2023-03-20

Nënkryetari i Parisë Popullore, Borislav Novakoviq thotë se krimi i organizuar në Novi Sad drejtohet nga Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Andrej me ndihmën e Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA).

 


Zvonko Veselinoviq dhe Andrej Vuçiq

“Krimi i organizuar në Novi Sad udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviq dhe Andrej Vuçiq. A mendoni se po e bëjnë këtë pa dijeninë dhe pëlqimin e Aleksandar Vuçiqit? Në të gjitha këto, ka një komplot heshtjeje dhe shthurjeje politike midis krerëve të politikës lokale të Novi Sadit, prokurorisë, BIA-s dhe sigurisë publike”, thekson Novakoviq.

Sipas politikanit serb, zyrtarët e sigurisë po pengojnë profesinistët të kryerjen e punëve.

Ai pohon se qytetarët e Novi Sadit nuk do ta falin Vuçiqin.

“Novi Sadi nuk do ta falë kurrë Aleksandar Vuçiqin. Qyteti po vlon nga pakënaqësia, sepse dinjiteti dhe krenaria e tij janë lënduar nga marrëdhëniet e tilla. Prandaj, jam i sigurt se zgjedhjet e ardhshme lokale do të sjellin një ndryshim”, përfundon politikani serb.

Kujtojmë se në fund të vitit 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviq thekson se janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Thesari thotë se ky grup ka qenë i përfshirë në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis dy vendeve. 

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të nisë tashmë në 3 prill 2023

 

Krerët e UÇK-së në Hagë, përfundon konferenca: Gjykimi në 3 prill

 20/03/2023 13:45

Pas muajsh të tëra pritjeje, gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të nisë tashmë në 3 prill.

Data u konfirmua sot në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi fillon të hënën e ardhshme me deklaratat hyrëse ndërsa paraqitja e provave nis një javë më vonë.

Nga sa u pohua në konferencë, deklarata hapëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë deri në pesë orë. Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i lihen tre orë në dispozicion, ekipi i Kadri Veselit do të ketë 45 minuta, mbrojtja e Rexhep Selimit një orë, ndërsa ajo e Krasniqit një orë e gjysmë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith ka kërkuar nga palët të respektojnë kohën, e theksoi se mbrojtësit duhet të përqendrohen në çështje që lidhen me akuzat dhe të shmangin deklaratat e natyrës politike. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë, që të gjithë ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për krime kundër njerëzimit.

Ish-krerët e UÇK-së morën pjesë  dhe ata përmes lidhjeve video në seancën e sotme për ecurinë e çështjes. Në pjesën më të madhe të kësaj seance mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, argumentoi faktin se si UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar dhe se roli i Shtabit të

Përgjithshëm ishte i kufizuar dhe me pak ndikim gjatës luftës së viteve 98-99. Trupi gjykues nga ana tjetër tha  se provat që do të paraqiten në proces gjyqësor nga Prokuroria janë se të akuzuarit kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm që ka pasur kompetenca dhe përgjegjësi të rëndësishme përfshirë disiplinën dhe emërimet.

Albin Kurtin e vizituan në zyrë ambasadorët e akredituar në Kosovë.

 

Kurti takim me ambasadorët në Kosovë, Hovenier zbulon kërkesën pas takimit të Ohrit

 20/03/2023 16:20

Të hënën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e vizituan në zyrë ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Ata i shkuan Kurtit me kërkesë specifike, bashkëpunim në themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 “Kemi një kërkesë të qëndrueshme ndaj kryeministrit që të punojë me ne për të përmbushur detyrimet që ka marrë Kosova, për të zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe që është pjesë e gjithë këtij procesi, dhe sot me kryeministrin të gjithë biseduam me të për rëndësinë për të cilën ai u pajtua për të çuar përpara zbatimin si të marrëveshjes bazë, të gjithë elementëve të saj, ashtu edhe të aneksit të zbatimit”, tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së, Kosovë.

Vetë Kurti të hënën se tha asnjë fjalë për dakordimin në Ohër, por opozita i kërkoi raportim të enjten në Kuvend. Ata cilësuan se dakordimi i arritur të shtunën rrezikon Kosovën.

Në anën tjetër, partia në pushtet përkrahë Kurtin në marrëveshjen e arritur.

Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër u dakorduan për Marrëveshjen dhe planin e zbatimit për normalizim të marrëdhënieve mes palëve. Palët u zotuan që menjëherë të nisin procedurat e zbatimit të pikës 7 për vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë dhe deklaratës së përbashkët për të pagjeturit.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar: Zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit duhet të nisë menjëherë

 

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve.

Gjatë një diskutimi virtual me gazetarë, Escobar tha të hënën se pajtimi i arritur më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është marrëveshje “në të gjitha aspektet” dhe është ligjërisht e obligueshme, që do të jetë pjesë e rrugës evropiane të të dyja shteteve.

“Rruga evropiane [e Kosovës dhe Serbisë] është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Zyrtari i lartë amerikan tha se për Kosovën është e rëndësishme që të nisë draftimin e versionit të saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq, për Serbinë tha se duhet të nisë të njohë dokumentet dhe simbolet shtetërore të Kosovës.

“Kjo marrëveshje është nisja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ka shumë punë që duhet të bëhet përtej kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Escobar e cilësoi marrëveshjen si “historike” dhe tha se do të ndihmojë partnerët evropianë që palët të mund të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

I pyetur se cili është modeli më i mirë evropian që mund të përdorej si shembull për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Escobar tha se kjo i përket popullit të Kosovës të vendosë, në bisedë me Serbinë.

“Por, ne besojmë se duhet të jetë një që i shërben interesave të popullit të rajonit, një që funksionon për të dyja palët, që lejon serbët etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën civile dhe demokratike të Kosovës, por po ashtu duhet të jetë një asociacion që nuk shkel strukturën kushtetuese të Kosovës apo prek funksionalitetin e saj”, tha Escobar.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan për Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, apo siç njihet edhe si propozimi evropian për normalizim.

Më 18 mars, palët, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, arritën pajtim për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Në rundin e dialogut, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në cilësinë e vëzhguesit ishte edhe Escobar.

Propozimi evropian për normalizim, që përbëhet nga 11 nene, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Propozimi evropian kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka argumentuar se marrëveshja ofron “njohje de facto”, ndërkaq sa i përket Asociacionit, ai i është referuar nenit 7, duke thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me këtë dokument, formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Marrëveshja e 2015, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik të shtetit. Megjithatë, pikat mund të harmonizohen me ligjin.

BE-ja së fundmi i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës disa modele evropiane për të drejtat e komuniteteve joshumicë, nga të cilat mund të merren shembuj për themelimin e Asociacionit. Qeveria në Prishtinë ka konfirmuar se është duke i shqyrtuar ato.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së, dhe me mbështetjen e SHBA-së, që nga 2011. Kosova kërkon që në fund, marrëveshja të përfshijë njohjen reciproke, e Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi.

Gabriel Escobar i dërguari special i qeverisë amerikane për Ballkanin : Serbia duhet të zbatojë elementët kyç në aneks, do të punojë me europianët

 

Gabriel Escobar i dërguari special i qeverisë  amerikane  për Ballkanin duke folur për takimin e Ohrit dhe atë që u prodhua thotë se “është e panevojshme të fokusohemi tek mospasja një marrëveshje me  firma.

“Shtetet e Bashkuara janë të gëzuara për këtë marrëveshje e cila është legale dhe e obliguar për zbatim nga të gjitha palët. Samiti, i Ohrit ishte i  suksesshëm.  Të nisë zbatimi nga të dyja palët. Kosova duhet të nisë draftimin e asociacioneve.

Ka shumë punë për tu bërë. Dialogu me BE do të vazhdojë. Zbatimi duhet të fillojë menjëherë. Shpresojmë të nisë sa më parë. Për Kosovën me e rëndësishme është integrimi euro atlantik. Do të ecim përpara duke gjetur rrugë në zbatimin e marrëveshjes. Su shpreh Escobar.erbia duhet të zbatojë elementët kyç në aneks. Do të punojë ngushtësisht me kolegët evropianë”, 

Rrugëtimi europian i dy vendeve, theksoi Gabriel Escobar  është garancia për ta çuar përpara marrëveshjen.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell: Marrëveshja në Ohër, pjesë përbërëse e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë

 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar sot se marrëveshja e arritur në Ohër konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugës evropiane për Kosovën dhe Serbinë

Ai ka potencuar se do ta shohin nga afër zbatimin e marrëveshjes, për të cilën janë pajtuar Kosova dhe Serbia.

“Kishim diskutime të gjata, dhe më në fund kemi një marrëveshje, e cila do të konsiderohet si pjesë integrale e rrugës evropiane për të dyja vendet. BE-ja do të jetë pjesë e kapitujve të negociatave me Serbinë, kapitulli 35, dhe do të përfshihet në dokumentet e normalizimit dhe kërkesat për Kosovën. Pra, tani është diçka përpiluese dhe ne do të duhet të shikojmë nga afër zbatimin, të dyja palët ranë dakord dhe u angazhuan për ta bërë atë. Pra, le të shikojmë me kujdes se si do të ndodhë.”, ka thënë Borrell.

Kujtojmë që, Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë

147 vjetori i lindjes së Faik Konicës

 Faik Konica ka qenë ndër figurat e rëndësishme shumëdimensionale shqiptare. Ai nuk ishte vetëm patriot, por shkrimtar e diplomat e gjithmonë në shërbim të Shqipërisë në përpjekje të rimëkëmbjes së shtetit

Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1876 në Konicë dhe vdiç më 14 dhjetor të vitit 1942 në Uashington, ishte magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist kombëtarë dhe shkrimtar shqiptar.

Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke.

Faik Konica është poet dhe autor/publicist shumë i njohur. Faik Konica mori mësimet e para në Konicë dhe i vijoi për pakë kohë te Jezuitët në veri, në Shkodër. Më pas u shkollua në shkollat franceze në Lindje, në Stamboll.

Në Dizhon dhe në Paris, ndoqi studimet për filozofi. Ai fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonshme. U diplomua për letërsi në Universitetin e Harvardit të SHBA.

Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se ishte një student i perjetshëm. Konica mbahet si një nga njerzit më të ditur në kulturën shqiptare të këtij shekulli. Rruga e tij shkollore e jetës tregon se ai e njohu Shqipërinë nga Jugu në Veri dhe shkoi gjithnjë prej Lindjës në Përëndim. Kjo është rruga e tij e zhvillimit kulturor.

Konica ka zhvilluar veprimtari të jashtëzakonshme kulturore e atdhetare me botimin e revistave “Albania e Trumpeta e Krujës” me themelimin e shoqëris VATRA dhe me redaktimin e gazetës “Dielli” në Amerikë.

Mirëpo, vlera më madhe e punës së tij është bindja se kombi nuk ndërrohet pa vetëdijën për identitetin e tij.

Prandaj bëri perpjekje të mëdha për krijimin e alfabetit të përbashkët, për krijimin e normës së gjuhës së përbashkët të shkrimit dhe kundërshtimin e kulturave të mbyllura krahinore si në nivel të krijimtaris ashtu edhe në nivel të propagandës kombëtare.

Konica mori pjesë dhe në jetën politike shqiptare: u zgjodh kryetar në Kongresin e Trieshtës (1913), ku kundërshtoi copëtimin e Shqipërisë; ishte anëtar i Qevërisë së Vidit dhe u emërua ambasador i Shqipërisë në SHBA deri në vdekje.

I pa sherrin politikës, si shumë shkrimtarë shqiptarë. Ai vetë mendonte se s’duhet të hidhërohet njeriu kur humb një lojë politike (për Nolin).

Por e pësoi dhe vetë, veprimtaria e tij politike dhe letrare u keq interpretua nga regjimi komunist. Faik Konica është themeluesi i modelit kulturor kritik të letërsisë shqipe, themelues i kritikës letrare, si dhe nismëtar i prozës moderne shqipe.

Gjykimi i tij kritik për veprat e kohës mbetet i pazëvendësueshëm dhe sot. Konica krioi një stil të ri në letrat shqipe. Shumë kritikë e kan cilësuar si krijuesin e prozës shqiptare, ndërsa Noli e pranon si mësuësin e tij në stil e në gjuhë.

Ai ishtë i veçantë në të gjitha fushat e veprimtarisë, ndërsa vlera të pamohueshme të tij, mbetën veprat:” Një ambasadë e Zulluve në Paris “(1922), ” Dr. Gjilpëra (1824). ” Shqipëria si m’u duk “(1928), si dhe esetë për Shqipërinë. Kishtë stil të veçantë dhe ishtë mjeshtër i formave të shkurtra letrare.

MJESHTRIN I FJALËS SHQIPE, të cilin shumë autor të huaj e vlersuan lart, -si Studenti më i aftë i asaj kohe (dhe mbante kontakte me Molier).

Vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942.

Vajtim për robëri të shqiptarëvet 

O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!

– Poezi nga Faik Konica

Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Lideri i demokracisë shqiptare dhe Kryetari i PD-së Prof.Dr.Sali Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’

                          Kërko brenda në imazh                         Shkruan:  Flori Bruqi,PHD Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i ...