Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/25

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

 

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur.

Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat të nxehtë pasi pretendojnë se kanë zbuluar se cili vend në tokë është origjina e të gjithë racës njerëzore.

Megjithëse shkenca pretendon shumë teori për historinë apo evolucionin e planetit tonë ndër vite, ka ende shumë që nuk dimë.

Por zbulimet e reja duket se hidhnin dritë mbi disa detaje të së kaluarës prej analizave të ADN-së gjallesave primitive si mitokondria.

Profesore Vanessa Hayes, gjenetiste e Garvan Institute në Sydney, me grupin e saj analizuan ADN e mitokondrive që kalonin nga nëna te fëmija.

Hayes vërejti se ADN-ja e njerëzve nga jugu i Afrikës konfirmonte studime të mëparshme që thonë se origjina e njeriut është Afrikë, ndërsa koha e shfaqjes së tij rreth 200,000 vjet më parë.

Grupi i saj hartoi të dhënat e materialit më të vjetër njerëzor dhe zbuluan se gjurmimet çonin në vendbanimin e tyre shekullor në zonat rreth Namibisë, Botsvanës e Zimbabves.

Më tej grupi tha se përdori prova gjeologjike e arkeologjike për të zbuluar se cila nga këto ‘do të kishte qenë vendi më i mirë për të jetuar’.

Ata thonë se dikur në këtë zonë ekzistonte “një sistem masiv liqenesh që nisi të shpërbëhej rreth 200,000 vjet më parë”.

Hayes shpjegonte: “Duhet të ketë qenë vend shumë i lulëzuar që ishte një habitat i përshtatshëm për njerëzit modernë dhe kafshët e botës së egër”.

Liqeni në jug të lumit Zambezi mund të mbështeste paraardhësit tanë për rreth 70,000 vjet, thotë studimi, por pas publikimit të tjerë profesorë hidhnin dyshime.

Duke folur për rrjetin The Guardian, Chris Stringer, studiues i Natural History Museum në Londër, tha: “Unë do të bëja shumë kujdes nëse përdorja gjenetikën moderne për të zbuluar se ku jetoni popullatat 200,000 vjet më parë, veçanërisht në një kontinent të madhe e të komplikuar siç është Afrikë”.

“Ashtu si studime të tjera që janë fokusuar në mostra të genomit, në një rajon të veçnatë apo prodhimin e veglave të gurit, ato nuk përfshijnë dot kompleksietin e origjinës tonë dhe bien poshtë kur merren në konsideratë të dhëna të tjera”.

Edhe Sarah Tishkoff, gjenetiste e University of Pennsylvania, fliste në linja të ngjashme: “Nuk është e mundur të llogaritet origjina e njeriut modern bazuar në variacionet e popullatave moderne, prej emigrimeve të shumta të tyre në të gjitha drejtimet në të paktën 80 000 vitet e fundit”.


Vanessa Hayes duke diskutuar me banore Juǀ’hoansi ne Namibi per origjinen e njeriut




Grupi i saj hartoi të dhënat e materialit më të vjetër njerëzor dhe zbuluan se gjurmimet çonin në vendbanimin e tyre shekullor në zonat rreth Namibisë, Botsvanës e Zimbabves.


Sulmet ukrainase me raketat me rreze të gjatë veprimi, Rusia kërcënon SHBA-të

 

Sulmet ukrainase me 


Ambasadori i Rusisë në SHBA ka deklaruar se transferimi i raketave balistike me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë është “i pamundur të justifikohet”.

Tre zyrtarë amerikanë konfirmuan se Ukraina kishte përdorur tashmë dy herë kundër Rusisë Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë së SHBA – të quajtur ATACMS.

Në përgjigje, ambasadori Anatoly Antonov tha se “Uashingtoni nuk do të jetë në gjendje të dalë nga këneta e tmerrshme që ka thithur gjakun e ushtarëve të zakonshëm”.

Ambasadori shtoi se Moska i kishte rrëzuar disa raketa ATACMS dhe “do të vazhdonte ta bënte një gjë të tillë sa herë do të sulmohej.

Me tone kërcënuese Antonov tha: “A nuk kanë frikë politikanët vendas se mos mbyten në moçalin e konfliktit”?

Ukraina ka përdorur tashmë dy herë këtë muaj raketa balistike me rreze të gjatë nga SHBA kundër Rusisë, sipas NBC Neës.

Sulmi i parë ishte kundër një aeroporti ushtarak rus 100 milje brenda Krimesë.

Forcat ukrainase përdorën sistemin për herë të dytë të martën kundër forcave ruse në lindje të qytetit juglindor të Ukrainës, Berdyansk në Zaporizhzhia Oblast.

Sipas një zëdhënësi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sistemet e raketave kanë një rreze prej rreth 187 miljesh dhe u siguruan si pjesë e paketës së ndihmës ushtarake prej 300 milionë dollarësh të SHBA-së më 12 mars 2024.

Deputeti i PD Tomor Alizoti : – Kur mediat e huaja zbulojnë ndonjë aferë korruptive… – Rama njësoj si Putini, kërkon t’i zgjidhë me telefonata problemet juridiko-penale!

Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka reaguar në lidhje me investigimin e emisionit “Report” në Rai3 dhe ndaj reagimeve të kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Alizoti thotë se Rama vepron njësoj si Putini, duke kërkuar që të problemet juridiko-penale t’i zgjidhë me telefonata. Sipas Alizotit, njësoj si në diktaturën ruse edhe në autokracinë shqiptare çdo akuzë për korrupsion ndaj kryetarit është akuzë për të penguar zhvillimin e vendit. “Është pikërisht kjo arsyeja që kryerilindasi i ngjan Putinit. Njësoj si ai, Rama kërkon t’i zgjidhë me telefonata problemet juridiko-penale, sepse njësoj si regjimi i Moskës edhe i gjithëpushtetshmi i Tiranës nuk ka fare frikë nga drejtësia. Njësoj si atje, edhe këtu nuk hetohet asnjëherë Putini, por vetëm veglat e tij që dalin nga kontrolli. Njësoj si atje, edhe këtu qeverisin vëllezërit dhe miqtë e trafikantëve. Njësoj si në diktaturën ruse edhe në autokracinë shqiptare çdo akuzë për korrupsion ndaj kryetarit është akuzë për të penguar zhvillimin e vendit. Zakonisht, qeveria ruse, kur mediat e huaja zbulojnë ndonjë aferë korruptive akuzon demokracitë e perëndimin që “nuk duan prosperitetin e nënës Rusi”. Këtë rrugë, duket se po përdor edhe Rama, duke akuzuar RAI-n si pengesë të zhvillimit të Shqipërisë. Në fakt ka disi të drejtë, nëse je vëllai i mikut të kartelit të kokainës dhe shefi i avokatit të trafikantëve, sigurisht zbulimi i aferave është ndalim i zhvillimit, sepse ky është zhvillimi që kërkon, për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët politikë dhe të biznesit. Njësoj si Putini dhe miqtë e tij dhe krejt ndryshe nga ata që qeverisin vendet ku transmeton RAI apo publikohet BILD…”, shkruan Alizoti.

2024/04/24

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik e Shkencor, përgjatë 3 ditëve në Tiranë

 


Në  Ditën Ndërkombëtare të Librit, në ambientet e jashtme të Akademisë së Shkencave u hap Panairi i 3-të mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor, i cili do të vijojë deri më 25 prill. Ky panair zhvillohet si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe synon që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare dhe promovimin e figurës dhe personalitetit të shkencëtarit e studiuesit shqiptar në hapësirën mbarëkombëtare.

Sipas Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit, ky panair është më shumë se një ekspozim librash dhe aktivitetesh, pasi është një mesazh mbi nevojën për t’u mbështetur tek një shoqëri që mendon dhe lexon, tek një shoqëri ku intelektualët, shkencëtarët, studiuesit dhe gjuhëtarët nderohen dhe orientojnë zhvillimet e një vendi.

Nisur edhe nga dy edicionet e mëparshme (i pari në Tiranë në vitin 2022 dhe i dyti në Prishtinë në vitin 2023), ky panair shërben për ta nxjerrë më në pah botën akademike, shkencore shqiptare përmes botimeve, që në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë pasur vëmendjen e duhur publike.

Sipas Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, libri shkencor e ka më të vështirë rrugën për te publiku dhe pse mendimi i tij është aq i rëndësishëm për zhvillimin shoqëror.

Tri ditët e panairit, përpos ekspozimit të librit në stenda të dedikuara, përmes promovimeve të arritjeve në nivel akademik; përmes paraqitjes së botimeve më të reja të institucioneve të lidhura drejtpërdrejt me kërkimin shkencor, të kërkuesve; studiuesve, trupave pedagogjikë, botuesve, panairi do të shërbejë si një hapësirë dhe mundësi diskutimi mbi tema të rëndësishme të dijeve shqiptare, kërkimit shkencor dhe të drejtës së autorit.

Analisti Nexhmedin Spahiu komenton bojkotin e Listës Serbe nga votimet në veri të Kosovës: – Autogol i Aleksandër Vuçiç dhe fitore e Albin Kurtit. – “Nuk dështoi procesi por nisma”

 Lista Serbe në Kosovë ka refuzuar të marrë pjesë në procesin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, ndërsa Qeveria e Kosovës ka theksuar se rezultati tregon mungesën e vullnetit për të shkarkuar kryetarët aktualë.

Nisur nga kjo, profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu, në një analizë te një emision televiziv, vlerëson se bëhet fjalë për dështim të procesit të votimit, por jo të nismës.

Sipas tij, ky ishte një autogol i presidentit Aleksandër Vuçiç dhe fitore brilante e kryeministrit Albin Kurti.

“Procesi nuk ka dështuar, dështoi nisma për të zëvendësuar kryetarët e komunave në veri të Kosovës. Por nuk ka dështuar procesi, kjo është një fitore brilante e kryeministrit Kurti dhe një autogol shumë i madh i Listës Serbe dhe mentorit të tyre, Vucic, të cilët gënjyen opinionin ndërkombëtar dhe aleatët se duna ti zëvendësojnë kryetarët që kanë pak legjitimimit ne veri të Kosovës dhe për ti zëvendësuar ata me kryetra të përkatësisë etnike por në gjysmë të kësaj nisme u hamendësuar dhe i ranë pishman. Detyruan Kosovën të harxhoj gjysmë milioni € për të organizuar këtë referendum dhe ne fund kryetarët mbesin ata që kanë qene. Kështu kjo është thjesht një jo seriozitet i Vucic dhe një fitore e madhe  Kurtit.”

Sipas Spahiut, një ndër shkaqet që mund të ketë çuar te mosdalja e serbëve për të votuar është fakti se lista serbet me kohë janë fryrë me emra të deputetëve serb.

Pas marrjes së procesit në verifikim nga KQZ, sipas tij, serbët më gjasë, kanë pasur dronë që as 50% e këtij numri fiktiv nuk do arrihet dhe janë tërhequr në moment të fundit.

“Ishte e pritshme që në momentin bëhet ftesë që të mos dalin në votime, ata nuk dalin. Në fakt ata që ishin të kënaqur me kryetarët shqiptar ne veri, nuk kishin arsye të dilnin, thjeshtë dhe pas kanë mundësuar faktin dhe të thonë e refuzojmë nismën, por në aspektin juridik ka pasur të njëjtin kuptim si dalja, jo mosdalja.

Sepse për tu hequr kryetaret aktual do duhej te votonin me 50 plus 1 votues, dhe të tjerët ose mosvota e të tjerëve është njësoj.

Atëherë pse e ka bërë këtë Lista Serbe duhet pyetur, ata kanë dhen arsyetime se këtu KQZ ka shtuar numrin e votuesve shqiptar, gjë që nuk është e vërtetë por thjesht ajo çfarë ka ndryshuar dhe ka bërë Listën Serbe të ndryshoj mendje mund të jetë fakti se lista zgjedhore ka qenë e fryre paraprakisht dhe duke qenë e tillë edhe është shfrytëzuar sepse de fakto procesin zgjedhor e kanë kontrolluar strukturat paralele dhe ata kanë mbushur kutitë e votimit për te bërë sa më shumë deputet serb dhe për të ndryshuar gjendjen faktike.

Dhe në momentin kur veriun e kane marrë në kontroll polica e Kosovë, dhe KQZ de fakto, dhe kanë pasur frikë që ky numër i fryrë nuk përbën as 50% e saj dhe sikur të dinin të gjithë të votonin ata nuk do ta përbëjnë 50-% e këtij numri fiktiv, prandaj si duket janë tërhequr ne momentin e fundit.”, tha Spahiu.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov: – Perëndimi në prag të një përplasjeje ushtarake mes fuqive bërthamore

 Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Konferencën për rishikimin e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve bërthamore në Moskë, ministri i Jashtëm rus tha se vendet perëndimore janë në prag të një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore.

Më tej ai specifikoi se “sot Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tyre anëtare të NATO-s ende ëndërrojnë t’i shkaktojnë një “disfatë strategjike” Rusisë dhe janë të gatshme të kryejnë Politika të parandalimit ndaj vendit tonë “deri në Ukrainën e fundit”.

Sipas kryediplomatit rus, është veçanërisht shqetësuese që tre fuqitë bërthamore perëndimore janë ndër sponsorët kryesorë të regjimit të Kievit dhe ndër promotorët kryesorë të lëvizjeve të ndryshme sulmuese.

“Kjo mund të krijojë rreziqe serioze strategjike dhe të rrisë nivelin e kërcënimit bërthamor”, vuri në dukje Sergei Lavrov.





A po bëhet Kina gati për luftë? – Pekini nis riorganizim shumë të madh të ushtrisë, çfarë po paralajmërohet

 

A po bëhet Kina gati 



Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka urdhëruar riorganizimin më të madh të ushtrisë së vendit që nga viti 2015, duke përfshirë një rregullim të madh të departamentit të luftës kibernetike.

Kina do të mbyllë Forcën e Mbështetjes Strategjike, një degë e krijuar gati nëntë vjet më parë për të unifikuar dhe koordinuar më lehtë përpjekjet ushtarake në hapësirë, hapësirën kibernetike dhe luftën politike dhe elektronike, njoftoi agjencia shtetërore. Presidenti kinez  bëri thirrje për krijimin e një dege krejtësisht të re të ushtrisë të quajtur Forca Mbështetëse e Informacionit. Të gjitha departamentet ushtarake përgjegjëse për hapësirën dhe luftën kibernetike, më parë nën komandën e Forcave Mbështetëse Strategjike, do të forcohen dhe integrohen. Jinping  theksoi se dega e re e ushtrisë “do të ofrojë mbështetje kyçe në koordinimin e krijimit dhe përdorimit të hapësirës kibernetike dhe sistemeve të informacionit”.

Ky ristrukturim është pjesë e luftës së vazhdueshme për përparësi dhe ndikim global midis ekonomisë së dytë më të madhe në botë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe ndërsa hapësira mbetet një fushë beteje mjaft abstrakte, lufta kibernetike po shfaqet si një fushë beteje kryesore sot dhe në të ardhmen e afërt. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re e kanë akuzuar vazhdimisht Kinën për sponsorizimin e aktiviteteve dashakeqe nga hakerat që synojnë institucionet dhe proceset demokratike.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...