Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/04

Parashikimi i fortë i CIA-s për Unionin Evropian,

 Editorial i Floripress-it 





Shkruan :Flori Bruqi,PHD




Agjencia e Inteligjencës Amerikane, CIA, parashikon që Bashkimi Evropian do të shkatërrohet. Ndikim në këtë mes do të kenë feja dhe ekonomia. Ky parashikimi sipas CIA-s, vjen si rezultat i krizës së rëndë ekonomike që ka kapluar Bashkimin Evropian.

 E gjitha kjo mund të ndodhë brenda disa viteve.

Parashikimi i fortë i CIA-s për Bashkimin Evropian, Shqipëria bashkohet me…


Rritja e grupeve populiste brenda Bashkimit Evropian ka bërë që parashikimet pesimiste të CIA-së të marrin një vëmendje të madhe nga ana e organizatave the “Think-Tank-ut” Amerikan “Stratfor”, që është e lidhur me CIA-n. Ideja e një Evrope të re dhe një Evrope të Vjetër, është marrë në analizë nga shumë studiues të mëparshëm të Bashkimit Evropian. Ndër këta renditen, Timothy Garton Ash, si dhe filozofi i njohur gjerman Jurgen Hubermas. Faktet gjeopolitike të tilla si, forcimi i Polonisë dhe Rumanisë nëpërmjet një partneriteti strategjik me Amerikën, rritja e Turqisë si një forcë rajonale dhe dobësimi i ndikimit gjerman në Evropë, krijon bindjen se CIA, mund të jetë e saktë në parashikimin e saj se, Bashkimi Evropian po shkon drejt një të shkatërrimi të pashmangshëm. Sipas analizës të marrë në shqyrtim nga “Stratfor” duke iu referuar të dhënave të CIA-s, blloku perëndimor, ose “Evropa e vjetër”, do të përbëhej nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda. Grupi “Evropa e Re” do të përfshinte kryesisht vendet që dikur ishin pjesë e Paktit të Varshavës – Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia. Këto janë vendet ku do të vendosen bazat kryesore ushtarake amerikane në Evropë. Situata e Ballkanit Perëndimor Gati një dekadë më parë, CIA parashikoi se hyrja e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian nuk do të ishte e mundur për shkak të krizës ekonomike, e cila tashmë po lëkund Bashkimin Evropian. Ishte parashikuar që Serbia, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, Greqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania do të ishin midis grupit të “vendeve ortodokse”, të cilat do të antarësoheshin më shpejt në Bashkimin Evropian, raporton “Stratfor”. Por problemi në këtë mes, thekson “Stratfor”, është Bosnje-Hercegovina. Bosnja duhet të mbijetojë në bazë të marrëveshjes së Dejtonit, sepse në të kundërt do të ndahet në tre pjesë: Republika Serbe (njësia serbe në Federatën Boshnjake) do të bashkohej me Republikën e Serbisë, pjesa kroate do të bashkohej me Kroacinë dhe pjesa myslimane që do të ishte e izoluar dhe e papërshtatshme për të mbijetuar ekonomikisht dhe do të vepronte si protektorat i Turqisë. Serbia dhe Kosova Gjithashtu, Serbia kurrë nuk do të pushojë në përpjekjet e saj, për të rikthyer krahinën e Kosovës, e cila njëzëri shpalli pavarësinë në vitin 1999 të monitoruar nga ana e SHBA-së. “Stratfor”, thekson se në bazë të kalkulimeve të CIA-së, ky territor do të ketë përplasje për idenë e shkëputjes së territoreve të Kosovës në dy pjesë: njëra me popullatën serbe do të bashkohej me Serbinë dhe tjetra me popullsi shqiptare që do të bashkohej me Shqipërinë. Në mediat serbe ka shumë bisedime për një shkëmbim të mundshëm territori me qeverinë e Kosovës, sepse ka më shumë rajone në Serbinë Jugore të populluar me shumicën e shqiptarëve myslimanë, të cilët përbëjnë më shumë se 90% të popullatës lokale. Situata në Shqipëri : Ndonëse ka të krishterë ortodoksë në Shqipëri, është shumë e vështirë që Greqia të formojë ndonjë aleancë me Shqipërinë. Në të vërtetë, tensionet midis dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të larta pasi policia shqiptare vrau një grek, i cili ngriti një flamur grek në fshatin e tij. Afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian shikohet si mundësia e vetme për të rritur ekonominë dhe mirëqenien sociale të popullatës. Agjencia e Inteligjencës Amerikane, CIA, parashikon që Bashkimi Evropian do të shkatërrohet. Ndikim në këtë mes do të kenë feja dhe ekonomia. Ky parashikimi sipas CIA-s, vjen si rezultat i krizës së rëndë ekonomike që ka kapluar Bashkimin Evropian. E gjitha kjo mund të ndodhë brenda disa viteve. Rritja e grupeve populiste brenda Bashkimit Evropian ka bërë që parashikimet pesimiste të CIA-së të marrin një vëmendje të madhe nga ana e organizatave the “Think-Tank-ut” Amerikan “Stratfor”, që është e lidhur me CIA-n. Ideja e një Evrope të re dhe një Evrope të Vjetër, është marrë në analizë nga shumë studiues të mëparshëm të Bashkimit Evropian. Ndër këta renditen, Timothy Garton Ash, si dhe filozofi i njohur gjerman Jurgen Hubermas. Faktet gjeopolitike të tilla si, forcimi i Polonisë dhe Rumanisë nëpërmjet një partneriteti strategjik me Amerikën, rritja e Turqisë si një forcë rajonale dhe dobësimi i ndikimit gjerman në Evropë, krijon bindjen se CIA, mund të jetë e saktë në parashikimin e saj se, Bashkimi Evropian po shkon drejt një të shkatërrimi të pashmangshëm. Sipas analizës të marrë në shqyrtim nga “Stratfor” duke iu referuar të dhënave të CIA-s, blloku perëndimor, ose “Evropa e vjetër”, do të përbëhej nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda. Grupi “Evropa e Re” do të përfshinte kryesisht vendet që dikur ishin pjesë e Paktit të Varshavës – Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia. Këto janë vendet ku do të vendosen bazat kryesore ushtarake amerikane në Evropë. Situata e Ballkanit Perëndimor Gati një dekadë më parë, CIA parashikoi se hyrja e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian nuk do të ishte e mundur për shkak të krizës ekonomike, e cila tashmë po lëkund Bashkimin Evropian. Ishte parashikuar që Serbia, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, Greqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania do të ishin midis grupit të “vendeve ortodokse”, të cilat do të antarësoheshin më shpejt në Bashkimin Evropian, raporton “Stratfor”. Por problemi në këtë mes, thekson “Stratfor”, është Bosnje-Hercegovina. Bosnja duhet të mbijetojë në bazë të marrëveshjes së Dejtonit, sepse në të kundërt do të ndahet në tre pjesë: Republika Serbe (njësia serbe në Federatën Boshnjake) do të bashkohej me Republikën e Serbisë, pjesa kroate do të bashkohej me Kroacinë dhe pjesa myslimane që do të ishte e izoluar dhe e papërshtatshme për të mbijetuar ekonomikisht dhe do të vepronte si protektorat i Turqisë. Serbia dhe Kosova Gjithashtu, Serbia kurrë nuk do të pushojë në përpjekjet e saj, për të rikthyer krahinën e Kosovës, e cila njëzëri shpalli pavarësinë në vitin 1999 të monitoruar nga ana e SHBA-së. “Stratfor”, thekson se në bazë të kalkulimeve të CIA-së, ky territor do të ketë përplasje për idenë e shkëputjes së territoreve të Kosovës në dy pjesë: njëra me popullatën serbe do të bashkohej me Serbinë dhe tjetra me popullsi shqiptare që do të bashkohej me Shqipërinë. Në mediat serbe ka shumë bisedime për një shkëmbim të mundshëm territori me qeverinë e Kosovës, sepse ka më shumë rajone në Serbinë Jugore të populluar me shumicën e shqiptarëve myslimanë, të cilët përbëjnë më shumë se 90% të popullatës lokale. Ndërsa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara përgatiten për një raund tjetër diplomacie për të shmangur tensione të mëtejshme mes Kosovës dhe Serbisë, dy njohës amerikanë të marrëdhënieve të vështira mes dy vendeve, bien dakord se megjithë përplasjet për targat dhe dokumentat e identifikimit, problemi kryesor është mosnjohja e Kosovës nga Serbia. Por ish-i dërguari i posaçëm për bisedimet për statusin, Frank Wisner dhe ish-analisti i lartë i CIA-s për Ballkanin dhe Evropën, David Kanin kanë qëndrime të ndryshme për rolin e Perëndimit dhe ndikimin që mund të ushtrojë. Në intervista për Zërin e Amerikës ata thonë se nuk besojnë që ekziston rreziku për dhunë në përmasa të mëdha në rajon, por se situata gjeopolitike e bën gjendjen më të brishtë. 

 Bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç javën e kaluar nuk dhanë rezultat dhe kanë mbetur vetëm pak ditë deri në 1 shtator kur pritet të hyjnë në fuqi masat e Prishtinës për reciprocitet për targat dhe dokumentet e identifikimit. Ish-i dërguar i posaçëm amerikan për bisedimet për statusin mes Kosovës dhe Serbisë, Frank Wisner thotë “nga përvoja ime personale në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë, një raund bisedimesh nuk zgjidh kurrë asgjë. 

Duhet të kesh raunde të mëtejshme”. Zoti Wisner thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se çështja e reciprocitetit për dokumentat e identifikimit dhe targat duhet të zgjidhet në mënyrë që palët të përqendrohen tek normalizimi i marrëdhënieve. 

Por për ish-analistin e lartë të CIA-s për Ballkanin dhe Evropën David Kanin… “ka vetëm një problem mes Serbisë dhe Kosovës, ai i statusit të Kosovës”. Sot profesor për Studime Evropiane në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, ai i thotë Zërit të Amerikës se përpjekjet perëndimore dhe amerikane për të zgjidhur përfundimisht këtë problem, kanë dështuar. “Çështja e targave është thjesht pjesë e këtij problemi dhe duhet pasur parasysh se ky është konteksti i krizës aktuale”, thotë zoti Kanin. Ambasadori Wisner thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shprehur qartë që nuk pajtohen me qëndrimin e Serbisë për çështjen e targave dhe dokumentave të identifikimit. “Por ne në të vërtetë kërkojmë shumë më tepër se kaq: ne kërkojmë një normalizim të marrëdhënieve ndërmjet një Kosove të pavarur dhe Serbisë. Ky qëndrim është i palëkundur nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së”, tha zoti Wisner. Ai thotë se kjo nuk do të jetë e lehtë. 

 “Unë nuk parashikoj që njohja të vijë nesër, por është objektivi përfundimtar, është ajo që duan Shtetet e Bashkuara. Por aty mund të arrish vetëm hap pas hapi”, vlerëson zoti Wisner. Ai thotë se angazhimi i të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe vizita e tij këtë javë në dy vendet, është një sinjal i fuqishëm nga ana e Uashingtonit se është plotësisht në krah të BE-së për një zgjidhje paqësore.

 “Ky qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në kohën e duhur, është i fuqishëm dhe efektiv dhe nënkupton përkushtimin e plotë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, thotë më tej ai. Uashingtoni thotë se rezultati përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja e ndërsjellë, por sipas prof. Kanin, qëndrimi amerikan është bërë statik. “Administratat nga të dyja partitë, nuk kanë arritur të kenë sukses me njohjet e mëtejshme të Kosovës, nuk kanë arritur të sigurojnë njohjen nga pesë anëtarët e BE-së, që nuk e kanë njohur atë”, vlerëson profesori Kanin. Ai thotë se në kushtet aktuale Bashkimi Evropian mund të bëjë përpjekje për marrëveshje për çështje teknike dhe të thotë se po ecet në drejtimin e duhur.

 “Por ato do të ishin vetëm fasadë. Çështja është statusi i Kosovës. Unë nuk besoj se Perëndimi është në një pozicion ta shtyjë procesin përpara”, shton më tej ai. Profesori Kanin u referohet përpjekjeve sipas tij të pasuksesshme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës për ta konsoliduar pozitën e saj ndërkombëtarisht, por edhe marrëveshjes së vitit 2013 që ai e konsideron të pafavorshme për Kosovën, përfshirë Asociacionin e Komunave Serbe. 

 Ai thotë se për këtë arsye Serbia është në një pozitë më të favorshme. Por për ambasadorin Wisner, Serbia ka mjaft për të humbur, nëse këmbëngul në qëndrimin e mosnjohjes. “Besoj se është Serbia ajo që do të paguajë një çmim afatgjatë, duke vazhduar të jetë e paarsyeshme për një çështje që është e vendosur, e përcaktuar në shkallë ndërkombëtare, dhe partnerët kryesorë të Serbisë në Perëndim, e mbështesin atë (pavarësinë e Kosovës). 

 Kështu që shpresoj që të vijë një ditë që Beogradi ta pranojë realitetin”, thotë zoti Wisner. BE-ja dhe NATO-ja kanë paralajmëruar vazhdimisht kundër dhunës në rajon. Zoti Kanin nuk beson se ka rrezikshmëri për dhunë në shkallë të gjerë, por potenciali mbetet. “Por në një moment të caktuar një nga këto kriza mund të sjellë dhunë, sepse përsëri, statusi i Kosovës mbetet një çështje e hapur dhe një plagë e hapur në sigurinë evropiane”, thotë ai. Ambasadori Wisner thotë se udhëheqësit ballkanikë në përgjithësi nuk duan të shohin një kthim tek dhuna. “Ata mund të bëjnë përpjekje maksimale për të siguruar avantazhe politike, por e kam vështirë ta imagjinoj që të ketë një rikthim tek krizat e fundit të viteve 1990”. Rëndësia e ruajtjes së sigurisë në rajon, duke pasur parasysh tensionet e fundit, u nënvizua kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se forcat paqeruajtëse të KFOR-it janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria në Kosovë. Ambasadori Wisner thotë se angazhimi i NATO-s është shumë i rëndësishëm. “Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht NATO-n, janë pjesë e saj, pjesë e forcës së NATO-s në Kosovë. Vënia e theksit tek fakti se NATO-ja nuk do të qëndrojë duarkryq kur Serbia kërcënon sigurinë e Kosovës për këtë çështje, është pikërisht qëndrimi i duhur. Kjo tregon, edhe pa u thënë shprehimisht, përkushtimin e plotë të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të qetësimit dhe të një zgjidhjeje të situatës”, thotë zoti Wisner. Ai thotë se e sheh deklaratën e presidentit Vucic se nëse NATO nuk i mbron serbët e veriut të Kosovës, Serbia do ta bëjë një gjë të tillë, thjesht si një deklaratë bombastike politike. “Nuk mund ta imagjinoj që qeveria e Serbisë të mendojë të shkojë në luftë për dokumentet e identitetit, dhe targat dhe të sfidojë fuqinë e plotë të përkushtimit të NATO-s ndaj Kosovës”, vlerëson zoti Wisner. Edhe Prof. Kanin thotë se deklarata e zotit Aleksandër Vuçiç është një qëndrim për konsum të brendshëm dhe se në fakt ai mbështetet tek KFOR-i që të mos lejojë ndonjë veprim kundër serbëve. Ai e konsideron vizitën e Ministrit të brendshëm serb Aleksandar Vulin dhe komentet e tij në Moskë, si vazhdimësi e qëndrimit të dyzuar të Serbisë ndaj Rusisë dhe Perëndimit. Ai thotë se Presidenti serb është komod të ulet në dy karrige. “Ka pasur disa raste kur Vuçiç anon nga Perëndimi. Në situata të caktuar anon nga rusët. Vuçiç ankohet gjithmonë se është një situatë të vështirë, gjithmonë ankohet për kërcënimet nga ky apo ai, se Serbia është e kërcënuar nga të gjitha anët. Ai i thotë të gjitha këto dhe e mban këtë qëndrim të dyzuar me shumë zotësi për konsum politik të brendshëm. Sipas mendimit tim, në fakt pozicioni i Serbisë është mjaft konstant, mjaft jokomod, por ai nuk është i kërcënuar nga asnjëra anë”, vlerëson profesori Kanin. Por me gjithë rolin e BE-së dhe SHBA-së, megjithë përpjekjet e Moskës për të ndërhyrë në përpjekje për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë, ekspertët thonë se në fund të fundit, janë vetë Kosova dhe Serbia që do të vendosin për të ardhmen e tyre. Zoti Kanin thotë se qëndrimet e palëve mund të ndryshojnë për mirë ose për keq. “Ato mund t’i çojnë gjërat përpara, ose mund t’i kthejnë prapa, por duhet të vijnë nga brenda rajonit. Perëndimi i ka ezauruar të gjitha mundësitë. Perëndimi ka bërë të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë kohës”. Ish Ambasadori amerikan Wisner thotë se palët duhet të mendojnë për të ardhmen. “U takon dy qeverive në Beograd dhe Prishtinë të gjejnë mënyra për të bërë hapa përpara që do të sillnin mirëkuptim në rajon dhe që do të lejonin zgjidhje praktike për problemet praktike, për t’i dhënë kohës një shans që të sjellë ndryshim në çështjen e përgjithshme të njohjes.” Megjithëse rajoni i Ballkanit nuk është fushëbetejë kryesore në luftën që po kërcënon sigurinë evropiane, angazhimi diplomatik perëndimor për shmangien e tensioneve të mëtejshme, nënvizon përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin në një front tjetër në kontinent. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se vendin e presin javë dhe muaj të vështirë, sepse qëllimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare është të detyrojë Serbinë, në një mënyrë apo tjetër, duke e vendosur atë në një kornizë të caktuar ligjore, të njohë Pavarësin e Kosovës, me të cilën ai përsërit, nuk do të pajtohet. “Nuk do të jetë e lehtë, por neve na takon të luftojmë dhe ta mbrojmë vendin sa të mundemi në çdo vend dhe në çdo moment”, tha Vuçiq.Në përgjigje të deklaratës se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, nesër do të bisedojë me komandantin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë, Vuçiq tha se nuk mendon se tema e bisedës do të jetë diçka më shumë se kaq, sepse nuk ka asgjë tjetër për të folur. Ai theksoi se Serbia vazhdimisht po përballet jo vetëm me standarde të dyfishta, por edhe me sjellje hipokrite të pamatur. “KFOR-i dhe NATO-ja me të drejtë i referohen Rezolutës 1244 dhe ata e marrin mandatin e tyre nga ai dokument, por kur i pyet për normat e tjera nga e njëjta rezolutë, ata na thonë - mos shikoni në të kaluarën, por nga e ardhmja vuri në dukje ai. Ne që nuk jemi mjaftueshëm të mëdhenj, duhet të mësohemi me këtë, thotë ai. “Dhe se brenda kufijve të asaj që është e mundur, ne luftojmë për njerëzit dhe vendin. Do të ketë shumë bisedime të rëndësishme, secila është e rëndësishme për ne, por qëllimi i tyre kryesor është të na detyrojnë, në një mënyrë apo në një tjetër, të na vendosin në kornizën ligjore, të pranojmë në një mënyrë apo tjetër pavarësinë e Kosovës”. tha presidenti i Serbisë. Ai sqaron se çështjet kyçe nuk janë zgjedhjet në veri, as votimi në zgjedhjet në Serbi, as dokumentet, tabelat... por vetëm njohja. “Këto janë të gjitha probleme, por nuk janë thelbi. Asgjë nuk është më e rëndësishme se kaq. Çelësi i vetëm është nëse duam t'i lëmë ata në Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiq dhe tha: "Jo, nuk do ta bëjmë." Megjithatë, ai shtoi se është gjithmonë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por të gjithë duhet ta dinë se kjo sjell disa pasoja. “Kërcënimet e muajve më parë nuk kanë qenë të kota... Kjo vetëm do të vazhdojë dhe çdo ditë do të thonë se janë vendosur sanksione ndaj Kosovës, ndaj po kërkojnë t'i vendosen edhe ndaj Serbisë... Kur ne pyesim pse, ata thuaj - për shkak të Banjskës. E, për hetimin e tentativës së vrasjes së Dragisha Galakit, Jovanoviqit, dënimin për tentim vrasjen e djemve serbë në Shtërbac, nuk ka përgjigje. Ata thonë se është teprimi jonë...”, tha presidenti i Serbisë. Kur u pyet nëse do të firmoste diçka, ai u përgjigj se nuk donte të bënte “ndeshje pule”, as të fitonte pikë politike në fushatën zgjedhore. “Jo, nuk do të nënshkruaj. E kam thënë 1000 herë, në vendet më të vështira. Përballë Macron, Scholz, Borelj, Lajczak... Por kjo që do të them nuk është problem, nuk duhet ta reduktojmë politikën në rrokje, por të shpjegojmë se pak mund të bëjmë, të kujdesemi për nuancat...”, tha Vuçiq. Nuk presim një periudhë të lehtë, përsërit ai, prandaj është e nevojshme të ruhet paqja dhe stabiliteti, të mendohet për të ardhmen. Ai gjithashtu theksoi se hapësira e Serbisë për manovrim është shumë e vogël. “Dhe askush nuk thotë se e kemi gabim për Rezolutën 1244, Kartën e OKB-së... Askush nuk është budalla, këtë e dinë të gjithë, por fuqia nuk I lutet e Zotit. Ata mund të bëjnë gjithçka dhe nuk u intereson...”, tha Vuçiq.Ai përmendi shembullin se pala prishtinase nuk dëshiron që të vijnë familjet e të pagjeturve nga të dyja palët, sepse thonë se nuk u duhen. “Epo hajde po e bëjmë për shkak të tyre... Atëherë na thuaj hapur se nuk të interesojnë të zhdukurit, se familjeve nuk u intereson Prishtina... Jo më loja me doreza, askush nuk po luan kushdo këtu... Ne e dimë se çfarë duan, ata e dinë se çfarë duam ne dhe nuk ka shumë sekrete dhe filozofi”, tha Vuçiq dhe përfundoi: “Ata presin momentin që të na shtyjnë deri në fund dhe ne presim momentin për të refuzuar presionin”.

https://fjala.info/dokumenti-i-cia-se-central-intelligence-agency-trojet-shqiptare-bashkohen-ne-2035-ja-harta-e-shqiperise-se-madhe-nga-preveza-shkup-dhe-nish/ Prishtinë,4 shkurt 2024.

Pse u vra në Beograd më 11 prill 1999, gazetari dhe editori i Telegrafit Sllavko Quruvija,kritik i madh i presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq

Nga Flori Bruqi


 Sllavko Quruvija ishte vrarë më 11 prill 1999 në qendër të Beogradit, para hyrjes së ndërtesës në të cilën banonte.

Ai ishte kritik i madh i presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.





Gjykimi për vrasjen e tij nisi në qershor të vitit 2015 – gati 25vjet pas vdekjes së tij.

Më 2019, Gjykata Speciale në Beograd i shpalli fajtorë për vrasjen e tij katër ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.

Gjykata tha se vrasësi i drejtëpërdrejtë i tij ishte një person i panjohur.




Markoviq, ish-shef i Sigurimit Shtetëror (SSH), u dënua me 30 vjet burgim për nxitje të vrasjes së rëndë.

Radonjiq, ish-shef i qendrës së SSH-së në Beograd, po ashtu u dënua me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë.

Ish-anëtarët e Sigurimit Shtetëror Ratko Romiq dhe Mirosllav Kurak u dënuan me nga 20 vjet burgim secili për vrasje të rëndë.


Megjithatë, Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim në shtator 2020, duke thënë se Gjykata Speciale i tejkaloi akuzat dhe e ndryshoi gjendjen faktike e përshkruar në aktakuzë duke e futur një person të panjohur si fajtorin e drejtpërdrejtë për vrasjen.

Në një rigjykim në dhjetor 2021, Gjykata Speciale e dha një aktvendim të ri, duke i dënuar përsëri Markoviqin dhe Radonjiqin me nga 30 vjet burgim secilin, ndërsa Romiqin dhe Kurakun me nga 20 vjet burgim secilin.

Në atë kohë, Reporterët Pa Kufi e mirëpritën vendimin si “një proces i brishtë në vendosjen e drejtësisë për krimet e kryera kundër gazetarëve” në Ballkan.

Megjithat, Gjykata e Apelit në Beograd i shqyrtoi ankesat e të akuzuarve në dhjetor 2022, para se ta merrte vendimin e fundit të premten pasdite për lirimin e tyre.


Kryeredaktori dhe pronari i gazetës serbe, Dnevni Telegraf (Telegrafi Ditor), Slavko Curuvija gjatë një konference për media, Beograd nëntor 1998.
Kryeredaktori dhe pronari i gazetës serbe, Dnevni Telegraf (Telegrafi Ditor), Slavko Curuvija gjatë një konference për media, Beograd nëntor 1998.

Gjykata e Apelit e Serbisë në Beograd i ka liruar të premten katër ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija, në prill të vitit 1999.

Gjykata e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe i liroi Radomir Markoviqin nga akuzat për nxitjen e vrasjes së rëndë, si dhe Millan Radonjiqin, Mirosllav Kurakin dhe Ratko Romiqin nga akuzat për bashkëpjesëmarrje në kryerjen e vrasjes së rëndë.

“Në mungesë të dëshmive të drejtpërdrejta dhe indirekte, të cilat në mënyrë gjithëpërfshirëse dëshmojnë se Markoviq, Radonjiq, Burak dhe Romiq janë fajtorë për këtë vepër penale, Gjykata e Apelit gjen se akuzat në aktakuzë nuk janë dëshmuar në mënyrë absolute”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Quruvija ishte pronar (Editor) dhe redaktor i “Dnevni telegraf” dhe i gazetës javore, “Evropljanin”, (Evropiani).

Lexoni  :https://cpj.org/data/people/slavko-curuvija/


Vlera e raketave kundërtanke që Kosova dëshiron t’i blejë është 75 milionë dollarë

 

Ushtarët ukrainas lëshojnë një raketë Javelin gjatë stërvitjeve ushtarake në rajonin e Donjeckut, 23 dhjetor 2021.
Ushtarët ukrainas lëshojnë një raketë Javelin gjatë stërvitjeve ushtarake në rajonin e Donjeckut, 23 dhjetor 2021.

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Bëhet fjalë për 246 raketa kundërtanke të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

Në një përgjigje dërguar REL-it, DASH-i tha se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave Javelin dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën.

“Departamenti amerikan i Shtetit shpesh ka vendosur të miratojë shitjen e huaja ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes ës Kosovës, për përdorimin e armëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha DASH-i.

Shitja e këtyre armëve, sipas DASH-it, mbështet “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së”, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

SHBA-ja, sipas DASH-it, vazhdon të mbështesë Kosovën në transformimin “transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike për mbrojtje territoriale, të ndërveprueshme me NATO-n, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile”.

Sipas Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri, në pakon mbrojtëse që Kosova ka bërë kërkesë të blejë, përveç 246 raketave Javelin FGM-148F – përfshirë gjashtë raketa testuese që i dërgohen blerësit kur të pranojë dërgesën – janë edhe 24 njësi për lëshimin e raketave Javelin, si dhe udhëzues të tjerë për përdorimin e raketave, dhe pajisje përcjellëse.

Sipas kësaj agjencie, kontraktorët e kësaj marrëveshjeje do të jenë kompanitë që prodhojnë raketat Javelin, Lockheed Martin dhe Raytheon Missiles and Defense.

"Shitja e propozuar e këtyre armëve do të përmirësojë aftësitë mbrojtëse të Kosovës, në terma afatgjatë, për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial dhe që të përmbushë kërkesat e saj të mbrojtjes kombëtare. Kosova nuk do të ketë vështirësi që të përfshijë këto pajisje në forcat e saj të armatosura", tha Agjencia për bashkëpunim në siguri.

Më herët gjatë 11 janarit, nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se blerja e raketave Javelin është paraparë në kuadër të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“FSK-ja është duke i ngritur kapacitetet e saj ushtarake, dhe, në këtë aspekt, ekziston një marrëveshje ushtarake e nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që funksionon në kuadër të programit FMS, që blerjet të realizohen nëpërmjet këtij programi. Dhe, në këtë aspekt, janë të përfshirë edhe raketa Javelin dhe disa sisteme të tjera moderne të armatimit”, ka thënë Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Programi FMS (shitjet e huaja ushtarake) është një program i ushtrisë amerikane për të ofruar ndihmë të sigurisë dhe është një “mjet thelbësor i politikës së jashtme amerikane”, thuhet në ueb-faqen e Agjecisë amerikane për bashkëpunim në siguri. Sipas këtij programi, Qeveria amerikane dhe një qeveri e huaj mund të arrijnë marrëveshje ndërqeveritare, që quhet Letër e Ofertës dhe Pranimit.

Njoftimi për synimin e Kosovës që të blejë sisteme raketore nga SHBA-ja vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar këtë lajm “zhgënjim i madh”.

James O'Brien
Në muajt e fundit, ushtria serbe disa herë ka lëvizur trupat drejt kufirit me Kosovën, kufi që ruhet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, teksa u regjistruan disa incidente në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – përfshirë edhe një sulm të armatosur nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovë në Banjskë të Zveçanit.

SHBA-ja ka thënë se dhuna e parë në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës dhe gjatë përleshjeve që pasuan u vranë dhe tre sulmues serb, nuk do të lejohet që të përsëritet.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë ose ka pranuar në formë donacioni armë nga Shtetet e Bashkuara.

*Video: Karakteristikat e sistemit Javelin

Karakteristikat e raketave Javelin që pritet t’i blejë Kosova
  • Auto
  • 240p
  • 360p
  • 480p
  • 720p
  • 1080p

No media source currently available

0:001:440:00

Pasi u miratuan ndryshimet në Kuvendin e Kosovës më 2018, Qeveria e atëhershme nënshkroi një kontratë me kompaninë amerikane, AM General për pajisjen e FSK-së me 51 automjete të tipit Humvee.

Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një vendim për blerjen e dronëve amerikanë, ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë.

Më 2028, kur pritet që FSK-ja të shndërrohet ushtri, ajo parashihet t’i arrijë të gjitha kapacitetet operacionale për, siç është thënë, “ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit”.

FSK-ja, aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë.

Buxheti për këtë vit i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës është në vlerë prej 153.049.911 eurosh.




2024/02/03

Nga Flori Bruqi :Dick Marty një demagog që tensionon rajonin dhe demonizon një komb

 Dick Marty ishte harruar që nga koha kur gjurmonte kampet e CIA-s në Europë. 
CIA operon dhe i bashkërendon veprimet me shërbimet homologe të shteteve të Europës duke pasur qëllim sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe europianë, përfshi edhe qytetarin Dick Marty. 

CIA nuk është arik i Europës, si e trajtonte Dick Marty, përkundrazi. 

Nejse ideja e Dick Marty-it me u marrë me CIA-n ishte sa bizare aq edhe donkishoteske, për të mos e komentuar më gjatë. 

Dihet se nga gjithë ajo zhurmë Dick Marty nuk arriti të zbulojë asgjë, kështu pretendimet e tij dolën zero. 

Nga toka e pati të pamundur të vërtetonte pretendimet e tij dhe nuk dihet nëse arriti që t’i bashkangjitej ndonjë sateliti për të gjurmuar nga qielli shkeljet e të drejtave të njeriut. 

Por nuk e kishte qëllimin aty sepse, po të donte, Kosova ishte aty me gjurmë të gjalla të shkeljeve të të drejtave të njeriut e të genocidit serb. 

Por Dick Marty në vend që të ndërrmarrë një mision humanitar në Kosovë për të zbuluar atje krime kundër njerëzimi, të cilat i ka kryer makina kriminale e kryekriminelit çetnik serb Slobodan Miosheviçit,
 ndërmerr një mision për ta demonizuar Kosovën. 

 Dick Marty luan me karta bixhozi, në mënyrë spekulative. E boton raportin e tij tek The Guardian ndërsa në Kosovë mbahen zgjedhjet. 

Dhe shqiptarët pyesin me të drejtë po kush është  ky injorant zvicran me emrin Dick Marty ?
 Kush fshihet pas Dick Marty-it. Serbia ? 

 Raporti i Dick Marty-it është një kryevepër e fiaskos, pasi ngatërron Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës duke u kthyer disa  vite pas.

 Specialistët e fushës e komentojnë si një raport flluskë sapuni pa argumenta dhe fakte. 
Seicili prej nesh mund të thotë përshembull që Dick Marty është spiun i Serbisë, por deklaratat tona do të jenë shpifje përderisa ne nuk kemi fakte, që të na e vërtetojnë këtë. 

Që Dick Marty është serbofil kjo shëmbëllen e qartë. 

 Dick Marty është si një personazh mediokër, teorinë e të cilit e konsumoi deri në faliment të plotë Prokurorja e Hagës,plakusha  Carla del Ponte. 

 Dick Marty duke qenë zviceran, me spekulimet e tij, ka  ushqyer një klimë aspak interesante në marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Kosovës si dhe Zvicrës e Shqipërisë, paçka se Dick Marty raportin e tij e ka si ish zyrtar i Këshillit të Europës. 

Zonja Calmy Rey ka refuzuar një çmim të Diasporës të Kosovës në Zvicër, i cili e vlerësonte punën e saj dhe të shtetit të Zvicrës për Kosovën, ndërkohë që akuzat e Dick Marty-t kanë mbetur vetëm në letër. 

Hashi Thaçi, si ish  premier dhe president i Kosovës,  kishte  paralajmëruar se do ta hedhë në gjyq, ndërsa organi i akuzës në Shqipëri i ka përgënjeshtruar pretendimet e Marty-it. 

 Raporti i Dick Marty-it është në funksion të demonizimit të shqiptarëve si komb dhe në shërbim të destabilizimit të Ballkanit Përendimor.

Dick Marty ishte  në një pozicion shumë qesharak, pasi nëse do të kishte diçka të vërtetë në pretendimet e tij, këto do të duhej të ishin ezauruar në kohën e kur zonja Carla del Ponte, ish Prokurore e Hagës, e cila veç trillerit që shkroi të cilin e titulloi „Gjahu“, nuk arriti që të gjunjëzojë asnjë nga kriminelët e Serbisë. 

Dhe fakti më rrënqethës është se ndërsa sot Dick Marty akuzon me shpifje shqiptarët, Mlladiçi ,tash në burg të Hagës, ishte  i marrë në mbrojtje nga Beogradi.

 Ndërsa Dick Marty shtirej si hero i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 

 Kulmi i hipokrizisë. Dick Marty ka qenë dashtë që  të shkojë në Serbi  dhe të zbulojë varret masive të shqiptarëve, apo të kishte ardhur në Kosovë e të takohet me të afërmit e 1800 njerëzve të humbur, por jo të inkriminojë një komb dhe dy shtete, ai e  nënshkrojë  dështimin e tij përfundimtar  më gënjeshtra që edhe e largojë  largojë nga skena politike në Zvicër dhe UNionin Evropian... 

 Dikur moti duke folur për të përjavëshmen zvicerane NZZ am Sonntag, nga Moska ku ndodhej për një vizitë zyrtare, Dick Marty tha midis të tjerave se raporti i tij për Kosovën do të futej në axhendën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në muajin janari, të paar disa viteve.... Në këtë intervistë më poshtë Dick Marty thotë se „Kosova nuk mund ta ndërtojë të ardhmen pa u konfrontuar me të shkuarën“. 

Këtu Dick Marty në mënyrë eksplicite inkriminon Kosovën. A ia ka thënë ndonjëherë Serbisë këtë sentencë Dick Marty se „Serbia nuk mund të ndërtojë të ardhmen e saj pa u konfrontuar me të djeshmen“, sepse ishte shteti i Serbisë që ushtroi represion, genocid e spastrim etnik në Kosovë, e jo viceversa. 

 Ndërsa nga njëra anë thotë se Kosova nuk mund të ndërtojë të ardhmen pa u konfrontuar me të shkuarën, nga ana tjetër pretendon se raporti i tij nuk është kundër Kosovës, por për të mirë të Kosovës. 

Po atëherë e përse e inkriminon Kosovën Dick Marty, e përse duhet të paguajë Kosova ? 


 Dick Marty nuk akuzon një njeri, por akuzon dy shtete, nuk ngre akuza për të denoncuar fajtorë, por ngre akuza për të spekuluar dhe për të penalizuar Kosovën, për të penalizuar Shqipërinë e për të penalizuar shqiptarët. 

Dick Marty po ashtu përpiqet që t’u bëjë shqiptarëve një reklamë shumë të keqe, por në fakt i bën autoportretin vetes së tij. 

 Dick Marty ka  luajtur me zjarrin, sepse raporti i tij i pafakte, që i shpërfytyron shqiptarët është flakëvënës dhe ka destinacion destabilitetin e Kosovës e të rajonit. 

Dick Marty e ka përseritur  fiaskon e zonjës  Carla Del Ponte, e cila në vend që të prangoste kriminelët u mor me romane horror. 

 Prandaj themi që në krye se pozicioni i Dick Marty-it nuk është i një humanisti që lufton për të drejtat e njeriut, por i një demagogu që i demonizon shqiptarët dhe tensionon rajonin, është shprehur kohë më parë gazetrja e mirënjohur Elida Buçpapaj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...