Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/25

Eruditizmi letrar dhe shkencor i Akademik Eshref Ymeri,PHD

Profesor Eshref Ymeri është një nga figurat më të rëndësishme në botën akademike shqiptare. 

Puna e tij me fjalorët u shërben shqiptarëve të të gjitha trojeve tona, edhe atyre në Diasporë, ndaj një vlerësim shtetëror mund ta bëjnë Qoftë Kosova, Shqipëria apo Maqedonia. 

Një propozim për një vlerësim të lartë le të bëhet nga Akademia jonë, në të tre këto shtete dhe presin nga secili ta vlerësojë punën dhe kontributin e tij.


Akademik Kujtim Mateli,shkrimtar 



Hartimi nga një autor i vetëm i disa  fjalorëve të fundit në harkun  kohor të 20 vjetëve ka qenë një punë e kolosale , të cilën edhe një ekip leksikografësh do ta kishte të vështirë ta përballonte, por këtë e bëri eruditi shqiptar  Akademiku i AAAS-it ,profesori i ndritur i kombit  Eshref Ymeri,PHD.




Fjalori Frazeologjik Anglisht -Shqip i frazeologut Prof.Dr.Eshref Ymeri u botua në Gjermani


Kopertina e Fjalorit botuar në Sh.B.Globe Gjermani

Vilhelme Vrana Haxhiraj






Dje në internet rastësisht lexova një lajm të bukur, për një gjuhëtar dhe studiues të veçantë, i cili më gëzoi.

Në Gjermani sapo është botuar Fjalori Frazeologjik anglisht-shqip i Akademik, Prof.Dr.Eshref Ymerit. Ndaj nuk munda të heshtja, pasi heshtja është anashkalim, përjashtim, harresë e qëllimshme, ndaj veprave të tilla dhe autorëve, ndaj lihen në heshtje, madje shpërfillen si të pavlerta. Fjalori u botua nga ShB..Globe në dy vëllime (I & II).

Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. Dihet se vendi ynë i vogël që nuk është në gjendje të mbrojë shkencërisht identitetin kombëtar (Lashtësinë e Gjuhës Shqipe dhe Autoktoninë e shqiptarëve), si mund të jetë në gjendje të reklamojë, të botojë apo ta vlerësojë këtë studiues, frazeologun e shquar Eshref Ymeri? Theksoj se, Akademik Ymeri, i vetëm, pa bashkëautor, me një punë këmbëngulse, studimore dhjetra vjeçare i ka dhuruar fondit të artë të Kulturës Kombëtare tre fjalorë-frazeologjik (3): Italisht -shqip-Rusisht shqip, dhe anglisht -shqip, si dhe dy libra studimor për përkthimin, botuar në një hark kohor të shkurtër, duke pasuruar gjuhën shqipe me mijëra shprehje frazeologjike që përbëjnë një thesar të çmuar leksikor të gjuhës sonë.

Pse është kaq e pasur gjuha jonë, ndaj dhe pellazgjishtja , gjuha e të parëve tanë, paraardhësve Iliro-Trakas-Shqiptarë është ajo gjuhë e fillimit të gjuhëve në kontinentin plakë, e cila ka të njëjtat vlera si dhe pellazgët që njihen si shtetformuesit e kombeve të Evropës.

E dini pse ndodh kjo? Sepse Eshref Ymeri është autor shumëdimensional apo shumëplanësh,i cili si studiues, përkthyes, publicist apo frazeolog, nuk i përket Realizmit Socialist. Ai ka një Portret, Individualitet dhe Personalitet ndryshe, pasi këndvështrimi i tij mbështetet në relitetin real të kombit dhe situatave politike në rajon e më gjerë.

Shqipëria e vogël që ka furnizuar botën me bijtë e saj të kulifikuar në fusha të ndryshme, në çdo periudhë historike edhe sot ka mjaft njerëz të shquar. Po për fatin tonë të keq, ne jemi të mirët e botës dhe të ligjtë e vetes. Ashtu si kemi lënë në harresë historinë, kemi harruar elitat, të cilat i kami, por i mohojmë, i fundosim, i baltosim derisa i mbulon pluhuri i harresës.Kurse bota nuk i ka njerëzit e shquar, i krijon dhe i ngre në piedestal duke i vënë në panteonin e kombit. Pavarësisht se ç’ kombësi kanë, ç’ngjyrë janë, ç’gjuhë flasin apo ç’besim kanë , gjithsesi i nderojnë dhe i përjetësojnë për vlerat që i kanë dhënë kombit të tyre.

Çfarë kanë bërë Akademia e Shkencave, Ministria e Kulturës dhe e Arsimit për Personaliete të tilla si Eshref Ymeri, që dijet, studimet, gjuhët e huaja dhe kulturën e gjerë,i përdori në dobi të kulturës kombëtare, si dhe të unitetit dhe identitetit kombëtar.

Të vjen të ndohtë kur dëgjon se “X” Paçavure, Gënjeshtar, Sajues apo Mashtruses të historisë së kombit marrin tituj të lartë deri te “Nder i Kombit” dhe nuk e zë me gojë askush punë e pallogaritur të Prof Eshrefit. Për çfarë meritash vallë marrin një vlerësim maksimal? Çfarë kanë bërë për atdheun?! Ballafaqoni punën e cilitdo dhe vini pikat mbi “i”. Jo kështu, jo nuk mund të bëhet ! Nuk mund të jepen dekoratat me fushata. Nderimet dhe vlerësimet i takojnë ati personaiteti që ka derdhur djersë, mund dhe dije...jo ta marrë ai /ajo që ngre flamurin nga fryn era e politikës...

Iu lutem institucioneve shtetërore të hedhin sytë nga njerëz me potencial si Prof.Dr.Eshref Ymeri, që ka dhënë dhe po jep shumë dhe nuk ka marrë asgjë...

Çudi e madhe! Puna voluminoze dhe e nivelit të lartë shkencor e Eruditit Eshref Ymeri i ra në sy një shtëpie Botuese në Gjermani dhe nuk i bije në sy Institutit të Gjuhësisë, Akademisë së Shkencave,Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulurës në Tiranë. Këto fjalor me mbi 2500 shprehje frazeologjike secili, që u vijnë në ndihmë gjithë Katedrave, shkollave të mesme dhe të nivelit akademik, përkthyesëve, shkimtarëve dhe kulturëdashësve.

Botimi i Fjalorit Frazeologjik Anglisht -Shqip në Gjermani është një vlerësim i merituar i punës madhore të Prof.Eshref Ymerit.









Eshref Ymeri (Mesaplik25 dhjetor 1938) është përkthyes shqiptar dhe studiues i njohur shqiptar . Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.




  • Fjalor frazeologjik rusisht shqip : Me 25 160 shprehje frazeologjike - 2015
  • Përkthimi, një histori pasioni - 2015
  • Fjalor frazeologjik anglisht – shqip : Me 25440 shprehje frazeologjike - 2019
  • Etj.



Pavarësisht nga modestia e autorit, lejohemi të pohojmë pa mëdyshje se këto ndihmesa e bëjnë atë kontribuesin më të madh në fushë të fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh dhe një ndër frazeografët më të shquar shqiptarë.


Me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze e mijëra barasvlerës shqip, Fjalori frazeologjik anglisht-shqip, është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i Akademik prof. dr. Eshref Ymerit. 


Me këtë Fjalor frazeologjia shqipe dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze.


I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.

Akademikut tonë zt.Eshref Ymerit, i urojmë shëndet të mirë ,mbarësi familjare dhe shumë suksese në jetë.Pata fatin që këtë studiues ,erudit e njofa për së afërmi më shkrimet  dhe  sygjerimet e tijë më dha dituri të çmuar në punën time krijuese dhe shkencore. 

Flori Bruqi



Arrestimi i ish-shefit të FBI/ Opozita akuzon për lidhje me Ramën! Reagon kryeministri: Jam mësuar me “Big Brother-in” e politikës

 

Një ditë më parë u bë e ditur se në New York është arrestuar ish-shefi i kundërzbulimit të FBI me akuza të rënda se ka mbështetur një oligark rus të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe se ka marrë ryshfet nga një ish-agjent i shërbimit sekret shqiptar.

Pas akuzave të hedhura sot, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai shkruan në rrjetet sociale se akuzat ndaj Shefit të Kundërterrorit të FBI-së, nuk kanë lidhje me të.

Rama shkruan se nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA, kjo është çështje e tij me drejtësinë atje.

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!

Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.

Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”, shkruan Rama.

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri/ Kush është David J. Kostelancik, diplomati i kandiduar nga Biden

 

 David Kostelançik pritet të jetë ambasadori i ri amerikan në Shqipëri.

Pas marrjes të pëlqimit nga qeveria shqiptare, ai është nominuar nga presidenti Jo Biden për të shërbyer në vendin tonë. Tashmë pritet dëgjesa dhe miratimi në Senatin Amerikan të kësaj kandidature për ambasador në Shqipëri.

David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Aktualisht punon si këshilltar në shtabin e ushtrisë amerikanë në Pentagon.

Ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH  ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë.

Nëse senati do ti japë dritën jeshile,  për David Kostelançik kjo do të jetë hera e dytë për të punuar  si diplomat në Shqipëri.

Në vitet 1993-1995 ai ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane. David Kostelançik flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip.

Zgjedhja e një diplomati ekspert të çështjeve  ruse nga DASH si ambasador në Tiranë nuk është e rastësishme. Vjen në një kohë kur tentativat e Rusisë për destabilizuar rajonin e Ballkanit janë prezente.

Përmes sjelljes në rajon të një eksperti për çështjet e Rusisë,  DASH reazilon atë që nuk mundi të bëjë me dërgimin  në Shqipëri të nominuarës për ambasadore Kathleen Ann Kavalec.

Ajo u bllokua në senat në vitin 2019 përmes një lobimi i cili më pas u identifikua se kishte ardhur përmes pagesave të një kompanie lobuese,  nga Partia Demokratike. Vendin e Kathleen Ann Kavalec e zuri Ambasadorja Yuri Kim.

Ardhja si ambasador në Tiranë e David Kostelançik nuk pritet t’i ndryshojë prioritet e deritanishme të SHBA për Shqipërinë, të udhëhequra nga Yuri Kim. Qëndrimet e ambasadorëve amerikan nuk janë, qëndrime private por të dakortësuar me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Arrestimi i zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Gjiknuri: Tymnajë për të sfumuar provat për 21 janarin

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cilësoi qesharake të gjitha lidhjet që opozita i ka bërë çështjes së arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë, Charles McGonigal.

I pyetur nga gazetari i TCH Muhamed Veliu për akuzat e opozitës, Gjiknuri tha se janë ‘tymnajë e fortë nga opozita për të sfumuar ngjarjet e fundit’ dhe se zyrtari i lartë akuzohet për lidhje të tij me një oligark rus, jo për lidhjet me Shqipërinë.

Nisur nga faktet dhe çfarë kemi lexuar, kjo është një tymnajë e fortë nga opozita për të sfumuar këto ngjarje dhe faktet e reja që kanë dalë për 21 janarin. Nuk ka krim më të rëndë sesa vrasja e qytetarëve të pafajshme, në shume vende quhet gjenocid. Mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje, kemi të bëjmë me drejtuesin e zyrës në New York. Do të thotë që ka qenë shumë i rëndësishëm dhe akuzohet për lidhje të tij me një oligark rus, nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ai ka pasur thyerje të etikës për mosdeklarimin të kontakteve që ka pasur. Paratë e marra nga zotëria në fjalë kanë burim rus, Partia Demokratike me paratë ruse, kjo është provë e faktuar. Problemi është sa drejtë e ka zbatuar një zyrtar i lartë, nuk ka lidhje me takimet zyrtare. Ky lajm nuk ka lidhje me gjërat e Shqipërisë por me SHBA, mos t’i bëjmë historitë si Sali Berisha. Janë nga ato filmat thriller, na dilka që ky komplot na u bëka nga zyra e Edi Ramës, histori qesharake. Vetëm në mendjen e Berishës ndodhin këto, Berisha kthehet në rusofob, çdo ngjarje e lidh me Edi Ramën dhe Rusinë, por në thelb mund të jetë rusofil. Megjithatë kjo është sindromë filozofike që u takon të tjerëve ta studiojnë. Si i mbyturi që kapet pas fijes së kashtës kur e ka marrë lumi i historisë“, tha Gjiknuri.

Një ditë më parë u bë e ditur se në New York është arrestuar ish-shefi i kundërzbulimit të FBI me akuza të rënda se ka mbështetur një oligark rus të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe se ka marrë ryshfet nga një ish-agjent i shërbimit sekret shqiptar. Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

A është Rifat Kukaj një thesar shqiptar?

 


Pjesë nga libri i autorit Flori Bruqi "Guximi shiptar "





Rifat Kukaj u lind më 25 tetor 1938 në Tërstenik të Drenicës. U shkollua në Drenicë dhe në Prishtinë. Tre vjet punoi mësues në vendlindje për të kaluar pastaj në Redaksinë e Kulturës në Radio-Prishtinë, redaktor i emisioneve për fëmijë. Që nga viti 1975 punoi në Redaksinë e Botimeve “Rilindja”, redaktor i letërsisë për fëmijë. Botoi mbi dyzet vepra letrare. Janë të përmenden romanet: “Bardhi e Mirushja”, “Rrasa e zogut”, “Shkrepi i diellit”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Vjollca magjike”, “Zogu i bardhë”, “Kokërrmeli e pilivesa”, “Gjeli në kuvertë”, “Xhuxhi nga xhuxhishta” etj. Vëllimet me poezi për fëmijë: “Gjerdani i blertë”, “Lejlekët në luhaja”, “Vallja e kallinjve”, “Deti u bëftë kos”, “Çka fshin dhelpra me bisht”, “Pëshurrani i gjyshit”, “Shtegu i laureshave”, “Trimëritë e karkalecit”, “Zogu i Lasgushit” etj. Vëllimet me tregime: “Harmonika”, “Përqafimet e njoma”, “Rrëfenjëza”, “Ujku me kamerë”, “Djaloshi i zjarreve”, “Elefanti që fluturonte” etj. Ka botuar edhe vëllimet me poezi për të rritur: “Nusja”, “Qafa e Ujkonjës”, “Njeriu që nuk mund të vdiste” etj. Ka shkruar mbi tridhjetë vepra të dramatizuara si radiodrama, drama, pjesë teatrore njëaktëshe etj. Ka shkruar edhe skenarin për filmin artistik “Lepuri me pesë këmbë”. Ka përkthyer njëmbëdhjetë vepra letrare nga sllovenishtja, serbishtja dhe kroatishtja. Për sukseset e arritura në lëmin e letërsisë është fitues i shumë çmimeve letrare, siç janë: “Ismajl Qemajl Vlora”- Vlorë, “Oton Zhupaniçiç” - Lubjanë, “Ivan Goran Kovaçiq” - Zagreb,“Neven” - Beograd, “Zmaj” - Novi Sad, dhe “Shpërblimi i Dhjetorit”, Shpërblimi i nëntorit”, “Ganimete Tërbeshi” - Prishtinë. *** Rifat Kukaj do të bëjë emër jo vetëm në Kosovë, por në shkallë kombëtare. Pastaj Lufta e Dytë Botërore, vitet e dyzeta, shtetrrethimi i Kosovës, masakra e Drenicës etj. do të ushtrojnë jo vetëm trysni, por do të bëhen faktorë vendimtar që do të ndikojnë edhe në orientimin e konceptit përmbajtjesor të lëndës letrare, vlera këto me një taban ideoartistik të pranueshëm në shkallë kombëtare, ndërsa autori do të bëhet doajen i kësaj letërsie. Rifat Kukaj, autor i një duzinë veprash ka vërtetuar individualitetin e tij krijues si në prozë ashtu edhe në poezi. Spektri letrar e artistik i autorit për letërsinë tonë për fëmijë përkon me boshtin vertebror të individit, dhe sikur që njeriu nuk qëndron vertikalisht pa boshtin kurrizor, ashtu edhe letërsia shqipe do të mbeste e mangët pa poezinë e Rifat Kukajt, i cili ka dhënë ndihmesë të madhe në edukimin e brezave të tërë shqiptarësh, pikërisht përmes artit letrar që ka krijuar në prozë dhe në poezi.. Sot nuk ka mundësi të hartohet një abetare as të hartohet një libër leximi apo antologji e poezisë për fëmijë ku të mos zërë vendin kryesor krijimtaria letrare e Rifat Kukajt. Degëzimet tematike janë të ndryshme, ai ka arritur të futet me ndjenjë në çdo pore të jetës fëmijërore, në fantazinë e fëmijës. Jo vetëm kaq, ai ka ditur të zgjojë kureshtjen e fëmijës, të zhvillojë mendjen e tyre duke bërë ndikim të drejtpërdrejtë mbi intelektin e zhvillimit mendor, dhe se në këtë aspekt ka dhënë ndihmesë të pakursyer. Përpunimi i personazheve, apo figurave poetike, kanë origjinalitetin e vet dhe janë aq të afërta për lexuesin dhe të cilat janë kultivuar nga libri në libër me përkushtim e pasion krijuesi. Nëpër krijimtarinë kaq të begatë të Rifat Kukajt janë trajtuar me kujdes të gjitha relacionet e botës fëmijërore, si ato prindërfëmijë, gjyshër-fëmijë, rrethi familjar-fëmijë, shoqëria-fëmija,pastaj fëmija- natyra, fëmija-bota shtazore dhe deri te relacionet abstrakte të fantazive imagjinatave. Të gjitha këto relacione, apo më mirë t’i quajmë raporte të fëmijës me ambientin që e rrethon, janë trajtuar me kujdes dhe profesionalizëm të theksuar Sot nuk ka mundësi të hartohet një abetare as të hartohet një libër leximi apo antologji e poezisë për fëmijë ku të mos zërë vendin kryesor krijimtaria letrare e Rifat Kukajt. Degëzimet tematike janë të ndryshme, ai ka arritur të futet me ndjenjë në çdo pore të jetës fëmijërore, në fantazinë e fëmijës. Jo vetëm kaq, ai ka ditur të zgjojë kureshtjen e fëmijës, të zhvillojë mendjen e tyre duke bërë ndikim të drejtpërdrejtë mbi intelektin e zhvillimit mendor, dhe se në këtë aspekt ka dhënë ndihmesë të pakursyer. Përpunimi i personazheve, apo figurave poetike, kanë origjinalitetin e vet dhe janë aq të afërta për lexuesin dhe të cilat janë kultivuar nga libri në libër me përkushtim e pasion krijuesi. Nëpër krijimtarinë kaq të begatë të Rifat Kukajt janë trajtuar me kujdes të gjitha relacionet e botës fëmijërore, si ato prindërfëmijë, gjyshër-fëmijë, rrethi familjar-fëmijë, shoqëria-fëmija,pastaj fëmija- natyra, fëmija-bota shtazore dhe deri te relacionet abstrakte të fantazive imagjinatave. Të gjitha këto relacione, apo më mirë t’i quajmë raporte të fëmijës me ambientin që e rrethon, janë trajtuar me kujdes dhe profesionalizëm të theksuar. Shkrimtari Rifat Kukaj, po me aq kujdes e ka trajtuar edhe ambientin rural ku ka arritur t’i shquajë vlerat më pozitive të kësaj jete me rëndësi të veçantë, ku tabani ideoemocional i fëmijës, fushëveprimin e tij e ka pikërisht në fshat, atje ku jetojnë personazhet e përfshira në veprat e autorit, e këto personazhe zakonisht janë shpesët dhe shtazët, të cilat bëjnë pa dyshim atë spektrin e ylberit, si të themi, atë mrekullinë e fantazisë së fëmijës. Pastaj, pamjet e natyrës, bjeshka dhe kontakti vizual me këto fenomene natyrore, jetën rurale e kanë bërë më tërheqëse dhe të përkëdhelur, ndërsa proceset që zhvillohen në këtë hapësirë janë të kapshme për logjikën e kësaj moshe, ku përmes personazheve ka arritur t’i ofrojë vrojtuesit, gjegjësisht fëmijës, dhe përmes tyre ka shtjelluar edhe shumë probleme reale të kohës dhe shoqërisë në përgjithësi.

Rifat Kukaj po me këtë pasion e ka trajtuar edhe jetën urbane dhe qytetare, sepse, siç thamë, ai ka një gamë prurëse për të gjitha shtresat qytetare të shoqërisë shqiptare. Prandaj, poezinë me motive qyteti e përshkon ai nervi i modernizmit dhe ky modernizëm rritej gradualisht në proporcione me zhvillimet e shoqërisë në përgjithësi. Jeta tashmë akceptohet edhe përmes celuloidit, kurse autori në mënyrë artistike e tipizon përmes poezisë dhe për asnjë rast ky lloj i poezisë nuk ka mbetur prapa apo nën nivelin e zhanrit të poezisë me tematikë rurale. Edhe këtu autori i shkon deri në fund misionit në kërkim të imagjinatës së fëmijës që ambient primar ka jetën në qytet. Në të gjitha rastet, Rifat Kukaj nxjerr në pah ato vlerat fundamentale të një shoqërie për zhvillim dhe emancipim dhe ka ndikuar bindshëm jo vetëm në brezin e ri, por edhe te gjeneratat tjera. Me këto vlera që i theksuam më lart, karakterizohet edhe proza dhe krijimtaria tjetër e këtij autori. Rifat Kukaj filloi nga e para qyshse nxënës, ndërsa vjersha e parë për fëmijë „Besimet e kota” iu botua në revistën „Pionieri” më 1952, kurse vjersha e parë për të rritur në revistën letrare „Jeta e re” me titull „Të ishte” në vitin 1956. Prej atëherë ka botuar në të gjitha revistat e gazetat në gjuhën shqipe. Po me atë ritëm ka botuar edhe në gjuhë të tjera, sidomos në gjuhët e popujve të Jugosllavisë. Ka botuar rreth 100 libra me poezi, tregime e romane, për fëmijë dhe për të rritur. Pastaj tekste për ilustrime, pjesë teatrore, drama, skeçe, humoreska, përralla, fabula e deri te trajtesa të ndryshme letrare e shoqërore. Është autor i mbi 30 radio-dramave, ka shkruar skenarin për filmin artistik “Lepuri me pesë këmbë” etj. Po ashtu, Rifat Kukaj është përkthyes i njohur, sidomos nga gjuha sllovene, kroate, serbe dhe në këtë fushë sot flasin shqip me dhjetëra autorë sllovenë, kroatë, boshnjakë, serbë, hungarezë të Vojvodinës etj. Pra, emra të njohur të poezisë për fëmijë të këtyre hapësirave, sikurse që flasin shqip edhe emra të njohur të letërsisë botërore për fëmijë ku përkthyes i veprave të tyre është Rifat Kukaj.Për veprimtarinë e tij letrare është shpërblyer shumë herë dhe këto merita kombi ynë do t’ua përcjellë brezave të ardhshëm. Vepra e tij tani mbasi kaloi në amshim, atje ku nuk flitet më, do të marrë dimensione edhe më të mëdha, sepse krijimtaria letrare e Rifat Kukajt është një thesar me vlerë të veçantë në letërsinë shqipe për fëmijë. Lepurushi me këpucë Në oborrin e dajave të vet, Dreni ka parë Lepurushin për herë të parë. Me siguri që është çuditur. Ka parë një krijesë që pak i ngjet maces e mace s’është. Pakëz i ngjet qenit e qen nuk është. Viç nuk është. Ç’është? - ka bluar mendja e tij. Fëmijët e dajave i kanë dhënë Lepurushit sallatë nga duart e tyre. Më vonë i ka dhënë edhe Dreni. Prekja e buzëve të lepurit ka qenë e butë, miqësore. E ku ta di unë ç’kanë lozur tjetër me lepurushin. Po, si më treguan, Dreni ia paska avitur këpucët e veta para shputave. Ka dashtë t’i mbathë lepurushi këpucët. Paska kërkuar edhe një palë këpucë të vogla. Mos i ka vajtur mendja që t’ia mbathë katër këpucë në katër këmbë dhe të dalin për të shëtitur qytetit? Kështu e ka Dreni. Sa herë i them se shkojmë “ba” që në gjuhën e tij domethënë shëtitje, ai nxiton te këpucët. Duke dëgjuar ç’i kishte ndodhur Drenit te dajat, mora me mend diçka të pabesueshme. Po merrni edhe ju me mend se lehtë e keni. Mendja fluturon si zogu. Merrni me mend, nipin tim, Drenin, zbathur duke ecur rrugës së qytetit, e pas tij një lepurush duke ecur jo me shputat e buta, por me katër këpucë!


- Tap, tap, tap, - këmbët e Drenit. - Krrop, krrop, krrop, - këmbët e lepurushit. E njerëzit nga të dy anët duke parë me habi ç’po ngjet. A thua kështu ka menduar Dreni? Ndoshta po, ndoshta jo. Po atëherë pse ka dëshiruar t’ia mbathë këpucët? Parmbrëmë sa e pyeta për lepurushin e dajave, lëvizi buzët ashtu si lepurushi dhe ngriti duart sipër veshëve. Uh, e paskan habitur edhe veshët e tij të gjatë. Nuk është larg mendsh se kur ta shohim një gomar, do të mendojë se është babai i lepurushit! MASKA E KEQE Ky nipi im Dreni, sa ka mbushur tre vjet e gjysmë. Çudi sa i pjell mendja. Një natë më tha: - Ma blej një maskë! - nuk m’i ndante sytë. Diktova se kjo dëshirë ishte e madhe. - Maskë?! - e pyeta. - Po. - Çfarë maske? - Maskë të keqe, shumë të keqe... - Po, ç’po të duhet maska e keqe?! - Ta vë kështu... - bëri me duar sikur e vuri një maskë dhe po e mbante me të dyja duart e vogla... - Pse ta vësh maskën e keqe në fytyrë?! - Të dal e t’i tuti milicët kështu: uaaaaaaaa!” - u kreshpërua, u hap, lëshoi një zë të ngjirur. Kjo ishte dëshira e tij t’i frikësonte policët që silleshin çdo ditë nëpër lagjen tonë.etj.

https://www.zeflushmarku.edu.mk/libra/guximshqiptar.pdf


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...