Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/04/23
Paralajmëron presidenti iranian: Nuk do të mbetet asgjë nga Izraeli nëse Irani sulmohet sërish
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci e kritikon BE-në për mosndëshkim të Serbisë
Ja pse Moska refuzon ankesën e Evan Gershkovichit
Një gjykatë në Moskë e ka refuzuar më 23 prill ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër zgjatjes së periudhës së paraburgimit deri më 30 qershor.
Gjyqtari i rastit ka thënë se vendimi i 26 marsit për zgjatjen e kohës së ndalimit, “nuk duhet të ndryshohet”.
Gershkovich, gazetar i të përditshmes amerikane, Wall Street Journal, është në paraburgim më shumë se një vit në Rusi, nën akuzat për spiunim.
Deri më tani, atij i janë refuzuar shumë ankesa tjera lidhur me masat e ndalimit.
Gershkovich, 32-vjeçar, shtetas amerikan, është arrestuar në fund të marsit të vitit 2023 në Jekaterinburg, teksa ka qenë në një udhëtim pune.
Autoritetet ruse nuk kanë ofruar të dhëna që mbështesin akuzat e tyre për spiunazh, të cilat Wall Street Journal dhe Qeveria amerikane, i kanë hedhur poshtë.
Ato deklarojnë se Gershkovich ka qenë duke e bërë punën e tij dhe ka qenë i akredituar si gazetar në kohën kur është arrestuar.
Një tjetër shtetase amerikane që po mbahet prej autoriteteve ruse të sigurisë është Alsu Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë, e cila është arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Kazan, dhe akuzohet se ka dështuar që të regjistrohet si agjente e huaj, dhe që ka përhapur informacione të rreme për ushtrinë ruse.
Nëse dënohet, ajo përballet me 10 vjet burgim.
Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria amerikane kanë thënë se akuzat ndaj saj janë hakmarrje për punën që e ka bërë.
Zyrtarët rusë nuk janë deklaruar për mundësinë e lirimit të dy gazetarëve.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ndonëse vazhdojnë “kontakte të caktuara” për këmbim të mundshëm, diçka e tillë duhet të kryhet “në heshtje të plotë”.
Rusia besohet se është duke kërkuar lirimin e Vadim Krasikovit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani, më 2021, për vrasjen e një shtetasi gjeorgjian me prejardhje çeçene, i cili ka luftuar me trupat ushtarake ruse në Çeçeni, dhe më vonë ka kërkuar azil në Gjermani.
Kur është pyetur për mundësinë e lirimit të Gershkovichit, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përshkruar Krasikovin si person të burgosur prej një vendi aleat të Shteteve të Bashkuara, për “likuidim të një banditi”, i cili supozohet se ka vrarë ushtarë rusë gjatë luftimeve në të kaluarën në Çeçeni.
Snajperistët e ushtrisë së Kosovës bëhen gati për ta mbrojtur Kosovën nga çdo sulm barabar serb !
“Kursin për Qitës i Mprehtë’’ me Snajper SigSauer të realizuar në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), e ka përfunduar Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë (R3K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.
Trajnimi është zhvilluar nga Instruktor të R3K, dhe kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake për “Qitës të Mprehtë” të skuadrës, për të aftësuar pjesëtarët në përdorimin e këtij lloji të armës dhe pajisjeve shtesë të cilat përdoren për realizim të qitjes.

Presidenti francez Emanuel Macron i telefonon premierit të Kosovës yt. Albin Kurtin

Bojkotimi i referendumit në katër komunat në veri është akt që tregon se Serbia po përgatitet ta sulmon ushtarakisht me armë Kosovën
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...