Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/26

Kosova pa brez të ri të shkrimtarëve për fëmijë

Shkrimtarët për fëmijë në Kosovë disa syrësh nuk janë më në mesin e të gjallëve.Por veprat e tyre rrojnë : Rifat Kukaj, Agim Deva,Gani Xhafolli,Ymer Elshani, e disa tjerë.Kanë mbetë Jonuz Fetahu Xhevat Syla e disa të tjerë..Disa shkrimtarë snobist kohëve të fundit disa prej këtyre shkrimtarëve po i balstosin në facebok, për arsyra të tyre që nuk ju kanë botuar tek tuk ndonjë libër gjatë kohës moniste dhe të njajtit i kanë vuer në thumb të kritikës letrare .

 Njeri syrësh që është anëtar i LSHK-së, shkarravitë në facebook   të ndjerin Riafat Kukaj..., pse ky nuk ja ka botuar një libër në "Rilindje" gjatë përiudhës moniste  kur i ndjeri Rifat Kukaj ishte redaktor i botimeve në "Rilindje".



Nuk po ia përmendi emrin këtij të shkrimtari  sepse ju ka rritë mendja aqë shumë sa po mendon që e ka kapur Zotin për  dorë dhe vetëm ky ekziston e se din i ngrati që ato libra të tijë do të mbesin në Historinë e fshatit   Breznicë, ndërsa Rifati është edhe sot i gjallë në shqiptari :

https://floripress.blogspot.com/2023/01/ptar-271-eshte-rifat-kukaj-nje-thesar.html

 Mundësia për të ofruar krijimtarinë letrare në Kosovën tonë për moshat më të reja , sot kur interneti është bërë hapësirë ku fëmijët, jo vetëm gjejnë informacionet e caktuara, por edhe argëtimin, është bërë sfidë. 

 Por, kjo është vetëm një nga arsyet pse fëmijët sot më pak iu qasen librave me përmbajtje artistike, sepse në anën tjetër, është e dukshme që edhe shkrimtarët që shkruajnë për fëmijë, janë gjithnjë e më pak në numër. 

 Kështu vlerësojnë disa prej shkrimtarëve, të cilët pjesën më të madhe të krijimtarisë së tyre letrare ua kanë kushtuar shumë gjeneratave të fëmijëve.

 Shkrimtari  preshevar profesor Jonuz Fetahu, i cili  ka marrë çmimin “Ymer Elshani”, për librin më të mirë brenda vitit, me tregime për fëmijë, vlerëson se letërsia për fëmijë, aktualisht po përjeton një krizë dhe se kanë mbetur pak shkrimtarë, të cilët vazhdojnë me përkushtim të shkruajnë për moshat më të reja. Arsyet dhe shkaqet, sipas  JOnuz Fetahut, gjenden në shumë faktorë.

 Letërsia për fëmijë është në krizën më të madhe të saj... 

 “Letërsia për fëmijë është në krizën më të madhe të saj. 

Në fazën e tranzicionit ne nuk mundëm të gjendemi aq sa dhe si duhet për fëmijët.

 Ata ecën një hap përpara shkrimtarëve, shpesh-herë. 
Këtë e bëri mediumi elektronik, përkatësisht interneti, i cili e zëvendësoi librin, për një periudhë dhjetëvjeçare. 

Fëmijët shumë u larguan nga leximi i librave, përkatësisht nga shkrimtarët e vet.

 Sot, shkrimtari për fëmijë, veçmas, është në një udhëkryq”, thotë Fetahu. 

 Që nga botimi i parë i librave në gjuhën shqipe në Kosovë, e deri më tash, janë mbushur 59 vjet. 

Gjatë këtyre viteve janë krijuar shumë vepra letrare për fëmijë, të cilat kanë zënë vend si trashëgimi letrare, si dhe në kulturë në përgjithësi. 

 Shkrimtari Prof.dr. Xhevat Syla, i cili ka shkruar mjaft për fëmijët, thotë  pë REL , se shkrimtarët që kanë krijuar letërsinë për fëmijë në Kosovë, u takojnë tre brezave. 

 Por, thotë Syla, mjaft shkrimtarë të brezit të dytë, të cilët, sipas tij, edhe e kanë bartur barrën kryesore të letërsisë për fëmijë dhe që konsiderohen si identitet i kësaj letërsie në vend, tashmë nuk janë në këtë botë. 

 Megjithatë, prof.dr.Xhevat Syla thotë se letërsia për fëmijë sot po ecën paralel me zhvillimet e kohës, por edhe me zhvillimin e fëmijëve. 

Sot edhe temat edhe motivet janë të tjera... 

 “Sot edhe temat edhe motivet janë të tjera. Sigurisht që janë edhe të kohës që jetojmë.

 E, koha, të cilën ne jetojmë, përsëri e ka natyrën, ka bukuritë e saj, ka ndjenjën për lirinë, ndjenjën për atdheun... janë disa tema të të gjitha kohërave. Por, janë edhe disa, të cilat korrespondojnë me kohë të caktuara, si vlera”, konsideron Syla. 

 Por, çfarë kërkojnë fëmijët sot nga shkrimtarët? 

 Shkrimtari Prof. Jonuz Fetahu vlerëson kështu: “Lexuesi i vogël, mendoj, shkollari, ai dëshiron që librin ta lexojë për një ose dy ditë, e jo për një javë. Nuk ka kohë më ai që të lexojë libër të trashë. Andaj, duhet t’i ofrojmë dhe shërbejmë fëmijëve atë që është më e mira, më e kapshmja, pa rëndesë”. Fetahu thotë se janë edhe një mori problemesh, të cilat i destimulojnë shkrimtarët që të punojnë për shtimin e vëllimit të veprave letrare për fëmijë. Siç thotë ai, aktualisht shkrimtarit, përveç krijimit të veprës letrare, i duhet që të merret edhe me përgatitjen teknike, botimin, si dhe shpërndarjen. Në anën tjetër, thotë Fetahu, nuk ka ndonjë interesim apo organizim të mirëfilltë nga shkollat e Kosovës që librat për fëmijë të arrijnë deri te nxënësit apo edhe të organizohen punëtori me shkrimtarët për fëmijë. Të gjitha këto, sipas tij, janë barrë e madhe për shkrimtarin dhe tashmë është e dukshme se një brez i ri i shkrimtarëve për fëmijë, siç thotë ai, nuk duket në horizont Megjithatë, sipas Fetahut, botimet ekzistuese, janë mjaft kualitative. 

Vepra të Agim Devës... 

Vepra të Agim Devës... “Shkrimtarët të cilët lexohen me ëndje, janë Agim Deva, Rifat Kukaj. 
Lexohet edhe sot ‘Zogu e kulla’ e Rrahman Dedës, pastaj Abdulla Thaçi, Gani Xhafolli, Xhevat Syla dhe shumë të tjerë.

 Nuk kemi shkrimtarë të rinj dhe po përpiqemi me qiri e pishë që të gjejmë emra të rinj, por nuk janë kah lindin, sepse, unë kujtoj se pak punohet në shkolla”, thekson Fetahu. 

 Mendim të ngjashëm ka edhe shkrimtari Xhevat Syla: “Tash, nuk kemi një brez, i cili identifikohet si i tillë, sikurse që ishte ai i brezit të dytë apo brezit të parë. 

Kemi shkrimtarë dhe unë shpresoj që me kohë do të vijë edhe brezi, për shkak se me botimin e veprave të reja të autorëve të rinj, të cilët dalin, siç kanë dalë gjithmonë shkrimtarët nga bankat e shkollave. Sigurisht që do të kemi edhe shkrimtarë që do ta bëjnë këtë brez, por të cilin tash për tash nuk e kemi të identifikuar si brez të ri të shkrimtarëve”. 

Flori Bruqi

Flori Bruqi : Gabriel García Márquez në fjalimin e shkurtër që mbajti kur i dorëzuan çmimin prestigjioz “Rómulo Gallego”, për veprën e tij “Njëqind vjet vetmi”.

 Çdo çmim është një rrezik për ta. E keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një njeriu që nuk ka ndjeshmëri për suksesin në letërsi, dhe për më shumë kur ai jeton në një kontinent të pamësuar me suksesin, është të botojë një roman që shitet si salsiçet.


Ky është rasti im. Unë nuk kam dashur kurrë të shndërrohem në një spektakël, urrej televizionin, kongreset e letërsisë, konferencat dhe jetën intelektuale”.

Ndër të tjera, këtë kumtoi Gabriel García Márquez në fjalimin e shkurtër që mbajti kur i dorëzuan çmimin prestigjioz “Rómulo Gallego”, për veprën e tij “Njëqind vjet vetmi”.

Gabriel García Márquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán. Në atë periudhë dështoi shoqëria United Fruit, që deri në atë kohë kishte mbajtur ekonominë në rajon në një nivel mjaft të mirë nëpërmjet kultivimit të bananes. Si në çdo familje të asaj krahine edhe në atë Márquez gjendja financiare ishte në përkeqësim të vazhdueshëm, kështu që Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha. Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguarán dhe tregimet epike të gjyshit Nicolás Ricardo Márquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv. Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë. Ne vitin 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të 12 vjeçarit Márquez, i cili një vit me pas shkon në Barrankija për të studiuar në shkollën San Hosé. Më 1942 u transferua në Zipaquirá për të përfunduar gjimnazin. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogotá, dega drejtësi. I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës. I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet. Megjithë pasionin e madh për librat Márquez ishte një nga ata që vuanin situatën e Kolumbisë që po kalonte një periudhë ku dhuna ishte gjithnjë e pranishme. Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditëshi i dhunës në kryeqytet, që përfundoi me vdekjen e drejtuesit liberal Jorge Eliecer Gaitán. Gjatë atyre ditëve të përgjakshme disa njerëz hynë në apartamentin e tij dhe dogjën gjithçka. Márquez vendosi të shkonte në Kartagjenë ku gjeti punë si redaktor e më pas si reporter për gazetën "El Universal". Në vitin 1949 vendosi të rikthehej në Barrankija, ku filloi të punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, që përbehej nga të rinj që kishin pasion letërsinë. Një vit më pas publikoi në faqet e gazetës "El Espectador" të Santa Fésë një tregim me titull "La tercera resignación". Në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, “La hojarasca” (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi. Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un día después del sábado" (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm të gazetarisë kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin të mirëpritura në çdo redaksi. Te gjitha punimet e tij deri në 1956, u publikuan si një libër i vetëm me titull "Relato de un náufrago", që trazoi skenën politike në vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogës nëpërmjet detit. Qëndrimi i Markezit ndaj këtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanët. Në nëntor të vitit 1956 drejtori i gazetës "El Espectador", për të cilën punonte Markez, mori urdhër nga disa qeveritarë që të pushonte nga puna shkrimtarin. Nga miqësia e ngushtë dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dërgonte në Zvicër, ku do të punonte si reporter për gazetën e tij. Edhe pas falimentimit që ndodhi një vit me pas, Markez vendosi të qëndronte në Zvicër. Gjatë jetës në Evrope, ai vizitoi shumë qytete të famshme të kontinentit të vjetër së bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhëtimi në fjalë shërbeu si frymëzim për të shkruar "90 días en la cortina de hierro". Më 1958, pas një qëndrimi në Londër, García Márquez u kthye në Amerikë, për t’u vendosur më pas në Venezuelë. Në Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë, Rodrigo (lindur në Bogotá në 1959) dhe Gonzalo (lindi në Meksiko në 1962). Më 1961 u transferua në New York ku filloi punën si korrespondent i Prensa Latina. Kërcënimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanëve e shtynë të transferohej në Meksikë. Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë se tij “Cien años de soledad“ (përkthyer shqip si Njëqind vjet vetmi), një libër që shënon kulmin e të ashtuquajturit realizëm magjik. Më 1974 dolën në treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut), dy veprat më komplekse të krijimtarisë së tij, një metaforë e gjerë mbi vetminë, mjerimin si pasojë e pasurimit. Nga viti 1975, Márquez jetoi midis Meksikës dhe Kartagjenës, Havanës e Parisit. Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes (përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta).Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden Dashuri në kohërat e kolerës, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali në labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc. Njëqind vjet vetmi, (Cien años de soledad) 1967 Vjeshta e patriarkut, (El otoño del patriarca) 1975 Varrimi i Nënë Madhes, (Los funerales de la Mama Grande) 1962 Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili , (La aventura de Miguel Littín clandestino en Chile) 1986 Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë, (El coronel no tiene quien le escriba) 1961 Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, (Crónica de una muerte anunciada) 1981 Gjethurinat, (La Hojarasca) 1955 Një histori me paskuinë (La mala hora) 1961 Dashuri në kohën e kolerës, (El amor en los tiempos del cólera) 1985 Gjenerali në labirinthin e tij, (El general en su laberinto) 1989 Erendira 1983 Për dashurinë dhe demonë të tjerë, (Del amor y otros demonios) 1994 Historia e një rrembimi, (Noticia de un secuestro) 1996 Kujtim kurvash të trishta, (Memorias de mis putas tristes) 2004 Dymbëdhjetë tregime pelegrine, (Doce cuentos peregrinos) 1992 Të jetosh për të treguar, (Vivir para contarla) 2002

‘Shumica e njerëzve ç’nuk bëjnë vetëm që të mos pranojnë se janë krijesa të pafuqishme dhe të parëndësishme’

 



Nga: Haruki Murakami

Përktheu; Ilir Baçi

Shumica e njerëzve nuk janë në kërkim të së vërtetës së provueshme. E vërteta shpesh shoqërohet me dhimbje të fortë dhe thuajse askush nuk është në kërkim të së vërtetës së dhimbshme. Njerëzit duan histori të bukura dhe qetësuese, që t’u duket se jeta e tyre ka njëfarë kuptimi. Prej këtej vjen edhe feja.

Nëse një besim i caktuar, të themi “besimi A”, bën që jeta e këtij burri apo e asaj gruaje të duket se ka kuptim të thellë, atëherë për një njeri të tillë besimi A është e vërteta. Nëse besimi B ua bën jetën t’u duket e pafuqishme dhe e parëndësishme, atëherë besimi B shihet si i rremë. Dallimi është mjaft i qartë.


Nëse dikush ngul këmbë se besimi B është e vërteta, me siguri do ta urrejnë, do ta shpërfillin apo, në ndonjë rast, do ta sulmojnë. Nuk duan t’ia dinë fare se besimi B mund të jetë i logjikshëm apo i provueshëm. Shumica e njerëzve ç’nuk bëjnë vetëm e vetëm që të mos pranojnë se janë krijesa të pafuqishme dhe të parëndësishme. / KultPlus.com


Botuesit ngritën shqetësimin e mungesës së bibliotekave.

 Rijetëzimi i bibliotekave apo dhe përmirësimi i ligjit të librit ishin disa çështjet, që u shqyrtuan në Qendrën Kombëtare të Librit të Leximit në një takim me botues dhe librarë.

Duke prekur vështirësitë e biznesit të librit botuesit ngritën shqetësimin e mungesës së bibliotekave. Pasurimit të atyre vendore dhe bibliotekave të rretheve.

Nga ana tjetër u diskutuan dhe zgjidhet e ngërçeve të tjera si mbështetje e letrave shqipe në tregun evropiann dhe ato botërore. Përkthimi në gjuhët evropiane etj.

Kush janë autorët më të shquar sipas revistës "TIME" autorët më të shquar të të gjitha kohërave

 






Në një studim të revistës “TIME” duke mbledhur mendimin e 125 shkrimtarëve dhe kritikëve të njohur të kohëve të sotme kanë vlerësuar autorët më të shquar të të gjitha kohërave. Pra, jo dhjetë shkrimtarët më të mirë, por më të famshmit. Shkrimtari rus Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i famshëm botëror. Më pas vjen Uilliam Shekspir. Ndërkohë në një listë tjetër po të revistës TIME, Tolstoi zinte sërish vendin e parë. Këtë herë për librin më të mirë të historisë. “Ana Karenina” e Leo Tolstoit u shpall si libri më i mirë i të gjitha kohërave. Historia klasike e Leo Tolstoit mbi një dashuri fatkeqe, është një nga novelat më të admiruara në literaturën botërore. Gjenerata të tëra lexuesish janë magjepsur nga heroina e tij e mrekullueshme, me një martesë jo të lumtur të Ana Kareninës dhe marrëdhënies së saj tragjike me kontin e pashëm Vronski. Në botën e tyre, lidhjet e parëndësishme janë të zakonshme, por pasioni që lind mes Anës dhe Vronskit i kthen ata në objekt përçmimi dhe çon në izolimin e Anës. Mënyra se si marrëdhënia e tyre shkatërrohet është në kontrast të plotë me gëzimin që rrethon miqtë dhe familjen e saj, sidomos çiftin e ri Kiti dhe Levin, që përjetojnë një marrëdhënie prekëse. Ana Karenina është një kryevepër, jo vetëm për gruan e paharrueshme që përjeton dramë në fatin e saj, por gjithashtu sepse ajo eksploron dhe hedh dritë mbi pyetjen e madhe se si duhet jetuar plotësisht jeta! Në këtë listë në vend të dytë vinte kryevepra e Gustav Flobert “Madam Bovari”. Ndërkohë rusi Leo Tolstoi vinte sërish në këtë listë me vendin e tretë që e zë me veprën “Lufta dhe Paqja”. Leo Tolstoi ishte i vetmi autor që në këtë listë është më dy libra. Në atë listë nuk kishte si të mbetej jashtë “Aventurat e Hakëleberri Fin” të shkrimtarit të famshëm, Mark Tuein. Gjithashtu në listën e librave Uilliam Shekspir me kryeveprën e tij “Hamleti”.

1. Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i madh botëror. Ndonëse në kohët e sotme është kaq shumë i çmuar, jeta e tij në periudhën kur jetoi, pati shumë dhembje dhe moskuptim. Ai ishte i pambështetur prej familjes dhe miqve prej pikëpamjeve të tij të ndryshme mbi jetën, fenë, dashurinë dhe mënyrën e ndërtimit të shoqërisë. Në vitin 1910, në moshën 81-vjeçare, si shenjë e revoltës së tij dhe për të mbrojtur më së miri ideologjinë që predikonte, Tolstoi u largua nga shtëpia dhe vdiq në ndërtesën e stacionit të trenit të Astapovos prej sëmundjes dhe pleqërisë.





2. Uilliam Shekspir, dramaturgu, poeti dhe shkrimtari më i njohur anglez, me shumë mister që e rrethon, është vlerësuar i dyti. Ai e bëri botën të qajë e të qesh me dramat dhe komeditë e tij të papërsëritshme. Është shkrimtari më i lexuar në botë, me 4 miliardë libra të shitur. Talenti i tij në depërtimin e botës së çdo personazhi dhe mjeshtëria e gjuhës, e bëjnë Shekspirin “Lordin e shkrimit anglez”. Shekspiri realizoi gjithsej 37 vepra: 13 tragjedi, 10 drama dhe 14 komedi. Tragjeditë e tij më të famshme janë “Hamleti”, “Henri IV”, “Makbeth” dhe “Romeo e Xhulieta”. Te komeditë përmendim “Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.





3.James Joyce , është i akuzuar prej shumë kritikëve si shkrimtari irlandez me stil të pakuptueshëm, të vështirë dhe monoton. Në listën e shkrimtarëve më të mirë botëror, renditet i treti. Xhejms Xhojs konsiderohet si një nga autorët më me ndikim të shekullit XX. Ai është i njohur për romanin e tij “Uliksi” (1922), me veprën e shumë të diskutuar “Zgjimi i Fineganëve” (1939), për përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” (1914), si dhe për romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit djaloshar” (1916).





4.Vladimir Nabokov, shkrimtari rus i famshëm për romanin e tij tërësisht tronditës për shoqëritë e të gjitha kohërave, “Lolita”, është vlerësuar i katërti. Karriera e tij filloi pas përkthimit të veprave në anglisht, ku u bë shumë i njohur sidomos me romanin “Lolita”, i cili është realizuar shumë herë në filma, ku përmendet filmi i vitit 1997 aktruar nga i madhi Xheremi Ajrons dhe Melani Grifit.






5. Fjodor Dostojevski,shkrimtari, filozofi dhe eseisti rus, është i njohur për veprat e tij madhështore. Në këtë klasifikim është vlerësuar i pesti. Veprat e tij hulumtojnë thellë në psikologjinë njerëzore nga pikëpamjet politike, shoqërore dhe shpirtërore të Rusisë së kohës. Ai është themeluesi i ekzistencializmit të shekullit të 20 në Rusi. Për Dostojevskin thuhet se është ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.





6. Uilliam Folkner,shkrimtari i rëndësishëm që prej natyrës së tij të tërhequr ishte gati-gati i panjohur për lexuesit, derisa në vitin 1949 mori çmimin “Nobel” për letërsi. Ai është vlerësuar në këtë listë si shkrimtari i gjashtë më i shquar. Vepra e tij, që korri më shumë sukses dhe që i dha emër, është “Një trëndafil për Emilinë”. Në fjalën e tij, gjatë marrjes së çmimit “Nobel”, ai tha: “Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë, kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkënditjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut që ligjëron ende.”





7. Çarls Dikens,shkrimtari i madh anglez vjen në këtë listë i vlerësuar i shtati. Ai mendohet se është ndër të parët shkrimtarë anglezë, të cilët lëvruan romanin shoqëror. Si veçori e këtij autori është se veprat e tij përbëhen nga personazhe kryesisht fëmijërorë, nga ku vijnë dhe titujt e librave. Mendohet se shkak i kësaj është fëmijëria e tij e mjerueshme. I varfër dhe pa asnjë mjet jetese, ai i nënshtrohet punës në moshë shumë të re. Ndoshta ky është edhe çelësi i suksesit të tij, nëpërmjet personazheve që krijoi, ai pasqyroi dhe rishkroi fëmijërinë e tij për t’i dhënë një fund të lumtur. Veprat e tij më të njohura janë: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell” dhe “Nikolla Nikëllbi”.





8. Anton Çehov,konsiderohet si novelisti më i madh dhe më i shquar jo vetëm rus, por mbarëbotëror. Ai vlerësohet i teti nga kritikët e sotëm. Çehov u diplomua në Mjekësi, por me shaka shprehej: “Mjekësia është gruaja ime, ndërsa letërsia dashnorja”. Përmbledhja e novelave të tij është një nga librat më të shitur dhe më të vlerësuar të të gjitha kohërave, thellësia që pasqyron Çehov në novelat e tij, të magjeps dhe njëkohësisht të fut në kolapsin e shoqërisë ruse të shekullit të 19.





9. Gustav Flober, është një nga novelistët më të njohur francezë të shekullit të 19, kohë kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit dhe miqve të tij. Ndjenjat që ushqente ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë të romantizmit europian. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Zonja Bovari”, “Tundimet e Shën Andonit”, “Salambo” dhe “Një zemër e thjeshtë”.





10. Xhejn Ostinështë shkrimtarja e vetme që arrin të përfshihet në listën e shkrimtarëve më të mirë botërorë, pavarësisht se shumë femra të tjera kanë dhënë kontributin e tyre në letërsi. Që më 1787-n, Xhejn filloi të shkruante poema, histori dhe drama për zbavitjen e vetes dhe familjes së saj. Xhejn më vonë përpiloi kopje të 29 prej këtyre punimeve të hershme në tri blloqe, tashmë të quajtura “Juvenilia”, që përmbanin pjesë të shkruara mes 1787-s dhe 1793-shit. Veprat e saj të mëpasshme janë frymëzim i shumë filmave hollivudianë, tepër të ndjekur dhe të lexuar. Ajo është një autore që nuk do të harrohet për veprën e saj “Krenari dhe paragjykim”.

ALBERT VATAJ : REXHEP SHAHU, PENA, PARMENDA DHE ZËSHMËRIA E NJË MISIONARI VETËMOHUES

 


                                              Albert Vataj 

 


 

Për të dhënë më të mirën dhe për t’iu kushtuar me mish e me shpirt një vepre, e cila është në shërbim të të gjithëve, më shumë se sa në funksion të lavdisë individuale, mbamendet si një akt sublim i denjë për mirënjohje. Ata që i përkasin kësaj sipërmarrjeje, zëri dhe zelli që shndërron në vepër shpirtin dhe përkorjen e tyre, janë njerëz të zakonshëm, me të cilët shkëmbehemi në rrugë, salutohemi në një event, takohemi në një ditëshmëri rutinore, ulemi për kafe, bisedojmë shkujdesur. Ata janë qytetarë të përkushtuar dhe prindër të devotshëm, kolegë bashkëpunues dhe miq të mirë. Janë krejt të thjeshtë dhe gati të padukshëm në ububushmërinë e çdoorshme të kryeqytetit.

Po, njëri prej tyre, të cilin pata nderin ta takoja para pak ditësh dhe të bisedonim për letërsinë dhe jo vetëm, të përplasnim pikëpamje dhe të dakordësoheshim në ide, të përfshiheshim në debate dhe të konkludonim në përputhshmëri, ishte Rexhep Shahu, poet, shkrimtar, botues, redaktues, faqosës, gjithçka që është e themeltë e shprehjes së tij prej veprimtari. 



                                                                 Rexhep  Shahu


Çdo punë e bërë shumë mirë nga një person i përkushtuar është gjithmonë një burim frymëzimi, dhe ai është një model për një shoqëri ambiciesh, edhe pse e sotmja ka një qasje të ndryshtë në mënyrën se si i kërkon dhe i gjen ato etalone. Gjithsesi unë i kërkoj me përulësi interesit tuaj të më lejojë të rrekem ta shpërfaq këtë identitet dhe integritet, të cilit i pëlqejnë rezultatet e punës më shumë se nderet dhe privilegjet, të cilat për hir të së vërtetës, kanë qenë dorështrënguar deri aty sa ta lënë normalitetin e mbijetesës së tij në të ardhurat e një kempi.

Megjithatë ai ndeshet me sëmundjen që e përndjek përgjatë gjithë jetës, njëjtë në ngulm sa me pasionin për të krijuar, për të promovuar vlera, për të përkatësuar caqet e detyrimit, që kemi ndaj atyre që janë të denjë për mirënjohje. Ai është një kalë pune që tërheq karrocën e detyrës së misionarit në udhën e mbytur nga balta e gurët nën rrota, motin gjithnjë të cergët e shtigjet përherë e më të ngushta. Ka një jetë që përpiqet dhe nuk ndalon. Një Zot e di se për çfarë e bën gjithë këtë, megjithatë ai është gjithnjë i armatosur me një motivim që e sundon trup e shpirt, si një skllav nën vargonjë.

Në një të sotme kur popullata e personazheve është e sunduar nga një numër dominues identitetesh të qasjeve dhe predispozitave nga më të larmishmet, e vështirëson mundësinë për të gjetur atë kontributorin e heshtur të sipërmarrjeve poterisës. Sepse ai, Rexhep Shahu, preferon të bëjë më të mirën e mundshme, pa tentuar që ajo çfarë ka si pasion, të shitet si një akt menaxhimi me pretendime dhe ekzagjerime, siç tashmëria e kapur nga mitomanë e megallomanë e ka bërë realitet, edhe pse atë e gjen kudo më fjalën e tij të zëshme dhe qëndrimin e vendosur. Një vullnet që nuk di të ndalojë por vërsulet si një vërshim për të shkuar aty ku ai i ka vënë vetes qëllim, dhe për të bërë çfarë është domozdoshmërisht e volitshme.

Mes gjithë atyre emrave dhe personaliteteve që bombardojnë interesimin tonë të çdoditshëm si një shi toksik, atyre që vijnë nga asgjëja dhe guxojnë të meritojnë gjithçkanë, në një sundim të zotëruar padrejtësisht, atyre që gjithçka bëjnë është një faturë e shtrenjtë që e paguan xhepi ynë i grisur. Mes kësaj batërdie hileqarësh e dallkaukësh, manipulatorësh e abuzuesish, servilësh dhe sehirxhinjsh dashakeq, kësaj realeje shpresëhumbur, që ka bërë njerëzit ta konsiderojnë këtë vend si një “Tokë të djegur”, gjallojnë ca tipa të jashtëkohshëm, një tip Uni allasoj, që nuk do t’ia dijë për kohën së cilës i përket dhe armikun që ka përballë, ai zgjohet me bindjen se është i zgjedhur dhe detyra e tij është vetë jeta e tij. Ky tipi që shkon e vjen në këtë sotshmëri refuzuese për idhujtarë e dishepuj, nuk i ka shpëtuar vëmendjes time, siç lartfolëm për të, po është ai, Rexhep Shahu që beson në diçka të vlertë dhe i ka kushtuar jetën e vet, si një blatim të shenjtë.

Veçantia e këtij integriteti qëndron se gjithçka që ai bën është i udhëprirë nga ndjenja e përgjegjësisë për të bërë sa më shumë të jetë e mundur në shërbim të një kauze të drejtë.

Emri i Rexhep Shahut është nënshkrimi i një kolane të vëllimshme pune, përkushtimi dhe kontributi i cili konsiston në pasionin që ai derdh në themelet e kësaj ngrehinë që kapardiset imponueshëm. Që nga pena e tij majëmprehtë poetike, te publicistika, çdoditshmëria e zëshprehjes së aktualitetit, te parmenda e rëndë e lëvrimit të një toke të ashpër ku ai hedh farën e mirë të vlerave tona krijuese.

Ajo që e bën punën dhe përpjekjet e tij titanike të fisme, është se ai, nga gjithë kjo, ai vetëm jep shpirtin dhe devotshmërinë e një misionari vetëmohues, pa kërkuar shpërblim monetar dhe pa pranuar ndere dhe privilegje.

Edhe pse letërsia shqiptare dhe libri shqip është në një kohë braktisjeje asgjësuese ai, Rexhep Shahu “predikon” besimin e tij duke mos u ndalur para asgjëje as nga shëndeti që ka vite që e persekuton as nga pengesat dhe ndalimet e llojllojshme, me të cilat ai ndeshet ngadhënjyeshëm, sepse ai i shërben një kauze dhe di se triumfatorët ofrohen sakrifikues për atë që besojnë.

Për veprimtarinë e veprave dhe vlerave Rexhep Shahu çdo ditë është një arenë dhe çdo betejë që duhet fituar i mbetet të sfidojë me tik-taku i një zemre aritmike.

Më kanë magjepsur gjithmonë mjaftueshmëria e kohës që disa përkushtues të zellshëm kanë në zotërim për të bërë kaq shumë. Rexhep Shahu është njëri prej atyre që kanë dhënë gjithçka nga vetja asaj që sot është një vepër dhe nesër do të jetë një trashëgimi e letrave shqipe, një thesar.

Ku nuk është ai që të tregojë se sa e rëndë është barra që atij i duhet të mbajë;

- Ai është në lëmin krijues një poet pretendimesh të meritshme, një bard që mëkon një shpirtje farkëtuar forcave përjetuese, të tilla që mëtojnë përmes artit të fjalës dhe virtuozitetin e vargëzimit, se poezia gjallon tek ajo pene si magjepsje.

- Ai është te apologjia e “Rrugës së Kombit”, një zë i gjëmimshëm i të drejtës për të lartësuar në akt historik, këtë urëbashkim të Kosovës me Shqipërinë, këtë shkallmim të mureve ndarës, të një toke dhe qielli të mohuar, fashitjen e atyre kufijve ideologjik dhe trupëzimin me ëmën pas një ndarje e gjymtimi nga padrejtësitë e historisë.

- Ai, Rexhep Shahu është te më e larta kreshtë e ambicies së tij, Havzi Nela, rikthimi në jetën e dinjitetshme të njohjes dhe përjetimit, në tashmërinë e mëkimeve të asaj shpirtje që flatroi krahë drite në tokën e kapluar nga terri dhe dimrat, në atë që është ridimensionim i vlerave të këtij zëzjarri që u ndesh me zezonën komuniste, duke patur si armë poezinë, së cilës i blatoi gjithçka të përkorë e të gjithkohë, si një perëndie. Po, ai e bëri dhe e bën përmes një përkushtimi dhe të një zelli të panënshtrueshëm, që ne të kemi sot të plotë një korife të vargëzimit, të kemi frymën e një jete që u fik në litar, se i këndoi me zë qielli lirisë dhe fluturoi më krahë albatrosi stuhive dhe shtërngatave .

- Ai është farë aty ku duhet të kishte hedhur shtat bima e mirënjohjes për jetët që u sakrifikuan. Rexhep Shahu është një vullnet dlirë e i mëkuar në të mirë, për të njohur dhe përkujtuar viktimat e masaktës së Lumës. I Lartësoi ai ata në një obelisk, edhe pse rretherreth dëgjoheshin ende lukunitë e oportunizmit proserb, dora e gjatë e të cilëve u zgjat për të përdhosur këtë in memoriam. Megjithatë ai i bëri qëndresë kësaj lukunie hijenash, duke lartësuar ato shpirtra të rënë atij therori, i ngjiti aq lart sa s’do të mund të ngjitej asnjë dorë e ndytë ta zbresë kristalin e shpirtit të tyre në baltën e realitetit, ku vegjeton vulgaritet dhe modernitet.

- Po, ai, Rexhep Shahu është te udha e gjatë, e mundimshme dhe ushqyer me gjak dhe jetë e Kosovës, është e çdoditshme kjo përpjekje e tij për të qenë dhe për të mbetur trup e shpirt në të gjallët e kësaj vitaleje që gjallon nën kërcënim.

Ai është te kjo panoramë shifrore që në një farë kuptimi përbën dhe identitetin e tij: Ka botuar 40 numra të revistës letrare illz, me rreth 10 mijë faqe e 2500 autorë e përkthyes nga gjithë bota. Për të mos u mjaftuar me kaq, ka në veprimtarinë e tij botimin e revistës kulturore “Dy Drina”, 7 numra, gjithashtu dhe revistën për fëmijë “Kallz”. Për të dhënë një kontribut të vlershëm cilësor  te “Bujqësia shqiptare”, të cilën e drejtoi për 7 vite. Janë publikuar dhe bërë të pranishme rreth 3 mijë shkrime në shtyp e Radio ku ai trajton çështje të larmishme me një përgjegjësi profesionale. Pjesë e aktit të tij në përkushtim të atyre vlerave përfaqësuese, janë mbi 300 konferenca shtypi, dalje televizive emisione të ndryshme, ku ai dëshmoi përgjegjshmëri dhe integritet.

Rexhep Shahut nuk mund t’i mohohet edhe një tjetër kontribut, ai i nderimit të shkrimtarëve martire me mbështetjen e humanistit Flamur Hoxha, duke mundësuar në kortezi të kësaj mirënjohje zhvillimin e 9 pelegrinazheve me shkrimtarët dhe personalitetet të fushave të ndryshme. Për të nënvizuar lëmin krijues, autorësinë e tij kanë 20 libra, nga këto 6 me poezi. Ky bilanc mund të mos jetë korrektësisht i saktë, por gjithsesi është padyshim një tregues i asaj pune të jashtëzakonshme që ai ka dhënë dhe jep çdo ditë.  

Ai i ka të pakët shokët, por më duhet të besoj atë që thotë Martin Luther King, Jr. se “Pothuajse gjithmonë, pakica e përkushtuar krijuese e kanë bërë botën më të mirë.”

2023/01/25

PLANI FRANCEZO GJERMAN PËR KOSOVËN DHE RRETH SERBISË TË CILIT USA IA CAKTOJNË RRUGËN NJË DREJTIMSHE

 



                           Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

            

Një historian dhe filozof gjerman u pati thënë serbianëve se: “ju nuk dini të bëni shtet”. Këtë mendim tri dekada më vonë Jovan Ristiçi në Berlinë në mbledhjen e 28 të komisonit profesional u pati thënë të gjithëve se: “Aranutët nuk dijnë të bëjnë ushtri të përherëshme, janë trima, por nuk dijnë të bëjnë shtet”. Në lidhje me këtë shqiptarët gjatë shekullit XIX provuan pesë herë të ta bëjnë Shqipërinë Etnike, por Fuqitë Evropiane dhe fqinjët e leuftaun shqiptarinë me mejete ndër më të ultat në histori. Por, shqiptarët gjatë shekullit XX bredhën e bredhën, e në fund dijtën t` i bëjnë dy shtete: një më 28 XI 1912 dhe një më 9 qershor 1999, kur Serbia e nënshkroi KAPITULLIMIN para armës së NATO-s dhe UÇK-ës. Madje, pas kësaj kohe shqiptarët e filluan luftën edhe në Luginë të Preshevës edhe në Maqedoni, për t` iu bashkuar trungut kombëtar. Duke e vrejtur këtë aftësi shqiptare, sidomos farncezët dhe rusët, do të krijojnë një “tampon zonë në veri të Kosovës”, duke provuar që nga aty të fillojë çdo aksion i Serbisë dhe Rusisë për DESTABILIZIMIN e Republikës Kosovës. Në këtë drejtim, me mësime të Gjenralshtabit rus, A. Vuçiq është ideuar që ta pres Kryeministrin Albin KURTI që ta bëjë ndonjë gabim në hapa, sepse nga filozofia e opozitarit shumë të mirë dhe racional, ka arritur të bërët pozitar (pushtetar) i shkelqyeshëm.

Në lidhje me një analizë për 10 pikëshin e Palnit Francezo-Gjerman, për zgjidhjen e çështjes së armiqësisë në mes Kosovës përgjakur dhe Serbisë gjakësore, në Beograd po shtrohet pyetja: ‘Si është e mundur të na vejn diçka e tillë gati ultimative bile nga Franca”. Madje, një kalimtar më 24 janar 2023 e bëri në Beograd këtë pyetje: “Se Franca na e bënë këtë nuk kam besuar. Për Gjermaninë është e ditur, gjithëmonë ka qenë proshqiptare!”!

 Tani pushtetit nazifashist në Beograd i ka mbetë vetëm një rrugë me dy kahje: ose ta pranojë politikën evropiane, dhe ta pranojë Republikën e Kosovës, ose të mbetet në knetën e V. Putinit, të cilit iu kanë përgjakur duart që sikurse A Vuçiqi i ka dy rrugë: Luftën nuk guxon ta humbë, luftën nuk mundet ta fitojë. Iu mbetet të dyve (Putinit dhe Vuçiqit) të bëjnë vetëvrasje si Hitleri më 1945. Lidhur me këtë, nëse tanket gjermane hyjnë në operacione në Ukrainë, situata do të konsideohet edhe më e rëndë për Moskën, sa që i propozohet ta zgjedhë baltën në tokën e Ukrainës. Ky realitet e dobson fjalomaninën serbiane deri në rrezik potencial të luftës qytetare në stilin: “pro dhe kundër kryetarit”.

Serbia në këtë dekadë të shekullit XXI po krekoset se është  e fuqishme. Këtë fuqi të saj të gjithë e dijnë, se nuk kishte fuqi ta shkatrrojë UÇK-ën, prnadaj e sulmonte popullin shqiptar nepër shtëpian. Për këtë Serbia i krijoi 600 varreza masive me shqiptarë, nepër të gjitha viset e Kosovës. Madje, si thuhet figurativisht, provoi ta mbjell Kosovën me varre; madje barti kufoma deri në Batajnicë të Beogradit, për të humbr gjurmë. Po edhe kufomat e Raçakut planifikoi t` i bartë dhe t`i maskojë diku në Serbi. Mu për këtë qëllim duhet të dihet se ato kufoma i grumbulloi në një vened. Argumnetet tregojnë se një plan i tillë u mbeti në fyt, sepse tërë procesin e asanacionit e bllokoi Villiam Vokeri. Argumenti i dytë, që Serbia të detyrohet ta pranojë Planin franko gjerman është se në Serbi këto dy shtete (Gjermania dhe Franca) kanë investuar miliarda, për çka nga ato investime janë të varuru nja 200 000 puntorë, që do të thot po aq familje. E vërteta, Plani Franko-Gjerman është pasojë se pushtetet në Berlin dhe Paris nuk duan që investimet e tyre të janë gjithëmonë të pasigurta. Ndërsa, SHBA-t akeatëve të saj u erdhi në ndihmë, prandaj po shihet se Washingtoni: “duhet të insistojë vetëm në një pikë, që Serbia ta pranojë Kosovën shtet sovran”. Kjo për faktin se SHBA-t prap kanë kapacitete ta detyrojë Këshillin e Evropës, për ta pranuar Republikën e Kosovës në Këshill, fakt ky që pastaj çdo gjë do të frymojë ndryshe në tërë Ballkanin. Dhe ky realitet mund të ndodhë sepse Rusia është e përjashtuar medje edhe nga ndikimi.  

Tani kur dihen 10 pikat e planit Franko-Gjerman, për opinionin shqiptar çështja avansohet në nivel të relaksimit psikologjik, edhe pse nga përfaqsuesit e Republikës Kosovës nuk nxirret asnjë “informatë” që ka të bëjë me “pazarin e shekullit”. Po e them me “pazarin…” sepse dy shekuj kanë kaluar dhe është bërë tregti me trojet shqiptare, thue se këtë truall Arbëror e kanë siellë ardahcakët në deve nga Sahara, ose arushat nga Sibiri. Kaq ka qenë çështja shqiptare çesharake në Berlin më 1878, në Londër më 1913, në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946, po edhe në Rambuje më 1999. E në lidhje me të kaluarën, është krijuar një rrietë që nuk lërë mjet pa përdorë për të krijuar “realitet” falso se në dekadëne fundit të shekullit XX në Kosovë kishte unitet në mes shqiptarëve, me “meritë” të një partie, pardon të një individi, i cili sa vjen e po avansohen në kult. Po çfar “uniteti biblik” kur në qershor 1998 gati pati ardhur deri te lufta qyeyatre në mes shqiptarëve, sepse disa ishin për luftë të drejtë, dhe një shumicë e “havadyzeve” apsolute ishte për ta fituar shtetin me “duar në gjepa”. Jo vetëm kaq, në shtaor 1998 pati edhe delegacion “shtetëror” që shkoi në Drenicë dhe urdhëroi: “çarmatosuni, shkoni nepër shtëpia se pavarësia është nga stacioni i dardhës Ahmatit”. Medje, më 19 nëntor 1998 kreu i atij urdhëri krijoi edhe Komision hetimor për krimet serbe dhe shqiptare, thue se të dy palët ishin njësoj përgjegjëse për tragjedinë shqiptare. Të paktën bota Perendimore nuk mendonte  kështu, por UÇK në anën tjetër i kishte të gjitha varianatat në tavolinë, prandaj lufta ishte për ta vazhduar, e pashmangëshme. Asaj lufte të drejtë fatmirësisht iu bashkua NATO, i cili institucion do të shënojë Epokën e NEOLUFTËS. Këtu jemi ka edhe shumë çka për t` u thënë.

Tash, kur ndienja kombëtare shqiptare është piekur dhe burrëruar, Fuqitë e Evropës kanë filluar ta kuptojnë se Serbia ma nuk ka fuqi as ushtrake, e as ekonomike ta DEPORTOJË një popull të tërë në Turqi, ose ta shfarosë si verpoi më 1877 me 714 katunde të Sanxhakut Nishit. Shqiptarët duhet të dihet se me Turqinë nuk kanë asnjë lidhje gjaku, adeti, zakoni po edhe kulture. Madje, kur dihet se kemi qenë në luftë të papushuar me të gjithë okupatorët, pa dallim, gjërat dihen se “unitet biblik nuk ka pasë kurrë”.

Po, jam friguar se Plani Franko-Gjerman do t` i përngjan atyre drafteve që i sillte Krist Hilli më 1998 në Prishtinë, dhe ato pranoheshin në plotëni në dy-tri adresa shqiptare, deri sa vinin në Zyrën Politike të UÇK te Adem Demaçi, për t` u refuazuar në plotëni, sepse nuk pranohej “autonomia dhe nuk shkelej gjaku që kishte rriedhë lum”. E populli le ta dinë fare mirë, se kemi qenë për luftë përnjëmend dhe jo “informatorë të sojit kaçakë në stilin:  “ e pash masakrën, dhe e vërteta është si them unë”. Por, tash në krye të shtetit Repubulikës Kosovës, janë personalitete me dituri solide. Rrethnat dhe qëndrimet kanë ndryshuar. Për fat nuk flitet më për luftë, edhe pse të gjithë frigohen prej saj. Por, prej asaj “fantazme” që quhet luftë, si duket më së pakur kanë mësuar serbianët, ekskluzvisht me fajin e Rusisë dhe ….,  po edhe të disa shteteve despotike të cilat me një këmbë janë ende në varret e Luftërave Ballkanike, Botërore dhe lokale, ku vlera e  njeriut ka kushtuar më pak se një plumb. Ndërsa vlera e shqiptarëve matej me xhyle topi dhe kufoma të dekompozuara nga egërsirat. Me fjalë tjera, mund të konkludojmë se BE (kuptohet Evropa) ka ndryshuar dhe me Planin e janarit 2023, është dëshmuar se vërtetë kërkohet nga shtete në konflikt të transformohen dhe të njihen RECIPROKISHT, si parim fundamental i bazuar në Kartën e OKB-ës (shiqo pikën 2, 3 dhe 4 të Planit).

 Në lidhje me këtë në Plan Franko-Gjerman, nuk flitet për ndonjë ndarje të re administrativo-teritoriale kur është në pyetje brendia e Republika e Kosovës. Pra, a do të thot kjo se: “nuk ka asociacion të komunave serbiane pa pranim të ndersiellë”.

                            SHBA si duket janë “autorizuar” ta krijojnë asociacionin

Nuk e dijmë se kush çka ka përfqasuar brenda takimeve shtetërore, por me sa lexohen informatat brenda rreshtave, del sheshit se SHBA kanë marrë për detyrë pjesën më të rëndë të sherimit të plagës që e kanë shkaktuar Serbia dhe shtetet evropiane, e ku tani nuk është për fatin e shqiptarëve Rusia drejtë për drejtë e përfshirë. Ajo plagë, prap po trasplantohet disi, duke krijuar brenda Kosovës një asociacion për të cilin nuk dihet se: “mund të mbillet thekër e të bihet elb”. Kjo do të thot se serbët nuk do të largohen lehtë nga pozicioni që kanë bërë gjenocid. Prandaj, sigurisht se brenda iu thuhet, por opinioni shqiptar këtë e ka vetëm si teori të parafrazimit filozofik dhe politiko pragmatik të sajuar në shuplakën dhe grushtin që kërcnon. E nëse pala amerikane insiton të krijojë në Kosovë diçka “ala Dejton politikë”, mardhënjet SHBA-Kosovë do të freskohen apo thënë më egër do të acarohen. Madje palni amerikan për asociacionin nëse është i bërë mbi baza të Kushtetutës Kosovës, vetëm mund t` ua urojmë punën. Por, nëse është plan me bisht “Ahtisari plus”, shqiptarët më nuk kanë ku të shkojnë, sepse qe 23 vjetë ua paguajnë serbëve: rrymën, ujin, burllogun, taksen e përgjthëshme. Ky acarim do të jetë faj ekskluziv Amerikan, sepse ata nuk e kuptojnë palgën nga madhësia që kanë, e ne nuk mund  ta durojmë nga vogëlsia që jeni. Por e profillaksojnë realitetin një herë, nga pozicioni i tyre, po nesër do na mbetët në fyt vetëm neve.

Në këtë pozicion, bota e qytetëruar do të kuptojë shumë shpejtë se Plani Franko Gjerman ka dështuar nëse Beogradi do provojë të blej kohë për “devre tjera”. Shqiptarëve nuk mund t` u thuhet se janë saboterë më, për faktin se nuk lejohet Republikë Serbe brenda Republikës Kosovës, sepse është e drejtë kushtetuese. Pra, ta themi troq. Asiciacion në bazë të Kushtetutës Kosovës, sikurse Asociacioni i komunave shqiptare që funksion Po. Por, asociacion me të drejta ekzekutive  Ahtisari plus, brenda Kosova- Jo!

Nëse ndodhë kështu që të insistohet për asicioacion jokushtetues, atëherë lufta do të jetë e gjatë dhe shumë e mundimshme. Por shtrohet pyetja, a do të propogandohet se Kosova është shtet i sigurtë, kur investimet në Serbi nga BE dhe SHBA janë ëndrra që t` i ketë të tilla investime edhe Kosova. Nga ky realitet, pala kosovare propozoi që të punojë në ekipë, dhe me shumë kujdes, që miqët mos t` i befasojmë me bajraktarizëm, sepse brenda BE-s ka përçarje, se aty nuk është Anglia dhe Amerika, se aty janë pesë shtete që nuk e pranojnë Republikën e Kosovës. Por në anën tjetër, në anën e Serbisë është Rusia e cila është në luftë, e cila ka gjasa se do të jetë shumë e gjatë, nëse Putin dhe gjeneralët e tij, nuk vendosin të bëjnë vetëvrasje, ose të largohën nga pushteti dhe nga Ukraina. Kështu e vizatuar Ukraina do të kërkojë antarësim në NATO, sepse Putini nuk është Stalin, kurse Serbia nuk do të ketë rrugë për BE, sepse Vuqiqi nuk është Tito për t` i “driblluar” të dy blloqet në favor të palës tretë, duke shkaktuar luftëra lokale, e duke u shitë aramtim, herë në interes të njerës e herë të palës tjetër.  Po të kuptohemi, se as pala shqiptare nuk duhet ta kopjojë izolimin politik, sepse SHBA dhe BE janë aorta e shpëtimit kombit shqiptar, më në fund.

                                Çka ndodhë nëse Serbia e sulmon Kosovën

Nuk e di a mendojnë ata të pushtetit dhe të institucioneve shkencore në Serbi, se në rast të një lufte të re, nuk do të ketë ma serb në Kosovë. Madje jam i sigurt se ma nuk do të ketë manastire serbiane të ndertuara në themelet e kishave shqiptare në Kosovë. Por mendoi mbi të gjitha se shqiptarët nuk duhet të veprojnë ndaj serbëve sikurse kanë vepruar ata ndaj neve për dy shekuj. Ta themi një fjalë filozofike popullore: kur fillon lufta, logjika pushon pas dere, madje me fshisë në dorë!.

                              Çka imponon Amerika dhe çka propozon BE

Amerika në Kosovë mednoi se më në fund do të imponojë paqe, kurse BE në Kosovë imponon zhvillim të demokracisë dhe zhvillim ekonomik. Mbi të gjitha pra Kosova, duhet të imponojnë të drejta nacionale dhe garancion për të drejtat e nejriut në përgjithësi, pa dallim kombi, race e rreligjioni. Mbi të gjitha, shqiptarët duhet të luftojnë më dinitetshëm për zhvillimin ekonomik të familjeve rome, për arsimimin e tyre dhe sidomos në sferën shendetësore të ngritet niveli  i përgjithshëm i sigurisë, për të gjithë qytetarët njësoj. Këtë filozofi e imponon sot Amerika, prandaj shqiptarët janë kombi më proamerikan në Botë. Këtë amanet e pati lërë edhe Adem Demaçi, të cilin Albin Kurti si nxënës i tij nuk do e lakon për asnjë fie floku.

                          Krahasimet që flasin shqip dhe nuk duhet përkthyer

Ne nuk po kërkojmë tanke “Leopard”, as raketa, as miliarda, por po kërkojmë që mos na krijoni vetëm pse mundeni “republikë serbiane brenda Kosovës”, si është krijuar në Bosnje Hercegovinë. Dhe për atë mundësi, nëse krijohet asociacioni me komptenca ekzekutive, duhet të dihet se kombi shqiptar do të reagojë me të gjitha mundësitë. Pra e keni shansën me na “leçitë prap”. Dhe, mos të lajthitemi, se në luftën tonë të drejtë më 1998/99, nuk na lejoheshin bile t` i blejmë topat klasik, minahedhësit dhe pushkomitralezët, por edhe pushkët bashkohore. E kur t` i shtohet realiteti këtij konstatimi se ushtria e krijuar me mund e sakrifica u detyrua të demobilizohet. Edhe më thellë ka domethënje për Serbinë kur i është thënë se “bombardimet kanë qenë se “ishin një manovër, më shumë se për mahi”, atëherë kuptphet pse Serbia nazifashiste ka marrë turr dhe kërcnohet në të gjitha anët. E ka pasë shqiptar në anën tjetër që më 1998/99 kanë luftuar me armet e babxhyshit nga shekulli XIX-të. Por, po le të luftohet imperializmi rus sot, që bazohet në ish planin Gebells –Hitler nga viti 1940 për ndarjen e botës në gjashtë sfera interesi. Ndërsa plani Millosheviq, Putin dhe Vuçiq që është i reduktuar ka këtë planifikim gjeostrategjik: 1. Dominim i Rusisë në Azi dhe Ballkan, në mënyrë që ta kontrollojmë Mesdheun, naftën arabe dhe Afrikën Veriore. Lexoni të dy palenet (Hitler-Gebells 1940 dhe Millosheviq, Putin-Vuçiq 2001-2023), dhe do të mësoni sa largë ka shkuar ambicja serbiane, nën hien e Rusisë nazifashiste, duke imituar Korenë Veriore.

“Pleqnarët” Evro-Amerikan erdhën në Kosovë dhe në Serbi, për ta siguruar paqën. Por bandat serbiane nuk ka kush t` i frenojë, sepse pushteti serbian po i nxitë për të blerë edhe pak kohë, nëse e kërkon gjatësia e luftës në Ukrainë. E Serbisë iu kanë sosë gënjeshtrat: nuk kullotet më në dy livadhe më. O me Evropën, o me Rusinë dhe varret e saj. Shqiptarët janë me Evro-Amerikanët, pa asnjë dilemë politike, njerëzore dhe morale. Shqiptarë, mjaftë me kulte e divergjenca politike, sepse atë që po e thot A. Vuçiqi serbisht kundër pushtetin në Republikën e Kosovës, po e thonë disa zezona analistësh po edhe politikanë të “zanatit” shqip. Miqëve duhet besuar me dituri, armiqëve duhet dëshmuar se u rrezistojmë me unitet.

                                                                

Prishtinë, më 25 janar 2023

 

 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...