Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/08

Shpërthen aktori: Do iki nga ky vend, ku personazh cilësohet idioti dhe vlerësohet Tik Tok-u

 


Shpërthen aktori: Do iki nga ky vend, ku personazh cilësohet idioti

Aktor, prezantues, humorist dhe dublues shqiptar. Ervin Bejleri prej më shumë se një dekade është pjesë e ekranit. Ervini filloi t’i jepte formë pasionit të tij që në gjimnaz dhe që atëherë është mes ekranit dhe teatrit.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites”, me moderatoren Brikena Prifti, aktori ka rrëfyer hapat e parë të karrierës dhe se si ka ndryshuar gjatë viteve.

Bejleri: E ndiej që zhvillohem dita ditës. Unë e konsideroj punën pikën më të fortë. Disiplina është pjesë e punës, por nganjëherë edhe e anashkalojmë pak disiplinën. Nuk lë pas dore punën, përveç talentit që mund të kesh. Një aktor i beson talentit të tij, por varet sa kënaqet me talentin e tij. E rëndësishme është të shikosh lart dhe duhet të punosh shumë. Të vazhdosh të kërkosh gjithnjë e më shumë te vetja dhe mos kënaqesh kurrë, kjo ëshë punë.

Bejleri tregon se ka qenë i turpshëm në gjimnaz. Por pavarësisht kësaj u ngjit në skenë dhe mori duartrokitjet e para nga publiku.

Bejleri: Në vitet ’93 kur kam bërë unë gjimnazin bëheshin këto festivalet e teatrotve për gjimnazistë. Ka ardhur aktorja e ndjerë Besa Imami e cila vendosi një pjesë teatrale ‘Vajza dhe vdekja’. E dramatizoi, ishte një poezi. Unë do luaja mbretin e keq. Aty për herë të parë mora duartrokitjet e një publiku që nuk ishin miqtë e mi dhe nuk më njihnin.

Rrugëtimin e cilëson të vështirë, sidomos në Shqipëri ku thotë se meritoktracia ka vdekur.

Bejleri: Unë e konsideroj veten me fat që kam pasur punë. Por është e vështirë, sepse teatri ose arti i kinematografisë, arti dramatik nuk të krijojnë lehtësinë të jetosh një jetë normale financiarisht. Je i detyruar të kalosh në TV, i cili të bën më të njohur, të paguan më shumë, por ndjesinë shpirtërore që të jep teatri, fatkeqësisht nuk ta jep. Jo vetëm unë, por shumica e kolegëve të mi përfundojnë në televizion.

Aktori rrëfen se ka menduar që të largohet nga Shqipëria për shkak se jetesa me këtë prfofesion është e vështirë në vendin tonë.

Bejleri: Kam menduar dhe mendoj  të iki sepse e shoh një formë të pashpresë të jetuarit mirë me këtë profesion në Shqipëri. Në një vend si Shqipëria ku vlerësohet Tik Toku, Reels-at, idiotizmi momental i disa personazheve që dalin dhe kanë pas vetes po disa idiotë të tjerë. Fatkeqësia është që shumë TV i shkojnë prap kësaj turme, ndërkohë që misioni i tyre është t’i edukojnë. Morali çon përpara shoqërinë, familjen.

Aktori dhe regjisori hollivudian Louis Mandylor planifikon një film për luftën në Kosovë

 


Aktori dhe regjisori hollivudian planifikon një film për luftën

Louis Mandylor, aktori dhe regjisori i njohur për filmat si “My Big Fat Greek Weeding”dhe disa filma të tjerë mjaft të njohur në industrinë e “Hollywood”, Louis Mandylor po planifikon të krijojë një film me temë për luftën në Kosovë.

Gazeta online Reporteri.net zbulon se aktori dhe regjisori me prejardhje nga Australia, bashkë me ekipin e tij, gjatë ditëve në vijim do të qëndrojnë në Kosovë për të nisur punën rreth këtij filmi, që për tematikë do të ketë luftën e viteve ‘98-‘99.

Pjesë e kastit të filmit, mendohet të jetë edhe aktori i njohur britanik për rolin ikonik të Boyka’s, Scott Adkins. Ky nuk është filmi i parë me histori shqiptare për Mandylor. Australiani në vitin 2019 luajti në filmin “The Brave”, që në qendër të tij kishte Lazaratin.

Krahas tij, në këtë film hollivudian për bandat e drogës në Shqipëri, luajtën edhe disa aktorë shqiptarë. Por tashmë ai nuk do të vijë si aktor me rol kryesor, por si regjisor i filmit. Buxheti për realizimin e këtij filmi parashihet të jetë miliona dollarësh.

“Ky roman nuk bën, duhet shkatërruar”, djemtë e Gabriel Garcia Marquez publikojnë veprën e papërfunduar të babait të tyre

 

“Ky roman nuk bën, duhet shkatërruar”, djemtë e

Romani i fundit i Gabriel Garcia Marquez, “Kujtim kurvash të trishta” (origjinali: Memoria de mis putas tristes; ose: Memories of My Melancholy Whores), u publikua 20 vite më parë, por trashëgimia e autorit kolumbian nuk përfundoi aty.

Pas vdekjes së tij në vitin 2014, një vepër e papërfunduar – e përbërë nga 5 drafte mbi të cilat autori që fitoi çmimin Nobel në letërsi, ishte duke punuar në vitet e fundit të jetës së tij, mbetën në arkivën e tij personale në Universitetin e Teksasit.

Të mërkurën, ditën që Garcia Marquez do të bënte 97 vjeç, romani tashmë i përfunduar “Shihemi në gusht” (origjinali: En agosto nos vemos) u publikua nga djemtë e autorit, Rodrigo dhe Gonzalo Garcia.

Por ashtu siç dyshja e pranon në preambulën e librit, Marquez nuk donte që vepra e tij të publikohej. “Ky libër nuk funksionon,” kujtojnë fëmijët t`u thoshte i ati tyre para vdekjes. “Duhet shkatërruar”.

Pas shqyrtimit të dorëshkrimeve, familja e tij ishte e vendosur se ky libër përmbante thelbin e shkrimtarit që ka mahnitur kaq shumë lexues për dekada me radhë anë e mbanë botës. Në libër, djemtë e Marquez pranojnë se botimi i tij ishte një “akt tradhtie”. Por Gonzalo tha nëë një konferencë për shtyp të martën se asgjë nuk është shtuar përtej asaj që ishte e përfshirë në dorëshkrimet e ndryshme të romanit të lënë nga babai i tij.

“Romani ishte paksa i shpërndarë dhe i hallakatur, por ishte i kompletuar” tha ai, ndërsa vëllezërit prezantuan librin në Institutin Cervantes në Madrid.

“Mund të mos jetë po aq i mirë sa librat e ti më të mëdhenj,” shton Rodrigo: “Por, siç e themi dhe në prolog, padyshim përmban shumë nga karakteristikat e tij të jashtëzakonshme: prozë e bukur, njohuri për qenien njerëzore, fuqinë e përshkrimit”.

Garcia Marquez punoi për romanin për vite me radhë deri sa filloi të vuante nga demenca. Humbja e kujtesës së autorit kolumbian dëmtuan vetëbesimin që kishte në punën e tij, thonë djemtë.

“Ai kurrë nuk mbajti libra të pabotuar,” thotë Rodrigo. “Çdo libër të cilin ai nuk e mbaroi dhe me të cilin nuk ishte i kënaqur u shkatërrua. Kështu, fakti që ai nuk shkatërroi këtë libër të tij, mendoj se gjithashtu ishte shenjë që i pëlqente. Gabo (siç njihej me përkëdheli Garcia Marquez) kur kishte mendjen e shëndoshë, ose do përfundonte librin ose do e shkatërronte atë, prandaj themi që sëmundja bëri të vetën”.

I vendosur në një vend të paidentifikuar të Karaibeve, “En Agosto nos vemos” flet për protagonisten Ana Magdalena Bach, ndërsa ajo bën një udhëtim vjetor në ishullin ku ishte varrosur nëna e saj. Çdo vit, ndërsa ndodhet atje, ajo “çdo natë merr nga një të dashur të ri), sipas një përmbledhjeje nga botuesi Penguin House, që e përshkruan romanin si një “meditim të thellë mbi lirinë, keqardhjen, vetë-transformimin dhe misteret e dashurisë”.

Djemtë e García Márquez kanë konfirmuar se nuk ka asnjë roman tjetër të papërfunduar në ruajtje. “E gjithë puna e Gabos është tani në dispozicion të lexuesve të tij,” tha Gonzalo.

Video virale e sherrit, avokati: Princ Leka duhej arrestuar, hileja që po fsheh

 

Video virale e sherrit, avokati: Princ Leka duhej arrestuar, hileja që po

Princ Leka dhe Elia Zaharia

Telenovela e dhunës brenda oborrit mbretëror vazhdon. Princi Leka dhe Elia morën dje në gjykatë të dy urdhër mbrojtje për të qëndruar larg njëri tjetrit.

Por çfarë fshihet pas kësaj historie dhe a do të ishte treguar kaq e butë drejtësia nëse do të ishte një qytetar i thjeshtë në këto rrethana? Avokati i njohur Gylsen Zhllima në një intevsitë për “5Pyetjet.al” shprehet se edhe Princi, ashtu si të gjithë të tjerët duhet të ishte arrestuar.

“Po të ishte një qytetar i thjeshtë do të ishte futur jo në birucë, por në burg, në sekonda, policët do i bënin moral. Policia jonë në këto raste të merr dhe të vendos në birucë.

Në këtë rast është përdorur një mekanizëm tjetër që është i padrejtë. Imagjino një të paraburgosur tjetër për dhunë në familje, të shikojë subjektin X, i cili nuk merret zvarrë nga policia!!!

Kjo është një pabarazi. Si ka mundësi të marrësh zvarrë një qytetar të thjeshtë dhe ti nuk merr subjektin që edhe ka filmuar edhe ka prova që të japin dyshim të arsyeshëm dhe nuk e çon në paraburgim që është dhuna në familje.

Gjithmonë prezumimi i pafajësisë, por nuk mund të përdorim dy standarde. Këtu është një diferencë shumë e madhe. Unë dhe ju të ishim do të na çonin në birucë dhe do të na bënin moral” tha ai.

Përplasja në familjen mbretërore shqiptare ka marrë vëmendje edhe në mediat e huaja, sidomos ato britanike. Tabloidi “Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim të gjatë dhe të plotë mbi atë që ka ndodhur. Media e njohur britanike shkruan se princi i kurorës së Shqipërisë, Leka pretendon se ish-gruaja, Princesha Elia dhe babai i saj, 73 vjeç, e sulmuan atë me “sende te forta”.

Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar dhune në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili dyshohet u përfshi në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, 73 vjeç. Kjo vjen 2 muaj pasi çifti, i cili ka një vajzë 3-vjeçare, Princeshën Geraldine, njoftoi fundin e martesës së tyre, duke thënë se bashkimi kishte “humbur funksionin e tij”.

Presidenti i Republikës,, Gjenerali Bajram Begaj takohet me Gjeneral Cavolin në Komandën e NATO-s, në fokus siguria e Ballkanit Perëndimor!

 

Begaj takohet me Gjeneral Cavolin në Komandën e NATO-s, në fokus

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të premte një vizitë në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, ku pati një takim kokë më kokë me Komandantin Suprem, Gjeneral Cavoli.

Fokusi i bisedimeve Begaj-Cavoli ishte siguria globale, siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, roli i Shqipërisë si kontributor në paqen, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit, si edhe fuqizimi i kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe kontributi i drejtpërdrejtë në NATO.

Sot situata e sigurisë është përkeqësuar dhe konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe agresioni brutal rus kundër Ukrainës kanë tendencën të përhapen edhe në rajone të tjera. Situata në Ballkanin Perëndimor vijon të jetë e brishtë gjë që na rikujton sesa mund e përpjekje duhet që të mbrohen jo vetëm parimet demokratike, por edhe paqja e siguria e vendeve tona”, u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj e siguroi Gjeneral Cavolin se “Shqipëria do të jetë gjithmonë aty, ku NATO ka nevojë, sikundër e ka dëshmuar me prezencën e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s në Afganistan, KFOR (Kosovë), Letoni, Bullgari, Irak.

Nga ana tjetër, Presidenti Begaj vlerësoi në vecanti investimin që NATO bëri në Bazën Ajrore të Kuçovës, që u inagurua vetëm 4 ditë më parë theksoi se “Shqipëria ofron dhe mirëpret angazhimin dhe investimin e NATO-s për të shmdrruar portin e Porto Romanos në një bazë detare të saj.

"Nata është e jona"/ Gratë protestë para Kryeministrisë

 

"Nata është e jona"/ Gratë protestë para

Gratë protestë para Kryeministrisë

Si rrallë herë në Tiranë, 8 Marsi është shënuar edhe me protesta, përveç festave dhe evenimenteve të ndryshme për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Një grup aktivistesh kanë marshuar mbrëmjen e sotome nga Qyteti Studenti drejt Kryeministrisë duke kënduar dhe me parrulla për respektimin e të drejtave të grave.

Në këtë protestë nuk kanë munguar as simbolet e komunitetit LGBTQ+.

Protesta ka kulmuar me ndalimin e aktivistëve para godinës së Kryeministrisë, ku në shenjë proteste kanë djegur në zjarr brenda një tenxhereje reçipetat.

Si nisi Dita Ndërkombëtare e Gruas?

Dita Ndërkombëtare e Gruas u rrit nga lëvizja e punës. Kjo ditë i ka fillesat në vitin 1908, kur 15 000 gra marshuan nëpër qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtra pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës.

Një vit më vonë, Partia Socialiste e Amerikës shpalli Ditën e parë Kombëtare të Gruas. Ideja për ta bërë atë një ngjarje ndërkombëtare erdhi nga Clara Zetkin, një aktiviste komuniste dhe avokate për të drejtat e grave. Në vitin 1910, ajo e ngriti atë në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë. Sugjerimi i aktivistes u mbështet nga 100 gra nga 17 vende që ishin në konfederatë.

Dita e parë Ndërkombëtare e Gruas u festua në vitin 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Kombet e Bashkuara filluan shënimin e ngjarjes në vitin 1975. Tema e parë e miratuar nga OKB-ja (në vitin 1996) ishte “Festimi i së kaluarës, planifikimi për të ardhmen”.

Pse festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas më 8 Mars?


Ideja origjinale e aktivistes Zetkin për një festë ndërkombëtare nuk ishte e lidhur me një ditë të caktuar. Data e 8 Marsit u zgjodh pasi gratë ruse kërkuan bukë dhe paqe gjatë një greve të kohës së luftës në 1917. 4 ditë pas grevës, cari u detyrua të abdikonte dhe qeveria e përkohshme u dha grave të drejtën e votës. Sipas kalendarit Julian, i cili atëherë përdorej në Rusi, greva e grave filloi më 23 Shkurt. Në kalendarin Gregorian të përdorur në pjesën më të madhe të botës, kjo datë është 8 Marsi.

Si festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas në mbarë botën?

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një festë kombëtare në shumë vende. Në Kinë, shumë grave u jepet një gjysmë dite pushimi nga puna, siç këshillohet nga Këshilli i Shtetit. Mijëra ngjarje zhvillohen në mbarë botën, duke përfshirë marshime, biseda, koncerte, ekspozita dhe debate.

Në Itali, quhet “Festa della Donna”, dhe lulet e mimozës janë një dhuratë popullore. Shitjet e luleve në Rusi zakonisht dyfishohen rreth Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në SHBA, marsi është muaji i historisë së grave. Një shpallje presidenciale e lëshuar çdo vit nderon arritjet e grave amerikane. Gjithashtu edhe në Shqipëri, 8 Marsi festohet në të gjithë vendin, ku simboli mbeten padyshim lulet dhe në këtë ditë zhvillohen mjaft evente në nder të grave.

Ish-deputeti ngre dyshimet: Princ Leka s’mund ta nxirrte kurrë atë video, ka kaluar 15 vite me Eli

 

Ish-deputeti ngre dyshimet: Princ Leka s’mund ta nxirrte kurrë

Ish-kreu i Lëvizjes së Legalitetit dhe ish-deputeti, Ekrem Spahia i afërm me familjen mbretërore tha se Princ Leka nuk do ta publikonte kurrë videon e përplasjes me Elia Zaharinë.

Spahia tha se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë pasi ka kaluar 15 vite të mira me Elian.

“Videoja ku është dërguar nga Princ Leka në rajonin numër 1, personit kompetent që i ka dërguar edhe shkresën edhe USB duke i thënë të ruhet anonimati. Këtë USB origjinalin e ka pasur princi dhe kopjen ia ka dorëzuar personit kompetent në komisariat. Madje u ka kërkuar të ruhet si provë. Kush e nxori këtë video. Ne kemi shumë pretendime. Një mangësi e dukshme e organe ligjzbatuese. A mund të imagjinohet që princi të nxjerrë një imazh të tillë. Ajo është bashkëshortja, ka kaluar 15 vite të mira, nuk mund të zhbëhen.”-u shpreh Spahia.

Pas asaj situate e sidomos pas publikimit të videove, Spahia tha se Princ Leka është i traumatizuar.

“Duhet ta shihni që vazhdon dhuna edhe përtej ambienteve të brendshme të shtëpisë. Deri në rrugë. Kur të hapen kamerat do duket qartë se kush është dhunuesi. Nga ajo ditë jam takuar disa herë me Princin, edhe sot kemi pirë një kafe. Ai është i traumatizuar, sepse po më tregonte dhe në ambient për goditjet që ka pësuar. Ai ka plagë. Ai përsëri vazhdon të jetë në statusin e tij dhe në mirësinë e tij dhe ai mund ta tërheqë edhe padinë sa i përket dhunës”.-tha ish-deputeti. 

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...