2023/06/01

Flori Bruqi : Gabriel Escobar mund të mos jetë më zëvendës-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit dhe mbikëqyrës i politikave amerikane në Ballkanin Perëndimor dhe kjo për shkak të zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës.


                                        Gabriel Escobar

Amerikani Gabriel Escobar , si pak kush tjetër në Ballkanin Perëndimor – diplomati i karrierës që u duk se siguroi marrëveshje historike për rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë me 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër – nuk e ka parashikuar shpërthimin e situatës në tri komunat veriore për shkak të veprimit të Qeverisë së Kosovës pa kordinim me amerikanët dhe kjo mund të ketë edhe një pasojë personale për Escobar.

Për këtë dhe ngecjen e procesit në kriza të vazhdueshme, Albanian Post mësom nga burime diplomatike se, Escobar mund të lëshojë rrugë për një tjetër diplomat.

Për kujtesë, Escobar qysh nga luftërat në ish-Jugosllavi është i përfshirë në Ai ishte shef i stafit për zyrën e përfaqësuesit të Lartë në Banja Lukë, në Bosnje dhe Hercegovinë, më pas shef i Ambasadës, dega në Banja Lukë, ishte edhe zëvendës-shef i zyrës diplomatike të SHBA-ve në Podgoricë, dhe shef i ekipit politik në Beograd kur ishte ri-hapur Ambasada amerikane në Beograd në vitin 2001.

Poliglotit nuk i ka mjaftuar zotërimi i shtatë gjuhëve të huaja dhe dhjetëra mirënjohje për punë diplomatike nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për të gjetur zgjidhjen dhe ulur tensionet në një zonë delikate fqinje me Bashkimin Evropian, në kohën kur SHBA-të duan qetësi për shkak të energjisë që merr lufta me Rusinë në Ukrainë.

Në intervistat e tij të fundit e në paraqitjen e tij par senatorëve amerikanë në komisionin për politikë të jashtme, Escobar shprehej besimplotë se jo vetëm që është arritur marrëveshje, por ajo do të gjejë zbatimin e saj të plotë më së largu deri në fundin e këtij viti.

“Mendoj që marrëveshja është këtu”, thoshte Escobar, “këtë vit kalendarik”.

Escobar-it nuk i ka munguar aktiviteti në Ballkan. Por, siç treguan ngjarjet e fundit, atij i ka munguar ndikimi dhe rreziku për përshkallëzim të mëtejshëm është një lojë të cilën SHBA-të nuk e luajnë dot në këtë kohë.Albanian Post ka dërguar pyetje në Ambasadën Aaerikane në Kosovë nëse mund të konfirmojnë një lëvizje për të deleguarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, por nuk është pranuar përgjigje prapa.

Me largimin e Escobar, nëse ndodhë ashtu siç thonë burimet e Albanian Post, rol shumë më të rëndësishëm në procesin dialogues do të marrë ambasadori amerikan në Serbi, Chritopher Hill.

Akoma e paqartë nëse nga pozita e njëjtë, apo nga një rokadë pozicionesh, por Hill pritet të jetë zëri i autoriteti amerikan për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe implementimin e pikave të marrëveshjes, e cila tashmë është bërë e qartë që duhet të fillojë me propozimin e një draft statuti nga Qeveria e Kosovës.Hill si një diplomat karriere ka shërbyer si emisar special gjatë luftës në Kosovë dhe ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në negociatat e paqes në Rambuje në vitin 1999.

Një njohës i mirë i dinamikave dhe rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Hill në shumë raste kishte mbështetur qëndrimet zyrtare të Serbisë në raport me procesin e dialogut me Kosovën.

Rasti më flagrant ishte në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.

Përkundër se Escobar ishte shprehur se SHBA-të do t’i njihnin rezultatet e zgjedhjeve në Veri, Hill në emër të Uashingtonit zyrtar kishte deklaruar se SHBA-të nuk ishte pro zgjedhjeve, kjo për shkak se Lista Serbe s’merrte pjesë në këtë proces dhe se këto zgjedhje zhvilloheshin në një moment domethënës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Qëndrimi pro-serb i Hill dhe dallimi i këtij të fundit me top-diplomatin Escobar ishte vërejtur edhe pas takimit të nivelit të lartë të 18 gushtit të vitit të kaluar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.Hill kishte deklaruar se pala serbe ishte pala më e përgatitur në tavolinën e bisedimeve – në takimin ku nuk ishte arritur një dakordësi për një marrëveshje për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me kartat e identitetit.

Ndryshe nga Hill, Escobar ishte treguar më i matur me deklarime duke theksuar se në këtë fazë nuk dëshiron që ta fajësojë asnjërën palë.

Për shkak të qëndrimeve të tij, në qarqe Hill në vend se ambasador i SHBA-ve në Serbi, ka filluar të quhet “ambasador i SHBA-ve për Serbinë”.

Përveç lakimit të emrit të Hill për të zëvendësuar Escobar në kuluaret e  Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas burimit të AP-së, është përfolur edhe emri i Christopher Robinson, aktualisht ambasador i SHBA-ve në Letoni, i cili para se të emërohej në këtë pozitë kishte shërbyer si zëvendës ndihmës sekretar në Byronë për Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

23 vjet si diplomat, Robinson shërbeu si këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Rusi si dhe si zëvendës-drejtor për çështje ruse në Departamentin e Shtetit.

Ai shërbeu edhe si këshilltar politik në Misionin e SHBA-ve në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Austri.

Christopher A. Landberg është emri tjetër i përfolur i cili është në pole-position për të zëvendësuar Escobar.

Landberg aktualisht është i emëruar si ushtrues i detyrës së zëvendës koordinatorit ryesor për Byronë e Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai ka shërbyer edhe si zëvendës koordinator për Reagimin ndaj Krizave dhe Politikat Teknike, përgjegjës për mbikëqyrjen e Zyrës së Programeve Teknike dhe Politikës së Operacioneve të Byrosë Kundër Terrorizmit dhe Zyrës së përgjigjes ndaj Krizave, Gatishmërisë dhe Koordinimit Special.

Chris punoi si staf i lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit nga vitit 2012 deri në vitin 2014, duke mbuluar çështjet ndërkombëtare ekonomike dhe të sigurisë kombëtare.

Diplomati i karrierës Chris ka shërbyer gjithashtu në Ambasadat e SHBA-ve në Argjentinë, Gana, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republikën Dominikane.

Që nga 26 maji  2023 janë rritur tensionet në Veri të Kosovës. Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Përveç ndalimit të hyrjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj, serbët lokalë po kërkojnë edhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga kjo pjesë e vendit.

Në anën tjetër më 29 maj, në Zveçan, strukturat paralele serbe u përleshën me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-in, i cili ka shtuar prezencën në veri, pas tensionimit të situatës. Si pasojë 41 pjesëtarë të këtij misioni mbetën të lënduar.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Mua më ka zgjedhur populli, s’jam emëruar nga ambasadori







Pas kritikave direkte e të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për insistimin që kryetarët e rinj të komunave në veri të ushtrojnë detyrën nga objektet komunale, kryeministri Albin Kurti ka thënë se “nuk është normale që të pajtohesh çdo herë me gjithçka”. Në emisionin “Konfront” në KTV, Kurti ka thënë se nuk ka vepruar “pas shpinës së ambasadorit”. Për situatën e tensionuar në veri, Kurti e ka vlerësuar si pikënisje agresivitetin e Serbisë. Kurti ka thënë se ka vlerësimin më të lartë për ambasadorin Hovenier dhe të tjerët, “Ata e kanë gjithnjë e më të qartë dhe unë do t'i bindi më kollaj nëse më ndihmoni më shumë (për sjelljet e Serbisë). Por, edhe nëse nuk më ndihmoni, bindja do të ndodhë, sepse Republika e Kosovës është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Në anën tjetër Republikën e mban Kushtetuta me ligj dhe institucione. Këtij populli unë duhet t'i dal zot, sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige. Unë kam vlerësimin dhe respektin më të lartë për ambasadorin Hovenier, mund të them në mënyrë fort të veçantë krahasuar edhe me të gjithë ambasadorët e tjerë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka emëruar ambasadori. Duhet ta kuptoni këtë gjë, mua më ka votuar populli i Kosovës, populli i Kosovës të voton, populli edhe të heqë. Nuk është emërim kryeministri, kryeministri është zgjedhje e atij që është burim i sovranitetit”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se ka bashkëpunim të vazhdueshëm me ambasadorët e QUINT-it e sidomos me atë të SHBA-së.

Presidentja e Kosovës prof.dr.Vjosa Osmani takon Macronin e Scholzin: Duhet qëndrim unik nga BE-ja kuOsmani ndër tendencave të Serbisë

 


 


Duhet qëndrim unik kundërshtues nga ana e shteteve të Bashkimit Evropian kundrejt tendencave që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, u ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dy liderëve evropianë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, të enjten në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian. Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, në takim ka qenë edhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell. “Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon. Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar koordinimin me partnerët ndërkombëtarë për proceset në nëpër të cilat po kalon vendi. Presidentja ka potencuar se përpjekjet e Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e vendit po sfidohen nga struktura ilegale serbe të mbështetura nga Vuçiqi dhe të shndërruara në banda kriminale, të cilat kanë sulmuar Policinë e Kosovës, KFOR-in, teksa po vazhdojnë me sulme ndaj gazetarëve dhe qytetarëve. Tutje, Presidentja Osmani ka thënë se veprimet e tilla synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duke theksuar se duhet një qëndrim unik kundërshtues nga ana e shteteve të BE-së kundrejt tendencave që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Sipas njoftimit, në takim me Macronin e Scholzin, Osmani rikonfirmoi qëndrimin e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër në tërësinë e tyre.

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia,përgëzon ushtarët: Parandaluat përplasjen që do të çonte në viktima civile

 


 


Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar ushtarët që u plagosën në veri dy ditë më parë. Ai ka thënë se ushtarët e KFOR-it parandaluar një përplasje që mund të kishte çuar në viktima civile. “Jini krenarë për atë që keni bërë, keni vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”, ka thënë Ristuccia duke shprehur krenarinë me ushtarët. Prej pesë ditësh në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, serbët kanë protestuar pasi kryetarët e zgjedhur tentuan të futeshin në objektet komunale. Protestuesit serbë kaluan në sulme e dhunë, duke plagosur 30 ushtarë të KFOR-it. Janë sulmuar edhe Policia e Kosovës e gazetarët që kanë raportuar vazhdimisht nga tri komunat.

Emanuel Macron: Do të ketë vendim të qartë për situatën në Kosovë gjatë javëve të ardhshme

 


 


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës. Macron tha se për një gjë të tillë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Osmani dhe Vuçiqi kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau. Osmani shkroi në Twitter se me liderët e Gjermanisë dhe Francës diskutoi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe “përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq:: Dhuna e sotme në veri shpërfaqë veprimet e kriminelëve serbë ndaj shqiptarëve për vite me radhë

 

 


Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se dhuna që është parë në videot e publikuara të enjten ndaj dy shqiptarëve në veri, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale serbe që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Atiqi ka thënë se veprime të tilla kriminale janë të papranueshme dhe të dënueshme. “Akti i dhunës ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, i shfaqur tashmë edhe përmes videos, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë. Qyteti ynë ju përket të gjithë qytetarëve dhe assesi bandave kriminale që tentojnë ta mbajnë dhunshëm kontrollin mbi të”, ka shkruar ai. Atiqi ka kërkuar nga organet kompetente që ta zbardhin rastin dhe t’i sjellin kriminelët para drejtësisë. Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Ata janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra.

Kryeçetniku serb Aleksandër Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në samitin e Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau


Kryekrimineli serb Aleksandër Vuçiq



 Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në samitin e Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau – ku Kosovën po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani. 

 “Nuk u miratua nga liderët e tjerë. Situata në Kosovë, së bashku me Ukrainën, u bë temë kryesore e takimit të Komitetit Politik Evropian. Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë”, u tha Vuçiq gazetarëve. Pala kosovare nuk e ka konfirmuar se ka refuzuar takimin. 

 I pyetur se kur e pret një takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk e di. Ai tha se ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosja e garancive për shmangien e veprimeve unilaterale ishin temat kryesore gjatë takimeve të tij me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. 


 Me dy liderët e Gjermanisë dhe Francës, në Moldavi u takua edhe Osmani, e cila tha se me ta diskutoi për situatën në veri dhe “përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”. Takimet u zhvilluan në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau, ku po merr pjesë edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. 


 Borrell u takua një ditë më parë me Kurtin në Bratisllavë ku po mbahej Konferenca për Siguri Globale. Më 1 qershor 2023 ai udhëtoi në Kishnau, ku u takua edhe me  kriminelin serb Aleksander Vuçiqin.

 “Theksova se është me rëndësi prioritare që institucionet në Prishtinë ta ndalojnë dhunën dhe t'i kthehen dialogut”, tha Vuçiqi, pas takimit me Borrellin. 

 Gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin në Moldavi, Vuçiqi e ka theksuar edhe rëndësinë që ka themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë për të. 


 “Pas kësaj duhet të fokusohemi në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që u nënshkrua dhjetë vjet e gjysmë më parë me Marrëveshjen e Brukselit. Besoj se njerëzit tani e kanë një pasqyrë më të qartë të asaj që po ndodh, pavarësisht se a e njohin vendet e tyre Kosovën apo jo”, tha Vuçiq. Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi. 

 “Ne duhet të bindim njerëzit në Ballkan se kompromisi nuk është një gjë e keqe. Nuk është e lehtë, të gjithë janë të radikalizuar dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë ide normale”, tha Vuçiq. Duke iu drejtuar gazetarëve në Kishinau në margjinat e samitit të Komitetit Politik Evropian, Vuçiq përmendi se ka pasur një takim të shkurtër jozyrtar edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. “U takova me një njeri që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq, teksa shtoi se me Zelenskyn kanë diskutuar për integritetin territorial të Serbisë dhe Ukrainës. 


 “Ai më tha, siç i thashë, se ne e mbështesim integritetin territorial të vendeve tona. Ishte një takim shumë i shkurtër, nuk mund t'ju them më shumë se kaq”, tha Vuçiq. Samiti po mbahet në një kohë tensionesh në veri të Kosovës. Situata në këtë pjesë u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. 

 Më 29 maj 2023 , nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan - 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues. NATO-ja ka thënë se është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

 Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë. Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit 2023 , të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.


Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...