Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/20

20 shkurt 1991,rrëzimi i përmendores së Hoxhës, dita që shënoi fundin e diktaturës


Shkruan Flori Bruqi



Pas një varg ngjarjesh që ishin shënuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, gjatë vitit 1990, me karakter protestues kundër regjimit komunist, protestat studentore, nisur më 8 dhjetor 1990, shënuan hapin vendimtar që çoi drejt përmbysjes së diktaturës. 

Si u rrëzua monumenti i diktatorit | Gazeta Telegraf


Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

31 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha - Albeu.com


Rrëzimi i monumentit të Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij’,-njoftoi sot Muzeu Kombëtar ‘Shtëpia me Gjethe’.


Kur rrëzohet Enver Hoxha...

20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për Martirët dhe Viktimat e Regjimit Komunist.

Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.


20 shkurt 1991, 29 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës - KorcaBlog.com


Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin ‘Skënderbej’ bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

Rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha, rrëfyer nga protagonistët e  lëvizjes antikomuniste

Rrëzimi i përmendores së diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.

Rënia e bustit, Alia: Partitë të bëjne thirrje për qetësi - Observatori i  Kujtesës

Tek ‘Shtëpia me Gjethe’ sot hapet ekspozita ‘Qëndresa’, dhe do të zhvillohet një bashkëbisedim me z. Fatmir Merkoçi, protagonist në rënien e monumentit

32 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, Berisha: Pa 20 shkurt, nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha, ka folur  nga Ballkoni i banesës së tij nga "Rruga e shpresës"në 33 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. 

Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës’, thotë Heroji i demokracis♪7 shqiptare Lideri mbarëkombëtar profesor dr.Sali Berisha -Tropojani!


Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: Çdo ditë për ne ...

 Protestat e para ishin shënuar që në janar 1990, në Tiranë, më tej në Kavajë, Shkodër, Elbasan e Durrës.






Ngjarjet e dhjetorit 1990, u pasuan më tej me përshkallëzim të protestave, në fillim të vitit 1991 dhe kulmuan pas grevës së urisë së një grupi studentësh, të cilët frymëzuan gjithë banorët e kryeqytetit, për t'u derdhur në rrugë e për të mësymur sheshin Skënderbej. 

Kur Enver Hoxha vendosi të kthehej me tren nga Moska nga frika e antentatit  me avion - ObserverKult



 Mesdita e 20 shkurtit 1990 shënoi një prej akteve më domethënëse të përmbysjes së regjimit 45-vjeçar komunist, rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha. 

Enver Hoxha - Wikipedia

Fotot që sjellim sot në përvjetorin e rënies së regjimit komunist, tregojnë momente të ndryshme të kësaj dite të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Nexhmije Hoxha ishte fshehur në Dajt nga frika”! Rrëfimi i gazetarit në 30  vjetorin e rrëzimit të bustit të Enverit: Si tentoi Hekuran Isai të ulej me  helikopter mbi turmën - Politika

Enerizmin po e trason strategu i komunizmit shqiptar , i biri i Kristaqit , Edi Rama.


Të hapen dosjet e UDB e KGB! Shumë shpejt nisma ligjore do dërgohet në Parlament

Numërohen 33 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha, ku mijra qytetarët u mblodhën në demonstratën e 20 shkurtit ’91, për të rrëzuar simbolin e komunizmit. 3 dekada më pas, demokratët e përkujtojnë jo vetëm të ndarë por edhe në forma të ndryshme këtë ngjarje. 

BE kërkoi hetim ndërkombëtar për vdekjen e Navalny, Kremlini e refuzon: Gjuha e Borrell, e papranueshme

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë të martën kërkesën e kryediplomatit të BE-së Josep Borrell për të zhvilluar një hetim ndërkombëtar për vdekjen e politikanit të opozitës rus, Alexey Navalny.

Duke folur në një konferencë shtypi në Moskë, Peskov theksoi se Rusia në përgjithësi e konsideron të papranueshme gjuhën e kërkesave dhe “aq më tepër nga zoti Borrell”.

Pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën, Borrell tha se Rusia “duhet të lejojë një hetim ndërkombëtar të pavarur dhe transparent” mbi rrethanat e “vdekjes së papritur” të Navalny.

Në lidhje me adresën e të vesë së Navalny, Yulia Navalnaya të publikuar në mediat sociale, Peskov tha se akuzat e saj ishin “të paargumentuara dhe të pabaza”.

“Ne e lëmë këtë pa koment. Sigurisht, këto janë absolutisht akuza të pabaza, të çuditshme… Por duke pasur parasysh që Yulia Navalnaya ishte e ve, unë e lë pa koment,” tha ai.

Shërbimi penitenciar rus njoftoi të premten se figura e opozitës 47-vjeçare vdiq në një koloni burgu ndërsa vuante një dënim 19-vjeçar për ekstremizëm. Ai shtoi në një deklaratë se Navalny humbi vetëdijen pas një shëtitje në distriktin autonom Arktik Yamalo-Nenets, ku ndodhet kolonia. Autoritetet ruse kryen disa inspektime për të përcaktuar faktet rreth vdekjes së tij.

Navalny u arrestua në janar 2021 pas kthimit në Moskë pasi u trajtua për helmim në një spital të Berlinit. Vendet perëndimore dhe vetë Navalny fajësuan Rusinë për helmimin, një pretendim që Kremlini e mohon. Në gusht 2021, ai u dënua me 19 vjet burg për ekstremizëm dhe krime të tjera. Ai tashmë vuante dënimin me 11 vjet e pesë muaj për mashtrim.

Ndërkohë, Peskov tha se nuk kishte informacion në lidhje me raportet që pretendonin se ish-piloti rus Maxim Kuzminov, i cili rrëmbeu vitin e kaluar një helikopter ushtarak Mi-8 dhe ia dha Ukrainës, u qëllua për vdekje në Spanjë.

“Nuk është çështje e agjendës sonë. Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me këtë. Nuk e di nëse ka pasur raporte përmes kanaleve diplomatike,” tha ai.

“Sharlatanët, larg ekraneve”, peticioni i Akademikëve: Mos përdhosni historinë dhe gjuhën shqipe o të mjerë !?

 




Akademia e Kosovës për Siguri Publike




Studiues, akademikë, gjuhëtarë e qytetarë shprehin shqetësimin për deformimin e fakteve shkencore rreth gjuhës shqipe nga persona të caktuar që ftohen në disa prej mediave në vend.

Përmes një peticioni ata kërkojnë ndërhyrjen e  Kuvendit  të Shqipërisë,  Ministrisë së Arsimit, Agjencisë për Media dhe Informim,  Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive.

“Ne kemi fatin, kemi nxjerrë ikona të shkencës të nivelit botëror, si profesor Çabej, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Eshref Ymeri, Isa Bajçinca, Rexhep Qosja,etj. të cilët sot përdhosen, baltosen nga njerëz injorantë, të paditur, vanitozë, delirantë të cilët me agresivitet të jashtëzakonshëm i janë futur rrjetit, pra internetit dhe shajnë godasin  e thonë marrina të cilat na ulin ne si popull, përdhosin gjuhën shqipe, përdhosin flamurin, himnin shqiptar dhe ju hap këtyre njerëzve një punë të madhe me Kushtetutën e Shqipërisë,Kosovës,  se përhapin edhe urrejtje nacionale kundrejt popujve të tjerë.”

Historiani Pëllumb Xhufi, një prej nënshkruesve të këtij peticioni shpreh shqetësimin për imazhin që po krijohet për shqiptarët përmes promovimit të dijeve amatoreske.

“Me sharlatanizmat e tyre na bëjnë qesharak faqe botës, e botës shkencore. I japin dorë të gjithë atyre që thonë shqiptarët janë popull i paditur, që s’kanë identitet”

 Përveç ndërhyrjes së autoriteteve që iu është drejtuar peticioni historiani Xhufi thirrjen që thotë se nuk e ka vetëm në emër të tij ja drejton dhe kryeministrit të vendit.

“Enti AMA i cili duhet të ruajë pastërtinë e gjuhës e s’duhet të lejojë të hyjnë në televizion ata që përhapin jo vetëm dokrra, por dhe urrejtje ndaj popujve të tjerë, edhe kryeministri që ka një gjë pozitive se flet një shqipe të pastër se dhe ao është në rolin e edukatorit sa i përket pastërtisë së gjuhës shqipeduhet t’i japë rëndësi dhe universitetit publik se aty mësohet gjuha.”

Flori Bruqi

“Vlerësimet e Blinken, përgjigje për akuzat ndaj Ramës për McGonigal”, Milo: Kur erdhi Albright në 2000, Meta u irritua sepse…

 Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka deklaruar në emisionin “Real Story” se vlerësimet e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, ishin një përgjigje indirekte për akuzat që i bëhen kryeministrit Edi Rama për çështjen “McGonigal”.

Sakaq, ai ka thënë se kur erdhi Madeleine Albright në vitin 2000, ka patur një irritim të kryeministrit Ilir Meta në adresë të deklaratave të saj për korrupsionin, aq sa ajo u detyrua dhe e mori mënjanë. Milo ka theksuar se Albright bëri vlerësim publik në parlament por jo me këto terma që dëgjuam nga Blinken.

Milo: Më lejo të shtoj që të gjithë sekretarët amerikanë të shtetit, abstragojnë nga mendimet dhe c’ka thënë presidenti Bush kur erdhi këtu, por të gjithë sekretarët amerikanë të shtetit, që nga 1991 që nga Baker kur ka ardhur, që në atë kohë kishte një qeveri të stabilitetit, me kryeministër Ylli Bufin, sapo kishte rënë qeveria Nano dhe ishte krijuar qeveria e stabilitetit, dhe edhe në atë kohë, Baker erdhi si i ftuar nga qeveria e stabilitetit. Mirëpo, në deklaratat e tij zyrtare nuk ka patur dhe nuk kishte si të kishte në atë kohë superlativa në vlerësim sepse Shqipëria sapo kishte nisur rrugën. Dhe të kthehem më pas në vizitat e tjera, sekretarët amerikanë të shtetit, kur ka ardhur këtu, në 1997 takimin e parë që Nano ka patur bashkë me mua në Madeleine Albright në Neë York, fundi shtatori fillimi tetorit 1997, aty ajo në biseda zyrtare ka patur qëndrime kritike në adresë të qeverisë të sapoformuar. Kur erdhi në vitin 2000 Madeleine Albright, ka patur vlerësime pozitive normale, për qeverinë e kryesuar nga Ilir Meta në atë kohë, madje aty ka patur edhe një debat të shkurtër brenda bisedimeve zyrtare, për cështje që kishin të bënin për luftën kundër korrupsionit dhe kush e luftonte më shumë dhe ka patur një irritim të kryeministrit Meta në adresë të deklaratave të saj, aq sa ajo u detyrua dhe e mori mënjanë për një takim kokë më kokë 5-10 minuta dhe ia sqaroi të gjitha gjërat. Ka patur një vlerësim publik që bëri në kuvend, por jo me këto terma që dëgjuam nga Blinken. Pra, shoh një ndryshim cilësor në vlerësimet publike amerikane që për mendimin tim analiza që duhet bërë është pse bëri në mënyrë të tillë superior. Ishin të nevojshme? Se ka një arsye pse i bëri, se të vijë sekretari shtetit dhe të adresojë nga Tirana për të zotin e shtëpisë vlerësim të tilla kaq të larta, sigurisht që njeriut i shkon në mendje cfarë e shqetësonte që i tha, ose cfarë rreziku e kërcënon kryeministrin Rama që partneri i tij jep deklarata të tilla.


Kontributet e qeverisë shqiptare në mbështetje të aksioneve të mëdha amerikane janë të njohura dhe vlerësohen por isha duke reflektuar dhe mundet që për dy arsye të tjera janë dhënë ato vlerësime. Është një përgjigje indirekte për akuzat që I bëhen Ramës për McGonigal. E dyta, Shqipëria dhe jo rastësisht ai erdhi në Ballkanin Perëndimor, vetëm në Shqipëri, duke ngritur staturën e kryeministrit dhe qeverisë shqiptare, rrit besueshmërinë e saj si një aktor rajonal kyc, për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor.

“Dashuri në kohë lufte”, Simeone kujton kohët si “Zikaltër”: Kam kaluar vite të bukura, por dua fitore në “Meazza”

 



Padyshim është sfida më spektakolare e fazë së 1/16-ve, të UEFA Champions League. Mbrëmjen e kësaj të marte, “Zikaltërit” e Inter do të presin në “mitikun” e tyre, “Giuseppe Meazza”, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, me spanjollët që prej vitesh tashmë janë një emër i afirmuar në elitën e futbollit evropian, ku jo në pak raste kanë eleminuar ekipe të mëdha nga ky kompeticion.

Siç e do “zakoni”, një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, nga ku tekniku Diego Simeone, is një ish-“Zikaltër” i ka thurur elozhe italianëve, teksa ka kujtuar momentet e bukura, në kohën kur zbriste vetë në fushën e blertë, mirëpo duket se pavarësisht dashurisë së madhe, për nënkampionët e Evropës dëshiron t’i mundë këta të fundit.

“Në mbrëmje do të dridhem nga emocionet. Kam kaluar vite të bukura këtu dhe kam miq të mirë, por sigurisht që do të përqendrohem për të marrë rezultat pozitiv. Nuk është e lehtë. Inter për momentin është një nga 4-5 skuadrat më të forta në botë. Mund të jetë në një nivel me Real Madrid. Duhet kujdes dhe përkushtim ndaj tyre.


Flas shpesh me Inzaghi-n për futboll. Është një trajner i shkëlqyer dhe me disa djem që po e ndjekin gjithçka ai kërkon. Unë gëzohem kur ‘Zikaltërit’ ecin mirë në kampionat, por këtë herë dua që ta mund. Na duhet një ndeshje si ajo në Kupë për të marrë rezultat pozitiv. Do të jenë 2 ndeshje të bukura ndaj Inter”,- u shpreh tekniku argjentinas.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...