Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/13

Ministria norvegjeze i Shëndetësisë Ingvild Kjerkol dha dorëheqjen këtë të premte pas akuzave se kishte bërë plagjiaturë mbrojtjen e diplomës së masterit dhe një ditë pas një hetimi nga Universiteti Nord në qytetin verior të Bodos,

 

inistrja norvegjeze jep 


Ministria norvegjeze i Shëndetësisë Ingvild Kjerkol dha dorëheqjen këtë të premte. Kjo është dorëheqja e dytë e një ministri në qeverinë norvegjeze këtë vit.

Ajo dha dorëheqjen pas akuzave se kishte bërë plagjiaturë mbrojtjen e diplomës së masterit dhe një ditë pas një hetimi nga Universiteti Nord në qytetin verior të Bodos, ku dorëzoi disertacionin e masterit në 2021.

Hetimi zbuloi se kishte “jo pak plagjiaturë” në tezën e saj të masterit, raportoi AP.

“Ne kemi arritur në përfundimin se Ingvild duhet të japë dorëheqjen si ministre”, tha kryeministri Jonas Gahr Store në një konferencë për shtyp, duke shtuar se hetimi zbuloi se plagjiatura ishte “e qëllimshme”.

Kirkol theksoi se ajo dhe bashkëautori “nuk kishin ndërmend të kopjonin arritjet e njerëzve të tjerë”. “Edhe pse dhemb sepse nuk ju besojnë, ne duhet të merremi me faktin se universiteti ka një mendim tjetër”, tha ajo në një konferencë të përbashkët me Gahr Store.

Kreu i SPAK: – S’mund të japim informacion! Kallëzuesit i kemi kërkuar të ruajë sekretin hetimor

 

Dosja “McGonigal”, 


“… Kemi patur një kallëzues, e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike”, është përgjigjur Dumani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për çështjet më të nxehtë që tashmë ka në dorë Prokuroria e Posaçme, sic është hetimi për çështjen “McGonigal”, inceneratorët apo edhe ajo që lidhet me përdorimin e aplikacioneve Sky ECC dhe Ecrochat që ka zbuluar grupe kriminale, ku të përfshirë ka edhe punonjës policie.

Në një takim informal me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani konfirmoi regjistrimin e procedimit pas kallëzimit të bërë nga Gazment Bardhi për çeshtjen McGonigal.

Ai u shpreh se hetimet vazhdojnë, por nuk tha se në cfarë faze janë. “Ne s’mund të japim asnjë informacion. Kemi patur një kallëzues, e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike”, është përgjigjur Dumani.

Sa i takon aplikacioneve Encro Chat dhe Sky Ecc, Dumani tha se pothuajse në çdo material, ka emra të tyre të përfshirë.

“Në çdo hetim na dalin një ose më shumë polic, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rast që tashmë është publik Xhevahir Lita! Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i kompromentojnë atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa”, u shpreh Dumani.

Për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime

“Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion. Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet! Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori  që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje” tha Dumani.

Kreu i Prokurorisë Speciale (SPAK), Altin Dumani:Ai shigjetoi mazhorancën socialiste qeverisëse, ndërsa theksoi se një shqetësim për Prokurorinë e Posaçme është edhe numri i lartë i dosjeve të mbartura.

 



Kreu i Prokurorisë Speciale (SPAK), Altin Dumani raportoi dje në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ai shigjetoi mazhorancën socialiste qeverisëse, ndërsa theksoi se një shqetësim për Prokurorinë e Posaçme është edhe numri i lartë i dosjeve të mbartura.

Fillimisht gjatë raportimit të tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ai listoi dhe një sërë problematikash dhe shqetësimesh që tashmë i kanë adresuar në Kuvend, por që nuk po merren parasysh. I drejtpërdrejtë në atë që tha, zoti Dumani zbuloi se Kuvendi i Shqipërisë që është ura lidhëse mes institucionit që ai drejton dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorë specialë në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.  “Ne kemi adresuar disa problematika.

Një është mungesa e përcaktimit të saktë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas mandatit të tyre, presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje. Mungesa e këshilltarëve ligjorë, një tjetër problematikë. Pasja e këshilltarëve ligjorë do të ndihmonte prokurorët e posaçëm. Adresimi i ngarkesës së shtuar është një tjetër problematikë, shpresoj të gjejë zgjidhje. Nga ana ime janë organizuar analiza me të gjithë hetuesit me qëllim evidentimin e problematikave dhe përfundimin e hetimeve brenda kohës së shpejtë. Problematike është edhe rënie e referimeve nga institucionet publike, ku edhe nga raporti i depozituar në Kuvend, rënie 40% krahasuar me 2022-shin, përjashtuar Policinë e Shtetit.

Po vlerësojmë shtimin e hetuesve të BKH-së pasi 70% e hetime kryhen prej tyre dhe shtimi i tyre është i domosdoshëm. Ndërkohë shqetësuese për SPAK dosjet e mbartura”, deklaroi ai.

Dumani flet për arritjet që ka pasur SPAK

Më tej gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK ka folur edhe për arritjet që ka pasur institucioni që ai drejton. Sipas Dumanit, SPAK luajti një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri për 2023. “SPAK rol të rëndësishëm për nxjerrjen e listës gri për 2023.

Rritet numri dhe sofistikimi i hetimit dhe sekuestrimit të parave. U rrit në mënyrë cilësore dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Kishim kontakte dhe bashkëpunim të mirë edhe me homologët rajonalë. SPAK në 2024 rriti numrin e çështjeve penale që kanë objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë ose të mesëm. Këtë vit kemi vendosur kontakte të drejtpërdrejta edhe me Amerikën e Jugut dhe Qendrore. Këto kontakte do të sjellin një drejtësi cilësore. Kontakte janë vendosur edhe në rajonin me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Unë e kam deklaruar se krahas hetimit penal ne bëjmë edhe një hetim pasuror për hetimet dhe konfiskimet penale. Falë punës së këtij sektori shpjegohet vlera e sekuestros nga pasuritë”, u shpreh Dumani.

Ndërkohë kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Gjatë fjalës së tij, Dumani ka zbardhur rekomandimet e BE-së për SPAK-un. “Lidhur me rekomandimet e Bashkimit Europian, sipas Screening dhe Progres-Raportit, në adresë të SPAK janë cilësuar 3 rekomandime dhe pas publikimit të raportit, SPAK zhvilloi takim me projektet e asistencës së BE për të diskutuar mundësinë e marrjes së masave dhe përgatitjes së akteve nënligjore të nevojshme. Një nga rekomandimet, përgatitja e udhëzimit të përgjithshëm mbi hetimin financiar. SPAK ka ngritur një grup pune dhe mund ta konsiderojmë të ezuaruar që në Qershor mendohet që ky udhëzim të zbatohet. Një udhëzim tjetër është për uljen e çështjeve të mbetura. Shqetësuese për SPAK dosjet e mbartura. SPAK do të përgatisë një strategji të veçantë për këtë aspekt. Një rekomandim tjetër, përgatitja e strategjisë për komunikimin me publikun, po punohet intensivisht në përgatitjen e kësaj strategjie, besoj se brenda këtij vitit kjo strategji do të miratohet”, nënvizoi Dumani.

Dumani “përplaset” me Çuçin

Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në lidhje me veprimet e hetime të ndërmarra për gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu. Fjala është për referimet dhe hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut.

Për këtë Dumani theksoi se ka vendime fajësie të formës së prerë dhe konfiskime pasurie për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të shkarkuar nga vetingu. Dumani tha se KPK dhe KPA duhet të referojnë rastet që SPAK t’i ketë në vëmendje.

Ndërkaq Bledi Çuçi i është përgjigjur kreut të SPAK, Altin Dumani në lidhje me shqetësimin e ngritur nga ky i fundit për institucionet që nuk kallëzojnë krimet. Çuçi theksoi se është shpejt që një institucion që ka 3 vite të bëjë një analizë statistikore.

“Është shpejt për një institucion që ka tre vite të bëj një analizë statistikore dhe duhet një bazë më e gjerë. Ky nuk është se ka qenë një shqetësim i drejtpërdrejtë. Ka pasur një shqetësim në raportin analitik të SPAK që lidhet me garantimin solid te hetimeve prokative”, deklaroi Çuçi.

2024/04/12

Franca , Gjermania dhe shtetet tjera të UE nuk do ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Prof.Dr.Flori Bruqi - Një dritare e re



Nga Flori Bruqi

Franca  dhe shtette tjera të UE-së nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.   Roli i Francës  , Gjermanisë ,Italisë, Belgjikës, Holandës, Danimarkës etj.në këtë kohë ndaj procesit të anëtarësimit të Kosovë në Këshillin e Evropës do të jetë në sinkron me të gjithë vendet tjera përkrahëse që Kosova të bëhet pjesë e kësaj Organizate Evropiane.

 Shumica e vendeve më ndikim sikur është Franca ,Gjermania ,Anglia dhe Italia presin nga Kosova dhe Serbia të ecin përpara drejtë normalizimit dhe zbatimit pa humbur kohë të marrëveshjes së arritur kohë më parë në Ohër. 
 -Është e kuptueshme se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet pritur krah hapur nga të gjitha vendet anëtare dhe ato me ndikim ,sepse hyrja e Kosovës në këtë këshill do të thotë shumë për demokracinë ,të drejtat e njeriut ,lirinë,paqen etj si parime mbi të cilat thirren dhe qëndrojnë vendet e Bashkimit Evropian dhe Evropa në përgjithësi.

 Po ashtu hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës do të thotë një vlerë e shtuar për vetë këshillin,respektivisht këtë organizatë evropiane dhe mbi të gjitha një para hyrje e Kosovës në udhën e integrimit të plotë në institucionet euroatlantike. Më saktësisht anëtarësimi i Shtetit të Kosovës në Këshillin e Evropës ia hap Kosovës si shtet një faqe të re në procesin e saj të integrimit dhe në rrugën e forcimit si shtet demokratik ,i lirive dhe të drejtave të njeriut etj. Tani është koha dhe momenti që nuk duhet humbur , këtë e din edhe të gjithë vendet anëtare të Këshillit të Evropës, se nëse tani nuk anëtarësohet Kosova në këtë organizatë atëherë gjërat do të marrin kahe tjetër dhe me rivendosjen e rendit të ri ndërkombëtare dhe përmbylljes së fushave të interesit gjeopolitik dhe gjeostrategjik, favori do të mund të zvogëlohet ,sepse do të ketë ndryshime brenda një kohë të shkurtër në të ardhmen. Prandaj tani është momenti i favorshëm që Kosova si shtet të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe kështu me hapjen e kësaj dere tani do t'i hapen edhe shumë derë të tjera më rëndësi pozitive jo vetëm për Kosovën ,por edhe për rajonin dhe Evropën. 

 Kosova tani në këtë kohë nuk duhet të flet se si dhe çfarë do të bëjë pas anëtarësimit, por ajo duhet të punojë më gjithë energjinë dhe me miqtë e aleatët si ShBA ,Gjermaninë ,Francën,Italinë, Anglinë etj dhe me të gjithë vendet që kanë ndikim dhe pritet vota nga ta, që vendimi për anëtarësim të rezultoi pozitiv dhe Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate evropiane. 

Fokusi i Kosovës në këtë kohë duhet të jetë që të lëvizë të gjithë gurët për të marrë këtë hap historik të anëtarësimit, të mos qëndroj në pritje ,por së bashku me ShBA dhe miqtë tjerë evropian që kanë ndikim vendimtar ta bëjnë ditën e votimit realitet historik dhe akt të mishëruar të pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. 

Sikur është parë gjatë kësaj kohë është kërkuar nga Kosova që të lëviz me disa hapa si ajo me Asociacionin etj, ashtu që mos të ketë ndonjë pengesë dhe dilema atë ditë të votimit, dhe kjo sigurisht është sfide radhës për Kosovën që duhet ta kalojë si shtet në zhvillim dhe që aspiron të ketë të ardhmen brenda familjes evropiane. 

 Në rast të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ,Kosova duhet pastaj fokusin ta ketë në anëtarësimin e saj në NATO që ta zë hapin që në vitin 2026 të bëhet anëtare e saj ,dhe menjëherë pas kësaj të përgatitet për kapitujt e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2032. 

Me anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe më pas në NATO, atëherë Serbisë do të fillojnë t'i shuhen ëndrrat dhe iluzionet dhe kështu ngadalë ajo do të pajtohet me realitetin se Kosova është shtet dhe e ardhmja e Kosovës dhe e vetë Serbisë do të jenë Bashkimi Evropian, rrugë tjetër nuk ka. 

Me pak fjalë Franca , Gjermania, Italia e disa shtete tjera te UE-së nuk besoj që do t'ia plotësojë dëshirat e kriminelit Serb Aleksandër Vuçç dhe Serbisë fshiste  për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por UE  do të kërkojë që palët të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve dhe të punojnë në proceset e paqes, demokratizimit dhe integrimit në institucionet euroatlantike.

Pa sukses Kryekrimineli Aleksandër Vuçiç , tenton edhe një herë të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës!

Nga Flori Bruqi 


 Zyrtarë të qeverisë serbe thanë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, u ka nisur të premten letër presidentit francez Emanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Sholz dhe udhëheqësve të tjerë evropian për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithë thirrjet perëndimore për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën e cila kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.


Po të premten, presidenti serb takoi ambasadorin kinez në Beograd, Li Ming, për t’i kërkuar mbështetjen e Kinës në përpjekjet e Serbisë kundër miratimit të mundshëm të një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi gjenocidin në Srebrenicë.

Gazeta prestigjioze gjermane, Bild i ka bërë jehonë aferës së korrupsionit në Bashkinë e Tiranës duke akuzuar kryetarin e Bashkisë, Erjon Velijaj për përfshirje në skandal.


Gazeta BILD  shkruan se përfshirja e drejtpërdrejtë e Kryetarit  të Bashkisë së Tiranës zt.Erion Veliaj ka nxitur dhjetra protesta nga shoqëria civile.Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. 

Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist kërcënohet nga hetimi. 

Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! 

Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Evropës! 

Sipas dyshimeve, i përfshirë është dhe Kryetari i Bashkisë,”zt.Erion Veliaj.

Kryeçetniku serb Aleksandër Vuçiq kërkon që Kina të mbështesë Serbinë

Kryeçetniku serb që është edhe President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kina të mbështesë shtetin e tij “në luftën për të vërtetën para Kombeve të Bashkuara”.


Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në OKB, të caktuar për 17 prill, do të prezantohet një draft-rezolutë që shpall 11 prillin Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Autoritetet në Beograd, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, mohojnë se është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve në Srebrenicë më 1995.

Pas takimit me ambasadorin kinez më 12 prill 2024, Vuçiq shkoi në Instagram se ishte mirënjohës për “mbështetjen e palëkundur të Kinës për Serbinë në forumet botërore”.

“Theksova se në këto kohë të vështira, Serbia vlerëson partneritetin parimor dhe miqësinë e çeliktë, e cila u dëshmua me veprimet në momentet më të vështira”, shtoi ai.


Në mbledhjen në OKB, shtetet anëtare mund të shprehin mendimet e tyre në rezolutën përfundimtare, e cila ende është në procesin e hartimit, dhe e cila do të prezantohet para Asamblesë së Përgjithshme në fillim të majit.

Në draft-rezolutë, në të cilën ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, kërkohet që të dënohet çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe inkurajohen anëtarët e OKB-së që të ruajnë faktet e vërtetuara dhe të zhvillojnë program të duhura përmes sistemeve të tyre arsimore, në mënyrë që të parandalojnë revizionizmin dhe gjenocidin në të ardhmen.

Nismëtarët e rezolutës janë Gjermania dhe Ruanda, por siç ka raportuar Zëri i Amerikës duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kili, Finlanda, Jordania, Zelanda e Re, Turqia dhe shtetet e tjera pritet të marrin pjesë në hartimin e rezolutës.

Gjykatat në Bosnje dhe ato ndërkombëtare kanë thënë se është kryer gjenocid gjatë vrasjes së 8.000 civilëve boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska në Srebrenicë.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjencodi dhe krime të tjera të kryera në Srebrenicë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...