Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/19

“Mund të mbeteni pa patentë shofer” – pas Ligjit të ri policia apelon vozitësit që të respektojnë rregullat e trafikut

Policia e Kosovës ka vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. 

 Përmes një postimi  Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. 

 Po ashtu policia bën të ditur se 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

 Pa rrip të sigurimit, pa regjistrim të veturës e me telefon - Policia shqipton gjobat e para me Ligjin e ri
 “Gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024:
 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thuhet në postim.

 Ndryshe, më 03.04.2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për rregullat e trafikut i cili parasheh gjoba të larta për ata që i thyejnë rregullat në komunikacion. 

 Më poshtë janë disa nga gjobat që parashihen me Ligjin e ri për trafikun rrugor: Rripi i sigurisë: – 150 euro shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet nuk përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi:
  Përdorimi i telefonit: – 100 euro + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë – 200 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë – 500 euro + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë Regjistrimi i veturës: – 200 euro + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë – 500 euro + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë – 

Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë Shpejtësia brenda vendbanimit: – 20 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 40 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 60 europër tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 200 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 300 euro + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negativepër tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 400 euro + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 500 euro + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar. Shpejtësia jashtë vendbanimit: – 20 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 40 euro – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 150 euro + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 300 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar -500 euro + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar Ndalimi i garave: – 400 euro + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit – 500 euro + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit Mos përdorimi i helmetës me motor: – 100 euro shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi – Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik – 500 euro + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik Ndalim tejkalimi – 200 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor -Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme.

Nga Anta Muçaku/ Roli i fundit i Ilir Metës si i çmendur

 


“Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gjuhën Ilir Meta”, “Ilir Meta sulmon ambasadorët”, “Ilir Meta përplaset me Donald Lu”, “Ilir Meta kërcënon Yuri Kim”, “Shantazhon Ilir Meta”, “Merrni sfurqet, rrëmbeni kosoret, do u presim dorën…”I kam si flash-e të gjalla para syve me dhjetëra tituj të kësaj natyre për ish-Presidentin Ilir Meta apo Ilir Metaj.

Shumëkush zuri kokën me dorë dhe shqeu sytë kur dëgjoi nga goja e Metës të shante e të shfrynte ndaj kreut të SPAK me një fjalor rruge, fyes, denigrues e kërcënues duke e quajtur Altin Dumanin: “DumDuman, palaço, injorant, tarollak” e një mori etiketimesh të tjera.

Sigurisht një gjuhë e tillë drejtuar numrit një të drejtësisë shqiptare është e paprecedentë, por nuk është e tillë për vetë Ilir Metën i cili sa herë është në vështirësi dhe ndihet i kërcënuar vendos të luajë rolin e “të çmendurit”.

Meta dhe Berisha i përkasin së njëjtës gjuhë politikanësh. Kur Meta ishte Kryeministër, Berisha e quante trafikant fëmijësh dhe hajdut të thesarit të shtetit ndërsa Meta e quante të paburrë, mashtrues, spurdhjak.

Vite më vonë, kur Meta u bë kryetar Parlamenti, Berisha i përmendte “Bllokun e Monikës” e Meta i kujtonte Shkëlzenin në videon e Dritan Priftit.

Pjesën tjetër të pajtimit e dini, është histori të cilën pazaret e politikës e njohin mirë.

Por nëse ky rast nuk mjafton për të ilustruar çmendjen me skenar të Metës dhe ju duket i pakrahasueshëm me sulmin ndaj ndërkombëtareve apo aktorëve të drejtësisë, le të kujtojmë pak përplasjen me Donald Lu.

Nga Anta Muçaku/ Roli i fundit i Ilir Metës si i çmendur

Deklarata e ish-ambasadorit amerikan për “peshqit e mëdhenj” për muaj të tërë u kthye në sensacion mes gjithë aktorëve të politikës, medias e drejtësisë.

Furtunë e madhe, takime informale me gazetarët që herë thirreshin nga Meta e herë nga ambasada amerikane me mesazhe të ndërsjellta.

Shkrime me pagesë kundër ambasadorit, por Donald Lu shfaqej përherë e më i revoltuar nga dalja në dalje teksa përforconte mesazhin për “peshqit e mëdhenj”.

Puna dukej pisk. Një pjesë e madhe e jona vinin bast se arrestimi ishte aq afër sa mund të shihnim dhe prangat.

Por ajo që pamë në fund ishte një kërcim dyshe mes Metës dhe Lu me këngën greke “Picirika” te Hotel Plaza. Një video që pata rastin ta siguroja ekskluzivisht e që atëkohë bëri xhiron e rrjetit.

“I kam përkëdhelur më shumë seç duhet këta. Unë do jem shumë i qartë për cilindo vagabond ndërkombëtar”, shprehej Meta referuar ambasadorëve.

“U puthën në buzë dhe ikën” tha më vonë për Donald Lu dhe Romana Vlahutin referuar fotos së famshme të dy ambasadorëve pas votimit në Parlament të Reformës në Drejtësi.

E gjitha u mbyll. Meta deklaroi se Lu i kishte kërkuar falje pasi ishte keqinformuar.

RASTI YURI KIM

Nga Anta Muçaku/ Roli i fundit i Ilir Metës si i çmendur

Deklarata ekstreme i cilësonin mediat më të mëdha në vend ato të Ilir Metës atëkohë.

Meta që zbardhte edhe bisedat telefonike me ambasadoren Yuri Kim përballë Çim Pekës ishte kulmi i kulmit për gjithkënd, por jo për vetë Metën.

“Po të dojë le të vijë këtu me Edi Ramën, me kë të dojë”, thoshte Meta për Kim, njëjtë siç fton Altin Dumanin sot t’i dalë përballë.

Ai i shokoi të gjithë kur aludoi se amerikanët madje donin ta vrisnin.

“Më ka marrë në telefon, jo andej këtej, ne dimë ca gjëra për ty. Ambasadorja i thotë presidentit të Republikës ne dimë ca gjëra për ty. Ça dini ju për mua, nxirrini. Nëse SHBA kanë problem me Ilir Metën, më lajmëroni se unë e di që ju dhe më vrisni, po të vete te mali me Gropa, më çoni ndonjë raketë, që të mos dëmtohen të tjerë”!

Të çmendur e quajtën dhe atëhere. U betuan për fundin e tij.

Por të gjithë e dini çfarë ndodhi. Pas barit që Kim i la të hanin në PD, erdhi takimi me Metën.

“Marrëdhëniet e mia e kam thënë, kanë qenë dhe mbeten gjithnjë shumë të mira. Me ambasadoren Kim, mjaft korrekte” deklaroi Meta, këtë herë i kthyer në “normalitet”.

E nëse për ndokënd është sërish e paprecendentë gjuha e Metës ndaj kreut të drejtësisë, precedenti është gjyqtari i lartë Ardian Dvorani, ish-kreu i KED.

“Mafioz, ushtar të verbër të partisë, rrugaç”, e quante Meta-Dvoranin në një përplasje që zgjati gjatë.

Ilir Metën e kemi parë “të çmendej” edhe kur sapo ishte zgjedhur President i Republikës, në pritje të betimit dhe në prag të zgjedhjeve parlamentare mori mbarë të gjithë fshatrat për të kërkuar vota për LSI.

E më vonë si President Republike i bënte thirrje popullit të rrëmbente sfurqet e kosoret dhe se kush do prekte votat, do t’i pritej dora.

“Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka. Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, kërcënonte Meta nëpër fushatë. Një deklaratë që dhe atë kohë ngriti në këmbë të madh e të vogël, shqetësoi vendas e të huaj.

Pasi mbaroi rolin si i çmenduri që do priste duart e njerëzve për votat, Meta iu rikthye edhe këtë herë “normalitetit” si President i Republikës. Gjykatës Kushtetuese për të gjitha këto, i tha se kishte përdorur “figura letrare”.

Ndonëse është Presidenti që ka thyer rekorde për kthimin e dekreteve, Meta fitoi jo pak respekt me argumentet ligj pas ligji, kthim pas kthimi të dekreteve e sidomos atë për Teatrin Kombëtar ku i vetmi që doli në krah të atyre që e quanin antikushtetuese shembjen e Teatrit, ishte pikërisht Presidenti.

ROLI I FUNDIT I ILIR METËS

Nga Anta Muçaku/ Roli i fundit i Ilir Metës si i çmendur

Partia e Lirisë është kthyer në kryetemë e këtyre ditëve. Nisi sërish me Ilir Metën “e çmendur” që hipte nëpër male dhe rrezikonte jetën mbi një strukturë metalike, disa replika me Lali Erin dhe pastaj befas “një shpërthim” në Opinion.

Sherre të brendshme, pabesi, intriga, paranoja, madje deri në ndarje të burrit nga gruaja.

“Meta lëshon gruan e tij”, “Monika i përgjigjet Ilirit”, “‘Meta sulmon Monikën: E ktheve partinë në nepotizëm”!

BUDALLALLËQE! Sensacioni i radhës.

Në fakt, Meta nuk po bën gjë tjetër përveçse po mbron gruan e tij dhe Partinë e tij.

I informuar mirë mesa duket për hetimet e lobimit, Meta po përpiqet te distancojë veten dhe atë pjesë të “shëndetshme” të partisë nga ajo e “infektuara”.

Monikën e ka lënë në stol dhe sulmin për ta mbrojtur atë, ka marrë përsipër ta bëjë vetë.

“Gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng Partinë e Lirisë që t’ia çosh atij tarallakut”!

Mjafton kjo fjali që i tha Dumanit për të kuptuar që Meta të gjithë këtë po e bën veçse për të mbrojtur familjen dhe partinë e tij. Meta është në rol. Diferenca këtë herë, është fakti që ka futur në rol edhe të tjerë, njerëz të cilët i detyrohen shumë.

Endrit Braimllari sot është në rol. Ndoshta në rolin më të vështirë që ka patur në jetë por si një i ri që u ul në karrigen e deputetit në një kohë që bashkëmoshatarët e tij nuk do guxonin as ta ëndërronin, Braimllari e di që ky është minimumi që mund të bëjë për Metën, njeriun që i ndryshoi jetën.

Në vazhdën e roleve, do ketë të tjerë që do dorëhiqen nga PL për të ndarë “të mirën nga e keqja” e për të shpëtuar çfarë ka mbetur.

Një gjë është e sigurt: Meta, si aktor i vjetër në politikë, po luan skenarin e radhës.

Nëse edhe këtë herë, pas “çmendjes”, Meta ia del të shpëtojë veten dhe partinë, atëherë jepini një Oscar!

E nëse në rol e sipër ka ndodhur që është çmendur vërtet, siç thotë edhe filozofi shkrimtar Samuel Taylor Coleridge: Në politikë, ajo që fillon me frikë, zakonisht përfundon në çmenduri!

Shkrimtari grek Aleksandër Paradhisis : “Pirati bëhet Papë”

Nga Gjergj Thanasi


Shkrimtari grek Aleksandër Paradhisis ka shkruar një roman historik të  titulluar “Pirati bëhet Papë”. Ky roman i botuar edhe në... | Instagram



Shkrimtari grek Aleksandër Paradhisis ka shkruar një roman historik të titulluar “Pirati bëhet Papë”. Ky roman i botuar edhe në shqip në vitin 1969 tregon historinë e piratit të shquar napoletan, Baltassarre Cossa, që në fillim të shek. XV, pa u shuguruar as prift, arriti me para e krime të zgjidhej nga Konklava e Kardinalëve edhe Papë i Kishës katolike Apostolike Romane me emrin Gjoni XXIII. Kjo metodë shtëpiake do të ndalojë dhimbjen e kyceve në vetëm 3 ditë MjekesiaRekomanduar nga boost.al Kjo metodë shtëpiake do të ndalojë dhimbjen e kyceve në vetëm 3 ditë Më Shumë Historia e bërjes Papë, pa u shuguruar as prift, normalisht na kujton ministrat dhe deputetët tanë, që bëjnë master (qoftë edhe mastër Kristali soi ndonjë nga ministreshat “rilindase”) pa dhënë as provimet e pjekurisë të shkollës së mesme. Faktikisht ish pirati Baltassarre Cossa vërtet nuk ishte shuguruar prift, por ama kishte fituar gradën e doktorit në fushën e ligjeve civile dhe kanonike (fetare), kështu që poltikanët e sotëm shqiptarë janë më poshtë sesa standarti i piratit napoletan të shek. XV, që u bë Papë. Vetëm familjarët e përfaqësuesve më të shquar të politikës shqiptare, si psh ish deputetët rilindas Frroku, Ndoka etj. me vëllezër me dosje majft të pasura penale, mund të krahasohen me familjen e piratit Baltassarre Cossa, që kishte dy vëllezër të ekzekutuar me varje në litar, me urdhër të Mbretit të Napolit dhe të Sicilisë Vladislavit polak. Pirati Baltassarre me një varg krimesh të përbindshme, duke harxhuar flori pa hesap (ar të cilin e rekuperoi duke plackitur pjesërisht arin e thesarit të Selisë së Shenjtë të ruajtur në bordumet e Kështjellës së Shën Engjëllit në Romë) arriti të zgjidhej Papë. Interesant është fakti se ish pirati i shndërruar në Papë krahas pasjes së një karriere të shquar kriminale, karakterizohej nga një zvetënim i llahtarshëm moral, që quhej i papranueshëm edhe për standartet e Shek. XV. Siç shihet karriera dhe veset e piratit Baltassarre, që u bë papë, janë shumë të ngjashme me karrierën e KUNGULLI-t, që u bë President i Republikës së Ruritania-s. Kungulli i Ruritanias Largoni Venat dhe Variçet pa operacione dhe pa mjekësi tradicionale Zgjedhja e “KUNGULLI”-t president të Ruritanias ishte një fat shpresëdhënës për popullin e shumëvuajtur ruritanian. “KUNGULLI” me një karrierë të pasur politike, i shquar për qetësinë proverbiale dhe dashurinë e pamatë për popullin ruritanian më në fund, si president republike shpreson të mbyllë karrierëën e vet politke duke hapur njëkohësisht rrugën për karrierën e së bijës së vet Kungulleshkës së bardhë si Bora. “KUNGULLI” ka të drejtë në këto plane personale, sepse jo vetëm në Ruritania, por edhe në vende të tjera të BE-së është bërë tashmë traditë, që baba t’ia lërë me tapi të bijës kolltukët e pushtetit e të poltikës. Këtu mund të kujtojmë Dora Bakojanisin të bijën e Micotaqasit plak apo presidenten e ardhshme franceze Madam Marine Le Pen të bijën e Zhan Maria Le Pen-it të së djathtës ekstreme. Populli ruritanian përgjithsisht ndihet shumë i lumtur me “KUNGULLI”-n, megjithë shpifjet e përbindshme, që bëjnë kundërshtarët politikë të “KUNGULL”-it për veprimtarinë politike apo dhe jetën private të KUNGULL-it, Presidentit të Republikës së Ruritanisë. Lavdi Zotit shpifje të tilla si KUNGULLI doras për të organizuar vrasje deputetësh mazhorance dhe ish shefa opozite në bashkëpunim me eminence grise-n e vet deputetin e parlamentit ruritanian, të quajtur Batak Balta e të mbiquajtur Canta e Zezë. Populli ruritanian nuk është ndikuar as nga shpifje të tjera si psh. “KUNGULLI” hajdut i floririt të thesarit shtetëror. Jo vetëm kaq por vetë i madhi Zot ua ka marrë jetën shpifartakëve si puna e thesar evakuesit, nën/kol. Bishtdhelprës, ndjesë pastë. Ruritanianët madje ndihen të indinjuar nga gënjeshtrat e armiqve të “KUNGULLI”-t, që e akuzojnë atë deri aty sa shpifin se “KUNGULLI” e ka rritur aq shumë zullumin, saqë bllokun e korrupsionit e ka zëvendësuar me një pajisje modern elektronike për magazinim informacioni me kapacitet 2 terabyte. Ja disa këshilla në lidhje me dhimbjen e kockave Dhimbjet e kockaveRekomanduar nga boost.al Ja disa këshilla në lidhje me dhimbjen e kockave Më Shumë Armiqtë gojëligë të “KUNGULLI”-t sulmojnë dhe jetën e tij private duke e krahasuar me atë me zvetënimin moral të jetës së piratit Blatassarre Cossa (alias Papa Gjoni XXIII), që njëlloj si “KUNGULLI” ynë ndër të tjera kishte zënë dashnore edhe nusen e shokut të vet të ngushtë dhe dëshmitarit të martesës me zonjushën bukuroshe e nimfomane Mangiauomina di Casalesi. “KUNGULLI”, i mbiquajtur edhe Kryeminsitri i Korfuzit, tashmë e ka shndërruar në hobi (që do vazhdojë të mbetet hobi edhe gjatë karrierës presidenciale), bashkëpunimin me organet e specializuara si të Ruritanias në kohën e sundimtarit kriminel dhe pederas Rupert Von Hendzau, para përmbysjes së madhe të qershorit 1990, kur ishte student në degën hesap e veqilharxh. Një bashkëpunim i tillë i KUNGULLI-t me oragane të specializuara të fqinjëve veriorë e jugorë të Ruritanias mbetet prioritet edhe në postin e Presidentit të Republikësë. Për më shumë mund të konsultohet materiali në linkun: https://en.wikipedia.org/wiki/Rupert_of_Hentzau. Një tjetër politikan nga Ruritania i shquar si tradhëtar brez pas brezi i Atdheut u entuziazmua aq shumë nga zgjedhja e “KUNGULLI”-t president, saqë harroi të kaluarën e vet si spiun GRU-je, që në ucilishten sovjetike dhe menjëherë bëri thirrje për dy mandate për “KUNGULL”-in president për të mirën e popullit të shuëmvuajtur të Republikës së Ruritania-s. Po e mbyllim këtë shkrimin tonë duke shprehur besimin tonë të palëkundru se populli trim ,qen dhe liridashës i Ruritania-s e meriton plotësisht të ketë për president një poltikan aq të shquar, aq të zotin, aq jetë gjatë dhe aq të panjollë sa “KUNGULLI”!/

 28 Prill, 2017

Keyekrimineli çetnik Aleksandër Vuçiç i zhgënjyer me motrën e Kiriakos Mitsotakis : Nuk foli me ne për Kosovën

Marrëveshja e dytë Basha-Bakojanis kundër Shqipërisë - Politika


Nuk foli me ne për Kosovën  Aleksandër Vuçiç thotë se është shumë i zhgënjyer me Dora Bakojanisin, motrën e Kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis e cila hartoi raportin që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

SHBA, BE dhe Britania dënojnë dhunën!

Reagimi i ndërkombëtarëve për protestën 1 Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës. SHBA dënon dhunën e ushtruar gjatë protestës, shkruhet në deklaratën e ambasadës, ndërsa theksohet se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune.

“Iranianët janë shumë të frikësuar”! Gazetarja izraelito-amerikane: Kanë deklarata kontradiktore! 90% e tyre…


Irani po lëshon “deklarata kontradiktore” dhe “iranianët janë shumë të frikësuar”, ka thënë një gazetar izraelito-amerikan për Sky News.

“Unë mendoj se kjo është një gjë e mirë. Mendoj se nga njëra anë nuk thonë asgjë, nga ana tjetër thonë se ishte Mossad.  Dhe pastaj nga ana tjetër, ata thonë se nuk e dinë se kush e ka bërë. Nuk është shkaktuar asnjë dëm. “Ne do të duhet të presim dhe të shohim për raportet pas veprimit për të kuptuar saktësisht se cilat ishin objektivat dhe sa keq u dëmtuan”, thotë gazetarja Caroline Glick.

Glick, një bashkëpunëtore e lartë për çështjet e Lindjes së Mesme në Qendrën për Politikat e Sigurisë me qendër në SHBA, tha se vendi i saj është “në luftën më të madhe që nga lufta jonë e pavarësisë në 1948, 49”. Kjo është gjithashtu “lufta më e gjatë që Izraeli ka luftuar”.

Glick tha se ishte “e rëndësishme t’i tregohej popullit iranian se regjimi që ata e urrejnë aq shumë, nuk është i imunizuar nga sulmet nga forcat e jashtme”.

Ajo pohoi gjithashtu se 90% e iranianëve duan të “përzënë regjimin nga pushteti që i ka torturuar ata për 45 vitet e fundit”.

“Irani ka qenë prapa pothuajse të gjitha luftërave që kemi parë në Lindjen e Mesme gjatë 45 viteve të fundit. Kështu që unë mendoj se ishte një gjë shumë e rëndësishme që ndodhi mbrëmë, pavarësisht se çfarë u sulmua”, tha Glick.


Izraeli për Iranin: Ne zgjodhëm të mos goditnim objektet bërthamore, mund të ishte më keq! E kemi të lehtë ta bombardojmë…

 


Një mesazh për Iranin se ishte zgjedhja e Izraelit të mos godiste objektet bërthamore herët të premten dhe një kërcënim se “mund të ishte edhe më keq” u dërguan nga zyrtarët izraelitë përmes Jerusalem Post disa orë pas sulmit në tokën iraniane.

Të njëjtat burime konfirmuan se objektivat ishin objekte në Isfahan pothuajse ngjitur me objektet bërthamore të Gardës Revolucionare të vendosura në të njëjtën zonë.

“Me fjalë të tjera, sulmi në Isfahan ishte projektuar jo vetëm për të dëmtuar Iranin, por edhe për të bërë të qartë se sa të cenueshme janë objektet bërthamore të Iranit për të sulmuar ”, shtoi Jerusalem Post. Sipas informacioneve të gazetës izraelite, sulmi përdori raketa me rreze të gjatë të lëshuar nga avioni për të mposhtur aftësitë e zbulimit të radarëve iranianë “dhe kjo mund të bëhej përsëri në çdo kohë”.

Në të njëjtën kohë, shton artikulli, duke zgjedhur të mos godasë objektet bërthamore në Isfahan, Natanz apo Fordu, “agresori i dërgoi një sinjal Iranit se nuk dëshiron të përshkallëzohet dhe të fillojë një luftë rajonale”.

“Nëse ky sulm përfundimisht do ta ndalojë Iranin të ecë përpara me programin e tij bërthamor dhe nëse do ta pengojë atë të përsërisë një sulm si fundjavën e kaluar, pa u përshkallëzuar në një luftë më të gjerë, do të shihet në ditët dhe javët e ardhshme”, përfundon artikulli i Jerusalem Post.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...