Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/04/19
“Mund të mbeteni pa patentë shofer” – pas Ligjit të ri policia apelon vozitësit që të respektojnë rregullat e trafikut
Nga Anta Muçaku/ Roli i fundit i Ilir Metës si i çmendur
“Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gjuhën Ilir Meta”, “Ilir Meta sulmon ambasadorët”, “Ilir Meta përplaset me Donald Lu”, “Ilir Meta kërcënon Yuri Kim”, “Shantazhon Ilir Meta”, “Merrni sfurqet, rrëmbeni kosoret, do u presim dorën…”I kam si flash-e të gjalla para syve me dhjetëra tituj të kësaj natyre për ish-Presidentin Ilir Meta apo Ilir Metaj.
Shumëkush zuri kokën me dorë dhe shqeu sytë kur dëgjoi nga goja e Metës të shante e të shfrynte ndaj kreut të SPAK me një fjalor rruge, fyes, denigrues e kërcënues duke e quajtur Altin Dumanin: “DumDuman, palaço, injorant, tarollak” e një mori etiketimesh të tjera.
Sigurisht një gjuhë e tillë drejtuar numrit një të drejtësisë shqiptare është e paprecedentë, por nuk është e tillë për vetë Ilir Metën i cili sa herë është në vështirësi dhe ndihet i kërcënuar vendos të luajë rolin e “të çmendurit”.
Meta dhe Berisha i përkasin së njëjtës gjuhë politikanësh. Kur Meta ishte Kryeministër, Berisha e quante trafikant fëmijësh dhe hajdut të thesarit të shtetit ndërsa Meta e quante të paburrë, mashtrues, spurdhjak.
Vite më vonë, kur Meta u bë kryetar Parlamenti, Berisha i përmendte “Bllokun e Monikës” e Meta i kujtonte Shkëlzenin në videon e Dritan Priftit.
Pjesën tjetër të pajtimit e dini, është histori të cilën pazaret e politikës e njohin mirë.
Por nëse ky rast nuk mjafton për të ilustruar çmendjen me skenar të Metës dhe ju duket i pakrahasueshëm me sulmin ndaj ndërkombëtareve apo aktorëve të drejtësisë, le të kujtojmë pak përplasjen me Donald Lu.

Deklarata e ish-ambasadorit amerikan për “peshqit e mëdhenj” për muaj të tërë u kthye në sensacion mes gjithë aktorëve të politikës, medias e drejtësisë.
Furtunë e madhe, takime informale me gazetarët që herë thirreshin nga Meta e herë nga ambasada amerikane me mesazhe të ndërsjellta.
Shkrime me pagesë kundër ambasadorit, por Donald Lu shfaqej përherë e më i revoltuar nga dalja në dalje teksa përforconte mesazhin për “peshqit e mëdhenj”.
Puna dukej pisk. Një pjesë e madhe e jona vinin bast se arrestimi ishte aq afër sa mund të shihnim dhe prangat.
Por ajo që pamë në fund ishte një kërcim dyshe mes Metës dhe Lu me këngën greke “Picirika” te Hotel Plaza. Një video që pata rastin ta siguroja ekskluzivisht e që atëkohë bëri xhiron e rrjetit.
“I kam përkëdhelur më shumë seç duhet këta. Unë do jem shumë i qartë për cilindo vagabond ndërkombëtar”, shprehej Meta referuar ambasadorëve.
“U puthën në buzë dhe ikën” tha më vonë për Donald Lu dhe Romana Vlahutin referuar fotos së famshme të dy ambasadorëve pas votimit në Parlament të Reformës në Drejtësi.
E gjitha u mbyll. Meta deklaroi se Lu i kishte kërkuar falje pasi ishte keqinformuar.
RASTI YURI KIM

Deklarata ekstreme i cilësonin mediat më të mëdha në vend ato të Ilir Metës atëkohë.
Meta që zbardhte edhe bisedat telefonike me ambasadoren Yuri Kim përballë Çim Pekës ishte kulmi i kulmit për gjithkënd, por jo për vetë Metën.
“Po të dojë le të vijë këtu me Edi Ramën, me kë të dojë”, thoshte Meta për Kim, njëjtë siç fton Altin Dumanin sot t’i dalë përballë.
Ai i shokoi të gjithë kur aludoi se amerikanët madje donin ta vrisnin.
“Më ka marrë në telefon, jo andej këtej, ne dimë ca gjëra për ty. Ambasadorja i thotë presidentit të Republikës ne dimë ca gjëra për ty. Ça dini ju për mua, nxirrini. Nëse SHBA kanë problem me Ilir Metën, më lajmëroni se unë e di që ju dhe më vrisni, po të vete te mali me Gropa, më çoni ndonjë raketë, që të mos dëmtohen të tjerë”!
Të çmendur e quajtën dhe atëhere. U betuan për fundin e tij.
Por të gjithë e dini çfarë ndodhi. Pas barit që Kim i la të hanin në PD, erdhi takimi me Metën.
“Marrëdhëniet e mia e kam thënë, kanë qenë dhe mbeten gjithnjë shumë të mira. Me ambasadoren Kim, mjaft korrekte” deklaroi Meta, këtë herë i kthyer në “normalitet”.
E nëse për ndokënd është sërish e paprecendentë gjuha e Metës ndaj kreut të drejtësisë, precedenti është gjyqtari i lartë Ardian Dvorani, ish-kreu i KED.
“Mafioz, ushtar të verbër të partisë, rrugaç”, e quante Meta-Dvoranin në një përplasje që zgjati gjatë.
Ilir Metën e kemi parë “të çmendej” edhe kur sapo ishte zgjedhur President i Republikës, në pritje të betimit dhe në prag të zgjedhjeve parlamentare mori mbarë të gjithë fshatrat për të kërkuar vota për LSI.
E më vonë si President Republike i bënte thirrje popullit të rrëmbente sfurqet e kosoret dhe se kush do prekte votat, do t’i pritej dora.
“Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka. Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, kërcënonte Meta nëpër fushatë. Një deklaratë që dhe atë kohë ngriti në këmbë të madh e të vogël, shqetësoi vendas e të huaj.
Pasi mbaroi rolin si i çmenduri që do priste duart e njerëzve për votat, Meta iu rikthye edhe këtë herë “normalitetit” si President i Republikës. Gjykatës Kushtetuese për të gjitha këto, i tha se kishte përdorur “figura letrare”.
Ndonëse është Presidenti që ka thyer rekorde për kthimin e dekreteve, Meta fitoi jo pak respekt me argumentet ligj pas ligji, kthim pas kthimi të dekreteve e sidomos atë për Teatrin Kombëtar ku i vetmi që doli në krah të atyre që e quanin antikushtetuese shembjen e Teatrit, ishte pikërisht Presidenti.
ROLI I FUNDIT I ILIR METËS

Partia e Lirisë është kthyer në kryetemë e këtyre ditëve. Nisi sërish me Ilir Metën “e çmendur” që hipte nëpër male dhe rrezikonte jetën mbi një strukturë metalike, disa replika me Lali Erin dhe pastaj befas “një shpërthim” në Opinion.
Sherre të brendshme, pabesi, intriga, paranoja, madje deri në ndarje të burrit nga gruaja.
“Meta lëshon gruan e tij”, “Monika i përgjigjet Ilirit”, “‘Meta sulmon Monikën: E ktheve partinë në nepotizëm”!
BUDALLALLËQE! Sensacioni i radhës.
Në fakt, Meta nuk po bën gjë tjetër përveçse po mbron gruan e tij dhe Partinë e tij.
I informuar mirë mesa duket për hetimet e lobimit, Meta po përpiqet te distancojë veten dhe atë pjesë të “shëndetshme” të partisë nga ajo e “infektuara”.
Monikën e ka lënë në stol dhe sulmin për ta mbrojtur atë, ka marrë përsipër ta bëjë vetë.
“Gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng Partinë e Lirisë që t’ia çosh atij tarallakut”!
Mjafton kjo fjali që i tha Dumanit për të kuptuar që Meta të gjithë këtë po e bën veçse për të mbrojtur familjen dhe partinë e tij. Meta është në rol. Diferenca këtë herë, është fakti që ka futur në rol edhe të tjerë, njerëz të cilët i detyrohen shumë.
Endrit Braimllari sot është në rol. Ndoshta në rolin më të vështirë që ka patur në jetë por si një i ri që u ul në karrigen e deputetit në një kohë që bashkëmoshatarët e tij nuk do guxonin as ta ëndërronin, Braimllari e di që ky është minimumi që mund të bëjë për Metën, njeriun që i ndryshoi jetën.
Në vazhdën e roleve, do ketë të tjerë që do dorëhiqen nga PL për të ndarë “të mirën nga e keqja” e për të shpëtuar çfarë ka mbetur.
Një gjë është e sigurt: Meta, si aktor i vjetër në politikë, po luan skenarin e radhës.
Nëse edhe këtë herë, pas “çmendjes”, Meta ia del të shpëtojë veten dhe partinë, atëherë jepini një Oscar!
E nëse në rol e sipër ka ndodhur që është çmendur vërtet, siç thotë edhe filozofi shkrimtar Samuel Taylor Coleridge: Në politikë, ajo që fillon me frikë, zakonisht përfundon në çmenduri!
Shkrimtari grek Aleksandër Paradhisis : “Pirati bëhet Papë”
Keyekrimineli çetnik Aleksandër Vuçiç i zhgënjyer me motrën e Kiriakos Mitsotakis : Nuk foli me ne për Kosovën
SHBA, BE dhe Britania dënojnë dhunën!
“Iranianët janë shumë të frikësuar”! Gazetarja izraelito-amerikane: Kanë deklarata kontradiktore! 90% e tyre…
Irani po lëshon “deklarata kontradiktore” dhe “iranianët janë shumë të frikësuar”, ka thënë një gazetar izraelito-amerikan për Sky News.
“Unë mendoj se kjo është një gjë e mirë. Mendoj se nga njëra anë nuk thonë asgjë, nga ana tjetër thonë se ishte Mossad. Dhe pastaj nga ana tjetër, ata thonë se nuk e dinë se kush e ka bërë. Nuk është shkaktuar asnjë dëm. “Ne do të duhet të presim dhe të shohim për raportet pas veprimit për të kuptuar saktësisht se cilat ishin objektivat dhe sa keq u dëmtuan”, thotë gazetarja Caroline Glick.
Glick, një bashkëpunëtore e lartë për çështjet e Lindjes së Mesme në Qendrën për Politikat e Sigurisë me qendër në SHBA, tha se vendi i saj është “në luftën më të madhe që nga lufta jonë e pavarësisë në 1948, 49”. Kjo është gjithashtu “lufta më e gjatë që Izraeli ka luftuar”.
Glick tha se ishte “e rëndësishme t’i tregohej popullit iranian se regjimi që ata e urrejnë aq shumë, nuk është i imunizuar nga sulmet nga forcat e jashtme”.
Ajo pohoi gjithashtu se 90% e iranianëve duan të “përzënë regjimin nga pushteti që i ka torturuar ata për 45 vitet e fundit”.
“Irani ka qenë prapa pothuajse të gjitha luftërave që kemi parë në Lindjen e Mesme gjatë 45 viteve të fundit. Kështu që unë mendoj se ishte një gjë shumë e rëndësishme që ndodhi mbrëmë, pavarësisht se çfarë u sulmua”, tha Glick.

Izraeli për Iranin: Ne zgjodhëm të mos goditnim objektet bërthamore, mund të ishte më keq! E kemi të lehtë ta bombardojmë…
Një mesazh për Iranin se ishte zgjedhja e Izraelit të mos godiste objektet bërthamore herët të premten dhe një kërcënim se “mund të ishte edhe më keq” u dërguan nga zyrtarët izraelitë përmes Jerusalem Post disa orë pas sulmit në tokën iraniane.
Të njëjtat burime konfirmuan se objektivat ishin objekte në Isfahan pothuajse ngjitur me objektet bërthamore të Gardës Revolucionare të vendosura në të njëjtën zonë.
“Me fjalë të tjera, sulmi në Isfahan ishte projektuar jo vetëm për të dëmtuar Iranin, por edhe për të bërë të qartë se sa të cenueshme janë objektet bërthamore të Iranit për të sulmuar ”, shtoi Jerusalem Post. Sipas informacioneve të gazetës izraelite, sulmi përdori raketa me rreze të gjatë të lëshuar nga avioni për të mposhtur aftësitë e zbulimit të radarëve iranianë “dhe kjo mund të bëhej përsëri në çdo kohë”.
Në të njëjtën kohë, shton artikulli, duke zgjedhur të mos godasë objektet bërthamore në Isfahan, Natanz apo Fordu, “agresori i dërgoi një sinjal Iranit se nuk dëshiron të përshkallëzohet dhe të fillojë një luftë rajonale”.
“Nëse ky sulm përfundimisht do ta ndalojë Iranin të ecë përpara me programin e tij bërthamor dhe nëse do ta pengojë atë të përsërisë një sulm si fundjavën e kaluar, pa u përshkallëzuar në një luftë më të gjerë, do të shihet në ditët dhe javët e ardhshme”, përfundon artikulli i Jerusalem Post.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
