2024-02-03

Bashkimi Shqipëri-Kosovë. Në Shqipëri e duan më shumë se në Kosovë. Ja sondazhi

 

Dy organizata prezantuan të dhënat e hulumtimit ‘Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit – Perceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin mes dy vendeve’ i publikuar këtë javë.

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) kanë publikuar hulumtimin i cili jep përgjigje disa prej çështjeve me interes në Kosovë dhe në Shqipëri si p.sh.: distanca sociale, imazhi për fqinjët, integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal, perceptimi dhe stereotipet ndaj njëri-tjetrit, qëndrimi ndaj bashkëpunimit zyrtar të dy vendeve si dhe qëndrimi ndaj bashkimit eventual kombëtar.

Raporti thotë se vizitat e ndërsjella mes qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë janë shtuar dukshëm, sidomos pas çlirimit të Kosovës dhe ndërtimit të Rrugës së Kombit.

Por, qytetarët e Kosovës e vizitojnë Shqipërinë dukshëm më shumë se sa e vizitojnë qytetarët e Shqipërisë Kosovën.

Sipas hulumtimit në të dy vendet, 88.7% e shqiptarëve të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë, ndërkohë që vetëm 31.6% e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën, thuhet në raport.

Sa i përket njohurisë së njëri tjetrit raporti thotë se shqiptarët e Kosovës kanë bindjen se e njohin më mirë Shqipërinë, se sa qytetarët e Shqipërisë e njohin Kosovën.

Një gjë të tillë nuk e dëshirojnë 16% e të anketuarve në Shqipëri dhe Kosovë. Nga ata që nuk e dëshirojnë bashkimin kombëtar, vërehet një refuzim më i madh në zona urbane, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Për nga shtrirja gjeografike, të anketuarit në rajonin e Prishtinës janë në shkallë më të madhe kundër bashkimit kombëtar, kurse në Shqipëri janë të anketuarit e zonës qendrore thuhet në raport.

Më tutje në raport, të pyetur nëse do të ishin të gatshëm të paguanin një taksë e cila mundëson bashkimin kombëtar, gatishmëria bie, ku 29.5% e të anketuarve në Shqipëri do të ishin dakord me një taksë të tillë dhe 43.5% e të anketuarve në Kosovë.

Në pyetjen se nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm, ju personalisht si do të votonit?, të ankëtuarit në Shqipëri 74.8% janë pro, ndërsa 17.7% janë kundër.

Ndërsa në Kosovë pro janë 63.9% dhe kundër janë 16.7%

 

Edhe qytetarët e Shqipërisë në masë të madhe pajtohen se shqiptarët e Kosovës kanë njohuri më të mëdha për Shqipërinë, se sa anasjelltas.

Sa i përket dëshirës së realizimit të bashkimit kombëtar, 63% e të anketuarve në Shqipëri dhe 54% e të anketuarve në Kosovë deklarohen se dëshirojnë që bashkimi kombëtar të realizohet.

“Nga ata që janë kundër bashkimit në një shtet, arsyet janë të ndryshme. Arsyeja më e shpeshtë që është përmendur nga të anketuarit shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë ka të bëjë me bindjen se si dy shtete Kosova dhe Shqipëria funksionojnë më mirë. Një pjesë e konsiderueshme e atyre që kundërshtojnë bashkimin në një shtet këtë e bëjnë edhe nga bindja se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë dallime në kulturë dhe traditë. Por të pyetur se çfarë mendojnë se si do të votonin në një referendum të tillë familjarët dhe miqtë e tyre, të anketuarit shprehen më skeptik sa i përket votës ‘pro’ bashkimit, duke menduar se familjarët, shokët dhe miqtë do të votonin në shkallë më të ulët për bashkim (59% në Shqipëri dhe 47% në Kosovë)” thuhet në raport.

 

Për shqiptarët e Shqipërisë të cilët besojnë se bashkimi kombëtar është i mundshëm, bashkësia ndërkombëtare shihet si faktor kryesor që mundëson bashkimin.

Kurse për shqiptarët e Kosovës faktor kryesor që mund të realizoj një skenar të tillë shihet lidershipi në Kosovë dhe Shqipëri.

Por edhe ata që mendojnë se bashkimi kombëtar nuk mund të ndodhë, faktorin ndërkombëtar e shohin si pengesë kryesore, si të anketuarit në Shqipëri, ashtu edhe ata në Kosovë.

Si pengesë e dytë kryesore për bashkimin kombëtar të anketuarit në Shqipëri e shohin kundërshtimin e Serbisë, kurse të anketuarit në Kosovë i shohin shtetet e rajonit në përgjithësi.

Nga ata që besojnë në bashkimin kombëtar, pjesa më e madhe e të anketuarve në Kosovë besojnë se kjo do të ndodhë brenda pesë viteve (39% e të anketuarve), kurse të anketuarit në Shqipëri më shumë besojnë se kjo mund të ndodhë brenda dhjetë viteve të ardhshme.

“Shqiptarët e Kosovës besojnë se bashkimi mund të ndodhë brenda pesë viteve të ardhshme, përderisa shqiptarët e Shqipërisë besojnë se kjo mund të marr më shumë kohë” thuhet në raport.

Ajo çka lë pështypje në raportin e KFOS-it dhe OSFA del se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri i kanë të përbashkëta hallet e tyre.

Shumica e shqiptarëve të anketuar në të dy anët e kufirit besojnë se shëndetësia është më e zhvilluar në Shqipëri se sa në Kosovë, por shqiptarët e Kosovës kanë vlerësim më pozitiv për shëndetësinë në Shqipëri (63% e të anketuarve) se sa shqiptarët e Shqipërisë (46%).

Njësoj, shumica e të anketuarve shqiptarë në të dy vendet vlerësojnë se arsimi është më i zhvilluar në Shqipëri se sa në Kosovë. Të anketuarit në të dy vendet besojnë se Shqipëria ka potencial më të madh për zhvillim në fushën e turizmit.

Të anketuarit në të dy vendet vlerësojnë se sporti është më i zhvilluar në Kosovë, ashtu siç mendojnë se mirëqenia e banorëve të Kosovës është më e mirë. Sa i përket respektimit të ligjit, po ashtu qytetarët e të dyja vendeve vlerësojnë se ligji respektohet më shumë në Kosovë.

Ndërsa, qëndrime të kundërta shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës mbajnë sa i përket zhvillimit të kulturës, respektimit të të drejtave të grave dhe lirisë së fjalës, ku të anketuarit vlerësojnë se këto janë në një pozicion më të mirë në vendin e tyre.

Për sa i përket zhvillimit ekonomik, të anketuarit mendojnë se vendi tjetër ndodhet në nivel më të mirë të zhvillimit ekonomik se sa vendi i tyre.

Të pyetur mbi perceptimin e korrupsionit në Kosovë, shqiptarët e Kosovës kanë tendencë të vlerësojnë se korrupsioni është më i lartë në Kosovë se sa në Shqipëri, përderisa shqiptarët e Shqipërisë në masë më të madhe e nuk pajtohen me këtë konstatim. 

Central Intelligence Agency, perceptohet kryesisht për operacionet e fshehta.

 Gjatë shtatë dekadave të fundit ka patur një numër shumë të madh mitesh rreth kultit të inteligjencës dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, e njohur ndryshe si CIA (Central Intelligence Agency). Shpeshherë këto mite kanë prejardhjen nga mungesa e njohurisë për shërbimet e inteligjencës, nga lajmet në media ose nga libra triller of aventuresk.





CIA perceptohet kryesisht për operacionet e fshehta. Gjatë Luftës së Ftohtë, operacionet e fshehta ishin një aspekt unik në marrëdhëniet ndërkombëtare amerikane dhe ishin këto operacione që përkufizuan imazhin publik të CIA-s. por, kjo Agjenci lindi për qëllime tërësisht të ndryshme: lindi vetëm për të mbledhur dhe koordinuar informacion dhe jo për të kryer operacione të fshehta. Kush e transformoi atë në agjencinë që është sot? Drejtuesit e saj ndër vite apo Presidentët Amerikanë? Ndoshta që të dyja palët

Nevoja për një agjenci inteligjence të fortë dhe kompetente doli dukshëm pas 7 Dhjetorit, 1941, datë në të cilën, pavarësisht paralajmërimeve të shumta, Pearl Harbor u sulmua prej aeroplanëve bombardues japonezë. U duk qartë se sistemi i vjetëruar dhe i decentralizuar i inteligjencës, i cili nuk ishte në gjendje të bënte dallimin midis ‘zhurmës së rëndësishme’ nga zhurma e sfondit, ishte tejet e papërshtatshme.

Presidenti F. D. Roosevelt kishte plotësuar pjesërisht nevojën e koordinimit të inteligjencës duke krijuar OSS-në (Office of Strategic Services) Zyra e Shërbimeve Strategjike, nën drejtimin e Gjeneral Major William J. Donovan. Ajo u formua në Tetor të vitit 1941. OSS-ja ishte një organizatë inteligjence aktive shumë e shpërndarë dhe e fuqishme e cila rrodhi prej një agjencie të mëparshme por më të vogël e quajtur Office of Co-ordination of Information (Zyra e Ko-ordinimit të Informacionit). OSS-ja kreu punën e saj gjatë viteve të luftës dhe hodhi themelet për një agjenci të përshtatshme për në kohë paqe, kjo agjenci që pasoi ishte CIA.

Në fillimet e saja OSS-ja konsiderohej si një agjenci civilësh. William J. Donovan dhe Presidenti amerikan i Luftës së Dytë Botërore, Franklin D. Roosevelt e themeluan atë për të mbledhur informacione, një agjenci amerikane e shpërndarë në tërë botën por nën juridiksionin e Departamentit të Luftës, dhe si një model i të famshmes Federal Bureau of Investigation (FBI), e cila ishte e mjaftueshme.

Presidenti Roosevelt dhe Gjenerali Donovan u përpoqën ta ruanin statusin civil të OSS-së, por pavarësisht nga përpjekjet e tyre, ndodhi një proçes gradual dhe i pashmangshëm militarizimi. Pati shumë pjestarë të OSS-së të cilët e kundërshtuan kategorikisht militarizimin, por kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpallën luftë forcave qendrore (Gjermani, Itali, dhe më vonë Japoni) dhe kur Gjenerali Donovan u paraqit me uniformë ushtarake, pranimi i militarizimit të organizatës u nënkuptua dhe u pranua unanimisht. Lufta mund të mbështetej prej civilëve por ajo nuk luftohej prej tyre, ajo luftohej prej njerëzve me uniformë, ndaj një gjë ishte e sigurtë, që në fillimet e saj OSS-ja nuk ishte një organizatë policie që ruante rendin pa luftuar. Detyrat e saj ishin të mbështeste konfliktet e armatosura, operacionet e fshehta, klandestine dhe luftrat sekrete, pra ishte një organizatë lufte.

Kur lufta mbaroi dhe forcat e armatosura u kthyen në detyrat e tyre të para-luftës, OSS-ja, pa e patur një preçedent të tillë, nuk u kthye në rolin e saj parësor. Ajo nuk kishte patur një strukturë bazë që ti rikthehej. Ajo kishte lindur prej luftës. Për aq kohë sa Presidenti Roosevelt jetonte (ai vdiq vetëm një muaj dhe katër dite përpara kapitullimit të Gjermanisë në Europë) agjencia e Gjeneralit Donovan ishte e sigurtë nga zaptimi që mund ti bënin shërbimet ushtarake. Megjithatë, OSS-ja nuk gëzoi të njëjtën mardhënie me pasardhësin e Roosevelt-it në Shtëpinë e Bardhë, presidentin Harry S. Truman, i cili mendonte se OSS-ja nuk nevojitej më. Gjithashtu, ai dukej se bashkohej me mendimin e shefave të shërbimeve ushtarake se espionazhi duhej të ishte pjesë e ushtrisë, ndërsa për gjëra të tjera FBI-ja do mjaftonte.

Gjenerali Donovan argumentoi për vazhdueshmërinë e egzistencës së OSS-së kundër mendimit ndryshe që kishin shefat e forcave ushtarake, detare dhe ajrore të ShBA-së, si edhe komiteteve të Kongresit dhe shumë komisioneve të tjera. Ai e konsideronte të pakonceptueshëm rikthimin e inteligjencës amerikane në statusin e saj të para-luftës. Ai, herë-pas-here ngulmoi në besimin e tij se nevoitej një agjenci e pavarur, me një status civil, dhe e ndarë nga kontrolli i ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore, që të funksiononte në kohë paqeje si një organizatë inteligjence me detyrën e mbledhjes së informacionit dhe inteligjencës. Gjenerali Donovan u mundua të bindte Truman edhe për rëndësinë e lidhjes me Shërbimet Sekrete të Inteligjencës Britanike dhe se ajo duhej ruajtur dhe jo humbur.

Truman tashmë e kishte vendosur në mendjen e tij se nuk nevojitej një agjenci inteligjence e huaj në periudhën e pas luftës. Ai nënshkroi Urdhërin Ekzekutiv 9621, i cili e lëndoi OSS-në. Në fund Donovani dha dorëheqjen dhe OSS-ja u mor nën zotërimin e Departamentit të Luftës. Shuarja e saj e plotë ishte e shpejtë. Emri ndryshoi në “Njësia e Zyrës së Shërbimeve Strategjike – Departamenti i Luftës” por më pas ndryshoi përsëri në “Grupi i Inteligjencës Qendrore – Departamenti i Luftës”. Në 22 Janar, 1946, Presidenti Truman themeloi “Autoriteti i Inteligjencës Kombëtare”, i cili përbëhej prej sekretarit të shtetit, të luftës dhe marinës, dhe kishte si detyrë të planifikonte, zhvillonte dhe koordinonte të gjitha aktivitetet e inteligjencës.

Në vitin 1947, Lufta e Ftohtë ishte në fillimet e saj. Në 12 Mars, 1947, Truman paraqitet përpara një sesioni të përbashkët të Kongresit dhe kërkoi 400 milionë dollarë për të ndihmuar dhe shpëtuar Greqinë dhe Turqinë prej rrezikut Komunist. Për dyzetë vitet në vazhdim “Frenimi” i Bashkimit Sovietik u bë baza e politikës së jashtme Amerikane. Ngritja e tensionit të Luftës së Ftohtë bëri që të ngrihej propozimi për themelimin e një agjencie qendrore të inteligjencës.

Në 26 Shkurt, 1947, në Kongresin amerikan u dërgua për miratim një ligj, i cili me pak amandamente, u aprovua dhe doli për zbatim në 26 Korrik dhe njihet si Ligji i Sigurisë Kombëtare Ky ligj themeloi Këshillin e Sigurisë Kombëtare si edhe Agjencinë Qendrore të Inteligjencës ose në origjinal CIA, “me qëllimin për të ko-ordinuar aktivitetet e inteligjencës së shumë departamenteve dhe agjencive të qeverisë në interes të sigurisë kombëtare.” Drejtuesit të CIA-s iu shtua titulli Drejtor i CI-së, që vazhdon të njihet edhe sot e kësaj dite me shkurtimin DCI, i cili do kishte autoritet edhe mbi komunitetin e inteligjencës ndaj jashtë vendit, kjo e fundit ishte vetëm një autoritet në parim dhe jo plotësisht në praktikë.

Ishte Ligji i Sigurisë Kombëtare ai që i dha jetë CIA-s, duke e bërë këtë agjenci të jetë një shtesë e qeverisë së Sh.B.A. Detyrat e saj u përkufizuan si detyrat e një organizate e cila kishte për qëllim të mblidhte informacione, më të shumtën me anë të mënyrave të pacaktuara dhe jo të drejta.

Detyra e CIA-s ishte të këshillonte Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ajo duhej të vlerësonte informacionet që kishin të bënin me mbrojtjen apo çështjet kombëtare dhe duhej të bashkëpunonte me organizatat e tjera të inteligjencës amerikane. Ajo nuk duhej në asnjë mënyrë të merrte pjesë në formulimin apo bërjen e politikave.

Ligji i Sigurisë Kombëtare bëri që Sh.B.A të zhvillojë një shërbim informativ të madh, modern, dhe shpeshherë mbresëlënës. Por gjithashtu, ky ligj i hapi derën shumë abuzimeve të cilat, pasi do dilnin në dritë një brez më vonë, do e alarmonin Amerikën. Këto abuzime nuk erdhën automatikisht. Disa muaj më pas, kur Lufta e Ftohtë arriti në një gjendje alarmuese, Këshilli i Sigurisë Kombëtare autorizoi operacione të fshehta. Duke dhënë autorizime të tilla, ajo e udhëhoqi CIA-n në një fazë ku kjo agjenci nuk ishte më e kënaqur vetëm me raportimet dhe analizat e ngjarjeve jashtë vendit por asaj i duhej të influenconte mbi këto ngjarje në përputhje me interesat amerikane.

Seksioni 102 vendosi përgjegjësinë e plotë të veprimeve të CIA-s nën urdhërat e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por, meqë kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte mbi pjestarët e Këshillit, ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara ai që kishte carte blanche.

Përfshirjet dhe operacionet e CIA-s urdhëroheshin nga KSK. Ato sanksionoheshin nga Sekretari i Shtetit, Drejtori i Zyrës së Mobilizimit Mbrojtës dhe Civil, Sekretari i Mbrojtjes, Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, pjestarë të rëndësishëm të Kongresit, të cilët, në këtë aspekt, ishin nën urdhrat e Presidentit.

Pjesa më e rëndësishme e Ligjit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me CIA-n ishte Titulli I, “Koordinim për Sigurinë Kombëtare – Agjencia Qendrore e Inteligjencës.”  Ndoshta detyra më e rëndësishme e CIA-s, dhe drejtorit të saj (DCI), ishte ko-ordinimi i të gjitha përpjekjeve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.

Si fillim, ligji siguronte caktimin e drejtorit të Inteligjencës Qendrore nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara me këshillimin dhe aprovimin e Senatit, dhe specifikonte se të emëruarit mund të ishin oficerë aktualë apo të dalë në pension nga shërbimet e armatosura ose njerëz të jetës civile. Në vitin 1953, kjo pjesë e ligjit u ndryshua nga Kongresi për të caktuar një zëvendës drejtor dhe deklaroi se të dyja pozicionet asnjëherë nuk duhet ti përkasin një personeli ushtarak.

Seksioni 102 (d) shtjelloi arsyen për krijimin e CIA-s. Kjo pjesë nuk ishte e shkruar qartë dhe lejonte shumë interpretime; “Për qëllimin e koordinimit të aktiviteteve të inteligjencës ndërmjet shumë departamenteve qeveritare dhe agjencive, në interes të sigurisë kombëtare, do jetë detyra e Agjencisë, nën drejtimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare …” Arsyeja që kjo pjesë e ligjit ka shkaktuar konfusion qëndron tek katër fjalët e para. “Për qëllimin e koordinimit …” Shumë prej atyre që besonin që CIA kishte më shumë pushtet sesa duhet, apo që bëri gjëra që s’duhet të kishte bërë, u shprehën se këto fjalë tregonin qëllimin e Kongresit se CIA vetëm duhet të kishte koordinuar aktivitetet e agjencive të tjera dhe jo të mblidhte informacione apo të vepronte vetë. Balanca e këtij paragrafi do dukej sikur do dështonte për të justifikuar këtë argument.

Një prej detyrave të para të Agjencisë ishte të këshillonte KSK-në për aktivitete inteligjence të qeverisë të cilat kishin të bënin me sigurinë kombëtare. Kjo do të thoshte se CIA raportonte tek KSK mbi informacione dhe operacione, dhe se ishte zëri i inteligjencës në veshët e atyre që bënin politikën. Drejtori i CIA-s Allen Dulles shkruajti se Ligji i vitit 1947 ishte “një krah i bërë publik i degës ekzekutive të qeverisë, pavarësisht, dhe sigurisht, që kishte detyra të tjera me natyrë sekrete.” Për më tepër, Dulles argumentoi se plani strukturues dhe skema e gjerë e CIA-s  ishte “unike”. Ajo u themelua “për të mbushur boshllëqet në strukturën e inteligjencës egzistuese pa zëvendësuar apo konkuruar njësitë e inteligjencës amerikane në Departamentin e Shtetit apo Mbrojtjes.” Sipas Dulles, një funksion tjetër i strukturës së CIA, e cila nuk erdhi menjëherë por që ishte si rezultat i “përshtatjes graduale me eksperiencën që tregoi të ishte praktike dhe efiçente,” ishte përfshirja e të gjitha aktiviteteve klandestine dhe operacioneve të fshehta.

Në Seksionin 102 të Ligjit, gjithashtu ishte e shkruar se CIA do autorizohej herë-pas-here prej Këshillit të Sigurisë Kombëtare për “të kryer funksione dhe detyra të tjera në lidhje me inteligjencën dhe sigurinë kombëtare.” Seksioni 102 ishte pjesa më thelbësore e Ligjit, kjo pjesë ishte përgjegjëse për aq shumë aktivitete të cilat më vonë do krijonin një skepticizëm të hidhur si brenda Shteteve të Bashkuara ashtu edhe jashtë saj. Gjithashtu ka të bëjë edhe me mënyrën sesi u formulua, një miratim i heshtur që përcakton “të papërcaktueshmet”.

Kongresi Amerikan e kishte pranuar CIA-n si një agjenci koordinuese, prodhuese, dhe operative. Gjithashtu, ishte në dijeni se po autorizonte spiunazh dhe kundër-spiunazh ndaj shteteve të huaja, dhe padyshim i siguroi asaj liri të konsiderueshme veprimi me anë të klauzolës “për të kryer funksione dhe detyra të tjera” sipas autorizimit të KSK. Në atë kohë, Kongresi e njihte karakterin pioner të legjislaturës, ndaj duke iu frikësuar krijimit të një Gestapo-je, i privoi agjencisë forca policore apo mbrojtjeje të brendshme. Kongresi Amerikan, në një atmosferë tensionuese të Luftës së Ftohtë, e lejoi veten të bindej prej profesionistëve të inteligjencës. Me pasazhin e Ligjit të Sigurisë Kombëtare, i lejoi agjencisë së re përjashtime të veçanta nga proçesi rishikues i zakonshëm i Kongresit, dhe këto përjashtime u shtuan më shumë dy vjet më vonë me Ligjin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të vitit 1949.

Megjithatë, disa senatorë u shprehën se historia legjislative e Ligjit të vitit 1947 nuk indikon se Kongresi parashikoi që CIA do përfshihej në luftra politike të fshehta përtej kufijëve. Ndërsa të tjerë u shprehën se gjuha e e Ligjit të vitit 1947 nuk autorizonte drejtpërdrejtë aplikimin e operacioneve të fshehta, dhe me sa duket Kongresi nuk kishte për qëllim t’i autorizonte agjencisë një autoritet të tillë.

Sipas raportit përfundimtar të Komitetit të Zgjedhur për të Studiuar Operacionet Qeveritare, të ngritur prej Kongresit në vitin 1976, e njohur ndryshe edhe si Komiteti Church, Ligji i vitit 1947 nuk fuqizonte në mënyrë direkte CIA-n për të mbledhur inteligjencë apo për të ndërhyrë në mënyrë të fshehtë në punët e brendshme të shteteve të tjera. Por shprehja elastike “funksione të tjera” u përdor prej Presidentëve të ardhshëm Amerikanë për ta shtyrë CIA-n të përfshihej në spiunazh, operacione të fshehta, operacione para-ushtarake, dhe mbledhje inteligjence teknike. Shpeshherë argumentohet se Ligji i Sigurisë Kombëtare i dha fuqi të rëndësishme dhe fleksibilitet CIA-s  dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por në fakt ai ligj ia dorëzoi atë autoritet Presidentit.

Transformimi i CIA-s nga një agjenci për mbledhjen e inteligjencës në një institucion i përfshirë në aksione të fshehta nuk ishte i menjëhershëm por gradual. Pavarësisht ambiguitetit të “funksioneve” të shkruar në Ligjin e vitit 1947, arsyeja kryesore e transformimit ishte Lufta e Ftohtë dhe rrethanat e saj të pazakonta, të cilat bënë që Ekzekutivi dhe Legjislativi të inkurajonin CIA-n për aksione të fshehta.

Termi “aksion i fshehtë” mund të përkufizohet si ndërhyrja e një shteti në punët e brendshme të një shteti tjetër me qëllimin e zgjerimit të kontrollit politik dhe ekonomik, duke përdorur mënyra të padukshme dhe të papranueshme. Presidenti Truman nuk kishte për qëllim që CIA të bënte më shumë sesa të mblidhte informacionet e disponueshme dhe t’ia paraqiste presidentit. Ai e përmendi qartë në kujtimet e tij qëllimin e vërtetë të krijimit të CIA-s; “Një nga agjencitë e tjera të çmuara të krijuara prej ligjit ishte Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) nën urdhrat e Këshillit të Sigurisë, për të koordinuar dhe vlerësuar aktivitetet e inteligjencës dhe të dhëna …”

Truman nuk e miratoi CIA-n që ajo të operonte si një agjenci ndërkombëtare e përfshirë në operacione të fshehta, megjithatë ishte vetë ai që i dha fytyrë të re komunitetit të inteligjencës moderne të Shteteve të Bashkuara dhe që autorizoi Agjencinë të përfshihej në aksione të fshehta.

Italia dhe Lufta e Koresë

Aksioni i parë i fshehtë i autorizuar nga Truman erdhi si rezultat i frikës së fitores së komunistëve në zgjedhjet e Prillit të vitit 1948 në Itali. Dokumenti i parë i numerizuar i lëshuar prej Këshillit të Sigurisë Kombëtare, KSK 1/1, më 14 Nëntor 1947 paralajmëroi se “Qeveria Italiane, e anuar ideologjikisht drejtë demokracisë perëndimore, është e dobët dhe është bërë subjekt i sulmeve të vazhdueshme nga e forta Partia Komuniste.” Përveç mbështetjes publike për qeverinë Italiane në rrezik, KSK rekomandoi një program “për të luftuar aktivisht propagandën komuniste në Itali me një program efikas të informacionit të SH.B.A-së dhe me të gjitha mënyrat e tjera të aplikueshme, duke përfishrë edhe përdorimin e fondeve të padeklaruara.” Truman aprovoi KSK 1/1 në 24 Nëntor. Në 14 Dhjetor, Presidenti firmosi KSK 4/A duke i ngarkuar CIA-s përgjegjësinë për “luftë psikologjike”. Një javë më pas, Agjencia ngriti Grupin e Proçedurave Speciale (GPS), e cila pastroi mbi 10 milionë dollarë të kapura prej nazistëve dhe fashistëve për t’i përdorur për fushatën elektorale në Itali.

Disa prej milionave të pastruara nga GPS-ja iu dhanë në dorë në fshehtësi kryeministrit italian Alcide de Gasperi, për të financuar fushatën e partisë së tij Kristian Demokrate. Milionat e tjera shkuan tek fushata mediatike për të shpërndarë propagandë të zezë kundër komunistëve dhe për të promovuar virtytet e kandidatëve anti-komunistë. Truman tregoi një interesim personal si në përpjekjet e hapura ashtu edhë në ato të fshehta për të mbështetur Kristian Demokratët dhe për të mposhtur komunistët. Pavarësisht nga një përfshirje e njëjtë nga ana e Sovietikëve në zgjedhje, Kristian Demokratët fituan 307 prej 574 vendeve. Mposhtja e komunistëve në zgjedhje shihet historikisht prej CIA-s jo vetëm si fitorja e saj e parë por edhe si një nga operacionet e fshehta më të suksesshme.

Suksesi i dukshëm i aksioneve të fshehta kundër komunistëve në Itali bëri që kjo formë operimi të zgjerohej. Në Maj të vitit 1948, George F. Kennan, kreu i grupit të planifikimit në Departamentin e Shtetit dhe apostulli kryesor i “Frenimit”, propozoi krijimin e një grupi të përhershëm për aksionet e fshehta të aftë për të bërë një punë shumë më të madhe sesa vetëm luftë psikologjike. Një muaj më vonë, Truman firmosi KSK 10/2, dhe urdhëroi krijimin e Zyrës së Koordinimit të Politikave (ZKP), e cila ishte brenda strukturave të CIA-s dhe kishte për detyrë të planifikonte dhe të merrte pjesë në aksione të fshehta. Megjithatë, më vonë, duhet përmendur se George F. Kennan u bë skeptik ndaj operacioneve të tilla dhe ndaj rolit të inteligjencës në mardhëniet Amerikano –Sovietike. Ai shkruajti se “Unë vetë kam patur mundësinë të shoh rast pas rasti në të cilat autoritetet e inteligjencës amerikane kanë mbledhur, apo përpjekur të mbledhin, operacione të cilat kanë përfunduar, apo do përfundonin, në një abuzim direkt jo vetëm të marrëdhënieve formale diplomatike Amerikano-Sovietike por edhe ndaj mundësive për arritjen e një mirëkuptimi midis dy qeverive.”

Si reagim i premisës së Bashkimit Sovietik dhe vendeve satellite të saj, të cilat kishin nisur një program “vicioz” aksionesh të fshehta “për të zhvlerësuar dhe mposhtur qëllimet dhe aktivitetet e Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të tjera perëndimore,” KSK i hapi dritën jeshile operacioneve të fshehta: “propagandë, luftë ekonomike, aksione direkte parandaluese që përfshinin sabotazh, anti-sabotazh, masa shkatërruese dhe evakuimi, rrëzimin e shteteve armike, duke i dhënë ndihmë lëvizjeve të fshehta të rezistencës, guerilave dhe grupeve çlirimtare emigrantësh.” Arritja e misioneve të tilla pati një ndikim të thellë në drejtimin e Agjencisë dhe statutin e saj relativ brenda qeverisë.

Operacionet e fshehta nuk nisën brenda CIA-s, por prej zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara, midis të cilëve Sekretari i Luftës, Sekretari i Mbrojtjes, Sekretari i Shtetit, dhe George F. Kennan, Drejtori i Grupit të Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit.

KSK 10/2 adaptoi formalisht principin e “mohimit të mundshëm”. Në ndryshim me raportin që paraqitej në tryezën e Truman, operacionet e fshehta nuk duhej të arrinin në Zyrën Ovale të Presidentit. Truman urdhëroi që operacionet e fshehta duhet të ishin “të planifikuara dhe ekzekutuara në atë mënyrë që përgjegjësia e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të mos ishte e dukshme për njerëzit e pa-autorizuar, dhe nëse zbuloheshin Qeveria Amerikane mund të mohonte përfshirjen e saj.”

Megjithatë, mohimi i mundshëm nuk mbronte presidentët, ajo vetëm kishte dobësuar një hallkë në zinxhirin e autoritetit. Në shumicën e rasteve një nga mënyrat për të mbrojtur presidentin nga turpi politik ishte të mos ta informoje aspak atë për operacione të fshehta të veçanta, të paktën jo formalisht. Koncepti i “mohimit të mundshëm” aplikohej fjalë-për-fjalë: “Qeveria ishte e autorizuar të bënte disa gjëra për të cilat Presidenti nuk ishte i informuar.”

Harry S. Truman ishte presidenti i parë që themeloi një agjenci operacionesh të fshehta në një kohë paqeje. Në Gusht të vitit 1948, ai aprovoi KSK 20, që autorizonte operacione guerilash përtej Perdes së Hekurt duke përdorur emigrantë sovietikë të rekrutuar në perëndim. Parathënia e KSK 20, e shkruar nga Kennan, deklaronte me ndjenjë optimiste që “ndonëse nuk është qëllimi ynë për ta hedhur poshtë Qeverinë Sovietike në kohë paqeje,” aksionet e fshehta mund të krijojnë “rrethana dhe situata” të cilat do e bënin të vështirë që “udhëheqësit aktual Sovietik … të mbajnë pushtetin e tyre në Rusi.”

Në 31 Janar 1950, Truman urdhëroi Sekretarin e tij të Shtetit dhe Mbrojtjes të kryenin një rishqyrtim të gjerë të objektivave gjatë periudhës së luftës dhe paqes. Rezultati i këtij rishqyrtimi rezultoi në KSK 68 në datën 7 Prill. KSK 68 e interpretoi Luftën e Ftohtë si një përleshje elementare midis forcave të dritës perëndimore dhe errësirës lindore, midis lirisë dhe skllavërisë. KSK 68 rinisi doktrinën e “frenimit” të zgjerimit sovietik dhe parashikoi një rol madhor të aksioneve të fshehta brenda bllokut sovietik. Ndonëse nuk e përcaktoi në detaje këtë rol, ky dokument bënte thirrje për “intensifikimin e…  operacioneve të fshehta në fushën e luftës ekonomike, politike, dhe psikologjike.”

Krizat botërore, të rrezikshme sa ato të Luftës së Parë dhe Dytë Botërore, i bënë interesat amerikane tejet vitale, mënyrat u bënë të përballueshme, ndërsa metodat të justifikueshme. Rrënjët e operacioneve të fshehta u thelluan për shkak të obsesionit për Luftën e Ftohtë. Kjo luftë ishte si një lojë globale shahu, ku gurët luheshin herë nga njëri lojtar e herë nga tjetri. Kjo gjë bëri që CIA të zhytej në një seri aktivitetesh të fshehta, të projektuara për t’iu kundërvënë përpjekjeve konkuruese të KGB-së.

Gjatë vitit 1949, operacionet e fshehta brenda bllokut sovietik kishin filluar në Poloni, Ukrainë, dhe Shqipëri.

Një ngjarje e rëndësishme për transformimin e CIA-s ishte Lufta e Koresë, 1950-1953. Kur nisi lufta, CIA u vu menjëherë nën presionin e Administratës së Trumanit e cila e akuzoi se ajo kishte dështuar për të siguruar informacione apo paralajmërime se Korea e Veriut, e mbështetur nga sovietikët, do konsideronte një luftë të hapur. Informacioni i CIA-s, i mbledhur nga rrjeti i saj i inteligjencës aziatike, i ishte transmetuar Komandantit të Përgjithshëm të SHBA-së Gjeneralit Douglas MacArthur dhe të tjerëve, si edhe Presidentit Truman, të cilët i kishte informuar për mundësinë e mbledhjes së trupave të Kinës Komuniste përgjatë kufirit midis Mançurisë dhe Koresë. Ky informacion u ishte bërë i qartë muaj përpara se Kina e Kuqe të sulmonte.

Me fillimin e luftës ndodhën ndryshime të menjëhershme. Ai më i rëndësishmi ishte caktimi në detyrë i drejtorit të ri të CIA-s, Gjeneralit Walter Beddell Smith, i cili zëvendësoi Admiral Hillenkoetter. Bedell Smith themeloi tre zyra të rëndësishme – ajo e Planeve, Inteligjencës, dhe Administrimit. Ai e drejtoi CIA-n në një periudhë thelbësore të historisë së saj. Lufta e Koresë ishte shpërthimi i fundit i cili i detyroi Shtetet e Bashkuara të rinovonin sektorin e mbrojtjes dhe të ndërtonin një sistem modern të shërbimit të inteligjencës.

Lufta e Koresë, e cila kishte gjeneruar kriticizmin dhe reorganizimin e CIA-s, e ndihmoi Agjencinë. Gjatë kësaj lufte, personeli dhe buxheti i saj u ngrit në mënyrë spektakolare. Personeli i OPC-së u rrit nga 302 në 2,812 (plus 3,142 agjentë në vende të huaja), duke ushtruar aktivitetin e saj në 47 qendra në vende të huaja në vitin 1952. Në të njëjtën periudhë, buxheti i saj arriti majën nga $4.7 milionë në $82 milionë. Kur betejat në Kore u stabilizuan në mesin e vitit 1951, OPC shtoi operacionet e saj në luftë guerilase. Gjatë periudhës Prill deri në Dhjetor të vitit 1951 ajo stërviti dhe vuri në veprim 44 grupe guerilash koreane përtej territorit armik me qëllim sabotimin e rrjetit të komunikimit të komunistëve dhe ndalimin e furnizimeve nga Kina.

CIA rekrutoi spiunë, sabotatorë, etj, dhe në disa raste madje bleu edhe politikanë, arsimtarë, defektorë koreano-verior, dhe njerëz me pozicione të larta, të cilët të gjithë ndihmonin përpjekjet e luftës së Sh.B.A –së dhe Kombeve të Bashkuara për të luftuar Korenë e Veriut. Me mbarmin e Luftës së Koresë, vlera e CIA-s si një agjenci tejet kompetente u themelua tërësisht.

Lufta e Koresë nuk pati një impakt vetëm në fushën e inteligjencës por solli edhe një perceptim të ri mbi Luftën e Ftohtë. Ajo i hapi rrugën operacioneve të tjera të fshehta në zona më të mëdha gjeografike.

CIA u themelua si rezultat i nevojës për një agjenci inteligjence për të koordinuar dhe mbledhur informacione. Ligji i Sigurisë Kombëtare ishte i dyshimshëm në vendosjen e natyrës së vërtetë të kësaj agjencie e cila ishte direkt nën urdhërat e Presidentit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ndoshta Truman nuk kishte dashur që CIA të përfshihej në operacione të fshehta, por faktet tregojnë se ai ishte përgjegjës për transformimin e saj duke firmosur Direktivën NSC 4/A e cila e inkurajonte agjencinë të kryente luftë psikologjike. Më vonë ai firmosi NSC 10/2  dhe NSC 20/2 të cilat themeluan OCP-në, me detyrën për të planifikuar dhe u përfshirë në operacione të fshehta dhe guerilase përtej Perdes së Hekurt.  NSC 68, e kompozuar dhe e firmosur nga zyrtarët më të lartë, përfshirë edhe Presidentin, kërkonte intensifikimin e operacioneve të fshehta.

Transformimi i CIA-s nga një agjenci informative në një agjenci operacionesh të fshehta ishte e paevitueshme dhe u nxit nga politikë-bërësit dhe jo nga brenda saj.

B.K

Akademik Flori Bruqi-luftëtari i paepur në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar

Nga Bajame Hoxha -Çeliku,Bruxel 


                      

Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.

Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e  personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat.


Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan,  jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor.

E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës, që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje.
ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë,  është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton.

Pra, është mendjendritur dhe shkrimtar erudit, me shije të hollë artistike, se ai di t’i rrok me ndijimin e së bukurës në art në veprimtari dhe në jetë.

Në veprimtarin e këtij gjeniu çdo vepër e tij është e bukur dhe e harmonishme, gjë që të bie në sy  menjëherë, ku pasqyron artistikisht gjithçka që përfshinë brenda krijimtarisë aq të pasur dhe të mrekullueshme.

Prandaj puna dhe krijimtaria e tij është shumë e larmishme, zotëron dije të thella. Florin e gjen kudo; pranë të bukurës, pranë dhimbjes, pranë lotit. Kudo  gjen shpirtin e tij të palodhur bujar. Pra, për ta përmbledhur e rrethuar në një fjalë të vetme që ka erudicion.

Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.

Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre.

Vlera shpirtërore letrare, e forcës së mendimit, është vlerë absolute tek heroi ynë, sepse ka mbi të gjitha; pasuri të çmueshme një popull të tërë, një popull trim, të një gjuhe të një gjaku.

Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës, mbi njeriun e punës. Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që; hera, herës i zënë këmbët dhe në kohë me diell.

Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh, që pa ndrojtje më bën të besoj në fjalët e mia dhe, besoj se shquhet ndër  më të mirët.
Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhe dhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm.

Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja.

Prandaj Flori mbetet krijues i vlerave të mëdha.

……………………………………………………………………………………………………………………

 

Akademik Flori Bruqi-luftëtari i paepur në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar

         Nga Akademik Kujtim Mateli,Tiranë


 

 

Krijimtaria e Flori Bruqit ka si gur themeli vlerat e identitetit tonë kombëtar, vlera të krijuara në breza nga paraardhësit tanë, nga lashtësia deri në ditët e sotme. Identiteti kombëtar shpaloset natyrshëm përgjatë gjithë veprës së tij,  duke i mëshuar fort idesë për t`i njohur mirë këto vlera dhe për t`i ruajtur ato. Identiteti kombëtar formohet nga ato vlera që lidhen me qëndrueshmërinë në rrjedhë të shekujve për të mos humbur gjuhën dhe kulturën, traditat dhe zakonet që e kanë ruajtur atë nga asimilimi agresiv i fqinjve. Të zbulosh vlerat e qëndresës së popullit tonë në mijëvjeçarë, do të thotë ta ndërtosh të sotmen dhe të ardhmen mbi baza të sigurta.

Duke filluar me vëllimin e parë poetik “Zjarri i diellit” në vitin 1995 e deri më sot, krijimtaria letrare e Flori Bruqit ka frymëzuar brezat e rinj me dashurinë për Atdheun, të qenit krenar për të parët tanë, që kanë ruajtur tradita dhe zakone, të cilat ruajnë vlerat e krijuara në shekuj. Jeta e shqiptarit deri më sot ka qenë e mbushura me përpjekje dhe luftra të pandërprera, të cilat përcaktojnë dhe identitetin e tij liridashës e paqësor. Vepra letrare dhe sidomos romanet e tij të shumtë si “Vrasja e liridonëve”, ”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe të tjera vepra të spikatura, karakterizohen nga niveli i lartë artistik dhe mesazhet e rëndësishme që i përcillen lexuesit të çdo kohe. Puna e tij kërkimore-shkencore, duke shfrytëzuar burimet arkivore në Kosovë dhe jashtë saj, ka bërë që ta njohë më mirë historinë e vendit tonë dhe të nxjerrë nga realiteti historik dhe ai aktual, personazhet e veprave që janë dhe do të mbeten dëshmi e krenarisë sonë kombëtare. Vepra letrare e Flori Bruqit është e gjithanshme dhe kontributi i tij është i çmuar si: poet e prozator, kritik letrar e eseist, publicist i dimensioneve të larta kombëtare, i ndjekur nga shqiptarët kudo trojeve shqiptare dhe jashtë tyre në diasporë.

Gurët kilometrikë, që shenjojnë identitetin e kombit tonë në rrugëtimin e tij historik, janë ngjarjet më të rëndësishme kulmore që populli ynë ka shenjuar me gjak e sakrifica. Një nga këto pika kulmore është edhe Shpallja e Pavarësisë së trojeve shqiptare më 1912. Kjo ngjarje, e cila u kurorëzua nga një seri betejash të ashpra me pushtuesit osmanë, e ka vulosur përfundimisht marrëdhënien e shqiptarëve me perandorinë osmane, duke e konsideruar atë si një forcë pushtuese. Flori Bruqi në krijimtarinë e tij artistike, por dhe në atë publicistike dhe shkencore i ka mëshur fort idesë që vlerat e identitetit tonë kombëtar nuk duhet të dalin në pazar. Asnjë presje nuk duhet t`u hiqet vlerave tona kombëtare. Si shembuj sillen përpjekjet e Turqisë së sotme për rishikimin e historisë së periudhës osmane, por dhe ato të Greqisë që kërkojnë të zhdukin vlerat e popullit shqiptar në krahinën e Çamërisë, e cila deri para Konferencës së Londrës 1913 ishte pjesë e Shqipërisë së Poshtme, me histori dhe kulturë shqiptare dhe e banuar nga shqiptarët. Këto përpjekje të fqinjve tanë për ta tjetërsuar historinë e popullit tonë kanë ndeshur në penën e fortë të akademikut Flori Bruqi.

Në krijimtarinë e tij ndjehet mirënjohja dhe respekti për aktorët që sollën lirinë e Kosovës nga shtypja dhe barbaritë serbe. Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës janë pikat orientuese se si duhet të ecet më tej. Janë këta luftëtarë, dëshmorë dhe heronj, që për sot dhe shekujt që vijnë, i kanë përcaktuar marrëdhëniet e shekullit XIX midis shqiptarëve dhe serbëve, ose më saktë ato të para vitit 1999, si marrëdhënie midis shqiptarëve, që luftonin për liri dhe pavarësi dhe pushtuesve serbë. Gjaku dhe heroizmi i UÇK-së, e ka vulosur këtë marrëndhënie dhe askush, as sot dhe as në të ardhmen, nuk mund t`ia zbusë fytyrën çnjerëzore që tregoi ushtria e Milosheviçit.

Fqinjët tanë në veri dhe në jug të tokave shqiptare, aq sa kanë synuar të pushtojnë trojet shqiptare, po aq kanë bërë përpjekje të tjetërsojnë dhe historinë tonë, duke u përpjekur të rrafshojnë pikat kulmore të historisë së popullit tonë, deri tek ngjarja më e fundit kulmore siç është Lufta e Kosovës për liri e Pavarësi e vitit 1999. Ka përpjekje për të ulur vlerat e kësaj lufte si luftë çlirimtare, për të denigruar figurat e saj madhore. Përpjekje ka patur edhe për ngjarje të tjera kulmore, siç është shpallja e pavarësisë, duke mbivlerësuar kontributin e ndonjë fuqie të huaj dhe nënvlerësuar kontributin e atyre qindra mijëra shqiptarëve të organizuar në formacione luftarake në mbarë trojet shqiptare, dhe delegatët që nxorën këto treva për ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorën heroike. Përpjekje ka patur edhe për Skënderbeun dhe luftën e tij heroike në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të vetë kontinentit tonë. Autorët e këtyre shtrembërimeve janë përballur me penën e akademikut Flori Bruqi, duke u dhënë qartësi këtyre shtrembërimeve dhe mjegullimeve të bëra nga autorë dashakeqës.

Fqinjët tanë në veri dhe në jug të trojeve shqiptare (serbët dhe grekët), janë përpjekur në këta dy shekujt e fundit ta shkurtojnë me sa të mundin ekzistencën e shqiptarëve në këto troje. Akademiku Flori Bruqi, si njohës i mirë i historisë, i ka demaskuar këta autorë dashakeqës dhe gjithë krijimtaria e tij letrare, publicistike dhe shkencore, tregon për autoktoninë ilire të trojeve tona, që nga kohët më të vjetra me kufij veriorë rrjedhën e lumit Danub, ashtu siç dokumentohet edhe nga gjeografi Strabon.

Po akademik Flori Bruqi, ndryshe nga institucionet shkencore në Kosovë dhe në Shqipëri, i shikon trojet shqiptare si një e tërë, si një histori e pandashme ashtu siç kanë qenë në rrjedhë të historisë. Institucionet shkencore në Shqipëri dhe në Kosovë, përfshi dhe institucionin e vetëm shkencor në Maqedoni, i kanë parë trojet shqiptare si parcela të pavarura dhe gjithë puna kërkimore-shkencore ushtrohet brenda parcelës së shtetit ku ndodhen. Ndryshe ndodh me akademikun Flori Bruqi. Ai i vështron trojet shqiptare në tërësinë e tyre dhe nga kjo fushëpamje artistike dhe shkencore jep atë realitet shqiptar të pandarë, të mishëruara në vepra artistike, por dhe në studime shkencore.

Një nga veprat madhore të akademik Flori Bruqit është “Leksikoni enciklopedik”, Prishtinë 2020, botim i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, një vepër që rrezaton arritjet shkencore dhe ato artistike më të realizuara brenda hapësirës së trojeve shqiptare dhe në diasporë. Vetëm fakti që kjo Eciklopedi nuk është e ngjashme me ato që kanë dalë deri më sot në Prishtinë, të cilat përfshijnë personazhe dhe ngjarje brenda territorit të shtetit të Kosovës, me ato të Tiranës, që kufizohen me personazhe dhe ngjarje brenda Shqipërisë londineze, kjo Enciklopi i thyen këto kufizime të deritanishme dhe përcjell dritë dhe dije në çdo skaj të trojeve shqiptare, deri në diasporën më të largët. Ajo përcjell idenë e përbashkimit të trojeve shqiptare brenda historisë së përbashkët, që ato kanë dhe kanë patur në mijëvjeçarë, nga ku gjallon një letërsi dhe art i përmasave botërore, sepse fryma që ato përcjellin i drejtohen çdo individi të planetit tokë, pavarësisht kombësive dhe racave që ata i përkasin. Enciklopedia e akademik Flori Bruqit, duke u lidhur natyrshëm me zinxhirin e artë të enciklopedive botërore, u përcjell popujve dhe institucioneve shkencore vlera të rëndësishme, që janë krijuar në këto troje shqiptare përgjatë gjithë historisë së tyre.

Akademik Flori Bruqi aq sa ëshë i interesuar për fatin e trojeve shqiptare në veri, po me kaq vëmendje ka ndjekur dhe fatin e trojeve shqiptare në jug të tyre. Ka një përpjekje të pandërprerë të Akademisë së Athinës për t`i parë trojet në jug të Shqipërisë si pjesë të Helladës, duke e provokuar rëndë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me librin shovinist të botuar në anglisht në vitin 1977. Kundër këtij libri në trojet shqiptare ka patur vetëm një zë kundërshtues dhe ky ka qenë akademiku Kristo Frashëri. Për ta patur të qartë se sa i rëndë është ky libër provokues, po e citojmë kundërshtimin e akademik Kristo Frashërit në artikullin “Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës”, botuar tek “Gazeta Shqiptare” datë 07.08.2011, i cili vë në dukje se disa botime gjoja shkencore, nuk janë gjë tjetër veçse lakmi nacionaliste të fqinjit tonë jugor ndaj viseve shqiptare.

Kristo Frashëri: “Prej tyre meriton të veçohet botimi me pretendime shkencore që ka dalë nga shtypi në Athinë kohët e fundit. Fjala është për trajtesën që Akademia e Athinës botoi kohët e vona në anglisht në format të madh prej 480 faqesh, nën drejtimin e përgjithshëm (general editor) të M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997. Botimi i përmendur, që tani kemi në tryezë, ndryshon nga moria e botimeve të mëparshme nga tri pikëpamje – trajton nga pikëpamja kohore në mënyrë integrale historinë e Epirit gjatë 4000 vjetëve; e dyta, në të kanë marrë pjesë autorë ndoshta më të shquarit e historiografisë greke të ditëve tona; e treta, nga pikëpamja e përgjegjësisë shkencore, politike e morale mban vulën e Akademisë së Athinës, e cila pavarësisht nga emri që mban, është Akademia e Shkencave jo e Athinës, por e Greqisë”.

Dhe më tej profesor Kristo Frashëri vazhdon: “Ne kemi pritur që me dobësitë e kësaj periudhe të merren historianët shqiptarë të specializuar në problemet e historisë së lashtë të Epirit. Arsyeja përse ata heshtin është puna e tyre”.

Po çfarë përmban në thelb ky libër? Ka tjetërsuar përkatësinë etnike të Epirit nga pellazgo-iliro-shqiptare, sipas autorëve të antikitetit, në helene, në kundërshtim me të gjithë autorët antikë që kufirin verior të Helladës e vendosnin në jug të Gjirit të Artës (Ambraqisë), kurse deri në fillim të shekullit XX, në të gjitha hartat dhe dokumentet evropiane, përfshi dhe disa autorë helenë quhej Shqipëria e Poshtme. Gjithashtu edhe Dodona pellazge është tjetërsuar në helene, madje duke e vendosur dhe në vendin e gabuar. Në këtë hapësirë Akademia e Athinës pretendon kulturë dhe qytetërim helen që prej 4 mijë vjetësh, duke i hapur rrugën qeverisë së Athinës ta pretendojë këtë hapësirë si territor të saj, pretendim të cilit nuk i është larguar as në ditët e sotme, duke mbajtur në fuqi “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë. Përballë këtij provokimi kaq të rëndë kanë heshtur institucionet shkencore të trojeve shqiptare. Kanë heshtur dy institucionet shkencore të Tiranës: Akademia e Shkencave dhe Akademia e Studimeve Albanologjike; dy institucionet shkencore të Prishtinës: Akademia e Shkencave dhe Instituti Albanologjik, si dhe në Shkup Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Po nëse heshtin institucionet shkencore të këtyre vendeve, që paguhen nga shtetet përkatëse për të folur, nuk ka heshtur, akademiku Flori Bruqi, si anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, i cili në shkrimin studimor: “Vendndodhja e Dodonës pellazge” që është një përgjigje shkencore kundër Akademisë së Athinës, ka argumentuar qartësisht se Dodona në dimensionin e saj historik ka kaluar nga pellazge në ilire dhe nuk mund të tjetërsohet nga pellazge në helene, kur kufiri midis Helladës dhe Epirit ka qenë i pandryshur me Gjirin e Artës (Ambraqisë) përgjatë gjithë historisë dhe që më vonë ky vend është quajtur Shqipëria e Poshtme.

Akademiku Flori Bruqi me krijimtarinë e tij të gjithanshme, në disa fusha, ka mbetur një luftëtar i vijës së parë në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar, ka përballuar me guxim lakmitë shoviniste të fqinjëve tanë, duke sjellë një letërsi cilësore dhe një mendim shkencor të admirueshëm.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...