Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/25

Yevgeny Prigozhin ka aktualisht nën urdhra një numër prej rreth 25 mijë ushtarësh.

 

“Së shpejti Rusia do të ketë një president të ri”, grupi Wagner reagon pas deklaratës së Putinit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.06.2023, 12:17

Pas deklaratës së presidentit Putin, që praktikisht i shpalli luftë grupit militar Wagner, ka ardhur edhe reagimi në anën tjetër, përmes një postimi në “Telegram”.

“Së shpejti Rusia do të ketë një president të ri”, mësohet të jetë thelbi i këtij reagimi të Wagner, që ka nisur një luftë të ashpër dhe po mundohet të avancojë deri në Moskë.

Ky grup shkruan se “Putin bëri zgjedhjen e gabuar dhe së shpejti Rusia do të ketë një president të ri”. Megjithëse janë ish-miq të ngushtë, do të jetë shumë e vështirë për Putin, që të gjejë gjuhën e përbashkët me liderin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Deklarata e fundit e bërë nga kreu i Kremlinit, që ofensivën e Wagner e quajti një thikë pas shpinë dhe një tradhti, duket se i ka hapur rrugën një konflikti të hapur ushtarak pikërisht në territorin rus.

Gjithçka po jep indiciet e një lufte civile. Sipas Putinit, ata që nisën këtë kryengritje do të marrin përgjigje të ashpër në këmbim dhe do të konsiderohen përgjegjës për destabilizimin e Rusisë. Prigozhin ka aktualisht nën urdhra një numër prej rreth 25 mijë ushtarësh.

Policia e Kosovës arreston “rusin”/ Sulmoi KFOR-in gjatë trazirave në veri

Të premten Policia e Kosovës ka arrestuar Nenad Orloviç, njohur-“Rusi”. 

Arrestimi i tij erdhi nën dyshimin se i njëjti më 29 maj në Zveçan ka sulmuar pjesëtarët e KFOR-it.

“Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it”, njofton Policia e Kosovës.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla thotë se policia po punon intesivisht në identifikimin e atyre që sulmuan KFOR-in.

“Pandëshkueshmëria dhe amnistia ndër vite e kriminelëve të tillë, ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it nga të cilat mbi 30 pjesëtarë mbetën të lënduar. Secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë. Republika nuk trembet. Secili do të japë llogari për secilin krim. Do të vazhdojmë pa u ndalur, në luftë ndaj të gjitha bandave që kanë për synim terrorin ndaj qytetarëve tanë e destabilizimin e vendit tonë.Mbrëmjen e së enjten sërish ka pasur shpërthime në veri të Kosovës.

Policia njofton se një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe tjetri në Zveçan.

Dyshimet e para janë se mjetet shpërthyese ishin shok-bomba, por deri më tani Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar dhe thotë se po kryhen hetime.

Kjo nuk është hera e parë që në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut sulmohet edhe stacioni i policisë më shok-bomba.

Po ashtu, në Mitrovicë të Veriut dy persona të nacionalitetit shqiptar janë sulmuar nga një grup personash të maskuar.

“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës.

Preku pikën më të thellë të Tokës dhe mbijetoi/ Aventurat ekstreme të 5 miliarderëve që humbën jetën në nëndetësen Titan

 

Shpirti i aventurës, eksplorimi dhe pasioni i thellë për natyrën ishin karakteristikat që i bashkuan pesë pasagjerët e nëndetëses Titan të nisin udhëtimin eksplorues në rrënojat e Titanikut, i cili do të ishte edhe i fundit për ta.

Ata u shpallën të vdekur, ndërsa nëndetësja dhe trupat e tyre nuk janë gjetur ende edhe pas disa ditësh kërkimi në oqeanin Atlantik.

Pesë personat që humbën jetën janë biznesmeni Shahzada Dawood, 48 vjeç; djali i tij, Suleman Dawood, 19 vjeç; eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet, 77 vjeç, CEO i OceanGate, 61-vjeçari Stockton Rush dhe biznesmeni dhe eksploruesi Hamish Harding.

George Hamish Harding

George Hamish Livingston Harding i lindur më 24 qershor 1964 ishte një biznesmen, pilot, eksplorues dhe astronaut.
Ai ishte themeluesi i “Action Group” dhe kryetar i Action Aviation, një kompani ndërkombëtare e avionëve me seli në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai gjithashtu mbajti tre Rekorde Botërore Guinness, duke përfshirë kohën më të gjatë të kaluar në thellësinë e oqeanit gjatë një zhytjeje në Hendekun Mariana, e cila cilësohet si pika më e thellë e Tokës dhe ndodhet në pjesën perëndimore të Paqësorit në brigjet e Guamit dhe Mikronezisë.

Midis 9 dhe 11 korrikut 2019, Harding ishte drejtor dhe pilot i ekuipazhit gjatë misionit të fluturimit “One More Orbit”, i cili vendosi një rekord botëror të shpejtësisë për udhëtimin më të shpejtë të Tokës me avion mbi të dy polet gjeografike. Vizita e rrënojave të Titanikut ishte, një prej misioneve në listën e tij të aventurave, e cila përfundoi në tragjedi.

Shahzada Dawood

Shahzada Dawood lindi më 12 shkurt 1975, në Rawalpindi të Pakistanit. Ai ishte nënkryetar i “Engro”, një kompani pakistaneze e investimeve në energji, dhe “Dawood Hercules Corp”, një firmë investimi. Ai kishte eksperiencë në bashkëpunime me kompani të tjera që përfshinin tekstile, plehra, ushqime dhe energji.

48-vjeçari shërbeu në borde të ndryshme, duke përfshirë Institutin SETI, një organizatë jofitimprurëse e financuar nga NASA e dedikuar për kërkime jashtëtokësore dhe organizatën e bamirësinë së Mbretit Charles, “Prince’s Trust International”. Dawood kishte një diplomë universitare për drejtësi, edhe pse ëndrrat e tij më të mëdha lidheshin me natyrën dhe aventurat. Familja e tij njihet si një nga familjet më të pasura të biznesit në Pakistan. Ai la pas gruan e tij, Christine dhe vajzën Alina.

Suleiman Dawood

Suleimani, djali i Shahzada Dawood ishte më i vogli nga pesë viktimat e nëndetëses. 19-vjeçari kishte përfunduar vitin e tij të parë, ndërsa studionte për biznes në Universitetin e Strathclyde në Glasgow të Skocisë.

Ashtu si babai i tij, ai ishte një adhurues i fantashkencës dhe i pëlqente të luante volejboll, sipas një deklarate nga Engro. Sipas dëshmive, ai nuk donte të ishte pjesë e eksplorimit, por pranoi vetëm për t’i bërë qejfin të atit.

Stockton Rush

Biznesmeni britanik Stockton Rush, themeloi OceanGate në vitin 2009 dhe shërbeu si CEO i kompanisë. Në vitin 1981, Rush u bë piloti më i ri i vlerësuar i transportit jet në botë në atë kohë në moshën 19-vjeçare, duke fluturuar drejt vendeve si Kajro, Mumbai dhe Cyrih. Ai mori një diplomë bachelor në inxhinierinë e hapësirës ajrore nga Universiteti Princeton dhe një diplomë master biznesi nga UC Berkeley.

Në vitin 1989, ai zhvilloi avionin e tij eksperimental, të cilin e kishte vënë në funksion më parë. Ai shërbeu gjithashtu në bordet dhe ekipet e zhvillimit për kompanitë që prodhojnë sisteme sonar, softuer dhe telekomandë, si dhe në Muzeun e Fluturimit në Seattle.

Paul-Henri Nargeolet

Nargeolet, i njohur si “Zoti Titanik” për ekspertizën e tij të anijes, kaloi 22 vite në marinën franceze, ku u gradua komandant. Ai doli në pension nga marina në vitin 1986, por ëndrra për detin nuk e la të hiqete dorë nga thellësitë. Ai drejtoi zhytjen e parë të rikuperimit të rrënojave të Titanikut në vitin 1987.

Nargeolet ishte drejtor i kërkimit nënujor për RMS Titanic Inc., një kompani e dedikuar për ruajtjen e historisë së Titanikut, dhe E/M Group. Ai zhvilloi 37 zhytje në rrënojat e Titanikut gjatë karrierës së tij dhe mbikëqyri marrjen e 5000 objekteve të saj, duke përfshirë një pjesë byku prej 20 tonësh. Nargeolet lindi në Chamonix të Francës, por jetoi në Afrikë për 13 vjet me familjen e tij përpara se të kthehej në Francë në moshën 16-vjeçare.

Hetuesit janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ndodhi pasi Titan humbi kontaktin me anijen e tij mëmë në sipërfaqe të dielën.
Pas një kërkimi shumë-ditor me ndihmën e ekipeve amerikane, kanadeze dhe franceze, pjesë të nëndetëses u gjetën të enjten, afërsisht 487m nga harku i mbytjes së Titanikut. Titani që operohej nga kompania private amerikane “OceanGate Expeditions”, u zhyt të dielën në orën tetë të mëngjesit në afërsi të brigjeve kanadeze.

Top Channel

Çfarë ka ndodhur në Rusi?


Presidenti rus Vladimir Putin i ka mbijetuar kërcënimit të menjëhershëm të pushtetit të tij pasi lideri i grupit mercenar Wagner ra dakord t’i jepte fund kryengritjes së tij kundër ushtrisë ruse. 

– Yevgeny Prigozhin anuloi marshimin e trupave të tij Wagner në Moskë të shtunën vonë në mbrëmje pas negociatave me aleatin e Putinit dhe liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

– Ai gjithashtu pranoi të largohej nga Rusia për në Bjellorusi dhe Kremlini ka thënë se nuk do të ndjekë dënimin kundër tij apo luftëtarëve të Wagner.

– Marrëveshja de-përshkallëzon një krizë të madhe sigurie për Rusinë.

– Putin madje kishte paralajmëruar për luftë civile të shtunën në një fjalim kombëtar, duke i cilësuar veprimet e Prigozhin si “tradhti”.

– Por deri të dielën në mëngjes, trupat Wagner ishin tërhequr nga Rostov-on-Don, komanda ushtarake jugore që ata kishin kapur të shtunën.

– Presidenti ukrainas Zelensky thotë se revolta ka zbuluar një “kaos të plotë” në Rusi dhe se “bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë”.

– Udhëheqësit e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së thonë se po monitorojnë situatën nga afër.

– Uashingtoni thuhet se u informua për planet e rebelimit që të mërkurën, raportojnë mediat amerikane.

DW: Goditje e rëndë për imazhin e VLADIMIR PUTINIT

 

Lufta për pushtet mes presidentit Putin dhe kreut të ushtrisë së rekrutëve, Jevgeni Prigoshin që nisi marshimin drejt Moskës merr fund me një ujdi.

Kremlini konfirmoi, se akuza kundër Prigoshin është tërhequr.

Asnjë dënim për Jevgeni Prigoshin dhe ushtarët e tij të trupës Wagner, tërheqje në Bjellorusi – për këtë kanë rënë dakord Kremlini dhe kreu i trupës Wagner, Jevgeni Prigoshin. Nga ana e tij Prigoshin i jep fund kryengritjes.

Sipas të dhënave, Prigoshin do të shkojë në Bjellorusi, e ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë. Trupat Wagner janë tërhequr nga Rostovi dhe janë kthyer në kampet e tyre. Luftëtarët e trupës Wagner nuk do të ndiqen penalisht. Ujdia u ndërmjetësua nga kreu i shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Lukashenko ofroi ndihmën e tij, pasi e njeh Prigoshin prej 20 vjetësh.

Sipas televizionit gjerman, ARD, Putini do ta ketë të vështirë të shpjegojë zhvillimet e së shtunës në Rusi. “Prigoshin do të shkojë në Bjellorusi, por nuk dihet në cilin funksion.”

Sipas zëdhënësit, Peskov, Putin nuk do të mbajë një fjalim të ri. Vetëm mëngjesin e së shtunës, Putin foli në fjalim për tradhtarë dhe një thikë pas shpine, dhe tani të gjithë rebelët largohen pa asnjë ndëshkim, shkruan ARD. Në Rusi është marrë seriozisht marshimi i Prigoshin. Në Moskë u morën masa kundër terrorit, u publikuan pamje si u hapën hendeqe në autostrada, që të pengoheshin trupat  Wagner.

Sipas ARD, tolerimi i një ushtrie private si ajo Wagner lidhet me atë që Putini monopolin e pushtetit të shtetit gati e dorëzoi në duar private. Prigoshin u tolerua dhe u lejua të bënte punët e pista. Si në Ukrainë, në Siri, apo Afrikë. Zhvillimet dramatike të së shtunës janë një “goditje e rëndë për imazhin e Putinit”.

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, do të largohet për në Bjellorusi.

 

Mediat shtetërore ruse raportojnë se shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, do të largohet për në Bjellorusi.

Sipas raportimeve, akuzat kundër tij dhe grupit të tij do të hidhen poshtë “për të shmangur gjakderdhjen”. Prigozhin dhe grupi i tij u akuzuan për nxitje të rebelimit të armatosur kundër ushtrisë ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se mercenarët e Wagnerit që dëshirojnë të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, mund ta bëjnë këtë, dhe se luftëtarët që morën pjesë në rebelimin e sotëm, nuk do të ndiqen penalisht.

Prigozhin dha urdhrin për rebelim mbrëmjen e 23 qershorit, duke akuzuar ushtrinë ruse për sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë.

Por, pas gati 24 orësh, ai u dha urdhër forcave të tij që të tërhiqen, për të shmangur, siç tha edhe ai, gjakderdhjen. Vendimi u mor pas negociatave me udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenko.

Mercenarët e Wagnerit, në orët e para të së shtunës, morën kontrollin e qytetit Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe u nisën drejt Moskës.

Prigozhin tha se njerëzit e tij ishin vetëm 200 kilometra larg Moskës, kur vendosi t’i kthejë ata. Ai nuk tha nëse Moska i është përgjigjur kërkesës së tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cilësoi veprimet e Wagnerit si “tradhti”. SHBA-ja dhe aleatët e saj se kanë përcjellë nga afër ngja përcjellë nga afër ngjarjet në Rusi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj takon ish-krerët e UÇK në Hagë

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së.

Lajmin e bën të ditur Laert Kola i cili thekson se në këto takime është diskutuar për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive.

“Sot në Hagë, ku takuam simbolet e UÇK,Hashim  Thaci &SRexhep   Selimi. Diskutuam për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive.Parime të shtrenjta, sidomos në kohë të vështira”, shkruan Kola në rrjete sociale.

Kjo nuk është vizita e parë e kryebashkiakut Veliaj në Hagë. Edhe në tetor 2022, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj takoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...