie në kongresin e rinisë botërore?

 Në atë ese të turpshme, të përfshirë në serinë e botimeve “Vepra Letrare” të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, vëll. 12, f. 271-294, Kadarea i mashtron lexuesit me disa gënjeshtra me bisht, si këto në vijim: “Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. 

Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e 16 letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj… 
Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Çe Guevarës.
 
Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë është Lenini”.

 Kjo ese ishte një tjetër pasaportë politike, me të cilën kryediktatori e kishte pajisur Kadarenë në luftë kundër imperializmit amerikan. A është penduar Kadarea për vrasjen e dashurisë së pastër të atij djaloshit të talentuar të Liceut Artistik, i cili ishte në lulen e rinisë kur dashuroi të bijën e tij?

 Qëndrimi i egër i Kadaresë kundër atij djaloshi a nuk ishte mishërim dhe konkretizim mjaft domethënës i bashkëpunimit të tij të ngushtë me dikaturën e kryediktatorit, çka bëri që ai të ngrinte shtetin më këmbë për ndëshkimin e tij?

 Dhe shteti e ndëshkoi rëndë: e internoi familjen e tij, kurse djaloshin e pati shtruar edhe në spital, për t’i injektuar ilaçe, me qëllim që të mbetej invalid. 

Dhe sot, në moshë madhore, për fajin e rëndë të Kadaresë, ai dergjet invalid në Nju Jork. 

A është penduar Kadarea për letrën plot indinjatë dhe protestë që i pati dërguar gazetës franceze “Le Monde” më 26 prill 1985, sepse gazeta kishte botuar shkrime kundër kryediktatorit me rastin e largimit të tij për në botën e përtejme? 

Vallë a nuk ishte i vetëdijshëm Kadarea që populli shqiptar, për shkak të politikës tmerrësisht varfëruese që kishte ndjekur kryediktatori, kishte arritur në zgrip të degjenerimit gjenetik për shkak të mungesës së ushqimit? 

A nuk e kuptonte vallë Kadarea se kishte 17 ardhur koha ta kthente pllakën pas largimit të kryediktatorit për në botën e përtejme dhe të hiqte dorë nga servilizmi ndaj fantazmës së tij? 

Apo servilizmi i duhej për të pasur edhe mbështetjen e fuqishme të Nexhmijes, si bashkëpunëtore e ngushtë në krimet e kryediktatorit? 

A është penduar Kadarea për botimin e esesë me titull “Një pasdite me shokun Enver Hoxha”, në të cilën shkruan: “Tani që udhëheqësi ynë nuk është midis nesh, kujtimet për të marrin një përmasë e vlerë të veçantë.

 Ato janë pjesë e veprës së tij monumentale…” (Citohet sipas faqes së internetit “Radio Kosova e Lirë”. 17 shtator 2012). 

Pra, Kadarea, ende nuk hiqte dorë nga servilizmi “veteran” ndaj kryediktatorit, duke e vlerësuar si “monumentale” veprën e tij, e cila dihej që do të përfundonte në koshin e mbeturinave, siç edhe përfundoi faktikisht. 

Sigurisht që servilët e Kadaresë nuk kanë gojë t’u përgjigjen pyetjeve të radhitura më lart, se u mungon guximi intelektual.

 Le të rrinë të qetë se idhulli i tyre u është përgjigjur vetë atyre pyetjeve.

 Ai nuk është penduar për asgjë në jetë. Këtë e ka pohuar me gojën e tij. Zonja Mimoza Bejleri, në vitin 2014, pati botuar në Gjermani librin me titull “Kadare ndryshe”. 

Në atë libër ajo ka përfshirë edhe një intervistë që i ka marrë Kadaresë në 18 Paris, në të cilën, mes pyetjeve të shumta, i pati drejtuar edhe pyetjen në vijim: Ju jeni penduar për diçka në jetë? Kadarea i përgjigjet: “…tek mua s’ka vend fjala pendim për asgjë” (Citohet sipas: “Kadare për dashurinë, femrat, pasionin dhe pendesën. 

Sipas një bisede të lirë me shkrimtarin Ismail Kadare në Paris. 

Faqja e internetit “Epoka e Re”. 10 tetor 2014). 

Pra, Kadarea nuk është penduar për asgjë gjatë ushtrimit të zejes së servilizmit të tij në periudhën e diktaturës komuniste, prandaj karrierën e dashur të servilizmit e ka vazhduar edhe pas zëvendësimit të sitemit komunist.

 Letra e tij e hapur, drejtuar Lulzim Bashës më 21 maj 2011 për të hequr dorë nga kandidimi për kryetar bashkie në Tiranë, në mënyrë që Rama të zgjidhej për të katërtën herë në atë post, ishte dëshmia më qartë e servilizmit të tij ndaj Ramës. 

Së fundi, servilëve të Kadaresë dëshiroj t’iu përmend edhe Çmimin Nobel në letërsi, për të cilin ai, nëse nuk gaboj, ka dyzet vjet rresht që po nominohet për marrjen e tij. 

Por, për habinë e të gjithëve, juria e atij Çmimi vazhdon me kokëfortësinë e vet të mos ia japë ende. 

Nuk e besoj se do të ketë shqiptar që të jetë kundër vlerësimit të Kadaresë me atë Çmim.

 Për mbarë kombin shqiptar do të ishte një nderim i madh një vlerësimi i tillë. Kadarea, me të drejtë, ka deklaruar se veprat e tij janë përkthyer që nga Nju Jorku deri në Tokio. Ai është vlerësuar me 19 Çmime të shumta, që nga Lindja e Largme deri në Amerikë. 

Atëherë, cila na qenka arsyeja që juria nuk ia ka akorduar Çmimin Nobel? 

Shkrimtari brazilian Fernando Dourado Filho, thotë se emri më i favorizuar edhe në Francë, ka qenë ai i Kadaresë. 

Ai shkruan: “Duke biseduar këtë të mërkurë në Paris me katër librarë të klasit të parë, përkatësisht të librarive “Compagnie”, “L’ecume des pages”, “Pollonaise”, “Gibert Jeune” dhe një nga menaxherët më evaziv të shtëpisë botuese “Harmattan” në rrugën “Rue des Écoles”, nga të gjithë dëgjova emrin e Ismail Kadaresë, si favoritin e madh për Çmimin Nobel të Letërsisë” (Citohet sipas: “Shkrimtari brazilian: Emri më i favorizuar në Francë për Çmimin ‘Nobel’ ka qenë ai i Kadaresë”. 

Faqja e internetit “kultplus”. 09 tetor 2020).

 Por këtu lind një pyetje: A do ta kishte ndërgjegjen të qetë Kadarea, duke qenë i rreshtuar në listën e nobelistëve, përkrah dy shkrimtarëve shovinistë, armiq të betuar të kombit shqiptar, përkrah Ivo Andriçit, hartuesit të doktrinës shoviniste serbe për zhdukjen e popullit shqiptar, dhe austriakut Peter Handke, himnizuesit të serbosllavizmit, të atij shkrimtari shovinist, i cili kryekriminelin Milosheviç e ngrinte në qiell si perëndi? 

Në këndvështrimin tim, në raport me kombin shqiptar, Çmimi Nobel për këta dy shkrimtarë është Çmimi Nobel i Turpit.

 Çmimin Nobel, në vitin 1918, 20 juria mendonte t’ia akordonte edhe Leninit, strategut të luftës civile të viteve 1918-1920, e cila i kushtoi popullit rus një mal me viktima.

 Unë e vlerësoj si Çmimi Nobel i Turpit, sepse më sjell në kujtesë medaljen më të lartë franceze – Urdhrin e Legjionit të Nderit. 

Në Francë, për këtë medalje ka pasur vlerësime, si Urdhri i Legjionit të Turpit. 

Me shumë të drejtë. Dhe ja se pse: Presidenti Fransua Miteran (François Mitterand – 1916-1996), në vitin 1987, me Urdhrin e Legjionit të Nderit pati dekoruar diktatorin panamez Manuel Noriega, i cili dihet se si përfundoi. Presidenti Zhak Shirak (Jacques Chirac – 1932- 2019), në vitin 2001, me Urdhrin e Legjionit të Nderit pati dekoruar Bashar Al Asadin, i cili në vitet në vijim u bë një diktator i egër i popullit sirian. Presidenti Zhak Shirak ishte ai, i cili, më 22 shtator 2006, pati dekoruar me këtë Urdhër presidentin rus Vladimir Putin.

 Organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Reporterët pa kufi” pati reaguar në mënyrë të menjëhershme. Dekorimin e Putinit nga ana e Shirakut, ajo e pati vlerësuar “befasues”. Në reagimin e saj thuhej: “Kjo është fyerje në adresë të të gjithë atyre, të cilët në Rusi luftojnë për lirinë e shtypit dhe për demokraci”. Ajo organizatë pati shprehur përsëri revoltën e vet edhe për një arsye tragjike: dy javë pas dekorimit të Putinit, më 07 tetor, në Moskë, u vra gazetarja e njohur Ana Politkovskaja, e lindur në vitin 1958, kundërshtare e papajtueshme e agait të Kremlinit.

 21 

Presidenti Fransua Oland (François Hollande – 1954), në vitin 2016, me Urdhrin e Legjionit të Nderit pati dekoruar princin trashëgimtar të Arabisë Saudite.

 Asokohe, revista e përjavshme franceze “Paris Match” e muajit mars 2016, reagoi ashpër, duke e etiketuar Urdhrin në fjalë “Urdhri i Legjionit të Turpit”...


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...