Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/19

Cetniku serb Aleksandër Vuçiqi është duke konsideruar Kosovën provincë serbe

 Edhe pse po mendohet se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është dialogu, kështu nuk po mendon pala serbe e cila vazhdimisht po shërbehet me opstrukcione politike dhe po e kërcënon Kosovën më luftë. Se dialogu është rruga e vetme, e tha edhe nënsekretari i shtetit amerikan gjatë vizitës në Shqipëri,Antoni Blinken. Është zor të përfundojë dialogu kur Vuçiqi është duke konsideruar Kosovën provincë serbe, e jo që është shtet sovran dhe i pavarur. Tjetër. Shtypi serb i afërt më pushtetin shkruan rregullisht për “zgjedhjen e problemit kosovar”.Dhe, kjo për arsyen së Kosova po figuron në preambulën kushtetuese si pjesë përbërëse e Serbisë. Kosova bëri gabime të mëdha , edhe pse kishte trysni nga faktori ndërkombëtar , kur pranojë të futët në dialog më Serbinë , pa asnjë kusht të vetëm. E kushti primar është dashur të jetë pranimi i pavarësisë të Kosovës nga Serbia. U pranua që nga bisedimet teknike për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, të kalohet në bisedime krejt të karakterit politik , e të cilat prekin statusin politik të Kosovës. Serbia gjatë bisedimeve edhe u faktorizua në vend që bota ta dënonte për gjenocid. U pranua nga Grupi i Unitetit plani i decentralizimit të pushtetit lokal, që solli pastaj edhe Asociacionin e Komunave më shumicës Serbe, më kompetenca ekzekutive , të firmosur nga Thaçi dhe Mustafa në Bruksel ne vitin 2013 dhe 2015. Ky kurs politik i gabuar i pushteteve te kaluara në zhvillimin e dialogut më Serbinë, u përmirësua nga Qeveria e Albin Kurtit. Serbisë dhe Vuçiqit nuk po i ecë më kungulli mbi ujë. Presidenti serb edhe pse luajti më shumë karta , duke kërcënuar me akte të ndryshme të dhunës ndarjen e Kosovës, kjo nuk ju lejua nga pushteti i Albin Kurtit. Jo që nuk ju lejua , por Kosova për herë të parë shtriu sovranitetin në veri të vendit, ku kjo pjesë vitale e Kosovës për shumë vite ishte shndërruar në Eldorado të pushtetit të Beogradit zyrtar, e mbushur më plotë krime dhe kontrabandës së të gjitha llojeve. Vuçiqi i ndeshë në arrë të fortë të quajtur, Albin Kurti, e jo sikur ish pushtetarët të cilët e kishin të zënë kokën më derë dhe bënë lëshime të rënda. Vuçiqi nuk ju përmbajt marrëveshjeve të firmosura në 


Presidenti serb edhe pse luajti më shumë karta , duke kërcënuar me akte të ndryshme të dhunës ndarjen e Kosovës, kjo nuk ju lejua nga pushteti i Albin Kurtit. Jo që nuk ju lejua , por Kosova për herë të parë shtriu sovranitetin në veri të vendit, ku kjo pjesë vitale e Kosovës për shumë vite ishte shndërruar në Eldorado të pushtetit të Beogradit zyrtar, e mbushur më plotë krime dhe kontrabandimeve të të gjitha llojeve. Vuçiqi i ndeshë në arrë të fortë të quajtur, Albin Kurti, e jo sikur ish pushtetarët të cilët e kishin të zënë kokën më derë dhe bënë lëshime të rënda.

Bruksel dhe në Oher, dhe për çudi vazhdon të përkëdhelet nga BE-ja përmes ndërmjetësve në bisedime, Lajçak dhe Borrell, por edhe nga amerikani Eskobar. Serbia shumë është dukë shpresuar në këtë proces , se mos Putin do të fiton luftën në Ukrainë, për ti vu pikë pastaj ndarjes të Kosovës, përmes “Zajednicës” të kamufluar. Edhe pas shumë vitesh të zhvillimit të dialogut bota perëndimore nuk po kërkon nga Serbia të pranon pavarësinë e Kosovës. Madje, ky kurs politikë i BE edhe pse pak ka ndryshuar po vazhdon edhe pas aktit terrorist shtetëror të Serbisë në Banjskë. Shumë padrejtësisht për eskalimin e situatës në veri më masa ekonomike u ndëshkua Kosova, ne vend që kjo ti faturohet Serbisë fashiste. Madje, për çudi janë shtuar zërat që Serbia duhet së më parë të pranohet në BE, e ajo këmbë e krye është orientuar nga Rusia e Putinit. Duket së kanë filluar hilet e Evropës nga e kaluara historike ndaj çështjes shqiptare. Të favorizohet një Serbi me një garniturë kompletë kriminelësh të luftës në pushtet, kjo nuk ka asnjë justifikim .Duket së justifikime janë bërë ndryshimet e planeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike karshi Ballkanit ende të trazuar të shteteve vendimmarrëse. Po lejohet që Serbia të vënë vija të kuqe në mos pranimin e planit franko- gjerman, ku në një pikë të planit shkruhet së Serbia të mos e pengon Kosovën të inkuadrohet në OKB dhe në organizmat relevant të Evropës. Sikur në Serbi , Vuçiqi po lejohet që gjithnjë e më shumë ti futë nën kontroll minoritetin serb në veri të Kosovës. Kjo është politikë irracionale e Vuçiqit, për të penguar integrimin e serbeve në jetën politike dhe institucionale të Kosovës. Vuçiqi vetëm sa po jua vështirëson serbëve jetën në Kosovë, e këtë qëllimisht po ja faturon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Largimi i gjithë asaj çka e identifikon pushtetin e Serbisë në Kosovë, siç është edhe largimi i përdorimit të dinarit si valutë, është detyrë kushtetuese që duhet kryer, e nuk është presion ndaj minoritetit serb. Ka mundësi që Serbia këto procese ti ngadalëson, por nuk ka mundësi kurrë ti ndalon.

Pushteti serbian e vret Milan Shuflajin mikun e madh të shqiptarëve

 

Pushteti serbian e vret Milan Shuflajin mikun e madh të shqiptarëve

Pushteti serbian e vret Milan Shuflajin mikun e madh të shqiptarëve

Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,PHD 




Kur pushteti monarkofasist i Beogradit programonte shfarosjën e kombit shqiptar, kur edhe diplomacia e Evropës ishte plasuar pas tij, kur edhe Turqia e kalbur nga mbeturinat e perandorisë po ndërtonte shtëpiza në Anadolli për t` i mbushur me Aranutët fatmjerë, kur limanet e Tivarit dhe Selanikut ishin mbushur me anije evropiane të ankoruara për të bartur shqiptarë të rraskapitur dhe të torturuar, në Anadoll, Milan Shufaj sikurse  Emil Zola më 1895, që me një shkrim e ndryshoi kahën e kompromitimit francez duke e shpëtuar viktimën Drajfus, më 1931 Milan Shuflaji do të shpërthej duke thënë:  “Shqiptarët dhe gjuha e tyre janë objektivi im jetësor për të spjeguar se kemi të bëjmë me popullin më të lashtë n` Evropë e që ende është me veti të shkelqyera gjuhësore dhe civilizuese Indoevropiane, prandaj nuk e meriton të atrocitohet sikurse po provon Beogradi. Ky popull është në trojet e veta, prandaj sa më lagë duart e mafisë politike serbiane, sepse për ta shfarosur, ose për t` u sherbyer klaneve mafioze greke dhe ruse, për okupimin e trojeve të tyre, më kjo politikë nuk mund të ketë sukses. Po, plagë dhe mizori do të ketë, por shfarosje jo, sepse shqiptarët ngadal po largohen nga mentaliteti  i popullit çiragji”! .

Me një dituri të shkëlqyer dhe me guxim prej ilirologu Milan Shuflaji, duke e realizuar amanetin e mësuesit të tij Tadija Smiçikllas, do të vërsulet në arkivat dhe bibliotekat e: Vatikanit, Venedikut, Dubrovnikut, Zagrebit dhe Wjenës, dhe për një kohë rekorde do të arrijë për të grumbulluar informata për qyetet dhe katundet iliro-arbanase, për mënyrën e jetesës e mbi të gjitha për gjuhën e shqiptarëve me të cilën mund të deshifrohen edhe shumë gjuhë të vdekura si: Etrurishtja, Hetitishtja dhe sistemet gjuhësore ( centum dhe satem) në përgjithësi.
Duke vrejtur fuqinë e argumenteve të këtij Kolosi të shkencës, Albert Ajanshtajni do të shkruaj se: “Milan Shuflaji po e nxjerr nga terri një histori e cila por si drita do të mbetet e pakontestuar sepse veprës së tij do t` i thonë shkrim i rrezitur prej Diellit, sepse është shkrim i argumentuar, që ka pushuar majftueshëm nepër arkiava, ku truri i mençurisë mrizon pa probleme”. Nga ky parashikim, Beogrdai i fashizuar aty kah viti 1928, do t` ia filloi lëvizjës së planeve për ta nxënë dhe për ta privuar nga jeta Milan Shuflajin. Po, Milan Shuflaji do të shpëtoi përkohësisht sepse ishte  një hulumtues i shkollës së Wjenës dhe aty ishte në lidhje me të gjitha kokat e shkencës humanitare të Evropës, së cilës kriza ekonomike ia kishte helmatusur plagët e vejtra të lagjës së intrigave, që lindnin në Stamboll, pushonin në Hallkidik të Greqisë dhe shpërndaheshin në Lindje deri në Sibir; që të shpërthejnë edhe në Perendim përtej La Manshit, krejtë me prapavi që trualli shqiptar të serbizohet përmes: shpronësimit, shpërnguljës dhe shfarosjes fizike, krejtë me program që Evropa po u larguan shqiptarët nga Ballkani do të konsiderohet e krishterë”. Këtë hipokrizi Milan Shuflaji nuk mund ta përbinte, prandaj u lëshua në hulumtime për historinë shqiptare dhe ia doli detyrës me faqe të bardhë.

Do të shkruaj Milan Shuflaji edhe për Konventën e 30 jnarit 1923 në Lozanë për këmbimin e popullsisë në mes Turqisë dhe Greqisë. Do të zbulojë e do të shkruaj Milan Shuflaji edhe për pazaret e Beogradit që pasuan me Stambollin më 30 janar 1933 (në 10 vjetorin e Llozanës) për të i shfarosë shqiptarët nga Jugosllavia, me të njejtin model politik si ai greko -turk. Madje me  që nuk kishte sllavë në Anadolli për t` ia derguar Serbisë, një familje shqiptare do të detyrohet të shpërngulet në Anadolli, pushteti i Stambollit  do t` ia dërgoi Beogradit  në anën tejtër një kali për një familje. Ja ky ishte zbulimi i ri që ushtrohej mbi trupin e shqiptarisë, zbulim ky të cilin Milan Shuflaji dhe kolosët si ky e bërën copë e grimë duke ia thyer të dy gjymturët, duke i detyruar anijet që lundronin në vijat Selanik- Stamboll dhe Tivar- Stamboll të prapsohën, sepse shumë prej tyre i kishin zhdukur stuhitë e Adriatikut dhe Egjeut, duke kaluar tërë tragjedia edhe në një bestytni rreligjioze se: “Zoti po i denon zollumçarët, për faktin se shumë nëna shqiptare i kishin hudhur fëmijtë në detë, duke mos patur çka t` u japin me ngrënë”. Po, po për këtë dukuri kobzezë kishte shkruar edhe shtypi i kohës, sidomos kishte shkruar shtypi rrevolucionar francez dhe ai i Kominternit. Të tjerët si në orkestër ishin rendisë në krah të Beogradit, për ta rrealizuar “misionin e shekullit, për ta bërë Evropën të krishterë me merita të serbianëve”.


 Pushteti  i Beogradit i ka krijuar programe për shfarosje të shqiptarëve 

Në çdo etapë historike, pushteti terrorist i Beogradit me progame ka të planifikuar ta shfarosë kombin shqiptar në përgjithësi. Ato programe janë konkrete, dhe tanimë bota e civilizuar i dinë cilat janë. Nuk po i shënojmë këtu 37 programet, por ato që janë me eklatante: “Serbët gjithëkund dhe kudo”, publikuar më 1836 nga Vuk Karagjiq; “Naçertania”, me autor Ilija Garashanin;” Serbia e vjetër” më 1853 me autor Gjoka Slepçeviq; “Depërtimi në det” më 1881, me autor Prota Mateja Nenadoviq; “Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni” më 1886, me autor Millutin Garashanin; “Çka don Serbia dhe puna me shqiptar” më 1910, me autor Vojvoda Radomir Putnik; “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha”  më 1913, me autor Vladan Gjorgjeviq; “Likudimi i shqiptarëve” më 1920 me autor “Ballkanikus- Stojan Protiq; “Likudimi i kaçakëve” 1924, me autor anonim; “Deportimi i shqiptarëve” më 1933, me autorësi-Qeveria e Pera Zhivkoviqit; “Likudimi i shqiptarëve “1937 me autor Vasa Qubriloviq; “Konventa Jugosllavo Turke” 1938 me autorsi Qeveria Millan Stojadinoviq; “Ndarëja e Shqipërisë” më 1939 me autor Ivo Andriq; “Krijimi i Serbisë homogjene dhe integrale” më 1941 me autor Stevan Moleviq; “Likudimi i shqiptarëve” më 1942 me autor Drazha Mihajloviq;  “Likudimi i popullsisë shqiptare deri sa të zgjasin operacionet ushtrake” më 1944, me autor Vasa Çubriloviq; “Marrveshja Xhentelmene” më 1953 me autor Tirto-Kyprili; “Mbyllja e shkollave shqipe nepër viset shqiptare” më 1958 me autor Aleksandër Rankoviq; “Platforma politike për Kosovën” më 1981 me autor SPB serbe; “Memorandumi i Akademisë Serbe” më 1986, me autor akademikët; “Programi Jugosllav për Kosovën” më 1988 me autor nga tërë jugosllavia; “Koridoret përplasëse” më 1997 me autor S. Millosheviq, I. Stanishiq; “Toka e djegur” 1998, me autor Gjeneral Shtabi i RFJ-ës; “Patkoi” më 1999, me autor Gjeneral Shtabi i RFJ-s (komandant  Suprem ishte S. Millosheviq). 

Likudimi i personaliteteve shqiptare

Pushteti serb në fillim të shekullit XX i kishte planet për shfarosjën e shqiptarëve ta ndara në dy fronte. Frontin e parë krimianl e zbuloi më 1902 me organizimi të Bella Rukës serbe duke bërë atentat ndaj Haxhi Zekës në Pejë. Në vijim: më 1916 u vra Isa Boletini në Podgoricë; më 1920 u vra Zef Lush Marku në Prizren; më 1923 u vra Ramë Vllasa në Llap; Më 1924 u vra Azem Galica në Drenicë; më 1925 u vra Bajram Curri në Dragobi (Malësi e Gjakovës); më 1928 u vra Nazim Gafurri në Prishtinë; më 1929 u vra Shtjefën Gjeçovi në Zym të Hasit; Më 1933 u vra Hasan Prishtina në Selanik; më 1941 u vra Sherif Voca në Shalë të Bajgorës; më 1945 u masakrua Shaban Polluzha në Drenicë; më 1946 u vra Bedri Pejani, Halim Spahija, Gjon Sereçi, Marije Shllaku etj; më 1949 u vra Rifat Berisha (nënkryetar i Kuvendit Bujnait); më 1951 u vra Ibrahim Lutfiu; më 1963 u vra Shaban Shala; Më 1965 A. Rankoviqi planifikoi ta vrasin Adem Demaçin; më 1983 u vranë: vllazërit Jusuf dhe Bardhosh Gervala e Kadri Zeka; Më 1989 vritët Enver Hadri; më 1990 u provua sërish të vritët Adem Demaçi (lexo ditarine  Borisav Joviqit, i botuar); Vargu u atentateve nuk do të ndalet deri te Afrim Bujaku më 2023. 

 Qeveria  serbe planifikon vrasje të miqëve të shqiptarëve

Milan Shuflaji mbante lidhje më 1929 me Shtjefën Gjeçovin,  me Ministrin e Arsimit të Shqipërisë  e mbi të gjitha ishte vënë në korrespeodencë me Bedri Pejanin dhe Mitaht Frashërin. Prej të gjithëve merrte një prosi se me pendën e tij mund të ndihmojë sa një armatë e tërë, që shfarosja e shqiptarëve të paktën të pengohet.  Lidhur me tragjedinë shqiptare Bedri Pejani dhe Gjergj Bubani ia kishin përkthyer Milan Shuflajit këto tshkrime:  “Ç` vajtojnë gërmadhat e Rugovës”,“Palgët e Dukagjinit” dhe “Tragjedia e Kosovës”. Prej këtyre studimeve e kishte mësuar realitetin tragjik të shqiptarëve në Mbretërinë Jugosllave. Prandaj, Milan Shuflaji kishte vëndosur se një komb duhet të ndihmohet, edhepse nuk është shtetëformues , sepse nuk është sllavë, sepse ndaj tij ishin vërsulur ushtari, xhandari, tagërmbledësi, koxhobashi serbian, e mbi të gjitha kolonisitët që kishin të drejtë me i vrarë shqiptarët dhe mos me u përgjegjë fare. Prandaj Milan Shuflaji ishte vërsulur nepër arkiva për t` ia zbuluar rrënjët  e një toke që quhej Arbani-Shqipëri antike dhe mesjetare.  Në fillim Milan Shuflaji punën e filloi vetëm, por shumë shpejtë i dualën për krah Tollëzoi dhe Jireçeku, të dy nga shkolla e Wjnenës. Kjo shkollë do të sjellë optimizëm në të gjitha qendrat arsimore shqiptare.

 Si dhe  pse e vranë serbët  Milan Shuflajin më 18 shkurt 1931

Organizimin e vrasjës së Milan Shuflajit e kreu qeveria e Gjneralit Petar Zhivkoviq (1929-1934). Ky oficer ishte njëri nga organizatorët e grusht shtetit në Beograd më 1903; ishte organizator i organizatës terroriste “Bela Ruka”; ishte njëri ndër organizatorët e :Procesit të Seelanikut” më 1917; ishte kryetar i Qeverisë Mbretrore më 1929-1934;Ishte organizator i partisë JNS; Gjatë Luftës Dytë Botërore ishte në anën e Drazha Mihajloviqit; Pas luftës është denuar me vdekje në mungesë; Vdes në emigracion më 1953. Më 1931 i zbatoi urdhërat për ta privuar nga jeta Milan Shuflajin, me të vetmin fakt se po e zbardhëte historinë mesjetare shqiptare, me çka deshtonin rrenat e kurdisura serbiane. Lidhur me këtë, theksojmë se Milan Shuflaji nepër arkiva zbuloi fakte që kishin mbetur, që do të thot se atentati ishte i motivuar dhe me plan.

Në hulumtimin e jetës dhe veprës së Milan Shuflajit kemi hasë në këto argumente arkivore: 1. Si u vra Milan Shuflaji; 2. A ka Milan Shuflaji gjak hebreu; 3.Si student dhe profesor pse ishte i padiciplinuar ndaj pushtetit;4.  Cilat ishin shkaqet që e lidhën Milan Shuflajin me historinë shqiptare; Milan Shuflaji ishte studiues i librit të Leon Fraindlingut, Golgota Shqiptare, Vjenë 1913; Ishte në dieni me shkrimin e Lav Trockit, për mizoritë serbe në Shkup dhe rrethinë më 1912; Ishte në dieni me shkrimin e Ndre Mjedës për mizoritë serbe ndaj shqiptarëve më 1912/13; Ishte adhuryes i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit; Për çfar interesash mbanin lidhje Milan Shuflaji me Bedri Pejanin, Hasan Prishtinë, Fan Nolin, Ibrahim Gjakovën dhe Branko Mergjanin më 1927-1929; deri në ç` masë kanë ndikur shkrimet e Edit Dyrhamit për shqiptar te Milan Shuflaji. 
Milan Shuflaji u vra më 18 shjurt 1931 në Zagreb prej agjentëve të policisë Beogradit, sepse po mirej me zbulimin e historisë mesjetare shqiptare. E vërteta, emri i këtij shkenctari në historinë dhe politikën shqiptare nuk guxon të fetishizohet. Por do të duhet të nderohet aq sa e meriton të jetë emri i tij nepër sheshe, biblioteka dhe shkolla, sepse i ka shërbyer një kauze që është e drejtë dhe e respektuar kudo nepër botën e civilizuar.

Nëse Mashkin e ka zbërthyer Historinë e Perandorisë Romake, nëse Georgie Ostrogorski e ka bërë të njohur Historinë e Bizantit, nëse Han (gjerman) dhe Halil Inallgjik e kanë skalitur Historinë e Perandorisë Osmane, atëherë Milan Shuflaji ia ka trasuar rrugët historiogarfisë mesjetare shqiptare, për të pasur hulumtuesit gjithëmonë një adresë të saktë se ku ishin, ku jemi dhe kah duhet të shkojmë.  Ja veprat e tij: Akte dhe diploma që ilustrojnë historinë mesjetare të Shqipërisë, libri 1, Wjenë 1913 dhe 2, Wjenë 1918; Rrethanat kishtare të Shqipërisë paraosmane, Budapesht, 1916; Qytetet dhe kshtjellat e Shqipërisë mesjetare, Wjenë 1924; Historia e Shqipërisë veriut,Beograd 1924; Serbët dhe Shqiptarët –simbioza e tyre në Mesjetë, Beograd 1925; Historia e Shqipërisë Veriore, Beograd 1925, Konstandin Balshaj (Roman histrik) Zagreb 1920. Millan Shufllaji ka shkruar edhe me qindra studime që u kanë sherbyer hulumtuesëve të historisë për t` i shkruar veprat e tyre më të mira, sepse ka lënë adresa dhe udhërrëfim të sigurt.Lavdi veprës shkencore të Milan Shuflajit.

Shkrimi u lexua në: Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës më 14 shkurt 2024, në shenjë të 93 vjetorin e atentatit ndaj Prof Dr Milan Shuflajit.

Shkrimi i kushtohet Gjenral Tahir Sinanit, Fehmi Lladrofcit dhe Adem Demaçit! 

Dorëzohet në shtyp më 17 shkurt 2024 në ditën e shpalljsë së pavarësisë Kosovës.

Shpërthen dosja McGonigal, Kryeministrit Rama po i vije laku në fyt


Shpërthen dosja McGonigal, Kryeministrit Rama po i vije laku në fyt

Gani Qarrri


Shpërthen dosja McGonigal, Kryeministrit Rama po i vije laku në fyt


Pas ndëshkimit penal të zyrtarit të FBI-s amerikane McGonigal, mbylljen e çështjes në SHBA dhe shpalljen fajtor të McGonigal medoemos, të paktën sipas procedurave të zhvillimeve normale juridike ndërkombëtare, nëse nuk është arritur ndonjë marrëveshje e fshehtë, ndërmjet Ramës dhe Blinken, medoemos tani, duhet të shtohen telashet edhe për Edi Ramën, ndaj dhe po pritet me kureshtje të madhe, të shihet se cili do të jetë qëndrimi dhe hapi ligjor i radhës nga SPAK-u në Shqipëri, për këtë çështje! Në fakt, lidhur me dosjen shqiptare, ish agjenti i FBI-së, Charles McGonigal është dënuar nga gjykata federale e Uashingtonit me 2 vite e 4 muaj burg, për shkelje të rëndë të besimit të publikut” për marrjen e 225 mijë dollarëve nga sekseri shqiptaro-amerikan i Edvin Kristaq Ramës, Agron Nezaj, si dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Sipas prokurorëve të çështjes, McGonigal jo vetëm nuk kishte deklaruar marrjen e parave, por kishte avancuar interesat e biznesit të zotit Nezaj, i cili madje kishte gënjyer edhe FBI-në për aktivitetet e tyre të fshehta, duke mbajtur kështu, sekret faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa personale financiare me Edvin Ramën dhe sekserët e tij, agjenturor. E kjo, në thelb, përbën korrupsion të llojit, i cili minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë, përderisa i pandehuri i rastit McGonigal, me marrjen e detyrës, "ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo të kryente vet krime”, thuhet në dokument. Në shtatorin e vitit të kaliuar, McGonigal para Gjykatës Federale në Uashington,pranoi fajësinë në lidhje me të gjitha akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet e pa raportuara me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka. Pranimi i fajësisë u bë në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të McGonigal, kurse në këmbim të pranimit të fajësisë për fshehjen e provave materiale, prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera të aktakuzës. Ndaj me mbylljen e çështjes në SHBA dhe shpalljen fajtor të McGonigal, mbetet për tu parë se cili do të jetë veprimi i SPAK-ut për trajtimin ligjor e juridik të lidhjes së Edi Ramës me këtë aferë, përderisa Rama, fatkeqësisht mbanë edhe postin e kryeministrit të shtetit shqiptar, akt që vërtetë poshtëron vendin dhe të gjithë shqiptarët! Me sa merret vesh, Prokuroria e Posaçme, tanimë ka hapur një hetim për çështjen McGonigal, dhe ka thirrur për të dëshmuar dy nga personazhet e përfshirë në këtë aferë, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, ndërsa sa i takon kryeministrit Rama ende nuk dihet nëse edhe ai, është thirrur në SPAK për këtë rast, por duke pasur parasysh peshën e kësaj afere, Rama assesi nuk do duhej të anashkalohej e aq më keq edhe të amnistohet. Sa i takon kësaj afere, kujtojmë edhe faktin tjetër, se McGonigal në muajin dhjetorë, si ish-agjent i lartë i FBI-së u dënua me më shumë se katër vjet burg për ndihmën e dhënë oligarkut rus Oleg Deripaska, që ai të hiqej nga lista e sanksioneve amerikane. Për aq më tepër habit shumë fakti se vet McGonigal ishte agjenti special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork para se të tërhiqej në vitin 2018, i cili kishte për detyrë të hetonte, pikërisht oligarkët rusë?!... Megjithatë prokurorët thanë asokohe se ai dhe ish-diplomati rus Sergey Shestakov kanë shkelur edhe sanksionet e SHBA-së duke rënë dakord t'i ofrojnë shërbime miliarderit dhe industrialistit rus Oleg Deripaska edhe pse SHBA në vitin 2018 pasi e akuzoi atë dhe disa oligarkë dhe zyrtarë të tjerë rusë për "aktivitet keqdashës në mbarë globin",Deripaskën e kishte vënë nën sanksione. Siç merret vesh nga aktgjykimi, Charles McGonigal, është një nga agjentët e rangut më të lartë të FBI-së i dënuar ndonjëherë për akuza penale, në SHBA, e dënimit të 16 shkurtit 2024 të Charles McGonigal do t’i shtohet edhe dënimit prej 50 muajsh burg që ai mori veçmas në Nju Jork vitin e kaluar për komplot të paligjshëm me oligarkun rus, Oleg Deripaska. Kështu që dënimi i McGonigalit ish agjentit special në divizionin e kundërzbulimit të zyrës së FBI-së, nga viti 2016, në Nju Jork, nga drejtësia amerikane, në total, llogaritet në gjatësinë e kohës prej 6-vjet e 6 muaj burg efektiv, pasi që McGonigal, pranoi se kishte fshehur nga FBI-ja marrjen e pagesave nga oligarku rus dhe shqiptaro-amerikani Agron Neza, si dhe kishte mbajtur sekret takimet e tij me zyrtarë të huaj, përfshirë kryeministrin shqipfolës të shtetit shqiptar Edi Rama.

Ish Lideri rus “Alexei Navalny u vra”/ Vajza e opozitarit rus: Putin kishte “frikë”, në Rusi s’bëhet fjalë për hetim

 

Në foto: Boris Nemtsov në 2012

Vajza e opozitarit rus të vrarë në Moskë gati një dekadë më parë thotë se është e bindur se vdekja e Alexei Navalny ishte vrasje.

Zhanna Nemtsova është vajza e Boris Nemtsov, i cili u vra në një urë në kryeqytetin rus në vitin 2015.

“Alexei Navalny, lideri kryesor i opozitës ruse, u vra në burg nga Putin. Unë e konsideroj atë që ndodhi si një vrasje”- tha Nemtsova, duke shtuar se: “Pa dyshim, ky është një akt frikësimi që në të njëjtën kohë tregon dobësinë e regjimit.”

Zonja Nemtsova tha se Vladimir Putin kishte “frikë” nga rivali i tij politik, pavarësisht se ai ishte në burg. Sipas vajzës së Boris Nemtsov,  një hetim rus nuk do të zbulonte të vërtetën.

“Në Rusi nuk mund të bëhet fjalë për një hetim për shkak të vrasjes politike,” tha ajo.

Jam absolutisht e bindur dhe jam dakord me ekipin e Navalny, me gruan e tij Julia Navalnaya se ai u vra në burg,” shtoi ajo.

Ishi presidenti amerikan Donal Trump thyen heshtjen për vdekjen e Alexei Navalnyt, nuk i hedh asnjë faj presidentit rus Vlladimir Putinit

 

I "çmenduri" ish  presidenti ammerikan  Donald Trump, i cili ka marrë kritika si president i SHBA për ‘lëvdata’ ndaj Vladimir Putin, bëri reagimin e tij të parë publik mbi vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny .

“Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë”, shkroi Trump, dhe sipas Reuters, vdekjen e Navalny e paralelizon me problemet e tij politike.

Nuk është e qartë se çfarë ngjashmërish po përpiqej të bënte Trump me liderin më të shquar të opozitës ruse. Navalny luftoi për vite me radhë kundër asaj që ai e quajti korrupsion të madh në Rusinë e Putinit, të sunduar nga “mashtrues dhe hajdutë”.

Presidenti Joe Biden të premten fajësoi drejtpërdrejt Putinin për vdekjen e Navalny-t, ndërsa Kremlini ka mohuar përfshirjen në vdekjen e tij dhe tha se pretendimet perëndimore se Putin ishte përgjegjës ishin të papranueshme. Që kur u raportua vdekja e Navalny të premten, ish-presidentët e SHBA dhe anëtarët më të lartë të Kongresit nga të dyja partitë fajësuan gjithashtu Putinin.

Por Trump, kandidati kryesor për nominimin republikan për të sfiduar Biden në zgjedhjet e nëntorit , qëndroi i heshtur deri të hënën.

Gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë 2017-2021, Trump shprehu admirim për Putinin. Në vitin 2018, ai refuzoi të fajësonte liderin rus për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Në vend të përkujtimit: Mehet Kajtazi( 1944-2003).


Nga Flori Bruqi




Ilir Shaqiri - Në ditën e sotme të vitit 2003, u nda nga ...



Meti i ynë u nda nga ne vitin 2003, u nda nga jeta METI ynë i madh, Mehmet Kajtazi – romancieri i papërsëritshëm i letërsisë sonë kombëtare. Artisti, që komunikonte me një diell tjetër përtej shtatë palë qiejve!Veprat e tij, romanet e tij, që nga titujt, na sugjerojnë një art të madh, përmbajtjesor në Leërsinë mabrë shqiptare....


























Mehmet Ali  Kajtazi lindi në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt), në një familje atdhetare nga i ati Aliu, një bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës dhe mbijetues i Masakrës se Tivarit, si dhe i burgosur dhe i përndjekur politik, dhe e ëma, Zelfija, nga Klina e Epërme, mbesë e Sejdi dhe Sadri Terrnavcit, bashkëluftëtarëve të çetës së Azem Bejtës. 

 Mehmeti ishte fëmija më i madh i Aliut dhe Zelfijes dhe kishte edhe dy vëllezër (Sheremetin dhe Fazliun) si dhe tri motra (Nexhmien, Fatmiren dhe Adilen).

 Në vitin 1967 u martua me znj. Salë Fetahaj nga fshati Padalishtë (Pemishte) e Kamer Loshit, me të cilën kishte pesë fëmijë: Besimin, Dritonin, Migjenin, Mirditën dhe Linditën. 

Mehmet Kajtazi një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme "Isa Boletini" në Skënderaj, ndërsa prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen "Rilindja" dhe së fundi punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese "Rilindja", Prishtinë.

 Pra, 30 vjet me radhë frymoi në  NGBG "Rilindje", për një rilindje letrare e kombëtare. 

Mehmet Kajtazi më së shumti lëvroi reportazhin, ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë kombëtare 

. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër. 

Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. 

Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela.





 Mehmet Kajtazi ndërroi jetë më 25 shtator 2003Villeneuve afër Lozanës të Zvicrës dhe prehet në Prishtinë nga 27 shtator 2003.
 Botime 
1.Nata në gur - roman - (1984) 
2.Plaku dhe urat - roman - (1986) 
3.Zemër e thyer - tregime - (1987) 
4.Fundi i legjendave - roman - (1990)
6. Shqiptarët në Goli Otok - roman - (1991)
7. Kodra e Pajtimit - tregime - (1993)
8. Ushtimë e Alboderit - roman - (1993) 
9.Shote Galica - roman - (1995)
10. Minatorët - roman - (1995) 
11.Thikë në portokall - roman - (1995) 
12.Gjeli i katedrales - roman - (1996) 
13.Santa Ana - roman - (1998) 
14.Guri i dallëndyshes - roman - (1998) 
15.Lindja në qiell - roman - (2000) 
16.Udha i - roman - (2000)
17. Ndezja e shiut - roman - (2001)
18. Një diell tjetër - roman - (2003)


 


Botimi i  librit "Nata e fundit në Goli Otok"   që edhe para disa vitesh ishte po ashtu bartës i botimit të librit “Sy më sy me jetën, biografi e Mehmet Kajtazit”.

Kjo përmbledhje është vetëm një homazh i radhës për përvjetorin e ndërrimit të jetës së tij, i cili do të vijojë sigurisht edhe me vëllimet e tjera, në përvjetorët  e rëndësishëm të lindjes, më parë sesa ata të vdekjes së tij.








"Nata e fundit në Goli Otok" i Mehmet Kajtazit ka thyer të gjitha rekordet me 561 repriza duke qëndruar që 3 decenie  në skenë nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Me paraqitjen e akorit Selman Lokaj   që publikut  ia ndalë çdo  herë  frymimin për një qast për tu shkëputur nga salla e Teatrit,  që  t'a  përjetojë rrugëtimin e  personazhit të luajtur me një talent të pashoq nga aktori famozë  Selman Lokaj.


Zejnullah Halili në tri pamje

 


/

Nga Meti Rexhepi – (Variant i ripunuar) 

Shkrimtari Zejnullah Halili u lind në fshatin malor Kokaj, Malësia e Maleve të Zeza, Komuna e Gjilanit, më 5 nëntor 1945, vdiq në moshën 59 vjeçe në Prishtinë, më 24 shkurt 2004. Pos Normales të profilizuar për mësuesi, në Gjilan e Prishtinë, ai e kreu edhe SHL Pedagogjike. Jeta e sprovoi në disa profesione: ishte mësues në Pogragjë dhe në disa fshatra të rrethinës së Gjilanit, pastaj punoi në tetëvjeçaren me emërtimin sllav”Vuk Karaxhiq”, tashti “Thimi Mitko” në Gjilan. Ka vijuar në Radio Prishtinë, në emisionet për fëmijë; në Gazetën e Pionierëve-GEP. Ishte kryeredaktor në revistën letrare për fëmijë e të rinj “Pionieri” dhe, së fundmi u përzu nga puna publike prej okupatorëve…

PAMJA E PARË

Me Zejnullah Halilin rastisi të jetonim në të njëjtën lagje të qytetit, por nuk ishim fqinj. Atëbotë Zejna jetonte në një hapësirë të ngushtë me bashkësinë e tij familjare. Ai shkruante dhe publikonte vjersha në faqet e gazetave dhe të revistave për fëmijë dhe unë ia lexoja. I shkoja në shtëpi i shtyrë nga kureshtja për t`iu afruar botës tij. Shkoja thjesht për të shkëmbyer diçka të papërcaktuar… Nuk e perceptoja kohën, as hapësirën e ngushtë të shtëpisë së vjetër përdhese të tij, të dendësuar me prindërit, vëllezërit e motrat. Ndoshta shkuarjet e mia dhe ndejat orë-gjata e kishin bezdisur?… Vrulli im rinor, ëndrrat, kureshtjet, mësymjet, mëtimet nuk kishin një peshore… Zejnën mund ta kem bezdisur, ngase atë bezdi nuk e frenoja, por për mua kishte diçka joshëse tek Ai… Çka? Pikërisht pse Zejna e ngufaste bezdinë time dhe të vetën brenda vetvetes. Si? Ashtu. Asnjë vranësirë nuk binte mbi fytyrën e kthjelltë të tij…

Zhvendosja nga rrugica e pjerrtë e lagjes ku banoi, i dha një mundësi hapësire për shtrirje, paksa më të gjerë në shtëpinë e re, por sërish të përbashkët. Shtëpia ishte vendosur në periferi të qytetit tashmë të zgjeruar, rrugës për në fshatin Livoç i Epërm; mandej përfundimisht u zhvendos nga Gjilani në Prishtinë.

DORËSHKRIMI

Për dorëshkrimin e librit të parë të Zejnullah Halilit “Ylberi”, kisha një hise të vogël; meqë Ai ma dha rastin, madje u pajtua t`i bëja përzgjedhjen e vjershave sipas shijes time. Sumbulla djersësh përshkuan ballin tim, ngase ende nuk kisha përvojën, as emrin e një recensuesi të shquar.

Përfitoja një kulturë të leximit kritik nga shkrimet e Hasan Mekulit, Rexhep Qosjes; i qasesha themeleve teorike të letërsisë nga Gani Luboteni, Milivoj Solar; shqyrtimeve kritike të Mensur Raifit, Gaetan Picon-it; kundrimeve estetike të Alfred Uçit; mëtoja ndërtimet e drejta sintaksore të fjalëve në fjali dhe të fjalive në periudha, sipas dijes së Mahir Domit… Lexoja Henri Beyle-Stendhal-in, Aleksanër S. Pushkin-in, Sergei Yeseni-in Rabindranath Tagore, “Rubairat” e Khayam-it, L.N. Tostoi-n, Franz Kafka-n, Albert Camus… Më dendur merresha me Dritëro Agollin, Ismail Kadarenë, Anton Pashkun, Rexhep Elmazin, Teki Dervishin, Beqir Musliun… E doja letërsinë e përkthyer për më të rinjtë: Hans Christian Andersen-in, Vëllezërit Grimm, Gianni Rodari-in, Alphonse Daudet… I preferoja autorët e paktë shqiptarë të këtij lloji: Anton Çetta, Rexhep Hoxha, Mark Krasniqi, Bedri Dedja, Gaço Bushaka, Adelina Mamaqi, Qamil Batalli, Rifat Kukaj… Në këtë vijimësi do të radhitej, madje denjësisht, edhe Zejnullah Halili…


Zejnës nuk i pëlqeu kur recensuesi propozoi të mos i merrej për hyrje në libër, njëra nga poezitë e titulluar “Në grunore.” Ndaloi Autori, ndalova dhe unë… Çfarë kishte ndodhur? Heshtja mes nesh mbylli shtigjet e fjalës, andej e këndej rrjedhës tyre…

Dukej se Autori ia kishte lëshuar frerët imagjinatës së largët… Pak çaste më vonë ia pash sytë e lagur… Enigma e lotëve të Tij mbylli tek unë shtegun e ngacmimit të arsyes…

  • Vëllai im! – Pasoi dëftimi foljor i Autorit:
  • Ishte skamje në Karadak për bukën e gojës! – Duke sjellë dromca rrëqethëse të jetës:
  • Ishte mes-qershori. Duke u ngjitur për në shtëpizën time, rrëzë malit ku përthyhej pjerrtësia e relievit me tokën bukanike, jam ulur buzë arës me grurë. Në sytë e mi gruri u bë det! Mua mu mbushën: sytë dhe zemra! Këtu buruan ato vargje të asaj vjershe…
  • Mirë, mirë Zejnë i dashur! – Po i thoshte recensuesi fillestar.
  • Ajo situatë është prekëse, por vetëm për vetën tënde!
    Recensuesi iu kthye vetës, u përmend… Intonacioni i pohimit tij iu duk cinik.
  • Si pra? – Reagoi i zverdhur Autori.
  • Ashtu…
    Autorit iu duk se recensuesi kishte shije të ngatërruar…
  • Për të më prekur edhe mua poezia jote, nuk mjafton vetëm përshkrimi emocional brenda vetvetes. Këto vargje, të dashura për ty, kanë përshkruar një gjendje të grurit, por nuk janë thelluar në gjendjet tjera të shpirtit tënd, si do të reflektonin ato në morinë e shpirtrave të tjerë… Vargjet nuk janë veshur me figura më të qëmtuara se sa kësosh të përsëritura. Mungojnë metaforat, simbolet, krahasimet e qëlluara, kontrastet… Si të tilla, duhej të ishin edhe më të ndjeshme, edhe më prekëse, edhe më joshëse, edhe më premtuese, edhe më të bukur, jo veçse për shijen tënde, por edhe për mua dhe lexuesin anonim.

Megjithatë, Autori u pajtua të mos renditej ajo poezi në librin e ardhshëm të tij. Ai i kapte shpejt reflektimet. Përjetimi ishte themeli i godinës poetike, mirëpo, ndjenjës duhej ti jepeshin edhe përbërës impulsesh tjera... Ajo lypte një mjeshtri të arrirë arkitekturore; hapësira për hyrje, për prehje, dritore për ngjyrat e stinëve, mprehtësi mendjesh për zvogëlimin e brengës, mençuri për esëllti të jetës, bukuri për reflektime të sotme, për të djeshmen dhe të nesërmen. Nga kjo largësi kohe, prej shtatëmbëdhjetë vitesh, e mungesës fizike të Zejnullah Halilit, mund të pohoj me çiltërsi se poeti ynë kapërcej vetveten. Gjithsesi, Ai shkrimin poetik e pati vokacion të pandalshëm shpirtëror... Meqë arti i të shkruarit i ngërthen sakrificat, nazet dhe huqet e veta, Zejna ishte i gatshëm për tia dhënë tërë dashurinë, tërë përkushtimin atij pasioni… Andaj, për ngadhënjimin e të bukurës, Ai shkeli edhe mbi kohën, thesarin më të çmuar të jetës së vet!

PAMJA E DYTË

E takoja në Tregun e Gjelbër të Gjilanit, duke pritur shitjen e ndonjë libri, në periudhën më të pështirë e më të pakëndshme për librin. Faqet e librit sado të këndshme për sy, as përtypeshin, as gëlltiteshin, as i bluante lukthi i njeriut. Ndoshta ndodhte pos në shikimet e përfytyrimeve të mia, Ai ishte pikturuar me ngjyrat më të ndezura, sepse në atë mozaik ngjyrash veçse dy sy, sytë e Tij kishin shkëlqimin më të fortë… Ai ndizej i tëri… Ndaj e perceptoja si një oazë pranvere në të hirtën e vjeshtës. Një irnosje ia përshkonte estetikën, por nuk ndjehej i përulur autori zë-ëmbël i emisioneve me cicërima e kore zogjsh shkrirë me të fëmijëve në Radio Prishtinë. Nuk iu irnos buzëqeshja… Buzëqeshte si dinte vetëm Ai të buzëqeshej, kur ndonjë libër-blerës i rrallë, i pasionuar ia lehtësonte trastën me libra.


E veçanta e Zejnës ishte përqafimi. Dashamirit, që nga larg, ia shfaqte të ylbertat buzëqeshje. Ujëvara e buzëqeshjeve të Tij të sillte freski, por dhe zbrazje të katarzës kur të përqafonte me faqe e krah-hapur, shtrëngueshëm deri në dhimbje. Buzëqeshjet i dilnin nga një krua i cemtë mali dhe, i rridhnin sikurse ujëvarë e shelgut vajtues të blertë.

SYTË


dy liqene vezulluese me katarakte shkallaresh lozonjare, shkreptijnë mes ujërash të kulluar. Përherë më joshnin ata sy magjikë të Zejnës. Edhe sot në çdo shpalim faqesh libri, në çdo varg e strofë, në secilën figurë e apostrofë, në secilin kontrast, në simbole, në metafora, krahasime, epitete, ofshama, heshtje, hiperbola, litota, ritme, pikëpyetje, pikëçuditje, frymëmarrje lulesh, ngazëllimesh, lot të vakët e të ftohtë vocërrakësh, varfanjakësh; në pranverat e ndezura me ngjyra e mynxyra, në qëmtime kompozitash, në tipare personazhesh, në krye ose në fund shtjellimesh, i shoh sytë e Tij, magjinë e syve të Zejnës!…

Zejnullah Halili ishte një libër i gjallë. Dallimet mes Zejnës e librit Tij, i kishte përzgjedh e lumja natyrë, i kishte bekuar e madhërishmja Hyjni! Zejna ishte libër i hapur, edhe kur nuk e hapnim Ai të shpalohej vet.

Libri i mbyllur i Zejnës i kishte përgjumur të gjitha shtrëngatat e ndërrimit të stinëve e të regjimeve çnjerëzore, rivalitetet e drerëve për drenushat, heshtje e zukama bletësh, lulet ngrinin kundërmimin, ngjyrat i kishte gëlltitur nata, simpatisë sia nxirje dot thesaret dhe, Dielli i qeshur, Zoti i jetës ishte fshehur... Libri i shpirtit të Zejnës ishte i hapur ose prore hapej për tu shfletuar për çdo mes, për çdo shtresë… Asnjëherë nuk mbyllej për të lumen shpresë, ngase aty thureshin trajta të dukshme e të imagjinuara të dashurisë. Ai libër i gjallë, për dallim nga librat e fletëve, kishte temperaturë dhe ethe… Herë furrë i nxehtë kur piqte ndjenja, herë akull i ftohtë kur ngrinte hareja në buzët e sytë e një vocërrakeje flokëverdhë, ose tek një çun flokëkaçurrel.

Libri i gjallë i Zejnës harronte gjumin në letër… Lapsi shkruante vet… Vetëm atëherë liqeneve të Tij u stisej e kuq-remta ngjyrë e gjetheve për lamtumirë… Shpirti i poetit u shkri në variantet e librave të mbyllur. Ato i ofrojnë freski çdo shtegtari të etur për ujë guri dhe ahu… Aty zgjohet bota engjëllore e fëmijëve…

Të hysh në këtë botë librash dhe të njëzohesh me poetin, prej një varianti në variantin tjetër, janë:

Ylberi, 1969; Djaloshi brenda mollës, 1999;
Shitësja flokartë, 1971; Ëndërr e këputur, 2000;
Çthonë pulëbardhat, 1973; Pres orën tënde, 2001; Eshkë e dritë, 1977; Unazë, 2004... Lamtumirë shkurtabiqë, 1983; Vendlindja shihet me zemër, 1984; Përralla lozonjare, 1987; Qirinj të ndezur, 1988; Pikaloshja, 1988; Mollëkuqja, 1989; Ylli tna hyj në mes, 1990;
Udha kah agu (roman), 1993;
Luleshqiponja, 1993;
Si u bë pikalorja bletë, 1997;
Dallga, 1998;

PAMJA E TRETË

Kurdo shfaqej ylberi trajta harkore binte mbi liqenet e Zejnës. Unaza e fijeve ujore të ylberit dhe “Ylberi” libror, gjithnjë ma sillnin përfytyrimin e gjallë të figurës së poetit kërkimtar. Zejnullah Halili i mjedisit urban ishte një oazë lëvizëse, që bartte kudo mozaikun e Maleve të Zeza: freskinë e hollë malore, gurgullima përrenjsh, rrjedhjen e kujtesës dhe të krojeve, oshtimat e fëshfërima lisash, aromën e kozmetikën e majit, përralla gjyshesh për tjerrje të imagjinatës, vatrën e zjarrit dhe mbrumet misërishte; konceptime të së mirës, shtrëngime darësh skamnorësh migjenian; orë të kurdisura gjelash, net përpirës kandilash, plima zogjsh të trazuar, vaje qyqesh, bukureza xixëllonjash, ëndrra të këputura, virgjëri e egër, mall i një djalërie me gjemba, ikje e pakthyeshme…

Poeti ngërtheu dhe mëtonte ti zbërthente pamjet më të holla të dritës, pikëllimin që ia fshehte akëcilit ose akëcilave jetë-buluruar, lumturinë me frymë të zënë në fyt, derdhur në një përrua; yllin e mëngjesit që i zbret në ballë pikaloshes, luleshqiponjat, pritjet e dallgëve, pikaloren e mëtuar të bëhej bletë, Mirbanin; djaloshin brenda mollës, duke pritur orën e shpresës për tia vënë unazën e besës…

GURI

Se si shihet vendlindja nga rrëmuja urbane e thotë libri i shpaluar i Zejnës “Vendlindja shihet me zemër.” Dashuria për vendlindjen nuk mbeti thjesht një titull libri; ajo u përtrollit në amanetin e fundit: ti mbulohej korubja e trupit atje me dheun e barit, ku kishte derdhur këmbëzbathur hapat rinor, bredhërin shtalpake... Për amshimin e korubes së vet, Ai la edhe një amanet, amanetin e vendosjes tek koka të gurit të prejardhjes: me lutje e shkronja burimore... Guri ti bëjë roje kreshtës ilirishte, pa korin e lutjes e të lamtumirës në arabishte!

Në këtë anames me dogmën në mes, emri i vërtetë në gurin e Zejnës, ashtu sikur ia lypte bindja dhe, asisoj si ia diktonte liria vetjake e mendimit, u bë sakrilegj?! Disa herë ia thyejnë gurin, shenjën identifikuese të poetit për të cilin “Vendlindja shihet me zemër!…”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...