Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/02/11
Berisha: Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë, duke iu referuar primareve të zhvilluara të dielën e kaluar.
“Përfundimi me sukses deri tani dhe shpresoj edhe të dielën që vjen i balotazheve që kanë mbetur shënon kurorëzimin e një procesi, e një festivali të vërtetë lirie, nuk them të përsosur, në PD dhe e ka nxjerrë këtë parti shumë herë më të fortë”, u shpreh Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp.
Berisha tha se qëllimi është që siç votuan brenda partisë, të votojnë edhe shqiptarët. “Ne duam që shqiptarët të votojnë”, u shpreh ai.
“Ne do të vazhdojmë revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta më barbar edhe se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush”, theksoi Berisha.
Kreu i PD-së foli edhe goditjen ndaj tij me grusht nga Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit, duke theksuar se “Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese”.
“Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit, dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë pjesëmarrësve në samit. Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës”, deklaroi Berisha.
Berisha tha se “policia përdori një dokument jozyrtar për këtë qëllim. Dokumente të kësaj natyre, policia nxjerr në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar agjentët apo informatorët e saj kur ata arrestohen së bashku me delinkuentë të tillë. Një dokument i tillë nuk nxirret kurrë për një të sëmurë, që gëzon kodin më të lartë të sekretit. Ai ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale”.
Vrasësi i protestës, protestuesve dhe djegësi i institucioneve
Vrasësi i protestës, protestuesve dhe djegësi i institucioneve nuk duhet lejuar të gërvishtë qoftë dhe një polic!
SHKRUAR NGA BESI BEKTESHI
Një ditë përpara protestës Seli Berisha ose njeriu i gjakut të protestuesve në 1996-të, të gjakut në protestat 1997-ta, të Grushtit të Shtetit dhe marrjes me dhunë e armë të institucioneve me 14 shtator 1998, njeriu i Gërdecit dhe vrasjes në Bulevard 21 janar të pafajshmeve, paralajmëron (jo drejtpërdrejtë) se do të rrëzojë shtetin me 11 shkurt. E dëgjojnë të gjithë, çfarë thotë, e dëgjojnë dhe përfaqësitë ndërkombëtare dhe vetë shteti i Ramës, por e lejojnë të trembë edhe një herë shqiptarët me dhunën si verbale dhe fizike të tij! Dikujt i leverdis në pushtet që ai të flasë në mënyrë të tillë. Ndryshe do ti ishin përgjigjur. Dikush në botën demokratike duhet të kishte reaguar për këtë gjuhë kriminale përpara një proteste që paralajmërohet e ashpër dhe mundësisht me gjak, por nuk po po flasin. Po pra pak ose aspak, deri në këtë kohë dreke të një dite më përpara kur unë po shkruaj artikullin. Duan që Berisha të bëjë “zararin” e rradhës dhe ta pësojnë shqiptarët si nga protestuesit dhe nga policia! Ta pësojnë mundësisht institucionet nga një i marrë që tërheq zvarrë turmat për të mbrojtur familjen e tij dhe krimin e tij bërë në tre ddekada që i ka bërë keq Shqipërisë akoma më shumë, se “dashuria” e tij e parë dhe e fundit politike ose PPSH dhe kryekrimineli Enver Hoxha! Ai është komunisti i fundit në Europë, që vazhdon të bëjë keq si një demon i një klike horrash dhe kriminelësh në vitet, kur është pranuar në partinë e tij staliniste! Në mënyrë kriminale thotë: Paralajmëron policinë që të mbajë qëndrimin korrekt. Çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik. Persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Imagjinoni çfarë thotë një njeri që ka vrarë protestues në bulevard. Njerëz që nuk po rezikon asgjë. Imagjinoni se çfarë ka në mend të bëjë sot me 11 shkurt!? Sigurisht që ju ka mbushur mendjen atyre që i shkojnë pas, që të bëjnë dhunë! Ka sigurisht dhe skenar të fshehtë! Si kur mori me sulm selinë e PD-së! Sigurisht që do tentojë dhe do të organizojë sulm ndaj policisë dhe pastaj të thotë se – policia po sulmon “protestuesit Berishkë paqësorë”! Që pastaj mundësisht të bëhet gjak dhe pastaj Berisha të djegë institucione – si përgjigje! Ky është skenari zakonshëm i Berishës dhe gjithmonë ka qenë ky skenar në mendjen e tij! A duhet të lejohet Berisha të gjakosë policë të shtetit dhe të djegë institucione e ndërtesa të shtetit? A duhet lejuar të përdorë skenare të fshehtë dhe të hapur për marrjen me dhunë të shtetit? A do të lejohet të përdorë njerëz provokatorë në turmë, që pastaj të thotë ishin të Shish apo Policisë apo të Ramës? A do të lejohet që skenari i tij të kthehet në një 97-të të dytë? Unë nuk besoj, por kam dhe dyshime në se dikush lart nuk është i qartë se çfarë bën Berisha dhe në se do që pikërisht ky skanar të hyjë në veprimin kriminal të Sali B! Berisha e di që nuk fiton zgjedhje, që nuk e merr demokrativisht shtetin. E di se dikur, por afër afër të jap llogari drejtësisë! Ai tashmë ka vetëm një rrugë - dhunën! A do ta lejojnë ta përdori? A do ti shkojnë pas dhe pjesa e kryesisë së partisë nën urdhërat e tij për të kryer revolucionin e tij kriminal antishtet dh anti demokraci? Do jua marrë mendja të bëjnë gjak? Do ta shikojmë sot. Por shteti ligjor dhe demokracia kudo qoftë ajo e strukur në këtë vend, nuk duhet ta lejojnë të bëjë krimin e fundit të tij. Nuk duhet ta lejojnë të gërvishtë një polic të vetëm!
SHKRIM Më SHKAS NGA GJON NEÇAJ :Albanofobia ballkanike
Edhe pas tre dekadave, ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ekonomike, veçmas ato ndëretnike, për të cilat dëshmojnë rastet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ky nacionalizëm ballkanik u keqkuptua me të vërtetë dhe u ngatërrua me shovinizmin dhe e prishi konceptin e nacionalizmit real. Në emër të nacionalizmit primitiv, ata kaluan në politikë shoviniste dhe krijuan albanofobinë. Ky lloj nacionalizmi nëpër shekuj mbeti një interpretim i keq; një keqpërdorim spekulativ, i cili ka sjellë lindjen dhe thellimin e albanofobisë ballkanike. Pastaj kjo politikë antishqiptare krijoi dorën e gjatë njëshekullore, e cila ka detyruar politikën zyrtare të shtetit shqiptar here pas here të reagojë kundër politikës aktuale antishqiptare ballkanase dhe ka kërkuar që të heqin dorë nga ky antishqiptarizëm, sepse përmes kësaj albanofobie rrezikohet paqja në rajon. Deklaratat e publicistit Nexhmedin Spahiut për kombin kosovar, tashmë të njohura dhe të diskutuara, kanë nxitur reagime. Kjo ngase Spahiu hedh aty idenë e kombit kosovar, apo edhe se rasti i Kosovës do të ndihmojë zhvillimin e teorisë së kombit. Spahiu mendon se kombi është një konstrukt politik dhe se ai nuk duhet ngatërruar me etninë. Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, në veçanti. Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete ballkanike, por më e keqja është se kjo ndarje, jo vetëm që solli dobësimin e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi, por depërtuan edhe politika dhe interesa të ndryshme, që çuan drejtë lodhjes së madhe shekullore, sepse shqiptarët mbetën të panënshtruar. Albanofobia e fqinjëve tanë është një reagim instiktiv, i krijuar për rreth 110 vjet, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Evropa po rirreshtohet, dhe gabimet Perëndimi ka filluar t’i përmirësojë. Ndonëse disa shtete të ish-Jugosllavisë po rimëkëmben, Maqedonia, e panjohur plotësisht si shtet, duke diskutuar edhe emrin e saj, po përballet me vetveten, duke arritur deri në konfrontime e luftë civile, siç ishte rasti i Kumanovës. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë,dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më të mëdhenj, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare,për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë. E politika mendojmë se duhet t’u parapri të këqijave të akumuluara mes veti dhe fqinjëve.
Sot protesta e PD, mijëra njerëz vijnë nga rrethet, policia rrethon Parlamentin
Berisha merr masa që të mos e godasin sërish me grusht, pajton kordon truprojash dhe regji private për protestën e sotme, ja akset rrugore ku do të ndalohen qarkullimi dhe parkimi, Kryeministria blindohet me veshje metalike
SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN
Berisha merr masa që të mos e godasin sërish me grusht, pajton
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i druhet një tjetër sulmi fizik në protestën e sotme. Në tubimin e 6 dhjetorit u qëllua me grusht në fytyrë dhe për këtë arsye, Berisha ka vendosur që transmetimi i protestës të jetë me regji qendrore, duke mos lejuar gazetarët që të jenë të pranishëm. Në incidentin e dhjetorit, agresori u kamuflua pas gazetarëve dhe si duket Berisha ka vendosur të marrë masa për të fshehur çdo lloj incidenti që mund të ndodhë. “Transmetimi i protestës se nesërme do të jetë regji satelitore. Ecja e Doktorit nga Selia për tek sheshi do te jetë me regji. Mediat janë të lutura të qëndrojnë në shesh”, thuhet në njoftim e “Foltores”. Ndërkohë mësohet se Berisha ka shtuar numrin e truprojave dhe ka angazhuar Agron Kuliçin për të garantuar sigurinë e tij.
Masat e policisë
Ndërkohë Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1700 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë. Për të garantuar siguri do të angazhohen forcat e rendit të komisariateve, Forcat Shqiponja, FNSH dhe RENEA. Në rreshtin e parë do të vendosen forcat e Rendit, ku do të vendosen para Kryeministrisë, me të tërhequra do të qëndrojnë Shqiponjat dhe pastaj në rast agravimi të protestës, do ndërhyjnë Forcat Speciale. Në turmën e protestuesve do të jenë edhe punonjësit civil, të cilët do të raportojnë, për çdo incident të mundshëm. Kontrolle do të ketë edhe në hyrje të kryeqytetit për personat që mund të krijojnë probleme në tubim. Po ashtu është kërkuar edhe nga drejtoritë vendore që të shkëmbejmë informacione për kontrollin e makinave, pasi ka dyshime që mund të ketë lëndë piroteknike. Nga ana tjetër, edhe dera e Kryeministrisë është blinduar me veshje metalike.
Berisha: Rama kërkon të na asgjësojë, revolucioni do ta marrë përpara
Më herët ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi “Foltorja” do matet me Edi Ramën me të gjitha format e mosbindjes civile". Ai kundërshtoi në mënyrë absolute faktin se PD do të bojkotojë zgjedhjet vendore të 14 majit. Gjithashtu, Berisha paralajmëroi se opozita do të bëjë gjithçka kundër atyre që i cilësoi vrasës të pluralizmit, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. “Ata që mendojnë këtë përsërisin një të pavërtetë. Ne do marrim pjesë në zgjedhje, por në mënyrë absolute do i bëjmë t’iu ziejë toka nën këmbë këtyre kriminelëve të pluralizmit”, deklaroi ai. Sakaq, ai u ndal edhe te skandali “McGonigal”. Ai tha se Rama përdori agjentin e FBI, me synim që të asgjësonte opozitën, ndërsa foli për dy skenarë. “Ju e dëgjoni! çdo ditë shtypi amerikan, mediat e mëdha amerikane, po merrem me aferën Rama-McGonigal. Sot është zhvilluar një gjyq. Sot një pjesë e gjyqit u zhvillua me dyer të mbyllura, për pjesën e Deripaskës. Vetëm të besosh se rusët janë budallenj që mos ta kenë rekrutuar. Ai duhet thënë se ka tradhtuar vendin e tij në mënyrë të padiskutueshme. Ky karakter kontraktohet për të asgjësuar opozitën shqiptare. Kjo është një dramë, tragjike. Kjo tregon se çfarë spirali kaluam ne të pamerituar, në të gjithë pro amerikan. Edi Rama ia doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati? Rezultati është ish-kryetari i PD peng. (Basha) Ai sot që ka dalë ky skandal nuk thotë asnjë fjalë, nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush. Nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij. Çdo kryeministër do të fitojë, por jo duke shtiru lëkurën. Pjesa e dytë e skenarit u vazhdua legalisht nga ajo që e kam quajtur McGonigal me fustan. Skenari për marrjen peng të opozitës, pasi dështoi me shpalljen time non-grata, vazhdon me ndërhyrjen kriminale në përpjekjen për të mos regjistruar vendimin e Gjykatës në regjistrin ku regjistrohen partitë dhe shoqatat në çdo vend të lirë të botës”, u shpreh ai ndërsa kërcënoi Ramën. “Sarajet e Surrelit janë të gjitha fund e krye krim. Kur deklaroi pasuri ai kishte 380 marka dhe 400 mijë lekë. Sigurisht që njerëzit janë të revoltuar dhe njerëzit mund të pajtohen ndaj dhe e shtuna shënon fillimin e revolucionit demokratik. Partia e krimit, e drogës, e gjenocidit, kërkon të asgjësojë PD. Nuk jemi më në 46-ën ne, ndaj jemi në këmbë për t’u përballur me të, për t’u përgjigjur me të gjitha mënyrat. Ne nuk falim kurrë liritë tona, të ardhmen e shqiptarëve”, nënvizoi Berisha.
Erozioni në bregdet dhe shqetësimi mjedisor, rasti i grykëderdhjes së lumit Erzen
SHKRUAR NGA DR. ADRIATIK BALLA
Erozioni në bregdet dhe shqetësimi mjedisor, rasti i
A është Shqipëria e përgatitur për t’i bërë ballë erozionit në bregdet? Kjo pyetje duket e dalë jashtë mode, por në të vërtetë Shqipëria ka probleme adekuate në këtë drejtim, pasi vija bregdetare e saj është e kërcënuar seriozisht si pasojë e tërheqjes alarmante të saj që shkon nga disa centimetër në disa metër në vit në bregdetin e ulët të Adriatikut. Sot pyetja shtrohet: Sa është ritmi vjetor i gërryerjeve në bregdetin shqiptar dhe cilat janë tendencat e abrazionit në bregdetin nga Buna në Vlorë? Natyrisht, ky ritëm është i ndryshëm në sektorë të ndryshëm. Duke krahasuar hartat topografike dhe imazhet satelitore, ne dalim në konkluzionin që sektorë të gjerë të bregdetit shqiptar po gërryhen me shpejtësi, duke sjellë një situatë alarmante për bizneset, për inxhinierët e ndërtimeve, për kompanitë turistike etj, e padyshim abrazioni është sot një shqetësim serioz kombëtar. Në këto dy imazhe satelitore, të vitit 2003 dhe 2022, për grykëderdhjen e Erzenit, duke përdorur jo vetëm distancat që i siguron vetë imazhi, por edhe koordinatat gjeografike për gjerësitë mesatare ku ndodhet Shqipëria, dallojmë qartë se grykëderdhja e Erzenit është “spostuar” në linjën JP-VL, ngjashëm me drejtimin e erozionit për afro 500 m, ndërsa gërryerjet shkojnë nga 70 deri në 180 m pingul me bregun. Tashmë, sektori ku ndodhet meandrimi i fundit ka shumë gjasë që këtë dimër (gjatë prurjeve maksimale) të këputet përfundimisht (kaptim lumor) e grykëderdhja e Erzenit të përfundojë më në veri për 500 metra të tjerë. Ritmi mesatar i gërryerjeve, për këtë sektor është 5-6 m/vit. Për të folur për shkaqet duhen faqe të tëra, pasi faktorët që ndikojnë janë të shumtë, sa natyrorë aq dhe antropogjenë. Për më tepër në këtë sektor të bregdetit, kur dihet që gjiri i Lalëzit ka vlerat më të larta të baticës në vendin tonë. Gjithsesi, ka faktorë natyrorë, por ka dhe faktorë antropogjenë. Ndër faktorët natyrore që ndikojnë në dinamikën e vijës bregdetare është rritja e përbotshme e nivelit të detit, tektonika aktive e strukturave gjeologjike të Albanideve, ndryshimet klimatike etj, por në dinamikën e vijës bregdetare të Shqipërisë më shumë ndikojnë faktorët antropogjenë, që kanë të bëjnë me ndërhyrjet në pellgjet ujëmbledhës të lumenjve, marrjen e rërës në vijën bregdetare për qëllime të ndryshme, shmangien e grykëderdhjeve në mënyrë artificiale, ndërtimet kaotike dhe jashtë kritereve përkatëse infrastrukturore, pengimin që u bëjnë digat e hidrocentraleve sedimenteve të lumenjve etj. Thënë ndryshe, për bregdetin shqiptar më shumë ndikojnë faktorët humanë që kanë të bëjnë me ndërhyrjen e pastudiuar të njeriut. Kështu, për Erzenin (dhe jo vetëm), erozioni në deltën e një lumi e në vetë grykëderdhjen e tij është dëshmi se ky fenomen në ditët e sotme është shqetësues. Rrezikohen të kthehen kënetat masive në Ultësirën Perëndimore dhe fatkeqësisht për mbrojtjen nga erozioni detar vendi ynë është krejtësisht i papërgatitur. Në momentin që flasim, kriza e plazheve në Shqipëri është evidente më së shumti në sektorë të gjerë të Semanit të vjetër, në skajin jugor të gjirit të Durrësit (Karpenit), në jug të gjirit të Lalzit, e më së shumti në gjirin e Drinit, konkretisht në grykëderdhjen e lumit Mat, në Tale, Kune-Vain, si dhe disa sektorë në Velipojë. Kuptohet, kjo është një temë mjaft e gjerë dhe e vështirë për t’u administruar në terren, për shkak të faktorëve të shumtë që hyjnë në veprim, por vende të ndryshme zbatojnë praktika të ndryshme të mbrojtjes nga erozioni. Pengesat me mure betoni dhe lëvizje të tilla kanë rezultuar të gabuara, ndërsa më efikase janë brezat e pishave, gjë që në bregdetin tonë janë dëmtuar së tepërmi. Sistemi rrënjor i bimëve nxit akumulimin e rërës dhe stabilitetin e vijës bregdetare, e në mjaft sektorë mbathjen e tij e avancimin në perëndim të vijës bregdetare. Në bregdetin shqiptar janë aplikuar pengesa pingule me vijës bregdetare por jo gjithmonë kanë qenë efikase. Problemi kryesor, siç e thamë më lart, dhe shkaktari themelor për ritmin e lartë të gërryerjeve në bregdet lidhet me marrjen e inerteve përgjatë shtretërve të lumenjve, ku si pasojë e zvogëlimit të masës akumulative përgjatë shtratit, prishen ekuilibrat natyrorë dhe materiali shkon për të kompensuar gropat që krijohen në prerjen gjatësore e tërthore të shtratit, rrjedhimisht veprimtarisë së valëve në bregdet i mungon ushqimi. Shqipëria duhet të mendojë, sa nuk është vonë, për këtë problem serioz, pasi vija e saj bregdetare po tërhiqet me shpejtësi në shumë sektorë të Adriatikut.
2023/02/09
Qeveria gjermane vendos të luftojë pornografinë me fëmijë në internet
Pas debateve të gjata kundërthënëse qeveria gjermane sot vendos mbi pikat më të rëndësishme për luftimin e pornografisë me fëmijë. Ligji për mediat do të ndryshohet, me qëllim që hyrja në faqen e internetit, ku pasqyrohet pornografia me fëmijë, të bëhet më i vështirë për masën e gjerë të përdoruesve.
Pornografia me fëmijë në internet është si droga, tha ministrja gjermane për Familjen, Ursula von der Leyen. Kush shikon diçka, ai dëshiron shpejt të shohë edhe më shumë. Dhe kjo pastaj çon në rrëmbimin, dhunimin dhe vrasjen e fëmijëve. Tani duhet vështirësuar së paku hyrja në faqen e internetit me pornografi fëmijësh duke i bllokuar këto faqe. Deputeti i Unionit Kristiansocial, CSU dhe ekspert për politikën e familjes, Johanes Singhammer, e konsideron këtë masë minimumin e asaj, që duhet të bëjë shteti për të mbrojtur fëmijët.
"Pornografia në internet nuk është shkëmbim i padëmshëm fotografish, ato janë kryesisht fotografi, ku është në lojë dhuna dhe ku kanë ndodhur zhvillime masive kriminale. Shteti duhet të veprojë dhe ai është në gjendje ta bëjë këtë."
Projektligji i ministrisë së familjes parashikon, që ofruesit e internetit në një marrëveshje të vullnetshme me Zyrën Federale të Kriminalistikës të marrin përsipër, që të ndalojnë faqet me përmbajtje pornografike me fëmijë. Me këtë liria e internetit nuk do të duhej të kufizohej, theksoi Singhammer.
Shoqata federale për ekonominë informatike, telekomunikacionin dhe mediat e reja, Bitkom, e përshëndet këtë iniciativö të ministrisë së familjes. Drejtori ekzekutiv i sipërmarrjes, dr. Bernard Rohleder, thotë që thjesht nga bllokimi i faqeve përkatëse të internetit nuk duhet pritur shumë.
"Ne themi që ndalimi i vebsajtit është një masë e mirë për të dy palët veçanërisht për ata, që rastësisht hyjnë në një faqe të tillë, që ndoshta kërkojnë faqe të tjera në internet e që të paktën nuk kërkojnë faqe me pornografi fëmijësh. Që këto njerëz të mbahen larg prej kësaj faqeje interneti. Por ne e dimë po ashtu se në rastin e pornografisë me fëmijë vetëm dy përqind e gjithë filmave dhe fotografive, që qarkullojnë, hyjnë në internet. Krejt pjesa, që mbetet, shkon nö rrugë shumë tradicionale."
Secilit, që hyn në këtë adresë www (World Wide Web) i del një faqe bosh, ose një shenjë stop, kështu që faqja nuk hapet dot, vetöm nqs di se si mund tö depërtohet.
Kush ka njohuri të mira, kush e di se si e depërtohet në një faqe të ndaluar dhe e mbulon adresën e vet, ai në të ardhmen nuk do të ketë asnjë vështirësi për të gjetur faqen e internetit me pornografi me fëmijë.
"Pjesën komerciale të pedofilisë, pra atë pjesë, për të cilën bëhet e gjitha, kundër së cilës angazhohet edhe qeveria gjermane, atë nuk do ta arrijmë dot. Këtu ekzistojnë rrjete të tjera, rrugë të tjera komunikimi dhe përhapjeje, që kryhen larg internetit. Ne themi se i bllokojmë faqet e internetit, por ne porosisim, që mos supozohet se me këtë çështja e pornografisë me fëmijë është zgjidhur."
Sipas vlerësimeve të ekspertëve nuk mund tö hyhet lirisht nö 90 për qind te faqeve të internetit pornografik me fëmijë. Ata ndodhen nö faqet e të ashtuquajturit rrjet "peer to peer", ku nuk hyjnë dot provajderët e internetit.
Pornografi artistike
Fabian Zhilla
Pornografia artistike është një formë e fshehur e ‘kurvërisë’ mediatike që i shitet shoqërisë nëpërmjet programeve të tipit “reality show”. Sipas fjalorit shqip “pornografi: është paraqitja hapur e organeve dhe e marrëdhënieve seksuale në filma, në revista etj.” Në kontekst të këtij shkrimi pornografia artistike është kur ajo prezantohet nëpërmjet programeve televizive si pjesë e një skenari dhe programi artistik. Ku paçka se programi në vetvete nuk është pornografi, kjo e fundit instrumentalizohet dhe ze një vend të rëndësishëm në program dhe madje është elementi më tërheqës i programit i cili kulturalisht dhe artistikisht është tërësisht i varfër.
Ato që mbeten nga ai program janë kryesisht veprimet dhe shfaqet erotike të aktorëve. Në këto dy vitet e fundit të tilla programe kanë ngërthyer televizionet kombëtare në vend duke zhvlerësuar programe dhe artin vërtet cilësor. Antivlera nëpërmjet seksualizmit të skajshëm të artit me ndihmën e mediave sociale po mund vlerën. Dhe kjo nuk shtrihet vetëm në art apo kulturë por dhe në marrëdhënien tonë me antivlerën dhe korrupsionin. Lufta kundër tij para se të jete politike është kulturore dhe ajo duhet të fillojë pikërisht nga këtu, kritika, bojkoti dhe refuzimi i këtyre formateve televizive anti-vlere të cilat stimulojnë korrupsionin dhe pse jo dhe krimin.
E çfarë janë të tilla programe? Ato janë kryesisht të formatit të “reality show” ku kinse e gjithë ngjarja e cila në vetvete është shumë e thjeshtë luhet nga ‘aktorë” jo profesionistë, të cilët vijnë nga rruga dhe të cilët pretendohet se luajnë vetveten, të pa kuruar dhe të pa trajnuar. E gjithë fabula është një thashethem për disa njerëz të panjohur të cilët tregojnë diçka nga jetët dhe karakteret e tyre. Deri këtu duket fare normale. Në kushtet e modernizmit dhe të emigracionit ku lidhjet familjare dhe shoqërorë janë në zgrip, njerëzve ju duhet mbushur koha më emisione të thjeshta, ju duhet një thashethem publik që të mbushin kohën. Kjo solli telenovelat të cilat deri diku e luanin këtë rol. Por tashmë duhej diçka më tërheqëse dhe më intensive, të prekshme. Dhe sigurisht u shpikën “reality show”.
Në Shqipërinë e viteve të fundit ato i gjejmë në formate banale ku fabula e programit është e seksualizuar maksimalisht ku mbizotërojnë të zhveshurit e veshur, muskujt, të sipërme dhe të poshtme të fryra, ku dominon botoksi dhe një farë horrllëku. Këtyre programeve ju duhen patjetër të rinj dhe të reja të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm që të tërheqin klikime. I gjithë formati fokusohet tek seksi, zhurma, zhveshja, intriga, erotizmi dhe tradhtia; kryesisht tek antivlerat. Të rinjtë nuk zgjidhen për vlera por lakuriqësinë e tyre.
Aktorët e këtyre formateve të cilët kryesisht bashkohen dhe ndahen pa mbaruar akoma programi televiziv, kthehen në “VIP-a” të cilët pasurojnë mediat e tyre sociale me mijëra ndjekës dhe më pas kthehen në marketues me para për biznese të ndryshme. Kjo ka krijuar një formë marketingu qesharak. Sheh p.sh. drejtues të të tilla emisioneve duke reklamuar një kompani e cila bën eksport e transport nga Kina. Dikush tjetër reklamon një dyqan sufllaqesh. Apo ndonjë syresh reklamon proteza dhëmbësh.
Sigurisht jeta publike e këtyre aktorëve me gjithë sforcon e mediave rozë zgjat shumë pak dhe ata konsumohen shumë shpejt. Por edhe ky lloj banaliteti do konsiderohej i pranueshëm në kontekstin e çmendurisë që ka prodhuar teknologjia dhe media sociale. Problemi është tek deformimi i indit moral të qytetarit të nesërm shqiptar. Problemi është tek inxhinieria sociale e këtyre programeve në lidhje me vetëdijen qytetare ndaj të keqes dhe qeverisjes së korruptuar. A mund të presësh që modele të tilla programesh të ndërgjegjësojnë një votues i cili do ti thotë jo korrupsionit dhe imoraliteti? Absolutisht jo. Pse?
Sepse formati i këtyre programeve bazohet tek tre komponent që do t’i duhej kujtdo qeverisjeje të korruptuar për të mbajtur nën kontroll shoqërinë e saj. Në fakt qeverisja është reflektimi i atyre që qeverisin. Pra të tilla programe televizive stimulojnë individë që nesër mund të korruptohen lehtësisht. Ata janë kryesisht analfabet funksional + pa skrupuj + anonimë. Të tillë individë janë të gatshëm të “kurvërojnë” publikisht dhe të shesin trupin e tyre për famë nga tutorët (lexo autorë regjisorë të këtyre programeve) të cilët duke përdorur platformat televizive dhe efektet speciale i bëjnë ata të famshëm dhe modele suksesi. Aktorët e këtyre programeve reklamohen në të gjitha mënyrat duke u kthyer në njerëz të rëndësishëm jo për vlerat e tyre por prej pseudo-famës dhe kjo orienton të rinjtë drejt modeleve të suksesit të korruptuara të promovuar nga këto programe.
Nëse deri dje ajo që shfaqej në këto televizione ishte turp, sot është turp të flasësh për turpin. Sot është turp të flasësh për korrupsionin, për incerneratorët, për non-grata, për tigrin dhe për luanin e radhës, sepse tashmë “kurvërimit politik” i është përgatitur terreni nga pornografia sociale nëpërmjet këtyre reality show. Eko e keq formimit që stimulojnë të tilla programe ka filluar të shfaqet që tani, dhe kjo jo vetëm si rezultat i këtyre programeve por dhe formateve të tjera mediatike. Kështu me varfërimin e muzikës, artit dhe kulturës shohim një rini e cila belbëzon shqip, e cila ka një gjuhë me fjalor shterp, me mungesa të theksuara të mendimit kritik, ku në vend të gjuhës flasin me organet gjenitale, ku mungesa e ndjeshmërisë është ulëritëse, ku morali është turp dhe të fituarit me djersë është çmenduri.
Pasi e kemi telendisur rininë në të gjitha drejtimet (qeverisje, edukim dhe kulturë) presim dhe kërkojmë prej saj të dalë dhe të protestojë ndaj të keqes. Në fakt duke ndjekur dhe konsumuar të tilla programe, ne kemi pranuar të paguajmë dhe të argëtohemi me shkatërrimin e fëmijëve tanë duke i kthyer ata në pornostarë social, dhe duke lejuar tutorët e këtyre programeve ti “kurvërojnë artistikisht”. Dhe pasi i kemi ndjekur këto programe nga fillimi në fund në mënyrë hipokrite, pyesim a kanë prindër këta të rinj, a kanë turp këta regjisorë programesh, a kanë cipë ato biznese që sponsorizojnë këto programe? Në fakt, duke i ndjekur të tilla programe në jemi fajtorët kryesorë që po i japim jetë një kanceri që do të na marrë frymën dhe do të na mundësojë mbretërimin e korrupsionit dhe krimit edhe për shumë kohë. E pra korrupsioni mund të luftohet edhe me pult ne dorë dhe kjo është kaq e thjesht por dhe kaq e vështirë.
Shënim i autorit: Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve “reality show” me mendimin se do gjente hapësirë në shtypin e shkruar kryesor. Isha gabim. Dy janë mundësitë ose unë nuk di të shkruaj ose autocensura në media është në nivele të frikshme. Në fakt shkrimi tërthorazi mbron median dhe artin cilësor. Unë po e sjell këtu ketë shkrim duke shpresuar sa ata që do ta pëlqejnë ta ndajnë në muret e tyre. Kjo edhe për ti dhënë një mësim ‘mediave të pa kallura’ dhe për t’iu thënë se ka akoma njerëz që janë kritik dhe si bëjnë dot hosana të keqes.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...