Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/02/15
etajet e protokollit, pse e refuzoi Antony Blinken darkën me Edi Ramën?
Gjermania ‘zgjidh qesen’, gati 100 mln euro ndihma për Ukrainën
‘Një million dronë për Ukrainën’, aleatët bashkojnë forcat për ta ndihmuar
Oruelli rikthen vëmendjen e lexuesve.

Një garë e fortë mes librave të zhvillimit personal, biznesit dhe romanit në zhanre të ndryshme. Tre autorë shqiptarë përfshihen në top-12-shen më të lexuar. Oruelli rikthen vëmendjen e lexuesve. Shtohen lexuesit në zhanrin mister & thriller. Ja titujt më të kërkuar të vitit tek Bukinist.al
Viti 2022 ishte plot sfida në tregun e librit. Pikërisht, për këtë arsye, lexuesit e përdorën librin për të kapërcyer pengesat e momentit, gjë që reflektohet qartë edhe në titujt më të shitur të vitit tek platforma më e madhe online e librit, Bukinist.al. Alarmi për një krizë të fortë financiare shtoi interesin për librat e financave personale; – këtu gjendet edhe interesi në rritje për librin “Babai i pasur, babai i varfër” i Robert Kiyosakit, mentorit të financave personale dhe investimeve, të cilit shtëpia botuese “Argeta LMG” i ka sjellë edhe 4 tituj të tjerë në gjuhën shqipe:
Nisja e luftës dhe vazhdimi i pandemisë rriti vëmendjen për filozofinë stoike; Libri i Mark Aurelit, “Meditime” por edhe librat e tjerë të Epictetusit apo Senekës, përfshirë edhe neo-stoikët u pëlqyen nga lexuesit tanë duke ndikuar në një mënyrë të menduari stoike në rrethana të pazakonta:
Shfaqja e autoritarizmit në disa vende të botës riktheu vëmendjen për letërsinë distopike, dhe veçanërisht për romanin kult të këtij zhanri “1984”, sjellë në shqip nga Sokol Çunga. Realiteti oruellian vazhdon të jetë gozhdues që prej fillimit të pandemisë, dhe me konfliktin në Rusi, prandaj ky roman, përtej vështirësve të kuptueshme në receptim, ka pasur një sukses të pazakontë tek lexuesit shqiptarë.
Duke iu referuar të dhënave që kanë dalë tashmë nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al, tashmë tregu i librit në Shqipëri po përafrohet gjithnjë e më shumë me shijet dhe kërkesat që ka edhe tregu global. Mbretëresha e bestsellerit në botë, Colleen Hoover-i është e tillë edhe në Shqipëri. Romani “Mbaron me ne” kryeson listat për më shumë se 12 muaj. Me një ritëm të shpejtë po lëviz edhe romani i sapohedhur në qarkullim “Fillon me ne” dhe romanet e tjera të kësaj autoreje, si “Verity”, “Dashuri e shëmtuar”, “9 nëntori”, etj.
Top-lista e këtij viti ka shënuar rezultate pozitive edhe për letërsinë shqipe. Lea Ypi me librin autobiografik “Të lirë”, pas suksesit që pati në tregjet globale, ngjalli interesin e jashtëzakonshëm edhe tek lexuesit në Shqipëri. Kjo ndodhi për faktin se riktheu debatet për sistemin komunist dhe mungesën e botës së ideve në mjedisin shqiptar gjatë tri dekadave post-komunizëm të tranzicionit. “Pallati i ëndrrave” mbetet një librat më të mirë të shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare dhe si i tillë u vlerësua edhe gjatë vitit.
Rritje të madhe të interesit ka pasur për Tom Kukën me romanin “Flama”, me të cilin fitoi edhe çmimin europian të letërsisë. Tashmë, ky autor me librat e tij ka fituar interesin e lexuesit tonë.
Bestseller-at e dy dekadave të fundit vazhdojnë të mbajnë pezull interesin e lexuesve: Khaled Hosseini me “Gjuetari i balonave”, “Harry Potter dhe guri filozofal” i J. K. Rowling, por edhe Delia Owens me “Atje ku këndojnë karavidhet” vazhdojnë të jenë mes titujve më të kërkuar.
Tek lexuesi shqiptar ka një rritje të vëmendjes për romanet e zhanrit “mister & thriller” dhe mes tyre, viti 2022 do të mbahet për romanin “Gjëja e fundit që më tha ai” i autores Laura Dave, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Bota Shqiptare.
Mes historianëve dhe mendimtarëve të kohës tonë, Yuval Noah Harari vazhdon të ketë pëlqimin e lexuesit shqiptar për mënyrën sesi rrëfen të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e qenies njerëzore. Me librin “Sapiens”, i botuar nga Botart, Harari ka sfiduar të gjithë histori-shkruesit e njerëzimit dhe vazhdon të kryesojë listat edhe në Shqipëri.
“Përtej vështirësive që pati tregu i librit gjatë vitit 2022, platforma Bukinist vazhdoi të ketë rritje domethënëse krahasuar edhe me vitet e kaluara”, – thotë menaxheri Albert Gjoka. Sipas tij, “rritja e konkurencës po ndikon në përmirësimin e shërbimit për lexuesin, rritjen e standardeve në menaxhim dhe marketing, si dhe shtimin e kategorisë së librave”.
10 librat më të mirë të të gjitha kohërave
Për tre muaj ka kohë të pregatisë militantët e tij të LVV-s1% Kryeministri Albin Kurti , për krizën improvizuese të ardhshme”, ka shkruar ndër të tjera Ferta Shala.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se BQK-ja e ka shtyrë për tre muaj përdorimin e dinarit.

Deputeti Ferat Shala në Facebook ka shkruar se kryeministri po harron që Kosova ka Kushtetutë.
“Për këta tre muaj Kryeministri ka kohë që të prodhojë një krizë tjetër. Për tre muaj ka kohë të pregatisë militantët për krizën improvizuese të ardhshme”, ka shkruar ndër të tjera Shala.
A e dini sa i kushtoi mërgimtarit që t'ia rregullonte shtatoren kryeministrit Albin Kurti?

Sabahudin Uka, një mërgimtar nga Spanja me nofkën “Polaku” sot në fshatin Peran të Podujevës do ta zbulojë një shtatore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Albin Kurti, shpresa e fundit”, shkruhet poshtë shtatores.
Raportohet kostoja totale e saj është 50 mijë euro.
Familjarët kanë bërë të ditur se shtatorja s’është përgatitur nga vetë Uka, mirëpo ai ka paguar skulptorë nga Kosova për një gjë të tillë.
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...