Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/09/30

Antishqiptarët e të gjitha llojeve, e veçanërisht në Beograd, e kanë pasur ëndrrën më të madhe të tyre, që Qeveritë në Shqipëri të vendoseshin kundër Kosovës

 



Nga : Petrit Vasili 


Antishqiptarët e të gjitha llojeve, e veçanërisht në Beograd, e kanë pasur ëndrrën më të madhe të tyre, që Qeveritë në Shqipëri të vendoseshin kundër Kosovës.

Po asnjë Kryeministër më parë, përveç Edi Ramës, i majtë apo i djathtë qoftë, pavarsisht gabimeve apo të metave në planin e brendshëm, nuk mund qortohet kurrë për qëndrimet dhe mbështetjen ndaj Kosovës, pasi të gjithë kanë qenë të qartë dhe tepër të vendosur në krah të saj.

Për herë të parë Kosova ka përballë Edi Ramën, si një armik i paskrupull kundër saj, i gatshëm të shqiptojë dhe të mbrojë tezat më negative dhe të ndërmarë veprimet më të rrezikshme kundër pavaresisë dhe integritetit shtetëror të Kosovës si dhe të përdorë gjuhën më të egër e përçmuese ndaj saj.

Që nga Projekti i zi për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimit të kufijve, ku Edi Rama luajti një rol kryesor së bashku me Vuçiç dhe Soros dhe që u denoncuar nga kryeministri Haradinaj në atë kohë, të cilin filoserbi Edi Rama e paditi edhe ne gjykatë duke shënuar veprimin më të rëndë të parë deri atëherë kundër Kosovës.

Duke vazhduar me Ballkanin e Hapur serborus, duke ju kundërvënë egërsisht Kosovës dhe Albin Kurtit me gjuhën e një serbomadhi të vërtetë e me synim izolimin e denigrimin me çdo kusht të Kosovës

Apo me tej me urrejtjen e shprehur ndaj Kosovës gjatë provokimit shume të rëndë në Veri, kur turmat e armatosura serbe rrethuan Komunat dhe pengonin kryetarët e sapozgjedhur dhe Edi Rama sërish sulmonte me keq se Vuçici qeverinë e Kosovës.

Apo kur Serbia rrëmbeu tre policët Kosovare, ishte vetëm Edi Rama, që u fsheh me ditë të tëra që të fliste e të mbante qëndrim të hapur kundër Vuçiçit, por edhe kur foli u shpreh me gjuhën e Vuçiçit.

Apo kur ju kundërvu egërsisht Albin Kurtit në rastin e bisedimeve të bllokuara nga Vuçiç dhe Rama dërgoji në Bruksel gjoja një Draft per Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërkohe që marreveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit ishin gati për nënshkrim, i cili refuzohej nga Vuçiç për tu nënshkruar.

Apo vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës duke anulluar me mënyrë të njëanshme dhe rrugaçërore Mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive në Gjakovë.

 Apo në rastin e vrasjes së policit Bunjaku dhe provokimit agresiv terrorist serb, kur vetëm Edi Rama kishte guximin e një pengu të vërtetë dhe fliste për gjoja dy palë në konflikt ndërkohë kishim serbët agresorë në të njejtën anë dhe Kosova që mbronte rendin kushtetues nga ana tjetër.

 Apo ku Edi Rama propozonte Konferencë Paqeje, sipas skenarëve, që i servirte Beogradi dhe që ky i artikulonte me servilizmin e një pengu të vërtetë.

Apo sot që bën megafonin e Vuçiçit dhe kërkon marrjen e kontrollit total në Veri nga ndërkombëtarët e duke përjashtuar qeverinë dhe forcat e sigurisë së Kosovës, e gjitha kjo në funksion të Planit të vjetër të ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të kufijve.

Apo duke folur me gjuhë proserbe për "njohje gjoja de facto" të Kosovës, ndërkohë që bota mbarë e njeh Kosovën dhe çështja qëndron te njohja de jure të cilën Serbia nuk e bën, duke e penguar e duke përdorur çdo mënyrë dhe duke arritur deri tek provokimet terroriste.

Apo duke akuzuar në mënyrë të neveritshme Qeverinë e Kosovës se ajo sipas Edi Rames " ka kusuret e saj në dialogun me Serbinë", ndërkohe që pozicionimi i Albin Kurtit ka qenë absolutisht parimor dhe kushtetues dhe koha i dha plotësisht të drejtë atij duke detyruar edhe vete ndërkombëtarët të korigjojnë e ndryshojnë pozicionimet e tyre.

P Ë R F U N D I M:

Kosova ka përballë vetes një armik të betuar si Edi Rama.

Kosova dhe çështja shqiptare ka sot përballë besëprerësin me të madh të historisë së saj dhe si kurrë ndonjëherë është tradhëtuar nga Kryeministri në detyrë i Shqipërisë.

Vuçiçi ka zëdhënësin dhe megafonin më besnik në Tiranë, aq besnik sa edhe në Serbi nuk e gjen dot.

Edi Rama nuk është në krah të Albin Kurtit siç do të ishte çdo kryeministër apo faktor politik në Shqipëri, por është pas krahëve të tij me thikë në dorë për ta goditur egërsisht pas shpine me regji të Beogradit.

Kosova ka sot një problem të shtuar në dialogun dhe qëllimet e saj kombëtare sepse forcat me të errta anti Kosovë fërkojne duart kur tezat dhe qëndrimet, që ata nuk i mbajnë dot, i mbron dhe i përhap Kryeministri tradhëtar i Shqipërisë.

Por e gjithë Shqiperia jashtë zyrës se Edi Ramës është me zemër dhe me çdo mundësi që ka në krah të Kosovës dhe Qeverisë së saj dhe kjo është prova se Kosova nuk është kurrë vetëm.

Shqipëria duhet të jetë e gjitha bashkë për ta treguar këtë mbështetje ndaj Kosovës dhe për të izoluar tradhëtarin Edi Rama.


2023/09/28

Kosova është investim amerikan, ndërsa Edvin Kristaq Rama është investim i Beogradit për Kosovën.

Asnjëherë më shpërfillës e nuk ka qenë qeveria e Tiranes ndaj Kosovës. Edi Rama sikur është verbuar në arritjen e synimeve të tij dhe e shpërfill vrazhdë Kosovën. Mesazhi që jepet është i rëndë, Serbia duartroket këtë marrëdhënie shqiptarësh. Rama luan siç don Serbia.
Kurajua e Edi Rames që të shpërfille Kosovën është e frikshme.
Në gjithë tallavane minishengen apo Ballkani, ajo që është shqetësuese është fakti që Rama nuk ndalet asnjë çast nuk stepet edhe pse Kosova nuk është dakort.
Mendoj se një politikan shqiptar, duhet të ndalet te mendoje e të pyesë veten çfarë po bëj kur nuk pranon Kosova, gjysma e kombit. Minimumi duhet të flasë hapur edhe për publikun që njerzit ta dinë. Kosova është investim amerikan, dhe Rama ta thotë, nëse Amerika ka ngarkuar Ramen të dërguar special për Kosovën.
Kurajua e Edi Rames që të veprojë të bashkëpunoje me Serbinë kundër dëshirës së Kosovës, me shqetëson.
Nuk kam shqetësim tjetër.
Edi Rama nuk e ka prioritet Kosovën, e ka Serbinë. Nuk i interesojnë marredheniet me Kosovën as marredhenit mes shqiptarëve, as mes fqinjëve të tjerë, atij i interesojnë marrëdhëniet me Serbinë.
Edi Rama është i dërguari i Zotit qe te ndreqë Serbinë, është gati të sakrifikojë vëllanë për kojshine, është misionari që don ta bëjë qengj Serbinë, don të hyjë në histori si mik i Serbisë, si zëdhënës i Vuciqit.
Kur ai eshte aq i domosdoshem per Vuciqin, per synimet e Vuciqit qe te krijohet nje kopje e shemtuar e nje mini BE qe te shfryhen pritshmerite e ballkanasve te refuzuar nga BE, qe ti pajtoje Serbia te deshperuarit si nene e madhe, si vellai i madh, pse Edi Rama nuk i ve kushte Serbise qe ta njohe Kosoven nese don pranine e Shqiperise ne kete festival te shpifur ballkanie. Pse Rama nuk i imponohet bigbrotherit te tij Vuciq qe ta njohe Kosoven e pastaj Shqiperia bashke me Kosoven marrin pjese ne minishengene, por kur Serbia ta njohe Kosoven...
Edi Rama kur nuk arrin BE, shpik Ballkan të hapur. Aq donkishot është saqë mendon të krijojë BE e tij me Vuciqin... Sa herë ka probleme të brendshme në Shqipëri Edi Rama shpik axhenda të jashtme që thithin vëmendje. Ai i shërben verbërisht postit të tij dhe thërret argat djallin për interesat e tij. Edi Rama nuk ka mik e vella, ka interesa. Për interesat e tij ai e shpërfill pa dhimbje Kosovën siç e ka shpërfille e ndëshkuar qoftë dhe me taksën shtesë në Kalimash të Kukesit. Ai synon të flasë në emër të Kosovës dhe nuk llogarit askënd atje. Edi Rama ngaqë është trupmadh mendon se është lojtar i madh i gjeopolitikës për Amerikë Kinë e Rusi.


Flori Bruqi

“Projekti Handke”, drama e cila flet për gjenocidin serb, fituese në Francë

 


the handke project

Këtë të martë në emisionin “Ora e Pasdites” u diskutua për dramën e cila flet për gjenocidin serb, fituese në festivalin e famshëm të teatrove në Francë.

Autori i shfaqjes, dramaturgu Jeton Neziraj ishte mysafiri i sotëm, i cili shpalosi rrëfimin e tij për shfaqjen “Projekti Handke”, por edhe për çmimin fitues, duke qenë në konkurrencë me 400 garues.

Në këtë shfaqje me regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt, zhvishet krejtësisht shkrimtari austriak Peter Handke, i cili ka mohuar gjenocidin që shteti serb ka kryer në Bosnjë e Hercegovinë.

“Për mua është e rëndësishme që është shpërblyer kjo dramë, sepse flet për një temë kontroverse nëse e marrim në kuptimin përtej regjionit, ngase në Bosnjë dhe Kosovë qëndrimet janë gati të unifikuara, dhe aty nuk ka shumë dilema. Megjithatë, në Evropë, në qarqe të ndryshme, në mesin e intelektualëve dhe mediave është diskutuar shumë rasti i Peter Handke, sidomos pas marrjes së çmimit Nobel”, u shpreh fituesi i çmimit që jepet për dramaturgët e huaj në festivalin e Francës, “Journees de Lyon des Auteurs de Theatre”.

Autori, në studio me moderatoren Njomza Aliu – Kajtazi, shpalosi shumëçka tjetër rreth shkrimit të dramës, dhe analizave të bëra deri në finalizim të kësaj shfaqjeje.

Shfaqja “Projekti Handke”, ka bërë që shteti serb ta shënjestrojë dramaturgun Jeton Neziraj për “provokime të rrezikshme”, ani pse ky edhe së fundi fitoi çmimin kryesor në Mal të Zi.

“The Handke Projekt” me autor dramaturgun Jeton Neziraj dhe përkthyer në frëngjisht nga Sebastien Gricourt, ka marrë Çmimin për dramën më të mirë të huaj në konkursin më të madh të Francës, “Journées de Lyon des Auteurs de Théâtre”.

Por, për të kuptuar më saktësisht se si i mori autori këto reagime, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Kush e vrau gazetaren e BBC që ndihmoi refugjatët kosovarë? NETFLIX flet për një vrasës serb

 


jill dando

Vrasja e Jill Dando 24 vjet më parë mbetet një nga krimet më të mëdha të pazbardhura në Britani.

Gazetarja e dashur dhe prezantuesja e “Crimewatch” u gjet e vrarë me armë zjarri jashtë shtëpisë së saj në Fulham të Londrës Perëndimore në moshën 37-vjeçare në vitin 1999. Ndërsa Netflix sot lanson serialin me tre pjesë “Who shot Jill Dando?” (Kush e vrau Jill Dandon?), shohim lojtarët kryesorë – dhe teoritë kryesore.

Një nga teoritë, siç shkruan “Mirror”, është një vrasës serb pasi ajo kishte dalë publikisht në mbështetje të refugjatëve nga Kosova gjatë luftës më 1999, transmeton Klankosova.tv.

Pas apelit të saj publik që të mblidhen fonde për kosovarët refugjatë, ajo kishte pranuar një letër kërcënim nga një serb.

Lexoni më poshtë teoritë për vrasjen e saj.

Teoria e parë: Barry George

George ishte i vetmi njeri që u gjykua ndonjëherë për vrasjen e Jillit. I vetmuari George jetonte pranë shtëpisë së saj dhe kishte një histori të përndjekjes së grave dhe ofendimeve seksuale. Një kontroll në banesën e tij zbuloi një pjesë të një këllëfi arme, një sërë armësh zjarri dhe mbulime mediatike të Jillit. Kishte gjithashtu një foto të një burri që mbante një pistoletë dhe mbante një gaz-maskë, por George mohon se është ai vrasësi. Në dokumentar, George thotë: “Nuk e kisha takuar kurrë në jetën time, nuk e dija se kush ishte. Policia, pa pushim më intervistoi për këtë”.

Një grimcë e mbetjes nga e shtëna me armë zjarri në xhepin e brendshëm të xhaketës së tij çoi në shpalljen e tij fajtor dhe dënimin e tij dhe ai kaloi tetë vjet burg, por pas një apeli të drejtuar nga motra e tij, Michelle Diskin-Bates, provat e të shtënave u hodhën poshtë dhe dënimi u anulua. Avokati kryesor Michael Mansfield KC, i cili mbrojti Georgen, thotë: “Dosja duhet të jetë ende e hapur. Ata duhet të kërkojnë” vrasësin.

Teoria e dytë: Bota e krimit

Nga shumë teori të thelluara, njëra është se Jilli u vra me gjakftohtësi nga një kriminel që vepronte në botën e krimit të drogës, ose një vrasës me pagesë. Noel “Razor” Smith është një ish-kriminel me 68 dënime dhe gazetar i gazetës “Inside Time” për të burgosurit.

Ai u mbajt në burgun Belmarsh në Londrën Juglindore në kohën e vrasjes. Noel thotë në dokumentar: “Duhet të jesh një lloj personi, një psikopat brutal, i sofistikuar për të ecur pas një gruaje në mes të ditës dhe për t’ia drejtuar armën në kokë. Dua të them se kjo nuk është diçka që bëhet lehtë. Ajo ishte në ‘Crimewatch’ dhe shumë nga ata kriminelë ishin në burg. Është shumë e mundur që të jetë një prej tyre që e ka bërë atë. Dukej si një punë profesionale”, transmeton Klankosova.tv.

Teoria e tretë: Vrasësi serb

Vetëm 48 orë pasi u vra Jill, u shfaq teoria se prezantuesja televizive u vra nga një vrasës serb me pagesë. Njëzet ditë para vdekjes së saj, ajo kishte bërë një apel për krizën në Kosovë, i cili kishte mbledhur më shumë se 1 milion funte në 24 orë në mbështetje të refugjatëve që ikën nga Kosova.

Disa ditë para vrasjes, NATO bombardoi një stacion televiziv në Serbi, duke vrarë 16 punonjës. Agjenti i Jill, Jon Roseman tha: “Kishim shumë letra me postë, por zakonisht jo kërcënuese. Pastaj morëm një letër që përmendte apelin që ajo kishte bërë në fillim të atij muaji për Kosovën. Dukej se ishte disi kërcënuese”.

BBC kishte filluar të merrte kërcënime telefonike, duke përfshirë një nga një serb duke thënë se ai e kishte vrarë Jillin. Policia u përpoq të hetonte, por telefonata nuk mund të gjurmohej.

Teoria e katërt: Tre burrat

Policia e ktheu vëmendjen tek ata që ishin më të afërt me Jillin – i fejuari i saj Alan Farthing, ish-partneri dhe redaktori i BBC-së Bob Wheaton dhe agjenti Jon Roseman.

Detektivi Hamish Campbell thotë: “Realiteti është se shumica e njerëzve vriten nga dikush që e njohin. Njerëzit në rrethin e saj të ngushtë ishin i fejuari i saj, ish-partneri i saj i cili kishte qenë partneri i saj për shtatë vjet dhe agjenti i saj i biznesit. Ata duhej të intervistoheshin dhe eliminoheshin kryesisht nga alibia”.

Në kohën e vdekjes së saj, Jill ishte e fejuar me kirurgun gjinekolog Alan, i cili ishte mjek i familjes mbretërore, por ai nuk është intervistuar në dokumentar. Por miku dhe parukieri e Jillit, Martyn Maxey, njeriu përgjegjës për prerjen e saj ikonë të flokëve “Diana”, thotë: “Kur Jill takoi Alanin, ishte një moment që ndryshoi jetën për të, një moment që ajo e kishte menduar dhe e kishte ëndërruar për një kohë të gjatë”.

“Ajo kishte shpallur fejesën e saj. Ajo do duhej të ishte në kishë duke u martuar dhe ja që ishte në kishë duke u varrosur”. Alan u përjashtua shpejt si i dyshuar, por dyshimi ra mbi të tjerët, transmeton Klankosova.tv.

Kolegja Jennie Bond thotë: “Jill u përfshi shumë herët me Bobin dhe ishte një situatë e vështirë. E dini, ajo ishte me shefin”. Pastaj Alan i tha policisë se Jilli ia kishte dhënë Bobit 35,000 funte, dhe kështu ai u pyet pas funeralit.

Bob thotë se Jill ia kishte dhënë ato para për të blerë një shtëpi të përbashkët pranë lumit, ndonëse thotë t’i ketë thënë asaj se mund ta blinte edhe vet.

“I tregova dëshmitë e policisë se nuk më duheshin aq shumë para. Ajo ishte bujare me të gjithë, përfshirë edhe mua. Ne e donim njëri-tjetrin, nuk do ta kisha menduar ndonjëherë të bëja diçka të tillë. Të humbja dikë me të cilin kisha kaluar vite të vlefshme, interesante, të rëndësishme dhe të këndshme ishte një goditje masive”.

Bob u hoq nga lista e të dyshuarve dhe analiza e kamerave të sigurisë zbuloi se askush nuk po e ndiqte Jillin. Jon, gjithashtu më vonë i hequr nga lista e të dyshuarve, kishte shkruar një libër për një agjent, klienti i të cilit u qëllua dhe u vra

Albin Kurti, i thotë Edvin Ramës: Kudo në Kosovë e para përgjigjet policia, pastaj KFOR-i dhe EULEX-i

 


Kurti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun.

Me këtë rast, atij i është kundërpërgjigjur kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në një intervistë për gazetën boshnjake Istraga, Kurti tha se kudo në Kosovë e para përgjigjet policia e pastaj KFOR e EULEX.

Kurti tha se ka nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo formulë nuk duhet ndryshuar.

“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës: “Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, deklaroi Kurti për Istraga përcjell Klankosova.tv

Kjo intervistës sipas njoftimit të redaksisë së portalit boshnjak pritet të publikohet të dielën.

Slloba i Vogël- Ivica Daçiq në tentativë për ta mbrojtur Radojiçiqin e bën fillimvjeshtën, dimër

 


Milan RADOJICIQ

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se nënkryetari i Listës Serbe (subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës), Milan Radojiçiq, është në territorin e shtetit serb, pra është larguar nga Kosova.

Shteti i Kosovës, e konsideron Radojiçiqin, si njeriu që i priu grupit të armatosur e terrorist që me 24 shtator sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i forcave të rendit, Afrim Bunjaku, e u plagos kolegu i tij, Alban Rashiti.

“Ai, (Milan Radojiçiq) gjithsesi do t’i përgjigjet thirrjes së organeve kompetente të Serbisë. Jam i bindur se ai do të jetë i intervistuar. Ai ndodhet në territorin e Serbisë qendrore dhe Serbia me organet e saj gjegjëse do ta bëjnë punën e tyre. Milan Radojiçiq, nuk është i plagosur. Kjo është edhe një gënjeshtër e televizionit N1 dhe politikanit të tyre të preferuar Sveçla (Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës)”, tha Vuciq, për televizionin publik serb RTS.

Vuçiq, thotë se e njeh fort mirë Radojçiqin, por jo edhe pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur që ky nuk i quan terrorist. Kryetari i Serbisë, mohoi që ka informata për qëllimet që i kishte grupi.

Kryetari i Serbisë, disa herë akuzoi ministrin për komunitete e kthim të Kosovës, Nenad Rashiq dhe zëvendësin e tij, Radojica Radomiroviq, për atë që këta të dy thanë rreth ngjarjes që ngjau në Komunën e Zveçanit.

Nga ana e tij ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se nuk e di nëse nënkryetari i Listës Serbe, ishte në Banjskë ditën kritike, por se ai pretendon se në filmimin e shfaqur nga qeveria kosovare ku mendohet se shihet Radojçiq, ka borë, pra sipas Daçiqit videoja është bërë në dimër.

 

Gjendet i vdekur në territorin e Serbisë një shqiptar i Kosovës

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se një shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

MPJD bën të ditur se rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vdekje natyrale, aksident apo sulm.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftim.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...