Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/07

26 vjet nga rënia heroike e Jasharajve, sot nis Epopeja e UÇK-së


Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Shkup - FTESË  PUBLIKE Në emër të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve,  me seli në Nju Jork - Shkup, kemi nderin të











Shkruan Flori Bruqi



5 marsi, një datë dhe ngjarje historike, nga rënia heroike e Jasharajve, sot nis Epopeja e UÇK-së.

Në atë kohë, sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Tripadvisor - Memorial Complex Adem Jashari. The Memorial Complex Adem  Jashari is a monument in Donji Prekaz, Skenderaj, Kosovo.[1] It is  categorized by the government as "Architectural" and was built in honor

Duhet theksuar se ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Adem Jashari

 Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore serbosllave.. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt.

Pikërisht më 5 mars bëhen 26 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem  Shaban Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. 

Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.


Adem Jashari

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. 

Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, që këto ditë dhe data, e pikërisht 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë.




Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. 


Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të kasapit të Ballaknit, Sllobodan Millosheviq.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. 

Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998. 

Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan.

 Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta, të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

GJERGJ KASTRIOTI DHE ADEM JASHARI. – Bledi Çami.Al

 Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shok e bashkëkombës për t’u solidarizuar me ta. 

Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. 

Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”.

 Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre.

The Albanian criminal Adem Jashari (1955-1998) - www.zlocininadsrbima.com


Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të  Komandantit legjendar të UÇK-së ,heroit Adem Jasharit. 


Kryeministri - Zyra e Kryeministrit

Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.


Qendra e Shqiptarise on X: "Sot baca Rifat Jashari feston ditëlindjen, ai  mbush 76 vjet! 🇦🇱🙏 Rifat Jashari, lideri i gjallë i familjes legjendare  Jashari, sot mbush 76 vjet.Familja Jashari luajti një

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës dhe më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Rifat Jashari, qytetar me merita të veçanta

Sot në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës.

RTV BESA - Rifat Jashari dhe Ramush Haradinaj 🇦🇱 | Facebook

Është mbajtur  seanca solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale, ndërsa do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari. Në orët e paraditës  hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, e lutëtarëve të Lirisë. , Në Prishtinë u mbajtë  Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”etj.


2024/03/06

Në vend të pasthënies “Në qoftë së letërsia e një kombi pëson rënie kombi atrofizohet e kalbet.”


  1. Paund

Dëshira për të shkruar një libër të tillë më ka përfshirë për një kohë të gjatë, duke vërejtur  sesa pak vëmendje i kushtohet letërsisë, si qarkullon te lexuesit dhe si zhvillohet  ajo  në shkolla. Ne, që kemi vite e dekada që shkruajmë, na duket tepër i domosdoshëm krijimi i një klime të re letrare në shkollat e mesme dhe të larta. Futja në shkollat e mesme e kësaj lënde, përgatit nxënësit dhe veçanërisht letrarët e rinj, me njohuri të nevojshme rreth aftësive të shprehjes dhe artit të krijimit.

Lënda e letërsisë, ashtu si edhe antologjitë  ilustruese me autorë shqiptarë, për shumë arsye, janë  të pamjaftueshme dhe me probleme. Ndërsa “Arti i të shkruarit” nuk zhvillohet farë si lëndë, as në shkollat e mesme, as në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë dhe as në departamentet e gjuhëve të huaja të shkollave të mesme dhe të larta.(?!)

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rreth 200 programe pasuniversitare për artin e të shkruarit dhe ka më shumë se 1000 programe të tilla të nivelit të shkollave të mesme dhe atij universitar. Tek ne nuk ka pasur dhe as është menduar ndonjëherë të përpilohen vepra të tilla praktike, në ndihmë të letërsisë dhe letrarëve të rinj.

Gazetat e përditshme e kanë bojkotuar krijimtarinë origjinale. Në shtypin e ditës botohen shpesh përkthime nga letërsia botërore, ndërsa që studiuesit kanë heshtur përgjithmonë, nuk bëjnë më recensione si dikur. Ndërkohë, ka një vërshim të madh talentesh të reja, sidomos në poezi. Ka një vërshim talentesh me krijimet e tyre të para, të dyta e të treta, por askush nuk shkruan më për ta. Në ekrane televizive ndjekim ndonjë promovim ku vihet re që sallat i kanë braktisur shkrimtarët e njohur dhe i kanë zëvendësuar ca promovues entuziastë, të cilët e konsiderojnë botimin e një libri si një mundësi për t’u afruar rreth një kokteili.. .E vetmja, gazeta “Drita” është mbyllur përgjithmonë. Vazhdon të jetojë me heroizëm gazeta “Nacional” duke i mbushur faqet e saja me poezi të rinjsh, gjë që të kujton thënien e autorit D.Gioja: “Të pikon në zemër kur shikon kaq shumë poezi të ngjeshura aq ngushtë me njëra-tjetrën, si emigrantë të” mjerë në hambarin e një vapori. Njeriu fare lehtë mund të mos e vërë re një poezi të ndritshme midis shumë të tjerave që u mungon shkëlqimi.”

Ne, që jemi mësuar të jetojmë me librin dhe midis librave, na duket paradoksale kjo gjendje e cila ka edhe shkaqet e veta objektive, por, sidoqoftë, një mjedis i tillë, antiart, është i pafalshëm.

Pyetja më shqetësuese është, nëse një ditë, ne do të kujdesemi seriozisht për letrarët e rinj…!?

Do t’i konsiderojmë ata, “të paktët si uraniumi”, dhe si vlera të vërteta kombëtare apo “idealistë jashtëkohorë”, të cilët duhet të integrohen në procesin ekonomik të vendit duke shitur banane në treg…?!

Po të marrim parasysh çfarë po ndodh tek ne qysh prej njëzet vjetëve, si: emigrimi i trurit, rënia e përqindjes së të rinjve që vazhdojnë shkollat e mesme dhe të larta, kriza e mësuesve të lëndëve humanitare , mungesa e plotë e mendimit kritik intelektual, krijimi i një shtrese të rinj biznesmenësh , të cilët nuk kuptojnë çdo të thotë “Elitë kulturore e një kombi”…të gjitha këto na krijojnë shumë pesimizëm.

Edhe sa i përket dhënies së lëndës së letërsisë ajo nuk duhet trajtuar njëlloj si lënda e kimisë dhe e biologjisë, e matematikës apo e diturisë së makinave… Në lëndën e letërsisë, nëse do të analizojmë një poezi të bukur, do të ishte më mirë që nxënësit ta mësonin përmendësh, sesa të mësojnë idetë dhe teknikën e saj. Në orët e letërsisë, në funksion të dëgjimit të poezive dhe pjesëve letrare, të interpretuara nga aktorë të njohur, është i rekomandueshëm edhe magnetofoni. Është koha për të eksperimentuar, të gjithë për një qëllim: krijimin e një atmosfere krijuese qysh në bankat e shkollës.

Ky libër, i cili mund të lexohet edhe si një antologji e krijimeve më të mira të poezisë sonë, dhe botërore shpresoj t’u vijë  në ndihmë sado pak letrarëve të rinj, mësuesve të letërsisë, nxënësve dhe studentëve dashamirës të krijimtarisë letrare.

F.B

U bënë klerikë në moshën 18-vjeçare, si nisën misionin At Zef Valentini dhe Nënë Tereza! Përvoja e tyre në Shkup, sa e ngjashme aq edhe e kundërt


Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës - Bota Sot


Nga Flori Bruqi



Nriçim  Kulla ka  lindur në fshatin Vergo të Delvinës. 
Ylli I Shkrimtarit, Ndriçim Kulla, 59% OFF

                              Nriçim  Kulla

Ka mbaruar shkollën tetë-vjeçare në fshatin Vergo, Delvinë, ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme,gjithashtu ka mbaruar shkollën e lartë në Universitetin e Tiranës (dega gjuhë - letërsi shqipe) me vonesë, ne vitin 1993, pasi i është refuzuar vazhdimisht e drejta e studimit për arsye politike nga ana e regjimit komunist të diktatorit E.Hoxha.



Për pasojë është detyruar të punojë mbi 8 vjet në minierën e Valiasit në Tiranë.

 Ka ushtruar profesione të ndryshme si minator, mësues, gazetar, pedagog në Akademinë e Arteve dhe këshilltar për kulturën dhe arsimin i Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.
Nderi i Kombit” për studiuesin dhe publicistin e shquar, Ndriçim Kulla


 Ka drejtuar për rreth 20 vjet me radhë shtëpitë botuese Phoenix dhe "Plejad" të njohura për botimet filozofike, albanologjike dhe sidomos botime te elitës së ndaluar shqiptare nga koha e komunizmit. Si intelektual aktiv, gjithmonë është i pranishëm në opinionin publik me ide që botohen në shtypin e ditës duke lëvruar një gazetari të stilit iluminist dhe kulturorologjik. 

Presidenti Meta vlerëson me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” studiuesin  dhe publicistin e shquar, z.Ndriçim Kulla - Gazeta Standard Online

Është aktivizuar si kryetar i Shoqatës së Botuesve “Aleanca për Librin” dhe Anëtar i Këshillit Kombëtarë të librit. 





Ka fituar dy çmime mbarëkombëtare si krijues për librin akademik “Historia e mendimit Shqiptar” dhe veprën e albanologut me famë qartësisht ndërkombëtare At Giuseppe (Zef) Valentinit. 


Ka botuar si autor libra të shumtë në gjini të ndryshme. Gjithashtu ka bashkëorganizuar me instucionet e larta akademike dhe arsimore në Shqipëri konferenca shkencore mbarëkombëtare mbi trashëgiminë tonë mendore. Eshtë iniciatori i parë dhe vazhduesi këmbëngulës i kërkimit shkencor, përgatitjes për botim dhe rivlerësimit të literaturës së elitës së ndaluar shqiptare prej sistemit komunist, duke dhënë një kontribut të pazakontë. 

Ka drejtuar për mbi 15 vjet me radhë punën studimore dhe bibliografike për mbledhjen, strukturimin dhe botimin e librave të Mendimit Shqiptar si dhe veprave të shkrimtarëve të burgosur politikë, për të cilat ka bërë një punë të papërsëritshme kërkuese, përgatitëse,botuese dhe afirmuese. 

Ka drejtuar punën akademike, kërkimoro-bibliografike, tekstologjike dhe botuese të gjithë serisë prej 32 vëllimesh të veprës së albanologut dhe albanofilit At Giuseppe (Zef) Valentinit,punë e denjë për një akademi shkencore, e botuar nga Shtëpia Botuese “Plejad”, e cila po vazhdon me vepra të tjera që pritet të botohen në të ardhmen.

 Ka redaktuar me dhjetëra e dhjetëra libra të suksesshëm me karakter filozofik, historik dhe albanologjik.

 Është dekoruar nga Presidenti Nishani me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë: 

“Për kontribut të veçantë patriotik që ka dhënë në rivlerësimin e vlerave shqiptare të mendimit, ”ndërsa nga Presidenti Bamir Topi është dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për kontribut të rëndesishem në botimin e veprave të zgjedhura të elitës së mendimit shqiptar dhe botëror, si studiues dhe krijues me profil origjinal në editorinë dhe letrat shqipe”. Në vitin 2022 është dekoruar nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Nderi Kombit”.

 Aktualisht e ka  përfunduar librin e tij me rëndësi për studimet dhe kulturën shqiptare “Mentaliteti juridik pasaporta historike aftësiqeverisëse e shqiptarëve”. 

 Vepra Antologjia e mendimit shqiptar 1840-1945 Dritëhije Shqiptaro - Greke : 10 vjet më pas Neoshqiptarizma një model i braktisur A jemi shqiptarë apo do bëhemi Etika dhe Iluminimi Për rishkimin e historisë shqiptare Çelësa për të hapur thesarin fishtjan Poetë të mëdhenj në letërsinë shqiptare Shi i egër Mendimi filozofik, sociologjik dhe psikologjik shqiptar Mendimi kritik letrar shqiptar Rikthimi tek etërit tanë themelues A ka jetë përtej të majtës dhe të djathtës 

At Giuseppe Valentini albanologu më i madh i shekullit të XX-të 100 vjet pavarësi kombëtare (album) Binjaku i Nënë Terezës -Biografi per At Giseppe Valentinin Ylli i shkrimtarit

 - Një biografi e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare nga koha e tiranisë deri në ditët e sotme Enciklopedia antologjike e mendimit shqiptar vëllimi i I Enciklopedia antologjike e mendimit shqiptar vëllimi i II Enciklopedia antologjike e mendimit shqiptar vëllimi i III Koha për zgjim Atlasi i shkruar i Kadares Kush jemi ne shqiptarët Shtegshënjimet e mendimit shqiptar Shqipëria dhe Bota në veprën e Kadaresë - Album studimor Berati (një qytet i përjetshëm) Shqipëria e bukur- Album studimor Marrëdhëniet Shqiptaro – Amerikane Historia e mendimit shqiptarë Pesë yjet e mesit Gjirokaster - Album studimor Fieri – Album studimor Vlora – Album studimor Marrëdhëniet Shqiptaro – Amerikane - (Përkthyer në anglisht) Ylli i shkrimtarit - Një biografi e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare nga koha e tiranisë deri në ditët e sotme - (Përkthyer në anglisht) Bota Shqiptare e Branko Merxhanit

 Një dialog i frikshëm hetusie për Oswald Spenglerin në kohën e diktaturës Mentaliteti juridik pasaporta historike aftësi qeverisëse e shqiptarëve .

U bënë klerikë në moshën 18-vjeçare, si nisën misionin At Zef Valentini dhe Nënë Tereza! Përvoja e tyre në Shkup, sa e ngjashme aq edhe e kundërt 

 Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një ushtari në luftë është që kolegët e tij ta shohin si një njeri të dyshimtë me hamendësime si spiun të armikut. Si të tillë shiheshin ata seminaristë jezuitë të mobilizuar në ushtrinë italiane në kohëne LPB, nga kolegët e tyre të ushtrisë që ishin nacionalistë fanatikë. Në këtë situatë të papëlqyeshme duhet të jetë ndodhur edhe Zefi i ri. Një situatë dyfi sh e papëlqyeshme, se nga të gjithë ushtarët e palëve ndërluftuese që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore, At Zef Valentini ishte ai më pak militaristi që mund të përfytyrohet. E megjithatë ai nuk iu shmang thirrjes për mobilizim ushtarak, ndonëse kishte arsye dhe mundësi për ta bërë këtë gjë. Në atë kohë dhe më pas, nuk ndodhte që të dy djemtë e një familjeje, duke qenë dhe të dy të blatuar në karrierën klerikale, të mobilizoheshin ushtarë. Nuk do të kishte qenë e vështirë që njëri prej tyre t’i shmangej shërbimit ushtarak. Aq më tepër që Zefi u thirr ushtar në kohën që vëllai i tij i madh Giovani (ai ishte tre vjet më i madh) gjendej tanimë si rob lufte në territorin austro-hungarez dhe nuk dihej nëse ishte gjallë ose jo. Dhe në fakt, Giovani vdiq si rob lufte në Austri, disa muaj para përfundimit të luftës, në 1918. Zefi u thirr ushtar ende pa i mbushur 18 vjetët, se Italia po pësonte disfata pas disfatash dhe ushtria kishte nevojë për rekrutë të rinj. Do të kishte qenë gjëja më e lehtë në botë për Zefin që t’i shmangej shërbimit ushtarak, por ai nuk e bëri këtë gjë, ndonëse kishte të drejtë ta bënte. Duket se të dy djemtë e familjes e kanë ndjerë thellë në shpirt akuzën e përmendur më lart që rëndonte mbi familjen e tyre, se për t’u liruar nga ajo, asnjëri syresh nuk bëri përpjekje për t’iu shmangur mobilizimit ushtarak. Natyrisht se as Zefi dhe as vëllai i tij, frat kapuçin, nuk e shikonin si të drejtë luftën që ishte duke u zhvilluar dhe ku ishte përzier edhe Italia. Pjesëmarrjen e tyre në këtë luftë ata e shikonin si një martirizim në dobi të Kishës Katolike. Ata nuk shkonin në front për të vrarë, por blatonin gjakun e tyre nëse ishte e nevojshme që të mbrohej reputacioni i Klerit Katolik italian, se e ndjenin që kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij vendi. Mund të merret me mend pozita në të cilën u gjend Zef Valentini pasi u mor vesh se vëllai i tij kishte rënë rob lufte dhe atij vetë i erdhi thirrja për ushtar. Xhakoni i ri u gjend përballë një jurie oficerësh nacionalistë antiklerikalistë, të cilët e kanë pritur me një nënqeshje qesëndisëse duke pritur që ai t’u jepte kënaqësinë të bënin komente therëse mes tyre për këtë jezuit të ri, siç e quanin, që po përfitonte nga sakrifica e vëllait të tij. Për ta nuk kishte rëndësi se Zefi i ri nuk kishte hyrë madje as në rrugën e noviciatit, pra të rishtarisë jezuite. Për ta këto ishin vetëm sekrete jezuitësh dhe njeriu që ishte para tyre ishte me siguri një jezuit. Për më tepër që edhe pamja e tij u dukej ashtu siç e përfytyronin ata jezuitin. Djaloshi i ri, që aspironte të bëhej anëtar i Shoqërisë së Jezuit, duhet ta ketë ndjerë fort peshën e këtij ballafaqimi, e cila ishte aq e rëndë për supet e njoma të xhakonit shëndetdobët. At Zef Valentini nene tereza 

 Në ato momente nuk qenë përballë njëri-tjetrit djaloshi i ri që aspironte të hynte në Urdhrin Jezuit dhe oficerët e Mbretërisë Italiane, por qenë përballë njëri-tjetrit Urdhri Jezuit me traditën dhe dinjitetin e tij, si dhe nacionalizmi agresiv i pafe. Kështu mund të thuhet se njëfarësoj Zefi i ri u bë një përfaqësues i Urdhrit Jezuit që para se të bëhej anëtar i tij. Për Zefin e ri ky ishte një moment pjekurie. Ai do t’i paguante atributin Çezarit, sipas porosisë së Krishtit. Ai u bë ushtar. Nga Don Gaetano Sartori, që u bë si një baba i dytë për të, Zefi n e ri e ndau kështu lufta. Ai u nda me mësuesin e tij me premtimin se do të kthehej përsëri për të vazhduar rrugën e lënë përgjysmë për t’u bërë klerik. Nuk besojmë se po e rëndojmë me një akuzë të pamerituar Don Gaetano Sartorin nëse themi se ai nuk besoi plotësisht në premtimin e nxënësit të tij. Në Italinë e asaj kohe nuk ishte një gjë e rrallë që të shkeleshin premtime të tilla. Shumë seminaristë nuk u kthyen më në shkollat fetare pas luftës. Ne sot e dimë nga historia se jo pak ish-seminaristë, karriera fetare e të cilëve u ndërpre nga Lufta, pas përfundimit të saj mbushën radhët e partive politike, që nga ajo fashiste tek ajo komuniste dhe u bënë militantë të një lloji tjetër. Në përfundim të luftës, edhe Zefi i ri kishte hyrë në rrugën e një karriere laike. Ai ishte nxënës-kadet në shkollën ushtarake, nga pritej të dilte me gradën e nëntogerit, duke iu hapur rruga e një karriere ushtarake. Ne kemi arsye të besojmë se përvoja që pati Zefi në kohën e shërbimit ushtarak përcaktoi zgjedhjen e tij për t’u bërë misionar kulturor më pas. Përvoja e tij ishte sa e ngjashme aq edhe e kundërt me atë të Nënë Terezës në vendlindjen e saj në Shkup. Gjatë kohës së shërbimit ushtarak, Zefi pa një realitet që i la mbresa të thella në shpirt. Ai pa njerëz të ushqyer mirë nga ana trupore, siç qenë ushtarët, por të cilët kishin uri shpirtërore, të cilët që në llogore po bëheshin pre e manipulimeve të cilat më pas do të lindnin fashizmin. Këtu duhet të jetë vetëdijesuar Zefi për rëndësinë e ushqimit kulturor të njeriut dhe ka vendosur që t’i përkushtohet si misionar ushqimit të njeriut me kulturën e dobishme. Nënë Tereza në vendlindjen e saj u bë dëshmitare e një realiteti tjetër, ku njerëz me shpirtin e ushqyer fetarisht, vuanin nga mungesa e ushqimit trupor, si dhe nga sëmundjet. Prandaj ajo vendosi që t’i përkushtohet veçanërisht këtij lloj misioni. Në thelb misionarizmi i At Valentinit dhe ai i Nënë Terezës janë komplementarë, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Edhe në shkollën ushtarake Zefi i ri nuk u josh nga modeli i oficerëve që rrëfenin trimëritë e tyre nga fronti, por nga një njeri i letrave. Mund të themi se prekja e providencës u ndje edhe në kohën që Zefi i ri ishte në shkollën ushtarake. Ashtu siç duket se ishte po kjo forcë hyjnore që e bëri të takohet me Imzot Sartorin, kur ai ishte duke u larguar nga Seminari, ashtu duket se ishte po ajo që e bëri të takohet, pikërisht në shkollën ushtarake, me Luigi Russo, i cili do të bëhej një kritik i famshëm letrar në dekadat që pasuan. Luigi Russo (1892-1962) ishte I mobilizuar dhe shërbente si instruktor në shkollën ushtarake. Kur Zefi tetëmbëdhjetëvjeçar dhe Russo u takuan, ky i fundit tanimë ishte diplomuar nga Shkolla Normale Superiore dhe teza e tij e diplomës mbi poetin Metastasio kishte bërë bujë. Nuk kishte asnjë arsye që profesori i ri i letrave, Luigi Russo, t’i kushtonte vëmendje të veçantë kadetit të ri, i cili nuk kishte përfunduar ende as shkollën e mesme, Seminarin Ipeshkvnor. Për më tepër që vështirë të imagjinohen në atë kohë dy njerëz që kishin pikëpamje më të kundërta si ata të dy. Luigi Russo në atë kohë ishte një ushtarak dhe kur Italia hyri në Luftën e Parë Botërore e mirëpriti këtë gjë dhe doli vullnetar për në front. Ai e përkrahte këtë luftë i bindur se kështu do të kryhej përfundimisht bashkimi i Italisë, duke iu marrë Austro- Hungarisë edhe territoret e tjera italiane që ajo mbante ende. Russo ishte kështu një nacionalist, pra krejt e kundërta e At Valentinit. Ai shkoi drejt e në front dhe mori pjesë në betejat në Carso. Në 1917, ai u plagos në betejë prandaj e larguan nga fronti dhe e dërguan mësues në shkollën ushtarake në Caserta. Për Zef Valentinin lufta që po bëhej ishte një çmenduri dhe po ashtu ishte dhe nacionalizmi, të cilin ai e shikonte thjesht si një nga utopitë politike ekstremiste të shekullit. E megjithatë, ndodhi që kadeti Valentini tërhoqi vëmendjen e profesor Russos aq sa mes tyre u lidh një miqësi e përjetshme. Megjithëse gjatë gjithë jetës së tyre ata nuk patën kurrë të njëjtat pikëpamje politike. Në 1918, kur u takuan Luigi Russo ishte me bindje militariste, Valentini ishte antimilitarist. Në 1948 Luigi Russo ishte komunist, Valentini antikomunist dhe simpatizonte e mbështeste Partinë Demokristiane. Dhe dijetarin e ri, Luigi Russo, nuk mund ta tërhiqte kadeti i ri në qoftë se nuk do të kishte vënë re tek ai njohuri të mëdha për letërsinë si dhe një gjykim të pjekur për librat, që tregonte se kadeti kishte prirje për t’u bërë një kritik letrar i shquar, nëse do të vazhdonte t’i kultivonte prirjet e veta. Për gjithçka tjetër ata kishin pikëpamje të kundërta. Duhet të themi se Luigi Russo në atë kohë i përbuzte njerëzit si At Valentinit, domethënë antimilitaristët, pacifistët. Prandaj, fakti që ai lidhi miqësi me At Valentinin në atë kohë është tregues i vlerësimit intelektual ndaj tij. Por, duket se thellë-thellë Luigi Russon nuk e tërhiqte te Zef Valentini vetëm pasioni i përbashkët për letërsinë, veçanërisht për kritikën letrare, por edhe siguria e Valentinit të ri te vlerat e tij shpirtërore. Se Russo, megjithëse në atë kohë paraqitej si një njeri me bindje të patundura politike, thellë-thellë në vetvete ishte i pasigurt në bindjet e tij politike dhe këtë e tregoi kur më pas, në 1948, kandidoi në zgjedhjet politike për Partinë Komuniste. Russo, me gjithë talentin e tij, gjatë gjithë jetës pati një pasiguri të madhe sa u përket vlerave shpirtërore të tij. Duke njohur Luigi Russon, Zef Valentini njohu për herë të parë në jetën e tij intelektualin e lëkundur të kohës, atë që do të kalonte sa nga njëri krah i politikës në tjetrin, jo për përfitime, por se nuk ishte i sigurt për drejtimin që duhet të merrte. Në personin e Russos, Zefi i ri kishte rastin të shihte krizën shpirtërore të kohës. Gjithsesi, kontakti i Zefit të ri me një intelektual të mirëfilltë si Russo pati ndikim të madh tek ai. Russo hyri në skenën e jetës së Zef Valentinit pikërisht atëherë kur doli prej saj mësuesi i parë i rëndësishëm, Don Gaetano Sartori. Ai i hapi Zefit të ri atë horizont të dijes që atij i mungonte. Midis dy kulturologëve të mëdhenj të ardhshëm, të cilët fati i bëri të takohen si instruktori ushtarak me kadetin, do të lindte një miqësi e gjatë me përfitime intelektuale të dyanshme. Nëse do ta shkruanim biografi në e Zef Valentinit si një hagiografi, do të thoshim se ai nuk pati asnjë moment lëkundjeje për të marrë vendimin e kthimit në Seminarin Ipeshkvnor të Padovës. Por, ja që kjo nuk është e vërtetë. KARRIERA Zef Valentini pati një moment jo të shkurtër tërheqjeje nga karriera laike për tek ajo e ushtarakut. Kjo nuk e zhvlerëson At Valentinin. A nuk ka edhe në jetën e Krishtit një moment kur ai i kushton vëmendje Djallit, i cili provon që ta joshë duke i treguar mbretëritë e dheut, të cilat do t’ia falte nëse do të braktiste Zotin? Sigurisht që nuk mund të thuhet se Krishti e braktisi Atin e tij në këtë moment. Kjo ishte prova e tij tokësore. E njëjta gjë ndodhi edhe me At Valentinin. “Djalli” atij iu shfaq në trajtën e ofi cerit me uniformë të bukur, në një kohë që karriera ushtarake ishte shumë joshëse për të rinjtë. Ai ishte djalë i ri, i pashëm dhe duhet ta ketë vënë re se si e shikonin vajzat kur ecte në rrugë me miqtë e tij kadetë. Për t’i mposhtur këto joshje duhej diçka më i fortë se imazhii Cappella degli Scrovegni në Padova, kasha e famshme me afresket e piktorit Giotto, të cilin imazh Zefi i ri e ruante në kujtesë që nga fëmijëria kur i kishte bërë mbresa të mëdha. Duhej një vokacion i mirëfi lltë. Në atë kohë vokacioni jezuit i Zef Valentinit ende nuk ishte njohur zyrtarisht nga etërit jezuitë. Edhe sikur të përfundonte Seminarin Ipeshkvnor të Padovës, kjo nuk do të thoshte se ai bëhej anëtar i Shoqërisë së Jezuit, ku aspironte. Pas përfundimit të Seminarit Jezuit ai mund të vazhdonte studimet në çdo shkollë tjetër të lartë laike, shumë nga seminaristët bënin kështu. Tanimë Zefi i ri gjendej në një shkollë ushtarake dhe ai me intelektin që kishte me siguri do të mund të shkonte në akademitë më të mira ushtarake të Italisë. Prandaj, për Zefi ne ri largimi nga shkolla ushtarake në ato rrethana ishte baras me shprehjen prej tij të vokacionit jezuit. Vetë ndërprerja e studimeve fetare nga ana e Zef Valentinit kishte qenë në fakt një provë për vokacionin e tij dhe ai e kaloi me sukses këtë provë. Zefi u largua nga shkolla ushtarake në shkurt 1919, katër muaj pas përfundimit të luftës, gjë që tregon se dilema e tij ka zgjatur paksa. Sidoqoftë, Zefi i ri provoi joshjen e një lavdie tjetër, të ndryshme nga ajo e ushtarit të Krishtit, dhe ai i rezistoi asaj. Zefi ne ri nuk e tërhiqte lavdia ushtarake, por lavdia e një lloji tjetër. Ai, pasi përmbushi urdhrin e Krishtit, duke i dhënë Cezarit atë që i takonte Cezarit, duke iu përgjigjur thirrjes për të shkuar ushtar, dhe tani ishte koha që t’i jepte Zotit atë që I takonte Zotit, duke iu përgjigjur thirrjes për ushtar nga ana e Krishtit. Ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Dhe këtu shfaqet një tjetër përkitje në jetën e At Zef Valentinit dhe të Nënë Terezës është se të dy ata e morën vendimin për t’u bërë klerikë në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare. Navin Kaula shkruan në librin e tij për Nënë Terezën, duke u bazuar në rrëfimet e saj: Kohët e fundit (libri është botuar në 1992- N. Kulla), kur ishim ulur në një stol të vogël jashtë kishës, pranë Shtëpisë së Nënës, Nënë Tereza më tha: “Kur isha tetëmbëdhjetë vjeçe vendosa të largohesha nga shtëpia për t’u bërë murgeshë. Me kohë e kuptova që profesioni im ishte puna me të varfrit. Që atëherë dhe deri më sot nuk kam pasur as edhe më të voglin dyshim për vendimin që mora”. Eprorët ushtarakë të Zef Valentinit nuk u dukën aspak të kënaqur nga vendimi i kadetit të ri për t’u rikthyer në rrugën klerikale, aq më tepër që ai aspironte të bëhej jezuit. Këta njerëz e shikonin Urdhrin Jezuit si një rival, madje edhe me një farë zilie për disiplinën dhe rregullat pedagogjike, të cilat në momente sinqeriteti shiheshin si model nga çdo general i çdo ushtrie të madhe të botës. Eprorët e tij ushtarakë qenë të mërzitur që po e humbnin kadetin jezuit, siç e quanin me siguri mes tyre, pikërisht në kohën kur mendonin se ua kishin shkëputur përfundimisht etërve jezuitë, gjë për të cilën qenë veçanërisht krenarë, për arsye që kuptohen. Nëse do të arrinin të krijonin një militarist të ri të fl aktë, nga ky djalosh i destinuar për të bërë karrierë klerikale jezuite, ata do të ndjeheshin po aq të lumtur sa ç’do të qenë nëse do të kishin fituar një betejë. Prandaj, tashmë e përjetonin largimin e Zefit sikur të kishin humbur një betejë. U zgjatëm pak në këtë moment të jetës së At Valentinit, se mendojmë që ai përbën përgjigjen më të mirë për ata që e kanë akuzuar si fashist, madje si agjent të spiunazhit fashist. Në qoftë se At Valentini do të ndjente joshje për të hyrë në karriera të tilla, ai nuk do të ishte larguar nga ushtria në 1919. Se fryma militariste që mbizotëronte te fashizmi, ishte mbizotëruese në shkollën ushtarake ku ai u gjend në përfundim të luftës. Fashizmi ishte krijesë e atyre njerëzve të ushqyer me frymën militariste që ngriti Lufta e Madhe, siç njihej atëherë Lufta e Parë Botërore. Duke refuzuar militarizmin në shkurt 1919, Zefi i ri refuzoi edhe fashizmin qysh para se ai të konceptohej dhe të promovohej si i tillë. Drejtuesit e Seminarit Ipeshkvnor të Padovës sigurisht që e mbikëqyrnin me vëmendje të madhe dhe me takt gjendjen shpirtërore të Zefit të ri. Kush më mirë se ata mund ta çmonte rëndësinë e vendimit të tij për të braktisur shkollën ushtarake dhe për t’u kthyer në Seminarin Ipeshkvnor. Kjo për ta ishte një shenjë e sigurt e vokacionit të tij. Zefi i ri u kthye në kohë në Padova për të dhënë provimet e fundit në Seminarin Ipeshkvnor, gjë që e bëri që në vitin 1919. Sipas kërkesave të sistemit shkollor italian të kohës, Zef Valentini duhej të bënte edhe një vit studime që të merrte diplomën liceale, një shkallë kjo që duhej ta kalonin të gjithë nxënësit e seminareve fetare për t’u njohur ligjërisht shkollimi i tyre i barabartë me licetë e tjerë në vend. Me këtë diplomë pastaj mund të vazhdonin studimet në çdo universitet brenda dhe jashtë Italisë, duke përfshirë natyrisht universitetit katolike. Normalisht, At Zef Valentinit i duhej të kishte vazhduar studimet për të marrë diplomën liceale. Në vend që të vepronte kështu, At Valentini bëri kërkesë për të hyrë në Shoqërinë e Jezuit, domethënë kërkoi të bënte Noviciatin, fazën përgatitore të fillestarëve që aspirojnë të bëhen jezuitë. Cila të ketë qenë arsyeja e kësaj ngutjeje? Se Zef Valentini mund ta kishte bërë kërkesën për të hyrë në Shoqërinë e Jezuit edhe një vit më pas, në 1920, pasi të kishte marrë diplomën liceale. Me sa duket arsyeja duhet të ketë qenë gjendja e trazuar e Italisë së vitit 1919, kur dukej se do të bëhej një revolucion bolshevik, si në Rusi dy vjet më parë. Ndoshta At Valentini ka menduar se nuk kishte kohë për të pritur. Jezuitët ishin ndër të parët që viheshin në shënjestër të lëvizjeve të tilla. Në këtë rast ai donte të ndante martirizimin me jezuitët si vëlla i tyre. Prandaj ai shpejtoi të kërkonte që të niste Noviciatin. Qëndrimi prej tetë muajsh në Padova pas kthimit nga ushtria do të ishte hera e fundit që Zefi i ri qëndronte pranë familjes së tij. Kur u kthye në Itali në 1924, për të studiuar në Torino, ai qëndroi vetëm kalimthi në vendlindje. Herën tjetër që do të kthehej në Itali, prindërit e tij nuk do të qenë më gjallë. Në moshën 25 vjeç Zef Valentini do të ishte njeriu i vetëm që kishte mbetur nga familja e tij. Një jezuit perfekt do të mund të thoshin gojët e këqija. Por ai do të ishte vërtet një misionar perfekt, ndoshta edhe për këtë rrethanë. Për prindërit e Zefit, të cilët ishin njerëz të thjeshtë dhe që nuk kishin shumë dijeni nga sistemi i ndërlikuar i përgatitjes së klerikëve, djali i tyre ishte bërë jezuit që kur kishte hyrë në Seminarin Ipeshkvnor nëntë vjet më parë. Derisa edhe atij i pëlqente që të bëhej klerik, atyre nuk u shkonte ndërmend se tanimë ishte koha që të bëhej zgjedhja e vërtetë. Kështu që ata do të habiteshin nëse do të mësonin se pikërisht tanimë ishte momenti vendimtar në jetën e djalit të tyre për të bërë zgjedhjen e rrugës që do të merrte. As ai nuk kishte dilema. Prej kohësh ëndërronte të bëhej anëtar I Shoqërisë së Jezuit. Dhe tani, me shlyerjen e provimeve, i hapej rruga për të përmbushur dëshirën e tij për t’u futur në gjirin e Shoqërisë së Jezuit.

2024/03/05

Viktor Nasi: Niko Kacalidha, romancieri modern i prozës greke

 C'ka te beje fakti romani i Niko Kacalidhes eshte shkruar greqisht dhe eshte botuar ne Greqi. Autori eshte krijues ne te dy gjuhët dhe ne kohen qe ka jetuar ne Shqiperi eshte vlerësuar si ure bashkimi mes dy kulturave. Perse u dashka qe t'a shkruaje romanin dhe ne shqip.Prurja ne gjuhen shqipe eshte pune e perkthyesve jo e shkrimtareve. Qysh ne krye te shkrimit Niko Kacalidha quhet romancieri modern i prozes greke dhe autori i ketij shkrimi e vlerëson si romancier i prozes greke. U dashka qe gjithe romanvieret e botës te shkruajne versionin shqip te veprave te tyre pastaj te flitet per t'a? Psh Bajroni duhet t'a shkruante shqip Çald Hatoldin? Niko Kacalidha nuk e ka fshehur identitetin e tij grek edhe kur ishte ne Shqiperi, shkruante shqip e vleresohej po ne Shqiperi dhe askush ne Greqi nuk i kerkoi te shkruante variantin grek te poezive te tij. Niko Kacalidha eshte poet dhe shkrimtar dygjuhësh i minoritetit etnik grek ne Shqiperi, ku lindi u rit u arsimua dhe u formua si krijues. Tani eshte emigrant familjar ne Greqi ku krijon ne gjuhen greke vepra letrare, qe konkurojnë suksesshem dhe vleresohet e fiton çmime dhe nderkohe deklaron me mburrje e krenari se ka lindur ne Shqiperi, ku eshte formuar si intelektual e shkrimtar dhe se Shqiperia e ka vlerësuar me titullin Mjeshter i Madh. Tezat jashte letrare jane te pa arsyeshme. Ju ftoj te vleresojme shkrimtarin e suksesshem, ish ministrin ne qeverine Nano, ish atasheun kulturor te Shqiperisë ne Greqi z Niko Kacalidha ka treguar se e do Shqiperi me shume se disa. Faleminderit.


*****

Nga  Viktor Nasi

Është kënaqësi e madhe kur ke në dorë një roman të ngjeshur 663 faqe, që të nxit dëshirën për ta lexuar me kujdes dhe vëmendje dhe për ta rilexuar. Romani i ri i Niko Kacalidhës nuk të bën vetëm përshtypje dhe të lë mbresa për nga motivi, por të jep të kuptosh që në fillim se do të lexosh një roman të shkruar me frymëzim, lirizëm, ndjenjë, dashuri e respekt të thellë për njeriun, me shpirt dhe fantazi krijuese. Trillimi dhe fantazia të bën të shikosh, të dëgjosh, të ndjesh ato që shikon, dëgjon, ndjen dhe vet shkrimtari. Niko Kacalidha ia ka arritur me mënyrën mjeshtërore të të shkruarit ta bëjë për vete lexuesin e t’ i transmetojë atij me finesë dhe qartësi mesazhe fisnike.

‘Endacaku i natës’, është një roman origjinal shkruar dhe kompozuar me një formë moderne interesante qe të vë në mendime. Ndryshe nga romani i parë ‘Rreth harmonisë dhe demonëve të tjerë’, roman tepër i sukseshëm, që u përfshi në listen e shkurter të romaneve më të mira të vitit, me shumë elemente realiste, romani i ri, me një stil të vecantë kristalizon individualitetin e poetit dhe prozatorit Kacalidha, në hullinë e realizmit magjik. Lexuesi i vëmëndshëm menjëherë e kupton se këtu në mënyrë të përkryer gërshetohet poezia me prozën moderne çka e bën aq të bukur dhe me vlera të padiskutueshme ideore,estetike, gjuhësore.Në roman gërshetohen realja me imagjinaren, fizikja me metafiziken, mitologjia me historinë, logjika me alogjiken, realizmi me surealizmin.

Duke lexuar ‘Endacakun e natës’, mu kujtuan fjalët e shkrimtarit të shquar francez Romen Rolan ‘Jeta politike e një kombi është vetëm shfaqja sipërfaqësore e ekzistencës së tij. Që të mësojmë jetën e brëndshme, burimin e energjivetë tij duhet të depërtojmë në shpirtin e tij nëpërmjet letërsisë, filozofisë dhe artit në të cilat r?flektohen idetë pasionet dhe ëndrrat e popullit.’ Këshillën e Rolanit e ka zbatuar një për një Niko Kacalidha në romanin e ri.Me bindje theksoj se ‘Endacaku i natës’ është një roman që të fiksohet në kujtesë për modernitetin.

Si çdo shkrimtar dhe poet edhe Niko Kacalidha sjell të vërtetën e tij por të vërtetat e këtij romani do t’ i cilësoj si një thikë në kockë që dhemb shumë deri në klithmë. Autori gërmon në shpirtin dhe psikologjinë e të përhënurit, endacakut, ëndërrimtarit Petro Protomastora dhe të njohurve të tij me të cilët komunikon, dialogon shprehet për punën e tij si kryearkitekt për projektet për veprat madhore që ka ndërmarrë, për lëvizjen e kështjellës se Gjirokastrës mbi një karrocë gjigante homerike drejt fushës së Dropullit që të shkundet nga myku dhe gjaku i të burgosurve për të parë diell, për hapjen e tunelit gjigand të Muzinës për ta nxjerrë nga ana tjetër në brigjet me diell dhe përfundimisht për ndërtimin e urës mbi dy brigje për të krijuar linjen Sarandë Korfuz në kohrat e zymta të një bote të mbyllur. Nëpërmjet shtjellimit mjeshtëror të këtij triptiku autori ka arritur të zbulojë forcën dhe dobësitë e njeriut. Personazhi kryesor Petro Protomastora është një i përhënur.

Sëmundja e tij fsheh një farë shtrëmbërimi dhe tronditje të forcës fizike dhe fantazisë. Kështu në përplasjen e koshiencës me subkoshiencën del e fituar subkoshienca.n Krijohet tek ai një dyzim i personalitetit. Njëri personalitet që drejtohet vetëm nga instiktet, nga subkoshienca, pra një karakter të ndryshëm nga ai i personalitetit të dytë që drejtohet nga koshienca e cila herë pas here shfaqet e dobët.Ditën Petroja jeton realitetin brenda mundësive që i jep koshienca e shtrëmbëruar dhe e dobësuar. Nata për të është e mbushur me veprimtari mendore por herë herë dhe fizike në fantazimet e tij, në vegimet dhe ëndrrat të cilat përbëjnë botën e vecantë që e lidh me botën e përtej varrit dhe me botën reale. Nëpërmjet Protomastoras një gjetje mjaft e goditur romaneske ku mbështetet shtjellimi, krijon tri botë: botën e brendshme të të përhënurit, botën e përtej varrit dhe botën reale.Të tri botët komunikojnë lirshëm pa kufijë midis tyre.

Lidhjen e bën Petroja si endacak, si vegimtar dhe ëndërrimtar i natës. Në gjumë ai shndrohet kryemjeshtër, arkitekt, udhëton pa caqe, i tregon lexuesit vende, male, pyje, lumenj, detin, florën dhe faunën.Në vegimet e natës, ky njëri që ka kryer studime të larta dhe flet me një gjuhë të pasur dhe që ka detyruar shkrimtarin të përdorë një gjuhë shumë të pasur greke për admirim, harton projekte dhe për t’ i realizuar, dialogon me të njohurit e tij të gjallë e të vdekur. Herë e ndjen veten Sizif të kohëve moderne dhe herë Promete. Ëndrrat e tij tregojnë mite, heronj të lashtësisë antike greke,por dhe ngjarje të luftës për çlirim, qëndrimin e patundur, bindjet e bashkëfshatarëve të tij në gjyqet e shumta që nuk i shqiten nga mëndja. Ditën Petro Protomastora e kalon thuajse pa ndonjë veprimtari të vecantë. Duke ecur me vështrimin nga qielli flet me vete rrugëve, pëshpërit për projektet hartuar në vegimet e tij dhe banorët e qytetit bregdetar janë të informuar për përpjekjet që bën për të zhvendosur kalanë e mirënjohur të Gjirokastrës nga errësira në dritën e luginës dhe nëpërmjet një tuneli të madh ta çojë pranë detit. Në mënyrë të vazhdueshme u thotë të njohurve dhe lajmi është bërë i njohur se arkitekti do të ndërtojë urën e madhe mbi det Sarandë-Korfuz, për të lidhur dy brigje. Petro Protomastora është i pranishëm,gjithnjë në ëndrrat dhe vegimet,në cdo ngjarje,krijon dhe rrëfen mite,por dhe të vërteta të hidhura për dekada të tëra.

Ndjehet perandor në sallën perandorake të kalasë imagjinare dhe jep këshilla, bisedon me të vdekurit,me hijet dhe fantazmat. Niko Kacalidha, duke zhbiruar botën e bfrendshme të personazhit të tij, na njeh me humnerën e errët të subjektivizmit, kërkon në skutat e subkoshiencës së personazhit, në instiket,fluturimet fantastike,në ëndrrat dhe vegimet psiqike. Petro Protomastora rrëfen,  flet për njerëz e ngjarje, art, kulturë, arkeologji, shkencë dhe vet pas vdekjes u kthye për banorët e qytetit bregdetar në një mit.Shpirti i tij shetit në qytet,ndjek transformimet pas viteve ‘90 me vërejtjet për realitetin e sotëm. Elementi kohë trajtohet si një vijë e drejtë me një fillim dhe shtrirje në pafundësi pa u segmentuar në fragmentaritetin e saj. Segmentet e përcaktuara,për efekt studimi si lashtësia,e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja, pa caqe, si në një labirint, nuk e pengojnë rrjedhën e kohës.Ato janë caktuar për t’ i trajtuar ngjarjet në kufijtë kohorë dhe në enklavat e tyre. Niko Kacalidha synon të sigurojë jetëgjatësi në atë që është e castit, për të përjetësuar të tanishmen historike. Nga sa më sipër theksojmë se romani ‘Endacaku i natës’ është kristalizim i çastit,është ura midis të shkuarës dhe të ardhmes, midis përvojës vetjake dhe asaj të përgjithshme.Gjuha është një model se si e përdor autori fjalorin e pasur të gjuhës greke me nivel të lartë gjuhësor dhe stilistik në këtë vepër të cilën do ta quaja me bindje, një nga romanet më të bukurat të letërsisë së sotme greke.

Të 39 kapitujt, janë modele proze dhe besoj se kritika letrare do të rikthehet e do të angazhohet për studime gjuhësore, stilistike dhe estetike. ‘Endacaku i natës’ është si një encklopedi moderne ku njihesh me mitologjinë, letërsinë antike greke, krijimtarinë popullore, këngët, vallet, doket, zakonet e dasmës dhe të vdekjes, veshjet karakteristike popullore, me kollosët e letërsisë botërore, Servantesin, Shekspirin, Dostojevskin, me truallin, gjeografinë dhe historinë e Epirit, shkencën e ndëtimeve etj. Vihen në kontrast historia e ndritur e kombit me realitetin mbytës, të padurueshëm,me mungesën e lirisë dhe të drejtave,që të dëshpëron, të detyron të humbasësh dinjitetin dhe krenarinë kombëtare.

Nëpërmjet simbolit, alegorisë, humorit popullor, sarkazmës, groteskut, me mjeshtëri dhe finesë artistike fshikullohet diktatura dhe lufta e klasave si ligj bazë i saj. Romani dallohet për fjalor të pasur me shprehje popullore,fjalë të urta karakteristike të Epirit të lidhura bukur me të folurit dhe shprehjet e Petro Protomastorës dhe të miqve të tij,të gjallë e të vdekur gërshëtuar me një gjuhë letrare të nivelit të lartë. Çdo personazh natyrshëm përdor fjalorin e tij, i cili përcakton formimin kulturor të secilit me fjalë të dramës,të tragjedisë,komedisë dhe shkencës sipas skenave të veçanta, tragjike, dramatike, komike, shkencore pa e vështirësuar lexuesin. Në fillim të romanit si kredo gjejmë fjalët e Dostojevskit ‘Do t’ ju them një të fshehtë: të gjitha ato mbase nuk kanë qenë fare ëndërr! Sepse këtu ka ndodhur diçka, diçka me vërtetësi kaq të lemerishme, që nuk do të mundja ta shifja në ëndërr’.  Romani ka pë për bazë një realitet të caktuar. Mitet janë mite, trillimi dhe fantazia krijuese janë të pranishme, por historisë dhe realitetit nuk mund t’ u fshihemi dhe as t’ i fshehim. Me siguri ‘Endacaku i natës’ shënon një sukses të ri për poetin dhe prozatorin Niko Kacalidha dhe për krejt letërsinë e sotme greke.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...