2023-05-14

Alibeaj: Shqiptarët të votojnë për të bërë ndarjen e madhe nga e shkuara

 


TIRANË, 14 maj/ATSH/ Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, votoi sot për zgjedhjet vendore, ndërsa theksoi se “ftoj çdo shqiptar të ndershëm, me shpirt të lirë, që është jashtë shantazhit dhe joshjes, që sot të ushtrojnë të drejtën e votës siç zemra dhe interesi ua do”.

Alibeaj votoi në qendrën e votimit pranë shkollës së mesme “Ekonomike” në njësinë nr.2 në Tiranë.

Në një prononcim për mediet pas votimit, Alibeaj tha se “zgjedhja është e lehtë për këdo sot. E kam një mesazh për të gjithë demokratët, për të gjithë shqiptarët e e ndershëm, për shqiptarët e lirë, që sot duhet të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës në mënyrë të qetë dhe të matur për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën. Sot është dita që shqiptarët, ata të cilët ndoshta edhe në momentet e mëparshme , kohë më parë, nuk është se kanë ardhur, kanë refuzuar votimin sot është dita të vijnë të bëjmë ndarjen e madhe me të shkuarën dhe kjo është në dorë të shqiptarëve”.

Sipas tij, ndarjet me mëdha me të shkuarën bëhen vetëm me pjesëmarrjen masive të shqiptarëve .

I pyetur për parregullsitë gjatë procesit të votimit, Alibeaj tha se ” besoj i kam bërë me dije të gjitha, i kemi treguar gjatë gjithë fushatës zgjedhore, çuditërisht ndaj kandidatëve tanë dhe ndaj PD-së ka një aleancë të gjithanshme thjesht e vetëm për të agresuar PD-në. Në situata të tilla nxjerr krye shpirti i vërtetë i njerëzve të lirë”.

“Rezultati i PD-së do të jetë një sukses për demokratët dhe PD-në. Ka një aleancë nga pjesa e vjetër 33 vjeçare e kësaj politike që e ka marrë zvarrë këtë vend, që ndoshta ka krijuar tek njerëzit një lloj refuzimi dhe neverie për politikën. Ndaj edhe thirrja ime është ajo që thashë pak më parë, sot askush nuk mund të rrijë e të sodisë ka shumë motive, një mijë e një motive që njerëzit të ngrihen, mbi të gjitha motivi numër një është për të ndryshuar atë se çfarë Shqipëria do duhet të jetë nesër, si, duke u ndarë nga e shkuara”, tha Alibeaj.

/k.s/

Erdogan ndërtuesi i madh i Turqisë së shekullit XXI

 

PARIS, 14 maj /ATSH-AFP/ – Në pushtet prej 20 vitesh në Turqi, Recep Tayyip Erdogan, i mbiquajtur “Reis” (”Shefi”) nga mbështetësit e tij, ka lënë gjurmë të thella në vend.
I adhuruar apo i urryer, ish-kryeministri i zgjedhur dhe i rizgjedhur, i cili u bë hiperpresidenti autokratik në bazë të një Kushtetute të ndryshuar, ka shumë aspekte.
– Ndërtues –
Presidenti Erdogan e ka mbushur Turqinë me ura, autostrada dhe aeroporte duke e nisur vendin me shpejtësi të madhe në shekullin XXI dhe duke nxitur një rritje të jashtëzakonshme ekonomike në dekadën e tij të parë në detyrë që ka ushqyer një klasë të re të mesme.
Disa projekte ilustrojnë edhe ambicien megalomane të kreut të shtetit, i cili kishte një pallat me më shumë se 1 000 dhoma të ndërtuar në një kodër të mbrojtur me pyll në Ankara apo ura e tretë mbi Bosfor apo ajo që përshkon ngushticën e Dardaneleve (4,6 kilometra) që nga viti 2022, ura më e gjatë e varur në botë.
Xhamia gjigante ”Camlica” e Stambollit (30 000 vende), me minare 107 metra të larta, shton aeroportin e tretë të qytetit të inauguruar në 2018, linjat hekurudhore të shpejtësisë së lartë, hidrocentralet dhe termocentralet dhe stacionin e parë të energjisë bërthamore të inauguruar këtë javë.
“Projekti i çmendur” – sipas fjalëve të tij – i Kanalit të Stambollit (45 kilometra i gjatë, 275 metra i gjerë), të cilin ai dëshiron ta shpojë paralelisht me Bosforin, vjen kundër mungesës së fondeve.
– Futbollist –
Në lagjen popullore të Kasimpashës, në Bririn e Artë në Stamboll, i riu Recep Tayyip Erdogan luante duke shkelmuar një top me lecka dhe letra, sipas një legjende.
Si adoleshent, shtati i tij i gjatë – 1,85 metra – e bëri atë një qendërsulmues të kërkuar për klubet, përpara se t’i jepeshin oferta nga klube profesionale, përfshirë ”Fenerbahçen” prestigjioze në Stamboll.
Por, babai i tij, një marinar i ashpër nga Deti i Zi, i imponoi studimet fetare.
Recep Tayyip Erdogan dorëzohet pa dëshirë, por do të qëndrojë pranë stadiumeve, duke u njohur me lojtarë të mëdhenj turq.
Në vitin 2014, të afërmit e partisë së tij AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, islamo-konservatore) morën klubin e Stambollit, ”Basaksehir Istanbul”, i cili fitoi kampionatin kombëtar, për herë të parë në 2020.
– I devotshëm –
Babai i tij me kënaqësi do ta kishte destinuar për një karrierë si imam. Në Turqinë laike të Mustafa Kemal Ataturkut, i riu ndoqi shkollat ​​e para publike fetare, të cilat kombinonin studimin e Kuranit dhe lëndët laike.
Stërvitja e tij në shkollën e mesme të predikuesit informon fuqishëm ngritjen e tij. Islami do të jetë një element mobilizues i elektoratit të tij, si partia e tij, AKP.
Erdogan mbron devotshmërinë, vendoset si mbrojtës i familjes së kërcënuar sipas tij nga lëvizjet për emancipimin e grave dhe LGBTQ + dhe kufizon shitjen e alkoolit, kur ishte  kryetar i bashkisë së Stambollit (1994-1998).
Në vitin 2020, ai po shndërron ish-kishën e Shën Sofisë dhe ish-kishën e Shën Shpëtimtarit në Chora, në Stamboll, në xhami.
– Tribuna –
Recep Tayyip Erdogan ka shfrytëzuar maksimalisht mjeshtërinë e tij ndaj turmave dhe televizionit. I aftë për të mbajtur deri në tetë takime në ditë, ai puth foshnja apo përqafon  plaka.
Në rrjedhën populiste që i siguroi sukses, ai shumëfishoi rritjen e pensioneve.
Mediat proqeveritare ultra dominuese transmetojnë çdo fjalim drejtpërdrejt.
Sipas Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit (RTÜK), ndërmjet 1 prillit dhe 1 majit, televizioni shtetëror TRT i dha 32 orë transmetim të drejtpërdrejtë fjalimeve presidenciale dhe 32 minuta rivalit të tij opozitar, Kemal Kiliçdaroglu.
Për më tepër, renditja e fundit vjetore e Reporterëve pa Kufij (RSF) e ktheu Turqinë në vendin e 165-të nga 180, një rënie prej 16 vendesh në një vit.
– Grindavec –
Presidenti turk mundi të përdorë pozicionin unik të Turqisë, mes Evropës dhe Lindjes së Mesme, si roje e brigjeve jugore të Detit të Zi.
Që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë, ai i ka menaxhuar marrëdhëniet e tij me dy palët ndërluftuese pa tjetërsuar mbështetjen e homologut të tij rus Vladimir Putin, nga i cili varet për nevojat energjetike të vendit dhe as duke tjetërsuar aleatët e tij në NATO.
Nga ana tjetër, Turqia ka rritur mosmarrëveshjet me shumicën e fqinjëve të saj, nga Siria e Bashar al-Assadit, në Egjiptin e marshall al-Sissit, nga Greqia në Irak, Izrael dhe vendet e Gjirit.
I shqetësuar për të mbrojtur të ardhmen, gjatë 18 muajve të fundit ai ka ndërmarrë një sipërmarrje të madhe pajtimi me shumicën prej tyre.

Kryeministri shqiptar Edi Kristaq Rama pas votimit: Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos dekurajojë qytetarët

 


TIRANË, 14 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, votoi sot në qendrën e votimit në Surrel për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një prononcim për mediet pas votimit, Rama theksoi se “janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë, tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar në KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat”.

“Të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar në momentet e para të rikthehen në mënyrë që vullneti të shkojë i plotë në të gjithë territorin e Republikës për gjithë kandidatët dhe këshillat bashkiakë”, tha Rama.

Suedia merr kupën! Loreen fiton për herë të dytë Eurovisionin/ Ja rezultati i Shqipërisë

 

Suedezja Loreen ka fituar për herë të dytë në Eurovision Song Contest, me këngën e saj pop Tattoo.

Ylli, i cili e fitoi konkursin për herë të fundit në vitin 2012, e mposhti konkurrencën nga Käärijä e Finlandës në një votim thumbues. Loreen është personi i dytë – dhe gruaja e parë – që fiton dy herë Eurovizionin, pas Johnny Logan të Irlandës.

“Unë jam shumë mirënjohëse. Unë jam shumë mirënjohëse”, tha ajo ndërsa merrte kupën.

“Në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk e mendoja se kjo do të ndodhte”, shtoi ajo.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit me këngën “Duje” e kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi e cila u rendit në vendin e 22 me 76 pikë duke lënë prapa shumë vende të tjera konkurruese të cilat nuk u kualifikuan në gjysmëfinalet për të shkuar në finalen e madhe.

Loreen fitoi lehtësisht votën e jurisë, duke marrë maksimum 12 pikë nga Irlanda, Estonia, Spanja, Shqipëria, Qiproja dhe Ukraina, ndër të tjera. Ajo përfundoi sekuencën e jurisë me rezultatin 340, duke i dhënë asaj një epërsi të rehatshme prej 163 pikësh ndaj italianit Marco Mengoni.

Publiku preferoi reperin finlandez Käärijä, duke i dhënë 526 pikë, duke e vënë përkohësisht në krye. Pas një pauze të tensionuar, Loreen rifitoi kurorën në minutën e fundit, duke marrë një rezultat publik prej 243 që e vendosi atë përsëri në krye.

Vetëm Gjermania ishte më keq. Kënga e tyre glam-rock Blood And Glitter fitoi vetëm 18 pikë.

Tre vendet më të mira të këtij viti ishin:

Suedi: Loreen – Tattoo (583 pikë)

Finlandë: Wrapper – Cha Cha Cha (526 pikë)

Izrael: Noa Kirel – Njëbrirësh (362 pikë)

Kandidatja e Finlandës Kaarija duke performuar në finalen e madhe
Kënga e Kaarijes fitoi votën e publikut, por dështoi me juritë

Liverpooli priti konkursin e këtij viti në emër të Ukrainës së shkatërruar nga lufta, e cila fitoi në vitin 2022.

Në mënyrë të përshtatshme, shfaqja filloi me fituesit e vitit të kaluar, Kalush Orchestra, duke luajtur një version të zgjeruar të këngës së tyre Stefania në një segment të regjistruar paraprakisht nga Kievi.

Rusia është pezulluar nga konkursi për shkak të pushtimit, por organizatorët refuzuan të lejojnë një fjalim nga Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky gjatë shfaqjes.

Noah Kirel
Noa Kirel i Izraelit dha një nga paraqitjet më atletike të natës

Në një kthesë post-moderne, konkursi u rezervua nga dy këngë rreth procesit të shkrimit të këngëve.

Ka humbur disa kilogramë, Dea Mishel na tregon gjendjen e saj pas “BBV2”

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Dea Mishel ka qenë një nga banoret që ka qëndruar në shtëpi prej ditës së parë deri në ditën e fundit. E dihej që dalja për të do të ishte pak e vështirë, pasi duhet të informohej rreth gjithçkaje që kishte ndodhur dhe gjendja e saj psikologjike të mos ngarkohej. Ditën e sotme Dea ka postuar një video teksa ka improvizuar gjendjen e saj pas daljes nga “BBV2”, ku ka treguar gjithashtu se ka humbur disa kilogram.

Shqipëria voton! Sot zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj, problematika në disa zona/ Pjesëmarrja 23.20% deri në 13.00.Lë të fiton më i miri ! Urime Shqipëri!

 Luiz Ejlli votoi sot  në Shkodër, ndërsa ka shprehur mbështetjen për kandidatin socialist, Benet Beci.

Luizi: Kjo është shtëpia ime, po të mos kisha le ktu sdo kisha fitu. Unë nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëz që më kanë ndihmu dua t’i shoh sa më lart.

Do t’i futesh politikës?

Luizi: Do e diskutoj me  Edi Ramën këtë punë.

Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin.

Kjo shifër është raportuar nga 3968 qendra votimi, nga 5211 QV në total. 417 936 qytetarë kanë votuar deri tani, nga 3.650.550 zgjedhës në lista, ku 122.545 prej tyre janë votues për herë të parë.

Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora.

Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan ka votim dhe do të ketë numërim elektronik, ku rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.

Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.

44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.

Këtë të diel garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, kurse për këshilla bashkiakë garojnë 23.762 kandidatë. Votimi dhe numërimi elektronik do të zbatohet në tre bashki me 401 qendra votimi.

Në Elbasan janë 224 qendra votimi dhe pritet të votojnë 171.225 qytetarë. Në Kamëz janë 133 qendra votimi dhe pritet të votojnë 108.799 qytetarë. Në Vorë janë 44 qendra votimi dhe pritet të votojnë 30.822 qytetarë.

Kandidatët për kryetarë në 61 bashkitë e Shqipërisë:

Bashkia Tiranë
Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;
Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;
Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;
Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”
Roland Bejko – “Partia Demokratike”

Bashkia Belsh
Arif Tafani – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bedri Qypi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Berat
Zija Ismaili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Ervin Demo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Bulqizë
Defrim Fiku – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Festime Mjeshtri – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Cërrik
Servet Duzha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Andis Salla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Delvinë
Ilir Mehmeti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Besmir Veli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Devoll
Eduard Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Elvis Hajdërlli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Çlirim Hoxha – kandidat I pavarur

Bashkia Dibër
Ismail Uka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Naim Gazidede – “Partia Demokratike”
Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Dimal
Gentian Meçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Dritan Sula – “Partia Demokratike”
Juliana Memaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Divjakë
Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Aurel Malko – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Dropull
Thanas Maneka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Dhimitraq Toli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Durrës
Igli Cara – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Elbasan
Gledian Llatja – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Luçiano Boçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Fier
Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;
Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Finiq
Leonidha Papa – “Partia Demokratike”;
Leonidha Hristo – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Romeo Çakuli – Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;

Bashkia Fushë Arrëz
Fran Tuci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Hil Curri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Gjirokastër
Dorjan Lani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Flamur Golemi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Gramsh
Hasim Çekrezi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Besion Ajazi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Has
Miftar Dauti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Beqir Mulaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Himarë
Jorgo Goro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Dhionisios Alfred Beleri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Kamëz
Rakip Suli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bilbil Bajraktari – “Partia Demokratike”;
Arjan Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Kavajë
Fisnik Qosja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Redjan Krali – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Këlcyrë
Klement Ndoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Adriatik Spahiu – “Partia Demokratike”;
Arjan Kasaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Klos
Valbona Kola – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bedri Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Kolonjë
Erion Isai – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Et’hem Lumani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Konispol
Ergest Dule – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Fatmir Shero – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Korçë
Ledina Alolli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Sotiraq Filo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Krujë
Agron Loka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Artur Bushi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Kuçovë
Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Lefter Maliqi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”;
Bashkia Kukës
Abedin Oruçi – “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;
Admir Sinamati – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Safet Gjici – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Kurbin
Behar Haxhiu – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Lezhë
Pjerin Ndreu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Pashk Gjoni – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Libohovë
Leonard Hide – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Adil Xhelili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Librazhd
Mariglen Disha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Shefki Çota – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Lushnjë
Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Malësi e Madhe
Isa Ramaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Tonin Marinaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Maliq
Alfred Gega – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Gezim Topçiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Mallakastër
Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike”;
Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Resmi Shanaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Mat
Skënder Gjuci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Agron Malaj – Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Memaliaj
Gjolek Guci – “Partia Socialiste e Shipërisë”;
Albert Malaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Mirditë
Ndrec Dedaj “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Albert Mëlyshi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Patos
Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”;
Sofije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Peqin
Mustafa Pashja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bukurosh Maçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Përmet
Edmond Komino – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Alma Hoxha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Pogradec
Zini Tollozhina – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Ilir Xhakolli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Rezart Laraku – “Lëvizja e Re”;

Bashkia Poliçan
Florian Qama – “Partia Demokratike”;
Behar Xhaferaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Adriatik Zotkaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Prrenjas
Nuri Belba – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Suzana Topi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Pukë
Rrok Dodaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Gjon Gjonaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Pustec
Pandi Jani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Pali Kolefski – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Roskovec
Erdit Hazizaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Rrogozhinë
Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Shkëlqim Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Sarandë
Skënder Muço – “Partia Demokratike”;
Ardit Çikuli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Oltion Çaçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Gjergji Mërkuri – kandidat i pavarur

Bashkia Selenicë
Nertil Bellaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Leonard Rakipaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Shijak
Elton Arbana – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Rezeart Tusha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Shkodër
Benet Beci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bardh Spahia – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Skrapar
Euglen Mustafallari – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Adriatik Mema – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Tepelenë
Sokol Guga – “Partia Demokratike”;
Tërmet Peçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Baftjar Imeri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Tropojë
Besnik Dushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Rexhe Byberi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Vau i Dejës
Klomentina Drini – “Partia Demokratike”;
Kristian Shkreli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Zef Hila – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Vlorë
Hysni Sharra – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Ermal Dredha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Vorë
Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Indrit Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Kandidatë të pavarur janë:
Astrit Ademi – kandidat për Këshill Bashkiak, Dibër
Agim Hysa- kandidat për këshill bashkiak, Dibër
Çlirim Hoxha – kandidat për kryetar bashkie, Devoll
Festim Kaso – Kandidat për këshill bashkiak, Devoll
Lazjon Petri – kandidat për këshill bashkiak, Korçë
Rinaldo Piroli – kandidat për këshill bashkiak, Kurbin
Diogjen Kolici – Kandidat për këshill bashkiak, Kurbin
Fatjon Biba – kandidat për këshill bashkiak, Rrogozhinë
Mitat Daja – kandidat për këshill bahkiak, Rrogozhinë
Gjergji Mërkuri – kandidat për kryetar bashkie, Sarandë
Soraldo Nebo – kandidat për këshill bashkiak, Sarandë
Ibrahim Bajrami – kandidat për këshill bashkiak, Sarandë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...