Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/11

Si e ëma dhe e bija, kriminele që të dyja (Rusia - e ëma e Serbisë)

 





Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,PHD (AAAS)


Në faqen e internetit “Drenicaonline” të datës 04 janar 2024, ishte botuar informacioni me titull “Sanduloviç është rrahur brutalisht nga policia serbe  Në mesin e personave të maskuar, thotë se njohu Milan Radojçiçin”.

Në një tjetër informacion thuhet:

“E gjithë kjo ndodhi për shkak se Sanduloviç, bëri homazhe më 2 janar në kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz, duke vendosur një kurorë në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (Citohet sipas: Altina Marmullaku. Shqetësim në Kosovë për gjendjen e Sanduloviç-it, heshtje në Serbi”. Faqja e internetit “Albanian Post”. 05 janar 2024).

Kryeministri Albin Kurti reagoi ashpër ndaj këtij akti fashist të qeverisë serbe kundër Nikola Sanduloviçit. Ai deklaroi:

“Kjo po ndodh pas kërkimfaljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë. Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që qeveria serbe ua imponon qytetarëve të saj për guximin që ta pranojnë të vërtetën dhe të përpiqen për pajtim. Ai gjithashtu përbën shkelje serioze të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sulm të stilit të Putinit ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit” (Citohet sipas: “Nikolla Sandulloviç në paraburgim: Heshtje në Serbi, komente nga niveli më i lartë në Kosovë”. Faqja e internetit e gazetsës “Express”. 05 janar 2024).

Kush është Nikolla Sanduloviç?

Ai ka lindur në vitin 1963. Është i pajisur me kulturë perëndimore. Studimet universitare i ka kryer në Francë për arkitekt. Është kryetar i Partisë Republikane, të themeluar në vitin 2015.

Më bëri përshtypje të thellë një lexues me mbiemrin Kalaja, i cili, në reagimin e vet ndaj artikullit me titull “Publikohet videoja e Nikolla Sanduloviçit - ai shihet në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije gjersa largohet nga spitali”, të botuar në faqen e internetit “telegrafi” të datës 04 jana 2024. Ai shkruan:

“Këto skena në Serbi, kundër një serbi që guxoi të kërkojë falje për krimet që bëri Serbia kundër Kosovës dhe popullit të saj, tregojnë për një Serbi në Ballkan si ajo e Putinit në Rusi. Një Serbi fashiste, e në raport me shqiptarët e Kosovës edhe raciste”.

       Domosdo, s’mund të ndodhë ndryshe. Sepse Serbia, si pjellë e Rusisë, nuk mund të ketë tjetër organizim shtetëror, të ndryshëm nga organizimi shtetëror i Rusisë fashiste. Bija kriminale ndjek me rreptësi gjurmët e nënës kriminale. Le të kthehemi pas në kohë dhe të kujtojmë pranverën e vitit 1945, kur Lufta e Dytë Botërore po shkonte drejt fundit.

       Historiani anglez Antoni Bivor (Antony Beevor  -1946), shkrimtar, autor i një serie veprash për historinë e shek. XX, në librin me titull “Lufta e Dytë Botërore” (The Second World War), të botuar në Londër në vitin 2012, ka shkruar se ushtarët e ushtrisë sovjetike, në territorin e Gjermanisë patën përdhunuar dy milionë femra gjermane.

       Duke iu referuar rojtinave (arkivave) sovjetike dhe gjermane, autori thekson se “vetëm në Berlin ushtarët sovjetikë patën përdhunuar 130 mijë gra dhe vajza, nga të cilat 10 mijë i patën dhënë fund jetës me vetëvrasje” (Citohjet sipas: “Ushtarët sovjetikë, në vitin 1945, patën përdhunuar 2 milionë gra dhe vajza gjermane”. Faqja e internetit Newsland, 31 janar 2017).

Në studimin e vet me titull “Psikopatologjia e së kaluarës heroike dhe brezat e ardhshëm”, psikologu rus Mihail Reshetnjikov (1950), thekson:

“Në vitin 1992, në kinofestivalin e Berlinit qe paraqitur një film dokumentar, me fakte dëshmitarësh, ku provohej se në vitin 1945, ushtarët e ushtrisë sovjetike patën përdhunuar më shumë se 2 milionë femra në Poloni dhe në Gjermani” (po aty).

Natalia Gese (1914-1998), mikesha e ngushtë e shkencëtarit Andrea Saharov (1921-1989), gjatë viteve të luftës ka pasë punuar si korrespondente ushtarake. Në kujtimet e veta ajo shkruan:

“Ushtarët rusë i përdhunonin të gjitha femrat gjermane, nga mosha 8 deri në moshën 80 vjeçe. Ajo ishte një ushtri përdhunuesish” (Citohet sipas: Nikollaj Ivanov.  “Për heroizmat e ushtarit sovjetik, të ushtarit përdhunues… I kushtohet 23 shkurtit të turpshëm”). Faqja e internetit “FakeOff”. 23 shkurt 2015).

          Në vitet ’90 të shekullit të kaluar,  po të njëjtat krime kafshërore patën kryer në Dardani kundër femrave shqiptare bishat fashiste serbe, të cilat përdhunuan 20 mijë gra dhe vajza shqiptare. Në Evropë patën shpërthyer luftëra midis shteteve të ndryshme, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar që ushtarë anglezë, austriakë, francezë, gjermanë, italianë etj. të kenë përdhunuar kaq masivisht femrat e shteveve, në territoret e të cilave kanë pasë zhvilluar operacione ushtarake. Të tilla akte kafshërore në historinë e Evropës i kanë pasë kryer vetëm rusët dhe kushërinjtë e tyre biologjikë - shtazët serbe. Traditën e barbarisë seksuale kundër femrave të një shteti tjetër, rusët e kanë vazhduar ndaj femrave ukrainase pas sulmit fashist që Rusia ndërmori kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022.

       Nuk është absolutisht rastësi që pikërisht vetëm në këto dy shtete fashiste të Evropës përndiqet egërsisht elementi opozitar. Kjo për arsye se opozitari i Njëshit në këto dy vende, si në kohën e sistemit komunist, konsiderohet armik dhe, nënkuptohet, armiku duhet asgjësuar.

Gazetari i njohur serb Sllavko Çuruvia (1949-1999), themelues i disa botimeve të pavarura, ka qenë i njohur si kritik tepër guximtar i kriminelit Sllobodan Millosheviç. Gazeta e tij Dnjevnji telegraf” qe ndaluar në territorin e Serbisë, botohej në Mal të Zi dhe në Serbi shpërndahej ilegalisht. Këtë gazetar trim e pati kërcënuar paraprakisht bashkëshortja e Sllobodan Millosheviçit Mirjana Markoviç. Më 11 prill të vitit 1999, Sllavko Çuruvia u pushkatua në qendër të Beogradit, afër shtëpisë së vet.

Të tilla pushkatime intelektualësh të sferës së mjeteve të informimit masiv, në Rusinë fashiste kanë qenë seriale.

Ana Politkovskaja (1958), komentatore e organit “Novaja gazeta”. U pushkatua më 07 tetor 2006 në ashensorin e pallatit të vet, në rrugën “Lesnaja” në Moskë, pikërisht atë ditë që kryekrimineli Putin festonte ditëlindjen.

Dmitri Hollodov (1967), korrespondent i gazetës “Moskovskij komsomolec”. U vra më 17 tetor 1994.

Juri Shçekoçihin (1950), zëvendëskryeredaktor i organit “Novaja gazeta”. Vdiq nga një helmim i rëndë më 03 korrik 2003.      

Poll Hlebnjikov (1963), kryeredaktor i redaksisë ruse të revistës “Forbes”. Më 09 korrik 2004 u pushkatua kur po dilte nga zyra e revistës, në rrugën “Dokunjin” në Moskë.

Vladislav Listjev (1956), ish-drejtor i përgjithshëm i kanalit të parë televiziv ORT. U vra në hyrje të pallatit të tij më 01 mars 1995.

Në Rusinë fashiste, ashtu si edhe gazetarët, përndiqen egërsisht edhe politikanët opozitarë. Në mbrëmjen e vonë të 27 shkurtit 2015, me gjashtë të shtëna flakë për flakë, jo larg mureve të Kremlinit, u vra politikani dhe opozitari i njohur rus Boris Njemcov (një intelektual i shquar, i cili arsimin parauniversitar dhe universitetin i kishte përfunduar me diplomën “shkëlqyeshëm”) , për të vetmen arsye se kishte demaskuar politikën shoviniste të Putinit ndaj Ukrainës pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014. Gjashtë vjet pas vrasjes së tij, më 17 janar 2021, arrestohet politikani opozitar Aleksej Navalnëj (1976) dhe dënohet me burg të rëndë, të cilin po e vuan diku në humbëtirat akullnajore të Siberisë Veriore. Edhe Aleksej Navalnëj ishte opozitar i rreptë i Putinit dhe themelues i Fondit të luftës kundër korrupsionit” që mbretëron gjithandej në Rusi

Ajo çka bie më tepër në sy në Rusi dhe në Serbi, si dy vende, të cilat në themel të politikës së tyre kanë ideologjinë fashisto-shoviniste, është heshtja e opinionit publik para krimeve të kastave sunduese. Kjo për arsye se në këto dy vende pikërisht opinioni publik është ai që mbështet fuqimisht politikat shoviniste të atyre kastave, të cilat kanë në themel urrejtjen ndaj vendeve fqinje. Prandaj, në mbarë Evropën, jo rastësisht vetëm Rusia dhe Serbia përfaqësojnë dy vatra agresive për pushtime territoresh të huaja.

       Mbarë opinionin publik rus e ka mbuluar heshtja skandaloze  për humbjet e rënda që ka pësuar ushtria ruse, e cila, sipas faqes së internetit “Obozrevatel”, deri në mëngjesin e ditës së sotme, 10 janar 2024, në Ukrainë numëron 367 mijë të vrarë, pa llogaritur të sakatuarit dhe të zhdukurit pa lënë gjurmë. Kjo heshtje dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se populli rus mbështet bandën kriminale të Kremlinit për sulmin fashist që ndërmori kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022. Prandaj tingëllojnë mjaft aktuale fjalët e ish-Presidentit të Republikës së Çeçenisë Xhohar Dudajev (1944-1996), i cili, në një intervistë të vitit 1995, pati deklaruar:

       “... ky është tipari themelor i karakterit të popullit rus, i një populli të sëmurë nga rusizmi, i një populli që udhëhiqet nga ideologjia e urrejtjes... Madje duhet theksuar se kjo është një sëmundje kronike shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të gjitha ideologjitë e urrejtjes së

njeriut për njeriun (Citohet sipas: “Youtube”. Taras Kokovski. 15 prill 2022).

Dmitër Korçinski (1954), personalitet politik dhe shoqëror ukrainas, gazetar dhe drejtues emisionesh televizive, thotë:

“Rusët… për Kremlinin shërbejnë si një material konsumi, madje si një material, për të cilin atij nuk i dhimbset fort dhe që atë mund ta zëvendësojë me kënaqësi me diçka tjetër, më të përshtatshme… Në vetëdijen e shumicës së rusëve, Kremlini psikologjik nuk duhet të rrijë bosh: rusët heqin dorë vullnetarisht nga subjektiviteti i vetvetes dhe atë ia dorëzojnë kujtdo qoftë, madje edhe forcave armiqësore (bolshevikëve, fjala vjen), por mjafton që ato të mishërojnë në vetvete Kremlinin. Pikërisht ky tipar i psikologjisë kombëtare mund të rezultojë i kobshëm për rusët” (Citohet sipas: Dmitër Korçinski. “Rusët për Kremlinin janë material për konsum”. Faqja e internetit “ANVICTORY”. 18  Shkurt 2010).

Faktin që kasta sunduese e ka trajtuar tradicionalisht popullin rus si material konsumi, e ka pranuar edhe vetë bashkëshortja e carit Nikollaj II (1868-1918), caresha Aleksandra Fjodorovna (1872-1918). Në një letër që i dërgonte bashkëshortit të saj më 17 gusht 1916, ajo shkruante:

“Gjeneralët e dinë se ne kemi shumë ushtarë në Rusi dhe prandaj nuk u dhimbset jeta e tyre” (Citohet sipas: Olga Tonina, Aleksandër Athanasjev. “Mos t’ju vijë keq për ushtarët, gratë do të pjellin të tjerë”. Faqja e internetit “samlib.ru”. 20 dhjetor 2012).

       Po kaq skandaloze është edhe heshtja e mbarë opinionit publik serb për vrasjen e gazetarit Sllavko Çuruvia dhe për rrahjen barbare të politikanit opozitar Nikolla Sanduloviç nga kriminelët e strukturave fashiste të shtetit serb, të cilët e masakruan për të vetmen arsye se ai, gjatë vizitës në Dardani, pati deklaruar publikisht:

Në Prekaz e kam thënë qartë, që, si njeri, më ka dhembur zemra, ndërsa si politikan kam dhënë premtim se ata që kanë kryer krime në Prekaz dhe në territorin e Kosovës, do të përgjigjen për ato krime. Po e përsëris qëndrimin tim, i cili nuk ka ndryshuar që 20 vjet, sepse kam dhënë premtim që, të gjithë kriminelët që kanë kryer krime, do të përgjigjen para drejtësisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje e Hercegovinë (Citohet sipas: Imazhe ekskluzive / Shërbimi sekret serb masakron politikanin që kërkoi falje për krimet në Kosovë, dhunë barbare ndaj Nikolla Sanduloviçit”. Faqja e internetit “Pamflet”. 04 janar 2024).

Përfundimisht duhet nënvizuar se gazetarët dhe politikanët opozitarë përndiqen, masakrohen dhe vriten vetëm në diktaturat fashiste. Dhe të vetmet diktatura të tilla në Evropë janë Rusia dhe Serbia.

Kaliforni, 10 janar 2024

 

2024/01/10

Zbulohet arsyeja pse NASA nuk shkon më në Hënë






AUTOR :Akad.Prof.Dr. FLORI BRUQI,PHD

  Tetë sinjale radio misterioze janë zbuluar gjatë vëzhgimit të 820 yjeve, në një pjesë të hapësirës midis 30 dhe 90 vite dritë larg. Ka ndodhur disa herë që astronomët të kenë hasur në sinjale radio që vërtet dukej se prodhoheshin nga alienë inteligjentë. Gjithmonë, duke i analizuar me kujdes, u konstatua se ato kishin një burim natyror. Tani, falë një algoritmi të ri të trajnuar nga inteligjenca artificiale, janë kapur 8 sinjale me interes të madh. A kemi gjetur një sistem të ri për të thjeshtuar kërkimin e mesazheve aliene?

Zbulimi u bë nga ekspertë, të udhëhequr nga Peter Ma i Universitetit të Torontos, të cilët po përdornin algoritmin për të vëzhguar 820 yje në një zonë të hapësirës që më parë mendohej se nuk kishte ndonjë aktivitet të mundshëm jashtëtokësor. Puna e tyre, e botuar në Nature Astronomy, u krye në bashkëpunim me SETI (organizata private shkencore, qëllimi i së cilës është kërkimi i jetës inteligjente jashtëtokësore përmes programeve kërkimore ndërkombëtare për sinjale të mundshme të prodhuara nga alienët inteligjentë), projektin Breakthrough Listen dhe institucione të tjera kërkimore në fushën e kërkimit të radioastronomisë, për të gjetur mesazhe jashtëtokësore.

Pjesa e qiellit i analizuar nga Ma dhe kolegët tashmë ishte studiuar më parë falë teleskopit Robert Byrd Green Bank në Virxhinia Perëndimore (SHBA), pra radioteleskopi më i madh plotësisht i drejtuar në botë (100 m diametër): megjithatë duke përdorur metodologjinë e vjetër, por nuk u evidentua asnjë shenjë me rëndësi të veçantë.

Steve Croft, një nga drejtuesit e projektit Breakthrough Listen të Teleskopit Green Bank, shpjegoi: “Problemi kryesor është të shikojmë nëpër kashtën e madhe të yjeve dhe sinjaleve të radios që na rrethojnë, për të gjetur gjilpërën që mund të jetë një transmetim nga një botë aliene. Fatkeqësisht, shumica dërrmuese e sinjaleve të marra nga teleskopët tanë vijnë nga teknologjia jonë: satelitët GPS, telefonat celularë dhe të ngjashme. Algoritmi i Peter Ma ofron një mënyrë më efektive për të filtruar kashtën.”

DËGJOJMË MË MIRË

Si duhet të jenë sinjalet për të qenë jashtëtokësorë? Së pari, ato duhet të jenë me brez të ngushtë, pasi ato të shkaktuara nga fenomenet tokësore priren të jenë me brez të gjerë. Ata gjithashtu duhet të kenë një “zhvendosje të pikut” në lidhje me lëvizjen rrotulluese të Tokës, të cilën sinjalet tokësore nuk e kanë. Dhe së fundi, ato shfaqen vetëm kur drejtoni antenën në një vend të caktuar, ndërsa sinjalet tokësore vijnë gjithmonë.

“Sinjalet janë të pranishme kur njeriu tregon yllin dhe mungojnë kur «shikon larg»;  në krahasim me ndërhyrjet lokale, e cila zakonisht është gjithmonë e pranishme,” shpjegoi Croft. “Në total, ne kërkuam 150 terabajt të dhëna të mbledhura nga 820 yje aty pranë. Ky është i njëjti grup të dhënash i studiuar në 2017 me teknikat klasike: në atë kohë arritëm në përfundimin se nuk kishte sinjale interesante. Tani po e çojmë këtë përpjekje kërkimi në një milion yje, falë teleskopit MeerKAT.”

ASNJË SIGURI

Këto tetë sinjale që duket se vijnë nga drejtimi i pesë yjeve në një hapësirë ​​që përmban 820 yje, të cilët ndodhen midis 30 dhe 90 vite dritë larg, nuk janë përsëritur: kjo nuk na lejon të themi me siguri absolute se janë sinjale inteligjente.

Astronomët duhet t’i luajnë edhe një herë për të përjashtuar 100 për qind se nuk është ndërhyrje në Tokë, por kjo tregon se sa jetik është algoritmi i ri për të gjetur qytetërimet aliene. Tani gjithçka që duhet të bëjmë është të presim: nëse ata janë atje dhe na dërgojnë sinjale, së shpejti do të jemi në gjendje t’i marrim. 

Prej kohësh, mendohet se mbi Hënë ka prova të ekzistencës së jetës jashtëtokësore.Të fiksuarit pas UFO-ve pretendojnë se shenjat e jetës së tyre janë parë, por edhe janë fshehur për të mos u bëra të ditura për masën, duke fshehur kështu edhe sekrete që sjell një tjetër formë jete.

Një video e hedhur së fundmi në “YouTube” nga Secureteam ka befasuar shumëkënd.

Ekipi i Secureteam pretendon se në buzët e një krateri mund të shihen pesë kulla rreth 70 metra të gjata.
Madje ata japin të dhënat për këto kulla, që ngjajnë si piramidat.

Sipas Secureteam, NASA i ka fshirë këto struktura nga imazhet e mëparshme.
Megjithatë shumë të tjerë teksa i shohin këto pamje, ndonëse habiten, i shikojnë si spekulime.


“Alienët mund të jetojnë në një “Super Toke”, misterioze dhe e ngrirë, shumë pranë planetit tone”- kështu thuhet në një artikull të botuar në “The Sun”.  Bota e re e zbuluar kohët e fundit në Rrugën e Qumështit, është një nga eksoplanetët më afër Tokës.


 I njohur si “Barnard B”, planeti është jashtëzakonisht i ftohtë, i zhytur në -170 ° C. Megjithatë shkencëtarët mendojnë se alienët mund të banojnë atje.

Duke qënë se “Bernard B” ka një trinom të ngjajshëm me Tokën tonë - praninë e formave të hekurit dhe nikelit, një fushë magnetike të fortë dhe një aktivitet të fortë gjeotermik, shkencëtarët mendojnë se ai mund të jetë në gjendje të strehojë jetë fal ngrohjes prej proceseve gjeotermal, ashtu si dhe në liqenet e gjendur në nënakujt e Antartidës.

“Barnard B” u zbulua në muajin nëntor të vitit 2018 dhe është i dyti më i afërt eksoplanet jashtë sistemit tonë diellor. Ai fillimisht u mendua se ishte tepër i ftohtë për të rritur forma jete, por studimi i bërthamës se tij ka ndryshuar idetë fillestare.

“Barnard B” ndodhet 6 vite drite nga toka, një rrugë e shkurtër në terma kozmik, por një udhëtim i largët krahasuar me distancat normale. Duke përdorur teknologjinë e lartë, për të mbërritur te ai do të duhen 130 000 vjet. Planeti I ri I zbuluar është një masë toke 3,2 herë më e madhe se planeti Tokë. Ai furnizohet me vetëm 2% energji krahasuar me energjinë që ne marrim prej diellit.

Edhe pse “Barnard B” emeton dritë të dobët, shkencëtarët janë besimplotë se do ta  observojnë atë me teleskopët e gjeneratës së fundit, në mënyrë që të verifikojnë nëse ai është i banueshëm apo jo. Studimet do të hedhin dritë mbi natyrën e atmosferës së planetit, sipërfaqen e tij dhe kapacitetet e mundshëm për të strehuar jetë.





 Alienët që kemi parë janë xhinde, jashtëtokësorët jemi ne








UFO është akronim për Unidentified Flying Object, që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP). Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta indentifikojnë. Në shumë raste është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur keq nga satelitët për t'u quajtur më pas UFO.

Me UFO përfshijmë çdo objekt ose krijesë të çuditshme fluturuese por që siç e shpjeguam më sipër termi përfshin pamundësinë për ti indentifikuar dhe jo për ti përjashtuar nga fakti që mund të jenë edhe diçka tokësore. Fjalët UFO dhe jashtëtokësorë nuk janë i njejti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit të tyre quhet ufologji dhe cilësohet si pseudoshkencë.

Shumë fotografi ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz të ndryshëm por edhe nga satelitët ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Nuk ka ndeshur rrallë që në mes tyre të ketë pasur edhe falso. Në dhjetor të 2005, një video e çuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua në internet nga burime anonime (të panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Për shume njerez keto filmime ishin prova të pamohueshme të ekzistencës së UFO-ve.

Ufologjia moderne lindi më 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, një pasanik amerikan, pohoi se kishte parë nga avioni i tij privat, 9 objekte të paidentifikuara, të ngjashme me disqet fluturuese, që fluturonin në afersi të malit Rainer, në shtetin e Washingtonit. Kjo dëshmi përqendroi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi dukurinë UFO, duke i dhënë jetë studimit e më pas pseudoshkencës së njohur si ufologji.

Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ka pasur shumë dëshmi nga pilotë të cilët pohojnë se gjatë fluturimeve kanë hasur në prani të çuditshme ose janë shoqëruar në fluturim nga objekte të panjohur të shndritshëm. Këto u quajten Foo fighters nga vetë pilotët, të cilët thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me një shpejtësi aq të madhe saqë vinin seriozisht në diksutim ligjet e fizikës në atë kohë.

Sipas disa ufologëve italian, rasti i parë i dokumentuar daton 11 Prill 1933 në Milano. Menjëherë Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenta të asaj epoke, aktualisht nën pronësinë e Qendrës Ufologjike Kombëtare, faktojnë se një UFO është përplasur në afërsi të Milanos.

Më 7 Janar 1948, rreth ores 14.00 në Madisonville (Teksas) shumë njerëz panë një objekt të çuditshëm me drita të kuqe që qëndronte pezull në ajër. Ky objekt u ndoq nga një skuadrilje avionësh të cilët nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit në lartësi të madhe. Piloti që u shkoi më afër ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha përmasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktimë për mungesë oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte një balon metereologjik i marinës Sky Hook.

Një vend shumë i famshëm në këtë fushë është edhe “Area 51” (Zona51) një territor ushtarak mbi të cilin është i ndaluar fluturimi. Pikërisht në laboratorët e zonës në fjalë thuhet se ka dokumenete me tepër vlera mbi ekzistencën e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerëz të cilët kanë arritur deri aty sa të thonë se kjo bazë ka studiuar vazhdmisht trupa qiellor dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e një jashtëtokësori.

Për shumë skeptikë UFO-t nuk ekzistojnë dhe çdo dukuri e mbiquajtur e jashtezakonshme nuk është gjë tjetër vetëm eksperimenti i rradhës i shërbimeve ushtarake amerikane, si për shembull avionet Stealth të cilët karakterizohen nga forma të pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnjë një prirje për të mos dhënë informacione mbi këtë dukuri duke arritur deri aty sa të mos e përfshijë zonën 51 dhe shumë territore të ngjashme nëpër hartat gjeografike.

Kohët e fundit studiues të këtij fenomeni kanë krijuar një emër të ri që është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) në shqip Dukuri Ajrore e Paidnetifikuar. Ky përkufizim i ri ka ardhur si pasojë e BOL (Ball of light), në shqip Sferë Drite që shpesh herë kanë ngatërruar studiuesit ndërkohë që bëhej fjalë për dukuri krejtësisht të shpjegueshme.vrk m zemra.

Rrëmbime

Sipas një versioni të ndryshuar të klasifikimit të bërë nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrëmbimeve përkufizohen dhe si takime në afersi të tipit të IV. Ky klasifikim është bërë pasi ka pasur shumë raste kur njerëzit kanë deklaruar se janë rrëmbyer nga krijesa të çuditshme për qëllime studimi apo analizash. Këto deshmi janë konsideruar si të rreme pasiqë asnjëherë nuk janë shoqëruar me prova konkrete, megjithëse disa nga të rrëmbyerit janë paraqitur me vraga të cilat nuk i kishin pasur kurrë më parë.

Inteligjenca jashtëtokësore (shpesh e shkurtuar ETI) i referohet jetës hipotetike inteligjente jashtëtokësore

Asnjë jetë e tillë nuk është provuar ndonjëherë të ekzistojë në Sistemin Diellor, përveç njerëzve në Tokë, dhe ekzistenca e saj në sisteme të tjera yjore është ende spekulative. Çështja nëse mund të ekzistojnë botë të tjera të banuara është debatuar që nga kohërat e lashta. Forma moderne e konceptit u shfaq kur Revolucioni i Kopernikut tregoi se Toka ishte një planet që rrotullohej rreth Diellit, dhe planetët e tjerë ishin, anasjelltas, botë të tjera. Pyetja nëse ekzistojnë planetë apo hëna të tjera të banuara ishte një pasojë e natyrshme e këtij kuptimi të ri. Është bërë një nga pyetjet më spekulative në shkencë dhe është një temë qendrore e fantashkencës dhe kulturës popullore.

Jeta aliene apo jeta jashtëtokësore është jeta që mund të ndodhë jashtë Tokës dhe që nuk e ka origjinën në Tokë. Asnjë jetë jashtëtokësore nuk është zbuluar ende përfundimisht, megjithëse përpjekjet janë duke u zhvilluar. Një jetë e tillë mund të variojë nga forma të thjeshta si prokariotët tek qeniet inteligjente, duke sjellë ndoshta qytetërime që mund të jenë shumë më të avancuara se njerëzimi.

Ekuacioni Drake spekulon për ekzistencën e jetës së mençur diku tjetër në univers. Shkenca e jetës jashtëtokësore njihet si astrobiologji.

Spekulimet rreth mundësisë së botëve të banuara jashtë planetit Tokë datojnë që në antikitet. Shkrimtarët e hershëm të krishterë diskutuan idenë e një "pluraliteti të botëve" siç u propozua nga mendimtarë të mëparshëm si DemokritiAgostini i referohet idesë së Epikurit për botët e panumërta "përgjatë pafundësisë së pakufishme të hapësirës" (shprehur fillimisht në Letrën e tij drejtuar Herodotit) në Qytetin e Zotit. Në poemën e tij të shekullit të parë De rerum natura (Libri 2:1048–1076), filozofi epikurian Lucretius parashikoi se njerëzimi do të gjente ekzoplanetë të panumërt me forma jete të ngjashme dhe të ndryshme nga ato në Tokë, madje edhe raca të tjera të njeriut.

Shkrimtarët para-modernë zakonisht supozonin se "botët" jashtëtokësore janë të banuara nga qenie të gjalla. William Vorilong, në shekullin e 15-të, pranoi mundësinë që Jezusi mund të kishte vizituar botët jashtëtokësore për të shëlbuar banorët e tyre.

 Nicholas of Cusa shkroi në vitin 1440 se Toka është "një yll i shkëlqyer" si objektet e tjera qiellore të dukshme në hapësirë, të cilat do të dukeshin të ngjashme me Diellin nga një këndvështrim i jashtëm për shkak të një shtrese "shkëlqimi të zjarrtë" në shtresën e jashtme të atmosferës. Ai teorizoi se të gjithë trupat jashtëtokësorë mund të banoheshin nga njerëz, bimë dhe kafshë, duke përfshirë Diellin.

Descartes shkroi se nuk kishte asnjë mjet për të provuar se yjet nuk ishin të banuara nga "krijesa inteligjente", por ekzistenca e tyre ishte një çështje spekulimi.


Shkrimet e këtyre individëve tregojnë se interesi për jetën jashtëtokësore ka ekzistuar gjatë historisë, megjithëse vetëm kohët e fundit njerëzit kanë pasur ndonjë mjet për ta hetuar atë.

Që nga mesi i shekullit të 20-të, janë bërë kërkime aktive për të kërkuar shenja të jetës jashtëtokësore, duke përfshirë kërkimet për jetën aktuale dhe historike jashtëtokësore dhe një kërkim më të ngushtë për jetën inteligjente jashtëtokësore. Në varësi të kategorisë së kërkimit, metodat variojnë nga analiza e të dhënave të teleskopit[7] dhe ekzemplarëve deri te radiot që përdoren për të zbuluar dhe transmetuar komunikime.

Koncepti i jetës jashtëtokësore, dhe veçanërisht inteligjenca jashtëtokësore, ka pasur një ndikim të madh kulturor, veçanërisht jashtëtokësorët në trillime. Fantashkencë ka komunikuar ide shkencore, ka imagjinuar një gamë të gjerë mundësish dhe ka ndikuar në interesin publik dhe perspektivat mbi jetën jashtëtokësore. Një hapësirë e përbashkët është debati mbi mençurinë e përpjekjes për komunikim me inteligjencën jashtëtokësore. Disa inkurajojnë metoda agresive në përpjekje për të kontaktuar jetën inteligjente jashtëtokësore. Të tjerë – duke përmendur tendencën e shoqërive njerëzore të përparuara teknologjikisht për të skllavëruar ose shkatërruar shoqëritë më pak të përparuara – argumentojnë se mund të jetë e rrezikshme të tërhiqesh në mënyrë aktive vëmendjen te Toka.


 Dr. Edgar Mitchell, njëri nga astronautët më të famshëm në historinë e NASA-s, njeriu i cili mori pjesë në misionin “Apollo 14”, si dhe njeriu i gjashtë që shkeli në Hënë, thotë: Pas udhëtimit në hapësirë, jam tërësisht i bindur që alienët janë duke na vështruar. 

Nuk e di sa, ku dhe si e bëjnë ata një gjë të tillë, por ata na vështrojnë. Ne i shohim anijet e tyre gjatë tërë kohës. Nëse e kishim teknologjinë e nevojshme për ta dërguar njeriun në Hënë në vitin 1969, atëherë shtrohet pyetja, pse më kurrë nuk shkuam në satelitin e vetëm natyror të Tokës? 

NASA dhe disa kompani private tanimë planifikojnë shkuarjen e njeriut në Mars, por shumë njerëz thonë se, në vend që të shkojmë në Mars, ne duhet të shkojmë në Hënë, të themelojmë koloni aty dhe laboratorë. 

Pse nuk shkojmë më në Hënë? 

 Prandaj, shtrohet pyetja, çka na pengon që të shkojmë sërish në Hënë? A kemi të bëjmë vetëm me mungesë të interesit, sikur që mendojnë disa? Apo, ndoshta ekziston edhe ndonjë arsye “e fshehtë” për këtë? Ka shumë njerëz nga e mbarë bota, të cilët fuqishëm besojnë se NASA është duke fshehur shumëçka nga opinioni publik. Me miliona njerëz janë të bindur se ekzistojnë baza sekrete të alienëve në sipërfaqe të Hënës dhe, gjykuar sipas deklaratave të zyrtarëve të lartë, bile edhe të astronautëve, kjo storie mund të jetë e vërtetë. Çka nëse në Hënë ekzistojnë baza të alienëve dhe NASA, si dhe qeveritë botërore, janë duke e fshehur këtë nga ne? A nuk mendoni edhe ju se astronautët janë njerëzit më kompetentë dhe të kualifikuar që të flasin rreth alienëve, bazave të alienëve, UFO-ve? Çka thotë astronauti tjetër i famshëm? Mitchell nuk është astronauti i parë që flet haptazi rreth alienëve. Edwin Eugene Aldrin, Jr., alias ‘Buzz’ Aldrin, ish astronaut dhe inxhinier amerikan, po ashtu ka bërë komente në këtë temë. Edhe Buzz Aldrin ishte njëri ndër njerëzit e parë që shkeli në sipërfaqe të Hënës, respektivisht ishte i dyti. Ja çka thotë ai: Gjatë rrugëtimit të “Apollo 11” për në Hënë, vërejta një dritë që na përcillte gjatë udhëtimit. Drita, të cilën e pash nga dritarja, dukej se vazhdimisht lëvizte. Ka pasur shumë shpjegime rreth asaj se çka mund të ketë qenë kjo, ndoshta edhe një anije tjetër kozmike nga ndonjë vend tjetër, apo botë tjetër? Pra, objekti në fakt ishte i paidentifikuar. Kur u kthyem në Tokë, treguam krejt çka kishim parë. Unë kisha menduar se kjo ishte transmetuar edhe gjerësisht në botë, por më pas kuptova se ajo ishte mbajtur sekret. Carl Sagan thotë se, në Kashtën e kumtrit mund të ekzistojnë alienë. Nëse jo në galaktikën tonë, atëherë diku në univers, gati me siguri të plotë, mund të thuhet se ka jashtëtokësorë, se ka jetë. E keqja është se ato planetë me jetë mund të jenë tepër larg nesh Një objekt i paidentifikuar është rrëzuar nga ushtria në Kanada. ( ne 11 shkurt 2023) Dy avionë kanadezë dhe amerikanë u përpoqën që ta gjurmonin objektin dhe sipas kryeministrit Trudeau, ai u rrëzua nga një avion luftarak amerikan i llojit F-22. 

Objekti cilindrik ka shkaktuar shumë polemika, nga të cilat nuk kanë munguar as teorite konspirative në lidhje me këtë çështje. 

 Në  rrjetin e platformes "TikTok" ky lajm është shoqëruar me reagime masive. Shumë shtetas kanadezë kanë publikuar video të ndryshme të cilat tregojnë objekte të paidentifikuara që fluturojnë në qiell. Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. 

 "The Sun" sjell një tjetër artikull befasues për jashtëtokësorët.

 Gazeta e njohur britanike citon një person që e përshkruan veten si “udhëtar në kohë”, i cili parashikon se alienë 2 metra të gjatë do të zbarkojnë në Tokë majin e vitit 2022, dhe se do të ketë një luftë “ndërdimensionale” me SHBA-në. “Jashtëtokësorët do të bëjnë shfaqjen e tyre të parë në planetin tonë vitin e ardhshëm. Data e saktë është 24 maj 2022”, shkruan ky person. Ai pretendon se “krijesat mitike quhen Niros dhe do të vijnë në paqe, por amerikanët do t`i sulmojnë duke nisur kështu një betejë ndërhapësinore”. Sado absurd që tingëllon ky pretendim, ai është shpërndarë më shumë se 90 mijë herë në internet e ka marrë me mijëra pëlqime. Më shpejt, videoja e këtij personi është përhapur në TikTok. Vetëm pak ditë më parë, po në këtë platformë një tjetër i vetëquajtur “udhëtar në kohë” parashikoi se pas tre vitesh, Kalifornia do të goditet nga tërmeti më i madh që është regjistruar ndonjëherë në histori. 

Njoftimi i NASA-s: Alienët ekzistojnë, mund të jetojnë në planete të tjerë 

 Ne kemi qenë prej kohësh të magjepsur nga ideja e jetës jashtëtokësore. Të dhënat më të hershme të shkruara që paraqesin idenë e “alienëve” shihet në veprën satirike të shkrimtarit asirian Lucian të Samosatas, që daton që në vitet 200 pas Krishtit. 

Në një roman, Lucian shkruan për një udhëtim në Hënë dhe jetën e çuditshme që ai imagjinon të jetojë atje, nga shkaba me tre koka, deri te pleshtat e madhësisë së elefantit. 

Tani, rreth 2000 vjet më vonë, ne jemi ende duke shkruar histori të aventurave epike përtej Tokës, ku njerëzit ndeshen me qenie jashtëtokësore. Histori të tilla sigurisht që na argëtojnë, duke frymëzuar një komunitet të madh shkencor, që heton në mënyrë metodike ekzistencën e jetës në planetë të tjerë dhe së fundmi ka arritur në përfundimin se jeta aliene me të vërtetë nuk do të ketë shumë ngjashmëri me natyrën njerëzore. Administratori i NASA-s Bill Nelson tha në një konferencë për shtyp, se ai beson se mund të ketë alienë, që jetojnë në një planet tjetër si i yni. Nelson pranoi se me miliarda yje në miliarda galaktika atje, një Tokë tjetër mund të ekzistojë. “Nëse na pyesni nëse ka forma të tjera jete në pafundësinë e universit, atëherë përgjigja është po”, tha drejtori i NSA dhe ish-astronauti Bill Nelson. 

 Në raportin prej 33 faqesh të studimit, një ekip i pavarur i porositur nga NASA, i kërkoi agjencisë hapësinore amerikane të rrisë përpjekjet e saj për të mbledhur informacion mbi UFO-t dhe për të ndihmuar Pentagonin në zbulimin e tyre. 

 Paneli prej 16 anëtarësh vuri në dukje se teknologjitë si inteligjenca artificiale dhe mësimi i makinerive janë thelbësore për identifikimin e dukurive të rralla. 

 NASA tani po emëron një drejtor të kërkimit UAP (Fenomene Anomali të Paidentifikuara), për të drejtuar një projekt të ri që shqyrton të dhënat dhe heton praninë e alienëve në tokë. Shpresohet se përfshirja e NASA-s do të ndihmojë në uljen e stigmës rreth UAP-ve. “Ne duam ta zhvendosim bisedën rreth UAP-ve nga sensacionalizmi në shkencë”, tha zoti Nelson. 

 Ai premtoi një qasje të hapur dhe transparente. Kur u pyet nga gazetarët nëse SHBA-ja ose qeveritë e tjera po fshehin alienë ose anije kozmike të botës tjetër, Nelson u përgjigj: Më trego provat. NASA ka thënë se nuk kërkon në mënyrë aktive për pamje të pashpjegueshme. Por ajo ka një flotë anijesh kozmike që rrotullohen rreth tokës që mund të ndihmojnë në përcaktimin, për shembull, nëse moti qëndron pas një objekti apo ngjarjeje të çuditshme. 

 NASA i përkufizon UAP-të si vëzhgime në qiell ose gjetkë që nuk mund të identifikohen lehtë ose të shpjegohen shkencërisht. Studimi u nis një vit më parë dhe kushtoi rreth 100,000 dollarë (80,500 £). Një hulumtues i cili ka kaluar vite duke hulumtuar UFO për Ministrinë e Mbrojtjes, ka folur rreth pretendimeve se alienët janë duke jetuar në Tokë dhe se e vërteta është duke u fshehur nga liderët botërorë. 

 Nick Pope punoi për Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë nga viti 1985 deri më 2006, dhe mes viteve 1991 dhe 1994 ai drejtoi kërkime të gjera rreth çdo kërcënimi potencial nga fenomeni UFO. Projekti u mbyll me përfundimin se nuk kishte kërcënime. Tani me bazë në SHBA, Pope udhëton nëpër botë duke folur në konferenca që kanë të bëjnë me UFO-të, si dhe duke përshkruar prapavijën e dokumentarëve të ndryshëm. Për vite të tëra besimtarët e alienëve pretendojnë se Qeveria Amerikane, dhe me gjasë edhe të tjerat, e dinë se alienët na kanë vizituar dhe i kanë lejuar ata që të veprojnë në baza të fshehta nëntokësore, nga ku e hulumtojnë planetin tonë. Në këmbim të kësaj, qeveria ka mësuar teknologjinë e tyre që ua ka mundësuar atyre të vijnë këtu. Teori të ndryshme madje sugjerojnë se shumë specie “të zhdukura” jetojnë në planet. Express.co.uk ka pyetur për herë të parë Pope për të qartësuar pikëpamjet e tij rreth kësaj dhe teorive të tjera, dhe ai nuk është përmbajtur. 52-vjeçari zbuloi se është i bindur që alienët ekzistojnë, diku jashtë në Univers. Megjithatë, ai tha se nuk iu beson teorive konspirative që thonë se alienët janë duke u fshehur nëpër bunkerë top-sekretë dhe se janë duke punuar me qeveritë botërore. Shkencërisht, ai nuk është i bindur që alienët mund t’ia dalin të vijnë në Tokë. Nëse vijnë UFO nga planetë të tjerë, ata “do të jenë thjeshtë sonda automatike ose anije kozmike të kontrolluara nga inteligjenca artificiale”, shtoi ai. Në Hënë apo në Mars?! Dhjetë vende “aliene” në planetin tonë Shkretëtira Wadi Rum, Jordani Shkretëtira e Sinait, Egjipt "Shkretëtira e bardhë", Egjipt Vullkanet e baltës, Azerbajxhan Ishulli Vulcano, Ishujt Aeolian, Siçili Sassari, Sardenjë Parku Lanzarote, Ishujt Kanarie Utah dhe Arizona, SHBA Shkretëtira Atacama, Kili Liqeni Natron, Tanzani Të ndihesh sikur je në një planet tjetër, por pa lëvizur nga Toka, është e mundur në disa vende unike, ku peizazhet vullkanike, gurët e formuar nga erozioni apo ngjyrat e jashtëzakonshme, i japin planetit tonë një panoramë përrallore. Nuk është për t'u habitur që shumë prej tyre janë përzgjedhur si vende për të xhiruar filma të Hollivudit. Më poshtë, po rendisim dhjetë vendet më magjepsëse të planetit tonë. Shkretëtira Wadi Rum, Jordani Një peizazh “marsian”, me rërë të kuqe dhe shkëmbinj që ngrihen befas nga dunat e shkretëtirë, e bëjnë Wadi Rum, një vend me bukuri mahnitëse që ka rënë në sy të shumë regjisorëve. Wadi Rum është gjithashtu vendndodhja reale e planetit imagjinar Jedha në sagën e filmit “Star Wars”. Shkretëtira e Sinait, Egjipt Ngjyra të ndryshme që krijojnë një atmosferë joreale, ku rëra dhe shkëmbinjtë ndërthuren duke i dhënë kësaj hapësire idenë e një planeti tjetër. Gadishulli i Sinait, me formën e tij të veçantë trekëndore, është pika e kryqëzimit midis Afrikës dhe Azisë dhe është pothuajse tërësisht i mbuluar nga shkretëtira. "Shkretëtira e bardhë", Egjipt “Kullat” e gurit, shkëmbinjtë dhe rëra e artë ndërthuren për të ofruar një panoramë surreale që duket si e një planeti tjetër. “Shkretëtira e bardhë” e Egjiptit, pjesë e Saharasë mahnit vizitorë nga e gjithë bota për pamjet fantastike që ofron. https://a2news.com/2021/03/03/shkretetira-e-bardhe-peizazhi-i-jashtezakonshem-i-egjiptit/ Vullkanet e baltës, Azerbajxhan Jo shumë larg Bakusë, kryeqytetit të Azerbajxhanit, ndodhet një gadishull i vogël pranë detit Kaspik. Gadishulli rrethohet nga një peizazh i dominuar nga vullkanet e baltës që kanë qenë aktive për mbi 25 milionë vjet. Nga krateret del baltë dhe gaz, dhe bimësia praktikisht mungon, duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga nuanca të panumërta gri. Ishulli Vulcano, Ishujt Aeolian, Siçili Ishulli Vulcano në arkipelagun e Eolit. Sipas, mitologjisë në këtë vend farkëtarët e Hefestit, perëndisë së zjarrit, me ndihmën e Ciklopëve, krijuan rrufetë e përdorura nga Zeusi. Aktiviteti sizmik bën që në këtë vend të prodhohet baltë e nxehtë squfuri, e njohur për vetitë kuruese. Sassari, Sardenjë Capo Testa, në Sardenjën veriore, përveç se ofron plazhe të bukura dhe një det fantastik, u ofron vizitorëve një vend të mbushur me gurë dhe shkëmbinj të formuar nga era dhe deti në forma vërtet unike. Së bashku, ata ofrojnë një panoramë “aliene”, që të jep idenë e botëve të tjera. Parku Lanzarote, Ishujt Kanarie Parku Lanzarote është tërësisht vullkanik dhe pa ujë. Brenda parkut, toka e kuqe dhe e zezë përzihen për të krijuar një kontrast të jashtëzakonshëm kromatik, të cilit i shtohet bluja e qiellit dhe oqeanit. Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1993, Parku është një ulje-ngritje e vazhdueshme e shpateve dhe kratereve. Utah dhe Arizona, SHBA Kjo pllajë e madhe shkretëtire, e vendosur në kufirin midis Jutës dhe Arizonës, është në fakt me origjinë lumore; karakterizohet nga grumbuj të mëdhenj shkëmbinjsh të famshëm në të gjithë botën. Shumë nga këto “ndërtesa” natyrore, kanë formën e kullave me majë të sheshtë. Shkretëtira Atacama, Kili Kushtet ekstreme klimatike e bëjnë këtë zonë, të shtrirë midis Kilit dhe Perusë një hapësirë ​​të shkretë dhe të thatë. Temperaturat mes ditës dhe natës lëvizin gati 30 gradë, ndaj pak specie mund të përshtaten me një klimë të tillë. Lartësia dhe temperaturat e ulëta shkaktojnë madje edhe reshje bore. Në këto raste, toka është e mbuluar me një pluhur të bardhë që e bën peizazhin gati hënor. Liqeni Natron, Tanzani Në Luginën e Riftit dhe në këmbët e vullkanit Gelai në Afrikë, ndodhet një pellg i madh, kripësia e lartë e të cilit lejon vetëm disa specie të mbijetojnë. Gjatë stinës së shirave, pellgu mbushet me ujë, por më vonë temperaturat e larta shkaktojnë avullim intensiv. Aty gjallojnë vetëm disa baktere të pasura me pigment të kuq, që e ngjyros intensivisht ujin, duke dhuruar pamje fantastike.

"Por a është një UFO?" pyetën shumë kalimtarë në qytetin Bursa të Turqisë. Natyrisht, nuk është një UFO, por një fenomen i veçantë atmosferik, i cili në zhargonin teknik quhet ‘Altocumulus lenticularis’.



Është një fenomen shumë i rrallë i cili krijohet pranë maleve. Një vizion sa i bukur aq edhe potencialisht shumë i rrezikshëm për avionët dhe për sportistët që hidhen me parashuta...


Prishinë, 10 janar 2024.

2024/01/09

Pas SHBA, BE i dërgon “mesazhin” serbëve të Bosnjës: Kujdes, gati sanksionet

Pas dy avionëve F16-të amerikane, që u panë si mesazh për Republikën Sërpska, edhe BE-ja ia përcolli entiteti serb të Bosnjes paralajmërimin e saj: 9 janari që konsiderohet si Dita e Republikës Sërpska, si festë nga blloku, konsiderohet antikushtetuese. Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano përsëriti se Brukseli e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës si shtet të bashkuar dhe dënon me forcë çdo përpjekje apo retorikë ndarëse. “Pozicioni i BE-së ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i qartë për Bosnje e Hercegovinën. Ai pozicion është se sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues duhet të respektohet. Të gjithë në Bosnje e Hercegovinë duhet ta kenë parasysh këtë. Të gjithë duhet të frenohen nga retorika që i vë në dyshim këto parime, sidomos në Republikën Sërpska”, deklaroi Stano. Ai argumentoi se përcaktimi i 9 janarit si festë jokushtetuese, bazohet në vetë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës. “Gjykata Kushtetuese e Bosnjës është shprehur dy herë shpallja e kësaj date si ditë feste në Republikën Sërpska nuk është në përputhje me rendin kushtetues të vendit”, tha ai. I pyetur për pasojat e mundshme pasi lideri i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë kërcënime të vazhdueshme për shkëputjen e saj nga Bosnja, Stano nënvizoi se ato mund të jenë financiare, ekonomike apo të ndonjë lloji tjetër dhe se e kanë tashmë platformën për sanksione në këtë rast.

Kaseta seksuale me Bill Clinton dhe Princ Andrew? Publikohen dokumente të reja nga çështja e Epstein

Regjistrimet prej më shumë se 250 faqesh tregojnë një akuzues që pretendonte se kishte parë kaseta seksuale të filmuara nga Jeffrey Epstein. Megjithatë, Sarah Ransome më vonë tha se donte të tërhiqte akuzat. Është publikimi i katërt i të dhënave në lidhje me rastin e viktimës Virginia Giuffre kundër Ghislaine Maxwell, ish-të dashurës së Epstein. Padia, e ngritur në vitin 2015, u zgjidh në vitin 2017. Maxwell që atëherë është dënuar me 20 vjet burg për ndihmën e Epsteinit për të abuzuar me vajzat e reja. Ajo apelon kundër dënimit të saj. Sipas qindra faqeve të dokumenteve të zbuluara të hënën, Ransome tha në email se kishte parë kaseta seksuale në posedim të Epstein, që tregonin figura duke përfshirë Bill Clinton, Princ Andrew dhe Sir Richard Branson. Sidoqoftë, revista New Yorker raportoi në vitin 2019 se zonja Ransome kishte pranuar se kishte fabrikuar pretendimin. Në një email pa datë nga dosjet e lëshuara të përfshira si provë, Ransome thotë: Kur shoqja ime kishte marrëdhënie seksuale me Clinton, Princin Andrew dhe Richard Branson, kasetat seksuale në fakt u filmuan në çdo rast të veçantë nga Jeffery. Ransome, e cila tha se Epstein e kishte abuzuar me të si një modele aspiruese dhe studente e modës, pohon gjithashtu në një mesazh se Donald Trump bëri seks me një mik të saj në shtëpinë e Epstein në Nju Jork. BBC ka kontaktuar katër burrat për koment, të gjithë ata kanë mohuar më parë çdo keqbërje në lidhje me Epstein. Asnjë provë e kasetave, të cilat Ransome pretendoi në emailet që posedonte shoqja e saj dhe ajo kishte kopjuar, nuk ka dalë ndonjëherë. Duke iu referuar raportit të New Yorker, një zëdhënës i Sir Richard’s Virgin Group tha të hënën: Ne mund të konfirmojmë se pretendimet e Sarah Ransome janë të pabaza. Zëdhënësi i Trump, Steven Cheung tha gjithashtu se pretendimet e Ransome për ish-presidentin ishin “të pabaza”. Dokumentet e gjykatës përfshijnë gjithashtu fotografi të ofruara nga Ransome për avokatët e Giuffre që dyshohet se shfaqnin vajza dhe gra të reja në ishullin privat të Epstein në Karaibe. Sipas dokumenteve, Ransome tërhoqi pretendimin e saj për kasetat në një email drejtuar një kolumnisti të New York Post, duke deklaruar se ishte e shqetësuar se do të “krijonte dhimbje për familjen time”. “Unë do të doja të tërhiqja gjithçka që ju thashë dhe të largohesha nga kjo,” thotë Ransome në një email të datës 23 tetor 2016. Emailet janë pjesë e një dosjeje gjyqësore nga një firmë që përfaqëson ish-avokatin e Epstein – Alan Dershowitz, synonte të tregonte se Ransome “i mungon qartë besueshmëria”. Ransome kishte pohuar se ishte detyruar të bënte seks me Dershowitz, i cili i mohon akuzat dhe thotë se nuk e ka takuar kurrë. Ajo pretendoi se ishte rekrutuar nga Maxwell në rrjetin e tij të trafikimit seksual në vitin 2006 kur ajo ishte 22 vjeç. Ransome ishte dëshmitare në çështjen e Giuffre kundër Epstein dhe Maxwell dhe dha prova për përfshirjen e Maxwell. Giuffre bëri akuza për keqbërje nga Princi Andrew, por nuk pretendoi për keqbërje nga Clinton, Trump apo Sir Richard. Tri grupe të tjera dosjesh gjyqësore të mbyllura prej kohësh të Epstein u publikuan javën e kaluar, por përmbanin pak detaje që nuk diheshin më parë. Epstein u deklarua fajtor për kërkimin e prostitucionit nga një i mitur në vitin 2008 dhe i mori jetën në vitin 2019 ndërsa priste gjykimin për akuzat për trafikim seksual.

NGA EDISON YPI:Spiuni

Diktatori ishte larg, ishte i paarritshëm, i padukshëm. Ai që të kallte tmerrin ishte hija që s’të ndahej, ishte ai që e kishe natë e ditë pranë – spiuni. Shqiptarëve u iku jeta duke duartrokitur Diktatorin dhe duke u tmerruar nga spiuni. Në familjen time, kurrë, asnjë fjalë, asnjëherë të vetme, në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye, nuk u fol për spiuna dhe spiunllëqe. Mysafirët tanë, farefisi ynë, shoqëria jonë, edhe ata, kurrë nuk përdorën fjalë të pahijshme morracakësh në hjekë. Jashtë shtëpisë flitej gjerësisht për spiuna dhe spiunllëk. Gjatë shkollës fillore vinin në rresht “Çetën e Shkollës” për të pështyrë në fytyrë një moshatar për sjellje të kundërta me moralin e partisë, ideologjinë marksiste leniniste, diktaturën e proletariatit. S’do mend se pionierin mëkatar ideologjik larë fytyrën me pështymën e shokëve, e kishte spiunuar një moshatar. Meqënëse kishte fytyrë që s’mund të fshihej sepse duhej pështyrë, emri i viktimës së spiunimit, shpallej. Që nxënësit të ndjeheshin të gjithë fajtorë dhe të gjithë spiunë, emri i spiunit fshihej. Spiunat ishin të shumëllojshëm. Kishte spiun të shkallës, spiun të pallatit, spiun të ndërmarrjes, spiun të librave, spiun të filmave etj. Prej krejt ktyre hordhive spiunash, spiunin e parë dhe të fundit të gjallë prej mishi dhe kocke, pata fatin ta shoh në shkollën e mesme në Politeknikum. Na sollën në shkollë një çun nja 13 ose 14 vjeç për të cilin u tha se “kishte kapur 2 diversanta” në kufi në një fshat verior. Pra shkurt ehe Shqip, pionieri me shall të kuq në qafë kishte spiunuar 2 diversanta. Pionieri Spiun vinte në shkollë çdo ditë veshur ushtarak si skënderbegas. Spiunin e vogël me një të qeshur teatrale që të kallte krrupën, e kishin sjellë në Politeknikum për ta bërë fillimisht zanatçi, pastaj ushtarak. Ky pionier spiun vinte në shkollë bashkë me një moshatar, edhe ai veshur ushtarak, ndoshta bashkëpunëtor në spiunimin e divesantave, apo diçka tjetër të tillë, historinë e të cilit nuk e mësova, dhe as nuk u interesova. Spiunllëku i ushtrisë që bëhej sheshit pa asnjë drojë, ishte më i vrazhdi, më i fëlliqti dhe më i rrezikshmi i të gjitha spiunllëqeve. Ushtari-ushtarin e spiunonte edhe kot, për qef, edhe për një garuzhde groshë për të cilën i biri i kulakut tha se ishte pak. Edhe për një gotë çaji për të cilën nipi i armikut pretendoi se ka brenda Klor. Kur i kujtoj këto tmerre, më vjen të qaj. Pas ushtrie, meqënse nuk e kontrolloja sa duhej llapën, më kapte frika mos më spiunonin për këtë apo atë llaf llape. Me të kuptuar se nuk më spiunonin pjesërisht por totalisht, zura ment, e qepa përgjithmonë. Spiuni banal, ai që përpos spiunllëkut s’kishte asgjë, asnjë shkollë, asnjë edukatë, asnjë traditë, nuk bëhej merak që e dinin se ishte spiun. Madje mburrej se duke qenë spiun, e kishin frikë. Spiuni i zyrave s’bënte asnjë punë. Sillej kot. Askush s’guxonte t’ja vinte në dukje rendimentin zero në punë se e gjente belaja nga kundërsulmi i spiunit që me anë të disa trukeve verbale, brenda pak minutave e transferonte parazitizmin nga vetja te llërëpërveshuri që i thirri belasë të vinte, dhe belaja ja plotësoi dëshirën, erdhi. Dy miq të vjetër ikën në 90-ën dhe më s’u dukën. S’lanë as telefon, as adresë, asgjë, as mua as ndonjë tjetri. Do ken’ qenë spiuna. S’ka spjegim tjetër. Sa bukur ishin maskuar shkërdhatat. Kisha një mik. Nga një ndërmarrje në tjetrën me vite të tëra, nuk bëri asnjë punë. Por, meqënse ishte tepër agresiv ndaj refuzimit të Diktaturës, nuk dyshova kurrë. Tani pas kaq vitesh, duke sjellë në mendje disa momente të pashpjegueshme, kam nisur të dyshoj. Me kalimin e kohës, instinkti i mbijetesës, më ndihmoi të kem një përfytyrim më të plotë për spiunin. Spiuni ishte një zevzek me sy të lëvizshëm. Fliste ose shumë shpejt ose tepër ngadalë. Qeshte ose mrrylej befas, pa arsye. Kthente kokën majtas e djathtas pa shkak. Bënte gjoja sikur dinte ti binte kitarrës, sikur dinte këngë italiane ose greke, sikur mund të shkonte larg me not. Ndodhte që spiuni mbahej dhe për lexues i librave dhe filmave të ndaluar. Spiunat, të gjithë, pa përjashtim tallnin dhe kërcënonin, Kadarenë si borgjez, si i largët me hallet e popullit, dhe ngrinin në qiell Agollin si miku që i gjendej në hall bujkut, puntorit, proletarit. Spiuna që të mos kërcënonin Kadarenë dhe të mos krenoheshin me Agollin, nuk kanë ekzistuar. O sa kam qeshur pas 90-ës kur mora vesh se spiunat kishin pseudonime. Thoshin se zgjedhjen e pseudonimit e bënin sipas shijes së spiunit. Përndryshe spiuni çmendej. Kur po udhëtoja një herë nga Librazhdi në Bulqizë ndala diku afër fshatit Ostren i Vogël. Pyeta një kalimtar: Ç’bëhet spiuni që i premtoi ta ndihmojë të arratiset nga ky katund vëllanë tim, atë që pasi spiuni e spiunoi, e dënuan me 20 vjet burg politik ? E kemi Kryetar të Partisë Demokratike – më tha me plot gojën gollobordasi anës udhës. Qielli mu çjerr. Bota mu terr. Fryma mu ndal. Por ku ka spiuna ka shpresë. Ndoshta më gënjeu. Duhet verifikuar. Pak më tutje pyeta një tjetër. E njëjta përgjigje. Frikë nga askush dhe nga të gjithë – spiuni dhe spiunllëku ishin shpikur pikërisht për t’ja arritur këtij qëllimi të skëterrshëm. Afërmendësh të gjithë të ashtuquajturit “Heronj të Heshtur” ishin spiuna. Bashkë me të “heshturit”, spiuna edhe më të qelbët edhe më kriminalë ishin lukunia e zhurmëshme e shkrimtarëve, poetëve, regjizorëve, ata që spiunave u bënin fresk, u ngrinin këngë, u thurnin vargje, u bënin filma. Të gjithë shefat e kuadrit ishin spiuna. Të gjithë familjarët dhe farefisi i spiunave ishin spiuna. Kishte dhe një hartë apo një gjeografi të dendësisë së spiunave në çdo krahinë të Shqipërisë. S’po e zgjas me harta dhe gjeografira të spiunllëkut se më gjen belaja me rehatlinjtë e Fejsbukut. Një gjë është e sigurt: Si për çdo talent: Spiun nuk bëhesh. Spiun lind. Pa spiunuar dhe pa u spiunuar shqiptari nuk merr dot frymë, nuk i rreh zemra, nuk i bëjnë dritë sytë. Isha betuar të mos e ndyj penën me ata muta. Por rreziku i harresës, sidomos prezenca e tepruar e spiunave të djeshëm në tollovinë e sotme, u bë sebep.

Pas SHBA, BE i dërgon “mesazhin” serbëve të Bosnjës: Kujdes, gati sanksionet!

Pas dy avionëve F16-të amerikane që u panë si mesazh për Republikën Srpska, edhe BE-ja ia përcolli entiteti serb të Bosnjes paralajmërimin e saj: 9 janari që konsiderohet si Dita e Republikës Sërpska, si festë nga blloku, konsiderohet antikushtetuese.

Rasti i spiunazhit kuban që ka tronditur qeverinë amerikane! Ambasadori nuk u kap për 40 vjet

Kur ish-ambasadori i SHBA-së në Bolivi, Manuel Rocha, u arrestua në Miami dhe u akuzua nga qeveria amerikane se kishte kaluar më shumë se 40 vjet si agjent kuban, kjo ishte një nga skandalet më të mëdha të spiunazhit që përfshinte ishulli i drejtuar nga komunistët këtë shekull. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, i quajti krimet e pretenduara të Rocha-s “një nga infiltrimet më të mëdha dhe më jetëgjatë të qeverisë amerikane nga një agjent i huaj”. Ndërsa Manuel Rocha nuk ka bwrw ende një deklaratë, shumë vëzhgues mbeten të habitur se si ai mund të ishte ngritur kaq lart në shërbimin diplomatik të SHBA-së, ndërkohë që i shmangej zbulimit për kaq gjatë, duke ruajtur një reputacion si një konservator kokëfortë, ndërsa fshehtas strehoi një të vwrtetw tw thellë, besnikërinw ndaj Revolucionit Kuban. Dëshmitë e regjistruara nga një oficer i FBI-së, i maskuar si një kontakt i qeverisë Kubane, e tregojnë atë duke përshkruar Shtetet e Bashkuara si “armik”, duke lavdëruar liderin e ndjerë kuban, Fidel Castro dhe duke u mburrur se ka ruajtur me sukses identitetin e tij të dyfishtë për dekada. Një njeri që nuk u befasua plotësisht ishte James Olson, ish-kreu i kundërzbulimit në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Ai ka vite përvojë të dorës së parë në shërbimin e inteligjencës së Kubës, Drejtorinë e Përgjithshme të Inteligjencës (DGI). Si një diplomat i lartë, Manuel Rocha kishte akses në një mori informacionesh të fshehta dhe të ndjeshme të inteligjencës. Qeveria e SHBA-së tani po përpiqet të përcaktojë saktësisht se sa prej kwtyre informacioneve ua kaloi menaxherëve të tij kubanë ndërsa ishte në Departamentin e Shtetit. Kuba nuk ka bërë asnjë koment për Manuel Rocha, arrestimin e tij apo akuzat me të cilat përballet në Miami. Sa herë që përmendet spiunazhi, pozicioni themelor i Kubës është se ajo është detyruar të përdorë çdo metodë që ka në dispozicion për të mbrojtur revolucionin nga më shumë se 60 vjet administrata të njëpasnjëshme amerikane, që përpiqeshin të detyronin qeverinë e drejtuar nga komunistët nga pushteti.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...