Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/11

Zbulohet si e ndihmoi banda kriminale e Serbisë biznesmenin rus të ikte nga arresti shtëpika në Itali .

 Një biznesmen rus, i akuzuar për kontrabandë të pajisjeve ushtarake, të përdorura në pushtimin e Ukrainës, pritej të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – kur arriti të ikte nga arresti shtëpiak në Itali dhe u kthye në Moskë, përmes një plani të suksesshëm arratisjeje. Ja se si ndodhi e gjitha.


Vladimir Jovançiq nuk e fshihte afërsinë e tij me botën e krimit: pseudonimi që ka përdorur në llogarinë e tij në TikTok, ku ka publikuar video të kishave ortodokse, të varkave me motor dhe të palltove të shtrenjta prej gëzofi, është fraza ruse “hajdut i ligjshëm” – zhargon popullor për universin e krimit të organizuar rus.

Në orën 9:30 të mëngjesit të 17 shkurtit 2023, Jovançiq, shtetas i Bosnje e Hercegovinës, u nis me veturë nga qyteti italian Desenzano del Garda, në bregun jugor të liqenit Garda.

Dy telefonat e tij celularë u lidhën me kullat telefonike në rajon, përderisa ai udhëtonte me veturë për në periferinë e Milanos, në Basiljo, pak më shumë se katër orë larg.

Ishte një hap i hershëm në një plan që kulmoi me një arratisje të guximshme nga arresti shtëpiak për një rus të quajtur Artyom Uss, i cili kërkohej nga autoritetet amerikane mbi akuzën e kontrabandës së teknologjisë së ndjeshme, të përdorur në armët ruse në Ukrainë.


Babai i Ussit ishte guvernator i fuqishëm rus, i lidhur me gjigantin shtetëror të naftës, Rosneft, dhe i afërt me presidentin Vladimir Putin.

Arratisja e Ussit, një ditë pasi një gjykatë italiane miratoi ekstradimin e tij për në Shtetet e Bashkuara, ishte tejet e sikletshme për autoritetet italiane; Italia, tha një ligjvënës, “e turpëroi veten ndërkombëtarisht”.

Qeveria amerikane ka caktuar një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për kapjen e tij.

Faqja e Qeverisë amerikane, ku shtetasi rus, Artem Uss, është shpallur në kërkim.

Por, plani i ndërlikuar i arratisjes së tij hodhi dritë mbi operacionet e një grupi të krimit të organizuar ndërkombëtar, me rrënjë në Serbi, dhe la të kuptohej se si rusët me lidhje të fuqishme mund të jenë mbështetur në fakt në agjencitë e inteligjencës për të nxjerrë nga paraburgimi biznesmenin e kërkuar, dhe për ta çuar atë ku s’mund të jetë i kapshëm nga autoritetet italiane dhe amerikane.

Prokurorët italianë kanë akuzuar gjashtë persona mbi dyshimet për përfshirje në këtë plan.

Tre janë në paraburgim: një në Kroaci e një në Slloveni – që të dy në pritje të ekstradimit në Shtetet e Bashkuara – dhe një tjetër në Itali.

Tre të tjerë mbeten ende në kërkim.

Duke përdorur materiale hetimore dhe video të përgjimeve, të siguruara nga autoritetet italiane, si dhe prova të paraqitura nga prokurorët në Shtetet e Bashkuara dhe dy vende të tjera, Radio Evropa e Lirë ka zbuluar skemën se si Uss u arratis nga një lagje e mbyllur në periferi të Milanos, kaloi tre kufij dhe në fund fluturoi drejt Rusisë nga Beogradi.

Janar 2023

Uss, 41 vjeç, u akuzua nga një juri e madhe e SHBA-së në shtator të vitit 2022, së bashku me një partner rus biznesi dhe me katër persona të tjerë, për përdorimin e një kompanie gjermane për të kontrabanduar teknologji ushtarake e me përdorim të dyfishtë, për magnatët dhe kompanitë ruse, në kundërshtim me sanksionet perëndimore – duke përfshirë llojet e pajisjeve elektronike që më vonë u shfaqën në fushën e betejës në Ukrainë.

Rreth një muaj më vonë, më 17 tetor 2022, ai u arrestua në aeroportin e Milanos, me një urdhër të SHBA-së.

Pesë javë pas kësaj, një gjykatë në Milano e vendosi atë në arrest shtëpiak, në vend që ta mbante në burg, një veprim që shkaktoi shqetësim tek zyrtarët amerikanë dhe, pas arratisjes së tij, shkaktoi zemërim e kritika nga ligjvënësit.

Uss nuk ishte i panjohur për Italinë.

Familja e tij kishte prona të paluajtshme atje, duke përfshirë hotele, ndërsa ai raportohet se zotëronte një kompani për prodhimin e verës në Sardenjë.

Partneri i biznesit i Ussit, Yuri Orekhov, i cili u akuzua në të njëjtën aktakuzë të vitit 2022 në SHBA, u arrestua në Gjermani, dhe mbetet në paraburgim në Gjermani, në pritje të ekstradimit.

Në janar të 2023-tës, Uss rekrutoi Jovançiqin “dhe individë të tjerë të lidhur me një grup serb të krimit të organizuar… për ta ndihmuar atë të ikte në Rusi, në rast se do të urdhërohej ekstradimi i tij,” tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, duke përshkruar aktakuzën.

Po atë muaj, Jovançiq, 53 vjeç, takoi gruan e Ussit, një modele e quajtur Maria Yagodina, në një hotel në Milano. Të dy ranë dakord për një skemë, ku Jovançiq do të pretendonte dërgimin e ushqimeve në rezidencën e Ussit, në mënyrë që të mos ngjallte dyshime.

Yagodina i dha Jovançiqit një telefon celular dhe një paradhënie prej 10.000 eurosh, tha Departamenti i Drejtësisë, kurse më vonë atij iu dha një kartelë për të hyrë në shtëpi.

Uss ndodhej në arrest shtëpiak në një komunitet të quajtur Borgo Di Vione, në Basiljo, në periferinë jugore të Milanos.

I përbërë nga vila dhe shtëpi të veçanta, kompleksi e reklamon veten si vend miqësor për familje, me një restorant brenda tij, me pishinë, banjë e të tjera.

Policia italiane tha se e kontrollonte Ussin disa herë në ditë, por një ligjvënës e kundërshtoi këtë pretendim në një seancë parlamenti, pas arratisjes së tij.

18 shkurt 2023

Një ditë pasi telefoni i Jovançiqit u regjistrua në rrjet në Basiljo, pas udhëtimit nga Desenzano del Garda, ai u lidh me rrjetin celular të Gjermanisë në Gotingen, 670 kilometra në veri të Milanos.

Nuk është e qartë saktësisht se çfarë po bënte Jovançiq në Basiljo, dhe më pas në Gjermani.

Megjithatë, një prezantim vizual i përgatitur për karabinierët e Milanos i identifikon udhëtimet e tij këtu si “Inspektimi i Parë” – kur Jovançiq dyshohet se po bënte plane për arratisjen e Ussit.

Është e paqartë nëse Jovançiq udhëtoi me avion apo me veturë.

20 shkurt 2023

Telefonat e lidhur me Jovançiqin u regjistruan më pas në rrjetet telefonike italiane në orën 11:06 të mëngjesit, përsëri në Desenzano del Garda.

Nuk është e qartë se si saktësisht ai udhëtoi nga Gjermania, apo kur.

Sinjalet e telefonave të tij u regjistruan teksa ai udhëtonte drejt perëndimit, në autostradën A4, duke mbërritur në periferinë e Milanos, në Basiljo, në orën 15:16.

Ai kaloi më pak se një orë në periferi. Sinjalet e telefonit u regjistruan më pas pranë San Xhuliano Milaneze, rreth 17 kilometra në lindje, në orën 16:03, dhe përsëri në Desenzano del Garda në 5:54 pasdite.

Ai udhëtim ishte “Inspektimi i Dytë”, sipas policisë së Milanos.

22 shkurt 2023

Sinjalet e telefonit treguan se telefoni i Jovançiqit u largua nga Desenzano del Garda dhe po udhëtonte drejt lindjes, duke kaluar nëpër Slloveni dhe Kroaci, përpara se të mbërrinte në Serbi në orën 19:23.

5 mars 2023

Jovançiq u kthye nga Serbia në Itali me veturë, duke mbërritur në Desenzano del Garda në orën 20:30, sipas të dhënave të telefonit mobil.

Dy ditë para nisjes, ai publikoi një video të një kishe ortodokse në Rumani, në llogarinë e tij në TikTok. Pseudonimi i llogarisë është “Vor v Zakon” ose “Hajduti i ligjshëm ” – një frazë e njohur ruse, që u referohet bosëve të krimit të organizuar në Rusi.

6 mars 2023

Sinjalet e telefonit celular të Jovançiqit treguan se ai po largohej nga Desenzano del Garda në orën 8:30 të mëngjesit në atë që policia italiane e përshkroi si “Inspektimi i Tretë”.

Një ditë më vonë, Jovançiq shkoi përsëri me veturë në rezidencën e Ussit.

Ai u largua nga Desenzano del Garda në 8:30 të mëngjesit dhe u nis për në Milano përmes Alesandrias, në jugperëndim – nëpërmjet një rruge jodirekte.

Sinjalet e telefonit mobil e vendosën atë në Milano në orën 12:54, dhe në Basiljo në orën 16:25.

Një orë më vonë, sinjali i tij i telefonit u zbulua në Trezano sul Naviljo, dhe më pas në pikën kufitare sllovene të Gorizias, ku ai dukej se kishte vozitur, në orën 22:06.

7-11 mars 2023

Telefonat celularë të Jovançiqit zbuluan se ai kishte mbërritur në një vend të paidentifikuar në Serbi, në orën 15:22.

Katër ditë më vonë, ai u kthye në Itali, sipas policisë; telefonat e tij u regjistruan në Gjermani, mëngjesin e 11 marsit, dhe në Desenzano del Garda, pak pas orës 15:00.

Policia italiane tha, gjithashtu, se rrjetet telefonike italiane regjistruan telefonin e Sërgjan Llolliqit, një serb 51-vjeçar.

Pasi hyri në Itali, në Trieste, ai u nis me veturë për në Milano, duke mbërritur pak para orës 20:00, më 11 mars.

Pak dihet për Llolliqin. Ai shërbeu si menaxher i përgjithshëm i një hoteli në Beograd, të quajtur “Putnik Inn”, nga mesi i vitit 2018 deri në fillim të vitit 2020.

Më 9 shkurt 2023, sipas dokumenteve të regjistrit të korporatave serbe, ai dha dorëheqjen nga bordi i drejtorëve të një korporate tjetër, që ndan të njëjtën adresë dhe stafin menaxhues si “Putnik Inn”.

Vetë hoteli është në pronësi të një konglomerati, aksionarët e të cilit përfshijnë qipriotë dhe serbë.

Një biznesmen rus figuroi si drejtor i korporatës së përbashkët.

Hoteli “Putnik Inn” në Beograd.

Në prill të vitit 2023, më pak se një muaj pasi Uss u arratis nga arresti shtëpiak në Itali, Llolliq u raportua se kishte fluturuar në Polin e Veriut, duke thënë për një gazetë të Beogradit se ai ishte i pari serb që shkeli atje.

Ai tha për gazetën se udhëtoi përmes Moskës dhe Krasnojarskut, ku hipi në një aeroplan ushtarak për udhëtimin në veri.

Krasnojarsku është kryeqyteti i rajonit të gjerë siberian, të pasur me minerale, me të njëjtin emër, guvernator i të cilit në atë kohë ishte babai i Ussit, Aleksandr.

Autoritetet amerikane thanë se Aleksandr Uss ishte “një aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin”.

Llolliq kishte darkuar me guvernatorin pasi kthimit në Krasnojarsk, siç tha ai për gazetën e Beogradit.

Pesë ditë pasi u shfaq artikulli ku foli Llolliq, Aleksandr Uss njoftoi dorëheqjen e tij si guvernator i Krasnojarskut.

Ai tha se ishte takuar disa ditë më parë me Putinin, i cili i sugjeroi të kalonte në një rol tjetër.

Nuk u dha asnjë arsye për largimin e tij.

12 mars 2023

Të dhënat e rrjetit treguan celularin e Jovançiqit, së bashku me atë të djalit të tij, Boris, duke u nisur nga Desenzano del Garda në orën 9:11 të mëngjesit, e duke mbërritur në Milano rreth 90 minuta më vonë.

Babë e bir, së bashku me Llolliqin, më pas inspektuan pronën në Basiljo ku po qëndronte Uss, thuhet në të dhënat e policisë.

Ata u nisën në orën 12:59.

Llolliq, më pas, u duk se po largohej nga Italia, duke shkuar nga Venecia në orën 20:13.

16 mars 2023

Jovançiq dhe djali i tij blenë një veturë Volvo V60, nga një tregtar në Kastenjato, një qytet i vendosur midis liqenit Garda dhe Milanos, diku mes orës 9:27 dhe 10:30.

Vetura ishte e regjistruar me emrin e Boris Jovançiqit.

Vlladimir Jovançiq pastaj udhëtoi për në Serbi në të njëjtën ditë, duke kaluar nga Kroacia në pikën kufitare të Batrovcit, në orën 18:36.

Targat italiane të Volvos – EP605VA – u regjistruan në videot e vëzhgimit të pikës kufitare.

21 mars 2023

Sinjalet celulare treguan se Vlladimir Jovançiq po largohej nga Serbia në orën 17:02, dhe po arrinte në Desenzano del Garda në orën 23:20.

Në orën 20:22, në pikën kufitare të Batrovcit, u detektua telefoni mobil i Llolliqit.

Ai ishte duke vozitur veturën Audi A8, me targa serbe BG1768HP, të cilin e kishte marrë me qira te hoteli “Putnik Inn”, në Beograd. Sipas prokurorëve italianë, Llolliqit iu bashkua në veturë një serb 47-vjeçar, i quajtur Nebojsha Illiq.

Më herët, gjatë ditës, një gjykatë italiane kishte hapur rrugën për ekstradimin e Ussit në Shtetet e Bashkuara, pesë muaj pas ndalimit fillestar të tij në aeroportin e Milanos.

22 mars 2023

Matej Janezhiq, slloven 40-vjeçar, hyri në Itali në Trieste, në orën 8:31 të mëngjesit, duke vozitur një veturë Volvo S80, me targa sllovene LJDP082.

Ai mbërriti në Bedizole, një vendbanim në perëndim të liqenit Garda, rreth orës 10:30 të mëngjesit.

Në orën 10:45, sipas të dhënave të rrjetit telefonik mobil, katër vetura u nisën nga Bedizole, duke arritur në një qendër tregtare në Laçiarella – shtatë minuta larg me veturë nga rezidenca e Ussit – në orën 12:16.

Përveç dy Volvo-ve dhe Audi-t, në kolonë ishte edhe një veturë e katërt: Një Fiat Bravo që ishte transferuar në pronësi të Jovançiqit nga një shqiptare 36-vjeçare, e quajtur Emirada Ibo.

Ibo kishte transferuar sigurimin e veturës Fiat tek Jovançiq, një javë më parë.

Prokurorët italianë e akuzuan atë si bashkëpunëtore në arratisjen e Ussit.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë përmes thirrjeve telefonike, dhe me mesazhe përmes WhatsApp-it, Ibo nuk pranoi të diskutonte akuzat kundër saj me telefon, dhe kërkoi që pyetjet të dërgoheshin me shkrim.

Më pas, ajo nuk pranoi t’u përgjigjej thirrjeve të tjera telefonike nga Radio Evropa e Lirë dhe u përgjigj me mesazhe me tekst, duke thënë: “Nuk di asgjë për këtë. Më vjen keq”.

Në qendrën tregtare në Laçiarella, kamerat e vëzhgimit kapën Jovançiqin duke folur me Llolliqin, në orën 12:17.

Një minutë më vonë, Janezhiq, Boris Jovançiq dhe një burrë që me gjasë ishte Illiq, mbërritën në qendrën tregtare.

Jovançiq dhe djali i tij u panë duke blerë ushqime për rreth 20 minuta.

Në orën 13:06, katër veturat u larguan nga qendra tregtare.

Dy prej tyre – njëra e drejtuar nga Jovançiq dhe tjetra nga Llolliq – arritën në kompleksin Borgo Di Vione dhe kamerat e vëzhgimit regjistruan Jovançiqin duke ecur në lagjen e mbyllur.

Në orën 13:40, një person i identifikuar nga policia si Jovançiq u shfaq duke hyrë në atë që dukej të ishte rezidenca e Ussit, duke mbajtur një çantë me blerje nga Laçiarella.

Menjëherë pas kësaj, dy burra u shfaqën duke folur në një trotuar – njëri me kapelë të tërhequr mbi kokë u identifikua nga policia italiane si Uss.

Kamerat më pas regjistruan Ussin dhe Jovançiqin duke ecur në një trotuar, duke dalë nga hyrja veriore e kompleksit dhe më pas duke u futur në Fiat dhe duke u larguar.

Si pjesë e urdhrit të gjykatës italiane që i caktonte atij arrest shtëpiak në vend të burgimit, Uss ishte urdhëruar të mbante një byzylyk monitorimi elektronik rreth kyçit të këmbës, duke lejuar policinë ta gjurmonte dhe të njoftohej nëse ai shkonte përtej një rrezeje të caktuar të vendbanimit të tij.

Gjatë arratisjes së Ussit, thanë prokurorët italianë, transmetimi nga byzylyku i monitorimit u ndërpre me një “ndërprerës sinjali” – një pajisje që bllokon ose ndërhyn në transmetim.

Në një moment më vonë, Jovançiq siguroi një prerës bulonash për të prerë pajisjen nga kyçi i këmbës së tij, sipas prokurorëve amerikanë.

Më pas, Uss e hodhi pajisjen nga dritarja e veturës.

Alarmi për pajisjen e monitorimit ra në orën 13:52, duke nxitur policinë të reagojë, megjithëse është e paqartë saktësisht se sa kohë u desh që ata të mbërrinin. Dhe, në kohën kur ata arritën, Uss tanimë ishte larguar.

Policia thirri zjarrfikësit për të thyer derën. Brenda, televizori ishte i ndezur dhe me zë të lartë, por shtëpia ishte bosh.

Në një moment atë pasdite, Uss doli nga Fiat-i dhe hipi në Audi.

Me Jovançiqin në timon, ata u drejtuan në lindje për në Venecia, dhe më pas në kufirin slloven, së bashku me Volvon, të drejtuar nga Janezhiqi. Dy makinat kaluan kufirin në Gorizia, rreth orës 17:50, me targat e tyre të regjistruara në kamerat e vëzhgimit anash rrugës.

23 mars 2023

Vetura Audi, e drejtuar tani nga Illiq, kaloi në Serbi nga Kroacia në orën 6:40 të mëngjesit.

Pasi operacioni i arratisjes u përfundua, Uss i pagoi Jovançiqit 40.000 euro shtesë, sipas prokurorëve amerikanë.

Uss besohet të ketë fluturuar më pas nga Beogradi për në Moskë, por është e paqartë kur, si dhe nëse ishte në një fluturim komercial.

4 prill 2023

Pas disa ditësh spekulime në mediat italiane për vendndodhjen e tij, Uss lëshoi një deklaratë për mediat ruse.

“Unë jam në Rusi! Gjatë këtyre pak ditëve veçanërisht dramatike, kisha pranë meje njerëz të fortë dhe të besueshëm. Faleminderit atyre!”, tha Uss.

“Gjykata italiane, në paanshmërinë e së cilës u mbështeta fillimisht, demonstroi paragjykime të dukshme politike. Fatkeqësisht, ishte gati të ‘përkulej’ nën presionin e autoriteteve amerikane. Në situatën e sotme ndërkombëtare, kur ata ‘luajnë pa rregulla’, kthimi im në vendlindje, qoftë edhe në mënyrë kaq ‘jo standarde’, është fitore”, shtoi ai.

Flori Bruqi 

Veriu i Kosovës në sytë e gazetarëve britanikë: Vuçiq po planifikon një pushtim me ndihmën e aleatit të tij Putin


Veriu i Kosovës në sytë e gazetarëve britanikë: Vuçiq po planifikon një pushtim me ndihmën e aleatit të tij Putin
Në një artikull të publikuar enkas për veriun e vendit, thuhet se siguria u rrit ndërsa frika rritet se presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq po planifikon një pushtim të ndihmuar nga aleati i tij Vladimir Putin. Ndërsa nacionalistët i bëjnë thirrje Vuçiqit që të veprojë për të “mbrojtur” serbët që janë të detyruar të jetojnë “nën sundimin e Kosovës”. Siç shkruan Telegrafi britanik, para se policia e Kosovës të fillojë patrullimin në kufirin me Serbinë, i ngarkon armët: AK-47 janë ngjitur në pjesën e pasme të sediljeve, pistoletat anash këmbëve, derisa bagazhi i një Land Rover është mbushur me dronë e jelekë antiplumb. Dhe ky, thotë ai, tani është protokoll standard në një nga kufijtë më të paqëndrueshëm në kontinentin evropian. Kur njerëzit e pyesin Veton Elshanin, zëvendëskomandantin e policisë në veri të Kosovës se si është situata, ai thjesht u tregon përgatitjet që po bën për patrullë. “I shikon armët?” tha ai, para se t’i çonte gazetarët e Telegrafit në kufi, “këto janë për t’i mbajtur policët. Situata nuk është e mirë”. Mediat britanike vënë në dukje rritjen e tensioneve të fundit mes minoritetit serb dhe shumicës shqiptare. Frika për një konflikt të ri u rrit veçanërisht në vitin 2023 kur një grup serbësh të armatosur ‘pushtuan’ fshatin Banjskë në veri dhe u barrikaduan në manastir. Tre nga 30 personat e dyshuar se ndodheshin aty u vranë nga të shtënat. Ndërsa një polic i Kosovës humbi jetën. Që nga ajo ditë, Policia e Kosovës ka shtuar patrullimin kufitar pasi serbët bllokuar tendencëne serbëve për të vepruar ilegalisht. “Ne i njohim këto rrugë më mirë se kushdo”, ka thënë komandant Elshani për The Telegraph teksa patrulla kalonte nëpër male. “Serbët nuk mund të bëjnë një rrugë që ne nuk do ta gjejmë”. Policia ka identifikuar 65 rrugë të paligjshme dhe të gjitha janë të bllokuara, 10 rrugë të tjera mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, kryesisht me dron. Prezenca e përhershme në rajonin me shumicë serbe i dërgoi mesazh Beogradit se Kosova po i mbron kufijtë e saj, tha komandanti Elshani. “Spa e ndryshoi lojën,” tha ai. “Kur derdhet gjak, atëherë është problem”. Analistët paralajmërojnë se propaganda e Kremlinit po nxit trazira në veri të vendit, ku 93 për qind janë shqiptarë dhe 4 për qind janë serbë. Shumica e serbëve në Kosovë ende e konsiderojnë Beogradin, i cili kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si qendër të tyre institucionale. Policia e Kosovës, pas rastit të Banjskës zbuluan një sasi të madhe armësh që sulmuesit e kishin fshehur në ndërtesa të braktisura përreth fshatrave veriore. Vetëm pak javë më parë, ata gjetën pesë raketahedhës të tjerë, një shenjë e shkallës së sulmit të planifikuar. Në një intervistë për Telegrafin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se presidenti i Serbisë Vuçiq po planifikon një pushtim. Ai tha se Serbia ndërtoi baza operative përpara rreth kufirit në një “formë patkoi” për të “mbrojtur Beogradin dhe sulmuar Kosovën”. Një shpërqendrim nga lufta në Ukrainë Bazuar në fjalët e vetë presidentit Vuçiq, Kurti beson se presidenti i Serbisë po pret një rast për të pushtuar. Miqësia e Vuçiqit me Vladimir Putinin është e njohur dhe Kurti beson se është në interes të liderit rus që Serbia të pushtojë Kosovën, sepse kjo do të largonte vëmendjen nga lufta e tij në Ukrainë. Ura e Mitrovicës mbi lumin Ibër ka qenë një “pikë e nxehtë” – një ndarje joformale midis rajonit kufitar verior të Kosovës dhe jugut etnikisht shqiptar. Gjërat duken paqësore ndërsa këmbësorët ecin lirshëm mes dy anëve. Por ka një rrymë nën tension. Disa serbë etnikë nga veriu e shohin këdo që kalon në jug si tradhtar. Makinat ende nuk lejohen të kalojnë urën dhe dy policë Land Rover janë vazhdimisht të pranishëm, njëri me pamje nga jugu dhe tjetri nga veriu. Policia tha se këto masa paraprake janë të nevojshme për të ruajtur stabilitetin në zonë. Ndërsa po udhëtonin në veri të Kosovës, gazetarët e Telegrafit panë kudo mbishkrime me shkronjën “Z”, simbol i mbështetjes për forcat ruse në fushën e betejës ukrainase. “Veriu i Kosovës është një pikë nga ku Putini do të rekrutojë anëtarët e ardhshëm të grupeve paraushtarake për operacionet në Ukrainë dhe në Ballkan”, pohon Kurti.

2024/04/10

Akademik Prof. Dr. Eshref Ymeri: Periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar


Prof. Dr. Eshref Ymeri: Periudha skënderbejane mbetet më e ...






Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 2 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar -Periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar. -Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 2 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar -Në vitin 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. -Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes – Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan -Letra e Sulltan Mehmetit është e datës 6 maj 1461, kurse Letra e përgjigjes e Skënderbeut mban datën 1 qershor 1461. – Historiani Aleksandër Lambert ka thënë se 20 perandorë romakë dhe disa papë të Vatikanit kanë qenë ilirë – Se 36 kryeministra shqiptarë i kanë shërbyer perandorisë së errësirës otomane – Se shqiptarët, kur grekët fshiheshin ferrave, kryen revolucionin grek të vitit 1821 dhe, për pazotësinë e tyre, fitoren ua dhuruan grekëve, të cilët krerët e tyre i shfarosën një e nga një – Se 11 kryemistra shqiptarë i kanë shërbyer Greqisë – Se beteja vendimtare në Luftën e Krimesë të vitit 1856 midis trupave ruse dhe otomane, u fitua nga otomanët falë trimërisë së shqiptarëve – Se beteja vendimtare mes trupave otomane dhe trupave anglo-franceze në betejën e Çanakalasë të vitit 1915, u fitua nga trupat otomane falë trimërisë së shqiptarëve – Se Mustafa QemalAtaturku (1881-1938) ka qenë shqiptar, por që nuk i ra asnjëherë ndër mend të kujtohej për prejardhjen e tij? -Se kryeministri Italian Françesko Krispi (1819-1991) ka qenë shqiptar arbëresh, por nuk u bë i gjallë asnjëherë për të kujtuar rrënjët nga e kishte pasur origjinën? Sigal17 janari në nderim të Skënderbeut, emocione dhe trishtim (Me një parantezë) Gjatë një periudhe të gjatë, në Tiranë dhe në Prishtinë, historianët kanë botuar vepra, në të cilat përshkruhen krimet e shumta që serbogrekët kanë kryer kundër shqiptarëve. Mendoj dhe shtroj pyetjen: Edhe sa dhjetëvjeçarë apo shekuj do të vazhdojmë ne shqiptarët të ekspozojmë faqe vetes dhe faqe botës iventarin e krimeve serbe dhe greke kundër kombit shqiptar? Mendoj se me ekspozimin e vazhdueshëm të këtij inventari për vite e vite me radhë, ne shqiptarët jemi bërë qesharakë në sytë e botës.
 Dhe vetvetiu asaj bote i lind pyetja: Po ju shqiptarët ku keni qenë, me se jeni marrë kur serbët dhe grekët kryenin krime kundër jush? Se ju keni qenë etnia më e madhe në Gadishullin e Ilirisë, çka dihet shumë mirë nga historia? Jo më kot shqiptari, i Madhi Mitrush Kuteli, pati shkruar poezinë e famshme me titull “Sot jam këtu kur s’kish njeri, kur s’kish kufi, as fqinjëri, as shkja të zi”. Dihet se kombi shqiptar u bë objekt i shfarosjes së heshtur nga ana e shovinizmit serbo-grek pas Nartanies së serbit Garashanin dhe Megalidesë së kryeministrit grek Koleti të vitit 1844. Dihet, gjithashtu, se në vitin 1850, trojet shqiptare populloheshin nga 1 600 000 banorë, kurse Greqia dhe Serbia kishin respektivisht 1 200 000 dhe 600 000 banorë. Pra, popullsia shqiptare ishte gati sa popullsia serbe dhe greke të marra së bashku. Po atëherë si shpjegohet që serbogrekët të arrinin të kryenin ato krime të përbindshme kundër shqiptarëve, për çka edhe Bajroni (1788-1824) shkruante: “Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët. S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetetfqinjë”? Përgjigja është fare e thjeshtë: sepse shqiptarët, tradicionalisht, duke filluar që nga pararendësit e tyre pellazgoilirianë, kanë qenë tragjikisht të përçarë dhe vazhdojnë të jenë të përçarë deri në ditët tona. Nuk jam në gjendje ta shpjegoj arsyen e kësaj përçarjeje tragjike, e cila të bën të mendosh se kemi mallkim hyjnor. Një gazetar italian që pati ardhur për vizitë në vendin tonë në fillim të viteve ’90, qe shoqëruar nga një kolegu i tij shqiptar, i cili ka 22 vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara. Në njërën nga bisedat e zhvilluara mes tyre, gazetari italian i pati thënë kolegut shqiptar: “Para se të vija për vizitë, pata lexuar shumë për historinë e vendit tuaj. Nga sa lexova, erdha në përfundimin se ju shqiptarët, përveç periudhës së Pirros së Epirit dhe të Skënderbeut, nuk keni më histori”. Mendoj se gazetari italian ka pasur shumë të drejtë. Pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët, në shumicën dërrmuese, përqafuan fenë e errësirës otomane, elitat e tij hynë në shërbim të saj dhe nuk u mjaftuan vetëm me ndërrimin e fesë, por huazuan edhe të gjithë emrat e njerëzve të asaj errësire, duke braktisur emrat e bukur ilirianë. Që nga vdekja e Skënderbeut deri në shpalljen e pavarësisë, patën shpërthyer kryengritje të armatosura, sidomos në periudhën e Rilindjes Kombëtare, patën dalë në skenën e historisë një sërë trimash në udhëheqje të çetave kryengritëse që luftonin veç e veç, por nuk u vu re kurrë një vetorganizim mbarëshqiptar. Një vetorganizim i tillë nuk u vu re absolutisht edhe pas shpalljes së pavarësisë, deri edhe në ditët tona. Pikërisht për shkak të paaftësisë sonë për vetorganizim mbarëkombëtar, çka të ngjall shumë trishtim, Shqipëria londineze, si asnjë vend tjetër në mbarrë rruzullin tokësor, ka më shumë se një shekull që vazhdon të rrethohet ende nga troje amtare, të populluara nga bashkëkombasit tanë. Kohët e fundit, mjetet e informimit masiv patën propaganduar gjithandej mendimet e historianit Aleksandër Lambert për shqiptarët, të cilët, sipas tij, kanë drejtuar botën në mesjetë. Po a duhet të mburren shqiptarët se 20 perandorë romakë dhe disa papë të Vatikanit kanë qenë ilirë? Se 36 kryeministra shqiptarë i kanë shërbyer perandorisë së errësirës otomane? Se shqiptarët, kur grekët fshiheshin ferrave, kryen revolucionin grek të vitit 1821 dhe, për pazotësinë e tyre, fitoren ua dhuruan grekëve, të cilët krerët e tyre i shfarosën një e nga një? Se 11 kryemistra shqiptarë i kanë shërbyer Greqisë? Se beteja vendimtare në Luftën e Krimesë të vitit 1856 midis trupave ruse dhe otomane, u fitua nga otomanët falë trimërisë së shqiptarëve? Se beteja vendimtare mes trupave otomane dhe trupave anglo-franceze në betejën e Çanakalasë të vitit 1915, u fitua nga trupat otomane falë trimërisë së shqiptarëve? Se Mustafa QemalAtaturku (1881-1938) ka qenë shqiptar, por që nuk i ra asnjëherë ndër mend të kujtohej për prejardhjen e tij? Se kryeministri Italian Françesko Krispi (1819-1991) ka qenë shqiptar arbëresh, por nuk u bë i gjallë asnjëherë për të kujtuar rrënjët nga e kishte pasur origjinën? Pra, rezulton se shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten mercenarë të zellshëm në shërbim të të huajve dhe varrmihës të vetvetes. Shembullin më të freskët të mercenarizmit, në vazhdën e mercenarizmit të kryeargatit të serbosllavizmit Enver Hoxha, po vazhdon ta japë Rama, si kryeservil i Beogradit, një kryeservil ky i përmasave të pështira me fjalën që mbajti online për parlamentin serb nga zyra e tij më 23 nëntor 2021. Rasti më i freskët i mercenarizmit dhe i servilizmit të kastës tradhtare nën udhëheqjen e politikës shqiptare me Ramën në krye, u vu re edhe në ditën e parë të këtij viti, kur ministria e jashtme, më 1 janar 2022, botoi një komunikatë, në të cilën theksohej se vendi ynë do të fillonte zyrtarisht mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast, në atë komunikatë deklarohej në mënyrë idiote se mandatin Shqipëria do ta përdorte, demek, për avancimin e “çëshjes së Kosovës”. Kjo deklaratë është një idiotësi me brirë, se “çështja e Kosovës” është zgjidhur që më 17 shkurt të vitit 2008. Por Rama, si kryetradhtar i kombit shqiptar dhe argat i verbër i Vuçiçit, kërkon të jetë në një gjatësi vale me shovinizmin serbomadh dhe rusomadh, dy armiq të egër tradicionalë të kombit shqiptar, të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Po si shpjegohet që shqiptarët janë shquar kaq shumë në shërbim të të huajve, kurse vatrën e shtëpisë së vet e patën shuar me ujë? Si shpjegohet që shqiptarët, siç thotë historiani Aleksandër Lambert, nuk kanë sulmuar kurrë territore të huaja? Po a duhet të mburremi ne shqiptarët para botës se nuk kemi pasur synime për pushtim të territoreve të huaja? Sepse bota qesh me ironi dhe na nxjerr gjuhën kur dëgjon deklarata të tillë. Se ajo shtron pyetjen: Mirë që s’keni pasur synime të pushtoni territore të huaja, por territoret e veta pse nuk i kanë mbrojtur? Se territoret tuaja, një herë e një kohë, shtriheshin që nga Peloponezi deri në Danub, kurse tani territori juaj është katandisur sa një “fushë tenisi”? Që të pushtosh territore të huaja, duhet të kesh siguruar ngjizjen brendakombëtare. Shqiptarët s’kanë qenë të aftë për ta siguruar një ngjizje të tillë, prandaj e kanë pasur të pamundur të pushtonin territore të huaja. Se nuk i ka pasë lejuar përçarja brenda tyre. Pikërisht për shkak të asaj përçarjeje të mallkuar, principatat e Ilirisë i hanin kokat njëra-tjetrës, ndërkohë që ardhacakët sllavë, të pagëzuar serbë me kalimin e kohës, filluan t’u zaptonin trojet dhe t’i vinin nën sundimin e tyre. Prandaj mendoj dhe kam bindjen e plotë se shqiptarët duhet t’i japin fund ekspozimit kohë e pa kohë të inventarit të krimeve serbe dhe greke kundër kombit tonë, për të mos vazhduar të mbetemi qesharakë në sytë e opinionit ndërkombëtar për pazotësinë tonë, duke reklamuar përçarjen tonë. Prandaj 17 janari, për çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, është dita e nderimit të kujtimit të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, sepse periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar. Sepse Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 2 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar, në të cilin, deri asokohe, princat shqiptarë i hanin kokat njëri-tjetrit. Ai, me largpamësinë e një ushtaraku dhe burrështetasi të madh, krijoi atë organizim mbarëshqiptar, i cili u kalli dërrmën hordhive të errësirës otomane për një çerek shekulli me radhë. Çdo shqiptar me dinjitet kombëtar, përjetoi emocione të fuqishme kur para disa vjetësh mësoi se Vatikani paskej zbuluar diçka krejtësisht të panjohur për historinë tonë kombëtare. Asokohe qe botuar në internet informacioni në vijim: “Për herë të parë del në dritë dokumenti ku është shpallur Skënderbeu mbret. Një akt diplomatik, mandat, në të cilin emërohet Martin Muzaka ambasador i Skënderbeut. Është një letër origjinale në pergamen me një vulë shtetërore të varur, që ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit, në fondin Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikërisht në këtë mandat Skënderbeu quhet “mbret”. Ka qenë dr. Musa Ahmeti, një hulumtues i kahkohshëm i arkivave të Vatikanit që ka publikuar disa ditë më parë, në internet, mandatin e mbretërisë shqiptare” (Citohet sipas:(“Skënderbeu është njohur si mbret i Shqipërisë dhe i Maqedonisë që në vitin 1458. Fakte që publikohen për herë të parë”. Nga Violeta Murati. Botoi në faqen e internetit Sitki Cerekja. 6 tetor 2015). Gazetari turk Ahmet Dursun shkruan se Skënderbeu “… si një ushtarak i zoti, por me një diplomaci prej filozofi, u vendos në krye të një lëvizjeje për ta mbrojtur vendin nga ky sulm i çoroditur. Rezistenca e tij qartësisht tregon se sa mirë e ka njohur perëndimin, por edhe lindjen, dhe sa shumë i ka vlerësuar këto kultura që të mos hyjnë në një luftë direkte, e cila, si fillim, do të mund të shkatërronte perëndimin, por disa dekada më vonë, një sulm i ngjashëm me ato të kryqëzatave, mund t’i nxirrte turqit sërish nga Stambolli…” (Citohet sipas: “Gazetari turk: Skënderbeu, “tradhtari” që shpëtoi dy qytetërime…Nga Ahmet Dursun”. Faqja e internetit “voal.ch”. 6 korrik 2016). Skënderbeu qe bërë aq shumë simbol i tmerrit për kryeagain e Stambollit, saqë ky i fundit i lutej për të lidhur një marrëveshje me njëri-tjetrin. Faktet flasin me gjuhën e dokumenteve. Një hulumtues i talentuar shqiptar në Paris ka zbuluar një dokument të tillë, në të cilin thuhet: “Në librin e autorit francez, Camille Paganel (1795-1859), me titullin “Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle”, të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes. Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan dhe Emir” (Citohet sipas: “Zbulohen letrat: Kur Skënderbeu u përgjigjej kushteve të Sulltan Mehmetit”. Nga Aurenc Bebja, Francë, Faqja e internetit “Voal”. 25 shtator 2017). Letra e Sulltan Mehmetit është e datës 6 maj 1461, kurse Letra e përgjigjes e Skënderbeut mban datën 1 qershor 1461. Shqipëria, edhe në periudhën e diktaturës komuniste, edhe pas vitit 1990, ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me Republikën e Turqisë, çka është konkretizuar edhe me vizita të ndërsjella personalitetesh të niveleve të larta. Por udhëheqësit shqiptarë, çuditërisht, as edhe një herë të vetme, nuk i patën shtruar kurrë palës turke pyetjen se cila ishte arsyeja që perandoria otomane e pati trajtuar egërsisht popullin shqiptar, pavarësisht se ai, në shumicën dërrmuese, pati përqafuar fenë islame, pra, fenë e asaj perandorie pushtuese. Elitat e tij hynë në shëbim të sulltanit, çka u konkretizua me 36 kryeministra shqiptarë. Por jo vetëm kaq. Ajo perandori na ndaloi edhe shkollat shqipe gjatë një perudhe më shumë se katërshekullore. Veç kësaj, pala shqiptare nuk e pyeti asnjëherë palën turke se pse Turqia, gjatë shekullit XX, pati nënshkruar marrëveshje me Jugosllavinë për pranimin e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta amtare. Pra, në vend që popullin shqiptar, perandoria otomane ta trajtonte me shumë kimet, ajo, përkundrazi, pati mbajtur një qëndrim shumë të egër ndaj tij. Mos vallë kjo ishte një hakmarrje katërshekullore për inat të Skënderbeut që nuk e mposhti dot kurrë? Heshtja e palës shqiptare për këto çështje madhore, ka dëshmuar dhe dëshmon shkoqur fare se në marrëdhëniet me të huajt ajo nuk është çliruar kurrë nga mercenarizmi, nga servilizmi dhe nga nënshtrimi para tyre. Pikërisht për shkak të servilizmit që ushqen ndaj të huajve, ajo nuk e ka vënë kurrë ujët në zjarr për fatet e bashkëkombasve tanë në vendet e huaja dhe përgjithësisht për diasporën shqiptare. Në Turqi jetojnë më shumë se 7 milionë shqiptarë, por Tirana zyrtare nuk është interesuar kurrë për fatin e tyre

Populli rus prehet në gjumin e skllavërisë

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Periudha skënderbejane mbetet më e ...

Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri, AAAS



 Revoltat e fuqishme që shpërthyen në Kiev më 21 nëntor 2013 për shkak të mosnënshkrimit nga ana e presidentit Janukoviç të marrëveshjes për asocimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian, vazhduan pa ndërpreje, deri në largimin e tij fshehurazi nga vendi më 24 shkurt 2014. Janukoviçi, si agjent i regjur i bandës së Kremlinit, nuk mund ta nënshkruante atë marrëveshje, sepse nuk e lejonte Putini.

Duke e ndier rrezikun që i vinte pushtetit të tij nga liritë dhe të drejtat kushtetuese që gëzonte populli fqinj ukrainas, në mars të vitit 2014, kryefashisti Putin pushtoi Krimenë, më 07 prill aneksoi Donjeckun, kurse më 27 prill - Lluganskun, të cilët më pas i shpalli të ashtuquajtura republika popullore në përbërje të Rusisë. Megjithatë, banda kriminale e Putinit nuk u kënaq me zaptimin e këtyre territoreve ukrainase, sepse ishte i bindur që fqinjësia me Ukrainën, infeksioni politik që vinte prej saj, ishte përherë kërcënues për kolltukun e tij. Prandaj edhe filloi përgatitjet për pushtimin e plotë të saj.

Populli trim dhe liridashës ukrainas e përzuri me dajak presidentin Janukoviç, i cili u arratis për në Rusi, ndërsa populli rus nuk ka qenë kurrë i aftë t’i rrëzojë diktatorët e vet nga pushteti, sepse, sipas psikologjisë së tij prej skllavi, diktatorëve ai u ka ndenjur tradicionalisht lepe-peqe, i ka himnizuar, ua ka ngritur lart kultin e tyre, pavarësisht se ata kanë qenë njërëz pa kurrfarë vlere.

Viktor Kaspruk është politolog, analist, gazetar për problemet ndërkombëtare dhe publicist i mirënjohur ukrainas. Ja çfarë pati deklaruar ai para dhjetë vjetësh, kur Rusia fashiste pushtoi Krimenë:

“Gjithë vitet e qeverisjes së Putinit, janë vitet e turpit të popullit, janë vitet e heshtjes së turpshme, janë turpi i inteligjencies, e cila, në shumicën e vet dërrmuese, është tërhequr zvarrë para këtij njeriu pa kurrfarë vlere” (Citohet sipas: “Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit”. Faqja e internetit “argumentua.com”. 07 mars 2014).

Ky intelektual i shquar ukrainas ka nxjerrë në pah atë tipar shumëshekullor të popullit rus, të cilin e kanë theksuar  edhe intelektualë rusë më shumë se një shekull më parë, një tipar ky, që mishërohet më së miri në ndjenjat e tij prej skllavi. Njëri nga ata intelektualë, ka qenë Nikollaj Çernjishevski (1828-1889), i njohur si kritik letrar, filozof-materialist dhe shkrimtar, i cili ja se si është shprehur për delemiletin rus:

“Një komb i mjerë, një komb  skllevërish, që poshtë deri lart të gjithë janë vetëm skllevër” (Faqja e internetit “Adskije novosti. 17 shkurt 2015).

Populli rus, gjatë shekujve, ka jetuar në kushtet e shtypjes dhe të shfrytëzimit. Gjatë 240 vjetëve (1240-1480) ka qenë nën sundimin e tataromongolëve, deri në vitin 1861 - nën pushtetin e egër të së drejtës së bujkrobërisë. Pas Rvolucionit të Tetorit 2017, kur populli u gjend nën diktaturën komuniste sovjetike gjatë një periudhe 74-vjeçare, ai nuk gëzonte më as kurrfarë të drejtash, as lirinë qytetare, as lirinë e ndërgjegjes. Pra, gjatë periudhave qindrvjeare, popullit i është futur në gjak ndjenja e skllavit dhe himnizimi i kultit të diktatorëve, të cilët, në ndërgjegjen e tij prej skllavi, janë figura të shenjta, janë zëdhënësit e Zotit në Tokë, domethënë, vullneti i tyre është vullneti i Zotit. Për pasojë, populli rus nuk e ka pasur kurrë mundësinë historike të kaliste brenda vetes ndërgjegjen shoqërore, përveç ndërgjegjes së skllavit.

Pikërisht ndërgjegjja prej skllavi e bën popullin rus të mbështetë krimet e rënda të diktatorëve të vet kundër popujve të tjerë dhe të mos i bëjnë kurrfarë përshtypjesh humbjet e rënda që ka pësuar ushtria e tij fashiste pas sulmit të 24 shkurtit të vitit 2022 kundër Ukrainës. Në emisionin e lajme të kanalit televiziv ukrainas “Freedom” të datës 08 prill 2024, u transmetua një njoftim i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në të cilin thuhej se deri më 08 prill, në Ukrainë janë vrarë 448 401 ushtarë dhe oficerë rusë.

Dy fakte tëpër domethënëse nga e kaluara historike e Rusisë, dëshmojnë më së miri se deri në ç’shkallë ka degraduar ndërgjëgjja prej skllavi e popullit rus, i cili, duke qenë i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti personal, s’e ka për gjë të vetëposhtërohet me vetësakrifikim para kryediktatorëve të vet kriminelë.

Fakti i parë lidhet me rastin e kurorëzimit të Nikollajt II (1868-1918) në fronin e perandorit. Ja çfarë thuhej tre vjet më parë në një faqe interneti:

“125 vjet më parë, më 18 (30) maj 1896, gjatë festimeve popullore me rastin e kurorëzimit të perandorit Nikollaj II, në fushën Hodinskoje në Moskë ndodhi një tragjedi e tmerrshme: duke u shtrënguar pas njëri-tjetrit se kush e kush të arrinte të merrte dhuratat e carit, midis tyre edhe gjëra për të ngrënë, njerëzit rrëzuan përtokë shoku-shokun, të cilët i shtypi vala e njerëzve të tjerë që s’kishte të sosur, me pasojë vdekjen e 1389 vetave dhe sakatimin e 1300 të tjerëve. Që asokohe, katastrofa në fushën Hodinskoje, është regjistruar në histori si tragjedia më e madhe në historinë botërore” (Citohet sipas: ““Gropat u mbushën me kufoma, turma ecte, duke shkelur mbi to”. Si u shndërrua kurorëzimi i Nikollajt II në një nga tragjeditë  më të mëdhaja në historinë e Rusisë. Faqja e internetit “Lenta.ru”. 30 maj 2021).

Fakti i dytë lidhet me datën 09 mars 1953, ditën e përcjelljes së kufomës së Stalinit për në Sallën me kolona të Pallatit të Kombësive, ku do t’i jepnin lamtumirën e fundit banorët e Moskës, lamtumirë që vazhdoi dy ditë. Ja si përshkruhet në internet ajo ngjarje:

“Nuk dihet me saktësi se sa njerëz kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën Stalinit më 09 mars 1953. Drejt Sallës me kolona të Pallatit të Kombësive, ku ishte vendosr trupi i tij, po vinin varganë-varganë dhjetra ose madje qindra-mijëra qytetarë sovjetikë. Në fytyrat e tyre lexohej trishtimi. Shumë prej tyre vinin dhe largoheshin me sy të përlotur. Pamjet nga ceremonia mortore transmetoheshin në televizion. Ngjarja pasqyrohej gjerësisht. E vetmja gjë që qe anashkaluar, ishte shtypja e njerëzve përreth Pallatit të Kombësive, me pasoja vdekjen e disa qindra deri në 2-3 mijë njerëzve. Se si ndodhi që ceremonia e varrimit të Stalinit ishte shkaku i një morie të madhe vdekjesh, autoritetet zyrtare parapëlqyen të heshtin. Numri i saktë i të vdekurve qe mbajtur sekret. Dëshmitarët e asaj ngjarjeje kanë pasë rrëfyer gjëra të tmerrshme. Studiuesje e letërsisë, Elena Pasternak, ka kujtuar më vonë se në rrugën Trubnaja në Moskë qe vënë re një mizëri njerësish, të shtrënguar pas njëri-tjetrit. Moskovitët që banonin në pallatet aty pranë, kishin mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre, sepse gjatë rrugës po lëvizte një vargan i pafund njerëzish. Njerëzit ishin të shtrënguar pas njëri-tjetrit në një mënyrë të tmerrshme. Banorët e kateve të poshtme dëgjonin jo vetëm klithmat e njerëzve të shtypur nga turmat, por edhe ca kërcitje, ca thyerje eshtrash që t’i ngrinin leshrat e kokës përpjetë. Kur turma filloi të rrallohet, nga brenda saj nisën të nxirrnin me karroca pirgje veshmbathjesh, kalloshesh dhe, çka ishte më e tmerrshme, copa kufomash të njerëzve të shqyer” (Citohet sipas: ”Sa njerëz vdiqën gjatë ceremonisë mortore kur vdiq Stalini”. Faqja e internetit ”Rambler”. 10 gusht 2018).

          Mbarë bota po vëren në Ukrainë më shumë se dy vjet se çfarë krimesh të përbindshme po kryen ushtria fashiste ruse, e cila, duke mos qenë e aftë t’i mposhtë forcat e armatosura të Ukrainës, tërë mllefin e vet, tamam si një egërsirë e tërbuar, po e nxjerr kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës.  Ndërkohë, populli rus është rreshtuar në krah të bandës së Kremlinit, me Putinin në krye, dhe as që do t’ia dijë se ç’po ndodh me bijtë e vet nëpër “thertoret” e Ukrainës, ku kufomat e tyre po plehërojnë fushat dhe qentë ushqehen me mishin e tyre.

          Ky qëndrim soditës i popullit rus të çon vetvetiu në përfundimin se ai është i aftë vetëm për përvetësimin e zejes së skllavërisë, e cila përputhet me ato pikëpamje, me ato ide, me ato stereotipe që plotësojnë dhe strukturojnë ndërgjegjen e tij. Populli rus nuk e ka pasur kurrë mundësinë historike për të kalitur në qenien e vet një tjetër ndërgjegje shoqërore, përveç ndërgjegjes së skllavit. Pikërisht për këtë arsye, kryekrimineli Putin e filloi agresionin fashist kundër Ukrainës, duke qenë i bindur plotësisht se një agresion i tillë bëhej i mundur në saje të ndërgjegjes prej skllavi të popullit rus, në saje të kultit të lartë të individit që ai gëzon në radhët e popullit rus. Popullit rus nuk i bën përshtypje dhe as që do t’ia dijë absolutisht për krimet e rënda politike që ka kryer dhe vazhdon të kryejë Putini. Sot në Rusi ka aq të burgosur politikë, sa nuk ka pasur gjatë gjithë historisë së saj.

          Kryeopozitari Boris Njemcov (1959-2015), personalitet politik dhe shtetëror rus, reformator, autor i disa referateve për përmasat e korrupsionit në Rusi, kritik aktiv i regjimit politik të Putinit, u pushkatua jo larg Kremlinit më 27 duke u gdhirë 28 shkurti i vitit 2015.

          Kryeopozitari tjetër, Aleksej Navalni (1976-2024), ishte dënuar me 19 vjet burg dhe ishte internuar në një kamp përqendrimi, të quajtur “Ujku polar”, i cili ndodhet në veri të Siberisë, përtej rrethit polar. Më 16 shkurt 2024, Aleksej Navalni vdiq papritur ng një dozë helmi.

          Nënkuptohet që, pas vrasjes së dy kryeopozitarëve, populli rus nuk mund të ngrihej në protesta të fuqishme në mbarë Rusinë për përmbysjen e kryekriminelit Putin, sepse kulti i tij është shumë më i  shtrenjtë në ndërgjegjen e tij prej skllavi, sesa jeta e kundërshtarëve politikë të bandës së Kremlinit. Prandaj ai popull, i ushqyer jo vetëm me ndjenjën e skllavit, por edhe me frymën e shovinizmit rusomadh, kërkon përjetësimin e pushtetit të Putinit.

          Deputetja e parlamentit rus, Valentina Tereshkova (1937), e para kozmonaute në botë e vitit 1963, e cila mbështeti sulmin e ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës, më 10 mars të vitit 2020 doli me propozimin për ta shfuqizuar ligjin për afatin e mandatit presidencial, mandat, i cili duhet të jetë i pakufizuar për presidentin Putin. Gjatë komunikimit me gazetarët, deputetja deklaroi:

          “Daljen me një propozim të tillë ma patën kërkuar njerëzit e thjeshtë” (Citohet sipas: “Putini është thjesht kozmos: kryesorja për Valentina Tereshkovën, e cila doli me propozimin për zgjatjen pa afat të mandateve presidenciale”. Faqja e internetit “splntk”. 11 mars 2020).

          Më lart cituam fjalët e politologut dhe të gazetarit ukrainas Viktor Kaspruk, i cili thekson se populli rus tërhiqet zvarrë para Putinit i cili është një njeri pa kurrfarë vlere.

          Figurën e Putinit dhe formimin e tij, si ish-student i Institutit të zbulimit “Andropov”, e ka përshkruar në një mënyrë shteruese ish-shoku i klasës së tij në atë institut, Juri Shvec (1953), ish-zbulues sovjetik në vitet 1980-1990,   larguar në vitin 1993 për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njihet si veprimtar politik, gazetar dhe analist ekonomik dhe ushtarak.

          Në një intervistë që gazetarja Natalia Dvali ia pati marrë për Portalin ukrainas “Gordon” më 28 prill 2015, Juri Shvec ka theksuar se që të pranoheshe në Institutin e zbulimit “Andropov”, çdo student duhej t’i nënshtrohej testit të intelektit. Pas atij testi, Putini pati rezultuar me aftësi poshtë mesatares. Ndër të tjera, Juri Shvec ja çfarë i pati deklaruar gazetares:

“Në Institutin “Andropov” studentët i pajisnin jo vetëm me dije, por edhe i studionin për të kuptuar nëse ata ishin të përshtatshëm për të punuar në zbulim ose jo. Studentin Putin gjatë një viti e patën studiuar në atë mënyrë, siç nuk e studion asnjë laborator në botë. Për t’u shprehur në një mënyrë figurative, mund të thuhet se atë e patën përshkuar me të gjitha rentgenët e mundshëm, duke ia kthyer të brendshmet nga jashtë... Kështu që... zbuluesi Putin merrej me budallallëqe: zbulonte thashethemet e studentëve për profesorët, thashethemet e profesorëve për rektorët etj... Gjatë vazhdimit të institutit, atë e patën studiuar dhjetra pedagogë dhe instruktorë profesionistë dhe secili prej tyre, pas përfundimit të studimeve, shkruante për çdo student karakteristikën përkatëse. Unë kam lexuar disa nga ato karakteristika: ato ishin tronditëse për nga thellësia e përshkrimit të aftësive të tij intelektuale dhe psikologjike... Meqë ra fjala, a e dini se sa shumë dëshmon për njeriun nofka e tij? Në KGB Putinin e quanin “Bisht Cigareje”, më pas i vunë nofkën “Tenjë e Zbehtë”, kurse tani e quajnë “Botoks””  (botox - ilaç për heqjen e rrudhave të fytyrës, prodhim i kompanisë amerikane “Allergan” - E.Y.)... Unë kam komunikuar me njerëz që e njihnin mirë Putinin shumë kohë para se ai të zgjidhej president. Të gjithë theksonin se, përveç aftësive të rëndomta intelektuale, ai binte në sy edhe për komplekse të jashtëzakonshme inferioriteti. Putinin e torturonte për vdekje trupi i tij i shkurtër, komleksi i inferioritetit i lexohej në gjithë figurën dhe fytyrën e tij. Një njeri të tillë nuk mund ta dërgoje si zbulues jashtë vendit, sepse atij i lexohej në fytyrë shprehja: “Rekrutomë mua”. Ai prandaj edhe shkoi në KGB dhe u mor me xhudo, për të kompensuar sadopak kompleksin e inferioritetit”.

Gazetarja ndërhyri me pyetjen në vijim:

“Por megjithatë, në dallim nga shokët më të talentuar të klasës, pikërisht Putini është ai që për 15 vjet po drejton pa ndërprerje njërin nga shtetet më të mëdhenj të botës, apo jo?”.

Përgjigjja e Juri Shvecit është tepër domethënëse për realitetet ruse, ku një popull me psikologji prej skllavi e ka në traditën e tij t’i ketë sa më shumë për zemër sundimtarët e vet të paaftë, me komlekse të tmerrshme inferioriteti, çka mundohen ta kompensojnë me diktaturë të egër, për t’ia rritur autoritetin vetes:

“Po ai prandaj edhe u ngrit në pozitë se në këtë mes kemi të bëjmë me një traditë tashmë të kristalizuar të sistemit politik, deri dje sovjetik dhe tani rus, kur në sipërfaqe dilnin… mbeturinat. Si shpjegohet që në vitin 1953 Nikita Hrushovin e emëruan Sekretar të Parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik? Se ai ka qenë një njeri absolutisht i neveritshëm, një gaztor i Stalinit. Por atë e emëruan si kukull, prapa shpinës të së cilës rrinin njerëz seriozë... E njëjta histori po ndodh edhe me Putinin. Atë e zgjodhën si një kukull të bindur, e cila, në postin e kreut të Federatës Ruse, duhej t’u garantonte sigurinë dhe kuletën atyre që u zuri vendin. Unë kam komunikuar me Boris Bjerezovskin (1946-2013. sipërmarrës rus - E.Y.), i cili pati luajtuar një rol jo të vogël që Putini të bëhej president. Borisi më ka thënë:

“Më jepni mua një kanal televiziv dhe unë trungun kam për ta bërë president të Rusisë”.

Ja kjo është e tërë përgjigjja se si Putini u bë president”.

Këto fjalë dëshmojnë më së miri se oligarku Bjerezovski e ka njohur deri në themel filozofinë prej skllavi të popullit rus, i cili diktatorët e vet i konsideron si zëdhënësit e Hyjnisë në Tokë. Përkrahja që populli rus, në shumicën dërrmuese, i jep kryekriminelit Putin për agresionin fashist kundë Ukrainës, zbulon plotësisht natyrën e tij shoviniste për ringjalljen e perandorisë sovjetike.

Zbigniev Bzhezinski (Zbigniev Brzeziński - 1928-2017), politolog amerikan, sociolog dhe personalitet shtetëror me origjinë polake, ka thënë:

“Nëse rusët do të jenë kaq të marrë, që të provojnë të ringjallin perandorinë e vet, ata do të përplasen në të tilla konflikte, saqë Çeçenia dhe Afganistani do t’u duken si piknik”.

Koha do ta vërtetojë me siguri se pas përfundimit të luftës kundër Ukrainës, Rusinë fashiste e pret shpërbërja tërësore, e  shoqëruar me krijimin e disa shteteve të pavarura.

Kaliforni, 08 prill 2024

 

 

Akaddemik Mehmet Kraja: Romani i ri nga Zija Çela

Në romanin “Pilisama Selfie” shkrimtari Zija Çela ndërton një qytet gjysmë provincial, të mbushur deri në grykë me vanitete njerëzore autentike, të cilat marrin jetë nga përballja me marrëzitë dhe lajthitjet kolektive, ku gjedhja letrare parodiake plekset me prirjen tashmë të sprovuar të autorit për të përqeshur pa mbarim bashkëkohësit e vet. Një depërtim i hollë, alegorik, pak cinik dhe më shumë i parodizuar, në realitetin politik dhe mentalitetin e korruptuar të ditëve të sotme. Një realitet onomastik dhe topografik tërësisht i sendërgjuar, por me lidhje të forta me përditshmërinë shqiptare në të gjitha nivelet, deri edhe më i fundit, “patronazhistët” që kërkojnë diktatin e tyre mbi jetën e njerëzve. Një botë e mbyllur në iluzionet e veta, iluzione tashmë të komprometuara nga shpërputhja e madhe e ëndrrave të parealizuara dhe një jete meskine, ku çdo gjë merr pamje grotesku, veçmas projeksioni i gënjeshtërt i së ardhmes. Me një lehtësi të jashtëzakonshme, autori sjell një galeri personazhesh metaforike, të cilat barten nëpër situata të ndryshme, gjithnjë duke manifestuar cilësi dhe karaktere njerëzore, që përfshihen në prirjen kolektive të kotësisë dhe shpresave të rreme. Një rrjet hekurudhor që duhet të kalojë pa ndërprerje në disa komunitete, pra edhe në atë pilisam, bëhet sinonim i zhgënjimit, i ëndrrave të parealizuara, mbi të gjitha sinonim i pamundësisë për të arritur hapin e prosperitetit dhe civilizimit. Duke qenë kuptim universal i shpresës dhe dështimit për Pilisamat e ngjashme të botës, ajo bëhet gjithashtu garë stigmatizuese për pushtet, prestigj e rang shoqëror, madje edhe për të arritur kuptimet e pamundura të universit.

Pse nuk e kishte gishtin e tretë të dorës së majtë Isa Boletini, tregon stërnipi i tij

Stërnipi deklaroi se Isa Boletini qysh në moshë të re shfaqi shenja të një trimërie të pashoq, teksa rrëfeu edhe një histori brenda familjes së tyre, ku pa iu trembur syri e për shkaqe krenarie, ai kishte prerë gishtin e tretë të dorës së majtë.






Teksa fliste për Isa Boletinin, duke përshkruar përkushtimin e tij për atdheun dhe familjen, ai foli edhe për trimërinë që i njëjti e kishte si virtyt.

“Si fëmijë ai është dalluar nga të tjerët, edhe për shkathtësi, edhe për trimërinë e tij”, tha ai në emisionin ‘Fakte me Adnan Merovcin’.


Stërnipi deklaroi se Isa Boletini qysh në moshë të re shfaqi shenja të një trimërie të pashoq, teksa rrëfeu edhe një histori brenda familjes së tyre, ku pa iu trembur syri e për shkaqe krenarie, ai kishte prerë gishtin e tretë të dorës së majtë.


Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...