Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/15

PSE DIKUSH PO LUAN PRAP ME FATIN E SHQIPTARËVE

                   




                            Akademik Prof Dr Hakif Bajrami


 

Asnjë burrshteti botëror nuk e ka ndier peshën e tragjedisë shqiptare për dy shekuj, sikurse Bill Klinton dhe Gjorgjrgj Bushi (i Riu). Faktet: Bill Klinton do t` i drejtohet Gjeneralit Wlesli Clark më 15 shtator 1998 në Univerzitetin e Mbrojtjës Kombëtare me këtë fjali: “Ti do të jesh i gatshëm të kujdesësh për Kosovën”; Ndërsa, Gjorgj Bushi i Ri më 10 qershor 2007, në Tiranë i drejtohet opinionint botëror:” Çka është mjaft, mjaft është. Kosova duhet të shpallet e pavarur”. 

 

Dhe u shpall më 17 shkurt 2008, për ta pranuar për një kohë rekorde 116 shtete demokratike të mbarë globit.

Çka ndodhëte me këtë shpallje. Përmirësohej një gabim tragjik që kishin bërë fuqitë Evropiane ndaj shqiptarëve, nepër kongrese e konferenca. Të jemi të sakt, më 1877 Kongresi i Berlinit ia dhuroi tapinë Serbisë për 714 katunde shqiptare dhe 6 qytete të Sanxhakut Nishit. Ndërsa, mbi gjysma e viseve shqiptare më 1913, nga Konferenca e Londrës iu dhuruan: Malit Zi, Serbisë dhe Greqisë. Ato pasoja kombi shqiptar i ka përjetuar gjatë shekullit XX-të në shkallën më tragjike, pa i hyrë askujtë në hak. E vërteta, kurrë shqiptarët nuk e ndalën luftën e tyre çlirimtare nga viti 1945.

Por, ishte injoruar gjithëmonë lufta jonë e drejtë deri më 1999, madje edhe kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftonte frontalisht kundër RFJ-ës (Jugosllavisë Tretë).

Në Luftën e fundit çlirimtare të UÇK-ës më 1998/99, kur KS OKB më 31 mars 1998 doli hapur me Rezolutë nr. 1160; pas Epopesë së Jasharajve më 5-7 mars 1998; pas grupit të Kontaktit më 9 mars 1998; pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 22 mars 1998, duke u mbështetur në Kaptinën e VII-të të Kartës së OKB-ës. Ata që i kuptojnë proceset politike dhe shoqërore në botë, menduan se më në fund pas shumë tragjedive Kombit Shqiptar do t` i kthehen të drejtat civilizuese, e të cilat

kurrë nuk i kishin gëzuar. Edhe më konkret, më 23 shtator 1998 KS OKB do ta aprovojë Rezolutën nr. 1199 ku sërish mbështetej në Kaptinën VII të Kartës së OKB-ës, duke i autorizuar shtetet antare për t` i përdorë të gjitha mjetet që i posedojnë” me qellim që tragjedia shqiptare të pengohet.

SI ndodhi UÇK dhe NATO të gjinden në një luftë të drejtë

Me daljen në publik të UÇK-ës, të gjithë njerëzit e drejtësisë në glob, sikur iu ndalë fryma nga emocionet njerëzore, sepse kishin dëgjuar gjithëfar fjalësh për luftën shqiptare në Kosovë, deri te:“kemi të bëjmë me një maskim tetaral; kemi të bëjmë me terrorist” etj. Ndërsa, ngjarjet treguan se UÇK ishte realitet i luftës së drejtë, dhe ishin rrokë armët, jo për teatër por për një kauzë: Ja vdekje, ja liri.Po, edhe sot (2023) ka zëra që e minimizojnë vlerën historike të UÇK-ës, duke propoganduar politikë të klaneve dhe klientelave të tyre, pale se mos po u krijohën shansat që ta marrin sërish

pushtetin nga lartë, për ta bërë pasurinë e Kosovës sërish “rrush e kumbulla”. E kush dëshiron për të mësuar se sa mund dhe dituri është hargjuar nga UÇK+ NATO për çlirimin e Kosovës, le ta lexojë me kujdes librin monumantal me titull: Bedri Islami, “Përjetësia e dyfishtë-Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme”, Tiranë 2022, f.704.

Por, që të kuptohet tërësia e luftës së drejtë për Kosovën duhet lexuar edhe : Gjeneral Wesley K. Clark, Të bësh luftë moderne, Prishtinë 2022,f.511. E sido që të jetë, Kosova u çlirua me luftën e UÇK-ës dhe NATO-s, më 9 qershor 1999, kur RFJ e nënshkroi kapitullimin në Kumanovë. Megjithë këtë, KS OKB do të përpilojë një rezolutë nr.1244, me të cilën parashiheshin disa modalitete që kufijtë e RFJ-ës mos të cenohen, por që ushtria dhe policia serbe të largohen nga Kosova. Lidhur me këtë, kur pas pesë muajsh u mësua se Serbia me luftë e kishte okupuar Kosovën më 1912, dhe me luftë çlirimtare e kishte humb, atëherë Rezoluta në fjalë mbeti vetëm një shesh germash në letër. Dhe, deri më 17 shkurt 2008 ka pasë matje të muskujve në mes Lindjes (Rusisë+Serbisë) agresore dhe Perendimit (shteteve të NATO-s)demkratike, por që gjithëmonë, është zhvilluar luftë kundër drejtësisë (Rusia dhe Serbia me disa satelitë) me një anë, dhe për drejtësinë (SHBA+BE) në anën tjetër.

E vërteta, mbeturinat e nazifashizmit në Serbi gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë plane se si një ditë duhet të kthehen në Kosovën e përgjakur, për ta vazhduar zanatin e vjetër të kolonizimit me slave dhe të vrasjeve publike duke krijuar varreza masive, dhe, duke bartur sërish kufoma deri në Batajnicë të Beogradit, për të humbur gjurmë të krimeve para Tribunalit Hagës. Për këtë tragjedi shqiptare, krimet serbe shumë shpejtë u kamufluan me “ballfaqime” debatike, atmosferë kjo që i konvenonte dhe i konvenon Beogrdait në stilin: ka pasë gjenocid, nuk ka pasë gjenocid në Kosovë”. Gradualisht, qarqet ruse dhe serbe do ta amortizojnë akuzën se ka pasë gjenocidë në Kosovë, përkundër faktit se kemi të bëjmë me 600 varreza masive, me vrasje publike të civilëve, me deportimin e afro një milion shqiptarëve nga Kosova, me krijimin e katër kampeve të përqëmdrimit si rrjedhojë se ekzistonte Plani për shfarosje të shqiptarëve sikurse më 1877 për Sanxhakun e Nishit: siç ishte kampi në Bllacë, në Stankovec, në Çegan të Maqedonis dhe Kukës të

Shqipërisë (1999). Por, shumë shpejtë u harruan këto mizori edhe me propoganden e LDK-ës për çdo ditë bota informative po ushehej se “ka apsë vrasje të antarëve të saj nga UÇK-ja”. Akuzë kjo që përfundoi me krijimin e Gjykatës Speciale, që nominalisht quhet e Kosovës, e që vepron në Hagë, por që nuk e ka asnjë lidhje as nuk i jep asnjë llogari Kuvendit Kosovës, që e themeloi. Ky realitet është në kundershtim me Kartën OKB-ës, pa asnjë dyshim. Po kujtë t` i thuhet kur turri për ta defaktorizuar luftën e UÇK-ës nuk ka të ndalur edhe sot me metafora dhe trillime të çdo farkatarie primitive mendore.

Fenomenet kriminale i përgatitin kriminelët dhe ata prap akuzojnë Kush e trilloi “Shtëpinë e Verdhë” në Malësi, ku pranë torishtës bagëtive: “bëheshin transpalntimet e organeve njerëzore”, askush tjetër përpos Millan S, Protiq dhe prokurori serbian i Beogrdait. E në këtë zejtari dihet botërisht se i ndihmuan edhe disa shqipfolës, por ata po mbahen të mbrojtur diku nepër bordelet e tyre nepër botë, sikrse nazifashistet e Hitlerit. Por, fajet se e kemi siellë UÇK-ën dhe Republikën e Kosovës buzë defakrorizimit, faji është edhe i një shtrese jo të vogël të shqiptarëve. Por, të kuptohemi se UNMIK dhe EULEX nuk kanë ardhur që ta mbrojnë realitetin.

Madje, nuk kanë lejuar që asnjë instutucion i Kosovës t` i hulumtojë krimet dhe të dali publikisht me rezuatate. Po, janë botuar shumë libra mbi krimet dhe gjencidin në Kosovë. Por ato BE nuk i pranon si akuza, por vetëm si “rrefime individuale”. Madje i quan “botime private e jo instutucionale”, sepse sipas tyre, Kosova “nuk ka institucione kredibile”.Mbi këtë koncept trishtues politik në BE dhe KS OKB shtrohet një pyetje logjike: Si është e mundur që dokumentet “sekrete” të Gjykatës Speciale për UÇK-ën, t` i siellin njerzit e “panjohur” në Selinë e Veteranëve të UÇK-ës, dhe të privohen nga liria e të gjykohen me burg zyrtarët që nuk e kishin asnjë lidhje me ato dikumente. Tash shtrohet pyretja shtesë shknecorisht e sakt: para 10 ditëve, Prokuroria e Gjykatës Speciale “të Kosovës”, i lëshoi për publik rreth 50 emra te të vrarëve më 1999 dhe 2000, me pretendime se i kanë kryer eprorët e UÇK-ës. Këtë montim mund ta bëjnë vetëm ata pasardhës të atyre, që montuan ndarje të trojeve shqiptare më 1913, ose ata që na quanin “terroristë” deri në nëntor 1998. A nuk do të thot kjo, se katër zyrtarëve të lartë që janë burgosur në Hagë, qysh tani po u pregatitet një atentat sui generisë, e që është i mundur vetëm kundër shqiptarëve?. Jo, këtë padrejtësi kombi shqiptar nuk do ta kaperdi me lehtësi sot, sepse  nuk është më koha e Kongresit Berlinit (1878), koha e Konferencës Londërs (1913) etj për pranim

të rezultateteve të vrasësve të një populli të tërë pa dallim. Madje, as ato padrejtësi nuk i pat kapërdi shqiptaria. Por, u detyra që të luftoi për një shekull për t` i xhveshë dhe luftuar e përmirësuar deri në një masë vendimet e “tryezave të zdralta diplomatike nga padrejtësia”, siq ka thënë Hasan Prishtina dhe prof Mehmet Vokshi më 1930.

Pse mos ta argumentojmë pohimin tonë për tragjedinë shqiptare më 1913

Ja se çka i porositë Nikolla Pashiqi eporët ushtrak dhe policor më 17 dhjetor 1912. Ata porositën që të falsifikojnë telegrame, dhe ato të dërgohen kinse janë dërguar nga: Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra, me këtë përmbajtje: “Këtë moment (17 XII 1912) dhe sa më parë dergoni telegrame dhe i luteni më shkrim Konferencës Londërës, sidomos Edurad Greit se popullsia e: Pejës,Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës është serbe, serbisht flasin në familje dhe nuk duan të jetojnë nën Shqipërinë Bregdetare”. (Përshkrim strikt nga origjinali në AVIIB. P. IV/17 XII 1912 Beograd-HB).

Shtrohet pyetja tash (në mars 2023), a nuk është skenar i njejtë kur nga Republika e Kosovës kërkohet për t` u themeluar Asiciacioni një etnik serbian, dhe atë po e realizojnë dy diplomatë që vijnë nga shtetet që nuk e pranojnë Kosovën( Borel-Spanja dhe Llakçak-Sllovakia).

E lidhur me këtë edhe më konkret. Planit Franko-Gjerman në porces iu bashua përfaqsuesi i Italisë (kryetari).

Ndërsa në anën tjetër Borelit dhe Llajçakut terthorazi po i bashkohet Ministri i Punëve të Jashtëme të Greqisë. E ne nuk e dijmë se çka po flitet prapa “perdeve”, kinse…. 

E gjithnjë në lidhje me këto prapaskena diplomatike, në vned se ta përkrahin procesin e forcimit të shtetit Kosovës, PDK dhe LDK në anën tjetër për çdo ditë llomotitin luftë për ta marrë pushtetin. Dhe në valën e kësaj lufte këto ditë është lansuar një rrenë ordinere, duke provuar që terthorazi ta akuzojnë Albin Kurtin për diplomacinë e ulët, që e ushtrojnë Borrel, Llajaçak dhe Eskobar, me konotacione se “Serbia i duhet Prendimit”.

 Po pse nuk shtrohet pyetja ndryshe se: “Perendimi i duhet Serbisë”, kuptohet duke e përjetuar Serbia nazifashiste atë që ka përjetuar Gjermania më 1945/6. Dihet se Gjermania nazifashite ishte ndarë në zona: Në zonën Amerikane u denuan me burg 95000 persona; në zonën Ruse u denuan 67000 perosona; në Zonën Angleze u denuan 64000 perosona (gjrrmanë); në Zonën Franceze u denuan 19000 gjermanë. Pa të drejtë pune në profesion u denuan në zonën Britanike 320 000 gjermanë, në zonën franceze u denuan 70 000 gjermanë, në zonat amerikane dhe ruse u denuan pa të drejta pune rreth 200 000 gjermanë. Mu për këtë Gjermania sot është shtet modern dhe demokratik, sepse e ka larë fajin të cilin e ka ndier në kurriz. E nëse taktizohet me Serbinë për t` iu larguar fajit pale mos po e nxierrim nga “Tryeza ruse” le të dihet se është punë e kotë, aq më parë duke e josh Beogradin me toka shqiptare. Ky realite popull i nderuar shqiptar po ndodhë para syve tanë dhe shumë kush është verbuar.

E verbëria është më tragjike nëse e krijojmë vet Lidhur me këtë, kinse “Marrëveshje xhentelemne” Ramiz Alia-Ibrahim Rugova në Tiranë paska ngja, kujtoi se është intriga më e ashpër që kam dëgjuar ndonjëjherë kundër UÇK-ës, sepse synon defaktorizimin e saj. Dihet se grupet e para që shkuan në Tiranë për ushtrime ushtrake ishin me adresë të sakt. Ato grupe ishin: Grupi i Zahir Pajazitit (Llapi), Grupi i Adem Jasharit (Drenica), Grupi i Sali Çekut (Dukagjini) dhe Grupi i Ahmet Hoxhës nga Ferizaji. Dilni e folni hapur me fakte a ka pasë marrëveshje të tillë? Xhavit Haliti dhe Shaban Sinnai, se jeni prezent në ato ngajrje të shekullit.

 Dihet fakti se këto grupe do të zhvillojnë luftëra guerile deri me daljën publike të UÇK-ës në Prekaz, më rastin e varrimit të mësuesit patriot Halit Geci. Por fakti se në qershor 1998,komplet tërë njësia e FARK-ut dezertoi në Dukagjin nga lufta, tregon qartë se Marrëveshje

Xhentelmene në Tiranë nuk ka pasë. E kundërta, ka pasë pengesa seroze por akteret që i ushtruan djemtë e Kosovës në Tiranë, janë të njohjur dhe historia kombëtare emrat e tyre do i shënoi me germa të arta. Por, mos ta harrojmë edhe këtë, se në emër të LDK-ës ka pasë kerkesë dhe delegacion që ka kërkuar DEMOBILIZIMIN e UÇK dhe kthimin e saj nepër shtëpia, në shtator 1998 në Drenicë. Dhe mos të hyjnë në procese tjera që janë edhe më të egra.

Tash shtrohet pyetja nëse Veriu i Kosovës i ofrohet Serbisë çka mshifet pas...

Historia thuhet se është mësuese e jetës. Prandaj, duhet studiuar rastin e Berçkos në Bosnje si pasojë e coptimit të saj në Dejton më 1995. Po, është diskutuar një kohë të gjatë a do t` i takojë Berçko entutetit boshnjak apo serbian. Dhe diplomacia politike kishte ardhur në përfundim se Berçko nuk duhet t` i takojë asnjerës palë. Prndaj, a do të shfrytëzohet Veriu i Kosovës për“konsumim” diplomatik të Borelit (Spanjës) dhe Llajçakut (Sllovakisë), ku bashkangjitën edhe TRI shtete tjera evropiane që nuk e njohin Republikën e Kosovës, është çësjtje që diplomacia e Kosovës duhet ta zbulojë në kontaktin e Ohrit më 18 mars 2023. Dhe a do të shpërthejë Aleksandër  Vuçiq në Ohër që: “ka potencial ushtrak që ta kthej ushtrinë dhe policinë në Kosovë për 5 ditë”,ngjajshëm sikurse Millosheviqi që tha më 22 mars 1999 në Beograd në prani të Hollbrukut, se “më duhen PESË ditë për ta eliminuar UÇK-ën”. Mbi të gjithë, nëse Veriut të Koosvës i jipet një status ala Brçko, atëherë le të dihet se vendimi është proserbian dhe hapur e cenon Kushtetutën e Kosovës, mbi të cilën ish përfaqsuesi politik i UÇK e ka shpallë të pabarur me PELQIM të SHBA+BE.

Këtu jemi të patundur.

Edhe një pyetje shtrohet para opinionit. A ka sot në ekipin e Borelit-Lljaçakut tipa të oficerit francez nga vera e vitit 1998 që i zbuloi planet e NATO-s palës serbe. Si po rriedhin ngjarjet po tregohet se po, ka edhe nuk është fjala vetëm për një individ por është fjala për një shtab ushtrako-policor që frymzohet dhe finansohet nga Shtabi i Vagnerit me seli në jug të Nishit. E kur e themi këtë shtrohet pyetja notore: a do t` i ruajnë si dikur shqiptarët kishat serbe, a do të sillen si dikur ndaj atyre që synojnë ta shfarosin t` ua kthejnë me norma Biblike: “më mësho në këtë faqe,por mos harro të më bëish vred edhe në faqen tjetër. Bile, edhe të ma theish nofullën”.Unë mednoi se ka kaluar ajo kohë e ‘urtisë’ dhe e çyqarisë rreligjioze, edhe pse dikush po provon të luaj me fatin e shqiptarëve, sikurse më 1913.

Më duhet ta mbylli këtë shkrim me një shembull se vet Papa pati dalur me lutje drejtuar NATO-s:“Ndaleni bombardimet kundër Serbisë”. Tani, pse Papa nuk del me një lutje: “Ndaleni tregtinë me troje shqiptare, se çka është mjaft, mjaft është”.

 Po jo se nuk na pranon se Vatikani si shtet, por sikur nuk duan të veçohen nga Irani, Siria, Rusia dhe Serbia si satelit dhe tregtar të fortë i shitjës së armëve kudo nepër luftëra lokale nepër botë!

Jo vetëm kaq. Në studimet pasuniverzitare më 1972-1974 pata mësuar se në botë çrakulojnë tri lloje të diplomacisë: Diplomacia e mbështetur në kërcnime; Diplomacia e mbështur në forcë dhe Diplomacia e mbështetur në filozofi me detyrim.

 Nuk e di cilit grup i takon pozicioni i Kosovës, por amerikani që po provon të japi gol nga korrneri nuk është as Bil Klinton, as Ollbrajt, as Hollbruk e më së pakut Gjenral Vesli Klark. Duhet të dihet se shteti i Kosovës sot ka përfaqsues të denjë që i njohin të rrafshet e diplomacisë dhe filozofisë së shtetndertimit. Kjo për faktin se akterët kanë ndryshuar në të gjitha strukturat e globit. Këtë atmosferë dikush ia ka përgatitë Serbisë, prandaj është gjithnjë e më agresive kudo që ka mundësi, politike, diplomatike dhe ushtrake.

 E vërteta, duhet të mësohet se Kosova është shtet, dhe lufta për defaktorizimin e tij nuk kalon.

Më 15 mars 2023 Prishtinë

 

Autor i shkrimit është historiani i njohur shqiptar Akademik Profesor Doktor Hakif Bajrami historian shqiptar. U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.

Botime

1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;

2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;

3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;

4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;

5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;

6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);

7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;

8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;

9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;

10.           Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;

11.           Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;

12.           Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);

13.           Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;

14.           Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;

15.           Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;

16.           Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;

17.           Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;

18.           Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;

19.           Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;

20.           Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;

21.           Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;

22.           Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;

23.           Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;

24.           Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;

25.           Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;

26.           Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;

27.           Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;

28.           Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;

29.           Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);

30.           “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;

31.           Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.

32.           Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;

33.           Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357.

(Përgatiti pë shtyp:F.Bruqi).


2023/03/14

Kryeministri i Kosovës zt. Albin Kurti: Optimist se do të arrihet marrëveshja në Ohër

 



PRISHTINE, 14 mars/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se plani i zbatimit për propozimin evropian mbase nuk duhet të diskutohet vetëm në Ohër.

Por, ai u shpreh optimist se do të arrihet marrëveshja në takimin e 18 marsit, megjithatë theksoi se kjo nuk varet vetëm nga ai.

“ Ne e dimë qëndrimin e Serbisë, por unë duhet t’i referohem asaj që jemi marr vesh…Plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër…Unë jam optimist, mirëpo tash se a do të ketë sukses a nuk do të ketë sukses, ju e dini shumë mirë që nuk varet vetëm prej meje. Unë kam, ofruar që edhe në 27 shkurt në Bruksel ta nënshkruajmë propozimin evropian, mirëpo pala tjetër nuk ka qenë as e gatshme dhe as e interesuar.. Nëse ka pasur mossukses asnjëherë nuk ka qenë për fajin tim sepse unë kam qenë i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ”, tha Kurti.

Kurti nënvizoi se në takimet që ai ka mbajtur me palën serbe, ka qenë gjithmonë i përkushtuar.

“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian, me iniciativë franko-gjermane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia dhe aty janë pesë fjali në preambulë, janë 11 nene gjithsej, le ta diskutojmë planin e zbatimit… Unë e kuptoj që Serbia shtyn shumë për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe apo Zajednicës siç e kemi quajtur ndryshe, ajo është në nenin 10, njëra prej 33 marrëveshjeve, në fakt kur kam shikuar tash së fundmi, bashkë me konkluzione që janë vënë në Bruksel, del që nga 2 korriku i vitit 2011 deri më 25 gusht të vitit 2015, janë 39 marrëveshje gjithsej dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe përbën 6 pikat e para të një marrëveshje 15-pikëshe e cila është e 16-ta prej 39”, potencoi Kurti.

Shefi i ekzekutivi kosovar, Albin Kurti tregoi edhe për përgatitje që bënë zakonisht para një takimi të rëndësishëm siç është ai i 18 marsit në Ohër.

“Me krejt çka mundem përgatitem duke i lexuar dokumentet e deri tanishme por gjithashtu duke lexuar edhe literaturë sa i përket bisedimeve dhe negociatave”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ndryshe, më 18 mars në Ohër do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Gjatë ditëve të fundit, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar për implementimin e planit nga propozimi evropian(Kosovapress)

Detaje të reja nga masakra në Don Bosko, autorët i druheshin një shkëmbimi me armë zjarri

 




Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me masakrën në “Don Bosko” të dielën mbrëma, ku një grua u vra aksidentalisht ndërsa pesë persona të tjerë u plagosën.




Panorama TV mëson se makina e autorëve është filmuar nga disa kamera sigurie në mbikalimin e Rinasit vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja. Ndërkohë e njëjta makinë është kapur sërish nga kamerat në ikje në orën 20:50.

Ky është itinerari  që kanë ndjekur autorët dhe ngjarja ka ndodhur në harkun kohor të 30 minutave.

Hetuesit dyshojnë që lokali ka qenë i vëzhguar dhe autorët kanë pasur informacion te plotë për personat që ishin brenda.

Përveç xhaxhait të Fation Muratit në lokal kanë qenë edhe djali i xhaxhait dhe vëllai i Fation Muratit. Autorët dyshohet se i janë trembur një kthim zjarri nga shënjestrat e tyre pasi kanë përllogaritur si mundësi që ata mund te ishin të armatosur.

Kjo dyshohet se i ka shtyrë autorët të qëllojnë me breshëri pa pyetur se kush është brenda tjetër i pafajshëm dhe e gjitha ka ndodhur në pak sekonda.

Fation Murati ka dal nga Shqipëria në drejtim të Kosovës me 12 mars në mëngjes, pra ditën e ngjarjes. Nuk është regjistruar ne kufi për shkak se në fundjave ka marrëveshje mosregjistrimi, më pas dyshohet se ka ikur në Turqi.

Grupi hetueseve është përqëndruar tek kamerat e sigurisë nga zona e Don Boskos në Likmetaj ku edhe u gjet e djegur “BMW”. Deri tani nga ajo që është vëzhguar në kamera nuk i identifikon dot autorët pasi kanë qenë te maskuar. Edhe dëshmitarët nuk kanë dhënë detaje shumë ndihmuese për autorët për shkak se ngjarja ka ndodhur shumë shpejtë.

Ndërkohë, gruaja Mimoza Paja që mbeti viktimë ka qenë në këmbë duke shërbyer në momentin që është hapur zjarr.

Grupi i posaçëm hetimor, ka vazhduar kryerjen e veprimeve në vendin e ngjarjes, gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve okularë dhe sekuestrimin e pamjeve filmike.

Më datë 13.03.2023, është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa prova të tjera të vlefshme për hetimin.

Po më datë 13.03.2023, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Ura e Sul Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë konstatuar një automjet të djegur, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor ka këqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestruar disa prova të vlefshme për hetimin.

Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit  rezulton se ky mjet tip BMË, seria 5, (525) me ngjyrë gri, ishte vjedhur gjatë natës më datë 14.03.2021, në lagjen nr 13  Durrës.

Të gjitha provat metariale të sekuestruara në vendngjarje në rrugën “Anastas Shundi” dhe në fshatin Likmetaj, janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore ku po u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Dinamika e ngjarjes

Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të shtetasit F. M.,  dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit.

Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj.

Pronari i lokalit shtetasi Fation Murati është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,  parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Më datë 07.03.2023, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 3, në zbatim të procedurave standarde të punës, kanë kontrolluar dhe gjetur në banesë shtetasin Fation Murati ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023,  gjatë kontrollit ky shtetas nuk është gjetur në banesë dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Legjenda e rrallë dhe tradita e ditës së verës/ Koha dhe ritet sot, çfarë ka ndryshuar


Nga Albert Z. Zholi




Sa herë që përmendim festën e Ditës së Verës, instiktivisht mendojmë për qytetin e Elbasanit. Elbasani është qyteti ku festa ndjehet dhe përjetohet më së shumti.

Zanafilla e lidhjes së festës me këtë qytet është faltorja e Zanës së Çermenikës, e cila gjendet në një ndër fshatrat e Elbasanit. Sipas legjendës, Zana dilte nga faltorja, vetëm ditën e 14 marsit, që përkonte me nisjen e verës dhe që prej asaj kohe është kthyer në një festë që identifikon qytetin. Janë të shumtë ata që shkojnë në këtë qytet çdo 14 mars për ta ndjerë festën e Ditës së Verës edhe më shumë, gjithashtu për të provuar gatimet karakteristike, si ballokumja, revania dhe gjelin e detit me arra.

Historia ndryshe

Historia e Ditës së Verës, festës më tradicionale në Shqipëri dhe kryesisht në qytetin e Elbasanit, lidhet me kalendarin Julian, që zbatohej në kohën e lashtë në të gjithë Europën Perëndimore. Sipas kalendarit marsi ishte muaji i parë i vitit, i cili fillonte i gëzuar dhe i begatë. Por, sipas kalendarit Gregorian që përdorim edhe në ditët e sotme, 14 marsi përcaktonte ditën e fillimit të stinës së pranverës, ku njerëzit mezi prisnin të dilnin nga dimri i gjatë dhe të shikonin natyrën tek gjelbëronte. Kjo festë pagane ka ritualin e saj të cilët shqiptarët, por jo vetëm, e kanë trashëguar brez pas brezi. Në antikitet festa i dedikohej perëndisë Diane, ndërsa sot praktikohet për një verë të mbarë.

Sipas studiuese dita e verës është e ndarë në katër faza

Faza e parë është përgatitore, ku të gjithë njerëzit përgatisin të gjitha ushqimet dhe zbukurimet për shtëpinë e tyre dhe për të pritur vizitorët. Faza e dytë është nata e Verës, ku tradita thotë se nëpër shtëpi ose komunitete të vogla duhet të ndizet një zjarr i madh, e më pas konsumohet darka me ushqimet e rezervuara nga dimri, si zahire të ndryshme ose mishi i thatë. Ndërsa faza e tretë është zgjimi në orët e para të mëngjesit, për të larë sytë me ujin e vezëve të ziera një ditë më parë, ndërsa pritja e njerëzve tregon bujari në këtë ditë. Faza e katërt është përgatitja për piknikun e gjatë së bashku me familjarët. Edhe, pse nëse në vende të tjera të rajonit nuk festohet aq shumë, në vendin tonë është aq tradicionale sa festat fetare. Që prej lashtësisë kjo festë është cilësuar si harmonia e të gjithë shqiptarëve sepse bashkohen për të festuat të gjithë, pa dallim krahine, feje dhe bindje politike.

Tre nga simbolet më kryesore të kësaj dite janë:

Ballokumet

Kjo ëmbëlsire është një tjetër mjet identifikues për qytetin e Elbasanit. Nëse shkon në këtë qytet, për festën e Ditës së Verës apo jo nuk mund të kalosh pa marrë një ballokume Elbasani. Në të gjithë Shqipërinë bëhet kjo ëmbëlsirë, por receta e saktë qëndron vetëm në këtë qytet.

Verorja

Ky simbol i ditës së Verës prej lashtësisë është byzylyk i përgatitur nga fije peri të kuqe dhe të bardhë, i cili vendoset në dorë ose në portat e shtëpisë, në mënyrë që dallëndyshet t’i marrin dhe njerëzit e shtëpisë të kenë fat.

Lulet e ndryshme që përcaktojnë ardhjen e verës

Elbasanasit dhe shqiptarët, gjatë ditës së verës respektojnë natyrën dhe luten për një verë të shëndetshme dhe të mbarë. Lulet më karakteristike të qytetit të Elbasanit, por dhe një tjetër simbol i festës janë lulja e jaseminit, karafilit, trëndafilit, zymbylit, karakaftet etj. Të gjitha shtëpitë duhet të kenë mbjell një nga këto lule për t’i dhuruar gjatë ditës së verës të afërmve.

14 veçoritë e ditës së verës

Origjina e Ditës së Verës vjen nga lashtësia. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM‐it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet gjithmonë më 14 Mars.

Dita e Verës, e njohur si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës, është sot festë kombëtare dhe festohet kombëtarisht si e tillë.

Mëngjesi i 14 marsit – Të gjithë zgjohen me të njëjtën lutje: Inshalláh është kohë e mirë! Rituali vijonte me përgatitjen nga i zoti i shtëpisë të pjatave për të bërë kamë (këmbë) te të afërmit etj. Këtu hynin pilafi me gjel, ballakume ose revani, vezë të ziera, arra, palë dhe 2-3 bisqe me lule, zakonisht lule misiri, që në Elbasan çelin herët.

Kulti i kësaj dite të shenjtë “tempullin” e vet e ka pasur qëmoti në trevat e Elbasanit, pasi në këto anë ndodhej faltorja e Zanës së Çermenikës (Diana Candaviensis). Në kohët e lashta perëndesha Diana mbahej si hyjnesha e gjuetisë, pyjeve dhe e gjithë natyrës. Ajo adhurohej jo veç në hapësirat ilire, por në mbarë brigjet mesdhetare. Statuja të saj janë gjetur jo veç në Apolloni, por dhe në brigjet e Afrikës Veriore e në Azi të Vogël.

Fakti që një festë mistike e natyrës, u ruajt në qytetin e Elbasanit dhe u përcoll “e pastër” deri më sot, pavarësisht tallazeve historike, ideologjike e fetare, përbën një krenari dhe pasuri gjithëkombëtare.

Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars).

Populli iranian (themeluesit e kësaj feste) e festojnë më 21 mars, sepse pikërisht në këtë datë fillon stina e parë e pranverës, pikërisht në këtë datë fillon shenja e parë astrologjike, Dashi, që është shenje zjarri, prandaj simbol i kësaj feste është zjarri. 10. Edhe pse kjo festë ndodh në pranverë, në kohët e lashta njiheshin vetëm dy stinë: Vera e cila niste në mars dhe mbaronte në shtator dhe dimri që niste nga shtatori në shkurt. Pra, nga ana shkencore kjo festë duhet të festohet me datën 21 mars, sepse në atë kohë dita dhe nata janë barazim.

Shumë vite më parë, në Elbasan festa kishte përmasa të mëdha. Një muaj më parë, por dhe më herët, sigurohej gjeli i detit, i cili së bashku me ballakumen dhe revaninë përbëjnë nishanet më përfaqësuese të festës. Gjeli i detit ka qenë tradicionalisht pjesë e Ditës së Verës. Gjeli ushqehej me shuka që të ishte i madh, i majmë, me pendë të shkëlqyeshme dhe “i fortë”.

Pas kësaj date hynte mbretëria e Diellit (zotit të lashte pagan), dita fillonte të zgjatej dhe Dielli dukej përherë e më shumë.

Shumë kohë me përpara kjo festë festohej edhe më 1 mars, sepse marsi ishte muaji i parë. Sot ne te gjithë përdorim kalendarin gregorian, i vendosur nga papa Gregori, ky është kalendar i bazuar te Dielli.

Mëngjesin e Ditës së Verës kryhej dhe një rit tjetër disi i pazakontë. Djem të vegjël dilnin herët në mëngjes dhe i binin çekiçit të derës (familjeve jo farefis). Në qoftë se nga brenda dëgjohej thirrja: – Kush asht? – atëherë djali niste vargjet: Marrsh morrat e pleshtat Gjumin e sabahut Ethet e verës Me çekiça derës Simbolika e këtij riti ishte që i huaji të largonte të ligat nga dera e tij, për t’ia lënë derës tjetër.

Ballokumja e rrallë

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së saj është me rastin e Ditës së Verës ajo përgatitet edhe si ëmbëlsirë në çdo rast e kohë. Kjo recetë kërkon durim dhe kujdes duke nisur nga përzgjedhja e përbërësve dhe deri tek përpunimi i tyre, e mandej procesi i fundit i pjekjes. Receta autentike e përgatitjes së ballokumes, të cilën AgroËeb.org e sjell më poshtë, ka disa elementë specifikë të cilët bëjnë diferencën në shijen perfekte të saj.

Një nga përbërësit unik të ballokumes është finja. Ajo përgatitet nga hiri i zjarrit, e madje nënat e gjyshet e vjetra elbasanase kujdesen që të marrin hi nga zjarri me dru ahu. Finja i jep ballokumes shkriftësinë tipike.

Ndezja e zjarrit

Ndërsa në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre në natyrë. këto zjarre më pas kapërcehen me idenë e çlirimit nga meraket dhe trishtimi i dimrit.

Degët e pemëve

Në disa krahina, fëmijët e vegjël mbledhin degë pemësh, kryesisht dafinash, dhe shkojnë derë më derë duke bërë “ciu, ciu” për t’i uruar fqinjët apo të afërmit një stinë të mbarë. Ata gostiten me ëmbëlsira dhe dhurata të vogla. Familjet i kushtojnë rëndësi personit të parë që hyn në shtëpi dhe nëse është një djalë i ri, thonë se sjell mbarësi.

Kulaçi me lek

Gjatë drekës së 14 Marsit, ndahet edhe kulaçi mes pjesëtarëve të familjes për të parë se kujt do t’i qëllojë leku që është vendosur brenda tij. Leku simbolizon mirëqenie dhe mbarësi.

Kopshtaret e luleve dhe këngët e traditës

Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Prej kohësh elbasanaset njihen si kopshtare me nam dhe këngëtare të shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet ne mënyre qe ato te shpërthejnë Ditën e Verës. Vitet e fundit ansambli i luleve është pasuruar me trëndafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Holandë. Gjate natës dhe Ditën e Verës këndohen me pasion te veçantë këngët e mjeshtrit te muzikës popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kënge te tilla si ; “Një lulishte me trëndafila”, “C’u deshiruesh me te pa”, “Ma mire n’pyll se sa n’qytet, “Si bilbili ne pranvere” etj., këndohen jo vetëm nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.

Koha dhe ritet sot, çfarë ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe\ë burojnë nga shpirti i vetë njerëzve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendrën e pelegrinazhit. Ai atë ditë është kryeqyteti I Shqipërisë. Festa ka një ndikim te çuditshëm tek te gjithë. Jo vetëm shtëpitë, por i gjithë qyteti vishet me dekor shumëngjyrësh, ashtu si lulet e pranverës. Ne vigjilje te festes, ndërmarrja e dekorit zbukuron rrugët dhe sheshet kryesore te qyteti

(Gazeta shqiptare)

‘Do shkoj deri në finale por nuk do fitoj’/ Luiz Ejlli tregon arsyen se pse nuk do të jetë ai fituesi i BBVIP


Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të deklarojë se nuk do të jetë ai fituesi i BBVIP.




Teksa bisedonte me partneren e tij, Kiarën ai tha i tha kësaj të fundit se nuk e fitojë dhe se është i sigurt për këtë. Këtë ai e ka përmendur disa herë dhe e ka ripërsëritur sërish së fundmi.

Pavarësisht se ai ka fituar një popollaritet të padiskutueshëm, këngëtari e ka shprehur këtë shqetësim, ku thekson se fitorja nuk varet nga ai.

Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”

Po ashtu shtoi:

“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”.


Publikohen shifrat, ja sa para fiton Luizi nga një postim në Instagram…

d

Ndoshta as vetë Luiz Ejlli, nuk do ta kishte imagjinuar suksesin e tij në “Big Brother Vip”.




Këngëtari u rikthye në vëmendje të publikut, pas shumë vitesh distancim. Karriera e tij, ishte shkëputur nga muzika, duke u fokusuar tek diplomacia, ku për vite mbajti postin e rëndësishëm në Francë.

Artisti shkodran u bë pjesë e formatit për t’u futur edhe njëherë në një treg, që bëhet dita ditës më i vështirë për të qëndruar në të. Dhe në fakt, ajo që ende Luizi nuk di është suksesi që ka korrur si banor i kësaj loje, duke qenë edhe një nga pretendentët për ta fituar.

Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në “TikTok” emri i tij ka shkruar në 4.1 miliardë shikime. Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 593 mijë ndjekës në “Instagram”, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA.

Por, këtë sukses të tij këngëtari nuk e imagjinonte dot deri dje, pasi herë pas here ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani. Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë.

Ndërkohë edhe kënga që ai i dedikoi Kiarës për Shën Valentin, ka arritur në 8.2 milionë klikime në “YouTube”, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve të këngëve shqiptare, që kanë klikime reale. Shpeshherë në shtëpinë e “Big Brother”, kanë mbërritur dronë, që kanë tentuar t’i japin informacion Luizit për çfarë po ndodhë jashtë me imazhin e tij.

Edhe ato pak dronë që ka lexuar, Luizi nuk i ka besuar. Por, ajo që nuk di Luizi, është fakti se ndonëse ende në lojë, ai është bërë i pasur. Kompani të mëdha janë ofruar për ta pasur imazh të tijin, kurdo që ai të lërë lojën.

Bëhet me dije se një kompani kosovare është në bisedime me miqtë dhe të afërmit e tij për ta pasur imazh të produkteve të saj. Kontrata e majme do t’i ndryshonte jetën këngëtarit, që si edhe vetë e ka deklaruar që nga dita që u fut në lojë, është i papunë. Ndërkohë, një tjetër biznes për Luizin është edhe “Instagram”-i.

Edhe pse ende është pjesë e lojës, bizneset kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro. Të shumta janë bizneset “në radhë” për t’u publikuar në faqen e tij.

Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Përditë e më shumë, këngëtarin po e shohim me veshje apo me aksesorë luksozë. Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë./Panorama

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...