Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/25

KULTURA: Projekt i “Enciklopedisë” nga Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA

 

Dr.Nijazi Halili - Një dritare e re

       Shkruan  :Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D.

 

Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkence dhe Arte, Drejtor ne Marrëdhënie me Publikun, Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, kësaj radhe na paraqitet me një libër enciklopedie shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkencor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën dhe artin.


Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Shkup - FTESË  PUBLIKE Në emër të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve,  me seli në Nju Jork - Shkup, kemi nderin të



Bashkëpunëtoret e kësaj Enciklopedie janë nga të gjitha trevat ku në ketë enciklopedi kanë punuar studiuese si Skender Kodra, Agron Fico, Adem Harxhi, Arjan Hamiti,Asllan Qyqalla, Bedri Tahiri, Dibran Fylli, Eshref Ymeri, Flori Bruqi, Fritz Radovani, Fatos Daci, Hakif Bajrami, Isuf (Isuf) Dedushaj, Jahja Mustafë Lluka, Kujtim Mateli, Migena Arllati, Mixhait Reçi, Namik Muhedin Shehu, Nehat Jahiu, Nijazi Halili, Naim Salih Kelmendi, Ndue Hila, Petraq Risto, Sulejman Abazi (Neshaj), Shyqiri Bytyqi, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Gjin Kol Musa, Zef Mulaj,Isak Shema,Salih Kelmendi ,…. etj.të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë. Pjesa dërrmuese e punimeve është hartuar nga ky bord, por janë afruar edhe shumë e shumë studiues të tjerë të njohur për zërat e ndryshme të arteve.


Shkruan Akademik Flori Bruqi,PHD - Një dritare e re

                                                         Flori Bruqi
close
volume_off

Sipas autorit Bruqi, kjo enciklopedi është e para i këtij lloji ne hapësirën shqipfolëse. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk ka enciklopedinë e saj. Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe tani ka dale ne botim fjalori i ri vetëm me dy vëllime, pritet i treti, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA do të ketë disa vëllime….

Libri i ri enciklopedik i autorit Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, në kuadër të Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, që po përgatitet tashmë për botim, është enciklopedi që përfshinë kontributin e shumë shkencëtarëve në fushat e tyre.

Enciklopedia ka ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij.Sipas autorit jepet një përshkrim për figurat më të shquara të shkencës nga AAAS-i.


Botimi është një produkt i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga vlerësime që mund të jepen nga studiues që punojnë në mënyrë individuale. Enciklopedia ka një bord ,emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti. 

Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë.

Sipas autorit të kësaj vepre madhore nuk do të jenë vetëm anëtarët e bordit, që do të përgatisin Enciklopedinë, do të ketë edhe të tjerë që do të shkruajnë.

Për artet figurative, nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse. për shembull, kemi nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Kosova. Por ama peshën kryesore do ta mbetet tek vetë autori.

Mendoj që në këtë enciklopedi autori ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur të vlerave që ka krijuar arti shqiptar në shekuj, të emrave dhe them se do të jetë një kontribut goxha i mirë.

Si për shembull kontribuues të shquar të kësaj enciklopedie janë, shumë akademikë të spikatur të AAAS-it.Ne nuk do të bëjmë plotësisht historinë. Ajo do të jetë tejet e përmbledhur, koncizë.

Por nuk do të lihen pa përmendur edhe institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që janë pjesë përbërëse e artit.

Arti pas viteve 1990 sa do të pasqyrohet dhe a ju duket i vështirë për t’u rrokur, sepse dihet që ai është në formim e sipër dhe sa kohë është i tillë mund të mbartë mungesë qartësie ?

Po shtypi i këtyre viteve, i cili mund të mos jetë përfshirë në botime dhe mund të përmbajë mjaft gjëra interesante, a është llogaritur?

Edhe shtypi periodik me të rejat e tij në fushat e artit do të zërë vend, por nuk besoj të jetë parësor si libri, botimet universitare, shtypi shkencor, arkivat, etj.

Sipas autorit, çdokush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit ishte që ta plotësojmë enciklopedinë deri ditën e fundit.

Patëm një të dhënë të re, ne do ta bëjmë pjesë të enciklopedisë.

Veprat e realizimit socialist janë pjesë e historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to.

Ashtu edhe ne, shprehet autori se kemi qenë ky popull, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet. 

Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.

Ndërsa në rastin tonë autori ka një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh .

Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht.

 Çfarë janë botime për artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.



Image
Libri
Sipas autorit Enciklopedia…. i ka kaluar te gjitha fazat dhe atë përfundimtare dhe e  ka pare dritën e botimit megjithëse behet fjale për një vepër me rendësi kombëtare. As imediat qofshin ato te shtypit qofshin radio apo tv nuk informojnë për këtë dem kombëtar qe i behet kulturës shqiptare.

Politika qe e ka zëne ne goje. Mbetja e Akademisë se Shkencave e as qeveria nuk shprehen me asnjë fjale për këtë problem edhe ne fund te shekullit XX.

Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studionkëtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…


Njëqind akademikët dhe profesorët e trojeve shqiptare, nënshkrues të një peticioni, janë përgjegjës për deformimin e historisë së Epirit, e cila është tjetërsuar deri në absurditet

                            

KUJTIM MATELI :AAAS NEW YORK,TIRANË,PRISHTINË,SH

          “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”

Rreth 100 akademikë, profesorë dhe njerëz publikë, janë të shqetësuar se në media, kryesisht në atë televizive, kanë zënë vend njerëz që janë të kundërt me mendimin shkencor që kanë prodhuar universitet dhe akademitë e trojeve shqiptare. Po një akademi është institucioni më i lartë shkencor që duhet të ndriçojë, jo vetëm mendjet e atyre që vijnë në kundërshtim me ta, por edhe publikun e gjerë që pret informacione për historinë e shqiptarëve, që deri më sot është e shtrembëruar deri në tjetërsim në favor të fqinjëve tanë lakmitarë. Më poshtë po sjell parathënien e librit, të sapo botuar “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”

1-Pak histori derisa nisa të shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”. Aty pas vitit 2000, u njoha me tempullin dhe orakullin e Dodonës, me madhështinë e tyre në botën e antikitetit. Që nga fusha e betejës në Trojë, Akil Pelindi iu drejtua me lutje tempullit të Dodonës, kurse Odiseja do të vepronte sipas këshillave të orakullit, kur të kthehej në Itakë. Enea i Trojës, para se të hidhej në Itali, erdhi në Dodonë dhe u këshillua me orakullin. Duke u njohur me këtë madhështi të Dodonës, vendosa të shkruaj një libër. Rezultatet e kërkimeve të mia më çuan në përfundime të ndryshme nga ato që njiheshin dhe pranoheshin në botën akademike. Burimet e autorëve të antikitetit e vendosnin Dodonën në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, në kufijtë e Atintanisë ilire, që do të thotë se Dodona ndodhej në kufirin midis Ilirisë dhe Epirit. Dodona e Carakovistës, në jugperëndim të Janinës, ishte në mes të Epirit. Kërkimet e mia të disa viteve, më dhanë mundësinë që në dhjetor të vitit 2011 të botoj librin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”. Libri ishte i ndërtuar në zbardhjen e tri të vërtetave historike: E para: Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës. E dyta: Vendndodhja e Dodonës është në Dëshnicë të Përmetit: qyteti dhe tempulli në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, në shpat të malit Trebeshinë, kurse orakulli përgjatë lumit Dëshnica. E treta: Përkatësia etnike e Dodonës është pellazgo-ilire dhe nuk ka lidhje me helenët. Libri u mirëprit dhe u dhanë vlerësime nga lexues dhe studiues. Prof. Neritan Ceka, e vlerësoi librin duke thënë se tani: “…ne e kemi një pasuri të madhe në gjuhën shqipe, një përmbledhje burimesh që me sa di unë, nuk ekziston as në gjuhët e tjera. Asnjeri nuk ka bërë një përpjekje për të mbledhur gjithçka, pothuajse gjithçka që ekziston për Dodonën në një libër të vetëm…”. (Teksti i plotë gjendet te ‘Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit II’ Tiranë 2016, faqe 10). Shkrimtari Bardhyl Londo, e vlerësoi vendndodhjen e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit si të argumentuar mbi dëshmi dhe fakte: “Është për t’u përshëndetur edhe metoda shkencore të cilën ka ndjekur Kujtim Mateli. Pasi ka lexuar gjithë literaturën që është shkruar për Dodonën dhe vendndodhjen e saj, studiuesi hulumton dhe krahason edhe terrenin përkatës duke e ballafaquar atë me të dhënat që japin për Dodonën autorët e lashtësisë. Është pikërisht ky ballafaqim që i jep autorit të librit një nga argumentet më bindëse për të arritur në përfundimin se Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit, se përshkrimi i autorëve të lashtësisë përputhet plotësisht me Dëshnicën dhe nuk ka të bëjë fare as me Janinën, as me malin e Tomorit.” (Teksti i plotë gjendet te ‘Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit II’ Tiranë 2016, faqe 11). Por tezat që parashtroheshin në libër për vendndodhjen e Dodonës dhe përkatësinë e saj etnike, u kundërshtuan katër muaj më vonë, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nga nënkryetari i saj, prof. Muzafer Korkuti: “Siç përmenda më sipër rastin e tempullit të Dodonës, që disa thonë se është në mal të Tomorit apo në Këlcyrë. Jo. Dodona është atje ku thotë se e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali, që është shënuar në albumin e Kristo Frashërit” (gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012). Pra, Dodona ndodhej në jugperëndim të Janinës, se e kishte parë me sytë e tij Ismail Qemali. Por Dodonës kishte 15 shekuj që nuk i dihej vendndodhja dhe autorët e shekullit të XIX e kanë kërkuar në çdo hapësirë të Epirit për ta gjetur dhe secili kërkues ka përcaktuar vendndodhje të ndryshme. Kur të gjithë këta arkeologë, historianë dhe dijetarë nuk e shihnin Dodonën, sepse ajo ndodhej diku nën rrënoja, si e paska parë Ismail Qemali?! Prof. Muzafer Korkuti duke e marrë të mirëqenë vendin ku e kishte parë Dodonën Ismail Qemali, në luginën e Carakovistës, me të njëjtin arsyetim kundërshton edhe vendndodhjen e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit: “Këto që dëgjojmë e shohim sot se do të ngrihet një monument tjetër i pavarësisë në Tiranë më duken si ato diletantizmat e atyre që Dodonën antike 1500-vjeçare duan ta çojnë në kalanë e Këlcyrës.” (gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012). Akademik Korkuti nuk argumenton përse Dodona nuk ndodhet në Kalanë e Këlcyrës, ku poshtë kësaj kalaje, në shpat të malit ndodhen ende 600 rrënoja shtëpish. Kërkon të krahasojë dy gjëra që janë të pakrahasueshme: Monumentin e Pavarësisë në Vlorë që përjetëson një ngjarje historike të ndodhur 100 vjet më parë me Dodonën pellazge që ka 1500 që iu shkatërrua tempulli dhe orakulli nga perandorët e Romës. Monumenti i Pavarësisë do të qëndrojë në Vlorë, se atje është shpallur Pavarësia, kurse Dodona do të shkojë atje ku ka vendndodhjen e saj të vërtetë, që nuk është në rrethinat e Janinës, por në Dëshnicë të Përmetit. Nga përgjigjet që jep Akademia e Shkencave e Shqipërisë, shihet qartë se nuk ka argumente as për ta mbrojtur vendndodhjen e saj në Carakovistë të Janinës, as për të kundërshtuar vendndodhjen e saj të vërtetë. Megjithatë akademik Korkuti e plotëson deri në fund argumentin e tij dhe këtë radhë edhe për përkatësinë etnike të Dodonës: nuk kishte rëndësi se cilës etnie i përkiste Dodona. “Unë thashë që çdo ngjarje dhe çdo monument ka domethënien e vetë, ka kohën e vetë. Diletantizëm është që të lëvizësh një monument që i takon një fakti historik të njohur dhe ta çosh në një vend tjetër. Është me të vërtetë diletantizëm se shtrembërohet historia. Unë ju thashë një shembull që nuk mund të lëvizë tempulli i Dodonës pellazgjike. Është atje, tek popullsia që ishte, s’ka rëndësi kujt i takon në pikëpamje etnike” (gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012). Një institucion shkencor e ka për detyrë të zbardhë historinë e popullit të vet. Ky mosinteresim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka bërë që Dodona, e njohur historikisht nga të gjithë autorët e antikitetit si pellazge dhe pas pushtimit romak si ilire, të tjetërsohet si helene dhe si helene ta njohë dhe bota akademike evropiane e më gjerë. Përgjigjja e z. Korkurti ishte e qartë: Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nuk i interesonte as vendndodhja e Dodonës, as përkatësia e tij etnike. Në këtë kohë u vura para dilemës: ç`të bëj? M`u deshën dhe katër vite të tjera, gjersa në vitin 2016, botova librin e dytë për Dodonën. Që Dodona nuk ishte në luginën e Carakovistës, duhej të vinte e plotë, si nga burimet e autorëve të antikitetit, si nga gjetjet arkeologjike të luginës së Carakovistës. Duke i analizuar të gjitha gjetjet arkeologjike të zbuluara nga Karapanos, Evangjelides dhe Dakaris, asnjëra prej tyre nuk e shënonte qytetin. Në mungesë të emrit të qytetit, dëshmia tjetër që do ta vërtetonte Dodonën atje, do të ishte që ky qytet të nderonte Di Dodonen. Gjetjet arkeologjike vërtetojnë se atje nderohej Di Naio, që do të thotë se ky qytet nuk i përket Dodonës. Mungesa e burimeve historike që do ta vendosnin Dodonën në mes të Epirit, mospërputhja e topografisë që paraqet lugina e Carakovistës me dëshmitë e autorëve të antikitetit, si dhe mungesa e gjetjeve arkeologjike, janë provë e sigurt që Dodona nuk ndodhet në vendin e pretenduar deri më sot, por atje ku e kanë vendosur autorët e antikitetit: në veri të Epirit dhe në kufijtë e Ilirisë. Pas botimit të librit të dytë, kërkimet më çuan te burimet e perandorisë romake, që i përkasin shekullit të IV-t pas Krishtit, që e vendosnin Dodonën në rrjedhat e lumit Aos (Vjosa e sotme), një përputhje e plotë me autorët e antikitetit. Autorët e antikitetit thoshin se Dodona ishte në veri të Epirit, në kufijtë e Atintanisë dhe në tokën molose. Edhe burimet e Perandorisë Romake e vendosnin Malin Tomar të Dodonës si mali që ndante Molosinë me Atintaninë dhe njëkohësisht Ilirinë me Epirin, kurse Dodona ishte në pjesën lindore të këtij mali, në tokën molose. Para se ta botoja librin e tretë, ua dhashë për ta parë dy personaliteteve në fushë të shkencës, prof. dr. Alqi Naqellarit dhe prof. dr. akademik Flori Bruqit, recensat e të cilëve konfirmuan se Dodona nuk ndodhej në luginën e Carakovistës, por vendndodhja e saj ishte në Dëshnicë të Përmetit, në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës ku ndodhet kalaja antike dhe poshtë saj rreth 600 rrënoja të qytetit antik që i përkasin qytetit të Dodonës, kurse orakulli përgjatë lumit të sotëm të Dëshnicës, që në antikitet përmendet si lumi Dodon. 2- Pse e shkrova librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”? Pas botimit të librit të tretë për Dodonën në vitin 2020, ku përcaktohej qartë vendndodhja e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit dhe mungesa e saj në luginën e Carakovistës, duhej të përcaktoja qartë edhe dy çështje të tjera: a) A mund t`i gjendej emri këtij qyteti të luginës së Carakovistës që pretendohej si Dodona dhe cilit qytetërimi i përkasin gjetjet arkeologjike të këtij qyteti? b) Cila është etnia që ka banuar në Dodonë dhe në Epir duke e parë në të gjithë rrafshin historik, nga orakulli i parë që i përket periudhës së para Luftës së Trojës deri në shekullin e IV-t pas Krishtit, kur Dodonës iu shkatërrua orakulli dhe tempulli nga Perandoria Romake për t`i hapur rrugën Krishtërimit. Përcaktimi i qartë i kufijve të Epirit me Helladën dhe përfshirja e Epirit si pjesë e Ilirisë gjatë periudhës romake. Gjatë viteve 2020-2023 kam punuar për librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”, të cilin mund ta konsideroj si librin e katër tezave, të cilat me burimet që kam sjellë mund t`i konsideroj si të vërtetuara nga ana ime, por edhe të pranuara nga recesentët e këtij libri dhe nga disa studiues të tjerë që kanë shkruar artikuj për librat e mi dhe të botuara në shtypin e shkruar. Po cila është arsyeja që tezat e mia kundërshtohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë? Nëqoftëse Dodona do të shkojë në vendndodhjen e saj të vërtetë, pra në Dëshnicë të Përmetit, ku shënjohej kufiri midis Ilirisë dhe Pellazgjisë, atëherë historia do të shikohet në një këndvështrim të ri: Dodona, kryeqyteti i pellazgëve ka qenë edhe kryeqytet i ilirëve. -Kjo lidhje vërtetohet nga fakti që hyjnia Di e Dodonës mbante në kokë një kësulë si takija e myzeqarëve të sotëm. -Mali i Tomorit si mal i Ilirisë adhurohej me të njëjtin status si Olimpi pellazg, pra, të dy si male të shenjtë. -Emri Dodona sipas gjuhëtarit italian Bonfate, është një emër ilir si të gjithë emrat që mbaronin me -ona, që gjendeshin në të gjithë Ilirinë. Që do të thotë se gjuha që përdorej në Dodonë i përket etnisë pellazgo-ilire dhe që pellazgët dhe ilirët flisnin të njëjtën gjuhë -Hyjnia Di e Dodonës nderohej nga Ambraqia (Arta e sotme) deri në Rizon (Risani i sotëm, në veriperëndim të Malit të Zi). Që do të thotë që i gjithë ky territor ku sundonte hyjnia e Dodonës i përkiste së njëjtës etnie që ishte ajo pellazgo-ilire. Në kushtet kur Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nuk e kundërshton përkatësinë helene të Dodonës, do të ishte fatale për këtë Akademi, vendndodhja reale e Dodonës në kufijtë e Ilirisë. Ky lëshim i bërë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, që nuk i ka kundërshtuar deri më sot pretendimet absurde të Akademisë së Athinës për përkatësinë helene të Epirit dhe të Dodonës, ka krijuar në botën akademike evropiane dhe më gjerë keqkuptimin se Epiri antik ka qenë pjesë e Helladës. Akademia e Shkencave e Shqipërisë me vështirësi (se ka edhe mendime që popullsia e Epirit nuk ka qenë as ilire dhe as helene) e pranon Epirin të banuar nga ilirët. Veç historia është e dokumentuar mirë. Që nga kohët e para ardhjes së helenëve, pra, disa mijëvjeçarë para Krishtit e deri në shekullin e lindjes së Krishtit, Epiri është njohur si Pellazgji dhe banorët pellazgë. Pas lindjes së Krishtit, kur panë se gjuha epirote dhe ajo ilire ishin të njëjta, atëherë Epiri u përfshi si pjesë e Ilirisë. Mirëpo Akademia e Shkencave e Shqipërisë nuk e njeh vazhdimësinë pellazgo-ilire të Epirit, duke e dëmtuar rëndë të vërtetën historike. Ashtu siç e paraqet historinë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, të krijon përshtypjen se ilirët janë vendosur në Epir si pushtues, duke ia lënë Akademisë së Athinës ta pretendojë Epirin si helen në mijëvjeçarët para Krishtit. Ky shovinizëm i Akademisë së Athinës dhe kjo paqartësi e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka bërë që padrejtësia të ngjitet edhe në rrafshin politik dhe të përcillet deri në nivelet e larta të Bashkimit Evropian. Që Akademisë së Athinës duhej që t`i jepej një përgjigje shkencore është kërkuar edhe nga prof. Kristo Frashëri, i cili në artikullin “Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës” botuar tek “Gazeta Shqiptare” datë 07/08/2011, vë në dukje se disa botime gjoja shkencore nuk janë gjë tjetër veçse lakmi nacionaliste të fqinjit tonë jugor ndaj viseve shqiptare. Prof. Kristo Frashëri: “Prej tyre meriton të veçohet botimi me pretendime shkencore që ka dalë nga shtypi në Athinë kohët e fundit. Fjala është për trajtesën që Akademia e Athinës botoi kohët e vona në anglisht në format të madh prej 480 faqesh, nën drejtimin e përgjithshëm (general editor) të M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997. Botimi i përmendur, që tani kemi në tryezë, ndryshon nga moria e botimeve të mëparshme nga tri pikëpamje: trajton nga pikëpamja kohore në mënyrë integrale historinë e Epirit gjatë 4000 vjetëve; e dyta, në të kanë marrë pjesë autorë ndoshta më të shquarit e historiografisë greke të ditëve tona; e treta, nga pikëpamja e përgjegjësisë shkencore, politike, morale mban vulën e Akademisë së Athinës, e cila pavarësisht nga emri që mban, është Akademia e Shkencave jo e Athinës, por e Greqisë”. ( marrë nga “Gazeta Shqiptare” datë 07/08/2011). Megjithëse ky libër është botuar në vitin 1997, nuk e ka marrë ende një përgjigje. Të heshtësh do të thotë ta pranosh. Ky libër i botuar në anglisht është në tavolinat e punës së institucioneve akademike evropiane dhe të atyre botërore. Dhe të mendosh që institucionet politike të këtyre vendeve konsultohen me këto institucione shkencore, kuptohet se çfarë dëmi i vjen Shqipërisë, qoftë dhe me këtë libër. Lind një pyetje. A ka historianë shqiptarë që ta trajtojnë shkencërisht periudhën e antikitetit? Kësaj pyetjeje i jep përgjigje, po në atë artikull, prof. Kristo Frashëri: “Ne kemi pritur që me dobësitë e kësaj periudhe të merren historianët shqiptarë të specializuar në problemet e historisë së lashtë të Epirit. Arsyeja përse ata heshtin është puna e tyre”. Vërtet, përse heshtin dhe nuk flasin akademikët e Shqipërisë?! Që të flasësh duhet një produkt shkencor për historinë dhe qytetërimin e Epirit. Akademia e Shkencave të Shqipërisë as nuk e ka dhënë një përgjigje shkencore, as nuk e ka mundësinë për ta dhënë një përgjigje të tillë. Si mund të jap një përgjigje shkencore, kur ajo nuk e ka një studim, qoftë dhe disa faqesh, për Dodonën?! Shkenca ekziston si rezultat i lëvizjes së saj drejt së panjohurës, brenda së cilës ndodhet e vërteta. Nuk do të ketë kurrë histori të vërtetë për shqiptarët, për aq kohë sa Dodona, kryeqyteti i botës pellazgo-ilire të pretendohet në vendin e gabuar. Historia e Epirit, që është pjesë e rëndësishme e Historisë së Popullit Shqiptar, duhet të zgjidhet përfundimisht nga institucione të përgjegjshme të trojeve shqiptare, në një përballje shkencore me botën akademike evropiane dhe më gjerë. Katër tezat e mia, janë përfundim i një pune më shumë se 20-vjeçare, pas leximit të më shumë se 2 mijë librave dhe dokumenteve arkivore, të revistave shkencore dhe artikujve studimorë, pas një meditimi të gjatë mbi materialin e grumbulluar dhe i konsultimeve të vazhdueshme me miqtë e mi studiues, që më kanë mbështetur me shkrimet e tyre të botuara në gazeta dhe revista, të cilët dua t`i falënderoj për kontributin e dhënë. Një falënderim të veçantë dua të përcjell për recesentët e këtij libri: prof. dr. Eshref Ymeri, prof. dr. Murat Ajvazi, prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Sejdi Gashi dhe prof. dr. Hakif Bajrami, të cilët i kanë vlerësuar si shkencore tezat e mia, të cilat e sjellin Epirin në një këndvështrim të ri, në dimensionin e vërtetë historik dhe popullsinë e saj pellazgo-ilire si krijuesit e vërtetë të Dodonës që është zanafilla e qytetërimit të gadishullit tone. Me dëshmitë arkeologjike që do të përfitohen nga vendndodhja e vërtetë e Dodonës, që është në Dëshnicë të Përmetit, do të dalë në dritë të diellit e vërteta historike që deri më sot ndodhet e manipuluar. Të gjithë bashkë të ndihmojmë në zbardhjen e kësaj të vërtete.

Përgatiti për" Floripress":Flori Bruqi

AT GJERGJ FISHTA DHE AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË – NJË HAP PËRPARA, DY MBRAPA

 


Frank Shkreli

Ka disa vite që me penën time të pavarur e tepër modeste – pa pasur nevojë t’i them kujt tungjatjeta do të thoshte Fishta — kam bërë thirrje dhe kam kërkuar rivlersimin e veprës, jetës dhe të figurës së madhe të At Gjergj Fishtës nga entet zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, me besimin se pa vlerat e At Gjergj Fishtës, po varfërohet kultura dhe po de-shqiptarizohen trojet shqiptare.  Fatkeqsisht, gjatë 30-viteve të tranzicionit të ashtuquajtur “post-komunist” në Shqipëri – ndonëse librat e At Gjergj Fishtës botohen dhe mund të blihen dhe të lexohen nga kushdo që dëshiron, një përmirsim nga ç’ndodhte në regjimin komunist kur veprat e tija ishin rreptësisht të ndaluara – këto tre dekadat e fundit, trajtimi zyrtar nga nivelet më të larta qeveritaro-shtetërore dhe akademike, s’ishte gjë tjetër veçse një vazhdim i trajtimit të egër anti-kombëtar ndaj Poetit të Madh të Kombit, nga ana e ish-regjimit komunist të Enver Hoxhës, i dënuar, i dëbuar dhe i përjashtuar, ç’prej vitit 1940 kur edhe ndërroi jetë Gjergj Fishta. 

Por ja, thonë se shpresa vdes e fundit dhe në këtë moment të fundit, pas 3 dekadave “post-komunizëm”, më në fund, me kënaqësinë më të madhe mësova për mbajtjen e një konference në Tiranë, të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), kushtuar 150-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës. A mund të jetë ky fillimi i një rehabilitimi zyrtar i kësaj figure të madhe të Kombit, një hap i parë i rivlerësimit të veprave dhe kontributit të tij — të përjashtuar dhe të harruar — në shumë fusha të kulturës dhe historisë kombëtare. Mbetet për tu parë, por me thënë të drejtën u emocionova prej gëzimit duke mos u besuar syve ndërsa lexova çdo fjalë e fjali nga njoftimi dhe nga përmbledhjet e kumtesave që u mbajtën me këtë rast, të botuara në faqën e internetit të (ASHSH), përfshir fjalën e Kryetarit të Akademisë, Z. Skender Gjinushit dhe ekspertëve të tjerë pjesëmarrës kushtuar Fishtës dhe veprave të tija, në këtë 150-vjetor të lindjes.

Megjithë vonesën e pajustifikuar prej tre dekadash “pluralizëm” (por më mirë vonë se kurrë, thotë populli), për të bërë vlerësimin e nevojshëm të figurës dhe veprës së At Gjergj Fishtës, unë e vlerësoj dhe e përshëndes nismën ose hapin e parë në këtë drejtim nga një ent zyrtar prestigjoz i shtetit shqiptar, siç është Akademia e Shkencave e Shqipërisë, megjithëse nuk jam i qartë se si do shkohet përpara.

Sipas njoftimit të (ASHSH), Konferenca akademike “ad honorem”), me rastin e 150-vjetorit të lindjes, (1 tetor, 1871) “Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë”, është hera e parë, ose “një hap” i parë, siç e cilësoi Akademiku Gjinushi.  Siç duket, Z. Gjinushi i mati fjalët me kujdes – për të mos shkelur ndonjë vijë të kuqe në lidhje me trajtimin e Gjergj Fishtës — pasi ndoshta as ai nuk e di se si do të shkohet përpara në vlerësimin e Fishtës.  Sepse, ashtu si këto 30-vjetë të kaluara të një tranzicioni të pafund për një demokraci të vërtetë, zyrtarisht, ashtu si në kohën e regjimit të Enver Hoxhës — Fishta gjithnjë konsiderohet si “reaksionar”, “tradhëtar”, “bashkpuntor i agjenturave të huaja”, e ku ta dijë unë se çfarë epitetesh të tjera fyese janë përdorur kundër Gjergj Fishtës që nga periudha enveriste, e që mbeten edhe sot pjesë e fjalorit të disave për të përshkruar Fishtën.

Por, megjithëse është hera e parë që Akademia e Shkencave e Shqipërisë ndërmerr një veprim të tillë, tre dekada pas shembjes së Murit të Berlinit, prapseprap, kjo  është një ngjarje që duhet të mirëpritet dhe të përshëndetet nga të gjithë ata që admirojnë veprat dhe kontributet e shumta të At Gjergj Fishtës por edhe nga të gjithë ata që besojnë në liri, demokraci dhe në lirinë e fjalës në veçanti — që personaliteti i Gjergj Fishtës si “poet, orator, estet, studiues, publicist, mendimtar dhe botues”, trajtohet, më në fund, në një forum shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.  Akademiku Skënder Gjinushi u shpreh me rastin e hapjes së konferencës se, “Akademia e Shkencave, me këtë konferencë, po hedh një hap për të inkurajuar mirësekthimin e Fishtës”, duke shtuar se ky, “Nuk është kthim i djalit plangprishës, por i poetit të dëbuar, i cili ka pritur dekada të tëra të na thoshte, ashtu siç shkroi njëri prej pasuesve të tij, Martin Camaj: Unë jam i jueji, ju jeni të mitë. Ose siç pati shkruar Naimi: Unë jam në shpirtin tuaj / Mos më merrni për të huaj”, ka thënë në fjalën e hapjes së konferencës, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik Skënder Gjinushi.

Kryetari i Akademisë së Shkencave u shpreh gjithashtu se konferenca e javës që kaloi ishte vetëm një hap, “për të inkurajuar mirësekëthimin e Fishtës”, duke lenë të nënkuptohet se dikush tjetër mban frenat që pengojnë, për të mos thenë që ndalojnë gjithnjë, rivlerësimin e plotë të At Gjergj Fishtës.  Po kush mund të jenë këto forca të errëta, që për 30-vjetë ndalojnë “mirësekëthimin e plotë të Fishtës?  A janë këta politikanët aktualë hipokritë të të gjitha ngjyrave që para botës euro-atlantike na paraqiten sot si pro-perëndimorë të flakët — a po janë nostalgjikët e Enverit, politikanë dhe akademikë — të cilët për 30-vjetë tani sillen si anadollakë dhe talebanë të anti-vlerave kulturore dhe kombëtare ndaj figurave më të nderuara, monumente të historisë dhe kulturës së Kombit shqiptar?  Figura, si At Gjergj Fishta, njëri prej personaliteteve shqiptare më pro-perëndimore në historinë e Kombit, ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit-Skenderbe.

Kujt i pengon ende sot, 30-vjet pas shembjes së komunizmit zyrtar në Shqipëri, figura dhe vepra e At Gjergj Fishtës dhe pse?  Pse u deshën tri dekada që të mbahej një konferencë – “një hap i parë” për “mirësekëthimin e Fishtës” – sipas vet Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë?  Kush i pengon hapat e tjerë që duhet të merren në këtë drejtim dhe pse duhet të matet me hapa të tjerë rivlersimi i Gjergj Fishtës? Kush e jep lejen dhe kush i përcakton “hapat” për një rivlersim të tillë?  A është Fishta një hajdut a person i korruptuar që duhet të kalojë nepër “vetingun” politik të “drejtësisë” së re të pushtetarëve të Tiranës?  Si është e mundur që 30-vjet pas shembjes së komunizmit, At Gjergj Fishta mbetet, zyrtarisht, ende i padëshiruar dhe i përjashtuar, i etiketuar me damkën “tradhëtar” dhe i lënë pas dore nga politika zyrtare si dhe nga kultura, shkenca dhe akademia – si “armik” e “reaksionar”, ashtu siç konsiderohej edhe nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, megjithëse Fishta nuk jetoi as nuk veproi asnjë ditë nën atë regjim?  Këto do ishin ca pyetje që vet pjesëmarrësit duhej të bënin në konferencën e javës që kaloi, kushtuar 150-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës.

Sot, këta politikanët e sodit që gjithnjë refuzojnë Fishtën na paraqiten para audiencave prestigjoze amerikane dhe ndërkombëtare si properendimorë ku e kur ua lypë nevoja, por refuzojnë Fishtën, promovuesin e vërtetë të vlerave perëndimore dhe arkitektin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Nuk mund të pretendosh se je properendimorë dhe kundër ose indiferent ndaj At Gjergj Fishtës.  Këtë duhet ta dinë edhe diplomatët perëndimorë në Tiranë!

Frank Shkreli: At Gjergj Fishta, arkitekt i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, vazhdon të jetë i padëshiruar në vendin e vet | Gazeta Telegraf

Në mungesë të pyetjeve më lartë dhe të përgjigjeve nga autoritetet shqipotare për një vlerësim të vërtetë dhe më të gjithanshëm të kontributit të Gjergj Fishtës në jetën kombëtare, sidomos kontributeve të tija në fushën politike dhe kombëtare, konferenca e Tiranës, siç duket, për të mos dashur të turbullonte ujërat e zeza të jetës aktuale politike dhe akademike shqiptare — e kishte gjetë të arsyeshme të përqëndrohej më shumë tek kontributet e Fishtës, jo në fushën politike, por në fushën albanologjike, një fushë kjo e sigurt për ta trajtuar Fishtën.  Ndërkohë që sipas të gjitha gjasave, nuk dihet se cili do të jetë “urdhëri zyrtar” për hapa të tjerë, sa i përket “rikthimit” të At Gjergj Fishtës dhe nga kush do jepet leja: Kryeministri, Kuvendi, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Presidenti, nga kush?  Vendim shumë i vështirë ky për Tiranën zyrtare!!! Edhe sot pas 80-vjetësh e kanë frikë Fishtën.

Po pse ky trajtim për 80-vjet i Gjergj Fishtës nga Atdheu tij për të cilin jetoi e punoi gjithë jetën dhe pse “Fishta u fshi nga defteri” nga regjimi komunist, siç  pyeste dikur Profesori i ndjerë shqiptaro-amerikan dhe ish i burgosur i regjimit enverist, Arshi Pipa në një artikull (Fishta dhe Komunizmi) Frank Shkreli: Gjergj Fishta dhe komunizmi | Gazeta Telegraf, të botuar në gazetën Shqiptari i Lirë në Nju Jork me 31 Janar, 1961.  Në atë artikull, Profesori i nderuar shkruante se 2-3 vitet e para të sundimit komunist, Fishta ende nuk konsiderohej si një subjekt “tabu”.  Por, megjithëkëtë, shkruan ai, qysh në fillim të regjimit, shihej se nga frynte era.  Nëpërmjet “qarkoresh, këshillash, qortimesh e porosishë, mësuesve të gjuhës dhe letërsisë”, u ishte dhënë urdhëri që të vinin në dukje anën “reaksionare”, jo vetëm të Gjergj Fishtës por edhe të Faik Konicës.  Kështu filloi dalngadalë të “përgatitej terreni”, sipas Profesor Arshi Pipës, për eliminimin e Gjergj Fishtës dhe të veprave të tij.

Kjo ndodhi, sipas Profesor Arshi Pipës, “Në një kohë kur Shqipëria po rrëshqiste ndër krahët e Jugosllavisë, për t’u bërë republikë e shtatë e saj dhe udhëheqja komuniste shqiptare nën diktatin e Beogradit nuk mund t’ia falte Gjergj Fishtës shprehjet e tij kundër Jugosllavisë.”  Si përfundim, thekson Pipa në artikullin e tij, botuar në gazetën e Nju Jorkut, “Shqiptari i Lirë”, të vitit 1961, “Me eliminimin e fraksionit nacionalist brenda partisë, të kryesuar nga Malëshova dhe Dishnica dhe më vonë nga fraksioni autonomist Nako Spirua – të tre këta kundërshtarë të politikës pro-jugosllave – triumfoi vija ekstremiste e çiftit Hoxha-Xoxe, të cilët për arsyet e tyre personale dhe partizane ishin gati të sakrifikonin interesat dhe vlerat kombëtare”, ka shkruar Arshi Pipa.

Se si kjo “vijë ekstremiste” komuniste ndaj Fishtës ka mbijetuar sot e 80-vjetë më parë – sidomos këto tre dekadat e fundit — as dreqi nuk mund ta marrë me mend, as ta kuptojë, se si dhe pse për pothuaj një shekull?

                                                

Profesor Arshi Pipa: “Fishta u sakrifikua pikërisht si përfaqësuesi madhor i vlerave kombëtare”. Profesor Pipa është shprehur, se ajo që e dallon patriotizmin e At Gjergj Fishtës nga të tjerët është, “Karakteri militant, luftarak, i patriotizmit” të tij. Të tjerët, sipas Arshi Pipës, më shumë kanë mbrojtur, ndërsa Fishta ka mbrojtur dhe ka sulmuar. “Ai ka sulmuar të gjithë ata persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, copëtimin e Shqipërisë. Ata që kanë cenuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa për patriotizmin e Fishtës.

Por një përgjigje e pjesëshme ndaj kësaj pyetjeje mund të jetë se Fishta i përkiste urdhrit françeskan, ka shkruar Prof. Pipa, një pjesë e madhe të cilëve janë vrarë nga regjimi enverist, një pjesë kanë vdekur nëpër burgjet komuniste të Shqipërisë, ka arsyetuar Profesor Arshi Pipa. Fishta, si përfaqësuesi më i njohur i françeskanëve nuk mund të lihej pa prekur, sipas tij.  Një arsye tjetër se pse At Gjergj Fishta dhe vepra e tij ishte ndaluar nga regjimi komunist, kishte të bënte me “rendin ideologjik botëror” të asaj kohe, shprehej Pipa në artikullin e tij. “Binomi i famshëm i Fishtës ‘Atme e Fe”, ishte krejtësisht i papranueshëm për komunistët”, është shprehur Arshi Pipa.  Ndërsa në fund të artikullit, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Poetit të Kombit, botuar në Nju Jork në Janar të vitit 1961, Profesori i nderuar shqiptaro-amerikan Arshi Pipa bën pyetjen: “A do të mbetet Fishta përgjithmonë armiku numër një?” Ai shprehej optimist, duke thënë: “jo përgjithmonë” ka nënvijuar ai. Pipa shpresonte se ndryshimi zyrtar i regjimit komunist ndaj At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, do të ndodhte, kur sipas tij, “komunizmi të ndërroj qime”.  Profesor Arshi Pipa do të habitej shumë po të jetonte sot se, megjithëse komunizmi në Shqipëri mund të ketë “ndërruar qime” Fishta ende mbetet i përjashtuar, ose të pakën jo i mirëseardhur dhe i pa pranuar, zyrtarisht.

 “Ujku qimën e ndërron, por vesin jo”, thotë një fjalë popullore.  Mbetet për tu parë nëse Konferenca në150-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, shënon vërtetë, hapin e parë zyrtar, “për të inkurajuar mirësekthimin e Fishtës” – siç u shpreh Kryetari i kësaj Akademie, Z. Skënder Gjinushi.  Presim gjithashtu, për të parë nëse ujku, vërtetë, ka ndërruar jo vetëm qimën por edhe vesin, përfshir qendrimin armiqësor 80-vjeçar ndaj At Gjergj Fishtës, në këtë 150-vjetor të lindjes së Poetit Kombëtar.  Kombi shqiptar sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për paqë dhe pajtim të shqiptarit me shqiptar. Siç tha edhe ditët e fundit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, “Ka ardhur koha të kujtojmë dhe të mendojmë për At Gjergj Fishtën”.  

Kështjella shqiptare është e tronditur në themel. Sot, më shumë se kurrë, Kombi shqiptar ka nevojë për mësuesin e madh të dashurisë për Kombin — At Gjergj Fishtën! Mos hezitoni, kemi pritur mjaft dhe me durim për 80-vjetë!

Milaim Zeka: Meshari i Gjon Buzukut, nuk është libri parë shqip

Rubrika: Edi Manushi, Alfred Cako, Milaim Zeka, Belinda Dragoti, Albatros Rexhaj. Vizita e Ranës në Turqi! A është shqetësuar Erdogan? Samiti i Paqes sjell Zeleksin në Tiranë, çfarë do të thotë kjo për politikën tonë të jashtme? Sa e vjetër është gjuha shqipe, pse është shqetësuar Akademia e Shkencave?

Refik Hasani : Referendumi, aspiratë e Luginës së Preshevës



 

Shkruan: Mr.Sci.Refik Hasani 


Sivjet, shënojmë 32 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë Krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve.

Këto tri komuna, kan mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, prandaj kemi shprehur vullnetin në mënyrë demokratike, për të gëzuar lirinë në të drejtat individuale dhe kolektive, për të qenë të barabartë jo më pak se të tjerët.

Referendumi ishte dhe mbeti si një formësim i angazhimit si kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni. Është treguar pjekuria e faktorizimit politik i manifestuar si rezistencë e shqiptarëve të treguar përmesë organzimit dhe daljes për votim në referendumin plebishitar. Ishte udhërrëfyes për vizionin e të adhmes politike.

Më datën 1 e 2 mars të vitit 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit dhe ishte përcaktimi politik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahine-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.

Sivjet, jan 32 vjetë nga Referendumi që shënon qëndresën dhe sakrificën në përpjekjet për organizim e mobilizimin e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Jemi të diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur, jemi të diskriminuar në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, jemi të diskriminuar në zingjirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, jemi diskriminuar edhe në kulturë, në ruajtjen trashëgimisë kulturo-historike, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik.

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi ky është Rajoni më i prapambetur dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.

Referendumi i mbajtur më datën e 1 e 2 mars të vitit 1992, dhe kryengritja e armatosur dhe formimi i UÇPMB-ës, që luftoi dhe arriti në ndërkombëtarizimin e çështjes së këtij Rajoni, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.

 © Refik HASANI

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...