Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/27

KOMPOZITORI I HARRUAR REXHO MULLIQI

 





Akademik Prof Dr Akil Koci



Akademik Prof Dr Akil Koci


Rexho Mulliqi bëri një muzikë që ishte dhe mbeti thellësisht shqiptare, në të gjithç përbërësit e saj.

Ai thoshte:” Muzika të cilën e krijoj, është rrëfimi im, por edhe i popullit tim, është apoteozë e nënqiellit të këtij vendi dhe e njerëzve të tij, këngë e maleve hijerëndë, e luginave të gjelbra, e lumenjve me zhurmë, rrëfim i legjendës së të kaluarës dhe këngë e agimit të diellit…”.

Në fillim e thërrisnin Rexhep Mullaj, Rexho Mulliq, Rexhep Mulliqi, kurse ai vetë, në të shumtën e rasteve, ka nënshkruar si Rexhep Mullaj. Megjithatë, ai mbeti i njohur te ne si Rexho Mulliqi, kompozitor, i cili, në njerën anë çmohej dhe respektohej për punën që bënte, kurse në anën tjetër (jo rrallë) u anatemua dhe mbeti në harresë, për arsye që dikur nuk thuheshin, por që tani mund të thuhen dhe të shpjegohen më qartë. Anatemimi i tij i parë ishte politik, sepse në vitin 1948, në kohën Informbyrosë, u burgos dhe vuajti një dënim të rëndë në Goli Otokun famëkeq.

Por anatemimi më i rëndë erdhi më pas, kur individë të caktuar të mjediseve kulturore të Prishtinës, të nxitur nga motive të ulëta smire profesionale, por edhe nga ndonjë arsye tjetër, ia mohonin përkatësinë kombëtare shqiptare. Dhe kjo ndodhte në një kohë që ai vetë, pra Rexho Mulliqi, kompozoi një muzikë që ishte dhe mbeti thellësisht shqiptare, në të gjithë komponentët e saj.

Jeta dhe krijimtaria

Rexho Mulliqi u lind me 18 mars të vitit 1923 në Guci, në këtë trevë shqiptare në Mal të Zi, dhe vdiq më 10 shkurt të vitit 1982 në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941. Paskëtaj u vendos në Prishtinë, ku qëndroi tre vjet (1941-1943). Më pas u regjistrua në Akademinë e Muzikës në Beograd (1946), por nuk i përfundoi dot studimet, sepse, për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin, sikurse e përmendëm më lart, në Goli Otok.

Pas vitit 1953 u kthye në Kosovë, ku fillimisht dha mësim në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren (harmoninë dhe kontrapunktin). Në vitin 1956 shkoi në Prishtinë, pranë Radio Prishtinës së atëhershme dhe drejtoi veprimtarinë muzikore të këtij institucioni. Së bashku me Lorenc Antonin, Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare,përfshirë edhe Shqipërinë.

Vepra e tij e gjerë dhe e larmishme perfshin pothuaj të gjitha gjinitë muzikore (përjashtuar operën) dhe është ekzekutuar në veprimtari kryesore të jetës muzikore të Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë. Për punë të palodhur, Rexho Mulliqi është nderuar me shumë dekorata dhe mirënjohje.


Veprat e tija skenike janë: “Nita” (1975), balet (i pambaruar) dhe (Legjenda mbi ngadhënjimin),balet;kurse pjesët “Vjeshta” (1958),për kor mikst (bot.LKSHM),dhe në Colegium Cantorum,Prishtinë 1973); “Nji lule”përpunim për kor mikst (bot. në Collegium cantorum,Prishtinë,1987), Vendi im, këngë masash, (bot, në Collegium Cantorum, Prishtinë, 1971 dhe në “Kënga Korale”,SHKK Prishtinë 1984 pastaj: “Poema për ata”,kantatë për solist,recitues,kor e orkestër me teskt të Fahredin Gungës,”Lulëzoi fusha,lulëzoi mali,për soprano,kor e orkestër, “Një lule që m ka çelë tash”,për soprano,kor e orkestër,Suita e vogël,për soprano,kor e orkestër,”Baresha”, për soprano e orkestër,si dhe më së 150 harmonizime dhe përpunime këngësh popullore.Më pastaj,këngët korale:”Marsh ii diviyionit VI shqiptar”,”Demostrat”,Mbajmë flamurin e liri;”,”Këngë për lirin;”,”Marsh i brigadës së parë sulmuese” dhe ”Vjeshta”. Muzikë kamertale:Suitë,për piano dhe orkestër,Elegji,për violinë dhe piano,(1955),”Legjendë”, për violinë dhe piano (1956), veprat simfonike: “Fantazi”, për orkestër (1954), Simfonia nr.1 (1955), ”Pastorale dhe loja”, për orkestër (1956), “Akuarelet e Prizrenit”, suitë për orkestër harqesh (1958), “Simfonia kosovare nr.2” (1962), Suita simfonike. Muzikë për filma artistikË: ”Uka i Bjeshkëvet të Namuna” (1968), ”Era dhe lisi” (1979), ”Kapiten Lleshi”, ”Qërim hesapesh”.Muzikë për filmin dokumentar: ”Kokë më kokë”, ”Floriri i Kosovës”I,II,III , ”Tuneli 117”. Muzikë për teatër: ”Omeri e Merima”, ”Tri motrat”, “Tregimi i Irkutskut”, “Martesa”, ”Pelinova, ”Erveheja”, etj[1].

Veprat e modeleve klasike

Sikundër shihet, veprimtaria e Rexho Mulliqit ka qënë mjaft e gjerë. Gjithsesi, vepra e tij më e rëndësishme, për të cilën do të bëjmë fjalë me këtë rast, është “Simfonia e dytë kosovare”. Është theksuar tashmë dhe siç është pohuar edhe nga vetë Rexho Mulliqi, opusi krijues i tij është i lidhur ngushtë me nënqiellin e Kosovës, me folklorin muzikor shqiptar, tek i cili e ka mbështetur shumicën veprave të tij. Nga ana tjetër,krijimtaria e tij ka qënë e bazuar në modelet klasike,si për nga forma, ashtu edhe për nga shprehja, mirëpo më vonë gjuha e tij muzikore bëhët gjithnjë më e pasur dhe më domethënëse, si në melodi e në harmoni, ashtu edhe në formë, orkestrime etj.

Vende-vende, në kompozimet e tij hasim edhe në elemente të reja, të cilat në raport me kohën kanë qënë shumë larg, jo vetëm nga “ radikalët”, por edhe nga ata krijues që janë konisderuar si më “të përmbajtur”.

Pra, Mulliqi nuk ka shfaqur ndonjë interesim që në kompozimët e veta të futë sadopak elemente të shprehjes më të avancuar. Nuk bëhet fjalë këtu për mosnjohje të trendeve të reja, as për jetën e varfër muzikore të rrethit ku jetonte, por thjesht ishte mosinteresimi i tij për të bërë hapat e parë drejt një muzike të re, më të avancuar për kohën kur ai jetoi.

Ndër veprat e shumta që la ky krijues, pa dyshim se simfonia e dytë e quajtur “Kosovare” është vepra më madhore e tij. Këtë e themi sepse nuk takojmë në krijimtarinë e tij ndonjë vepër tjetër kaq serioze dhe të kompozuar me kaq përkushtim. Ajo është krijuar më 1972 dhe është incizuar nga Orkestra Simfonike e Radio Ljubljanës, por nuk dimë nëse është ekzekutuar “live” ndonjëherë. Titulli i saj “Kosovare” na e kumton qartë se nga cili burim rrjedhin frymëzimet e veprës së tij muzikore, sepse në tërë tematikën përjetohet fuqia e muzikës shqiptare, edhe pse ngandonjëherë nxjerr kokë, madje mbizotëron, melosi i muzikës orientale.

Vend nderi në muzikën tonë

Rexho Mulliqi thoshte se zanafillën e kësaj vepre e kishte menduar si koncert për piano dhe orkestër. Ky orientim ndihet edhe në vetë funksionin e pianos, i cili dominon gjatë tërë kohës dhe ngjyra e tij është ngushtësisht i lidhur me ngjyrën e melodisë folklorike, duke përkujtuar në njëfarë mase tingullin e çiftelisë dhe duke arritur kësisoj koloritin e ngjyrimin arkaik burimor, zanafillor të kësaj treve. Koha e parë ka një hyrje të pianos, në formë të sonatës, jo edhe aq qartë, bazuar në dy tema kontraste me elemente heroike, ndërsa e dyta është lirike. Më vonë, me zgjerimin e përmbajtjes e të frymëmarrjes muzikore, fiton tingullin melodik të melosit malësor. Në fund të kohës së parë trumbeta dhe trombonët i rimarrin e i përsërisin në unison fragmentet e temës së parë.

Koha e dytë veçorizohet nga një konstruksion më i lirë. Baza e saj pjesërisht është programore, e ndërtuar në frymën e melosit të këngës popullore “Kënga e Rexhës”. Zhvillimi i melodisë, në sekondat vazhduese, na sjell ndërmend ngjyrën impresioniste, sidoqë është veshur me të kënduaritn arkaik, që na paraqitet nga tingujt lirikë të violinës. Finalja, në formë të rondos, le përshtypjen se ngjarjet e errëta dhe tragjike janë zhdukur, duke paralajmëruar agimin e ngadhnjimit të jetës.

Motivi i tij i parë tematik shquhet nga ritmi vallëzim-dialog i pianos me orkestrën, i dyti me shprehje pastorale-flauti solo, ndërsa motivi i tretë-fuga e shkurtër, është e lidhur me motivin e parë tematik. Në këtë vepër autori shpalos tërë atë bagazhin e njohurive profesionale, në shumë aspekte, si në instrumentim, ashtu edhe në kulturë të tingullit e në harmoni,ku gjen shprehje zotërimi i duhur i pianos, si instrument solistik. Me këtë vepër Rexho Mulliqi vihet në mesin e krijuesve dhe të krijimtarisë së kohës, në të cilën jetoi dhe veproi.

Dhe, në fund, duhet të shtojmë se, meqë vitin e ardhshëm mbushen plot 25 vjet nga vdekja e Rexho Mulliqit, do të ishte e udhës që udhëheqja e Filarmonisë së Kosovës të përgatisë një koncert me dy veprat e tij madhore, pra me simfoninë e parë dhe të dytë. Do të ishte ky një homazh për këtë krijues, edhe ashtu të harruar, veçmas nga institucionet tona. Në shënjë respekti dhe kujtimi për një kompozitor, i cili, me veprimtarinë e tij krijuese, la gjurmë të thella në mbarë jetën muzikore shqiptare.

#Akil #Koci

    Pse sahanlëpirësit e sistemeve jugosllave po e sulmojnë Akademik Profesor Dr.Hakif Bajramin, PHD në AAAS?


    Më të sëmurë mendorë, anonimusa, analfabeta, nofka interneti, sahanlëpirës partiakë, Don Kishotë të Banhove të Europës që nuk dijnë shkrim-lëxim mos polemizoni e asesi të debatoni...

                           


    Shkruan :Flori Bruqi ,PHD 


      Ca S
    ahanlëpirës të ish  sistemeve jugosllave  (fytyra meskine,të sëmurë psikikë  ) me nofka dhe ca sigurimca të ish sistemit jugosllavë (lexoni udbash)  që disa ditë janë duke e sulmuar  për inate mizentrope historiografin  e njohurr  shqiptar , Akademikun i cili është  përgjgjës në Departamentin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA ,Akademik  Profesor Dr.Hakif Bajramin.
    Këta sahanlëpirës që kanë spijunuar në sistemin jugosllavë dhe që lehin ham-ham në blogosferën shqiptare në forume të ndryshme më vetëdije apo pa të, i bëjnë dëmë çështjes shqiptare.Ata sahanlëpirë po e shajnë UCK-në, komandantët tanë legjendarë(Adem Jasharin etj., etj) dhe të njajtin shajnë historianin Hakif Bajrami ,pa ju bërë gjë prej gjeje vetëm se po e shkruan historinë tonë të ndritshme në Libra dhe internet.
    Shkrimet e Bajramit botohën vazhdimisht në internet, gazeta dhe Libra.

    Hatrimi i disa sahanlëpirësve të internetit është pse Hakif Bajrami dikur moti shkroi për Sekretarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dr.Kurt Waldheim ....

    https://drini.us/leter-nje-te-gjalli-historianit-hakif-bajramit-dhe-nje-te-vdekuri-fehmi-pushkollit/

    Në vitet 1980 të shekullit të kaluar, një lajm  i botuar në gazetën e Kosovës, "Rilindja", tronditi botën: Kurt Waldheim - ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, që këtë post e ushtroi në dy mandante (1972-1981) - doli të ishte bashkëpunëtor dhe oficer i lartë nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.


       Akdemik Hakif Bajrami ,përgjgjës në Departamentin e Historisë në AAAS, New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup)


    Historiani  Hakif Bajrami (7 mars 1943) nga fshati Balsh i Kosovës  ishte ndër ata historianë që hodhi njolla  të zeza ndaj figurës së këtij diplomati, të nderuar e të dekoruar nga personalitete të shumta botërore, madje edhe nga ish-lideri komunist i ish-Jugosllavisë,Marshalli Jugosllavë  Josip Broz Tito.




     Këto lajme kanë dalë pikërisht në kohën kur Hakif Bajrami ishte kryetar i Komisionit të Historianëve që merreshin me shkrimin e historisë së Partisë Komuniste të Kosovës. 

    Bajrami atëbotë është thënë se kishte lejen e strukturave krahinore të Kosovës  – për të hulumtuar arkivat  historike në ish Jugosllavi.e Beogradit.  Publikimet që ndërlidhen me figurën e Kurt  Waldhemit, për ish-Sekretarin e  OKB-së vazhdonte karrierën politike si president i Austrisë. 




    Më 7 shkurt të vitit 1988, Agjencia Telegrafike Hebraike (JTA), raporton se Waldheim ka marrë pjesë në ekzekutimin e 104 shqiptarëve më 1944. 



    Por, historianët gjermanët që nisën të hulumtojnë të kaluarën e Kurt Waldheimit, nuk mundnin të gjenin dokumentet që e ndërlidhin atë me deportimin e civilëve të ish-Jugosllavisë në kampet e punës e të vdekjes. Zyra e Waldheimit (Presidenca austriake), siç raportonte JTA, ka mohuar këto akuza që janë publikuar edhe nga javorja gjermane Der Spiegel.



    Historiani  i rinjë  Hakif Bajrami , që ishte drejtor i Arkivit të Kosovës, thoshte se i ka dokumentet, por nuk i ofronte.

    Profesor  Bajrami po ashtu kishte refuzuar të bashkëpunonte me një komision ndërkombëtar të historianëve, të formuar nga Austria, për të hulumtuar të kaluarën ushtarake të Kurt  Waldheimit, transmetojnë
    mediet kosovare. 






     Sipas dëshmive që gjenden edhe në enciklopedinë  botërore online, Wikipedia, Kurt Waldheim ishte oficer komunikues në Bosnje, në qershor-gusht 1942; ndërsa nga janari 1943, e deri në shkurt 1945, thuhet se ka shërbyer si oficer i Armatës "E", në Mitrovicë dhe në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.





     Më 1986 Kurt  Waldheim ka thënë se ka shërbyer si përkthyes dhe nëpunës që nuk kishte asnjë informatë për dhunën ndaj civilëve serbë dhe masakrat në provincat e atëhershme të ish-Jugosllavisë.


     Ndaj, pohimi  i  historianit Hakif Bajramit për pjesëmarrjen e tij në ekzekutimin e 104 civilëve shqiptarë, ishte goditja më e madhe që iu bë Waldheimit. 



     Historiani  profesor Hakif Bajrami thotë për Floripres-in  se ekziston dokumenti për Kampin e Përqendrimit në Prishtinë, të vitit 1944, dhe se ai është i botuar në shtypin shqiptar dhe i arkivuar në Arkivin e Republikës së Kosovës. 

    Ndërkaq, për refuzimin e tij për të bashkëpunuar me historianët ndërkombëtarë, deklaron: “I kam refuzuar për të vetmen arsye se nuk i kam njohur se kush janë. Ndaj, nuk kam dashur të bashkëpunoj me ta”. 

     Po ashtu, profesori Hakif Bajrami thekson se dokumentin për Kampin e Prishtinës e ka përpiluar pushteti i atëhershëm në Prishtinë, në të cilin dokument thotë se shkruhen lëvdatat për vrasjen dhe pushkatimin e 104 shqiptarëve më 23 tetor 1944. 





    Gazetarët kosovarë e ka kërkuar këtë dokument në Arkivin e Kosovës, por nga aty thanë se dokument të tillë nuk posedojnë.

     “Çdo historian që merret me Luftën e Dytë Botërore, mund ta merr atë dokument. 



    Dihen botërisht kampet e përqendrimit të Prishtinës, të Stantërgut, Burrelit etj.”, insiston Bajrami.

     Ai madje flet edhe për akuzat e shumë historianëve që, sipas tij, “për interesat e tyre shtetërore donin t’i mbanin marrëdhëniet e mira me Austrinë”.




     “Kundër Hakif Bajramit  është ngritur  atëbotë  edhe Akademik   

    Aleks Buda

     (Elbasan:7 shtator 1910-vdiq    7 korrik 1993,
     në Tiranë) në një gazetë kishte thënë: ‘Ne në Shqipëri nuk posedojmë dokument për Kurt Waldheimin. Ai nuk ka qenë në Tiranë’ ”, thekson profesor Hakif Bajrami. ”Akuzohem nga qeveria e ‘marionetave’ dhe fashistët serbë, që i kam dërguar në Tiranë dy milionë dokumente. 
    Dy milionë jo, por nja gjysmë milioni po”. Sipas  Hakif Bajramit, Kurt Waldheim dhe Xhafer Deva janë përgjegjës për ekzekutimin e 104 patriotëve shqiptarë!

     Madje, thotë se ekzistojnë faktet për Armatën "E" (që ka vepruar në Shqipëri, Kosovë, Greqi e territoret e ish-Jugosllavisë), ku thuhet se ka shërbyer  KUrt Waldheim.

     “Ditari i Armatës" E" ka qenë në Beograd dhe një tjetër në arkivin nacional të Washingtonit, të cilin dokument e ka dhënë Marshali Jugosllavë Josip Broz  Tito në atë kohë”, ka thënë  Bajrami.




     Ndërkaq, një gjë dihet: në Arkivin e Kosovës ekziston dokumentacioni i mediave të dikurshme serbe (p.sh. “Politika”), ku si armik kryesor i interesave serbe përmendet Austria, sepse ishte pikërisht ky shtet që luftonte për interesat e shqiptarëve....

    Kush është Akademik Hakif Bajrami :

    Akademik Profesor Doktor Hakif Bajrami, PHD është  historian Kosovar-  shqiptar. 

    U lind më 0 7 mars 1943, në fshatin Balsh të komunës së Podujevës , Malësi e Llapit. 
    Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Podujevë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. 

    Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. 

    Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. 

    Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”. Botime Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365; Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106; Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238; Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244; Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232; Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe); Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226; Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205; Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208; Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506; Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338; Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë); Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162; Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302; Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166; Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104; Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202; Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156; Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634; Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110; Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230; Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479; Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339; Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310; Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530; Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207; Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207; Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462; Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër); “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit; Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73; Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357. E mija botime tjera të botuara në revista historike në mbarë botën më impakt faktorë si dhe në blogosferën n shqiptare në web faqe të ndryshme si : Drini .us,Floripress,Kosovapress, Kosova sot,Bota sot, Epoka e re,Rilindja, Gazeta Dielli, Iliria etj.etj.




    Kohëve të fundit ca analfabetë lexo shkarravitës më shkolla të dyshimta(udbeske) po e kritikojnë historianin pse ky historian po i kritikon ca struktura meskine në Kosovë.




    Gjatë luftës ka qenë këshilltar politik i Adem Demës( Adem Demaçit 26.02.1936-26 .07.1998 ) ashtu siç ishte edhe vetë Albin Kurti,
    këshilltar dhe përkthyes në Zyrën Politike të Adem Demaçit ) tash kryeministër i Republikës së Kosovës.....

    Hakif Bajrami dhe Albin Kurti

      



    Prishtinë,27 janar 2023.

    2024/01/26

    A do të këtë Luftë në Kosovë ?

     

    A mund të ketë luftë në Kosovë? Mediumi britanik e ka një përgjigje

    MË: 10 GUSHT 2022 NË ORA: 08:33
    Ushtarët amerikanë të NATO-s duke patrulluar pranë një barrikade rugore afër Zubin Potokut, më 1 gusht

    Kryeministri i Kosovës ka folur për një luftë të mundshme në vend, me Rusinë si nxitëse. Në një intervistë për La Repubblica, Albin Kurti tha: “Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm të them ndryshe, veçanërisht pasi bota e ka parë atë që Rusia i ka bërë Ukrainës. Në fund të fundit, ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci. Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar”. A duhet të shqetësohemi? Kjo është pyetja që bëhet në një shkrim të revistës së përjavshme britanike, The Spectator, ku tregohet se BBC të dielën e transmetoi një intervistë shumë të ngarkuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se situata e Kosovës në lidhje me Serbinë, me Rusinë në shpinë, ishte pak a shumë ajo e Perëndimit kundër Lindjes, demokracisë kundër autokracisë. Unë do të thoja që duhet të qetësohemi, shkruan autorja e tekstit, gazetarja irlandeze Melanie McDonagh. Jo se jam e pagabueshme; Unë isha ajo që thashë se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën. Por edhe pse ka tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ka shumë pak gjasa që ato të çojnë në luftë, shton ajo. Sigurisht që Rusia ka një qasje pronësore ndaj Serbisë; Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, shpesh flet për Kosovën si një leksion objekt se si të mos drejtohen çështjet ndërkombëtare. Dhe kohëve të fundit ka pasur disa incidente të shëmtuara: sulme ndaj policëve në kufirin verior në Mitrovicë dhe një spiune ruse mjaft e dukshme e arrestuar së fundi në kufirin me Kosovën. Gjithçka shumë nxitëse, por asgjë e re, përveç spiunes. closevolume_off Sigurisht, Rusia mund të jetë pas incidenteve si gjuajtja e policëve kufitarë, por Serbia është lojtari i vërtetë në Mitrovicë dhe vështirë se ka nevojë për nxitje nga jashtë. Ajo që është e rëndësishme këtu është se bisedimet e gjata ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilat janë duke u zhvilluar prej disa vitesh, nuk kanë arritur askund. Për më tepër, ka një arsye të mirë që si presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të flasin për tensionet në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme. Situata ekonomike në Kosovë është veçanërisht e rëndë; dhjetëra mijëra të rinj shqiptarë thuhet se largohen nga vendi çdo vit, shumë prej të arsimuarve më të mirë merren nga Gjermania; mjekët, për shembull, merren nga universiteti për shërbimin shëndetësor gjerman, me pasoja të pashmangshme për sistemin shëndetësor vendas. Ka mungesë të investimeve të huaja, papunësi të lartë dhe sundimi i ligjit është problematik. Pra, shpërqendrimi nga dështimet shtetërore në një ngecje në veri të Kosovës është i dobishëm për të dyja qeveritë, shkruan McDonagh. Por arsyeja e dukshme pse lufta ka shumë pak gjasa të ndodhë është se amerikanët, kontrolli i të cilëve mbi atë që ndodh në Kosovë vështirë se mund të mbivlerësohet, nuk do ta lejojnë atë. Ata kanë një bazë ushtarake në Kosovë dhe mbështetje ajrore lehtësisht të arritshme. KFOR-i (forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO me mbi 3,000 personel ndërkombëtar) është ende në Kosovë dhe trupat italiane janë shumë të dukshme rreth Mitrovicës. Edhe Britania po i trajnon forcat e mbrojtjes kosovare. Me fjalë të tjera, ne nuk jemi në një situatë të stilit të Ukrainës, shkruan gazetarja irlandeze. Nuk jemi as afër, thotë ajo. “Ka shumë për t’u shqetësuar në ish-Jugosllavi, por nuk është gushti 1914, apo edhe prilli 2022. Qetësohuni, të gjithë”. Kështu e përmbyll McDonagh shkrimin e saj.A do të këtë Luftë në Kosovë???

    “Luftë te dera për brezin e ardhshëm” | Këto ishin deklaratat e fuqishme të Albin Kurtit kundër Zajednicës

    Flori Bruqi


    Ai u pajtua Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin sa ishte në opozitë e quante me emrin në versionin serbisht: Zajednica.

    Për Albin Kurtin, rreziku nga Zajednica ishte madh për Republikën e Kosovës. Sipas tij, themelimi i saj në Kosovë do ta rrezikonte ekzistencën e Republikës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

    Në vazhdto janë disa nga deklaratat e fuqishme të Abin Kurtit kundër Zajednicës, të cilën tash është i gatshëm ta pranojë si kryeministër i Kosovës.

    1. Zajednica është e keqja më e madhe e Kosovës së pasluftës. Zajednicën nuk mund ta pranojë dikush i cili nuk është serbofil. Vetëm nga pozita e një serbofilie mund ta pranosh Zajednicën dhe kjo po na ndodh tash. Kushdo që e argumenton pozitivisht Zajednicën është serbofil. Zajednica është Zajednicë e Serbisë për sebët sipas pikëpamjes së Serbisë, prandaj, edhe mbështetja e Zajednicës është serbofili.

    2. Zajednica për Kosovën ëshë një kthim i Serbisë, i cili do të na e sjellë luftën për brezin e ardhshëm. Meqenëse, kur bëhen bashkë këto 10 komuna, një shtet brenda shtetit, atëherë, fëmijët tanë luftën e kanë te dera. Me këtë rast, jo vetëm kryeministri, por i gjithë populli i Kosoëës, jo vetëm kryeministri, por gjithë Qeveria e Kuvendi i Republikës do të duhej të shqetësoheshin për të gjithë fëmijët e Kosovës, jo vetëm për familjet e tyre, sepse me Zajednicën te dera ne e kemi luftën te dera.

    3. Zajednica e instaluar në Kosovë nuk do të mund të hiqet pa gjakderdhje të reja. Nuk do të mund të hiqet. Gjakderdhja do të ndodhë, ta zëmë, në Novobërdë (Artanë) ku popullsia është 60% serbë e 40% shqiptarë. Shqiptarët kanë qenë shumicë, mirëpo Plani i Ahtisaarit, ia ka marrë një pjesë Gjilanit dhe një pjesë Dardanës apo Kamenicës dhe e ka trefishuar territorin e Artanës apo Novobërdës, në mënyrë që serbët të bëhen shumicë. Tash, çka të bëjnë ata 40% shqiptarë të Artanës? Ata i kanë dy mundësi kur të instalohet Zajednica, ose të shpërngulen, ose të ballafaqohen me pushtetin e Zajednicës. Unë mendoj që dikush edhe mund të shpërngulet, por jam i bindur se dikush edhe do të ballafaqohet.

    4. Shqiptarët nuk do ta durojnë Zajednicën, sepse nuk do të mund ta durojnë. Shqiptarët nuk e kanë duruar Serbinë dhe nuk do ta durojnë as Zajednicën. Këtë e duron vetëm kjo qeveri, në krye me këtë kryeministrin aktual (Mustafa). Domëthënë, nuk ka shqiptarë që e duron Zajdenicën dhe shteti i Kosovës do të bëhet jofunksional.

    5. Unë jam i bindur që Zajdenica ka vdekur. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë që secili nga 7 Kapitujt e Marrëveshjes Mustafa – Vuçiq, e shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës në 23 Nene. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka vrarë Zajednicën. Përfundimisht e ka mbytur Zajednicën.

    6. Zajednica është e vdekur. Mirëpo, kjo Qeveri po orvatet ta ringjallë. Të provosh ta ringjallësh Zajednicën do të thotë të përfundosh në pozicionin e nacionalizmit serb. Sepse, pas këtij Aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, të insistosh edhe më tutje, të këmbëngulësh në Zajednicë, do të thotë të përfundosh në pozicionin e nacionalizmit serb.

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...