Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/16

“Tre gjëra nga reagimi i kryetari i hajnisë Tiranë”

 Nga Ylli Manjani

Është i pabesueshëm, prap vlen edhe sikur për një moment ta marrim për të vërtetë.

Pra ai duhet shkarkuar direkt nga ajo zyrë publike se nuk di ta bëjë atë punë.

Nëse nuk është hajn, është I PAAFTË! Dëmi që sjell është njësoj.

2. Pranoi se reforma në drejtësi është DËSHTIM.

Pavarësisht se motivi është krejt personal (po kërcasin prangat në vesh), Ai pranoi se njerëzit ‘kalben në paraburgim si në komunizëm’.

Krejt e vërtetë është kjo, por askush nga pushteti nuk e kishte thënë kaq troç.

Kryetari i hajnisë Tiranë është i vetmi zyrtar rilindas që e artikuloi këtë realitet.

Vetëm se ai duhet të kuptojë se me ndërhyrjen e tij personale janë paraburgosur njerëz, për punë futbolli. Janë ndëshkuar media e gazetarë që kanë kritikuar kryetarin e hajnisë. Janë bërë këto nga i njëjti SPAK, që sot i ka paraburgosur gjithë bashkinë e mund ta paraburgosë edhe atë vetë.

Karma është bitch!

1. Deklaroi se është i paaftë për të kryer detyrën e kryetarit të bashkisë.

Nëse, për një moment dhe për hir të argumentit marrim të vërtetë deklarimet e tij se ‘nuk e di se si vjedhin pasurinë publike vartësit e tij’, atëherë është I PAAFTË. Pavarësisht se ky budallëk që ai thotë

3. Pranoi se është miza në bythë të kalit që bërtet se po tërheq karrocën.

Mbrojtja që kërkoi nga Edi Rama (kali tek bytha e të cilit Erioni rri), ishte konfirmim se ai është një parazit politik i varur kokë e këmbë nga kali politik ku ka hipur.

Ai vetëm shet mend se po tërheq karrocën e Edi Ramës.

Vetëm se ajo që s'dimë ende është ky kali, Edi Rama pra, do ta pastrojë bythën nga ky parazit apo jo?!

Kujdes, Erioni e shau Reformën, Rama e mbrojti prap...


“Tre gjëra nga reagimi i kryetari i hajnisë Tiranë”

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, tha se SPAK ka nisur hetime pas një takimi që Altin Dumani ka pasur me McGonigalin e Edi Ramës.

 


“Kur ka nisur hetimi? Në 2019-ën, kur unë luftojë për Gjykatën Kushtetuese. Amerikanët e Edi Ramës unë i kap nga veshi dhe i kap”, tha Meta në ‘Opinion’.

Meta tha se hetimet u bënë në dhjetor 2019 sepse donin të më mbanin nën presion në betejën time për Gjykatën Kushtetuese.

“SPAK-un e kam edhe unë nën hetim. Kam votuar reformën në drejtësi, kam votuar që Prokurori i Përgjithshëm të mos zgjidhej me 69 vota”, tha Meta.

Kreu i PL-së tha se SPAK është në shërbim criminal të Edi Ramës. “SPAK bën sikur arreston drejtorët për të shpëtuar Kryebashkiakun e Tiranës. SPAK nuk ka kurajo të tregojë se ku janë 60 mln dollarët që ka thënë Arben Ahmetaj”, tha Meta.

Sipas tij, SPAK mendon se me këto presion mendon se do të frenojë Ilir Metën.

“Kujton se do të marrin peng Partinë e Lirisë, sepse kjo i duhet Edi Ramës, siç morri peng vulën dhe logon e PD-së me logo gjykatash. Edhe unë e hetoj Dumanin për veprimtari politike. Sepse është ky person që nuk ka kurajo ti vërë hekurat Edi Ramës për inceneratorët apo Erjon Veliajn”, tha Meta.

Meta për Kryeprokurorin e SPAK-ut Altin Dumanin: Kushëriri i tij ka vrarë njerëz, ai pluralizmin

 



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.

ADVERTISING
Ish  presinti shqiptar Ilir Meta e ka etiketuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’ killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

Meta: “Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik… Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë Ik se i ke punët keq… Laraskat mund ti kapin por PL ka 300 mijë Vojo Kusha, këtu në Amerikë, Bruksel e në të gjithë botën”

Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistua asnjë sulm nga Ilir Meta, si President apo kryetar i PL ndaj SPAK. Pavarësisht se e kam bërë të qartë si President publikisht dhe më pas në mënyrë të vazhdueshme, që zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte një kapje flagrante e institucionet të Prokurorisë, pasi në këtë mënyrë u kap KLP, përmes emërimeve që bëri Arta Marku. SPAK ka pasur të gjithë mbështetjen time si president për të bërë detyrën dhe kurrë nuk e ka bërë, për ato pritshmëri që kërkoheshin.

SPAK është rezultat e një pjellje të sforcuar. SPAK-un e kapi për fyti Edi Rama. SPAK pritej që të hetonte dosjen e Dibrës, por e flaku në Prokuroritë e Rretheve. Të gjithë prisnin që SPAK të vepronte për zgjedhjet e vitit 2021, ku u derdh gjak. Sa i takon raporteve të mia me SPAK ka qenë transparente. Kam çuar disa raste në SPAK, por kurrë nuk kam marrë përgjigje “tha Meta.

Meta për Altin Dumanin: Kushëriri i tij ka vrarë njerëz, ai


Kosova ‘mposht' Serbinë në KE, rrëzohen të gjitha amendamentet e dëmshme

 


Në seancën pranverore të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po shqyrtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim, janë rrëzuar të gjitha amendamentet e dëmshme.Kjo është konfirmuar nga delegacioni i Prishtinës, po ashtu edhe nga ai i Beogradit në Strasburg. Konfirmohet se Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci votoi kundër të gjitha amendamenteve të propozuara nga delegacioni serb, ai Italian dhe ai hungarez.

Tashmë është zyrtare që formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk do të jetë një kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Debati për këtë çështje pritet të nisë rreth orës 16:30, ndërsa votimi për opinionin pritet të bëhet përpara orës 20:00.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se  sot anëtarëve të Asamblesë të Këshillit të Evropës”, u jepet mundësia të dërgojnë një mesazh të fuqishëm se Evropa qëndron e fortë në përkushtimin e saj ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut!.

Për të kaluar këtë hallkë të dytë të anëtarësimit, Kosovës i duhen dy të tretat e votave, të cilat njofton se i ka, ndërsa hapi I fundit do të ishte vendimi i Këshillit Ministror më 16 maj për të vulosur pranimin në Këshillin e Evropës. Por ky proces po has në kundërshtimin e fortë të Serbisë, që ka krijuar një grup lobimi për të penguar anëtarësimin e Kosovës.

Kosova ‘mposht' Serbinë në KE, rrëzohen të gjitha

Asambleja voton pro raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar sot (16 prill) pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duheshin një shumicë prej 2/3 të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës


Asambleja voton pro raportit për anëtarësimin e Kosovës

2024/04/15

Florim Zeqa : Mark Krasniqi _“Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët”

 

eqa

  • 15 April 2024 - 13:39

Shkruan: Florim Zeqa


NATO është duke e përforcuar KFOR-in me ushtarë dhe artileri të rëndë ushtarake. Në anën tjetër edhe Serbia është duke pozicionuar forca të mëdha ushtarake përreth kufirit me Kosovën! Këto zhvillime paraqesin rrezikun e lartë të një luftë të re në Kosovë! Askush nuk mund ta thotë me saktësi, se a do të jetë kjo luftë e përmasave ballkanike apo fillimi i luftës së tretë botërore!?

Hyrja e NATO-s në Kosovë pas marrëveshjes me gjeneralët e Serbisë

Më fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në 24 marsin 1999, i cili zgjati 78 ditë e netë, filluan edhe masakrat më të mëdha të policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serb ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë gjithandej Kosovës.

Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s u dëbuan rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe gjithandej shteteve evro-perëndimore e deri në Amerikë dhe Zelandë të Re.


Ky dëbim i popullatës shqiptare ishte i planifikuar nga Serbia dhe ndodhi para syve të mbarë botës demokratike. Kësisoji, brenda 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s u dëbuan nga shtëpitë e tyre më shumë se gjysma e popullatës së Kosovës. U boshatisen shumë fshatra dhe vendbanime, u dogjën më qindra shqiptarë nëpër shtëpitë e tyre, të cilat u shkatërruan në themel.

Edhe përkundër bombardimeve 78 ditëshe të NATO ndaj caqeve serbe, hyrja e forcave paqeruajtëse të NATO-s ndodhi vetëm pas marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës mes gjeneralëve të NATO-s dhe gjeneralëve të Serbisë!

Edhe pas asaj marrëveshje të 25 viteve më parë, situata është kjo; çizmen e ushtrisë serbe e zavendëzuan çizmet e dhjetra shteteve të NATO-s, ne e rishpallën pavarësinë e shtetit dhe fituam njohjen ndërkombëtare të shtetit, kurse synimet dhe aspiratat serbe mbeten të njëjta për ripushtimin e Kosovës.

Politikanët e papërgjegjshëm kosov(r)arë

Si pasojë e agresionit politik të Serbisë në njërën anë dhe mungesës së diplomacisë aktive të shtetarëve tonë, sot Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që ndodhet nën sanksione ekonomike të BE-së dhe SHBA-së!

Politikanët e papërgjegjshëm kosov(r)arë, njëri pas tjetrit e ndihmuan politikën hegjemoniste të Serbisë me amnestimin e kriminelëve serb të luftës, me decentralizimin etnik dhe enklavizimin e Kosovës, me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe, me themelimin e Gjykatës Speciale, me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të vendit, me rritjen sipërvaqësore dhe fuqizimin e Kishave dhe Manastireve serbe gjithandej Kosovës, duke e kthyer minoritetin serb në minoritetin më të privilegjuar në botë.

Aq shërbime të mira i ka bërë politika kosovare shtetit serb, saqë, fare lehtë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, që disa prej liderëve shtetëror të Kosovës së pasluftës të shpërbledhen dhe të dekorohen nga shteti i Serbisë me ‘Medalje të Artë” për veprime antikombëtare dhe antishtetërore ndaj shtetit të Kosovës.

Lufta po na troket të dera, partitë tona politike vrapojnë pas pushtetit

Për dallim nga Millosheviqi, pasuesi i tij, Aleksandër Vuqçiq është duke e ruajtur balancin politik mes SHBA-ve dhe Rusisë, duke investuar në rikthimin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Pra, regjimi aktual në Serbi, ndryshe nga Millosheviqi, me mençuri është duke e shmangur përballjen e drejtëpërdrejtë me komunitetin ndërkombëtar duke i fajësuar shqiptarët për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe për prishje të stabilitetit politik në Ballkan, gjë të cilën po e ritheksojnë edhe liderët e shteteve evro-perëndimore!

Përderisa NATO e ka ngritur alarmin e kuq për rrezikun e sulmeve të ushtrisë serbe ndaj Kosovës, partitë tona politike ende bëjnë fushatë parazgjedhore për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit në pragë të një lufte me përmasa shkatërrimtare!

Andaj, bazuar në politikën e jashtme disfatiste të Kosovës dhe ftohjen e raporteve të lidershipit aktual me SHBA-të, shtrohet pyetja sa logjike po aq hipotetike, “A do ta mbrojë NATO Kosovën në rast të një sulmi eventual të Serbisë” dhe pyetja e fundit, “A e meritojmë ne shqiptarët mbrojtjen nga NATO, kur ne nuk e duam dhe e trajtojmë shtetin tonë si plaçkë lufte vetëm për pushtet dhe pasurim personal!?

Si përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura, përpara më doli thënja e të madhit dhe të pavdekshmit, Akademik, Mark Krasniqi, po citoj: “Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët”, duke aluduar në intervenimin ushtarak të aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Blerim Burjani : Lista serbe në veri të Kosovës organizatë mafioze e Beogradit që duhet të përjashtohet, izolohet dhe ndëshkohet

 

Kjo listë është një lloj organizate mafioze,dhe në veri të Kosovës i ka iniciativat e veta politike dhe OJQ-të që i kontrollon. Për të pasur një funksionim normal, politik e demokratik , atje duhet të ketë subjekte të reja politike serbe të cilat janë të pavarura nga Beogradi, dhe ato do të duhej ta mbrojnë interesin e serbëve në Kosovë, në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës së shtetit të Kosovës, me benefitet që këto mjete ligjore i sigurojnë dhe garantojnë .

Lista Serbe nuk është përgjegjëse ndaj institucioneve apo ligjeve të Kosovës. Lista e tillë është plotësisht e pavarur nga Kosova, pra nuk i bindet shtetit të Kosovës por Serbisë, prandaj në këtë rast edhe perëndimi nuk ka se çka të ndërmerr ndaj kësaj liste politike të Beogradit veç se ta ndëshkoj së bashku me Beogradin për rrezikimin dhe prishje të paqes, or zhvillim të krimit dhe kontrabandës kudo që ka vepruar. Kjo listë është një lloj organizate mafioze,dhe në veri të Kosovës i ka iniciativat e veta politike dhe OJQ-të që i kontrollon. Për të pasur një funksionim normal, politik e demokratik , atje duhet të ketë subjekte të reja politike serbe të cilat janë të pavarura nga Beogradi, dhe ato do të duhej ta mbrojnë interesin e serbëve në Kosovë, në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës së shtetit të Kosovës, me benefitet që këto mjete ligjore i sigurojnë dhe garantojnë .

Sa ju përket zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës, është e qartë se ndërkombëtarët do të vazhdojnë për të krijuar klimë që atje të ketë zgjedhje normale dhe në frymë tolerante e demokratike. Për këtë po punohet pa u ndalë nga dita në ditë. Qëllimet janë të qarta. Normalizimi politik në veri dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Tash për sa kohë do të arrihet synimi ndërkombëtar as ata nuk dinë ndonjë datë brenda këtij viti, por qëllimi është që të arrihet normalizimi si duhet dhe rajoni me u përgatit për integrime të suksesshme në BE. Dihet se Ballkani vuan nga e kaluesja. Popujt e Ballkanit e kujtojnë tërë kohën e kaluar, prandaj duhet bindur që të shkëputen nga ajo periudhë. Nuk kanë të ardhme duke mbetur e vendnumëruar në të kaluarën. E ardhmja nuk është e kaluara, e kaluara nuk është e ardhmja. Përpjekjet duhet të fokusohen për një të ardhme të pa kushtëzuar për të mirën e të gjithëve. Pra Serbia ende nuk po mundë të shkëputet nga e kaluara carsite dhe hegjemoniste. Për ta ndryshuar këtë duhet presion i madh ndërkombëtar. Gjithmonë ka frymë regresive në shoqëri por nuk duhet lejuar të vazhdon të mbizotëron edhe më tutje politika që duhet mbetur një histori e harruar dhe kohë e kaluar historike.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...