Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/21

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar në KAS ankimim për pranimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i PD-së.

 


Ky është një skenar që ka shumë pak mundësi të ndodhë, pasi ishte vetë KAS që i dha të drejtë Alibeajt.

Një tjetër ankesë u depozitua në KAS para pak orësh, këtë radhë nga Alibeaj, i cili i kërkon që KQZ të mos regjistrojë koalicionin “Bashkë Fitojmë” të Berishës Metës dhe Dules.

https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/03/KA-PD_date-21.032023.pdf


Sipas tij, kolaicioni përmban referenca të PD-së, në një kohë që duhet të përfaqësohet vetëm nga Alibeaj. Relatori për këtë çështje u caktua Elvis Çefa, pas shortit të hedhur.



2023/03/20

Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, tha se kryeministri Kurti brenda më pak se tri javësh ka pranuar gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte.


 

Për ta kundërshtuar marrëveshjen e arritur në Ohër është paralajmëruar protestë më 25 mars. Atë do ta organizojë Partia Socialdemokrate e cila ka qenë më e zëshmja kundër kësaj marrëveshjeje. PDK-ja e ka akuzuar kryeministrin për shkelje të parimeve, e LDK-ja ka thënë se Kurti mashtroi qytetarët e humbi një mundësi historike.

Dy partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë kritikuar kryeministrin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e Marrëveshjes.

Lideri i Opozitës, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, tha se kryeministri Kurti brenda më pak se tri javësh ka pranuar gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte.

Krasniqi ka thënë se kjo marrëveshje nuk i arrin qëllimet që i ka shteti ynë.

Nënkryetari i Parisë Popullore, Borislav Novakoviq thotë se krimi i organizuar në Novi Sad drejtohet nga Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Andrej me ndihmën e Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA).

 


Zvonko Veselinoviq dhe Andrej Vuçiq

“Krimi i organizuar në Novi Sad udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviq dhe Andrej Vuçiq. A mendoni se po e bëjnë këtë pa dijeninë dhe pëlqimin e Aleksandar Vuçiqit? Në të gjitha këto, ka një komplot heshtjeje dhe shthurjeje politike midis krerëve të politikës lokale të Novi Sadit, prokurorisë, BIA-s dhe sigurisë publike”, thekson Novakoviq.

Sipas politikanit serb, zyrtarët e sigurisë po pengojnë profesinistët të kryerjen e punëve.

Ai pohon se qytetarët e Novi Sadit nuk do ta falin Vuçiqin.

“Novi Sadi nuk do ta falë kurrë Aleksandar Vuçiqin. Qyteti po vlon nga pakënaqësia, sepse dinjiteti dhe krenaria e tij janë lënduar nga marrëdhëniet e tilla. Prandaj, jam i sigurt se zgjedhjet e ardhshme lokale do të sjellin një ndryshim”, përfundon politikani serb.

Kujtojmë se në fund të vitit 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviq thekson se janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Thesari thotë se ky grup ka qenë i përfshirë në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis dy vendeve. 

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të nisë tashmë në 3 prill 2023

 

Krerët e UÇK-së në Hagë, përfundon konferenca: Gjykimi në 3 prill

 20/03/2023 13:45

Pas muajsh të tëra pritjeje, gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të nisë tashmë në 3 prill.

Data u konfirmua sot në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi fillon të hënën e ardhshme me deklaratat hyrëse ndërsa paraqitja e provave nis një javë më vonë.

Nga sa u pohua në konferencë, deklarata hapëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë deri në pesë orë. Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i lihen tre orë në dispozicion, ekipi i Kadri Veselit do të ketë 45 minuta, mbrojtja e Rexhep Selimit një orë, ndërsa ajo e Krasniqit një orë e gjysmë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith ka kërkuar nga palët të respektojnë kohën, e theksoi se mbrojtësit duhet të përqendrohen në çështje që lidhen me akuzat dhe të shmangin deklaratat e natyrës politike. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë, që të gjithë ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për krime kundër njerëzimit.

Ish-krerët e UÇK-së morën pjesë  dhe ata përmes lidhjeve video në seancën e sotme për ecurinë e çështjes. Në pjesën më të madhe të kësaj seance mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, argumentoi faktin se si UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar dhe se roli i Shtabit të

Përgjithshëm ishte i kufizuar dhe me pak ndikim gjatës luftës së viteve 98-99. Trupi gjykues nga ana tjetër tha  se provat që do të paraqiten në proces gjyqësor nga Prokuroria janë se të akuzuarit kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm që ka pasur kompetenca dhe përgjegjësi të rëndësishme përfshirë disiplinën dhe emërimet.

Albin Kurtin e vizituan në zyrë ambasadorët e akredituar në Kosovë.

 

Kurti takim me ambasadorët në Kosovë, Hovenier zbulon kërkesën pas takimit të Ohrit

 20/03/2023 16:20

Të hënën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e vizituan në zyrë ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Ata i shkuan Kurtit me kërkesë specifike, bashkëpunim në themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 “Kemi një kërkesë të qëndrueshme ndaj kryeministrit që të punojë me ne për të përmbushur detyrimet që ka marrë Kosova, për të zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe që është pjesë e gjithë këtij procesi, dhe sot me kryeministrin të gjithë biseduam me të për rëndësinë për të cilën ai u pajtua për të çuar përpara zbatimin si të marrëveshjes bazë, të gjithë elementëve të saj, ashtu edhe të aneksit të zbatimit”, tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së, Kosovë.

Vetë Kurti të hënën se tha asnjë fjalë për dakordimin në Ohër, por opozita i kërkoi raportim të enjten në Kuvend. Ata cilësuan se dakordimi i arritur të shtunën rrezikon Kosovën.

Në anën tjetër, partia në pushtet përkrahë Kurtin në marrëveshjen e arritur.

Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër u dakorduan për Marrëveshjen dhe planin e zbatimit për normalizim të marrëdhënieve mes palëve. Palët u zotuan që menjëherë të nisin procedurat e zbatimit të pikës 7 për vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë dhe deklaratës së përbashkët për të pagjeturit.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar: Zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit duhet të nisë menjëherë

 

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve.

Gjatë një diskutimi virtual me gazetarë, Escobar tha të hënën se pajtimi i arritur më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është marrëveshje “në të gjitha aspektet” dhe është ligjërisht e obligueshme, që do të jetë pjesë e rrugës evropiane të të dyja shteteve.

“Rruga evropiane [e Kosovës dhe Serbisë] është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Zyrtari i lartë amerikan tha se për Kosovën është e rëndësishme që të nisë draftimin e versionit të saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq, për Serbinë tha se duhet të nisë të njohë dokumentet dhe simbolet shtetërore të Kosovës.

“Kjo marrëveshje është nisja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ka shumë punë që duhet të bëhet përtej kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Escobar e cilësoi marrëveshjen si “historike” dhe tha se do të ndihmojë partnerët evropianë që palët të mund të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

I pyetur se cili është modeli më i mirë evropian që mund të përdorej si shembull për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Escobar tha se kjo i përket popullit të Kosovës të vendosë, në bisedë me Serbinë.

“Por, ne besojmë se duhet të jetë një që i shërben interesave të popullit të rajonit, një që funksionon për të dyja palët, që lejon serbët etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën civile dhe demokratike të Kosovës, por po ashtu duhet të jetë një asociacion që nuk shkel strukturën kushtetuese të Kosovës apo prek funksionalitetin e saj”, tha Escobar.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan për Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, apo siç njihet edhe si propozimi evropian për normalizim.

Më 18 mars, palët, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, arritën pajtim për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Në rundin e dialogut, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në cilësinë e vëzhguesit ishte edhe Escobar.

Propozimi evropian për normalizim, që përbëhet nga 11 nene, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Propozimi evropian kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka argumentuar se marrëveshja ofron “njohje de facto”, ndërkaq sa i përket Asociacionit, ai i është referuar nenit 7, duke thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me këtë dokument, formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Marrëveshja e 2015, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik të shtetit. Megjithatë, pikat mund të harmonizohen me ligjin.

BE-ja së fundmi i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës disa modele evropiane për të drejtat e komuniteteve joshumicë, nga të cilat mund të merren shembuj për themelimin e Asociacionit. Qeveria në Prishtinë ka konfirmuar se është duke i shqyrtuar ato.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së, dhe me mbështetjen e SHBA-së, që nga 2011. Kosova kërkon që në fund, marrëveshja të përfshijë njohjen reciproke, e Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi.

Gabriel Escobar i dërguari special i qeverisë amerikane për Ballkanin : Serbia duhet të zbatojë elementët kyç në aneks, do të punojë me europianët

 

Gabriel Escobar i dërguari special i qeverisë  amerikane  për Ballkanin duke folur për takimin e Ohrit dhe atë që u prodhua thotë se “është e panevojshme të fokusohemi tek mospasja një marrëveshje me  firma.

“Shtetet e Bashkuara janë të gëzuara për këtë marrëveshje e cila është legale dhe e obliguar për zbatim nga të gjitha palët. Samiti, i Ohrit ishte i  suksesshëm.  Të nisë zbatimi nga të dyja palët. Kosova duhet të nisë draftimin e asociacioneve.

Ka shumë punë për tu bërë. Dialogu me BE do të vazhdojë. Zbatimi duhet të fillojë menjëherë. Shpresojmë të nisë sa më parë. Për Kosovën me e rëndësishme është integrimi euro atlantik. Do të ecim përpara duke gjetur rrugë në zbatimin e marrëveshjes. Su shpreh Escobar.erbia duhet të zbatojë elementët kyç në aneks. Do të punojë ngushtësisht me kolegët evropianë”, 

Rrugëtimi europian i dy vendeve, theksoi Gabriel Escobar  është garancia për ta çuar përpara marrëveshjen.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...