Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/24

Shefi i OKB-së denoncon ‘shkatërrimin’ në Ukrainë, ministri rus i pranishëm

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së denoncoi të hënën “shkatërrimin” e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të kryesuar nga ministri i jashtëm rus.

Antonio Guterres tha para Sergei Lavrov se pushtimi rus është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe po “shkakton vuajtje masive” për popullin ukrainas.

Ai shtoi se kjo “po i shton dislokimit ekonomik global të shkaktuar nga pandemia Covid-19”.

Guterres tha se bota po përballet me “kriza të pashembullta dhe të ndërlidhura”.

“Tensionet midis fuqive të mëdha janë në një kulm historik. Po ashtu edhe rreziqet e konfliktit, nëpërmjet fatkeqësive apo llogaritjeve të gabuara,” shtoi shefi i OKB-së, i ulur pranë Lavrov.

Rusia mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit në prill dhe organizoi takimin si një nga ngjarjet e shënjuara të mandatit të saj.

Rusia është nën sanksione nga Perëndimi, për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

Deri më sot, mijëra civilë janë vrarë në Ukrainë, miliona janë larguar nga shtëpitë dhe dhjetëra qytete janë shkatërruar.

Gjendje e vështirë në Sudan, OKB: Mund të përfshijë të gjithë rajonin

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se situata e sulmeve në Sudan mund të përhapet në të gjithë rajonin dhe më gjerë, duke qenë se asnjëra nga palët nuk po tërhiqet.

Teksa situata sa vjen e vështirësohet, ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të ushtrojnë ndikimin maksimal për të gjetur një rrugë të mesme të konfliktit.

“Në Sudan nga luftimet e 15 prillit, qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur. Dhuna duhet të ndalet. Rrezikon një përhapje katastrofike brenda Sudanit që mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë. Ne të gjithë duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta tërhequr Sudanin nga skaji i humnerës”, tha Antonio Guterres – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Përpara këshillit me 15 anëtarë, Guterres deklaroi se Kombet e Bashkuara nuk po largoheshin nga Sudani.

 “Ne qëndrojmë me ta në këtë kohë të tmerrshme. Unë kam autorizuar zhvendosjen e përkohshme brenda dhe jashtë Sudanit të disa familjeve të personelit të Kombeve të Bashkuara”, shtoi më tej ai.

Prej disa ditësh Sudani është në gjendje të vështirë për shkak të sulmeve që kanë lënë të vdekur qindra persona, ndërsa mijëra diplomatë janë evakuuar nga zonat e prekura. Përplasjet e dhunshme midis dy ushtrive rivale, ushtrisë së rregullt vendase dhe trupave paraushtarake që njihen si Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, ka ngritur alarmin tek vendet që kanë shtetasit e tyre që jetojnë në Sudan.

Antologjia e poezisë moderne e Rudolf Markut një zhgënjim që duhet harruar-

 





Shkruan Aklademik Profesor Dr.Ali Aliu



“Antologji e poezisë moderne shqipe” e Rudolf Markut më solli ndërmend një kujtim të hidhur nga vitet shtatëdhjeta të shekullit të kaluar: një botuesi maqedonas në Shkup i ofrova për botim një antologji të poezisë bashkëkohor shqipe, që e pranoi; u zgjodh grupi i përkthyesve nga gjuha shqipe në maqedonishte dhe pas disa muajve dorëshkrimi shkoj për radhitje në shtypshkronjën e njohur Goce Dellçev; në procesin e lidhjes, (e ndiqja edhe vetë tërë procesin) një politikan i lartë shqiptar, (S.S.), e denoncoi përmbajtjen e antologjisë, e cila u tërhoq dhe u ndalua, me akuzën se në të janë përfshirë poetë nga shteti (armiqësor) shqiptar dhe, si e tillë synon Shqipërinë e madhe…. Ajo antologji, me tridhjetë e një poetë, rreth gjysma nga Shqipëria, pa dritë në Shkup pas afro tridhjetë viteve, më 2001. Një vit më vonë, pra më 2002, me plus tetë poetë të rinj, u botua edhe nga shtëpia botuese Albin në Tiranë…

Në vitin 2023, në Tiranë, botohet një antologji e poezisë shqipe, pa gjysmën e saj, që të le pa fjalë; mendësi që të sjell në kujtesë politikën e Beogradit, ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në ish Jugosllavi, përmes së cilës afirmonte idenë se ne në Kosovë jemi botë ndryshe nga ajo e Shqipërisë, që kemi një tjetër gjuhë, një tjetër histori, etni…, ngjashëm me këtë të antologjisë së Rudolf Markut…

Një zhgënjim që duhet të harrohet!

Pse e bën këtë Rudolfi? Ne, të zemëruarit, nuk kemi të drejtë të kërkojmë nga ai, që të ndryshojë qëndrim, bindje, të heqë dorë nga antologjia e vet, nuk kërkojmë të pamundurën, të heqë dorë nga vepra e vet, që ai të mos jetë i tillë çfarë është, por kemi të drejtë dhe obligim t’i shtrojmë pyetje: pse mendon, pse vendosi t’a heqë gjysmën e poezisë shqipe, nga tërësia e saj? Pse e bën këtë duke qënë në paqe me veten, me “ndërgjegje të rehatuar”? Rudolfi, fundja edhe mund të çmendet dhe, për kënaqësinë e vet dhe lekët e veta, mund të botojë çfarë t’i dojë qejfi, por ama, nën ombrellë e institucioneve shtetërore përkatëse, të hedhë në treg një libër të lig, që e përjashton gjysmën e letërsisë shqipe, nuk duhet kaluar pa u përgjigjur në pyetjet e shtruara.

P.s.
Dhe në fund, në vend që të diskutonim për standardet e projektit, për përzgjedhjet e poetëve dhe poezive të tyre, për statuset që autori ua vendos të përzgjedhurve në hierarki, si e vendos dhe ku e vendos veten autori i antologjisë në këtë renditje dhe hamendësime të shumta që, edhe e tillë çfarë është, ajo ha debat të fortë, për fat të keq ne merremi me lugatin kufi.


Kush është Rudolf Marku  ?

Ali Aliu lindi më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Tituj të veprave Kërkime, Rilindja, Prishtinë,1971. Shqyrtime, Rilindja, Prishtinë, 1974. Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1977. Katër romane të Petro Markos, Flaka e vllaznimit, Shkup, 1974. Kritika, Rilindja, Prishtinë, 1980. Artikuj kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1983. Ese letrare, Rilindja, Prishtinë, 1987. Kërkime, Naim Frashëri, Tiranë, 1990. Don Kishoti te shqiptarët, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1996 Reflekse letrare, Flaka, Shkup, 1999. Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar, Tetovë, 1999. Antologji e poezisë shqipe, Albin, Tiranë, 2002. Teoria e letërsisë, Enti i Teksteve Shkollore, Prishtinë, 1985. Teori e letërsisë, (ribotim i plotësuar) Enti Shkollor, 2001 dhe Vatra, Shkup, 2002. Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar - 94, Tetovë, 2000 Antologji e poezisë shqipe, (ribotim i plotësuar), Albin, Tiranë, 2002 Antologija na albanskata poezija (maqedonisht), Pro Littera, Shkup, 2004 Letërsia bashkëkohore shqiptare, koautor, për klasat e katërta të shkollave të mesme) Alb-ass, Tiranë - Tetovë, 2001; Libri Shkollor, Prishtinë më 2002. Letërsi, koautor, për klasat e para të shkollave të mesme, Alb-ass Tiranë-Tetovë, Kush do ta vrasë ujkun, tekst plus për maturantët: zgjedhje dhe analizë e poezisë së Ali Podrimjes, Alb-ass Tiranë, Tetovë dhe Libri Shkollor, Prishtinë, 2002, Si ta lexojmë poezinë?, Alb-ass, Tetovë-Tiranë, 2004. Magjia e fjalës, Dukagjini, Pejë, 2003. Kronika letrare, Logos, Shkup, 2003. VEPRA TË ZGJEDHURA, I, II, III, IV, Serembe, Shkup, 2004. Don Kishoti shqiptar, ASHAK, Prishtinë, 2005. Miti ballkanik te Kadareja, Onufri, Tiranë, 2007. Fjalë për fjalën, Serembe, Shkup, 2008 Dëshmi letrare, ASHAK, Prishtinë, 2008. Shtegtimi i metaforës, Toena, Tiranë, 2009. Don Kishoti shqiptar, Toena, Tiranë 2010. Kënaqësia e leximit, ASHAK, Prishtinë, 2012. Azem Shkreli – lirika që la gjurmë të një epoke, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Dritëro Agolli – poeti lirik dhe prozatori i sfidave, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Fatos Arapi- poezia lririke që vendosi standard, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Kadare mund titanët e letërsisë, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Kim Mehmeti dhe imagjinata kreative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Majlinda Nana Rama dhe universaliteti krijues i saj, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Zija Çela dhe tërmetet narrative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Lirika dhe tradita letrare, Studim, Agora Tiranë, 2019 Një lexim i poezisë, Agora, Tiranë, 2022. Në gjuhë të tjera: Maqedonisht: Don Kihotot medju albancite, Kultura, Skopje, 2004. Skenderbeg (bashkë me Gane Todorovskin), ASHAM, Shkup, 2005. Bullgarisht : Don Kihotot meždu albancite, Blgarski pisatel, Sofija, 2008. Anglisht: Don Quixote among Albanians, St. Clement of Ohrid, National and University Library, Skopje, 2011. Vlerësimet Nderi i Kombit dorëzuar nga presidenti Bujar Nishani Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Penda e Artë nga Ministria e Kulturës, Tiranë Çmimi shtetëror "11 Tetori", Maqedoni Çmimi kritik 'Dimitar Mitrev', Maqedoni Çmimi 'Azem Shkreli'për vepër jetësore nga Ministria e Kulturës, Kosovë Çmimi i Madh Kombëtar 'Harpa 2015' Çmimi 'Poeteka' Rudolf Marku lindur në vitin 1950 në Lezhë, është shkrimtar e publicist shqiptar. 

Është fitues i çmimit "Kadare" për vitin 2015, për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N.

" Me 1 Dhjetor te vitit 2020 Rudolf Marku eshte shpallur si Poeti i Pare Lauraet i Letersise Shqipe, titull te cilin ai do ta mbaje deri ne fundin e vitit 2020. 

 Jetëshkrimi Studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Tiranës, dhe më pas u emërua si mësues në gjimnazin e Lezhës.

 Vëllimi i tij poetik Shokët e mi,, botuar ne vitin 1973 kritikohet ne shtypin e ditës si një libër me gabime ideologjike.

 Libri tërhiqet nga botimi duke u konsideruar një libër i ndaluar. 

Poezia e tij Lidhjet e mia me natyrën,, kritikohet ne Pleniumin e Katërt te Komitetit Qendror te Partisë, si një poezi dekadente.

 Nga viti 1987 deri në vitin 1990 punoi në gazetën “Drita”, ku drejtoi botimin e poezisë dhe te përkthimeve. 

Në vitin 1996 emërohet nga Ministria e Jashtme, me detyrën e atasheut kulturor pranë ambasadës shqiptare në Londër. 

Që nga viti 1997 ai jeton bashkë me familjen në Angli.

 Ka botuar 7 vëllime poetike, si dhe ka botuar edhe romanin Allahland”.

 Shtate librat poetike e kane renditur si njerin nga poetet me te talentuar te gjuhës shqipe. 

Ka perkthyer ne shqip T.S. Eliot, Ezra Pound, W. Oden, K. Kavafis, Xh Ungaretin dhe shume autore te tjerë te njohur te shekullit XX. 

Ka meriten t'i kete prezentuar per here te pare lexuesit shqiptar shume autore te huaj te konsideruar te ndaluar. 

Rudolf Marku 



 Ne vitet e fundit, Rudolf Marku ka botuar romanet Allahland,, dhe Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,,. 

Për Allahland,, ka shkruar një review tepër pozitive revista e mirënjohur akademike qe botohet ne Texas Dallas Translation Magazine,,. Allahland,, është një roman satirik konician ; karikatura e politikes dhe gazetarisë shqiptare te tranzicionit.

 Ndërsa romani Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,, është pritur me entuziazëm ne shtypin letrar te Tiranes (shih artikujt e botuar nga Preç Zogaj, Visar Zhiti, Zija Cela, Behar Gjoka, Sadik Bejko, pr. Ali Aliu, Petro Luarasi, Sami Milloshi).

 Romani është nderuar me çmimin PEN,, si romani me i mire për vitin 2012. 

Përmbledhja e fundit poetike Një ballkanas ne Londër,, ka fituar çmimin Penda e Argjend, si libri me i mire poetik për vitin 2012 (shih artikujt e shytumte te botuar ne shtypin shqiptar për vëllimin poetik 'Një ballkanas ne Londër,,). 

 Ne vitin 2014 boton permbledhjen me Ese 'Nje leter qe na vjen pas vdekjes, -njeri prej librave eseistike me te realizuar artistikisht- botuar ndonjehere ne gjuhen shqipe, nje liber qe shquhet ng erudicioni i thelle dhe mendimi bashkekohor filozofik. 

Libri eshte pritureshume mire nga kritika dhe lexuesit. Ne vitin 2017 Marku doli para lexuesve me Antologjine e Poezise Boterore '' 

...Rete qe shkasin atje tej, rete e mrekullueshme....'' me poezi te zgjedhura e te perkthyera, qe nga Safo Marko. 

Antologjia u konsiderua nga poete dhe shkrimtare serioze si njera prej Antologjive me te rendesishme botura ne gjuhen shqipe prej vitesh. 

 Për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Rudolf Marku u shpërblye me çmimin "Kadare" në vitin 2015, i pari shkrimtar shqiptar qe e merr kete cmim: Shih recensionet e botuar te Diana Çulit dhe te A. Nexhipi ne shtypin shqiptar). 

 Marku mbetet njeri nder autoret me aktive e me te pranishëm ne letërsinë shqipe. Është nderuar me çmimin e Poezisë Evropiane ne Berlin ne vitin 2007, me çmimin Naim Frasheri,, për vitin 2012 ne Tetove dhe Prishtine ; me çmimin At Zef Pellumi,, për librin poetik; me çmimin PEN,, dhe me çmimin Penda e Argjend,, akorduar nga Ministria e Kulturës,, për vitin 2012. 

Esete e Rudolf Markut si dhe shkrimet e tij publicistike, botuar vitin 2022, kane pasur një pritje tepër pozitive nga lexuesit dhe kulturologet shqiptar.

 Ne vitin 2018 boton Antologjine e permbledhjeve te poezive te zgjedhura boterore ''...

Rete qe shkasin atje tej, rete e mrekullueshme...,, -me poezi qe nga Safo, Kalimaku, Catullus, Sextus Propertius e deri te Bodlerii, Jul Laforgu dhe bashekohesit Ted Hughes, Sylvia Plath, Josef Brodskey. Antologjia vazhdon te konsiderohet si nje sukses i madh. 

 Ne vitin 2019 botohet ribotimi i perpunuar i romanit ''Kesulkuqja vjen me trenin e dhjetes,, e parathenje dhe pasthenje respektivisht nga shkrimtari Visar Zhiti dhe nga kritiku Behar Gjoka.

 Ne vitin 2020 Rudolf Marku boton librin poetik '' Rrathe te brendashkruar,, - nje liber i pritur shume mire nga qarqet letrare dhe lexuesit (botuar nga Shtepia Botuese Onufri).

 Sipa poetit te njohur Bardhy London, Rrathe te brendashkruar mbetet njeri nder librat me te mire te botaur ne te gjithe gjuhen shqipe.

 Po kete vit, tre muaj me vone, autori boton romanin 'Pritja, edhe ky nje sukses.

 Ne Dhjetorin e vitit 2020 u shpall nga Qendra Kombetare e Librit dhe e Leximit, se bashku me Minstrine e Kultures se Shqiperise Poet Laureat.

 Eshte i pari Poet Shqiptar qe nderohet me kete titull nderi, te cilin ai do ta mbaje deri ne fundin e vitit 2022.

 Poezitë e Markut janë perkethyer dhe botuar ne shume gjuhe te botes, duke u përfshire ne disa Antologji prestigjioze te botes.

Vitet e fundit, Rudolf Marku ka botuar romanet “Allahland” dhe “Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës”. Për “Allahland”, ka shkruar një revieë tepër pozitive revista e mirënjohur akademike që botohet në Texas Dallas Translation Magazine. “Allahland”, është një roman satirik konician; karikatura e politikës dhe gazetarisë shqiptare të tranzicionit. Ndërsa romani “Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës” është pritur me entuziazëm në shtypin letrar të Tiranës. Romani është nderuar me çmimin PEN si romani më i mirë për vitin 2012. Përmbledhja e fundit poetike “Një ballkanas në Londër” ka fituar çmimin Penda e Argjendë, si libri më i mirë poetik për vitin 2012.


 


Në vitin 2014 boton përmbledhjen me Ese “Një letër që na vjen pas vdekjes”, në vitin 2017 Marku doli para lexuesve me “Antologjine e Poezisë Botërore ''. Për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Rudolf Marku u shpërblye me çmimin "Kadare" në vitin 2015, i pari shkrimtar shqiptar që e merr këtë çmim. Është nderuar me çmimin e Poezisë Evropiane në Berlin në vitin 2007, me çmimin Naim Frashëri, me çmimin At Zef Pellumi për librin poetik.


Në vitin 2020 Rudolf Marku boton librin poetik '' Rrathë të brendashkruar” - një libër i pritur shumë mirë nga qarqet letrare dhe lexuesit. Tre muaj më vonë, autori boton romanin “Pritja” edhe ky një sukses.


Poezitë e Markut janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të botës, duke u përfshirë në disa Antologji prestigjioze të botës.



Flori Bruqi


&&&&

Kush është Ali Aliu ? 

Ali Aliu lindi më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Tituj të veprave

  • Kërkime, Rilindja, Prishtinë,1971.
  • Shqyrtime, Rilindja, Prishtinë, 1974.
  • Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1977.
  • Katër romane të Petro Markos, Flaka e vllaznimit, Shkup, 1974.
  • Kritika, Rilindja, Prishtinë, 1980.
  • Artikuj kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1983.
  • Ese letrare, Rilindja, Prishtinë, 1987.
  • Kërkime, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
  • Don Kishoti te shqiptarët, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1996
  • Reflekse letrare, Flaka, Shkup, 1999.
  • Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar, Tetovë, 1999.
  • Antologji e poezisë shqipe, Albin, Tiranë, 2002.
  • Teoria e letërsisë, Enti i Teksteve Shkollore, Prishtinë, 1985.
  • Teori e letërsisë, (ribotim i plotësuar) Enti Shkollor, 2001 dhe Vatra, Shkup, 2002.
  • Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar - 94, Tetovë, 2000
  • Antologji e poezisë shqipe, (ribotim i plotësuar), Albin, Tiranë, 2002
  • Antologija na albanskata poezija (maqedonisht), Pro Littera, Shkup, 2004
  • Letërsia bashkëkohore shqiptare, koautor, për klasat e katërta të shkollave të mesme) Alb-ass, Tiranë - Tetovë, 2001; Libri Shkollor, Prishtinë më 2002.
  • Letërsi, koautor, për klasat e para të shkollave të mesme, Alb-ass Tiranë-Tetovë,
  • Kush do ta vrasë ujkun, tekst plus për maturantët: zgjedhje dhe analizë e poezisë së Ali Podrimjes, Alb-ass Tiranë, Tetovë dhe Libri Shkollor, Prishtinë, 2002,
  • Si ta lexojmë poezinë?, Alb-ass, Tetovë-Tiranë, 2004.
  • Magjia e fjalës, Dukagjini, Pejë, 2003.
  • Kronika letrare, Logos, Shkup, 2003.
  • VEPRA TË ZGJEDHURA, I, II, III, IV, Serembe, Shkup, 2004.
  • Don Kishoti shqiptar, ASHAK, Prishtinë, 2005.
  • Miti ballkanik te Kadareja, Onufri, Tiranë, 2007.
  • Fjalë për fjalën, Serembe, Shkup, 2008
  • Dëshmi letrare, ASHAK, Prishtinë, 2008.
  • Shtegtimi i metaforës, Toena, Tiranë, 2009.
  • Don Kishoti shqiptar, Toena, Tiranë 2010.
  • Kënaqësia e leximit, ASHAK, Prishtinë, 2012.
  • Azem Shkreli – lirika që la gjurmë të një epoke, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Dritëro Agolli – poeti lirik dhe prozatori i sfidave, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Fatos Arapi- poezia lririke që vendosi standard, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Kadare mund titanët e letërsisë, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Kim Mehmeti dhe imagjinata kreative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Majlinda Nana Rama dhe universaliteti krijues i saj, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Zija Çela dhe tërmetet narrative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
  • Lirika dhe tradita letrare, Studim, Agora Tiranë, 2019
  • Një lexim i poezisë, Agora, Tiranë, 2022.

Në gjuhë të tjera:

Maqedonisht:

  • Don Kihotot medju albancite, Kultura, Skopje, 2004.
  • Skenderbeg (bashkë me Gane Todorovskin), ASHAM, Shkup, 2005.

Bullgarisht :

  • Don Kihotot meždu albancite, Blgarski pisatel, Sofija, 2008.

Anglisht:

  • Don Quixote among Albanians, St. Clement of Ohrid, National and University Library, Skopje, 2011.

Vlerësimet


TË JESH NË LËKURËN E ALBIN KURTIT!

 



LIDER KOMBËTAR 

Sot të jesh në lëkurën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të thotë të akuzohesh për të bëmat e të gjitha pushteteve të mëparshme. 


Pavarësisht nëse kur ke qenë në opozitë i ke kundërshtuar me të gjitha mundësitë veçanërisht marrëveshjet në dëm të shtetin tënd, siç është marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe apo siç ishte rasti i kundërshtimit të themelimit të Gjykatës Speciale.

Të jesh në lëkurën e Albin Kurtit sot është të ndjesh peshën përvëluese të përgjegjësisë dhe të ballafaqohesh me situata kur pushtetarët e dikurshëm, opozitë e sotshme, të të bëjnë trysni për dialog me shpresën se edhe ti do të ndërmarrësh veprime të njëjta si ata!

E, nëse për hapa të tillë nuk je i gatshëm, nga sirtarët e tyre nxirren lloj – lloj etiketa, duke të të quajtur të paaftë apo edhe anti – amerikan. 

Madje, në raste të caktuara edhe si njeri kundër UÇK-së pavarësisht se Albin Kurti në rininë e tij nga një zyre e vogël në Prishtinë, ishte bërë zëri i kryengritjes së armatosur. 

Ata që e akuzojnë e dinë fare mirë se çfarë rreziku ishte në atë kohë të shfaqeshe me figurë, ndërsa vet i bënin paraqitjet me maska.

E dinë edhe se çfarë do të thotë të torturohesh deri në alivanosje në burgjet e Serbisë. Por, të njëjtit nga urrejtja ndaj figurës së kryeministrit shkojnë aq larg sa me ironi ta pyesin – pse nuk të vranë ty, pse shpëtove ti e jo të tjerët?! 

Ky mosdurim thelbin e ka pikërisht tek vendosmëria që Albin Kurti mos t’i bëjë asnjë koncension Serbisë sepse kjo i ballafaqon të tjerët me “mëkatet” e veta.

Në rastet kur kryeministri Kurti shfaqet indiferent ndaj një dialogu që ka për qëllim temat teknike e jo ato substanciale – siç është njohja e pavarësisë së Kosovës, janë po të njëjtit zëra opozitarë që e quajnë jo të guximshëm. 

Ndërkohë që ai qartë e tha – i vetmi guxim që i mungon është të falë toka shqiptare në kompensim të një marrëveshjeje finale.

Të jesh në lëkurën e Albin Kurtit sot duhet të durosh edhe sulmet që të bëhen për shkak se presidenti Vuçiq bën deklarime se Kosovës do t’i liberalizohen vizat. 

Kurtin e mbajnë përgjegjës edhe për gënjeshtrat e mikut të Edi Ramës – Vuçiqit.

 Absurditeti i kritikës ndaj Albin Kurtit shkon deri në atë masë sa kanë filluar t’i kërkojnë llogari dhe ta mbajnë përgjegjës pse kryeministri i Shqipërisë sot ndjehet më i afërt me atë të Serbisë.

Por, çmimin më të rëndë që mund ta paguash nëse zgjedh të jesh disa çaste në lëkurën e kryeministrit Albin Kurti është që të kesh pushtet absolut dhe të jesh i pakorruptueshëm. 

Njerëz të cilët profesion të vetëm e kishin “politikën” që ua siguronte mirëqenien atyre dhe grupeve përreth, nuk mund ta imagjinojnë se si një kryeministër me tërë atë pushtet udhëton me bileta të lira aeroplani, nuk merr mëditje dhe jeton në qera.

Të tillët qëmoti e kanë instaluar mendësinë se “më mirë është të jesh hajn dhe i pasur sesa i ndershëm dhe i varfër”. 

Hajnia për ata është zotësi, e ndershmëria budallaki. 

Këtë bindje veçanërisht e ndajnë ata të cilët në fillim e shesin vetën, e më pas janë në gjendje të nxjerrin në shitje gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tyre politike..

Të jesh në lëkurën e Albin Kurtit sot dhe të mundohesh të argumentosh me shifra se buxheti ju ndahet kategorive në nevojë e jo bizneseve të pasura, është si të luftosh me mullinjtë e erës! 

Kapitalistët i kërkojnë llogari për krizën dhe e akuzojnë për paaftësi të menaxhimit të buxhetit. 

Janë të njëjtit që buxhetin e Kosovës e shihnin si një lopë që duhet mjelë, ndërsa për popullin mendonin vetëm atëherë kur iu duhej vota. 

Pra, eksploatuesit e deridjeshëm të fuqisë punëtore, sot thirren në emër të të drejtave të tyre!

Të jesh në lëkurën e Albin Kurtit nuk është lehtë, por as e vështirë – mjafton vendit tënd t’i shërbesh me përkushtim dhe ndershmëri.

 Dhe, për këtë nuk duhet patjetër të jesh kryeministër!

KANË HUMBUR AFËR 100 DOSJE TË PERSONAVE TË ZHDUKUR NGA IML – AKUZOHET EULEX-I SE I MORI DHE I SHKATËRROI

BURIMI : https://insajderi.com/hulumtime/kane-humbur-afer-100-dosje-te-personave-te-zhdukur-nga-iml-akuzohet-eulex-i-se-i-mori-dhe-i-shkaterroi/

Një punonjës brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës është i bindur se antropologia e EULEX-it, Tarja Formisto, i ka zhdukur dhe shkatërruar dosjet e afër 100 personave të vrarë në luftën e fundit në Kosovë. EULEX-i në anën tjetër konstaton se shumica e dosjeve të humbura nuk ishin të luftës së fundit, por më të kahershme. Megjithatë, një komunikim elektronik në mes të Formistos e IML-së, i siguruar nga Gazeta Online Insajderi, dëshmon të kundërtën. Ajo vetë e kishte pranuar se dosjet janë të luftës së fundit – të varrezës së Pejës. Një komision është formuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, derisa zyrtarja e EULEX-it as nuk ka ardhur në Kosovë e as nuk po u përgjigjet mesazheve për ta sqaruar situatën. Afër 100 dosje të humbura, nënkupton afër 100 vrasje të cilave më s’mund t’u dihet autori. Çfarë ka ndodhur? Ku janë dosjet?

Kanë humbur afër 100 dosje të personave të zhdukur nga IML – akuzohet EULEX-i se i mori dhe i shkatërroi

Prishtinë – 2020 Ka 10 vjet që kur në Institutin për Mjekësi Ligjore kanë humbur dosjet e afër 100 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Një komision është formuar për të gjetur çfarë ka ndodhur, por ende s’ka kurrfarë rezultati. Brenda IML-së një person po akuzon se ishte një punonjëse e EULEX-it që i ka shkatërruar dosjet qëllimisht. Nga EULEX njëherë mohuan të jenë fare në dijeni për rastin, aq më pak të jenë fajtorë për zhdukjen. Derisa qeveritë janë ndërruar ndër vite, qysh nga 2010-ta, të gjithë janë informuar se janë zhdukur dosjet, por asnjëri nuk ka arritur/mundur të bëjë gjë.

Gjithçka fillon me Arben Eminin, një punëtor i IML-së, i cili kishte kuptuar se po mungojnë afër 100 dosje.

Dosjet ishin të viktimave që ishin gjetur në varrezat masive të Pejës. Emini thotë se e ka konfirmimin edhe të arkivistes se “ato dosje janë marrë nga EULEX dhe janë shkatërruar”. Megjithatë, nuk ka treguar emrin e arkivistes.

Në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, Emini thotë se ka njoftuar drejtorin e Institutit, Arsim Gërxhaliun, por që nuk di për ndonjë iniciativë konkrete nga ai.

Çfarë di Emini është se Gërxhaliu ka kërkuar një sqarim nga antropologia, Tarja Formisto, zëvendës-drejtoreshë e IML-së nga radhët e stafit të EULEX-it dhe personi që akuzohet për shkatërrimin e dosjeve, mirëpo nuk ka marrë përgjigje nga kjo e fundit që nga prilli i vitit të kaluar (2020) kur edhe e ka shprehur shqetësimin.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderi-n edhe vetë drejtori i IML-së. Thotë se antropologen e EULEX-it e ka njoftuar me anë të e-mailit, por s’ka pranuar ndonjë sqarim për shqetësimin e tij.

Madje, Gërxhaliu shton se pas ankesës së bërë, brenda IML-së tashmë ekziston një komision në krye të së cilit është vënë antropologu, Ditor Haliti, por që si pasojë e pandemisë procesi ka ngecur.

Gërxhaliu thotë se posa të dalë raporti i komisionit, do të ndërmerren masat e duhura.

“Ekziston një ankesë… Kjo çështje është përmendur në 2010. Pas kësaj ankese kam krijuar komisionin në krye me Ditor Haliti, por për shkak të pandemisë personi i apostrofuar ende nuk është kthyer në punë. Varësisht nga raporti i komisionit do të ndërmarrim masat e duhura”, ka thënë Gërxhaliu.

Insajderi ka kontaktuar me Halitin. Ai e ka konfirmuar se ka rënë dakord që ta koordinojë procesin për ndriçimin e çështjes që lidhet me dosjet në fjalë, mirëpo ka mohuar të jetë formuar zyrtarisht komision i veçantë për këtë punë.

“Unë i kam grumbulluar të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me këtë rast nga zyra për identifikim mjeko-ligjor, mirëpo ende nuk kam mundur të marrë informata nga ana e komponentës së EULEX-it të cilët kanë qenë të përfshirë në menaxhimin e këtyre rasteve”, ka thënë Haliti për Insajderin.

Sipas tij, arsyeja e kësaj vonese qëndron në faktin që zyrtarja e EULEX-it Formisto, e cila është përgjegjëse për këtë proces, gjendet jashtë vendit dhe nuk mund të kthehet derisa të stabilizohet situata me pandeminë COVID-19.

“Andaj derisa të mos kthehet personi i apostrofuar nuk mund të deklarohemi se cila është e vërteta lidhur me këto raste”.

“Ne shpresojmë se në pranverë ky person do të kthehet dhe do të sqarohet gjithçka rreth fatit të këtyre dosjeve”, është shprehur tutje ai.

Insajderi ka pyetur edhe Halitin për pretendimet e Eminit se dosjet i ka shkatërruar vetë EULEX-i, meqë ai po e heton rastin brenda Institutit.

Haliti ka refuzuar të përgjigjet drejtpërdrejtë në këtë pyetje. Ka kërkuar falje dhe ka thënë se “nuk mund të konfirmoj asgjë tani”.

Por, ankuesi Arben Emini insiston se EULEX-i ka pasur të drejtë ekskluzive për qasje në arkiv, “po ashtu Tarja Formisto e ka pasur të drejtën ekskluzive të ketë qasje 24-orë në arkivin e personave të zhdukur”.

Prandaj, Emini thotë që kishte kërkuar “me rastin e bartjes së kompetencave nga EULEX-i te vendorët, të bëhej inventarizimi i morgut dhe inventarizimi i arkivit që të ketë një pasqyrë të qartë se çfarë ka në morg dhe çfarë ka në arkiv, për arsye se aty ka qenë e drejtë ekskluzive e EULEX-it”.

Insajderi ka provuar të vë kontakt me antropologen Formisto. I janë dërguar asaj edhe disa pyetje. Por, nuk është kthyer prapa një përgjigje, as pas disa javësh pritje.

EULEX si institucion është përgjigjur.

Nga Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë fillimisht kanë mohuar të jenë në dijeni për rastin. Më pas, me një email të dytë, kanë thënë se e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë, por kanë pasur një tregim krejtësisht të ndryshëm nga zyrtarët vendorë të IML-së.

Sipas EULEX-it, ka pretendime se disa dosje kanë humbur, por shumica prej tyre s’kanë lidhje me dosje të personave të vrarë në luftën e fundit.

“Zëvendës-shefja e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, dhe ekspertja e forenzikës nga Misioni i EULEX-it në Kosovë, Tarja Formisto, kishte pranuar një email në prill të vitit 2020, me pretendimet se disa dosje të personave të zhdukur nuk po gjenden në arkivat e Institutit. Bazuar në informacionet që ne posedojmë, shumica e atyre dosjeve të përmendura në email nuk u takojnë personave të zhdukur, por lidhen me mbetje më të vjetra që nuk janë të lidhura me konfliktin në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për Gazetën Online Insajderi.

Por, deklarimi i EULEX-it se dosjet e humbura nuk janë dosje të personave të luftës së fundit në Kosovë, del të mos jetë i vërtetë.

Sipas listës që ka siguruar Insajderi nga Institutit i Mjekësisë Ligjore rastet nga varreza e Pejës janë ruajtur nën kodin “FKT17”. Dhe nga lista e dosjeve të cilat mungojnë në IML janë pikërisht dosjet me këtë kod – gjithsejtë 96 raste.

Gjithashtu, kjo vërtetohet edhe nga vetë Tarja Formisto në një komunikim elektronik me një antropolog nga Instituti të bërë me 18 shtator të vitit 2019.

Në shkëmbimin e emailave të cilin e posedon Insajderi, fillimisht Fermisto shkruan se “dy-tre çanta me eshtra që kanë kodin FKT 17 janë mbetje të mbledhura nga varreza e Mitrovicës në vitin 2004 dhe janë eshtra të vjetër”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Fushata e egër e Serbisë ndikoi në daljen e ulët të votuesve në zgjedhje

 

Albin Kurti pranon urime nga Mali Zi


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dalja e ulët e votuesve në zgjedhjet e djeshme në katër komunat veriore ka qenë për shkak të fushatës së egër nga Serbi.

Megjithatë, ai tha se tani janë krijuar kushtet për funksionalizimin e komunave në veri.

Kurti foli edhe për takimin e dialogut të 3 majIt  2023 në Bruksel, ku tha se atje po shkon i përgatitur dhe për zbatimin e marrëveshjes bazë.

f.b











DËSHMI E MBIJETESËS DHE TRASHËGIMISË KULTURORE NË KRAjËN SHQIPTARE TË MALIT TË ZI

 












Xhelal Muja, “Ublat- trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë”, Art Club, Ulqin, 2021

Ndonëse me herët për krahinën e Krajës, përkatësisht Krajën e Shkodrës është shkruar në mënyrë fragmentare nga autor të ndryshëm, nga miratimi i pluralizmit ne këtë aspekt janë botuar studime e botime të veçanta me vlera shumëdimensionale.

Cekim me këtë rast botimin e librit Kraja me veçantitë shestanase në rrjedhën e shekujve(Kumtesat e Konferencës shkencore, Ulqin 7-8 tetor 2011), botuar në vitin 2013, me qasje shumëdimensionale si i vetmi i tillë deri më tash. Ndërsa me studime apo botime të veçanta janë paraqitur edhe  Z.Jankaj, I.Doda, H.Koliqi, A.Gjeçbritaj, H.Muja, H.Alaj, N.Draga etj., duke ofruar të dhëna me interes nga profili i tyre krijues.

Autorëve të tillë iu bashkangjitet Xhelal Muja, i cili ditë më parë opinionit i prezantohet me librin  “Ublat – trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë”, duke qenë botim i veçantë i trashëgimisë kulturore në hapësirën etnogjeografike mbarëkombëtare.

I lindur dhe rritur në Krajë, autori nuk ka qenë indiferent  ndaj trashëgimisë kulturore të kësaj krahine etnografike, por është angazhuar me pasion duke mbledhur  të dhëna me interes për ublat, që janë simbol jetik i këtij mjedisi. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ata janë identiteti i kulturës materiale të shqiptarëve  në Krajë, të cilat kanë nxitur kureshtjen e studiuesve të ndryshëm.

Dukuri e terreneve karstike

Dihet se ublat janë të pranishme në terrenet karstike, si të vetmet objekte për të siguruar ujin për popullsinë vendore. Pikërisht në sajë të ndërtimit të tyre personat përkatës kanë treguar mjeshtri në artin e ndërtimit, duke dëshmuar  se në këtë krahinë etnografike  jeta është e hershme e cila ka pasur vazhdimësi deri në ditët tona. Në lidhje me këtë çështje autori ka hulumtuar në terren duke ofruar të dhëna për 397 ubla, duke dëshmuar se Kraja në këtë aspekt  paraqet mjedis të veçantë në tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare.

Libri është i ndarë në dy pjesë: ku në pjesën e parë  ofron të dhëna historike e gjeografike për Krajën dhe vendbanimet e saj, nga Shiroka e deri në Selcë, ndërsa në pjesën e dytë në detaje ofrohen të dhënat për ublat në Krajë sipas vendbanimeve,ku përveç koordinatave të tyre ofrohen edhe fotografitë përkatëse,  duke qenë dëshmi autentike në ketë mjedis.

Ublat, pjesë e identitetit socio-kulturor

Në rrethana të reja  shoqërore ublat kanë humbur rolin e tyre,  por ata janë pjesë e identitetit social e kulturor të popullsisë së Krajës. Ublat duhet trajtuar ne kontekstin të raportëve shoqërore me qasje shumëdimensionale, sepse ata kanë qenë vend i takimeve, ngjarjeve të ndryshme por edhe të njohjeve të te rinjëve. Dhe nuk ka pasur mundësi të jetë ndryshe sepse ata ishin simbol i jetës në këtë krahinë etnografike.

Libri ka si mision për të informuar  lexuesit e pasionuar por në mënyrë të  veçantë  brezat e ardhshëm  të njihen me një pjesë të historisë  dhe mënyrën e të jetuarit  të paraardhësëve të tyre, sepse duke njohur të kaluarën me drejtë vlersohet e tashmja dhe planifikohet e ardhmja.

Iniciativë për në UNESCO

Andaj duke marrë parassh vlerat  e tyre për jetën dhe mbijetesën e popullsisë në Krajë, mendoj se duhet të inicohet nisma qe disa prej tyre të mbrohen nga UNESCO-ja, si monumente të kultures materiale.

Në këtë aspekt mendoj për ublat në Ostros të Madh, Brisk Posht dhe Ljare, andaj për këtë ide duhet përgatitur kërkesa dhe të drejtohet në adresen e duhur  sa ma parë,  sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

Përfundimisht autori në sajë të pasionit dhe  angazhimit në terren ia ka arritur qellimit duke i ofruar opinionit një botim me vlerë  nga trashegimia kulturore dhe antropologjia sociale.

Leksikon i trashëgimisë etnokulturore

Nuk ka dielmë se më këtë botim autori ka kryer një obligim moral në nderim të gjithë atyre qe realizuan këto vepra jetësore për popullsinë e Krajës  duke mbetur monumente të trashëgimisë etnokulturore shqiptare.

Andaj si i tillë ky botim, që lirisht mund të quhet leksikon i trashëgimisë kulturore është i mirë se ardhur  në mënyrë të veçantë   për kranjanët të lindur këtu, por edhe  për ata të cilët janë me origjinë nga Kraja, si dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen me mbijetesën e popullsisë së Krajës nga kohërat me të hershme e deri në ditët tona.

Nail  Draga

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...