Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/24

“Pasuria publike po shpërndahet në duart e 10 vetave”. Dritan Hila: – Favorizohen nga qeveria me tendera e subvencione

 


Analisti Dritan Hila ka komentuar qeverinë Rama, teksa shprehet se ka pasur arritje me ruajtjen e nivelit të borxhit publik, në infrastrukturë e turizëm.

Ai u shpreh kritik sa i përket shpërndarjes së pasurisë, duke thënë se kjo e fundit “është grumbulluar në duart e 10 vetave”.

Sipas tij po këta persona janë ata që favorizohen në marrjen e tenderëve dhe subvencioneve nga qeveria, gjë që është problematike për një qeveri socialiste.

“Çdo komb normal ka një rritje të mirëqenies duke ecur vitet. A është kjo në përputhje me mundësitë, me shpërndarjen e pasurisë? Sa i përket borxhit publik jemi njësoj me qeverinë e Berishës. Ta ruash borxhin pas 10 vitesh në të njëjtat shifra është arritje, kemi arritje në infrastrukturë dhe turizëm por jo në shpërndarjen e pasurisë. Ajo është grumbulluar në duart e 10 vetave që kanë pasurinë më të madhe dhe këta favorizohen në marrjen e tenderave dhe subvencioneve. Ky është problem për një qeveri socialiste. Nëse është realitet taksa 23%, mendoj se është problematike”, tha Hila.

Agolli, fitues i miliona eurove me tendera dhe fonde publike


23 Mars 2024

Partia Demokratike, Departamenti Antikorrupsion, denoncoi sot me emër, një tjetër zyrtar të lartë abuzues sipas tyre të fondeve publike.

DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES PËR ANTI-KORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI

Dritan Agolli, ish-drejtor i Ubanistikës më pas administrator i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht ish anëtar i Bordit të UKT, prej shkurt 2019 mban detyrën e drejtorit ekzekutiv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili shpenzon rreth 240 milion euro në vit me tendera, etj.

Përveç shkeljeve të konstatuara nga KLSH për punime të pakryera dhe shkelje të afateve në zbatimin e kontratave lidhur me procesin e rindërtimit dhe jo vetëm, Agolli është cituar si emër i cili përveç tenderave klientelistë ka shfrytëzuar postin për përdorimin e fondeve publike në favor të familjarëve dhe miqve.

Kështu:

1. Në 21 Mars 2019 kompania në pronësi të Dritan Agollit, Magnum Opus Group SHPK, ka lidhur kontratë me UKT Tiranë në vlerën 178 milion lekë. Pjesë e kontraktorit edhe kompania Goldsmath shpk, ku pronare ka qenë edhe bashkëshortja e Dritan Agollit deri 25 janar 2020.

2. Dritan Agolli edhe pse zyrtar i lartë, ka përfituar pagesa në favor të kompanisë në të cilën është pronar.

Magnum Opus Group shpk ka përfituar para si konsulent për projekte shtetërore konkretisht:

2.1 Hartimi i biznes planit strategjik 5 vjeçar,  të autoritetit shtetëror për informacionin gjeo-hapsinor, organizuar nga kompania e Dritan Agollit Magnum Opus Group, ku morën pjesë Autoriteti Hartografik Norvegjez, donatorët e projektit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeo-hapsinore dhe ASIG.

2.2 Projekti FLED (2018-2030) i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) që po zbaton projektin “Për Reformën Rregullatore në Sektorin e Pyjeve, Shqipëri”, financuar nga Qeveria Suedeze me anë të Agjencisë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar(Sida), e cila po mbështet Reformën Rregullatore në Sektorin e Pyjeve.

Kompania e Dritan Agollit, “Magnum Opus Group” sh.p.k. (MOG), luan rolin e ekspertit për këtë projekt.

2.3 “Plani kombëtar i veprimit për strategjinë kombëtare për ndryshimet klimaterike 2020-2030, ku përfshihen shumë institucione shtetërore, ministri, FSHZH drejtuar nga Dritan Agolli si dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim të Bashkëpunimit Ndërkombëtar së bashku me Magnum Opus Group kompaninë me pronar Dritan Agollin.

2.4 “Plani Kombëtar i Menaxhimit të Sigurt të Kimikateve” hartuar (2022) për 2020 – 2030, i hartuar nga Agjencia Suedeze e Kimikateve dhe kompania e Dritan Agollit Magnum Opus Group shpk një platformë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me mbështetje të Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA).

2.5 Kompania e Agollit Magnum Opus Group shpk gjatë periudhës 2020 – 2021 përfitoi 21.8 milion lekë nga Aparati i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vetëm si rimbursim tvsh për projektet e kryera.

Në 2022 SPAK nisi hetimet për Dritan Agollin lidhur me një tender të anuluar me objekt: “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal, duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave” për të cilin FSHZH shpalli fitues kundrejt vlerës 400 mijë euro shefin e kuzhinës të lidhur me lokalin e të birit të Agollit të denoncuar më parë nga PD.

Kështu drejtojnë institucionet drejtorët e Ramës të cilët kujdesen për lulëzimin e bizneseve personale madje edhe familjare, duke shfrytëzuar pushtetin e duke shtrirë tentakulat e gllabërimit të parave nëpërmjet kontratave e projekteve afatgjata, mundësisht në çdo sektor publik.

Ligji në këndvështrimin e tyre nuk ekziston aq kohë sa për ta nuk ka asnjë penalitet.

Keqpërdorimi i pesticideve, dëme në bletari

 

22 Mars 2024

Ervis Mema: Humbasim çdo vit rreth 40% të kolonive të bletëve. Subvencionimi është minimal

Bletaria përballet me kërcënime të shumta. Një prej problemeve kryesore është keqpërdorimi i pesticideve në bujqësi, e cila u shkakton dëme të mëdha në bletë. Sipas Ervis Memës, sekretar i Federatës së Bletërritësve, dëmet llogaritën deri në 20 milionë Euro në vit.

“Minimalisht humbim 30-40% të numrit të koshereve në dimër dhe kjo e përkthyer në vlerë është mbi 20 milion Euro në vit dhe ndoshta mund të kemi pasur edhe më shumë te 60%. Ndodh sepse ne nuk kemi pasur një ligj bletarie që të përcaktoj se çfarë duhet përdorur, si duhet ta përdorim dhe periudhën kur duhet përdorur. Secili punon me kokën e vet me preparatet pa e ditur nga vijnë.”

Sipas tij duhet të respektohen oraret e spërkatjes dhe të ketë kontroll më të madh për pesticidet që përdoren.

“Preparate ndoshta edhe të pakontrolluara. Bletari nuk mund të jetë një njeri që merr vesh nga të gjithë preparatet se ça kanë brenda dhe ndoshta herë pas here gabojnë me vendosjen e tyre preparative. Kontrollet nuk janë që të jenë 100% të sakta në terren. Ka pasur probleme me helmimet siç ndodhi edhe këtë vit në zonën e Rrogozhinës dhe Lushnjes ku fermerët spërkasin në mes të ditës.”

Bletarët mbështeten edhe nga skema e subvencionimit në bujqësi, por sipas Memës mbështetja është minimale, 1 mijë Lekë për zgjua, duke nisur nga 50 zgjoje deri në 150. Risia e skemës së subvencionimit këtë vit parashikon mbështetje dhe për ata që kanë mbi 150 koshere si dhe për bashkimin e operatorëve.

“Dhënia e 50% e shumës për kosherët për një numër që kalojnë mbi 150 koshere. Do të marri 50% pra që është 5 mijë Lekë të vjetra. Duhet të ketë disa ndryshime të skemave se si mund ta ndihmojë një bletërritës. Një bletërritës që ëshët në fazat fillestare më mirë është t’i çosh një bazë materiale.”

Aplikimi për skemën e subvencionimit në bujqësi nis me 27 Mars.

Tragjedia në Moskë/ Dhjetëra viktima dhe mbi 100 të plagosur.

 

23 Mars 2024

Persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr mbrëmjen e sotme në sallën e koncerteve Crocus City Hall në qytetin Krasnogorsk në Rajonin e Moskës përpara një koncerti të grupit rock Picnic. Më vonë një shpërthim tronditi ndërtesën, duke shkaktuar një zjarr masiv.

Dëshmitarët okularë treguan se në ambientet e Crocus kishte të vdekur dhe të plagosur, ndërsa autoritetet më vonë raportuan se kishte mbi 40 viktima dhe mbi 100 të plagosur.

Rrethanat e ngjarjes

– Një grup personash të armatosur të paidentifikuar të armatosur me automatikë shkuan në hollin e ndërtesës dhe më pas brenda sallës së koncerteve pak para një koncerti të grupit rock Picnic, thanë dëshmitarët okularë për TASS.

– Një shpërthim ka ndodhur në ndërtesë duke shkaktuar zjarr. Departamenti i Ministrisë së Emergjencave për Rajonin e Moskës tha se rreth një e treta e ndërtesës u përfshi nga zjarri, me tym të zi të dendur që ngrihej nga godina.

– Tavani i ndërtesës është përfshirë pothuajse tërësisht nga zjarri dhe është shembur pjesërisht. Era e tymit është përhapur edhe në lagjet e afërta.

Përpjekjet e shpëtimit

– Agjencitë speciale të zbatimit të ligjit po marrin të gjitha masat e nevojshme pas incidentit, tha Qendra e Marrëdhënieve me Publikun e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB).

– Njësitë speciale të policisë SOBR dhe OMON të Gardës Kombëtare Ruse janë dërguar në Bashkinë e Crocus.

Evropa është realisht duke u përgatitur për luftë

 

Lufta me Rusinë, nuk 

24 Mars 2024

Më shumë municion, më shumë prodhim armësh, më shumë investime dhe koordinim në aftësitë mbrojtëse. Evropa është realisht duke u përgatitur për luftë. Shtetet anëtare të BE-së po rrisin shpenzimet e tyre në mbrojtje dhe Bashkimi Evropian,një projekt që synon ruajtjen e paqes pa një komponent ushtarak, tani po pëson një metamorfozë, në një model me fokus të fortë në mbrojtje, pasi synon të mbrohet nga kërcënimet e jashtme në kohë të trazuara. Rruga e kësaj metamorfoze shënohet nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka hyrë në vitin e tretë. Përgatitja e gjithë kontinentit për luftë është edhe nevoja e përmendur dhe “e bërtitur me zë të lartë” nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tek Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian. Sikur të mos mjaftonte kjo, në draft dokumentin përmbyllës të Këshillit Europian duket se flitet edhe për një program emergjence në rast sulmi lufte.

Rusia “fut në ethe” Brukselin, blloku nis përgatitjet

Hija e luftës

Kërcënimi mbi Brukselin sigurisht vjen nga Rusia. Udhëheqja e BE-së është në fakt e bindur se Vladimir Putin nuk ka ndërmend të ndalet në Ukrainë dhe se kreu i Kremlinit dëshiron të shkelë në hapësirën e kombeve të tjera. Në një letër drejtuar ish-presidentit të Finlandës, Sauli Niinisto, Von der Leyen vlerësoi modelin mbrojtës të miratuar nga Helsinki, duke nënkuptuar se pjesa tjetër e Evropës duhet të marrë një shenjë nga shoqëria finlandeze, një “shoqëri që “ka mësuar të jetojë në afërsi të një fqinji kaq të paparashikueshëm dhe agresiv dhe ku përgatitja e mbrojtjes nuk është vetëm një shqetësim për ushtrinë, por për të gjithë”. “Ne e dimë se ambiciet e Putinit nuk ndalen në Ukrainë, përkundrazi: Putini flet për misionin e tij historik. Dhe kjo është shumë e njohur për popullin finlandez”, shtoi më pas von der Leyen, duke hipotezuar, siç u përmend, se Presidenti rus synon të mos ndalet në Ukrainë. Fjala “të gjithë” përmban kuptimin e mesazhit të nisur nga von der Leyen: e gjithë shoqëria evropiane duhet të jetë gati për çdo eventualitet, përfshirë kërcënimet ushtarake dhe hibride dhe fatkeqësitë natyrore. “Kemi shumë për të mësuar nga Finlanda,” tha vetë presidentja e KE-Së, Von der Leyen. Finlanda ka më shumë se 1300 kilometra kufi me Rusinë dhe po e ndjek me shumë vëmendje luftën në Ukrainë.

Dokumenti i KE

Ka edhe një pjesë tjetër që vlen për t’u përmenduar. Në fakt, se draft dokumenti përfundimtar i Këshillit Evropian përmban një program emergjent në rast të një sulmi të luftës ruse. Sipas asaj që raportohet nga “La Repubblica”, teksti do të nënvizonte domosdoshmërinë e zhvillimit të një plani për përgatitjen ushtarako-civile “të forcuar” dhe “të koordinuar”, si dhe “menaxhimin strategjik të krizës në kontekstin e evolucionit të peizazhit të kërcënimit”. E thënë ndryshe, Këshilli Evropian është i gatshëm të ftojë Komisionin dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për të zbatuar “veprime për të forcuar gatishmërinë ndaj krizave dhe reagimin në nivel të BE-së në një qasje të të gjitha rreziqeve dhe të gjithë shoqërisë, në funksion të një gatishmërie për të ardhmen.” Prandaj, në Bruksel ka nga ata që kanë frikë se konflikti ukrainas mund të zgjerohet seriozisht dhe realisht deri në pikën e përfshirjes së vendeve të tjera evropiane.

Kërcënimet e Rusisë

Edhe pse Parisi e ka mohuar zyrtarisht lajmin sipas të cilit ushtria franceze po përgatit një kontingjent prej 2 mijë ushtarësh për të dërguar në Ukrainë, paralajmërimet dhe kërcënimet vazhdojnë të vijnë nga Moska për pasojat e mundshme të një angazhimi të drejtpërdrejtë të NATO-s në vendin e pushtuar.”Në çdo rast, ne kemi thënë tashmë më shumë se një herë se dërgimi i kontingjenteve ushtarake të huaja në Ukraina do të çonte në pasoja shumë negative, madje edhe pasoja të pariparueshme”, tha së fundmi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti francez Emmanuel Macron kishte ngritur mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Kiev. Megjithatë, Rusia e ka bërë më se të qartë: Ky do të ishte fillimi i luftës midis Pakti Atlantik dhe Federatës Ruse.

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Moskë


23 Mars 2024

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë të premten, ka raportuar “Reuters”.

ISIS ka bërë njoftimin në kanalin e vet në Telegram duke thene se sulmuesit kanë ikur pa u kapur nga Policia ruse.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një grumbull të madh të qztetaresh rus në Krasnogorsk jashtë kryeqytetit rus, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar dëme të mëdha aty përpara se të tërhiqeshin në bazat e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e ISIS-it.

Të paktën 40 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën, pasi persona të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë autoritetet ruse.

Sipas tyre, ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes (22 mars).

Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke u informuar rregullisht për situatën, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Nuk ka prova se Ukraina qëndron pas sulmit në një sallë koncertesh pranë Moskës.

 

SHBA reagon për 

24 Mars 2024

Zëvendëspresidentja e SHBA-së,Kamala Harris dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë thanë se nuk ka prova se Ukraina qëndron pas sulmit në një sallë koncertesh pranë Moskës.

“Nuk ka asnjë provë – dhe në fakt, ajo që ne dimë se është rasti është se ISIS-K është në të vërtetë, sipas të gjitha llogarive, përgjegjës për atë që ndodhi”, tha Harris në një intervistë. “Ajo që ka ndodhur është një akt terrorizmi dhe numri i njerëzve që janë vrarë është padyshim një tragjedi dhe ne të gjithë duhet të dërgojmë ngushëllimet tona për ato familje.”

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson tha:

“Në fillim të marsit, qeveria amerikane ndau informacione me Rusinë për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë.

Ne lëshuam gjithashtu një këshillë publike për amerikanët në Rusi më 7 mars. ISIS mban përgjegjësinë e vetme për këtë sulm. Nuk kishte asnjë përfshirje ukrainase.”

Sipas të dhënave zyrtare në sulmin terrorist në Crocus City Hall Krasnogorsk, pranë Moskës humbën jetën 143 persona.  Presidenti rus, Vladimir Putin në një fjalim televiziv e cilësoi sulmin “një akt barbar”. Ai tha, se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë dhe se do të ndëshkohen. Sipas Putin të gjithë atentatorët janë kapur, pasi ata po përpiqeshin të largoheshin drejt Ukrainës.

Sipas të gjitha gjasave sulmi është kryer nga ISIS!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...