Këtu e gjeni librin tim " Mars i përflakur", kushtuar dëshmorit Ismet ( Avdi ) Qorraj dhe dëshmorëve tjerë që kanë rënë para 34 vjetëve në Altarin e lirisë, në demostratat e përgjakshme kundër okupatorit serb në qytetzën buzë Alpeve shqiptare, Deçanin heroik , më 28 mars 1989.
Librin mund ta shkarkoni falas „Literaturë“( on line)
Kjo Antologji poetike kushtuar dëshmorit të atdheut Ismet A. Qorraj përfshin gjithë poezitë që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga Axhensioni Floripres – Prishtinë, në pranverë 2015.
Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë", e poetit Gentian Banaj. Vendin e dytë e mori poezia "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj. Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.
Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë fituese qe çelin librin.
Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë falenderimi për pjesëmarrësit në konkurs.
Monumenti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i djegur nga forcat shtetërore serbe më 1999
“Kur të fillojnë të djegin libra, së shpejti do të fillojnë të djegin edhe njerëz!”, Heinrich Heine
Kulturocidi – rrënimi sistematik i trashëgimisë dhe vlerave kulturore – është fenomen që rregullisht i paraprin, shkon krahas ose i pason tragjeditë e mëdha njerëzore. Me një fjalë, kulturocidi i qëllimshëm ndaj një populli a vendi është një nga tiparet e gjenocidit, me të cilin synohet shkatërrimi i trashëgimisë autoktone të një populli me qëllim të humbjes së identitetit të tij kulturor e etnik dhe të humbjes së kujtesës kolektive.
Skenarë të tillë të kulturocidit, Serbia ka zbatuar për më shumë se një shekull ndaj fqinjëve të saj, pra edhe ndaj shqiptarëve dhe vlerave të tyre trashëgimore e qytetëruese, madje që nga shpërngulja e shqiptarëve me dhunë nga Sanxhaku i Nishit më 1877 e këndej, më pastaj gjatë luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore, midis dy luftërave, Luftës së Dytë Botërore e deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998–1999, kur Kosova fiton lirinë dhe pavarësinë e saj.
Shkatërrimi i trashëgimisë së fqinjëve – strategji e politikës serbe
Skip Ad
Advertisement
Është e njohur tashmë botërisht se shkatërrimi i trashëgimisë kulturore-historike të një vendi është shkelje e Ligjit ndërkombëtar të luftës dhe mund të ndiqet penalisht si krim lufte. Sipas Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, e njohur edhe me emrin Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, këto krime përfshijnë pushtimin, shkatërrimin dhe dëmtimin e qëllimshëm të institucioneve të natyrës fetare, arsimore, shkencore, të monumenteve historike dhe të veprave të artit.
Krime të tilla, sikurse do të shihet në vazhdim, kanë ndodhur edhe gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë, ku përmes aksioneve ushtarake të shtetit serb janë shkatërruar një numër i madh i objekteve me vlera kulturo-historike. Ky shkatërrim i trashëgimisë kulturore të Kosovës, së bashku me shkatërrimin e komponentëve të tjerë më të vlefshëm të identitetit të Kosovës, ka qenë – dhe kjo duhet theksuar që në fillim – i planifikuar dhe i organizuar në mënyrë sistematike.
Gjatë agresionit kundër Kosovës, u sulmuan, u shkatërruan dhe u plaçkitën veçanërisht qendrat urbane (Prishtina, Gjakova, Peja, Mitrovica, Podujeva etj.) dhe institucionet e trashëgimisë kulturore në këto qytete, por nuk u kursyen aspak edhe vendbanimet rurale dhe infrastruktura e tyre, së bashku me objektet fetare e kulturore. Dëmet e shkaktuara të trashëgimisë kulturore historike nuk do të mund të hetohen asnjëherë plotësisht dhe nuk do të mund të paraqiten realisht, aq më pak kur nga ajo kohë tashmë ka kaluar gati një çerekshekulli.
Konaku i familjes Jashari i djegur më 1998
Dhe jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shkak se në Kosovë, duke u shkelur të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare që mbrojnë trashëgiminë kulturore, është zhvilluar një metodë sistematike dhe e vazhdueshme e shkatërrimit të monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë së Kosovës, që ka filluar që herët, pra edhe para vitit 1998 dhe jo vetëm ndaj Kosovës. Skenarë të tillë, Serbia ka zbatuar për më shumë se një shekull ndaj fqinjëve të saj (rasti i Kroacisë dhe i Bosnjë-Hercegovinës), pra edhe ndaj shqiptarëve dhe vlerave të tyre qytetëruese.
Në të vërtetë, shteti serb ka vazhduar të shkatërrojë e të rrënojë trashëgiminë dhe vlerat kulturore të shqiptarëve që nga dëbimi me dhunë i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit më 1877 e këndej, më pastaj gjatë luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore, midis dy luftërave, Luftës së Dytë Botërore e deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998–1999, kur Kosova çlirohet përfundimisht nga Serbia.
Ky manifestim i shkatërrimit sistematik nuk mund të quhet ndryshe veç se kulturocid. E, kulturocidi i qëllimshëm ndaj një populli a vendi s’është gjë tjetër, veçse një nga tiparet e gjenocidit, me të cilin synohet shkatërrimi i trashëgimisë autoktone të një populli me qëllim të humbjes së identitetit të tij kulturor e etnik dhe të humbjes së kujtesës kolektive. Prandaj dhe kulturocidi shpeshherë njihet dhe përdoret në literaturë edhe si “gjenocid kulturor”.
Shteti serb ka vazhduar të shkatërrojë e të rrënojë trashëgiminë dhe vlerat kulturore të shqiptarëve që nga dëbimi me dhunë i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit më 1877 e këndej, më pastaj gjatë luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore, midis dy luftërave, Luftës së Dytë Botërore e deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998–1999, kur Kosova çlirohet përfundimisht nga Serbia
Gjenocidi ndërkaq nuk nënkupton domosdoshmërisht shkatërrimin e menjëhershëm të një kombi. Porse ai nënkupton një plan të koordinuar veprimesh të ndryshme që synojnë shkatërrimin e themeleve kryesore të jetës së grupeve etnike, me qëllim të asgjësimit të vetë atyre grupeve. Objektivat e një plani të tillë prandaj janë shpërbërja e institucioneve politike dhe sociale, e institucioneve të kulturës, të gjuhës, të ndjenjave kombëtare, të fesë dhe të ekzistencës ekonomike të grupeve etnike, si dhe shkatërrimi i sigurisë personale, i lirisë, i shëndetit, i dinjitetit, e madje edhe i jetës së individit që u përket grupeve të tilla.
Mbështetur mbi këtë fakt, avokati polak, Raphael Lemkin, i cili njëherësh është edhe iniciues i Konventës së Gjenocidit për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, thekson se gjenocidit gjithnjë i paraprijnë “sulmet ndaj kulturës” dhe për këtë ai e citon edhe thënien e famshme të poetit gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Heinrich Heine: “Kur të fillojnë të djegin libra, së shpejti do të fillojnë të djegin edhe njerëz!”.
Kjo thënie e Hainrich Heines, të cilën edhe ne e kemi vënë si moto në ballë të këtij studimi, ndonëse mjaft e qëlluar dhe e vërtetë, megjithatë, në leximin tekstual të saj, na duket se nuk e paraqet në tërësi rastin e Kosovës. Nuk e paraqet në tërësi, sepse Serbia në Kosovë përgjatë një shekulli, para se të digjte libra dhe më pastaj të vriste edhe shqiptarët, ka maltretuar, ka torturuar, ka dënuar, ka burgosur e ka vrarë ata që i kanë shkruar librat, ata që i kanë lexuar librat, ata që i kanë mësuar librat. Pushteteve serbe historikisht u ka penguar gjuha e librave të shqiptarëve, prandaj dhe në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, atyre (pra, shqiptarëve) ua kanë mbyllur shkollat dhe fakultetet, kurse librin shqip e kanë shpallur të ndaluar. Dhe jo vetëm kaq, por pushteti serb edhe i ka helmuar në mënyrë masive mijëra nxënës shqiptarë (kujtojmë këtu pranverën e vitit 1990, kur u helmuan mbi 7.000 nxënës, një krim ky që kurrë nuk u dënua), kurse studentët shqiptarë (dhe pedagogët e tyre) edhe i ka vrarë.
Në vitin 1998–1999 ndërkaq, duke u mbështetur në të dhënat e organizatës ndërkombëtare joqeveritare “Human Rights Watch”, thuhet se regjimi i Sllobodan Millosheviqit vrau mbi 12 000 shqiptarë, prej tyre 1024 fëmijë, afro 20 000 gra shqiptare u përdhunuan, mijëra burra u arrestuan dhe u zhdukën në burgjet serbe, kurse mbi një milion shqiptarë u larguan me dhunë nga Kosova si pjesë e strategjisë dhe e planit të forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë, i njohur si plani “Patkoi”. Nga kjo luftë, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të zbulohen varre masive të shqiptarëve të vrarë, kurse 1.647 persona të tjerë, prej tyre 109 fëmijë, konsiderohen të zhdukur dhe nuk kanë një varrë për t’i kujtuar.
Gjenocidi kulturor i pushtetit serb në Kosovë
Me gjenocidin e saj kulturor të shkaktuar në Kosovë, i theksuar veçanërisht dhe në mënyrë intensive përgjatë viteve 1998–1999, Serbia, ndër të tjerash, ka plaçkitur, dëmtuar e shkatërruar:
objektet kulturore (shtëpitë e vjetra të banimit, kullat etj.);
monumentet kulturore (Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shtëpia e Lidhjes së Shkrimtarëve etj.);
institucionet arsimore (shkollat fillore, shkollat e mesme);
institucionet shkencore (Institutin Albanologjik, Arkivin e Kosovës, Muzeun e Kosovës etj.);
institucionet dhe shoqëritë sportive (klubet sportive, shoqatat etj.);
institucionet dhe objektet fetare (xhamitë, teqetë, mesxhidet etj.).
Me një fjalë, në Kosovë kanë mbetur pak objekte kulturore, të cilat nuk u plaçkitën, nuk u dëmtuan e nuk u shkatërruan nga pushtuesi serb në luftën e fundit të viteve 1998–1999.
Duke u mbështetur në disa burime të publikuara (ndonëse jo të përfunduara dhe jo të detajuara) rreth numrit të dëmeve të shkaktuara në objekte, thuhet se “okupatori serb në Kosovë dogji e shkatërroi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, ambulanca, biblioteka, objekte fetare etj.”
Objekti i Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë i djegur më 1999
Gjatë djegies së një numri të konsiderueshëm të shtëpive dhe pronave private (shpeshherë me to janë djegur edhe civilë të pafajshëm, gra shtatzëna, fëmijë të vegjël, pleq e plaka, persona me aftësi të kufizuara etj.), nuk u kursyen dhe u dogjën edhe objektet e rëndësishme kulturore, të cilat zinin një vend me vlera për shtetin e Kosovës në përgjithësi dhe trashëgiminë kulturore në veçanti.
Sipas studiuesit të njohur András Riedlmayer, deri në fund të luftës në Kosovë më 1999, 65 nga 183 bibliotekat publike të Kosovës ishin shkatërruar plotësisht, kurse humbjet e fondit bibliotekar, po sipas të njëjtit autor, janë 900,588 vëllime. Kurse, sipas autorëve Fredericksen & Bakken, në Kosovë janë shkatërruar më shumë se një e treta e bibliotekave shkollore.
Gjatë tërheqjes së saj nga Kosova, ushtria dhe paramilitarët serbë kanë djegur edhe selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me gjithë arkivin dhe bibliotekën e saj, të cilat ruanin dokumente dhe vepra të dorëshkruara shekullore me vlera të paçmueshme, shumica të autorëve tanë.
Kur këtyre t’ua shtojmë edhe djegiet e bibliotekave private, që, sipas të dhënave tona të grumbulluara nga literatura, del të jenë djegur 175 biblioteka me një fond librar prej 1.665.496, atëherë s’ke se si të mos e thuash se vetëm me djegien e bibliotekave dhe librave të tyre, Serbia ka kryer gjenocid kulturor në Kosovë.
Mirëpo, Serbia krahas djegies dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës, ka kryer edhe grabitje të shumta të kësaj trashëgimie. Nga kjo grabitje nuk shpëtoi as lënda arkivore që ruhej nëpër arkivat tona private dhe institucionale. Vetëm nga Arkivi i Kosovës u grabitën hajnisht për të mos u kthyer kurrë dhjetëra fonde dhe koleksione arkivore, përmendja e të cilëve këtu do të shkonte gjatë.
Në vitin 1999 shteti serb grabiti edhe artefaktet dhe eksponatet etnologjike dhe arkeologjike nga Muzeu i Kosovës, të cilat janë dërguar në Serbi, ku mbahen edhe sot e kësaj dite pa asnjë bazë juridike. Ndonëse çështja e tyre ka qenë pjesë e Marrëveshjes së planit të diplomatit finlandez, z. Martti Ahtisaari, në vitin 2007 – në aneksin V, neni 6.1 të së cilës thuhet: “Republika e Serbisë brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do t’i kthejë artefaktet arkeologjike dhe etnologjike të cilat janë marrë hua nga muzetë e Kosovës për ekspozim të përkohshëm në Beograd gjatë viteve 1998–1999” – kjo nuk ka ndodhur dhe as është përmbushur edhe pas gjithë këtyre viteve.
Agresioni serb në Kosovë gjatë viteve 1988–1999, sikurse u tha, nuk kurseu as institucionet dhe objektet e kultit. Vetëm xhami janë demoluar, dëmtuar, djegur e shkatërruar 218 sosh, shumica prej tyre monumente të trashëgimisë sonë shekullore, pa përmendur këtu edhe mesxhidet dhe teqetë, përmendja e të cilave veç e veç do të merrte shumë hapësirë dhe nuk është qëllimi ynë me këtë rast, ndonëse secila prej tyre meriton vëmendje të veçantë, si Xhamia e Ibrit në Mitrovicë, Xhamia e Çarshisë (Bajrakali) në Pejë, Xhamia e Hadumit në Gjakovë, Xhamia e Llapit në Prishtinë, Teqeja e Madhe në Gjakovë e të tjera.
Krahas këtyre, po përmendim edhe djegien e disa monumenteve kulturore, si: djegia e objektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, djegia e Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, djegia e Shtëpisë-shkollë të familjes Hertica në Prishtinë, objekti i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, më pastaj djegia e Çarshisë së Pejës, Çarshisë së Gjakovës, djegia e kompleksit të kullave në Junik, Deçan, Nivokaz etj., kompleksi i familjes Jashari në Prekaz dhe qindra objekte të tjera me vlera kulturore-historike të paçmuara, të cilat nuk do t’i kemi kurrë më, sepse, sikurse është thënë me të drejtë, “nëse një objekt shkatërrohet tërësisht, ai kurrë më nuk do të jetë i zëvendësueshëm, ndaj dhe si i tillë ai do të zhduket përgjithmonë”.
“Kushdo që e kontrollon të kaluarën, e kontrollon edhe të ardhmen”
Nga sa më sipër mund të themi se ndonëse nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë kanë kaluar 23 vjet, megjithatë për ta dëshmuar shkatërrimin e qëllimshëm dhe sistematik të trashëgimisë sonë kulturore nga Serbia, pra për ta dëshmuar gjenocidin kulturor serb në Kosovë, institucionet e Kosovës nuk janë treguar mjaftueshëm të vëmendshme, qoftë me mbledhjen e fakteve dhe dëshmive, qoftë edhe me publikimin e tyre. Sikundër që nuk kemi arritur ta dëshmojmë as kulturocidin dhe urbicidin që Serbia ka bërë ndaj shqiptarëve për dekada e shekuj të tërë, gjithandej trojeve shqiptare.
Në këtë drejtim prandaj është e rëndësishme të bëhen hulumtime, studime e botime për ta dëshmuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve gjatë shekullit XIX-XX, sepse “kushdo që e kontrollon të kaluarën, e kontrollon edhe të ardhmen dhe se e ardhmja është shumë e vështirë të ndërtohet pa të kaluarën e dokumentuar dhe të arkivuar”, do të thoshte, me të drejtë, shkrimtari i famshëm anglez, George Orwell.(Marrë ngaa Koha ditore,datë,26.03.2023)
Numri i laboratorëve biologjikë që zotërojnë viruset më të rrezikshme në botë është shtuar në dy vitet e fundit dhe ekspertët paralajmërojnë për një garë të re armësh vdekjeprurëse. Vendndodhja e laboratorëve të shpërndarë në 27 shtete, është publikuar nga ekspertët e King’s College London, në një përpjekje për të nxjerrë në pah rreziqet që paraqesin ata. Një raport i hartuar nga Filippa Lentzos dhe Gregory Koblentz, paralajmëron se numri i laboratorëve me rrezik të madh po rritet shpejt.
https://www.youtube.com/watch?v=FCK643Ex3dE&embeds_euri=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title
Mes luftës brutale të Rusisë në Ukrainë, ushtarët e Kievit po përgatiten që konflikti të vazhdojë, duke u trajnuar në artin e kamuflazhit.
Të strehuar mes pemëve dhe kullotave, të mbuluara me gjethe nga koka te këmbët, duke qëndruar në mënyrë të palëvizshme ata janë bërë ekspertë të kamuflimit, në veçanti kur pranë tyre kalojnë forcat armike.
Përmes një videoje të postuar nga këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, shihen ushtarët ukrainas duke u fshehur në mes dorinjve dhe barit, të mbuluar me gjethe nga thembrat e deri te koka, duke bërë që të jenë të padukshëm.
E derisa lufta po vazhdon në Ukrainë, ushtarët e Kievit po bëhen gati për vazhdimin e beteja, e një nga misionet e tyre është kamuflimi që u ndihmën të jenë të padukshëm kur para tyre kalojnë ushtarët e Vladimir Putinit. Ushtria ukrainase përdor edhe gjethe për të mbuluar edhe fytyrën, dhe të mbrojë identitetin nga rusët që tentojnë t’i lokalizojnë.
Pamjet e publikuara më poshtë gjatë trajnimit, tregojnë metodat e tyre të funksionimit dhe mjeshtërinë për të qenë të ‘padukshëm’.
Gerachshenko ka pyetur përdoruesit e rrjeteve sociale, sesa ushtarë po i shohin në pamje. E për ta larguar këtë dilemë në fund theksoi se bëhet fjalë për dhjetë ushtarë të kamufluar.
Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikoi planet e Vladimir Putin për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi dhe bëri thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar kërcënimin e mundshëm.
“Rusia konfirmon edhe një herë paaftësinë e saj kronike për të qenë një kujdestar i përgjegjshëm i armëve bërthamore si një mjet parandalimi dhe parandalimi i luftës, jo si një mjet kërcënimi dhe frikësimi”, thuhet në një deklaratë, sipas Sky News.
NATO e ka dënuar gjithashtu masën duke thënë se organizata “po monitoron nga afër situatën”.
Ai shtoi se pavarësisht se lëvizja ishte e rrezikshme dhe e papërgjegjshme, ajo nuk ndjeu ndonjë nevojë për të rregulluar qëndrimin e saj bërthamor.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia planifikon të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje, kontrollin i të cilave do të jetë në “duart” e Moskës.
Përmes një interviste për televizionin shtetëror “Rossiya-1”, Putini tha se Moska tashmë ka transferuar në Bjellorusi një sistem raketash me rreze të shkurtër Iskander – i cili mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale – dhe pritet të përfundojnë ndërtimin e një objekti të posaçëm magazinimi për armët taktike bërthamore në fillim të korrikut.
Sipas shefit të Kremlinit, kjo lëvizje është e ngjashme me praktikën e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e armëve bërthamore në Evropë. Uashingtoni ruan kontrollin mbi armët, duke i mbajtur vendet pritëse – si Gjermania – të mos thyejnë angazhimet e tyre si fuqi jo-bërthamore. Të njëjtën gjë pritet të kryej edhe Moska me Minskun.
“Ne nuk do të dorëzojmë kontrollin e armëve bërthamore. SHBA nuk ua dorëzon atë aleatëve të saj. Ne në thelb po bëjmë të njëjtën gjë që (udhëheqësit amerikanë) kanë bërë për një dekadë”, tha Putin.
Gjatë intervistës Putin zbuloi se Rusia ka ndihmuar Bjellorusinë të konvertojë 10 avionë për t’i bërë ata të aftë të mbajnë koka bërthamore taktike.
“Rusia do të fillojë trajnimin e pilotëve për të drejtuar avionët e rikonfiguruar në fillim të muajit të ardhshëm”, shtoi ai.
Qeveria bjelloruse është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Bjellorusia nuk ka pasur armë bërthamore në territorin e saj që nga fillimi i viteve 1990. Menjëherë pas fitimit të pavarësisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ajo ra dakord të transferonte të gjitha armët e shkatërrimit në masë të kohës sovjetike të vendosura atje në Rusi.
Po ashtu, Bjellorusia ndihmoi Rusinë të nisë pushtimin e saj fillestar të Ukrainës në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu. Gjatë gjithë konfliktit ka pasur frikë se Bjellorusia do të përdoret përsëri si një terren nisjeje për një ofensivë, ose se vetë trupat e Minskut do t’i bashkohen konfliktit.