Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/03/24
25 vjet nga Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO
Mr. Sadete Islamaj: EPOPEJA E DUKAGJINIT

Muaji mars në Kosovë karakterizohet nga ngjarje të rëndesiëshme të cilat gjatë priudhave kohore lanë gjurmë dhe u skalitën në kalendarin e tij, disa prej të cilave vunë vulën në historinë e saj. Në fakt aty janë përfshiër luftërat dhe përpjekjet e popullit tonë për liri e bashkim kombëtar.
Në rrjedhën e këtyre ngjarjeve vend të veçantë zë 24 marsi i vitit 1998, që në opinionin e kohës njihej si Epopeja e Gllogjanit. Në të vërtetë ajo ditë ndërroi rrjedhën e ngjarjeve politike jo vetëm në Dukagjin por edhe më gjërë. Për ti rikthyër në kujtesën tonë ngjarjet e asaj dite nuk është e lehtë, jo pse kanë kaluar njëzetë e gjashtë vite dhe mund të janë harruar,por, për faktin se kur vendosë të shkruash për ngjarje të tilla të kaplon një ndjenjë frike se a do të arrish ta përshkruash ashtu siç ka ndodhë më të vërtetë se përndryshe do ti mbesim borgj historisë. Ajo që ka arritë të qëndrojë ende e freskët në memorien tonë është jehona e madhe që bëri ajo ngjarje duke e kthyër Gllogjanin në kryefjalë të ditës, vetëm dy ditë pas „ zgjedhjeve të lira“ të mbajtën në Kosovë ( me 22.03.1998),dhe të udhëhequra nga Presidenti i asaj kohe Ibrahim Rugova. Ishin po ato zgjedhje që në masë të madhe vazhduan ta ushqenin në popull iluzionin për një jetë të qetë nën trysninë e një robërie të heshtur. Habitë fakti se si LDK- ja dhe udhëheqësia e saj politike nuk arritën të lëkundën nga bindjet e tyre pacifiste as pas luftës legjendare të familjës se Shaban Jasharit në Prekaz. Përkundrazi, menjëherë pas konfirmimit të rezultateve, të dehur nga fitorja e turpit vunë në levizje gjithë mekanizmin e tyre duke i ngarkuar me detyra të reja kryesitë e degëve dhe nëndegëve të saj në tërë Kosovën. Ndërsa gazeta „ Bota sot“ luante lojën e avokatit të saj besnik duke vjellur helm e vrerë kundër grupeve ilegale të UÇK-ës. Ata shkuan aq largë me propagandën e tyre serbofile saqë edhe sot e kësaj dite luftëtarët e UÇK-ës po përballën nëpër procese gjyqësore. Sot të njëjtit thua se janë tjetërsuar në mendime dhe kur i degjon nëpër media deklarimet e tyre plot „ lavdata hymnizuëse“ për UÇK-ën iritohesh nga fallciteti dhe paftyrësia e tyre ngase në kujtesën tonë ende janë të freskëta thirrjët e tyre në Parlamentin e Kosovës „ Kriminelët në burg“.
Janë këto vetëm pak fakte që veçuam në këtë shkrim për të rikthyër në memorien e brezave të rinjë sakrificen e luftetareve të UÇK-ës përballë një represioni ç’njerëzor propaganduës të LDK-ës e mjerisht shumë të thëksuar këto vitet e fundit edhe të LVV -ës.
Qetësinë e kllapisë që kishte pllakosur popullin pas atyre „zgjedhjeve të famshme“ e lëkundin në mesditën e asaj dite zërat e frustëruar të disa njerëzve të cilët filluan të shpërndajnë lajmin se „në Gllogjan filloj lufta“. Vetëm atëherë një pjesë e popullatës filluan të ndërgjegjësohen dhe ta kuptojnë se sulmi kundër familjes Haradinaj në Gllogjan është po ai i skenarit më të cilin vepruan focat serbe në Prekaz, me 5,6 dhe 7 mars.
Njëmbëdhjetë orë luftë u zhvilluan atë ditë në mes të familjes së Hilmi Haradinaj dhe forcave policore ushtarake serbe. Luftë e ashpër dhe e pabarabartë. Tashmë dihët se brenda në kullë luftonte baca Hilmi me të bijët dhe vajzën Mejremen,të cilët si kurrë më parë ishin vënë para një akti final „ Ja vdekje, ja liri“. Si rrallë hërë në historinë e kombit tonë luftohët në një front kaç të vështirë ; një familje përballë një force policore dhe ushtarake e destinuar për ta shkatërruar atë. Luftë që u kurorëzua me një qëndresë të pathyëshme të familjës Haradinaj e cila pas asaj përballje i detyroi forcat pushtuese të tërhiqëshin. Pushtuësit të zhgënjyër nga disfata që pësuan në shënjë hakmarrje tentojnë ti marrin peng nxënësit e shkollës fillore në fshatit me preteks që pastaj ti përdornin për ta detyruar familjën Haradinaj të dorëzohej. Në mbrojtje të nxënësve bijnë më armë në dorë dëshmorët Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.
Narrativa e asaj dite dha mesazhin e qartë se Kosova nuk mund të çlirohët me „mjete paqësore“, madje u they edhe miti që influenconte masën „ se më Serbinë nuk bëhët luftë“. Diskurs kryësor i të rinjëve në mbrëmjën e asaj dite u bë fjalia „kur po nisemi për Gllogjan“ . S‘përmbahëshin dot nga ndjenjat emocionale që u kishte shkaktuar ajo luftë. Vërshimi i njerëzve për të parë gjurmët e luftimëve për së afërmi ishte pafund. Secili që kishte marrur atë rrugë në vete ngërthënte deshirë për ta takuar ndonjërin nga protagonistët e ditës që i dhanë emër Epopesë së Dukagjinit. Entuziazmi dhe deshira për t‘iu bashkuar radheve të UÇK-ës kuptohej nga vetorganizimi i grupeve të vogla të vullnetarëve të cilët drejtohëshin për Gllogjan. Aty kërkonin komandantin Ramush Haradinaj i cili në mënyrë të organizuar fillojë ti dergonte në Shqipërisë për bartjen dhe grumbullimin e armatimit.
Sado që është folur e shkruar për Epopenë e Dukagjinit ende nuk është përmbyllur epilogu i saj sepse ajo ditë brenda në vetëvete përmbanë një histori lavdie që nuk rrëfehët dot me fjalë , madje as nga vet protagonistët e ngjarjës të cilët me modesti thellë në qenien e tyre kanë të gershetuar dashurinë për tokën mëmë dhe gatishmërinë për vetëflijim kur është në pyetje liria e atdheut.
Nuk është rastësi se si arritën të njëjtësohën dy data të rëndesiëshme në një ditë të veçantë ; 24 marsi i viti 1998 dhe 24 marsi i vitit 1999, dita kur filluan bombardimët e NATO- s mbi caqet policore ushtarake serbe në Kosovë. Lavdi e përjetëshme Dëshmorëve të Kombit. Qofshin të mallkuar në jetë të jetëve ata që shkelin mbi gjakun e tyre.
2024/03/22
Eruditi Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri boton nga dhjeta artikuj shkencoro- publicistikë në shtypin nacional , ndërkombëtar dhe në diasporë.

Serbët janë frikacak të rrezikshëm, provokator luftënxitës

Prof. asoc. dr.
MUHAMET KELMENDI
- +383 38 600 005
- muhamet.kelmendi@aab-edu.net
I takon NATO-se, BE-se dhe SHBA-ve të kërkojnë largimin nga kufiri i Kosovës i armatës serbe. Serbia kërkohet të sqarohet së kështu po provokon intervenimin ushtarak të NATO-se. Thënia e Vuçicit, " se jemi trima dhe nuk frikësohemi, presim momentin, " , tregon se pikërisht janë frikacakë të mëdhenj. -Serbia është duke u përgatitur për luftë. Provokimet janë të natyrës së veprimit ushtarak a policor të Kosovës për të vepruar ushtria serbe.
Veprimi serb është edhe provokim i NATO-s që i ka kompetencat e ruajtjes së hapësirës së Kosovës. E tërë kjo lidhet me vizitën e Daçiqit në Moskë dhe me deklaratën e Vuçiqit për të vepruar kundër Kosovës ushtarakisht. Duket se Rusia nëpërmjet Ministrit të Jashtëm Lavrov i ka dhënë urdhër Serbisë për të vepruar ushtarakisht në Ballkan. Si dhe në çfarë forme do të vepron shteti serb pritet të shihet. I takon NATO-se, BE-se dhe SHBA-ve të kërkojnë largimin nga kufiri i Kosovës i armatës serbe. Serbia kërkohet të sqarohet së kështu po provokon intervenimin ushtarak të NATO-se. Thënia e Vuçiqit, " se jemi trima dhe nuk frikësohemi, presim momentin,", tregon se pikërisht janë frikacakë të mëdhenj.
Por, frikacakët janë të rrezikshëm. Nga frika veprojnë dhe bëjnë terror. I takon NATO-s të ndale klikën e Beogradit.
Kuvendi i rikthehet normalitetit, të pranishëm në seancë edhe ambasadorët e huaj

Kuvendi i është rikthyer sot normalitet pas dakordësi që u arrit mes opozitës dhe mazhorancës.Në seancë plenare kanë mbërritur edhe ambasadorët e huaj. Konkretisht, po marrin pjesë ambasadori gjerman Karl Bergner, zv.ambasadorja e Britanisë dhe ambasadori i Bullgarisë, Ivaylo Kirov.
Sot, pritet të votohet edhe ngritja e dy komisioneve hetimore të opozitës: komisioni hetimor i TIMS, komisioni hetimor për Sterilizimin dhe Check Up.
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...






















