Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/19

Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori bRUQI , për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i një enciklopedie të mendimit shqiptar

 

Prof.dr. Eshref Ymeri : Një enciklopedi e mendimit shqiptar



Prof.dr. Eshref Ymeri



Një enciklopedi e mendimit shqiptar




Libri më i fundit, me titull "Triumfi shqiptar", i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Bruqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.

Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”, është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka “yshtur” po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf.

Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual.

Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin e vlerave krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun.

Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i një enciklopedie të mendimit shqiptar.



Santa Barbara, Kaliforni


19 qershor 2010

Një portretizim i jashtëzakonshëm për mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogun.

 Konica: “Ju tregoj për Mbretin Zog”

Një portretizim i jashtëzakonshëm për mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogun.

Dhe një model emancipues i qendrimit të nëpunësit ndaj shtetit të tij

Nga Faik Konica

Asnjëherë Zogu nuk ka qenë një sundimtar me të cilin mund të merreshe vesh, por në vitet e fundit ai ishte bërë i padurueshëm. Nga natyra ai kishte disa cilësi të shquara dhe në fillim kishte zotësinë t'i maskonte të metat që i kishte më të shumta, derisa një ditë suksesi në rritje e shtyu të hiqte maskën dhe doli siç ishte: një barbar i paqëndrueshëm dhe bukëshkalë. Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë, edhe studiuesin e psikologjisë. Disa herë më kanë kërkuar të shkruaj një libër të shkurtër për këtë personazh kureshtar. Kam qenë në mëdyshje për shumë kohë, kryesisht sepse jam zënë prej disa vjetësh me planin për një histori të Shqipërisë, të mbështetur në kërkime të mundimshme, që përfshijnë studimin e dorëshkrimeve të pabotuara në bibliotekat e Evropës. Megjithatë, në çastet e çlodhjes, duke shfletuar faqet e ndonjë autori të kohës së Elizabetës siç bëj herë pas here, më duket se kam parë ndonjë fanepsje të Zogut në pjesën e Shekspirit për mbretin Xhon dhe Dogberrin ose në veprat e Marlout për Mortimenin e Ri dhe Çifutin e Maltës. Shkurt, Zogu që nuk më ka interesuar asnjëherë si sundimtar, më në fund më preku fantazinë si subjekt anatomie. Zaret u hodhën. E ndieja se duhej të shkruaja diçka për të. Ndoshta lexuesi do të ketë mirësinë të mendojë se unë i hyj tani kritikës, sepse Zogu ra poshtë. Njeriu disa herë ka të drejtë të mendojë në këtë mënyrë, por ky mendim i veçantë këtë radhë është tërësisht i gabuar. Unë e kam kritikuar Zogun kur ishte në fuqi, e kam bërë këtë pa pushim që nga viti 1922 deri më 1939, në fjalime të hapura dhe në shkrime të firmuara, madje edhe kur kam qenë ministri i tij, aq shumë sa kam pritur çdo ditë të më shkarkonte dhe njerëzit çuditeshin përse më kursente. Sa për ilustrim, po jap pak fakte më poshtë. Më 21 shkurt 1931 Zogu për një fije shpëtoi nga vrasja në Vjenë. Nuk do t'i mërzis lexuesit dhe veten time me saktësi statistikore. Ata që kanë kujtesë të mirë mund t'i mbajnë mend titujt e shtypit me shkronja të mëdha në faqen e parë. Unë shpreha mosmiratimin tim për këtë atentat të ulët, ndonëse ai ishte frymëzuar nga një atdhetari e gabuar. Kur u hap gjyqi, mbrojtja nxori disa copa nga shkrimet e mia, që tregonin se Zogu nuk ishte gjë tjetër, veçse një despot injorant e bosh. Thuhet se të shkëputura kështu nga konteksti i tyre i përgjithshëm, që kishte për qëllim një kritikë konstruktive për t'i kthyer veprimet dhe synimet e Zogut në një drejtim më të mirë, këto citime kanë ndihmuar që të akuzuarve t'u jepej një dënim fare i lehtë. Më 1938 tri motrat tërheqëse dhe shpirtmira të Zogut bënë një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Unë bëra çmos që t'u shërbeja si udhërrëfyes, filozof e mik i tyre. Para se ato të iknin, Abdurrahman Saliu shtatëdhjetëvjeçar, një pasues i trashëgueshëm i Derës së Zogut, i cili shoqëronte princeshat, më shprehu mirënjohjen për përkushtimin tim. Ai më tha se edhe vetë mbreti nuk do t'u kishte shërbyer më me devotshmëri për të mirën e motrave të veta. Plaku besnik pastaj m'u lut t'i jepja, në rast se kisha dëshirë, ndonjë mesazh me gojë për mbretin. "A më premton se do t'ia thuash mesazhin pa asnjë ndryshim?" - e pyeta. Plaku më dha fjalën. "Atëherë, - i thashë, - thuaji mbretit se sado që janë të drejta kritikat e mia për regjimin e tij, unë do t'i kufizoj ato brenda qarqeve shqiptare, kurse jashtë këtyre qarqeve unë do ta mbroj regjimin me gjithë aftësitë e mia. Unë do të vazhdoj t'i shërbej mbretit me besnikëri dhe pa u grindur, sepse unë jam përfaqësues i tij dhe sepse ai është Kryetari i Shtetit Shqiptar. Por personalisht unë kam përbuzjen më të thellë për karakterin e tij". Abdurrahman Saliu u trondit. "Vërtet dëshiron që t'ia them të gjitha këto?" - më pyeti. "Ti më dhe fjalën se do t'ia thuash", - iu përgjigja dhe ai pranoi me fjalë të qeta: "Dot a mbaj premtimin. Por, - shtoi plaku pas një pushimi, - a ke kundërshtim të më thuash mua pse ke një mendim kaq të keq për Mbretin?" Unë iu përgjigja menjëherë: "Me kënaqësi. E përbuz mbretin për këto arsye: e kam vëzhguar që kur ka qenë tetëmbëdhjetë vjeç dhe asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë. Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e besës. Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie. Është i pandershëm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kulturë, prejardhje, pasuri, çfarëdo aftësie në ndonjë fushë ose qoftë edhe patriotizëm të pagdhendur, por të ndershëm. Ai i injoron gjërat themelore dhe u jep një rëndësi groteske çikërrimave. Shqipëria kurdoherë ka qenë njohur si një komb me njëfarë dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farse muzikore të pavlerë". Natyrisht, artikujt e mi me nënshkrim nuk kanë qenë kaq të hapur sa fjalët që i thashë plakut të mirë Abdurrahman. Ata janë botuar herë pas here në "Dielli", që është gazeta më me reputacion dhe e shkruar më mirë në gjuhën shqipe, botohet në Boston, Mesaçusets që nga viti 1909. Sa herë "Dielli" vinte në Shqipëri dhe numri përmbante diçka me nënshkrimin tim, njerëzit rriheshin për të marrë një kopje. Kur policia e konfiskonte një numër të veçantë, siç ndodhte shpesh, një kopje e futur kontrabandë mund të shitej deri njëzet franga ari (që janë baraz me shtatë dollarë me kursin e shkëmbimit të sotëm), gjë që është një provë bindëse e interesit për të, po të mbajmë parasysh se paratë në dorë janë mjaft të pakta në Shqipëri. Në numrin e "Diellit" të 22 gushtit 1938 unë kisha botuar një artikull me nënshkrim, që merrej me format e ndryshme të qeverimit. Ai mbaronte me këto fjalë (të përkthyera): "Monarkia ka në Shqipëri dy tipa armiqsh: ata që e lavdërojnë pa masë dhe pa vend, si dhe ata që e bëjnë qesharake me festime të tepruara. Nëse na pëlqen monarkia, le të përpiqemi t'i japim seriozitet e dinjitet duke hequr dorë nga karnavalet". Është e tepërt të shtoj se i vetmi person ndërgjegjës për ato karnavale ishte vetë Zogu. Në të vërtetë, i gjithë regjimi i Zogut nuk ishte gjë tjetër veçse një karnaval i gjatë me një fund tragjik.“Thuaji mbretit se sado që janë të drejta kritikat e mia për regjimin e tij, unë do t'i kufizoj ato brenda qarqeve shqiptare, kurse jashtë këtyre qarqeve unë do ta mbroj regjimin me gjithë aftësitë e mia. Unë do të vazhdoj t'i shërbej mbretit me besnikëri dhe pa u grindur, sepse unë jam përfaqësues i tij dhe sepse ai është Kryetari i Shtetit Shqiptar. Por personalisht unë kam përbuzjen më të thellë për karakterin e tij". Mbreti Zog “i urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kulturë, prejardhje, pasuri, çfarëdo aftësie në ndonjë fushë ose qoftë edhe patriotizëm të pagdhendur, por të ndershëm. Ai i injoron gjërat themelore dhe u jep një rëndësi groteske çikërrimave. Shqipëria kurdoherë ka qenë njohur si një komb me njëfarë dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farse muzikore të pavlerë". "Monarkia ka në Shqipëri dy tipa armiqsh: ata që e lavdërojnë pa masë dhe pa vend, si dhe ata që e bëjnë qesharake me festime të tepruara. Nëse na pëlqen monarkia, le të përpiqemi t'i japim seriozitet e dinjitet duke hequr dorë nga karnavalet".

Kur shkruanim për Albin Kurtin , gjatë okupimit jugosllavë !

 

ALBIN KURTI - SINONIM I VETËVENDOSJES

- Me rastin e 32 vjetorit të lindjes -

”Këtu ti duke hyrë dafinat lëri jashtë, mjerimi që na pllakosi, Horac ta qajmë bashkë”. Pjer Korneji

Nga Beqir ELSHANI

Lëvizja Vetëvendosje që me mjete paqësore, me banderola thyen prangat e varësisë politike dhe ekonomike të Kosovës shkon drejt lirisë dhe pavarësisë. Prandaj një pushtet që mohon vetëvendosjen, do të thotë se mungon liria dhe demokracia në popull. Ishte populli shqiptar që e përqafoi Lëvizjen Vetëvendosje, pa ndërhyrjen a armiqve të rrezikshëm për pavarësinë e Kosovës. Një i burgosur kroat, Marko Veselica, në burgun e Lepoglaves së bashku me revolucionarin, Adem Demaçi, kishte thënë: "Po ta kishte një rini të tillë Kroacia që nga viti 1971 ne do ta kishim shtetin tonë kroat, të lirë e të pavarur, se ju keni një rini të mrekullueshme që nuk e ka çdo kush, të ngritur kombtarisht në një shkallë shumë të lartë. Dashtë zoti që ju shqiptarët të keni një udhëheqësi vërtetë popullore që do të dijë të orientojë dhe ta përdor drejtë këtë faktor, që është ndër më të mirit në Ballkan e Evropë." ("ZËRI I KOSOVËS" NR. 2/1996). Vlen të përmendet me respekt ky mesazh i intelektualit kroat që ia drejtonte popullit shqiptar, i cili një kohë të gjatë vuajti për një udhëheqësi të vërtetë popullore.

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u nis drejt çlirimit të Kosovës nga pushtuesi më i zi serb. Serbia ka marrë të gjitha trajtat e kobshme të fashizmit, dhe ato i ka zbatuar ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Fashizmi gjerman nuk ishte më i keq ndaj popujve të Ballkanit, sa ishte i keq fashizmi serb, ky i fundit ua kalon gjithë fashizmave në Evropë dhe në botë. Padyshim që Kosova ishte flamurtare e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë së qeverisur nga udba famëkeqe serbe. Kjo ngjarje le të jetë shembull në botë, se një shtet kolonialist i armatosur deri në dhëmbë që mundohet të zhduk popujt tjerë vetëm pse nuk i përkasin gjuhës dhe prejardhjes së pushtuesit, është e destinuar të vetëvritet.

Albin Kurti shkoi edhe më lart, duke parë shqiptarët dhe boshnjakët e masakruar nga fashizmi serb, kuptoi se forca e këtij përbindëshi të pangopur ishte diku në Moskë dhe Athinë, falë gabimeve strategjike të diplomacisë evropiane dhe ndërkombëtare, por edhe burokracisë së OKB-së, e cila në vend se të njoh pavarësinë e Kosovës, merret me rehabilitimin e Serbisë kriminale. Shumë para të qarqeve shoviniste po derdhen në drejtim të diplomacisë serbe, në mënyrë që Serbia ta rikolonizojë Kosovën. Po e përkujtoj se njëri nga filozofët e famshëm të Tibetit, Paskia Pandita, thotë: "S´mund t´i japësh flakë një pylli të madh po nuk të ndihmoi era”. Prandaj, kësaj radhe, le të na falin diplomatët evropianë dhe ndërkombëtarë, dhe ta pranojnë gabimin që me përkushtim e përkëdhelën pushtuesin tonë me emrin Serbi. Po kjo OKB, kohët e fundit, Serbisë, si protagoniste kriminale në Evropë dhe në botë, ia hoqi fajësinë për gjenocidin ndaj popullit boshnjak. Nuk ka dyshim se kjo përulje ndaj Serbisë kriminale po ndodh pikërisht për inat të popullit shqiptar, sa për ta lejuar përzierjen e saj në dëm të çështjes kombëtare shqiptare, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Tiranë. Ndërkohë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës po dënohen luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vend se në bankën e të akuzuarve për krime ndaj njerëzimit në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci dhe në Kosovë të dalin kriminelët serbë të drejtuar nga Beogradi, po akuzohen çlirimtarët. Prandaj duke dënuar çlirimtarët shqiptarë, Gjykata Ndërkombëtare po e dënon ndërhyrjen e forcave të NATO-s dhe OKB-së në Kosovë. Duke parë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në bankën e të akuzuarve për krime, kam parasysh se po e shoh kryengritësin zviceran, Vilhelm Telin, gjithashtu duke parë udhëheqësin Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kam parasysh se po dënohet oficeri francez, Alfred Drajfus. Dihet që Serbia llomotit fjalorin e llamarinave beogradase, kinse me pavarësinë e Kosovës po bëhet Shqiperia e Madhe. Ky blof serbosllav është bërë traditë e shovinizmit serb, me anën e së cilës bën shantazh sa për të mashtruar opinionin ndërkombëtar. Me këtë vërtetohet se Akademia e Arteve dhe Shkencave të Serbisë zbaton gënjeshtrën, prandaj publicistika e tyre merret me mashtrime dhe trillime në dëm të shqiptarëve.

Duket qartë, që Albini me kohë kundërshtoi negociatat para se Kosova të bëhet shtet sovran, dhe para se Serbia të kërkojë falje ndërkombëtare, por edhe të dënohet, ashtu siç u dënua Gjermania e madhe po aq edhe e fuqishme pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka më bukur se të bëhesh shtet, pastaj shko dhe bëj negociata gjithë ditën me Serbinë fqinje, që ka interesa të ndërsjella, do të thoshte populli i shumëvuajtur shqiptar. Ngjarja e pushtetarëve shqiptarë si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë më kujton dramën ”Horaci” të Pjer Kornejit, kur Sabina i drejtohet burrit: ”Këtu ti duke hyrë dafinat lëri jashtë, mjerimi që na pllakosi, Horac ta qajmë bashkë”. Prandaj, me të drejtë mund të shkruaj se Albin Kurti me simbolin e qëndresës, Adem Demaçin, nuk pranuan dafinën e Qeverisë së Kosovës, por qëndruan stoikë krah popullit shqiptar, që në mënyrë të tërthortë po e përjeton shtypjen dhe shfrytëzimin e egër serb. Kjo e fundit u pa me zbardhjen e agjenturës serbe, e cila me anën e policëve rumunë të Unmik-ut vrau dy dhe plagosi me dhjetëra protestues paqësorë, vetëm pse kërkonin Vetëvendosjen e popullit shqiptar. Sinonimi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kundërshtoi Rezolutën e OKB-së 1244, që Serbinë Fashiste lejon të veprojë si të dojë me Kosovën, që kishat e ndërtuara nga dora e shqiptarit të bëhen pronë e pakicës serbe, jo për qëllime fetare, por për qëllim të rikolononizimit diplomatik të Kosovës; kundërshtoi që populli shqiptar me 95% të quhet komunitet krahas me pakicën serbe dhe turke, aferim, dy pushtuesit më të urryer të popullit shqiptar, që e sakatuan Shqiperinë Etnike: e mbrapsën si në fushën e emancipimit, ashtu edhe në fushën ekonomike, në mënyrë që shqiptarët të jenë qiraxhinj në trojet e veta stërgjyshore, por edhe argat në qytetet serbe dhe greke. Albinin e luti Qeveria e Kosovës që krahas tyre të bëhet ministër me rrogë, por ai kundërshtoi, sepse VETËVENDOSJA e popullit shqiptar për të ardhmen e tij ka nevojë për djem dhe vajza si Albin Kurti trim dhe Adem Demaçi me përvojë të madhe revolucionare, po aq edhe të pakënaqësisë diplomatike ndaj çështjes shqiptare që kurdoherë ka nevojë për mbështetjen e ligjshme drejt lirisë dhe bashkimit kombëtar.

Fill pas theqafjes së kolonizatorit të rrezikshëm serb nga Kosova, albin Kurti u lirua prej burgut në zgafellen e Serbisë mesjetare, që me të drejtë quhen burgje shqiptare. Ishin kërkesat e pandërprera të popullit shqiptar dhe KËSHILLIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE E TË LIRIVE TË NJERIUT, që kërkuan lirimin e luftëtarëve të lirisë; Ukshin Hoti, Albin Kurti, Nait Hasani dhe shumë shqiptarë tjerë të burgosur. Qysh atëherë, kur trimoshët e Kosovës vendosën posterët për lirimin e Albin Kurtit nga burgu serb, disa ushtarë të KFOR-it i kishin hequr. Albini midis Serbisë i sfidoi armiqtë e të gjitha kategorive, prandaj patjetër me anën e vetëvendosjes në mënyrë demokratike do të zgjidhë fatin e Kosovës drejt çlirimit dhe pavarësisë. Fill pas kësaj udhëheqësia kundërshqiptare e Serbisë do të tronditet, dhe pas tyre do të vendoset një udhëheqësi e re demokratike, që do t’ia ketë lakmi gjithë populli shqiptar dhe pakica serbe.

Një politikë të ngjashme ka ndjekur edhe Jugosllavia titiste, e cila edhe pse bënte reforma, Adem Demaçi me bashkëveprimtarë tjerë të burgosur, vazhdonin të mbaheshin në burg. Prandaj, edhe sot, përkundër Pranverës Demokratike në Evropë, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdon të mbahet në burg, vetëm pse mbron vullnetin e popullit për vetëvendosjen e atdheut të tij. Nuk ka asnjë dilemë se burgosja e Albini me shokë do të thotë burgosje e mbarë popullit shqiptar. Nuk kam besuar se ligjet kundërshqiptare të Serbisë do të mund të prekin edhe në Kosovën nën administrimin e Unmik-ut. Duket se pasardhësit e diktatorit, Sllobodan Millosheviç, janë inatosur ndaj Lëvizjes Revolucionare Vetëvendosje, prandaj kërkojnë që biri i popullit shqiptar të burgoset dhe të dënohet.

Një kohë të gjatë Qeveria e Kosovës kishte pritur se ç’do të sjellë Plani e përfaqësuesit të OKB, Marti Ahtisarit. Planit i ndërmjetësuesit të OKB-së popullin shqiptar e “transformon” në komunitet krahas pakicave tjera joshqiptare, e transformon me një riprodhim të gjuhës kosovare, dhe atë sa për ta larguar nga gjuha e mëmëdheut shqiptar të djepit Ilirik. Fatkeqësia nuk ka të ndalur, sepse Kosova me 95% shqiptar jopushtues, por viktimë e pushtuesit serb, detyrohet të ndërrojë flamurin kombëtar për nder të pakicës ardhëse nga Serbia dhe nga Turqia pushtuese. Kur është fjala për flamujt, këtu gjërat ndryshojnë: derisa flamuri shqiptar është mbrojtës i trojeve shqiptare, flamuri serb dhe ai turk janë simbole të pushtuesit barbar, pushtues, të cilët një kohë të gjatë i kanë robëruar trojet shqiptare.

Udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje uroj Ditëlindjen dhe u trashëgoftë në Kosovën e lirë dhe të Bashkuar me Shqiperinë nënë, sepse jemi bijë të saj, kështu shkruajnë poetët e lavdishëm të Rilindjes Kombëtare! Ashtu si mbarë populli shqiptar kërkoj lirimin dhe kthimin e albinit në gjirin e nënës, sepse ajo e do më shumë se shumë!

Suedi, 24 Mars 2007


https://floart-press.blogspot.com/2007/03/albin-kurti-sinonim-i-vetvendosjes.html

Kur flas me At Gjergj Fishten...!

 

Lufta e brezave krijues eshte nje trashigimi e politikesse diktatures komuniste, nje fatkeqesi e re kombetare!

Lufta e brezave krijues, shkrimtarve, poetve apo gazetarve, kunder njeri tjetrit, eshte nje trashigimi e politikes se diktatures komuniste, nje fatkeqesi e re kombetare!

1-Te luftosh brezat e vjeter krijues` do te thote qe te mohosh atdheun, te mohosh origjinen, Faren e Fisin` deri dhe Eterit qe te kane lindur koken!

2-Te luftosh kunder brezave te ri Krijues do te thote ti hapesh varrin vehtes per se gjalli, te vrasesh kulturen e vendit tend, te shuhesh deri dhe vete me cdo gje qe ke!
Thene dhe shkruar nga une Llemadeo,
sot me daten 30 Mars 2007, Germany.

Brezat e shkrimtarve, poetve apo dhe gazetarve te ish regjimit komunist kane ndermarre nje lufte te hapur dhe te pa turpshme kunder gjeneratave te reja krijuese, lufte te te njejtes metode e qellim, sic luftuan kunder njerzve te mdhenje te kombit, sic bene kunder At Gjergj Fishtes e te tjere!

Perpara se te shkruaj ndonje fjale si pergjigje per qendrimet absurde te shtreses se shkrimtarve, poetve apo gazetarve qe punuan te qete gjate dekadave te regjimit komunist dhe biles moren dhe rroga te mira, vetem e vetem sepse i benin mirfilli propoganden atij regjimi, si gazetare, si shkrimtare apo deri dhe si poete... gjithnje perpara se te merrem me ata idhtare te regjimit..., po kthehem pak ne kohen kur ata me luften e tyre propogandistike, filluan fshirjen e kultures shqipetare, duke vrare e cvarrosur autoret dhe duke djegur veprat e njerzve te medhenje te kombit si At Gjergj Fishten e te tjere.

***
Ne shenje nderimi e kujtimi po kthehem tek me i madhi nder te medhenjte e kombit tone, tek At Gjergj Fishta.
Tek ai njeri te cilin, po keta shkrimtare, poete e gazetare te regjimit, me propoganden e tyre kunder tije, e bene regjimin qe ta cvarroste trupin e tije dhe e hodhen ne lumin e Kirit ne Shkoder.
Ata e bene ate gje duke shprehur me ate gjest makaber, urrejtjen e tyre kunder kultures e zakoneve shqipetare, kunder vlerave te Historise shqipetare, si dhe kunder atij burri te madh, At Gjergj Fishtes, i cili me veprat e tij, e mbrojti kulturen shqipetare dhe ua ndali hovin te gjitha padrejtesive te kohes, duke i bere qe te heqin dore nga politikat cfarosese ndaj kombit shqipetare.

***
Kur flas me At Gjergj Fishten...!

Une dua te flas sot me ty o Burri i Dheut, sic flasim ne shqipetaret neper kohrat e e veshtira, me njerzit e medhenje te kombit, deri edhe ne jeten e pertjeme..., ne ate jete ku ti aq here e pate pershkruar...!

Pa dil nje here o burre fisnik ne Logun e Zanave, ne hijen Lisit te vjeter dhe mi ndigjo keto derte te mija mergimtare!

Asnjeher ma e smeure se sot ska qene Shqiperia!
Mentalitete turkoshake, sllave, gerkofile e kane pushtuar njeriun shqipetare dhe eshte ngritur vellai kunder vellait per nje pllame toke me vra, sic bani Kaini kunder Abelit...!
Sisteme bijen e ngrihen, diktatore sunduan e shkuan, por smeundjet e servilizmave, thashethemeve, shpifjeve, intrigave, e kane pushtuar cdo njeri qe dicka ka marre si shkalle me te larte shkollimi, ku deri edhe kultura njerzore u ka humbe njerzve deri ne shkallen ma te fundit, dhe njeriu shkel deri dhe mbi moralin e vet, mbi orgjinen e vet e kulturen e historine e te parve!

"Uni" primitiv ua ka marre shpirtin shumices se cdo rangu qe nga politika dhe ne cdo fushe tjeter te kultures e te artit. Ashtu ajo shumice qe sundon deri dhe vetveten brutalisht, endet poshte e larte si kufome e gjalle e pa shpirt, pa dijte se kush eshte dhe cfare ben, pa dijte se nga vjen dhe ku shkon... por gjithnje me etjen e fitimit te pa drejte, turren kunder njeri tjetrit per ti marre cdo vlere, cdo arritje shoqit, deri edhe jeten, vetem qe te dalin ne krye vete, qofte edhe pa meritueshem!

E tash a thua se kam te drejte qe them se dua te flas me ty?!

...Eh, me i miri dhe me i madhi nder te medhenje` o At Gjergj Fishta!
Shpirti yt pushofte ne paqen e perjteshme o njeri i madh!
O shpirt i mrekullueshem qe me fjalen tende, me kenget e tua, i dhe zemer e jete, i dhe shpirt e force cdo shqipetari, ne kohet e veshtira!
Ti qe ne ato kohe kritike per ekzistencen tone kombetare, iu bere force ne shpirt, frymezim e guxim ne zemer cdo njeriu` per te rezistuar ne mbrojtejn e atdheut, ne ruajtjen e kultures tone dhe te zakoneve tona Iliro Shqipetare!

Ah`o bujar Fisnik qe kurre ste harroj, por ne shpirtin tim kenget e tua, fjalet e tua i kendoj me mijra here neper tingujt e Lahutes Shqipetare qe, ne kohen e gjyshit tim, duke te kujtuar ty me gjithe universalizmin tend madheshtore te krijimit, me te cilin ti iu bere Kombit Gurthemeli me i madh, per te ja ruajtur perjetesisht ekulibrin e ekzistences se perjetshme!

O me i miri Shqipetare i Pendes dhe i Mendimit!
O me i begateti Artist i gjithe plejadave Pellazgjiko-Iliro-shqipetare!
O me i pavdekshmi njerzor qe nder Hyjnite e qijve e gjete vendin tend te lire! Atje ku dhe vete Engjejt u ngriten ne kembe per te te bere vend ty. Atje lart ku ti vete Kerubimin e pave, e ai vete te mbajti ne krahe te tij aq here udhetimeve te tua neper udhet e Qiejve te shpirtit tend!

Me ka ndezur aq here nje mall i thelle qe te flas me ty o Burre i Dheut, o Ora e gjalle e perjetshme e Shqiptarise!
O ti qe iu bere dhe i qendrove si arma me e fuqishme ne shpirt` cdo shqipetari te vertete, ne betejat kunder armiqeve!
O ti qe i vure Vulen europiane te perjetshme Alfabetit te gjuhes tone Iliro-shqipetare, ne ate Kongres ne Manastir, ku shovinizmat e cdo kohe kishin sjelle arabisht e greqisht permbi gjuhen tone Hyjnore!
O Nderi dhe virtyti i shkeqlyer ne gjoksin e shkelqimtarve te Kombit tone!
Ti qe me zerin tend te shenjte i the botes se:
`Shume me heret se cdo gjuhe tjeter ne kete rruzull u fol shqip dhe shqip jehoje edhe zeri i Qiejve permbi trojet tona...`!

O ti ma i pari shqipetare` qe bota vemendjen prej teje e ktheje, e nder kreret ma te mire te zgjodhi. Ty qe Nderet e dyerve te Romes` Antare ne Akademine Saveriane te bashkuen dhe mendimi i shekullarve te kohes, Cmimin Nobel ty` nder ato zjarre te te dytes lufte botrore ta afruan...!

Por ah, mjere shqipetaret qe nje zi kombetare per gjysem shekulli i mbuloj, dhe deri vllaun me vella e ndau ai sistem gjakatar, ku dhe spiun femijen ne voter Atit ja bani...!
Ndersa pushka komuniste, nder gropa plehrash i groposi fisniket, e nderkohe duke mbushur dhjetra burgje e kampe interrnimesh me familjaret e tyre, te cilet vuajten per dekada me radhe duke lene jeten e femijeve te njome atyre interrnimeve, e pushtoj vendin nje pushtues i ri prej shqipetaresh prosllave!

Ah, ndersa ty o Engjell drite qe drite iu bere Kombit nder ato kohe te veshtira, ty te cvarrosen nga ai varr i shenjte ne Kishen e madhe te Shkodres dhe eshtrat e tu i hodhen ne Lumin e Kirit si shenje urrejtje per ty dhe per veprat e tua. Ata e bene ate gjest te turpshem kunder teje sepse ata nuk paten ndjenja shqipetaresh ne ate kohe. Por dhe sepse ti i kishe treguar botes dhe njerzimit se Shqipetaret jane populli me i vjeter ne Ballkan, se sllavet, grekrit dhe osmanet ishin pushtues ne trojet tona, e se Europa kishte bere pa drejtesi ndaj nesh si komb e si popull...!

E pikerisht per ato denoncime qe ti kishe bere, pikerisht per ato, ty te cvarrosen dhe te hodhen ne lume te Kirit bashke me veprat e tua...!

Por populli i qytetit te lashte Ilir i Skutes se Arte(Skutari) te Ballkanit, i Shkodres dhe i gjithe shqiperise, te mbajten ne shpirt dhe ne zemer pergjithmone. Ata, ty te kishin mesuar permendesh, ata ty te ruanin si te shenjte bashke me librat e tu duke te fshehur ne vendet me sekrete te shtepiave shqipetare dhe duke ja dhene veprat e tua njeri tjetrit per lexim, si vlere mbi cdo vlere!

Regjimi komunist prodhoje me stilin "kubik", prodhoje cdo gje qe vdiste shpejt, biles dhe shkrimtare prodhoje dhe sidomos poete, te cilet mbi cdo gje vune ate regjim, mbi cdo Ate e Nene vune partine komuniste. Parti per te cilen mohuan cdo vlere kombetare, biles po ata shkrimtare e poete te atij regjimi dhane propozimin qe Biblioteka e Franceskanve ne Shkoder te digjej e te behej hi cdo gje, cdo pasuri e vlere e saje.
Ata shkrimtare e sherbetore te tjere te atij Regjimi donin qe te shuhej cdo krijim e cdo rendesi e vlere kombetare e me hershme, pikerisht sepse ata ndiheshin te pa afte per te qene dikushi para veprave te kombit, para veprave te tua` o njeri i madh!
Ata donin te zhduknin cdo vlere tjeter shqipetare, pasi asgje qe ata do te shkruanin apo krijonin nen direktivat e partise nuk do te kishte vlere asnjehere!

Regjimi atyre shkrimtarve e poetve, gazetarve e sherbetorve te tjere u vuri ne dispozicion makinerite e shtypit, shtepia botimi, gazeta etj, me te cilat sulmuan e shane jo vetem ty personalisht, por dhe veprat e tua Hyjnore, qe ti me ato vepra ndricove boten shqipetare per te gjitha kohrat!

Me ato makineri ata sulmuan e sakatuan edhe veprat e miqeve te tu Rilindas, te cilet shpesh na i kane paraqitur sikur ata na paskan patur idera komuniste...bile dukej ndonjehere sikur te kishin patur vertete dhe tesra te partise se leninit!

Ah, o drita e mendimit shqipetare, po cte them me shume kur ti i ke pare vete te gjitha ngjarjet qe kane ndodhur. I ke pare prej qiejve te tu te mendimit e te parashikimit tend filosofik, ku i ke percaktuar kohet e lindjes, vdekjes dhe te rilindjes tende e te te gjithe kombit tone!

Vuajtjet e tmerrshme i duroj populli yne i mire, i duaruan deri dhe familjet e fisnikeve te medhenje te kombit te cilet i vrane ne pabesi vetem per hater te Rusit e te Serbit, vetem per hater te Turkut e te Grekut.

Dhe nje dite Rilindja Biblike erdhi. Mbas gjysem shekulli Bisha gerdalla-kulceder komnuste e uli kryet ne Rusi dhe dha shpirt, por bishti i saje ne Shqiperi, ka nxjerre aq here koka te reja e ka pjelle klysh kulcedrash qe here sulmojne me vra idete e reja, here mendimin e ri, here demokracine e here rinine e brezat e ri krijues...!

Po si te ua bejeme o burri i dheut atyre qe deri dje i kenduan Hosna kulcedres komuniste. Atyre qe te cvarroson deri edhe eshtrat e tua?!
Si te ua bejme atyre qe shtrembruan cdo vlere kombetare sa dhe at Gjecovin e mrekullueshem, here fshine nga burrat qe shpallen pamvaresine ne Vlore, e here e fshinin fare nga historia si figure kombetare?!

Po si te ua bajme or burre fisnik, si te ua bajme bijve te kulcedres komuniste te cilet e mbushen enciklopedine Shqipetare me Lenka Cuko-lloqe e me Hekuran Isa-hica, ndersa ty e shume burra te medhenje te kombit shqipetare u kane fshire nga Historia e kombit shqipetare?!

Po si te ua bejme or burr i mire, atyre gazetarve te atije regjimi te ish "zerit te popullit", "zerit te rinise", "bashkimit", "luftetarit" etj, gazeta qe vrane e hodhen ne humnera me propoganden e tyre` jo vetem ty e vepren tende per gjysem shekulli, por shtypen masivisht njerzit e thjeshte, shumicen shqipetare qe ishte kunder atij regjimi?!

Si te ua bejme atyre qe zhvilluan luften raciste te klasave duke i diskriminuar shtresen dy milionshe shqipetare qe skishte aspak lidhje me dyqindmije komunistet e regjimit apo me familjet e tyre te ngushta?!

Po si te u behet atyre pseudo-shkrimtarve, pseudo-poetve, pseudo-gazetarve, te cilet sot me fondet e fshehta te ish sigurimit komunist, kane zene qoshe snaiperesh si ne shqiperi, por dhe ne emigracion dhe godasin per te vrare moralin e shqipetarve, shpirtin e krijuesve te rinje, te shkrimtarve e poetve te rinje, gazetarve te rinje qe punojne deri dhe ne radhet e mediave botrore si njerz te penes dhe te mendimit pozitiv e demokratik?!

Si te ua bejme atyre qe me fallsifikimet e tyre na prezantojne sot krijime te tyre qe gjoja i paskan shkruar ne kohen e diktatures, por i paskan mbajtur gjoja fshehur, pra atyre qe duan te jene heronje edhe te diktatures por edhe te kohes se re, te atyre qe mbajne ne gjoks medaljet e titujt e diktatures per shtypjen morale qe i kane bere popullit shqipetare, por qe sot duan te marrin dhe medalje e shperblime per fallsitetet e tyre?!

Ndersa te rinjte krijues, qe nga shqiperia e ne te te gjithe vendet e botes ku ata jane detyruar te emigrojne, gjeneratat e reja ideuese, krijuese, artiste shqipetare te cilat i sherbejne rilindjes se kultures shqipetare, rivendosjes ne vend te vlerave kombetare, vlera te cilat ata deshen ti cfarosnin pergjithmone, vazhdojne punen e tyre me nje thjeshtesi e modesti njerzore pa pretenduar as per shperblime por dhe as per tituj e grada te pa meritueshme, sic ua mbushi syrtaret atyre, regjimi i kaluar.

Si te ua bejme atyre qe nuk duan te lene asnje shqipetare tjeter ne bote as te flasin, as te shkruajne, as te krijojne asgje te re, por cirren neper pleqerine e tyre te cmendur, se sikur ata ishin ne boten shqipetare te paret dhe te fundit si shkrimtare, si krijues, si gazetare etj...edhe pse ata nuk ishin asgje me shume se sa servile te nje regjimi shtypes te cilit i dhane jete dhe force te vriste nje komb te tere, per gjysem shekulli?!

Si te ua bejme atyre pseudo-gazetarve apo pseudo-poetve qe i kenduan vjerrsha deri ne gurmaze-prishje regjimit dhe sa here qe ndonje krijues i ri ne ato vite ua dergoje ndonje poezi apo tregim per botim, ata i thane:
`Nuk jane tema qe i pershtaten partise keto, kujdes mos shkruaj me se perfundon ne burg...!` ?!

Si te u behet atyre qe dhe nese` neper servilizmat e tyre ndaj regjimit kane dicka letrare apo artistike, te bejne qe te mos ua prekesh me dore kurre, por te ua lesh bibliotekave te u myken, larg duarve te lexuesve...?!

Si te ua bejme atyre lloj pseudove qe nuk duan ta kuptojne se ata nuk jane asgje tjeter me shume se disa servile qe i sherbyen nje regjimi te inkriminuar ne cdo fushe, dhe nese ata nuk dijne te kerkojne falje duke e distancuar veten nga ajo kohe, do te injorohen dhe do te vdesin shume shpejt si krijues, edhe nese kane dicka te vlefshme neper dhjetra librat e tyre pro-diktatorial?!

Si te ua bejme hipokriteve te cilet sot cirren per "Fondin e arte te letrave shqipe"?!
Per cilin "Fond te arte letrash" e paskan fjalen valle ata, ata qe ty te varrosen e te cvarrosen aq here bashke me veprat e tua, o me i ndritshmi letrare shqipetare?!

Ata cirren sikur nuk do te fyjne paraardhesit e letersise shqipe, o Engjell i mendimit dhe i fjales letrare shqipe, por asnjeri prej tyre deri me sot nuk te ka kerkuar falje per mekatet qe kane bere, duke e share emrin tend neper shkrimet e tyre gazetaruce apo shkrimtaruce, dekadave te tyre, duke te cilsuar ty si reaksionare, duke i sulmuar veprat e tua me paturpsine qe kane vetem te pa kulturuarit, ata lloj te pa kulturuarish qe i sherbyen asaje diktature me aq zell !

Ah, ti me thua mire o Fisnik i madh, qe une ti fali ata...!
Une i kam falur te gjithe ata, por ce do se ata nuk po dijne te falin vetveten, nuk po dijne te clirohen nga mentaliteti vrases, nga mentaliteti i urrejtjes, i sulmit te here mbas hershem ndaj miqeve te mije te rinje dhe me te rinje, te cilet sduan ti lene te marrin as fryme si krijues dhe artiste ne shpirt e vepra. Sduan ti lene te marrin fryme si artiste te kohes se re qe ndricojne me punet e tyre krijuese deri dhe kohet me te vjetra Iliro-Shqipetare!

Po` o njeri i mire, une do te u them vertete ato fjale qe thashe ne fillim, por ata nuk duan ta kuptojne, nuk duan ta ndjejne, nuk duan ta besojne, nuk duan te ja dijne per asgje, pasi ata jane betuar nje dite qe: "ja do vdesin te tere, ja do te sundojne perjetesisht si diktatore te fjales e te mendimit"!
A nuk ishin ata qe dhe shqiperine ishin te gatshem ta shuanin ne lufte nese ndokush do te ua cenonte pushtetin, funksinoet, privilegjet?!
A nuk i degjuam ne sebashku o burre fisnik, kur ata thirren aq here nje zeri qe: "Me gjak e kemi fituar e me gjak do ta mbrojme"! ?!

Po po, ata e moren me gjak Shqiperine duke vrare e burgosur mijra fisnike shqipetare, e duke internuar mijra gra e vajza Zana shqipetare, mijra femije Engjej te vegjel te cilet i lane te vdisnin urije ne kampet e Tepelenes e burgjeve te tjera.
E ato krime ndodhen ne ato dekada kur ata shkrimtaruce, ata gazetaruce bridhnin kafeneve te Tiranes duke i shitur mend njeri tjetrit se kush e shkrojti vjershen me te bukur per Enverin e tyre e per partine e tyre!

Pra une po u them serisht se:
Lufta qe ata bejne kunder gjenerateve te reja krijuese eshte thjeshte nje varr qe ata i hapin vetvetes, pasi pa brezat e rinje krijues, pa mendimtaret e rinje, pa vlerat e reja, cdo gje qe ata mund te kene si krijim te vlere, do te jete e vdekur! Ashtu sic tashme ka vdekur dhe fryma e tyre diktatoriale, pro-schoviniste e cila luftoje per gjysem shekulli per ta shuar kombin shqipetare dhe per ta cperfytyruar kulturen dhe historine tone, duke ja pershtatur sllavizmit...!

Une po u them serish e serish do te vazhdoj te u them se:
Sado qe ata te perpiqen qe, me metodat e tyre servile te krijojne diktatore te rinje ne Shqiperi, duke i hymnizuar ata per arritje qe nuk mund ti arrijne ndonjehere, serish ata lloj pseudo-shkrimtaresh, psudo-poetesh, psudo-gazetaresh, sdo te marrin gje tjeter si shperblim pervecse vdekjen e e tyre te parakohshme. E ajo do te ndodhe pikerisht per servilizmat e tyre ndaj politikanve te diktatures, apo ndaj politikanve te rinje ne shqiperi, te cielve u thurin hymne lavdije qe, kundermojne botes me eren e rende te servilizmit te tyre shtazarak!

Shpirti te pushofte ne paqe At Gjergj Fishta, o njeri i madh!
I perjetshem qofte kujtimi yt dhe vepra jote o Yll i Hapsires Iliro-Shqipetare qe na jep drite e shkelqim njerzore me veprat e tua, me punen tende atdhetare!

Me perulje para teje o i Hyjnueshem!
Une, thjeshte nje vocrrak i kombit shqipetare, i atij kombi qe ti i dhe aq shpirt e drite prej drites tande!
Une pra nje ze i thjeshte qe shikoj aq here per nga drita jote Hyjnore!

Llemadeo Dugagjini
30 Mars 2007,
Germany

“Antikiteti,helenët janë ilirë të zbritur në Egje”

 

28 shkurt 2007

QYTETET ILIRE, AMANTIA NË SYRIN E NJË STUDIMI

“Antikiteti,helenët janë ilirë të zbritur në Egje”

Nga GËZIM LLOJDIA
Drejtor i parkut Arkeologjik Amantia

Më ka dhembur shpirti,kur lexoja një sugjerim që kishte dhënë ishdrejtori i mëparshëm i parkut arkeologjik Amantia për qytetërimi Amanta dhe në veçanti për kohën e ngritjes,rënies pra koha kur u bë një qytet i vërtetë,por ajo që më ka shqetësuar ishte pikërisht injoranca me të cilin këta dunbadist nisin të përcjellin informacione palexuar asnjë germë për këtë qytet,ndonëse shteti ynë u kishte vënë një rrogë goxha të majme për të qenë me të vërtetë një personalitet,por ajo që kërkon zhbirim është fakti se si mund të bëhesh i ditur pa lexuar asgjë nga ky qytetërim pa shfletuar faqe të studjuesve të huaj që kanë rrahuar tej e përkëtej Amantin me këmbë nëpër llohë e mote të mbara e të mbrapshta,në zhegun e verës dhe kanë nxjerrur qindra faqe me parat e tyre duke u shprehur kaq human dhe kaq realistë për këto thesare që i brente dheu,që i mbante nëntoka jonë fshehur. Mirëpo duke lëmë mënjan këtë pjesë, që gjegjet të rrëmbej gjithshka pa bërë asgjë,do të shqyrtoj historinë e këtij qyteti ilir të përforcuar kaq mirë ose bukurisht më bukur në hapësirat e një libri të një studiuese si Eva Brinja që ka nxjerrë tek:” Antikiteti “ i saj edhe tezën se helenët janë ilirë të zbritur në Egje. Megjithëse autorja thekson copyring si një murrë mbrojtës për veprën e vetë ,do të shpërtheja këtë murr duke i vënë kazmën edhe nën cilësimin e një drejtuesi të parkut Arkeologjik, që shtrihet sot e gjithë ditën midis dy lumenjve, Vjosë dhe Shushicë dhe është i tërë në kodrën e fshatit Ploçë,kur pritet të besoj nga kjo pranverë të quhet më mirë si në kohën e tij:Amantia. Në kapitullin qytet ilire,thuhet se :”Megjithëse shteti shqiptar akoma nuk ka njohur një përkushtim financiar dhe moral nga ato që njehë Perëndimi në këtë fushë,vetëm nga gërmimet e deritanishme për trevën që përmbledh Shqipëria e sotme,kemi numrin e mëposhtëm të qyteteve(Janë mbi dyzet qytete të mijëvjeçarit të fundit prKr)Po të përfshijmë këtu të gjithë trevën që e kanë banuar dhe jetuar në lulëzim ilirët,nga gadishulli i Istrias(kufiri i sotëm i Italisë)deri në gjirin e Ambrakisë(Arta e sotme e Greqisë) nuk janë më vetëm dhjetëra,po një numër që e kalon njëqindshen.Duke përvijuar fjalën e Brinjës po shënojmë disa prej tyre për të mbritur tek Amantia.1-Rosuja.2-Shkodra.3-Lisi.4-Xibra.5-Zgërdheshi.6-Durrësi.7-Tiranë.8-Lleshani.9-Belshi.10-Selca e poshtme.11-Lyknidi.12-Babunjë.13- ka bërë një kapërcim.14-Irmaj.15-Pogradec.16-Apolloni.17-Dimali.18-Symiza.19-Treni.20Margëllici.21-Belishovë.22-Mashkjeza.23-Bylysi.24-Klosi.25-Triporti.26-Vlora.27 AMANTIA.238-Kanina.29-Mavrova.30-Oriku.31-Himara.32-Qeparo.33-Borshi.34-Antigoneja.35-Gjirokastra.36-Saofratika.37-Finiq.38-Saranda.39-Kalivo.40-Dobër..41-Butrint.42-Malathre.43-Cuka e Ajtoit. Por Brinja ecën duke kërkuar rrugën si mëma të birin për të gjetur edhe zonat.Ja zona I.Zona e brendshme e Ilirisë,pranë liqeneve të Ohrit dhe Prespës si dhe të fushës së Korcës.Kjo zonë përfaqësohet mirë me qytetin e Pelionit.Zona II.
Çfarë përcaktimi bënë Brinja:”Zona e grykës së lumit Aos (Vjosë së sotme).Këtu janë disa qytete,të cilat për nga presporiteteti do të përfaqësonin zonën si Bylys,Klos,Amantia,Apollonia......Ndërsa duke zbritur tek Amantia shkruan “Amantët janë ilirë nga bylinët(thotë Slykalaqi në portulanin e tij të vitit 370-360 pr.Krishtit”.Për ta përforcuar më tej tezën që Skylaksit po i shtojmë disa të dhëna të tjera nga autorë të huaj për qytetin ilir të Amantia.
1-Autorë të lashtësisë dhe antikitetit. Amantia i përket Ilirisë,amantët kanë qënë ilir.2-Pas vitit 148 pe.e.s Amantia bënte pjesë në provincën e Maqedonisë e cila kishte nën sundim edhe një pjesë të Ilirisë së Jugut.
3-Në ndarjen e provincave romake në shekullin e II e.s,Amantia i përket Epirit.4-Amantia përkrahë Cezarin në luftërat civle kundër Pompeut.5-Nën muret e saj,ushtria bizantine luftoi kundër saraqenëve.
1-Amantia është qytet ilir Shek.IV.pe.s2-Scylacis:amantët janë ilir nga bulinit dhe Amantia nuk ishte një qytet grek.Plini duke patur dijeni nga Theompapi i ka quajtur barbarë,amantët bashkë me bylinët.
4-Stefan Bizantini:Amantia ka qënë krahina e ilirëve.Deri diku janë të qartë edhe kufijtë e territorit të banuar nga mantot.Në malet Keraune ata kufizoheshin me konëtë.Fqinjët juglindor të tyre ishin amantët,kurse në lindje kishin bylinët.5-Dy qytet Amantia dhe Bylysi kanë patur mardhënie e afrësi të mira,fqinjësi që mbrinte nga origjina e përbashkët.6-Amantia si krahinë ndodhej nën vartësin e shtetit ilir.7-Dobësimi i shtetit ilir,fuqizimi i shtetit të Epirit. Amantia përmendet në përbërje të këtij shteti. 8-Duke kapërcyer vitet 268 p.e.es Amantia është e pavarur.Pret monedhën e vet.9-Shekulli i II p.e.s Amantia ruante autonominë.
10-Shekulli i Ipe.es është e përmendur si qytet i Ilirisë Jugore.Në hartën jugore të qyteteve ilir janë edhe Apollonia,Bylysi,Orikumi.11-Plini shqyrton variantin se “amantët ishin barbar dhe të lirë...

Le të vazhdojmë me studimin e Brinjës.Ajo sjell veçanti që pasqyrohet tek murri poligonal.Amantia thotë Brinja,gjithashtu është ndërtuar pothuaj në një kohë ose pak përpara Bylysit në shek.IV pr Kr.Edhe një herë dallojmë prosperitetin e kësaj zone në mesin e mijëvjeçarit të fundit pr Kr,ku prej nesh është njohur si një zonë e lirë.Ky fakt është tërësisht i vërtetë dhe mbetet një ndër pikat më të qartëseushme të këtij studimi. Brinja sjell fakte të njohura por të studiuara mjaftë me rigorozitet për teknikën e punimit të gurit për ndërtimin e murrit poligonal i cili kërkon mjete financiare,zejtarë të panumërte në dispozicion dhe të kualifikuar. Gurët e parë në tokë shprehet Brinja janë më të larta se një bojë njeriu,ky sqarim sa për të krijuar një ide mbi (pse) cudin e këtij lloj realizimi.Ky lloj murri poligonal mbetet i paarritshëm. Po sjell disa të dhëna që kemi për murrin poligonal.Muri I akropolit në kodrën e Amantisë qarkon sipas relievit të kodrës.Mbetet e vlerësuar teknika e ndëtimit të tij.Është punuar shkëmbi duke synuar që të vendosen rradhët e blloqeve si dhe duke realizuar lidhjen me faqen anësore.duke bërë faqe të jashtme të drejtë vertikale.Gurët,që kanë qënë pjesë përbërse e murit janë gdhendur në përmasa të mëdha.Kështu nga ky lloj latimi, që ndërtuesit kanë bërë ka ardhur forma e tyre e cila ka rezultuar të jetë :paralelepipedi, poligonal,trapezoidal. Qëllimi i zbardhur, i blloqeve të latuar ka qenë muri i fort,i mirë .Janë përcjell të dhënat për muret e akropolit. Dhe të deshifruara nga arkeologët. Kur muri vendosej në tokë shprehen arkeologët,përdoreshin blloqe paralelepipedi me fugatura horizontale,vertikale me faqe të drejtë.Kur murri vendosej në shkëmb ,arkeologët kanë gjetur formën e gurëve poligonal të vendosur nga dora e ndërtuesve të atij qytetërimi. Të vërtitemi sërish tek studimi i Brinjës .Pasqyrimi i lojrave.Sjell një fakt që një prej statujave gjëndet si pjesë e arkivës së Muzeut Historik Kombëtar. Një staturinë bronzi ,10cm e vitit 470 para KR.bëhet fjalë për një fitues.Pak a shumë në të njëtin shtrat ecën edhe studjuesja Nermin Vlora Falaski kur përmend qytetin ilir të Amantias.Përmendet stadiumi dhe statujat e vogla të gjetura atje që sot kushedi kë muzeum kanë zbukuruar;kur pas vitit ’90 muzeu që ndodhej tek kalaja u vodh dhe u prish ndërsa muret e nxira skanë ctë tregojnë më. Stadiumi i Amantia, që e kamë përshkruar në shumë gazeta brenda e jashtë vendit deri tek Illyria e Amerikës përmban të veçantat më intriguese .Gjendet në lartësi të mëdha mbi 580 m mbi det .Janë bërë lojra e gara sportive duke treguar jo vetëm një teknikë të veçantë ndërtimi,por edhe dëshirën për tu marrë me sportet.
Brinja na sjell faktin e monedhës,dhe thotë se Amantia ka pasur monedhën e saj. E gjejmë karakteristikë për Zonat e lira të Ilirisë,që qytetet të veprojnë si shtete,duke pasur monedhat e tyre. Duke përcjellur këto të dhëna të rëndësishme po shtojmë nga studimi ynë dhe i arkeologëve ,që janë marrë me Amantian disa të dhëna të tjera lidhur me zhvillimin ekonomik të këtij qyteti ilir si dhe me monedhën e saj për ta bërë më të plotë studimin e Brinjës.
Amantia ky,qytet ilir i ndodhur mes kësaj hapësire,por me një pozicion mbizotërues në mes të dy rrjedhave të lumenjve në Ilirin e Jugut kthehet në epiqendër të rrugëve tregëtare madje mendohet se ajo ishte një nyje e rëndësishme e rrugëve tregtare që depërtonin deri në thellësi të Epirit të Veriut.Një varg qytetesh,që i përkisnin kësaj zone si Bylisi,Apollonia,Oriku dhe Amantia ishin pikërisht këto qytete,që kryenin veprimet tregtare në rrugët tregtare,që depërtonin deri në Kaoninë,Antinoninë,Parauajen. Mbishkrimet e shumta që janë gjendur të gdhendura në objektet e qytetit ilir Amantia flasin për veprimtarin tregtare mes këtyre qyteteve si dhe fqinjësinë e tyre. Kjo lloj tregtie dhe marrëveshje tregtare që bënin rrugë mesa duket lindën për tregtinë e metaleve të këtyre
llojeve si argjend,bakër,hekur që mbrinin nga Iliria Veriore. Amantia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në pozicionimin e saj si një rrugë dalje për në det për qendra të tjera.
Është pikërisht silueta e këtij shekulli kur Amantit forcojnë marëdhëniet e fqinjësisë me vendet pranë dhe me gjerrë.Ndërkohë është Epiri i veriut ,i cili mund të nxirte përfitime për shkakun e rrugëdaljes në det,që nyjëzohet në Amantia për ta ruajtur këtë fqinjësi. Ndërsa në krahun tjetër,erërat frynin jo të mbara për fqinjën me Maqedoninë,e cila nuk luante marëdhënie ekuilibri me fqinjët. Politika e kësaj të fundit ishin përcaktuar se jo rrallë ishin zja e pushtimeve të rënda dhe luftërat duke hapur humnera në këto marëdhënie fqinjësie.
Në dy shekuj III-II p.e.s qyteti i Amantias është në një garë me kohën. Këta shekuj brenda një limit kohor prej 200 vjetësh e përcaktojnë Amantian si një qytet që ka pësuar lulëzim e zhvillim të madh.Të dhënat, gjurmimet, dokumentimet tregtare nuk bëjnë gjë tjetër veçse të sjellin të shprehin dëshminë për një jetë ekonomike të zhvilluar.Zgjerohen mardhëniet tregtare,prerja e monedhës në hullinë ekonomike.Në fushën e ndërtimit veprat monumentale lartësohen duke përbërë një arkitekturë të zhvilluar të qytetit ilir.Ndër këtyre vepra mund të përmenden stadiumi,godina e gjimnazit,tempulli.


400 monedha janë gjetjet që kanë mbledhur arkeologët. Kohëpërdorimi dhe prerja e tyre përshkon këta shekujt shek.IV p.e.s deri në shek IV e.s.Në Amantia kanë qarkulluar edhe prerje të ndryshme të vendeve të tjera.
Monedha e Amantia gjykohet se është prere nga mesi i shek.III-p.e.s-shek I.e.s
Qyteti i Amantias ka qarkulluar një numër monedhash të vendeve të tjera për shkakun e pozitës gjeografike si dhe të një ure lidhëse për të zbritur në det. Ajo përcakton njëkohësisht dhe shkallët e zhvillimit ekonomik të këtij qyteti si dhe të qyteteve të tjera ilire.Monedha vendase quhej AMANTAN. Në fshatin e sotëm të quajtur Ploçë janë gjetur monedha vendase të prerë në Amantia. Monedhat janë prej bronzi me legjendën AMANTAN.
Studjuesit citojnë faktin se monedhat e Amantias janë prere nga mesi i shekullit të IIIpe.s,deri në shekIpe.s.Monedhat amantine janë gjetur rreth 91 copë.Janë prej bronxi.Tipi i monedhave të gjetura në Amantia përfaqësojnë tipin Zeus-rrufe.Zeus-Dione-gjarpër. Artemis-flakse.Tipet që u përkasin periudhave të mëvonshme Zues-rrufe.Në amantia kanë qarkulluar monedha të vendeve të tjera të Ilirisë.
Duke ndjekur rrjedhën e një studimi të mirëfilltë për qytet ilire mbetemi koshient se studime të tilla na kanë munguar gjerësisht duke hapur gropa dhe humnera të mëdha në historinë e të kaluarës,aq sa jo pak herë fqinjët duke na goditur me një qëllim të përcaktuar të na mohonin kohekzistencën e parardhësve tanë tonë dhe atyre që priten të mbrijnë,duke gjetur jo pak shqiptarë madje punonjës e specialistë të kësaj fushe, që i shpallën mjaftë qytetet të tilla si koloni greke,madje ajo që u kishte mbetur ende pa përtypur ishte Amantia.Por të dhënat më të fundit na sjellin diamantet që i kishin fshehur përpara nesh dhe syve tanë .Në vitet 4500 para e.sonë një popullsi e madhe indoevropiane vendoset në Evropën Qendrore...thotë studimi i A.Sherratt,përgatitur nga A.Spahiu.Ajo popullësi fliste gjuhën indoevropiane,gjuhë kjo krejt e ndryshme nga e folmja indoevropiane e popullatës vëndase.Gjatë viteve 3500-2500 ajo e folme indoevropiane quhet proto-kelto-iliro-italike dhe na kujton mitin sipas të cilit,Iliri,Kelti dhe Galati,të bijtë e Polifemit kanë qënë vëllezër.Gjatë kësaj periudhe bëhet diferencimi i kësaj familje gjuhësore.Dhe popullësia,për të cilën bëhet fjalë ndahet në tri pjesë:ilirët në territorrin ë Luizacës e përreth saj,keltët në anën perëndimore të Evropës Qëndrore dhe italikët në krahun juglindor të saj.Ndërkohë hyjnë në Evreopë popuj të tjerë indoevropianë proto-thrakët-frygët dhe proto-armenët.Kurse popullësia proto-gjermano-balto-sllave ka vërshuar në Evropën Lindore më vonë.Në vitet 1500-500 janë përhapur tre popuj e parë indoevropianë,të formuar në Evropë:keltët në pjesën perëndimore të Evropës,italikët në gadishullin Apenin dhe ilirët në Europën Qëndrore Gjermani lindore,Poloni Perëndimore,Austri Lindore,Hungari e Iliri e më gjerrë,në Gadishullin Balkanik.Pra ilirët përbëjnë njërin nga tre popujt e parë indoevropianë,të cilët janë fomruar si etni në Europë,madje në Europën Qëndrore.Ilirët,keltët dhe italikët formuan Europën indoevropiane.Për shekuj të tërë ata kanë qënë zotër shtëpie.A.Spahiu sjell shprehjen e mirënjohur të H.Krahes:”Pa ilirët nuk do të kishte Spartë,nuk do të kishte dorë,pa ilirët nuk do të kishte romakë.”Ilirët shprehet studimi arritën një nivel të lartë qytetërimi,që mund të krahasohet me qytetërimin kretas dhe atë mikenas.Është provuar se objektet arkeologjike të gjetura në tumat e zbuluara në detin Baltik e deri në Kretë nuk janë transportuar prej grekëve nga Greqia në Gjermani,sic ishte menduar gabimisht deri kohët e fundit,por prej ilirëve nga Gjermania në Greqi.Disa të dhëna të tjera të këtij studim janë se që në shek.III të e.sonë fiset ilire përbënin burimin kryesor të ushtarakëve të zgjedhur të Romës. Perandorët ushtarët të shquar si Klaud Gotiku,Aureliani,Probi,Diokleciani etj ishin ilirë.Ilirë ishin 9 perandorë ushtarë nga më të famshmit në historinë e Romës.Në shekullin IV p.e.s prefektura e Ilirisë përfshinte Greqinë.Njësoj si më parë popullësia ilire vazhdonte ti jepte Romës,luftëtarët më të zotë,për tu bërë ballë hordhive të gotëve, hunëve, bullgarëve, sllavëve. Roma thuhet se ka mbijetuar në saj të trimërive të luftëtarëve ilirë.
Por këta thesare tashme janë te gjalle. Amantia është një qendër arkeologjike ne luginën e Vlorës. Dhe për te ruajtur këta thesare,Ministria e Kulturës dhe vete ministri Bujar Leskaj e shpallen atë dhe Orikun, 2 nga parqet arkeologjike ne rrethin e Vlorës,me synimin për ta ruajtur,mirëmbajtur dhe për ta pasuruar me gërmime te reja.

SHUMICA E MACEVE TË BOTËS QË NA ERDHËN NË SHTËPI, VETËM NA I PËRMBYSËN TENXHERET!

 



“Ai që bëhet i butë si dele e hanë ujqit!”
Popullore

Shkruan:Sejdi Veseli

Përkundër valës së arrestimeve arbitrare të organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestës paqësore, gjithëpopullore dhe të drejtë, të 10 shkurtit 2007, në bazë të akuzave politike të sajuara sipas mendësisë së atyre që akuzonin rinin studentore pas ngjarjeve të Pranverës ’81, një shtresë e popullit kishte dëshirë të besonte, se mos epilogu tragjik i kësaj proteste do të kishte ndikuar sado pak në zgjimin e ndërgjegjes për të reflektuar pozitivisht, si tek sundimtarët aktual të Kosovës-unmikistanezët (me siguri të përkohshëm) dhe tek servilët e tyre, kinse pushtetëmbajtësit vendor, mjerisht të mandatuar në bazë të verdiktit të votës së lirë të popullit.
Paralajmërimi i Protestës tjetër gjithëpopullore nga Lëvizja Vetëvendosje, për datën 03 mars 2007, si vazhdimësi e asaj të cilën e mbyten në gjak pa fajin e demonstruesve, veprimet “demokratike” të forcave të rendit, atyre unmikistaneze dhe krijesës së tyre servile vendore, e ashtuquajtura SHPK, i “hoqi petën lakrorit”.
Doli sheshazi, se nuk mund të ketë zgjim të ndërgjegjes tek ata që udhëhiqen nga instinktet!
Menjëherë nga ata që thirren në votën e popullit, rifilloj fushata e kërcënimeve të pamatura ndaj atyre që guxojnë të prishin rendin, se do të ballafaqohen me pasoja të rënda. Kuptohet, këto kërcënime kanë të bëjnë vetëm me protestat paqësore të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse për “pashallarët” tanë, vetëm protestat e shqiptarëve konsiderohen prishje e rendit. Ndërsa, kur protestojnë minoritarët serb, çdo gjë është në rregull. Ata, mund të shërbehen me ikonografi nga koha e “jogurt revolucionit”, ata mund të ofendojnë me klithma nacional-shoviniste dhe serbomëdha, ata mund të kërcënojnë shqiptarët me shfarosje, ata mund të bllokojnë rrugët magjistrale dhe të rrahin udhëtarë shqiptarë sa herë t’u teket, ata mund të shtinë edhe në forcat e KFOR-it... dhe të gjitha këto veprime të tyre, nga ndërkombëtarët dhe as nga servilet e tyre shqipfolës nuk u quajtën asnjëherë prishje e rendit.
Çka është për keqardhje, kësaj vale të kërcënimeve ju bashkëngjit edhe Admirali Henry Ulrich, Komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s për Evropë.
Sipas mjeteve të komunikimit masiv, gjatë vizitës në Kosovë, ky ushtarak i njohur amerikan, paska thënë, se NATO qenka shumë e shqetësuar për dhunën e fundit nga protesta e “Vetëvendosjes”.
“...se KFOR-i do t’i mbështesë Shërbimin Policor të Kosovës dhe policinë e UNMIK-ut, dhe do të reagojë me shpejtësi kundër atyre që nxisin dhunën...” (Epoka e Re, dt.26 shkurt 2007, faqe.8 “NATO zotohet se do të reagojë me shpejtësi kundër nxitësve të dhunës”).
Komenti më i përshtatshëm ndaj kërcënimit të këtij admirali (dua të besoj, të dezinformuar nga mikpritësit e tij), ma thotë mendja është kjo thënie të njërit nga ushtarakët më të suksesshëm të popullit amerikan, Kolin Pauel: “Vullneti për të ndërtuar një vend, buron nga vetë populli i tij dhe jo nga jashtë!”

Populli shqiptar duhet të brengoset, jo nga akuzat dhe kërcënimet që po u bëhen nga të huajt djemve dhe vashave besnike të tij, por nga ato që po u bëhen nga shumica e atyre të cilët i ka në ballë të institucioneve të zgjedhura me votën e tij të lirë.
Edhe kësaj radhe të zgjedhurit me votën e tij, po ridëshmohen se nuk janë të gatshëm për t’i rrezikuar aspiratat e tyre të sëmura karrieriste, se për t’i ruajtur pozicionet aktuale dhe për t’u avancuar në pozitat e “pushtetit”, nuk zgjedhin mjete. Kryesorja për këto prostituta të mjera politike qenka: të mos u rrezikohen interesat e tyre personale, sa për ato të popullit as që mërziten fare.
Populli shqiptar duhet të brengoset, jo nga akuzat dhe kërcënimet që po u bëhen djemve dhe vashave të tij besnike, por nga indiferenca e disa intelektualëve nga radhët e tij, të cilët i shkolloi me djersen dhe gjakun e vet, me shpresë se këto “mendje” të shkolluara do t’ia kthjellonin rrugën drejt një ardhmërie të sigurt. Por çfarë të bëhet, kur në vend të misionit të shenjtë në shërbim të popullit, kanë zgjedhur misionin e sahanlëpirësit nën tryezat e dreqit dhe të birit.
Çfarë duhet të bëjmë për të dalë nga kjo situatë me plotë rreziqe për të sotmen dhe të ardhmen e tonëj, në të cilën na futën paudhësitë e shumicës prej atyre që me verdiktin e votës sonë të lirë i autorizuam për të na pri drejt një ardhmërie të sigurt?
Duke iu përgjigjur me pjesëmarrjen tonë aktive thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje, për të protestuar paqësisht, me 03 mars 2007, kundër pazarllëqeve me interesat tona të ligjshme njerëzore dhe kombëtare, është përgjigja e vetme!
Vetëm të përbashkuar dhe duke realizuar plotësisht dhe me përkushtim qëllimet programore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të subjekteve tjera me orientime të drejta gjithëkombëtare, do të jemi në nivel të detyrës karshi Vatanit!

Prishtinë, 28 shkurt 2007

Legjenda e Doruntinës nuk ishte "punë legjendash", por konkluzion i një epoke historike.

 

Flori Bruqi:Ringjallja dhe Kulti i Besës sipas Ismail Kadaresë

Romani i Kadaresë "Kush e solli Doruntinën" ka në qendër një personazh që ringjallet. Ndoshta nuk është aq e rëndësishme se ç'mundim a mision e kthen atë në këtë botë. Më e rëndësishme është se si u ringjall ai, me ç'fuqi shpirtërore erdhi prej andej nga nuk ka kthim, duke u barazuar me një Krisht?


Ringjallja e Kostandinit është kyçi i librit "Kush e solli Doruntinën". Ai dëshmon se fuqia e njeriut mund të jetë e barabartë me të hyjve. Pikërisht shpresa e një rilindjeje, besimi i një ringjalljeje të njeriut, të energjisë dhe shpirtit të tij, në një kohë kur rreziku i shuarjes së individit në bashkësi ishte evident, duket se ka qenë joshja e autorit. Kalimi prej ringjalljes biblike tek ringjallja laike ishte një hap epokal, ndoshta po aq sa rrëmbimi i zjarrit perëndive në hershmëri apo dalja e njeriut jashtë sistemit yjor sot. Ky akt, i cili në shumicën e rasteve ishte lënë në një sfond mistik, u trajtua në mënyrë mjeshtërore në veprën e Kadaresë.


Doruntinën e solli fjala e dhënë, thotë kapiteni Stres që kryeson hetimet. Doruntinën e solli besa shqiptare, nxitojnë moralistët. Doruntinën e solli pengu i inçestit të pakryer, thonë psiko-kritikët. Doruntinën e solli një aventurier dashurie, një "dikush" i rastit, pohon njëri prej priftërinjve. Nëse në të gjitha këto pohime ka diçka prej së vërtetës, mbetet pa u thënë thelbi: Doruntinën e solli Rilindja, era e furishme e ndryshimeve të saj, tronditja e moralit të Mesjetës dhe kërkimi i një dhjate të re humaniste, rebelimi i mendjeve të fuqishme të kësaj epoke për t'i dhënë njeriut kuptim sublim; përpjekja e tyre për t'u bërë zotër të vetes, për të mbërritur tek shën Njeriu. Atributi i ringjalljes, kësaj radhe nuk ndodh në versionin biblik, Por sipas nje balade laike të vendit. Kostandini është, në mënyrën e vet, një Mesi për bashkatdhetarët. Ai mbërriti të parealizueshmen dhe u afroi njerëzve madhështinë: kthimin nga vdekja, mundjen e saj, qoftë edhe në formë të reduktuar. Fryma e rilindjes dhe shpresa e përtëritjes kanë krijuar historikisht energji shpirtërore të mëdha.


Kadareja ekspozoi një nënshtrat krejt të rnospërfillur të kulturës kombëtare. Legjenda e Doruntinës nuk ishte "punë legjendash", por konkluzion i një epoke historike. Ajo shpallte lidhjet e lashta të kulturës së popullit tonë me ato të vendeve të qytetëruara të kontinentit. Në më pak se 50 vargje të parët e shqiptarëve jepnin e merrnin me një botë të tërë, bënin krushqi gjer në Bohemi, lidhnin aleanca me baronë e fisnikë të afërt e të largët, lëviznin të sigurt në gjithë hapësirën kontinentale. Ata ishin pjesë integrale e kësaj bote. Miqësitë e tyre gjendeshin "nëntë male kaptuarë". Të shkoje në viset gjermane apo dhe më tej për ta ishte njësoj si të thoshje: "po shkoj në krushqi".


Në Shqipërinë e mbyllur, pa një mik, pa një aleancë, pa një portë të hapur, të fundit të viteve '70, kjo ekspoze mund të ngjallte zemërime e pakënaqësi, mund të shkaktonte inate e mëri. Novela predikonte hapjen, kur politikanët kërkonin mbylljen. Autori u paraqiste si shembull humanizmi bashkatdhetarëve të vet lashtësinë e tyre, kur në vend zotëronte një pikëpamje çuditërisht e ngulitur, sipas së cilës vlerat e vërteta ishin krijuar në gjysmëshekullin e fundit.

Mesazhi i Kostandinit është thirrja për një rilindje morale.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...