Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/02

Barnat e falsifikuara në botë tregtohen me vlerë 45 miliard euro

 


 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një njoftim të saj bën të ditur se më shumë se 30 për qind e barnave të konsumit të përgjithshëm në Azi, Afrikë dhe Amerikën latine janë të falsifikuara.

Sipas këtij njoftimi barnat e falsifikuara të tregtuara në botë kapin vlerën e 45 miliard eurove dhe shumica e tyre janë shitur me anë të shitblerjes online në internet.

Kjo organizatë më tej bën të ditur se në Evropë vetëm 1% e barnave në treg janë të falsifikuara ndërsa në botë kjo shkallë arrin në 10%.

Mësohet se barnat e falsifikuara kryesisht janë barna suplementare, barna për dobësim, kundër kancerit, kundër tensionit të gjakut dhe barna qetësues të cilat deri tani janë shitur me vlerën 45 miliard euro.

Kreu i Komisionit për ndërhyrjet në sistemin TIMS, Ervin Salianji, ka zbardhur emrat e personave që do të thirren për të dëshmuar.

 

Mes emrave është kryeministrit Edi Rama, Bledi Çuçi si ish-ministër i Brendshëm e Gledis Nano si ish-drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Salianji deklaroi se do të thirren për të dëshmuar;

Edi Rama- Kryeminister

Taulant Balla- minister i Brenshem


Muhamet Rrumbullaku- drejtori i Pergjitshem i Policisë së Shtetit

Florian Sulejamani- Kreu i AMP

Beldi Cuci- ne cilesine e ish-ministrit te Brenshem

Gledis Nano – ne cilesine e ish-drejtorit te Policise se Shtetit

Ardi Veliu – ne cilesine e ish-kreut te AMP

Zef Laska

Neritan Nallbati

Dorian Tola

Ervin Muca

Ervina Gjana

Besian tanuzi

Enri Ndoni

Ardit Muca

Elona Gogo

Erladin Ndreca

Enkli Hoxha

Ergis Hidri

Lubica Dervishaj

Luljeta Collaku

Albana Vrapi

Arben Babaj

Ervis Hysi

Ermal Beqiri

Nevila Xoxa

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për kompaninë “Apetit sh.p.k”

 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për kompaninë “Apetit sh.p.k”, pas raportimeve të mediave në Shqipëri se e njëjta kompani ka importuar mish nga Brazili dhe më pas ka falsifikuar dokumentet për origjinën e mishit, me ndihmën e AUV’it, duke shkruar në etiketa se është mish i freskët nga Kosova dhe e ka shitur më pas në Shqipëri.


Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka thënë se tashmë është formuar Komisioni professional që do të gjurmojë të gjitha hyrje-daljet e biznesit për të vërtetuar dyshimet e ngritura.

Për këtë rast janë informuar edhe Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

“Pas dyshimit të ngritur për falsifikim të origjinë se produktit ushqimore( mish) nga Operatori Ekonomik Apetit sh.p.k. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e lartcekur. Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin ( gjurmushmërin/përputhshmërinë) e të gjitha hyrje daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur. Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera qe merren me taksat ( doganat, ATK). Të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do e mbështesim njëra tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave qe burojnë nga kontrollet e detajuara. Pas kompletimit të plotë të hulumtimit do të ju mbajmë të informuar mbi të gjeturat”, ka thënë Thaçi.


Sipas raportimeve të mediave, falsifikimi i origjinës së mishit është mundësuar nga inspektori Qenan Maxhuni.

Të pyetur nëse janë marrë masa ndaj të njëjtit, nga AUV kanë thënë se masat do të merren conform të gjeturave, duke shtuar se secili i përfshirë do të përballet me ndëshkime.

Tutje, zëdhënësi I AUV ka thënë se s’do të amnistohet asnjë punonjës që vërtetohet se ka bërë shkelje.

“Në këtë fazë nuk mund të pre supozojmë veprimet, ato do të ndërmerren konform të gjeturave. Secili i përfshirë në veprime të kundërligjshme do të përballet me masat ndëshkimore të përcaktuara me ligj. Si autoritet premtojmë transparencë të plotë me të dhënat pas kryerjes se gjurmimit. Po ashtu mbi secilën masë ndëshkimore qe vendoset për secilën palë të involvuar do paraqesim shkeljet nëse vërtetohen. AUV nuk do ta amnistoj asnjë punonjës për të cilin vërtetohet se ka bërë shkelje”, thuhet në përgjigjet e Gashit.

Për rastin ka raportuar emisioni investigative “Stop”. Sipas këtij emisioni, vetëm për vitin 2023 në Shqipëri janë importuar rreth 600 mijë kg mish nga kompania “Apetit shpk”.

“Ne u informuam, se në Shkozet të Durrësit, një biznes në emër të Ilir Gjonit, shet mish të ngrirë brazilian, që hyn nga Kosova përmes “Apetit shpk”.Ky tregtar na tregon si ta shkrijmë mishin 24 orë përpara dhe ta servirim si mish të freskët Kosovë. Me kamera të fshehtë, morëm rolin e biznesmenit të hotelerisë dhe porositëm 1 ton mish nga “Apetit shpk” në Kosovë. Por dokumentet u bënë sikur 1 ton mish fileto vici ishte mish i freskët nga Kosova, i therur në janar 2024. “Apetit” me ndihmën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me inspektor Qenan Maxhuni bënë të mundur falsifikimin e origjinës së mishit nga Brazili në Kosovë.

Tre ditë, pasi porositëm 1 ton mish nga Kosova tek “Apetit shpk”, sasia e filetos së vicit erdhi në Tiranë përmes pikës doganore të Morinës, duke i kaluar të gjitha kontrollet e vulave veterinare të therjes apo edhe falsifikimi i origjinës së mishit. “Apetit shpk” kishte falsifikuar edhe çmimin, për të mos paguar detyrimet në baze të çmimit real prej 15 eurosh për 1 kg mish fileto vici. Për këtë skandal ne shkuam në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku zëdhënësi për mediat, pasi u njoh me problemin, tha, se do të nisë një hetim nga ky institucion në bashkëpunim edhe me institucione të tjera ligjzbatuese për dënimin e këtij fenomeni, që dëmton konsumatorin dhe ekonominë”, pretendohet në këtë emision.

NATO dhe USA me kujdes vëzhgojmë se çfarë po bën Rusia në atë rajon.

 Ambasadorja amerikane në selinë e NATO-s në Bruksel, Julianne Smith, ka thënë të martën se Rusia është duke tentuar të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor me metoda klasike, por NATO-ja është duke i monitoruar me kujdes këto veprime dhe po punon me partnerët për të ruajtur stabilitetin e rajonit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo i ka bërë të ditura këto qëndrime gjatë një deklarimi para gazetarëve, në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s , që zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel.

“NATO-ja ka pasur prani të kamotshme në Ballkanin Perëndimor. Që nga vitet 1990, aleatët e NATO-s kanë bërë gjithçka që kanë mundur për ta mbajtur stabil këtë rajon. Kemi praninë tonë ushtarake në rajon akoma dhe aleatët e NATO-s patën një vizitë të përbashkët në Bosnje-Hercegovinë, ku është një mision i NATO-s, krahas atij të KFOR-it në Kosovë“, ka thënë Smith, kur është pyetur nëse NATO-ja është në dijeni për ndonjë veprim të Rusisë, që ka për synim destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Kur është fjala për aktivitetet e Rusisë, ne kemi parë tash e disa vjet përpjekje klasike të saj për të destabilizuar rajonin përmes sulmeve hibride. Rusia përdor një listë klasike të mjeteve, ku fokusi kryesor është fushata e dezinformimit që ka për qëllim nxitjen e ndarjeve dhe destabilizimin. Ndarjeve mes aleatëve, ndarjeve mes SHBA-së dhe partnerëve në rajon dhe mes aleatëve evropianë. Ne me kujdes monitorojmë situatën dhe punojmë me një numër të vendeve anëtare të NATO-s në rajon, e disa veçse janë vende anëtare. Punojmë edhe me vendin aspirant Bosnje-Hercegovinën dhe u ndihmojmë të modernizojnë ushtrinë. Punojmë edhe me partnerët në rajon. Kemi për shembull partneritet me Serbinë“, ka thënë Smith, duke nënvizuar se përmes këtyre kanaleve NATO-ja punon dhe mban fokusin mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo lidhet edhe me monitorimin tonë të veprimeve të Rusisë, në përgjithësi, në Evropë dhe në fqinjësi. Pra, nuk mund të thuhet se nuk kemi fokus, sepse me kujdes vëzhgojmë se çfarë po bën Rusia në atë rajon”, ka thënë ajo.


Në këtë takim do të shënohet edhe 75-vjetori i themelimit të NATO-s.

Pos agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës – të nisur në shkurt të vitit 2022 – ministrat do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin me partnerët jashtë hapësirës euro-atlantike, me të cilat ndajnë vlerat e përbashkëta, sikurse Australia, Zelanda e re, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Në takim pritet të diskutohet edhe për përgatitjen e samitit të NATO-s, i cili në muajin korrik pritet të mbahet në Uashington. 

BE paralajmëron: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian, nëse nuk themelon Asociacionin


Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet - Wikipedia





Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë të martën se Kosova duhet ta zbatojë urgjentisht detyrimin shumëvjeçar për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend dhe paralajmëroi se ajo do të përballet me pasoja në rrugën e saj drejt BE-së, nëse dështon ta bëjë këtë. kosove BE flamuri Ai tha se themelimi i Asociacionit është detyrim për Kosovën dhe “kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë“. Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare ua paraqiti palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion. Palët, fillimisht, thanë se e pranojnë në parim, por nuk kanë bërë asnjë hap përpara. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e ka pranuar këtë draft-statut. Stano e përsëriti se themelimi i Asociacionit lidhet me përparimin e Kosovës në synimin e saj për t’u bërë pjesë e bllokut. “Nëse Kosova nuk është në gjendje të japë rezultate në këtë drejtim, atëherë nuk do të shihet si sinjal pozitiv se ajo dëshiron të lëvizë në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve [me Serbinë], që tash është i lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së“, shtoi ai. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe vazhdojnë të ngulin këmbë se Kosova është e detyruar ta themelojë Asociacionin. Stano theksoi se çështja e themelimit të Asociacionit vazhdimisht diskutohet në takimet me palët. Megjithatë, ai tha se në takimin e kësaj javë në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, çështja kryesore do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për dinarin e ndaluar serb në Kosovë. Ai tha se bisedimet e javës së kaluar shënuan përparim dhe se ato do të vazhdojnë të enjten e 4 prillit në Bruksel. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend. Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë. Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që ta pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Pranvera Arabe dhe Shqipëria

NGA GJERGJ BUXHUKU 


  Para disa kohësh më ras tisi të njihja dhe takoja në Milano, në një event biznesi të përvitshëm të rajonit të Mesdheut, një koleg nga Tunizia. Ishte edhe vetë biznesmen i fuqishëm në sektorin e teknologjisë. Kishim një mik të përbashkët nga Italia, organizator i eventit. Si pasojë, bisedat thelloheshin edhe për çështje, që tejkalonin agjendat e forumit. Pyetja e përhershme e dyanshme ishte për gjendjen ekonomike dhe mjedisin e biznesit në secilin vend. Në takimet që bëheshin të përsëritura çdo vit, pyetjes sime kolegu nga Tunizia i përgjigjej çdo herë, se “është keq” dhe “më keq, se vitin e kaluar”. Më bënte përshtypje përgjigjja e tij e përsëritur dhe e njëjtë pas çdo takimi në hapësirë 1-vjeçare. Pas disa herësh, e pyeta se cili ishte metri krahasues dhe treguesit, që ai mbështetej dhe dilte në përfundimin, se përse gjendja ekonomike në vendin e tij po bëhej më e vështirë dhe mjedisi i biznesit më i keq vit pas viti. Përgjigjja ishte mbresëlënëse. Po – më tha. – E kemi një vlerësim krahasues të prekshëm. Po ta shpjegoj. Para disa vitesh, çfarë ishin tendera publikë me mbi 20 milionë dollarë i “fitonte”, me gara të paracaktuara, të gjitha pa përjashtim, familja e Presidentit Ben Ali me rrjetin e kompanive të njerëzve të tij të afërt. Projektet që financohen nga buxheti përzgjidhen pa studime vlefshmërie ekonomike, janë thjesht klienteliste. Tenderat janë me vlera shumë të fryra, vidhet hapur në zbatim, zgjaten pa mbarim në kohë, fryhen buxhetet rrugës, punimet janë të dobëta. Efektiviteti ekonomik dhe interesi publik nëpërkëmbet haptas. Asnjë institucion ekzekutivi dhe drejtësie nuk mund të kërkojë përgjegjësi për sa më sipër. Mediat janë të kapura pothuaj krejtësisht dhe paguhen nga familja presidenciale nëpërmjet oligarkëve të saj ose zotërohen drejtpërdrejtë nga ata. Konkurrenca në ekonomi dobësohet vazhdimisht dhe oligarkët e familjes presidenciale filluan të kthehen në monopolistë të mirëfilltë dhe të pangopshëm. Ka edhe rivaliteti i brendshëm në mes tyre. Por, ndërkohë për tenderat me vlerë më të ulët dmth., nën 20 milionë dollarë, bëheshin gara pak a shumë të rregullta dhe të hapura, ku mund të fitonin edhe operatorë të tjerë të tregut. Ishte si një rregull i pashkruar, por i pranuar nga palët. Dihej nga të gjithë dhe merrej e mirëqenë edhe nga bizneset dhe qytetarët. Tenderat mbi 20 milionë USD Presidenti dhe grupi i tij, çfarë mbetej, me garë të hapur për të tjerët. Një rregull i tillë vazhdoi për diku 10-15 vite. Tunizia, më tha, është Republikë Presidenciale. Presidenti Ben Ali është jetëgjatë me mbi 20 vite në pushtet. Ai ka pushtet ekzekutiv dmth., është edhe kryeministër. Pavarësisht, se popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm, fuqia ekonomike personale e grupit dhe familjes së tij, pushtetit, medias dhe grupeve të nëntokës bëjnë që të fitojë në zgjedhje. Opozita formale është e blerë. Dmth., demokracia është vetëm në letër. Nuk ka zgjedhje. Janë vetëm si emër dhe për t’u shfaqur si liberal dhe i bindur me BE dhe SHBA. Ndërkohë, vitet e fundit më tha kolegu nga Tunizia, po vihet re një dukuri tjetër edhe më e rëndë. Po ulet shumë kufiri i vlerës së tenderave, që familja presidenciale po i merr. Sot që po flasim tha, të gjithë tenderat me vlerë mbi 2 milionë dollarë i marrin pikërisht grupet oligarke dhe monopoliste të lidhura me familjen presidenciale. Uria e pangopësisë i ka futur edhe në rivalitet me njeri-tjetrin. Presidenti është arbitër dhe gjykatës suprem, që i përmban jo pa vështirësi nga përplasjet. Tashmë, tenderat i marrin edhe pa shpallur gara fare. Thjesht i marrin me ligje, që i bëjnë vetë. Dmth., me “kapje të shtetit”. Nuk e marrin më mundimin edhe të aktrojnë. Gjendja ekonomike për qytetarët e thjeshtë është rënduar shumë. Jemi bërë shqetësim edhe për BE me emigracion të paligjshëm të shtuar dhe trafik droge. Ja, më tha miku tunizian, këto janë arsyet, se përse vlerësoj se gjendja ekonomike është duke u keqësuar nga viti në viti. Jam vërtet shumë i shqetësuar e mbylli shpjegimin. Ishte viti 2010. Pas më pak se 3 muaj nga kjo bisedë, në Tunizi filluan protestat antiqeveritare. Protesta, që u përhapën në pothuaj në të gjitha shtetet arabe. Në histori hyri me emrin Pranvera Arabe. Presidenti Ben Ali u arratis jashtë vendit dhe vdiq në mërgim në Arabinë Saudite. Ai u dënua me 35 vjet burg në mungesë për “pastrim parash” dhe “trafik droge”. Pjesa më e madhe e pasurisë së tij u mbeti oligarkëve, që ai pasuroi. Ndërkohë që miku im tunizian në atë kohë më tregonte që tenderat me vlerë në 2 milionë dollarë ende mund të shpresohej se mund të fitoheshin me gara të hapura, unë mendohesha. Mendohesha, sesa ishte kjo vlerë në Shqipërinë e kohës. Më dukej shumë, shumë e lartë. Te ne, mbase mund të ishte diku te disa qindra mijëra dollarë! Mendohem edhe tani, sesa mund të jetë vlera e tenderave jo të paracaktuar. Mbase, në rastin më të mirë, mund të jetë disa mijëra dollarë! S’dua të pranoj, se me shumë mundësi mund të jetë edhe disa qindarka ose zero! p.s Çdo ngjashmëri mes zhvillimeve faktike dhe historike Tunizi, Shqipëri dhe Pranverës Arabe është dhe mbase do të jetë vetëm rastësi!

“Ekstremizmi politik në Shqipëri, më shumë shqetësues sesa ai fetar”

Në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi sot një studim, sipas të cilit qytetarët janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik se sa për atë fetar. 


 Nga studimi doli se ekstremizmi fetar është shqetësim për mbi 30 për qind të qytetarëve, ndërsa ai politik për mbi 43 për qind të popullatës. Mbi 76 për qind e të anketuarve besojnë se aktorët qeverisës në Shqipëri keqpërdorin institucionet dhe burimet shtetërore për interesa të ngushta politike.

 Ky Vlerësim Kombëtar mbi Ekstremizmin e Dhunshëm në Shqipëri mbështetur në një pyetësor, i cili iu drejtua rastësisht në terren një mijë e 600 të anketuarve në 61 nga nga 62 bashki të vendit. 

 Nga studimi doli se mbi 30 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar për ekstremizmin fetar në Shqipëri Vetëm 6.6 për qind e tyre anketuarve pohuan se në zonën ku ata jetojnë ka individë ose grupe, që nxisin ekstremizmin fetar, me sjellje intolerante, islamofobe, apo edhe të feve të tjera. 

 Afro 37 për qind e të anketuarve besojnë në studim se komuniteti i tyre fetar është i përfaqësuar sa duhet në politikë dhe institucione shtetërore.

 Ndërsa mbi 43 për qind e tyre pohuan se në lagjet e tyre ka grupe fetare, që u ofrojnë të mira materiale ose ekonomike praktikantëve të fesë së tyre. Një gjetje shqetësuese për autorët e studimit lidhet me shifrat se mbi 30 për qind e të anketuarve mendojnë që pasurimi i shpejtë nuk është gabim, ndërsa afro 28 për qind pohuan se e justifikojnë çdo lloj veprimtarie ekonomike, qoftë edhe të paligjshme. Vetëgjyqësia zë një vend me rëndësi në pohimet e qytetarëve. Mbi 40 e qytetarëve thanë se njerëzit kanë të drejtë të bëjnë vetëgjyqësi, kur u mohohen liritë e të drejtat nga institucionet shtetërore.

 Madje mbi 46 për qind besojnë se sistemi politik në Shqipëri është i padrejtë dhe duhet ndryshuar, madje edhe me dhunë po qe nevoja. Përfshirja ose nxitja e e civilëve për t’u përfshirë në konflikte të armatosura cilësohet si një veprim i lejueshëm për 23 për qind të anketuarve. 

 Më shumë se 47 për qind e të anketuarve nuk besojnë se institucionet shtetërore respektojnë të drejtat dhe liritë e qytetarit. Një e katërta e tyre u shprehën se çdo qytetar duhet të mbrojë ideologjinë e vet me çdo mjet dhe çmim. 
Po aq ishin edhe ata që besojnë se është detyrë e çdo besimtari të mbrojë vlerat dhe dinjitetin e vet fetar me çdo mjet dhe çmim. 

 Por nga ana tjetër, 13.6 për qind pohuan se një besimtar i denjë nuk duhet të denoncojë anëtarët e komunitetit të tij që kanë bindje ekstremiste fetare. Çereku i qytetarëve të anketuar (26.4%) besojnë se vendet me shumicë të krishterë në Ballkan kanë pasur më shumë mbështetje nga Perëndimi pikërisht për shkak të përkatësisë fetare. 

Vetëm një pakicë nga 7- 11 për qind mendojnë se në Shqipëri është e vështirë të jesh besimtar mysliman apo i krishterë. Mbi gjysma e të anketuarve thanë se (54.1%) besojnë që qëndrimet e kreut të komunitetit fetar (në Tiranë) gëzojnë mbështetjen e plotë të besimtarëve të zonës ku jetojnë. 

Ndërsa 40.5% besojnë se njerëzit kanë të drejtë të ndjekin interpretime fetare jozyrtare nëse nuk pajtohen me bashkësitë përkatëse fetare. Ndër kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm edhe motivet politike dhe ato etnike-nacionaliste. Studimi tregon se të anketuarit janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik mbi 43 për qind, dhe më pak për ekstremizmin fetar (30 për qind) dhe Akoma më pak atë etno-nacionalist. 

 Mbi 29.2% e të anketuarve pohuan se në zonën ku ata banojnë, ka politikanë që shprehimisht bëjnë thirrje për dhunë ndaj kundërshtarëve politike.

 Sipas studimit, 76.5% e të anketuarve besojnë se aktorët qeverisës në Shqipëri keqpërdorin institucionet dhe burimet shtetërore për interesa të ngushta politike. 

 Në studim thuhet se 3 në 4 shqiptarë besojnë se disa anëtarë të elitës politike kanë lidhje me kriminelë dhe i shërbejnë interesave të njëri-tjetrit.

 Pritshmëria e lartë dhe besimi tek drejtësia shfaqen sërish edhe në këtë studim: mbi 40.9% e të anketuarve besojnë se pandëshkueshmërisë së njerëzve me pozita të larta në Shqipëri gjithnjë e më shumë po i vjen fundi.
 
 Megjithatë mbi 68.1% e të anketuarve pohojnë se në zonën ku ata banojnë, votimi për partinë në pushtet është i domosdoshëm për të mbajtur një vend pune në administratën publike. Vetëm 35 të anketuar sugjeruan praninë e ekstremizmit etno-nacionalist, të cilin ata e asocionin me raste të diskriminimit racial, etnik ose kombëtar që ata kishin vënë re; si dhe raste të dhunës ose kërcënimeve për shkak të përkatësisë etnike. 

 Ky është vlerësimi i katërt kombëtar i ekstremizmit të dhunshëm kryer nga IDM gjatë dekadës së fundit.

 Autorët besojnë se studimi ka zbuluar dhe trajton çështjeve kyçe dhe sfidave të reja të identifikuara në kohët e tashme, ku mund të bazohen përpjekjet mbi shmangien e këtyre rreziqeve, duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e bashkësive qytetare.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...