Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/17

Urime Adem Jashari, Ibrahim Rugova, ADem Demaçi,... pavarësia e Dardanisë !

 

Sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Pasditen e 17 shkurtit të vitit 2008, Kuvendi  Republikës së Kosovës në Prishtinë shpalli zyrtarisht Pavarësinë, një hap historik i cili ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë me me vuajtje dhe sakrifica.

Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Millosheviçit. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një preiudhë të caktuar kohe ka qenë një temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Beogradi kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës i dha fund një cikli për qytetarët e Kosovës, të cilëve u lindi një detyrë e re; rindërtimi.

Por si rrodhën ngjarjet deri te Pavarësia?

Vlen të theksohet se, prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, vendi administrohej nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK dhe Institucionet Vetëqeverisëse të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe Presidenti i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej në Deklarata e Pavarësisë të nënshkruar dhe miratuar në mënyrë unanime nga deputetët 109 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

Pas një kërkese nga Rusia, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një sesion urgjent në pasditen e 17 shkurtit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, lëshoi një deklaratë asnjanëse duke kërkuar nga të gjitha palët “të përmbahen nga çdo veprim i deklaratave që mund të rrezikojnë paqen, nxisin dhunën ose rrezikojnë sigurinë në Kosovë apo në rajon”.

Duke folur në emër të gjashtë vendeve – Belgjika, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara – ambasadori belg shprehu keqardhjen “se Këshilli i Sigurimit nuk mund të bjerë dakord për rrugën përpara, por ky bllokim ka qenë shumë i qartë për disa muaj. Ngjarjet e sotme përfaqësojnë përfundimin e një procesi të statusit që ka shteruar të gjitha rrugët në ndjekje të një rezultati të negociuar”.

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE njoftoi se pas një dite bisedimesh të ashpra midis ministrave të Jashtëm, që vendet anëtare ishin të lira të vendosnin individualisht nëse do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin. Pak para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian aprovoi vendosjen e një misioni jo ushtarak 2,000 anëtarësh për Sundimin e Ligjit, “EULEX”, për të zhvilluar më tej sektorin e policisë dhe drejtësisë në Kosovë.

Të gjithë njëzet e shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan mandatin e EULEX-it, duke përfshirë këtu edhe pakicën e pesë vendeve të BE që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

/‘O burra të shpëtojmë Shqipërinë’/ Berisha i drejtohet Ramës-O tradhtar, 20 shkurti po vjen

/‘O burra të shpëtojmë Shqipërinë’


Socialist-led Albanian parliament strips opposition leader of legal  immunity | Fox News


Profesor Dr. Sali Berisha i drejtohet Edvin Kristaq  Ramës:


O tradhtar, 20 shkurti po vjen Protesta e 20 shkurtit, ishte kryefjalë në fjalimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili që prej momentin kur është lënë në arrest shtëpi nga Gjykata antikorrupsion, komunikom me mbështetsëit përmes dritares së banesës.


https://www.bild.de/politik/inland/politik-inland/albanien-balkan-beben-um-ex-praesident-sali-berisha-79-86607442.bild.html

Donald Trump do paguajë 354.9 mln dollarë, shpallet fajtor për mashtrim

Donald Trump u shpall fajtor për mashtrim nga një gjykatë e Nju Jork këtë të premte. Ish-presidenti do të paguaj më shumë se 350 milionë dollarë, ndërsa I është ndaluar që të veprojë si drejtues I kompanisë së tij në këtë shtet për më shumë se tre vite. Fajtor u shpallën dhe dy djemtë e tij, të cilët u gjobitën me 4 milionë secili si dhe u bllokuan që të mabjën detyrat e drejtuesve të kompanisë për dy vite. Po ashtu trupi gjykues vendosi që ish-presidentit si dhe Organizatës e tij Trump së bashku me të gjitha filialet t’i ndalohet dhënia e kredive nga bankat apo dhe çdo institucion tjetër financiar të autorizuar brenda shtetit të Nju Jorkut. Trump dhe dy djemtë e tij u gjetën fajtor pasi, sipas prokurorisë, wpr shumw vite mashtruan bankat nwpwrmjet deklaratave finaiciare ku rrisnin artificialisht vlerat e pronave të tyre. Gjyqi u shoqërua me tensione, sipas BBC, pasi Trump dhe avokatët e tij mbajtën qëndrim agresiv ndaj gjyqtarit të çështjes, me argumentin se po mbante qëndrime politike. Ky vendim I gjykatës shënon fundin e një jave të ngarkuar për Donald Trump, I cili po përballet me disa çështje në gjykata të ndryshme.

Mediat: Prsidenti Don Zhuan rus, Vladimir Putin lë të dashurën gjimnaste për bionden 39-vjeçare të njohur si ‘Barbie’

 

Vladimir Putin duket se është ndarë nga e dashura e tij famëkeqe, ish-gjimnastja ruse Alina Kabaeva në favor të një ‘aristokrateje bionde’, të cilën kritikët vendas e krahasojnë me ‘Barbie’ prej pamjes së saj.

Prej dekadash Putin përflitet në lidhje me medalisten olimpike Kabaeva me të cilën besohet se ka dhe dy fëmijë, por asgjë nuk konfirmohet zyrtarisht nga mediat.

Por tashmë mediat perëndimore thonë se Vladimiri ‘ka ecur përpara’ . . . duke u lidhur me një tjetër grua, modelen pak më të re dhe me profil më të lartë në Rusi se pararendësja e supozuar.

Disa media në Ukrainë deklaronin se Ekaterina Mizulina ëshë interesi i ri romantik i presidentit.

Shoqja e re është ndryshe nga Kabaeva, pasi është bionde dhe ka një profil publik, ndryshe nga atletja misterioze që rrallëherë shfaqej në publik.

Mizulina besohet se është e përfshirë në fushatën e ndalimit të opinioneve kundër luftës në Rusi, si dhe mbështetëse e fushatës anti-LGBT.

Ekspertja ukrainase e agjencisë ‘Sitting Rus’, Olga Romanova, tha për rrjetin Parlament.ua: “Ajo duket se është sipas shijes së Putin, në stil Barbie, madje ngjan me nënë e bijës së tij, Svetlana Krivonogikh.”

“Ruan vlerat tradicionale si dhe Alina Kabaeva dhe Putin e pëlqen sepse ai nuk e vret mendjen për votuesit. Ai ka mbijetuar gjithmonë dhe nuk ka lidhje me realitetin”, shton Krivonogik, sipas DailyStar.

Gruaja është në fakt bija e senatores ruse Yelena Mizulina, që drejton një shoqatë të fuqishme biznesi në vend.

39-vjecarja raportohet se është “budallaqe dhe e patelentuar” dhe nuk do të kishte një vend pune po të mos ishte për nënën e saj, kështu që ndoshta pershtatet me Vladimirin, shkruan me ironi rrjeti britanik.


Disa media në Ukrainë deklaronin se Ekaterina Mizulina është interesi i ri romantik i presidentit.


INTERPOL-i lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për të dyshuarit e sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë Heroji i Kosovës Afrim Bunjaku

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se zyrtarisht INTERPOL ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator të vitit të shkuar.



 "Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë. Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, ka shkruar Sveçla.

Me 29 shtator, ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka pranuar se ka organizuar sulmin terrorist ndaj Policisë se Kosovës. Gjatë asaj dite sipas autoriteteve të Kosovës, pranë Manastirit të Banjskës në këtë fshat të Zveçanit policinë e sulmuan rreth 30 persona të maskuar e armatosur. Autoritetet e Serbisë kishin arrestuar vetëm Radoiçiqin, i cili është liruar menjëherë dhe si masë sigurie ka paraqitjen dy herë në muaj pranë stacionit të policisë në Beograd.

Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe dy zyrtarë policor u lënduan. Policia e Kosovës neutralizoi tre prej sulmuesve.

Policia e Kosovës gjeti armatim të rëndë në Banjskë dhe fshatrat përreth. Pas ekzaminimit të provave ishin institucionet që konkluduan se plani i grupit terrorist ishte më i gjerë, ai i aneksimit të veriut.

Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje të premten, “humbi vetëdijen” dhe më pas ndërroi jetë.

 

Nëna e Alexei Navalny, Lyudmila, ka reaguar për vdekjen e djalit të saj, ku deklaron se ai ishte shëndoshë e mirë kur e takoi para 4 ditësh

Në një reagim në Facebook, ai shkruan se djali i saj ishte “i gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur” kur e pa për herë të fundit më 12 shkurt.

“Nuk dua të dëgjoj asnjë ngushëllim”, shtoi ajo.

Shërbimi i burgjeve ruse tha se lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje të premten, “humbi vetëdijen” dhe më pas ndërroi jetë.

Në njoftim thuhet se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmojë Navalny, ndërsa po punohet për të mësuar shkakun e vdekjes.

Fotografi rus, Dmitry Markov, ndërron jetë një tjetër kritik i Putinit

 


Fotografi rus, Dmitry Markov ka vdekur në moshën 42-vjeçare, thanë të premten mediat lokale në qytetin e tij të lindjes.

Markov, i cili mbështetej vetëm në një iPhone për fotografitë e tij, u bë i famshëm për kapjen e imazheve të jetës së përditshme në Rusi, raporton theMoscowTimes.

Fotografia e një oficeri policie të maskuar i ulur nën portretin e presidentit rus, Vladimir Putin u bë simbol i protestave të vitit 2021 kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Fotografia u shit për dy milionë rubla (21,760 dollarë) në një ankand në internet, me të ardhurat që u shkuan njerëzve të arrestuar ose gjobitur gjatë mitingjeve në mbështetje të Navalny.

Ai punoi si vullnetar në një jetimore dhe si ndihmës mësues në një organizatë bamirëse që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara. Markov botoi tre libra me fotografi ndërsa ka më shumë se 800 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...