Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/31

Gjer kur do t`i lemë psikopatët të na zhveshin, ne të qajmë, ata të qeshin?

 Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike














Për mua është mister që një kloun nudist narkoman, tejet i rrezikshëm për shtetin dhe kombin, arriti të rrijë kaq gjatë në krye të shtetit.

***

Diktatori shumëvjeçar dhe i çuditshëm i Shqipërisë, i njohur për pamjen dhe sjelljen e tij të veçantë. Ai e urren Kosovën dhe është në gjendje të vdes për Serbinë. Është shumë e çuditshme që është kaq i dashuruar me terroristin e fëlliqur, kryekriminelin serb?!

Nudist i famshëm. Hajdut i pangopshëm. Kostumet komike shumëngjyrëshe, shakatë e tij kur është i droguar, truprojat dhe kotësia e Edvin Kristaqit kanë preokupuar edhe diplomatët perëndimorë. Ekscentricitetet e tij të shumta janë shenja të një personi të paqëndrueshëm. Ramoviçi është një krijesë e komplikuar që ia ka dalë të qëndrojë në pushtet për 30 vjet përmes një akti të zgjuar balancues mes interesave personale dhe realpolitikës.

Simptomat e një sistemi të kalbur. A po i vjen fundi regjimit kriminal mafioz pro-serb antikombëtar që po kryen spastrimin etnik (gjenocid) të shqiptarëve vendës dhe zëvendësimin e tyre me “refugjatë” dhe “punëtorë” afrikan-aziatik të cilët siç duket edhe do t`i trashëgojnë tokat e Shqipërisë?

Ndërkohë, Partia Demokratike e sotme është më shumë si kafsha e gjorë në rrugë, e ngrirë nga frika në dritën e një treni që po afrohet. Nëse shikojmë linjat e gjata historike, nuk ka asnjë ligj të natyrës që thotë se një parti do të ngrihet përsëri - të paktën jo nëse askush nuk bën asgjë.

Pavarësisht se sa të dhimbshme mund të jenë gjërat: ato nuk duhet të përfundojnë në katastrofë.

Si qenie njerëzore, ju jeni shuma e mendimeve, fjalëve dhe veprimeve tuaja.

Unë nuk kërkoj mendime të thella, por nëse thua diçka, do të doja që ashtu edhe mendon. Unë mendoj se duhet të jemi të qartë me njëri-tjetrin. Atëherë nuk do të ketë kaq shumë keqkuptime mes njerëzve.

Shqiptarët priren të harrojnë detyrat e tyre, por kujtojnë të drejtat e tyre. Sa kohë keni ndërmend të vononi ndjekjen e rrugës që besoni se është e duhura?

Jini të përgjegjshëm ndaj vetes për veprimet tuaja. Mos kërkoni mbrojtje nga autoritetet e jashtme.

Ne jemi përgjegjës jo vetëm për atë që bëjmë, por edhe për atë që nuk bëjmë.

Shqiptarët që me vetëdije simpatizojnë hajnat dhe tradhtarët duhet të shtrohen në spital në repartin psikiatrik për t'u trajtuar për sjelljen e kufirit të tejkaluar.

Shqiptarët janë një popull shumë i çuditshëm, sjellje vetë-shkatërruese. Kanë një dashuri marramendëse për armikun e përjetshëm. Kozmopolitë ekstrem; fantazojnë se i përkasin gjithë botës dhe injorojnë kombësinë e vet, por kanë harruar se janë të copëtuar, dhe nga pushtuesit nazistë-fashistë të rrethuar. Qeverisen (me përjashtim të qeverisë së Kosovës) nga psikopatë analfabetë, hajdutë, idiotë, servil, mercenarë, të ligë, tradhtarë. Janë shumë ziliqarë, xhelozë e të përçarë. Nuk kanë unitet, prandaj nuk kanë aftësi të formojnë shtet. Edhe pse disa të huaj kanë ndihmuar në formimin e shtetit, ata ia shesin armikut, pjesë-pjesë.

Servil të rraskapitur të cilët në raport me armikun e përjetshëm, vuajnë nga kompleksi i vlerës së ulët. Kemi më shumë tradhtarë se gjithë Evropa bashkë. Edhe më shumë kokëmish me shpëlarje truri që sakrifikojnë veten dhe familjen për të mbrojtur tradhtarët e ndyrë.

O kokëtulë! Tregoni respekt për ata që meritojnë respekt dhe nderoni ata të cilëve u detyroheni!

Problemi qëndron në faktin se një numër i konsideruar i shqiptarëve, për arsye të çuditshme, sidomos nga xhelozia e sëmurë për njëri-tjetrin, i vlerësojnë tradhtarët e tyre si pasurinë më të madhe kombëtare. Ndërkaq, mediat që kanë shitur prapanicën, në vend që të përballen me ta, e zhvendosin vëmendjen e opinionit në një pisllëk tjetër.

“Politikani modern” analfabet shqipfolës nxitet për të vepruar jo nga një qëndrim sakrifice dhe asketizmi, por, përkundrazi, nga një egoizëm ekstrem dhe nga interesa personale. Egoizmi është forca më e fuqishme lëvizëse e qëndrimeve të tij, dëshira për përfitim personal është më e fortë se të gjitha konsideratat morale. Ky lloj tip prej “politika*i” do të preferonte më shumë të shikonte të vriste babanë e vet se sa të humbte pronën e tij.
Bashkëpunëtorë dhe tradhtarë të vendit të tyre, të familjes së tyre, të fëmijëve dhe të pasardhësve të tyre. Hienat e pangopura vodhën edhe buqeta të shtruara në varrezat për të nderuar kujtimin e heronjve të kombit. Në përpjekje për ta bërë veten të dukshëm, ata treguan mungesën e edukimit, mungesën e karakterit dhe marrëzinë e tyre. Ata pretendojnë se kujdesen për demokracinë, por nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo fjalë.

A mund ta kontrollojmë veten, të vendosim rregulla?

Jo. Politika shqipfolëse është zëvendësuar me shpërdorim detyre. Lulëzon korrupsioni. Krimi ekonomik. Zaptimi i pronave shoqërore. Sidomos vjedhja masive e tokave; thënë ndryshe, uzurpimin, rrëmbimin në mënyrë të paligjshme të pronave shoqërore në bregdet (dhe jo vetëm kaq) dhe përvetësimin e tyre.

Ne nuk kemi traditë të demokracisë; mendësia e nevojshme për këtë do të duhen shumë vite për t'u mësuar.

Ne nuk kemi ende kulturë me idetë e sjelljes së drejtë njerëzore sipas ligjeve nën lëkurë. Dhe, pastaj tipari domethënës shqiptar: Zilia. “Ai nga kampi tjetër kishte një ide të mirë? Ne e refuzojmë, e hedhim nga tavolina, e shkelim - ai do të merrte pikë plus, jo unë, më duhet të admirohem”.

Psikopatët sundojnë. Psikopatët e suksesshëm janë në qeveri, ata të pasuksesshëm në burg.

Veprimet e pushtetarëve aktualë të politikës sonë dhe të “opozitës” politike janë qesharake. Por me siguri verbimi i tyre ndaj  domosdoshmërisë së tyre është aq i fortë, i mpirë, i qetë dhe i pakundërshtueshëm, saqë ata vetë nuk janë të vetëdijshëm për sjelljen qesharake, pjesë teatrale të aktorëve të këqij.

Cili është qëllimi i të gjitha fjalimeve? Është një ligj i pashkruar që deputetët e partisë në pushtet votojnë siç u thonë pushtetarët (shefat) e tyre dhe nuk mund t'i sfidojnë as të votojnë ndryshe. Po kështu edhe deputetët e opozitës. Dhe, shkojnë kundër nenit të kushtetutës - ku thuhet se të gjithë deputetët duhet të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. A është e mundur që të gjithë anëtarët e regjimit kriminal të kenë të njëjtin mendim për çështje të rëndësishme? Jo.

Megjithatë, pas kësaj, çdo fjalim afatgjatë agresiv i individëve, gjumë-jo-gjumë, kritika ndaj çdo propozimi të qeverisë është krejtësisht e panevojshme. Ata mund të bien dakord paraprakisht që të zbrazin Shtëpinë (Parlamentin, Kuvendin) dhe të mos bëjnë budallallëqe me veten dhe ne. Këta deputetë, në vend që të përpiqen t'i çojnë gjërat përpara, kanë mbetur me sharje, sulme agresive dhe kritika ndaj kujtdo nga kampi i kundërt. Nuk u intereson shkaku, kujdesen vetëm për veten dhe vendin e tyre në diell. Njëra palë thotë plus A, tjetra menjëherë minus A. Të dyja palët vetëm gënjejnë kinse janë përgjegjës ndaj votuesve të tyre, etj.

Njerëzit nuk e kuptojnë zvarritjen politike, justifikimin e hapave politik dhe ekonomik. Ata as nuk mund të kuptojnë. Nuk i dinë lidhjet, nuk i dinë veprimet në prapaskenë, u paraqiten gjysmë të vërteta dhe të pavërteta.

O shqiptar! Ti nuk duhet të sillesh si xhentëlmen (dmth. si zotëri, si një njeri mendjehollë dhe i vëmendshëm me sjellje taktike, me një ndjenjë nderi shumë të zhvilluar dhe një kulturë të caktuar në pamjen e jashtme; si një njeri i arsimuar dhe i sjellshëm) - ndaj një agresori dhe mafiozi, mercenari, hajduti të pronave shoqërore, tradhtari të ndyrë, qelbanikëve, ndaj dobiçëve të cilët në bashkëpunim me armiqtë e përjetshëm punojnë për të na zhdukur nga faqja e dheut.

Dashuria, miqësia dhe respekti nuk i bashkojnë njerëzit aq shumë sa urrejtja e përbashkët.- Anton Çehov

PS: Para disa javësh, këtu në Amerikë, pata një bisedë me një atdhetar dhe intelektual të përsosur. Më tha: “Aurel, populli shqiptar parapëlqen të braktisë vendin, jo të rrëzojë nga pushteti një kryetradhtar”.

Albini përballë tre njërëzve që nuk e duan Kosovën!

 Albini përballë tre njërëzve që nuk e duan Kosovën!

NgaProf.Dr.Enver Bytyçi,PHD

Ata u ulën përballë njëri-tjetrit. Ishte 14 shtator 2023. Albini e pa në sy dhe Sandri papritur u ndodh nën trysninë e shkimit të kundërshtarit në dialog. Disa sekonda vazhdoi kjo sekuencë, sikur po luanin lojën e syve! Por këtë garë e ndërpreu Josephi. Paraqiti disa rregulla të bisedimeve dhe u betua se do të ishte thjesht ndërmjetësues, madje i paanshëm, duke i dhënë përgjigje njëkohësisht disa kritikave se ai dhe Miroslavi ishin treguar të njëanshëm, ose më saktë pro-palës serbe.

Por Albini po mendonte nëse duhet besuar ose jo te retorika e fjalës. Në fund të fundit çfarë kuptimi kanë fjalët e atyre tre burrave që i kishte përballë e krah tij?! A nuk janë pikërisht këta që nuk e njohin shtetin e ngritur nga lumenj gjaku dhe sakrifica të pashembullta të Kosovës?! A nuk janë këta që vazhdimisht thonë fjalë të mira, betohen për paqen dhe në fund vendosin masa shtrëngimi për viktimën?! Të gjitha këto kryeministri i Kosovës po i bluante në mendje. E ndërkohë i vinin para syve edhe kritikat e opozitës për krijimin e një raporti të pabesueshëm me mdërkombëtarët! Megjithëse e di se kritikët e tij janë të gatshëm të bëjnë kompromiset që kërkon presidenti i Serbisë, ai, kryeministri i Kosovës kërkon në skutat e ndërgjegjes së tij ndonjë gafë, pamaturi, gabim apo faj të tij. Sigurisht që ka monente pamaturie. Po i kujtohej ajo shprehja e ish-kryeministrit e ish-presidentit, kur thoshte se “tallim ko.et” me amerikanët” dhe askush nuk e ndëshkoi për këtë! Pse ndonjë gabim i tij merret si faj i ndëshkueshëm rëndë?!

Megjithatë, duhej të priste e të mësonte se çfarë do të vinte pas prezantimit të parë. Sërishmi fjalë të përgjiithshme. Nevoja përimplementimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Fjalë të mëdha për normalizimin e marrëdhënive! Nevoja për kompromise të dyanshme! Etj. Pas të gjitha këtyre plasi “bomba”! Josephi i drejtohet Albinit dhe i thotë se nga këto do të varet edhe ajo që quhet “heqje e sanksioneve ndaj jush”! Ishte një lloj kërcënimi cinik. Megjithatë kryeministri nuk e prishi terezinë. “Ne do të bëjmë gjithçka i nderuar për paqen e normalitetin”, pëshpëriti por dëgjueshëm!

- Por ju duhet të filloni menjëherë me krijimin e Asosacionit, ia pret Josephi. Kolegu im, Miroslavi ka biseduar me ju dhe me Aleksandrin për këtë. Aleksandri është zotuar së do të jetë konstruktiv. Ju duhet të keni besim te ne dhe te ai!

Albinit i vinin dhe i shkonin mendime të shumta. Si do të duhej të sillej? Çfarë duhej të thoshte dhe si duhej të mbrohej? Një brengë e madhe kjo, kur para tij qëndronin tre njerëz që koordinoheshin së bashku “për ta vënë me shpatulla për muri” kreun e ekzekutivit të Kosovës! Megjithatë u përmbajt sërishmi. Nuk dha asnjë shenjë se çfarë do të ishte qëndrimi i tij në këtë lloj retorike paralajmëruese kundër tij. Bëri me dije një projekt të tijin për radhën e punës që duhej ndjekur për zbatimin e marrëveshjes së shkurt-marsit në Bruksel e në Ohër. Tha se duhej nisur nga njohja de facto e Kosovës nga ana e Serbisë. Nga angazhimi i Aleksandrit për një marrëveshje juridikisht të obligueshme për respektimin e shtetësisë dhe integritetit territorial.

Ndërkohë Josephi, në emër të postit që mban si shef i politikave të Jashtme e të Sigurisë në BE, doli drejt e në temë. – Ne kemi hartuar një projekt si ky, i drejtohet Albinit, por radha e punës nuk do të fillojë nga njohja de facto e Kosovës nga ana e Serbisë. – Kjo nuk mund të ndodhë për momentin, ndërhyni Mirosllavi. Asosacioni është e para punë, i ngarkuari nga ana e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Aleksandri vetëm heshtëte. I kishte ngulur sytë diku te një pikturë ngjitur në murin përballë dhe dukej sikur po thoshte se “i pëlqen arti”!

Albini këmbnguli se zbatimi i marrëveshjes duhej të fillonte nga njohja e Kosovës dhe më pas të vijonte me asosacionin. Por të dy përfaqësuesit e BE-së këmbngulën fort se duhej nis me asosacionin e madje duke theksuar se me asosacionin duhej të ishte dakord dhe Beogradi. Në debat e sipër kryeministri i Kosovës pyeti, nëse kishte ose jo ndonjë projekt për këtë çeshtje, të cilin e kishte paraqitur presidenti i Serbisë?! Në këtë moment Josephi mendoi se do të dilte nga sikleti, duke pohuar se kishte një të tillë. Por kur Albini këmbnguli të njihej me këtë dokument-propozim të Beogradit zyrtar, atëherë kryesuesi i bisedimeve i ndërpreu ato. Kaluan gati dy orë dhe asgjë nuk u sajua si dikument-propozim të palës serbe.

Në këtë moment u bë shumë e dukshme që Miroslavi dhe Josephi po flisnin edhe në emër të Aleksandër Vuçiç. Ata të dy kishin marrë përsipër të mbronin interesat e Serbisë. Tre kundër një njeriu të vetëm. Dy përfaqësuesit e BE-së ishin tashmë hapur e pa asnjë maskë palë me agresorin serb dhe kundër viktimës kosovare. Pse të mos ishin këta?! Ata të tre nuk e njohin ende pas 16 vitesh pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Albini këmbngul. Zërat e dy përfaqësuesve të BE-së ngrihen më lart, madje kërcënueshëm se do rriteshin masat kundër Kosovës.

Kryeministrit nën këto masa i duhet të përballonte dhe agresivetitetin e opozitës për këto masa. Madje ata e akuzojnë si fajtor për këto masa. Nuk duan të besojnë se përballë Kosovës janë tre njerëz që e duan të rrënuar shtetësinë e Kosovës. Njëri prej tyre, Sandri, e këndon çdo ditë këtë këngë. Dy të tjerët thjesht pyesin këtë të parin se çfarë do dhe opsionet e tij i marrin e i paraqesin si projekte dhe ide të Brukselit. Madje as që pranojnë të debatojnë dhe polemizojnë me argumente. “Ti Albin duhet të bësh atë që themi ne”! Kjo ishte fabula e deklarateve të tilla kur thoshte në fund se “Bisedimet dështuan për faj të Albinit”!

Në këtë hulli shkoi dhe propozimi për zgjidhjen e krizës në veri të vendit. Miroslavi dhe Josephi kërkuan atë që kërkon edhe Aleksandri: - kryetarët e komunave të japin dorëheqje. Ndërkohë që nuk kishte asnjë garanci se serbët do të merrnin pjesë në këto zgjedhje.  Dorëheqja nuk parashihet gjithashtu në kushtetutë dhe ligjin zgjedhor si zgjidhje. Ndaj dhe kryeministri Kurti propozoi thjesht një kërkesë të mbi 20 përqind të zgjedhësve në këto komuna e më pas të bëheshin zgjedhjet. Por kjo masë kushtetuese dilte jashtë skemës së Beogradit. Aleksandri nuk e pranoi këtë zgjidhje. Mekanizmi i kërkesës së mbi 20 përqind e zgjedhësve djeg skenarin për bojkot të zgjedhjeve dhe të shkaktojë një krizë tjetër në veri të Mitrovicës. Ndërkohë atij i duhen krizat, jo zgjidhjet. Sepse përmes asosacionit dhe krizave shkon te qëllimi final, ndarja e Kosovës.

Pavarësisht këtyre, fajtor u shpall Albin Kurti. Ndodh shpesh që fajtorë të shpallen njerëzit e zgjuar, pse ata diktojnë me kohë rrezikun që u kanoset. Pse shohin përtej fjalëve. Pse nuk kanë besim, por janë gjithnjë dyshues! Pse nuk pranojnë të besojnë as dy përfaqësuesit e BE-së! Ej është mëkat ky!? Si mund të mos besosh te fjala e Josephit dhe Miroslavit?! Ata janë mesia! Ata janë të përzgjedhurit e “miqve” tanë, të Kosovës e të shqiptarëve! Prandaj dhe mbajnë anën e Serbisë!

Të shohim se çfarë do të shohim në të ardhmen. Por Kosovën nuk do të duhet ta zhbëjmë as për hatër të “miqve” si Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak!

Një enciklopedi e mendimit shqiptar




Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,PHD



Një enciklopedi e mendimit shqiptar



Libri , me titull "Triumfi shqiptar",në serinë e botimeve të zotit Flori Bruqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. 
Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. 



Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. 
Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.

Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”, është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. 

Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. 
Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. 
Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka “yshtur” po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf.

Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual.

Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. 

Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin e vlerave krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun.

Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i një enciklopedie të mendimit shqiptar.

“Zhdukja e Ervis Martinajt po zbehet”, gazetari i kronikës: Policia ka identifikuar porositësin e vrasjes së Sinomatajt, dyshohet që…

 

Gazetari i kronikës së zezë, Sokol Bregu është shprehur sot në “Breaking” në Top News se deklarimet e fundit publike të Ministrisë së Brendshme lënë të kuptohet se hetimi për zhdukjen e Ervis Martinajt po zbehet.

Ai foli gjithashtu edhe për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzin Sinomatajt në Vlorë, për të cilin tha se policia ka identifikuar porositësin.

Për Ervis Martinajn:

“Ministri i Brendshëm u përgjigj në mënyrë të thatë për Ervis Martinajn, ndryshe nga çfarë deklaronte drejtori i Përgjithshëm i Policisë më parë. Duket se kjo çështje është larguar nga hetimet e policisë. Besoj se edhe për shumë kohë nuk do të ketë përgjigje nga Ministria dhe policia. Lezha është një qark me problematikë të zhvilluar, aty ka disa gjakmarrje në zhvillim. Dy janë çështjet kryesore të gjakmarrjeve të rënda, në Lezhë dhe Mirditë dhe ku policia mendon se mund të ketë zhvillime dhe e ka nën kontroll”.

Vrasja e Gëzim Sinomataj në Vlorë:

“Sipas Policisë ka një identifikim të personit që mund të ketë paguar në lidhje me këtë vrasje nisur edhe nga informacionet që ka pasur më parë për përplasjet e familjes Sinomataj. Policia është e bindur që nuk ka qenë 23-vjeçari objektivi, por xhaxhai i tij. Kurrë më parë ndonjëherë RENEA dhe FNSH nuk kanë qenë kaq gjatë në një qytet sa cc’janë tani në Vlorë. Mendohet që personi që ka kryer vrasjen është ende në Vlorë. Nuk ka një identifikim të saktë se kush është pasi është vrasje me pagesë. Dyshoj se mund të ketë një zinxhir ngjarjesh, pasi askush nuk do ta harrojë këtë që ka ndodhur”.

Top Chann

Ukraina, Lindja e Mesme dhe mina me sahat – Ballkani

NGA ENDRI ARIZI

Siguria është një nga çështjet që ka zënë axhendën politike të Shteteve të Bashkuara por dhe Bashkimit Europian.

Të shtunën e 27 janarit, tre ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë një sulmi me dron, që sipas Pentagonit u ndërmor nga grupet militante të mbështetura nga Irani. Por kjo situatë ka tensionuar akoma më shumë sigurinë, që tashmë është me e brishtë se kurrë. Lufta në Ukrainë, nga njëra anë, ajo në Gaza nga ana tjetër, por dhe sulmet e SHBA dhe Britanisë kundër rebelëve Houthi, që operojnë në Jemen, kanë nxitur një situatë të zymtë duke e bërë të pasigurt të ardhmen për shumë kombe, që tashmë janë me një këmbë drejt nisjes së një tjetër lufte botërore.

Një minë kjo me sahat, që mund të nisë edhe kësaj here, ashtu si Lufta e Parë Botërore: PO në Ballkan. E pse këtu?

Serbia, një vend me bindje pro ruse, tashmë në axhendën e saj, vijon prej vitesh betejën kundër Kosovës. Ideja e Sebisë së Madhe, në këtë shtet vijon të qarkullojë prej kohësh. Mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe lobimet në arenën ndërkombëtare kundër Prishtinës, po tregojnë haptasi prej kohësh qëllimet djallëzore të Beogradit, që me mbështetjen edhe të Rusisë, po vijon të hedh shashka edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku përmes të besuarit të saj Milorad Dodik, ka nisur fushatën për ndarjen e Republikës Srpska. E nga ana tjetër, ka nisur dhe armatosjen. Por edhe pse ministri serb i Mbrojtjes tha se Serbia po merr masa që të mbrohet në rast nevoje, pyetja që shtrohet është se nga cili shtet rrezikohet Beogradi?

Deklaratat populiste, tashmë janë bërë zhargon në këtë shtet. Por nisma për armatosje e Serbisë erdhi fill pasi SHBA aprovoi kërkesën e Kosovës për ta furnizuar me raketat “Javelin”.

Por teksa BE dhe SHBA po ushtrojnë presion mbi Serbinë dhe Kosovën akoma më shumë pas sulmit terrorist në Banjskë, që t’i rikthehen edhe njëherë dialogut, vetë Brukseli dhe Uashingtoni, janë të paqartë sa i takon të ardhmes dhe sigurisht sigurisë. Italia nga njëra anë, është i pari shtet që ka hedhur në Union idenë e krijimit të një ushtrinë europiane. Kjo me argumentin se kontinenti Europian është më i pasigurt dhe më i pambrojtur se kurrë. Por a është ky një sinjal që mund të çojë në shpërbërjen e NATO?

Ende mbetet e paqartë, por duket se disa shtete europiane nuk po besojnë më tek Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut pas nisjes së luftës në Ukrainë. Por, nga ana tjetër NATO po vijon misionin e saj, ku për herë të parë, po kryen një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake që nga koha e Luftës së Ftohtë. Stërvitje në të cilën marrin pjesë rreth 90 mijë trupa dhe në fokus janë manovrat mbrojtëse dhe sulmuese në rast se aleanca do të përballet me një agresion. Ku veç forcës, NATO po përcjell dhe një mesazh të drejtëpërdrejtë ndaj Rusisë, që prej kohësh po përflitet se gjatë verës së këtij viti do të ndërmarrë një seri sulmesh kundrejt Aleancës.

Por këto veprime ushtarake, duken sikur po i hapin rrugë një konflikti bërthamor mes shteteve. Konflikt që do të përfshi jo vetëm Europën por dhe Lindjen e Mesme si dhe kontinentin e Azisë. Kudo termi sigurisë është bërë më i ndjeshmi. Aq sa Republikanët në Kongres po e përdorin këtë cështje pasi e shohin si rrezik ndësa kërkojnë me ngulm tërheqjen e Shtëpisë së Bardhë nga këto konflikte duke mos miratuar paketën e ndihmës për Ukrainën e nga ana tjetër për Izraelin.

Vetë Donald Trump akuzoi administratën Biden për vrasjen e 3 ushtarëve (ngjarje e ndodhur në 27 Janar në Jordani) ndërsa theksoi se nëse do të fitojë zgjedhjet do të rikthejë politikat që do të rivendosin paqen dhe stabilitetin. Por a do të jenë zgjedhjet presidenciale të 2024 në SHBA ato që do të ripërcaktojnë të ardhmen e botës që tashmë duket më afër se kurrë drejt Luftës së Tretë Botërore, apo vetë Europa po e sheh veten të dobët përballë krizës që ka përfshirë shumë vende – si Italia me çështjen e emigrantëve, apo Franca e Gjermania me protestat e fermerëve dhe çështjet ekonomike – dhe po kërkon me ngulm më pak “përgjegjësi” në arenën ndërkombëtare, pas pasojave të lëna nga dy luftrat botërore, dhe se po përpiqet me doemos që të ruaj paqen përmes dialogut, pavarësisht kostove të mëdha që mund të jenë shkaktuar deri më tani.

Por, ajo që po ngjall më shumë paqartësi dhe pasiguri, për mua mbetet pikërisht BE që vijon të mos mbaj një qëndrim në unison për çështje që po cenojnë dhe rrezikojnë sigurinë në kontinentin europian, duke nisur nga rasti i Serbisë që mbetet një nga vendet më kërcënuese për sigurinë e Ballkanit, por jo vetëm.

*Redaktor në Departamentin e Lajmeve në Top Channel

“Çfarë pritet të ndodhë në historinë e re të Shqipërisë?”, Ngjela: Beogradi, Athina e Moska të trembur, po krijojnë tension në Ballkan

 

Nga Spartak Ngjela

Na duhet të theksojmë se Shqipëria etnike sot është një domosdoshmëri historike, sepse kjo krijon një risi zhvillimi në Gadishullin Ilirik dhe bëhet një interes i madh për politikën aktuale perëndimore…

Cila është vija e vërtetë e historisë së shqiptarëve dhe ajo e Shqipërisë.

Le të bëjmë ca pyetje:

Pse Rusia ka një inat patologjik për krijimin e shtetit të dytë shqiptar në Gadishullin Ilirik?

Pse Greqia nuk e pranon krimet që ajo ka bërë kundër çamëve?

Pse Serbia nuk e pranon që Kosova është shqiptare dhe nuk ka fare lidhje historike me të?

I.

Gjithmonë ne shqiptarët duhet të kujtohemi se bashkmi real i botës shqiptare në Gadishullin Ilitik, shpërbën tre shtetet sllave në këtë Gadishull: Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Këtu po luan gjithçka; dhe e dini pse?

Por, për përgjigjen e kësaj pyetjeje ne gjithashtu duhet të kujtohemi se të tre këta shtete sllave janë krijuar nga tokat shqiptare, sepse agresioni sllav kundër shqiptarëve ka vijuar në mbi 200 vjet.

E gjithë Evropa e ka ditur këtë, por ka heshtur, ndërsa shqiptarët janë mbrojtur vetë. Heroizmi shqiptar pikërisht në këtë periudhe ka arritur kulmin.

Gjergj Fishta e shkroi kryeveprën e tij Lahuta e Malcisë pikërisht për këtë kohë heroike.

Dhe vitet ecën, dhe Shqipëria më në fund mezi mori 28 000 Km2 për të formuar shtetin e vet në vitin 1912.

Por, Çamëria dhe Kosova mbetën jashtë territorit të Shqipërisë.

Il.

Çfarë pritet të ndodhë në historinë e re të Shqipërisë?

Është pikërisht kjo që ka trembur edhe Beogradin, edhe Athinën, por edhe Moskën. Dhe është pikërisht kjo frikë trefishe që po krijon tensionin aktual të sllavëve me kërcënime, por është një përpjekje kërcënuese e kotë.

Askush nuk e përfill.

Rusia është në krizë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Serbia është në krizë, në vakumin që i ka krijuar pavarësia e Kosovës.

Maqedonia ndihet e trembur, dhe pranoi që të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

Mali i Zi po tregohet asnjanës dhe po duket sikur po i lë udhë të lirë historisë proshqiptare që është në lëvizjen e saj të krijimit të Shqipërisë etnike; dhe pranoi të drejtohej nga një kryeministër shqiptar i quajtur Dritan Abazi. Një herë për një herë, mbiemri i kryeministrit të Malit të Zi është Abazoviç, por shpejt duhet të kthehet në rrënjën shqiptare Abazi pa prapashtesën “viç”; sepse kjo prapashtesë nuk është e mbiemrave me rrënjë shqiptare.

III.

Duhet ta theksojmë se historia progresive e një populli të shtypur, të plaçkitur, të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta etnike, kur ky popull fillon rimarrjen e historisë së grabitur dhe historisë si pushtim territorial, kjo rimarrje vjen dhe bëhet një domosdoshmëri historike.

Ja, kjo është domosdoshmëria historike e rimarrjes së historisë së grabitur me dhunë të Shqipërisë, dhe kjo kohë është edhe rimarrja e territoreve të pushtuara, gjithë po në funksion të bashkimit shqiptar brenda territorit të gjerë të shqiptarisë, e cila në historinë që po vjen do të quhet – Shqipëria Etnike.

E pra, na duhet të theksojmë se Shqipëria etnike sot është një domosdoshmëri historike, sepse kjo krijon një risi zhvillimi në Gadishullin Ilirik dhe bëhet një interes i madh për politikën aktuale perëndimore dhe vetë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në konfliktin e saj me Rusinë.

Ja pra, kjo situatë politike do t’i hapë rrugë krijimit të Shqipërisë etnike në Gadishullin Ilirik, sepse tani është e qartë për këdo që, me krijimin e shtetit të dytë shqiptar – Kosovën, historia e Shqipërisë ka hyrë në rrugën e bashkimit etnik. Çdo proces i këtij lloji në histori, ka filluar me çlirimin e territorit më të madh të pushtuar. A nuk ishte Kosova një territor shqiptar i tillë?

Po Çamëria?

E pra…

Prisni, dhe ndihmoni në këtë proces i cili ne shqiptarëve po na risjell në kohën tonë historinë e humbur padrejtësisht nga pushtimi i gjatë greko – sllav i Çamërisë dhe Kosovës.

Por, Kosova erdhi… dhe ky është një fillim i ri historik…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...